Close
Faqja 2 prej 8 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 76
  1. #11
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga Ingenuous Lexo Postimin
    I hodha nje sy artikullit dhe shikoj ... Afganistanin.

    Nuk duhet ta pergjithsojme, por prokuroria duhet te nise menjehere hetimin dhe nese ekzistojne "seksere" te tille, duhet te ndeshkohen rreptesisht, pasi ata ne kete menyre manipulojne varferine e ndonje familje si ne rastin konkret.

    Ka ardhur koha, se sic duket per ndonje nuk ka ardhur akoma qe femra ne Shqiperi duhet te thyeje "tabut", ajo nuk duhet te konsiderohet "plaçke" e askujt.

    ingenuous
    Sekseret jane hapur, bile reklamohen me numer telefoni e kane dhe zyra. Kam pare nje film dokumentar nderkombetar per kete, qe filmonte se si sekseret ne shkoder merreshin me shit-blerjen e femrave shqiptare per ne Serbi. Ky film eshte dhene ne shume festivale flimash nderkombetare e TV te huaja. Nuk ka gjera te fshehura ne Shqiperi, ka vetem shtet qe ka veshet e futura ne lesh.

  2. #12
    albania is the best Maska e ismani
    Anëtarësuar
    14-06-2009
    Vendndodhja
    tetova
    Postime
    583

    Familja e shiti te plaku maqedonas për 3500 euro



    Marie N është nga veriu i Shqipërisë dhe familja e shiti tri vjet më parë në Maqedoni te një burrë i moshuar, vetëm për 3500 euro. Ajo tanimë është 26 vjeç, ka një fëmijë 3 vjeç e jeton zgjedhjen e prindërve edhe pse pa dëshirë

    Manastir, 23 prill - Në qendër të Manastirit tek stacioni i autobusëve një grua e re gati vrapon të kapi urbanin e linjës. Për fat të keq të saj ajo nuk e kapi, për pak metra. Gruaja mallkon në gjuhën shqipe shoferin e autobusit: “Edhe ti o i mallkuar për pak sekonda nuk më prite”. Gjithë skenën e ndoqëm së bashku me gruan nga xhami i makinës tonë.
    - Ku do të shkosh e pyetëm dhe ajo e pikëlluar na u përgjigj; Në Shqipëri. E morëm me vete dhe filluam të bisedojmë.
    Marie N është nga veriu i Shqipërisë dhe familja e shiti tri vjet më parë në Maqedoni te një burrë i moshuar, vetëm për 3500 euro. Ajo tanimë është 26 vjeç, ka një fëmijë 3 vjeç e jeton zgjedhjen e prindërve edhe pse pa dëshirë.
    Ju jeni shqiptare nga Maqedonia?
    Jo more vëlla jam nga zona e veriut të Shqipërisë, nga Malësia e Shkodrës
    Po çfarë doni ju në Manastir?
    Jam e martuar në veri të krahinës së Pellagonisë me një burrë maqedonas 52 vjeçar.
    Si je martuar në zonë kaq të thellë të Maqedonisë prej Malësisë së Shkodrës?
    Me disa sekserë nga Shkodra që merren me këtë punë të pisët, na shesin në si lopët në pazar nëpër fshatrat e thella të Maqedonisë me burra të moshuar.
    Ju dukeni e re, sa vjeç jeni?
    Jam 26 vjeçe
    Si keni marrë një burrë kaq të moshuar?
    Përjetime më të dhimbshme dhe jetë më të vështirë se kjo nuk ka ku të vejë.
    A ju keqtrajtojnë?
    Jam e keqtrajtuar nga sllavo-maqedonasit ku shahet nëna shqiptare në çdo cep të shtëpisë, djalit tim tre vjeçar nuk mund t‘i flas shqip asnjë fjalë, ai nuk duhet të mësojë gjuhën shqipe edhe pse nënë e ka shqiptare .
    Ju po shkoni në Dukagjin?
    Po kam marrë një mesazh në telefon se nëna është shumë e sëmurë. Më dhanë tre ditë lejë duke më mbajtur djalin tim të vogël.
    Si quhet djali juaj?
    Zoran
    A ka vajza të tjera nga Shqipëria të martuara në këto anë?
    Po ka shumë. Unë mund t’ju them se vetëm në fshatrat e Pellagonisë së Manastirit deri në fshatrat malore të Veleshit janë mbi 500 vajza shqiptare që janë martuar me të moshuar nga Maqedonia të cilat janë shitur nga këta menaxherët shkodranë me euro nga familjet e tyre të varfra në Shqipëri.
    Nga cilat zona të Shqipërisë janë këto vajza?
    Pjesa dërrmuese e tyre janë nga Malësia e Shkodrës, Dukagjini, Mirdita, Kruja.. kryesisht nga zonat e thella malore.
    A keni ju ndonjë mesazh?
    Dua të përcjellë një porosi vajzave shqiptare që të mos përjetojnë të njëjtin fat si timin dhe atyre qindra shqiptare që janë martuar me burra të moshuar maqedonas, por edhe shteti shqiptar të ndalojë urgjent këtë dukuri, këtë të shitjes së femrave shqiptare si skllave. Këtu kemi të bëjmë me një krim të organizuar dhe cenim të rëndë të lirisë së femrës shqiptare. (GazetaShqiptare)
    100 vite shtet 100 VJET KRENARI 100 VITE SAKRIFIC TERE JETEN TE BASHKUM KOSOV ILIRD CAMERI MALSI

  3. #13
    Citim Postuar më parë nga Ingenuous Lexo Postimin
    I hodha nje sy artikullit dhe shikoj ... Afganistanin.

    Nuk duhet ta pergjithsojme, por prokuroria duhet te nise menjehere hetimin dhe nese ekzistojne "seksere" te tille, duhet te ndeshkohen rreptesisht, pasi ata ne kete menyre manipulojne varferine e ndonje familje si ne rastin konkret.

    Ka ardhur koha, se sic duket per ndonje nuk ka ardhur akoma qe femra ne Shqiperi duhet te thyeje "tabut", ajo nuk duhet te konsiderohet "plaçke" e askujt.

    ingenuous
    Dhe me 3500 euro do te shpetoj nga varferia ! Ku eshte bre morali dhe krenaria shqipetare ,a!?

    Tmerr, tmerr ne kete kohe te ndodhin keto gjera .Ani shesin mend me disa emisione te moderuara televizive FALLCO qe i bejne konkurence edhe Italise .
    Piifffffff, qeveria lind dhe jeton nga populli pfffffffff!!!!!!!!!!!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kënga : 23-04-2012 më 10:21

  4. #14
    _____
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Jam e martuar në veri të krahinës së Pellagonisë me një burrë maqedonas 52 vjeçar.
    Po ka shumë. Unë mund t’ju them se vetëm në fshatrat e Pellagonisë së Manastirit deri në fshatrat malore të Veleshit janë mbi 500 vajza shqiptare që janë martuar me të moshuar nga Maqedonia të cilat janë shitur nga këta menaxherët shkodranë me euro nga familjet e tyre të varfra në Shqipëri.
    I ka lindur teper nena keto vajza qe perfundojne si mos me keq.

    Menaxheret shkodrane thote....skandal qe qelbesira te tille me gjithe baballaret e ketyre 500 vajzave marrin fryme. Sa poshte ka rene morali.

  5. #15
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Nuk jame ne gjendje te lexoje ,per sklaverine e femrave shqipetare qe jane shitur per do derra burra pleqe sllavo-maqedon dhe serbe .

    Kete krime ndaje femres shqipetare Qeveria e Shqiperise duhet ta ndaloje menjehere ,bile bile c'do nje familje dhe ndermjetesuesit per ti shitur femrat shqipetare nga 3500 euro, duhet denuare me denime te rrenda.

    Keto punet e disa familiareve qe i bejne ne Shqiperi nuk behen a'skundi .

    Menaxheret ,pore edhe familiaret e atyre femrave qe jane te shitura, duhet denuare me denime te rrenda .

  6. #16
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    500 femra x 3.500€ = 1,75 mln €

    Biznesi i martesave eshte i ligjshem. Zakonisht paguhet nga te dyja palet m/f. Agjensia sherben si pike takimi. Menyra e vetme e luftes se ketij fenomeni eshte vetem denoncimi i vajzave, pasi po jepen nuse me perdhune. Mgjs prap me duket e habitshme pak, ngritja e akuzes mbi kete denoncim.

    Çfare shteti mund te ofroje per keto femra eshte vetem streha, ushqimi dhe arsimimi profesional. Me duket ndermarrje shume e veshtire denimi i baballareve.


    Çfare prinderish ?!? Perbindesh. Biles edhe perbindeshi duhet t'a doje fort pjellen e vet.
    Prinder KRIMINELE !!!
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  7. #17
    yep Maska e Izadora
    Anëtarësuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    Pra, ju thoni qe nje vajze ne nje katund te thelle shqiptar, ku posta me e afert e policise eshte 5 ore larg, e ku cdo levizje e vajzes kontrollohet nga prinderit, plus qe zakonisht vajzat atje nuk kane leke apo celulare per te levizur e thirre policine, te kete force te kundershtoje familjen. Ato rrezik thjesht shiten, e as e dine se ca po ndodh e ku po shkojne. Pastaj, nje femer e mbyllur, pa shkolle e pa dituri, nuk e di se si eshte bota e ligjet e shteti jashte 4 mureve te shtepise se saj. Ju flisni si per mbasneser.

    Edhe ne Maqedoni, mire paska celular, por ajo ndoshta nuk e flet gjuhen e vendit fare, e ndoshta me te marre ne celular i shoqi qe e ka mik shefin e policise, ia fut nje dru te mier. Apo kujtoni ju se policia ne Maqedoni eshte si ne Suedi? Pastaj, ajo u bente thirrje vajzave te tjera qe jane gati per shitje. Ajo per vete e kishte marre rrugen e moskthimit, me 3 femije. Ajo eshte skllave praktikisht dhe shpirterisht.
    Te japesh interviste tek nje gazetare nuk jane edhe aq te mbyllura dhe aq te burgosura.
    Thjesht jane femra pa mbrojtje dhe po te ikin ku , kush do i mbaje me femijet , kush do i ushqej, se fatkeqsisht prindrit i shiten , tek familja nuk kane mbrojtje.
    Jeto sot se neser nuk i dihet

  8. #18
    _____
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Citim Postuar më parë nga BlueBaron Lexo Postimin

    Biznesi i martesave eshte i ligjshem.
    Si eshte e ligjshme?
    Femrat po shiten pa deshiren e tyre. Kjo eshte skllaveri.


    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    Sekseret jane hapur, bile reklamohen me numer telefoni e kane dhe zyra. Kam pare nje film dokumentar nderkombetar per kete, qe filmonte se si sekseret ne shkoder merreshin me shit-blerjen e femrave shqiptare per ne Serbi. Ky film eshte dhene ne shume festivale flimash nderkombetare e TV te huaja. Nuk ka gjera te fshehura ne Shqiperi, ka vetem shtet qe ka veshet e futura ne lesh.
    E gjen dot ne youtube kete dokumentarin qe ke pare?
    Ndryshuar për herë të fundit nga s0ni : 23-04-2012 më 15:17

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anëtarësuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    M'kane dhane tre dite leje me u kthy n'Dukagjin se m'ka ardh nji mesazh ne telefon qe me lajmron se kam nanen semure thote.
    Po pse nuk e ke perdor telefonin me denoncu ne polici?
    Aman mor burre rrenat e ktyne. Kan thane po lejm dhit e po shkojme "jashte shtetit", vk se martohena me pleq. Kur shofin se katundet andej nuk jane shume ma mire se katundi ku jane le pendohen.

  10. #20
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga s0ni Lexo Postimin
    Si eshte e ligjshme?
    Femrat po shiten pa deshiren e tyre. Kjo eshte skllaveri.




    E gjen dot ne youtube kete dokumentarin qe ke pare?
    hmm, nuk e mbaj mend emrin, se u dha te nje televizion estonez dhe thoshte qe eshte shfaqur dhe ne festivale filmash..
    Ishte dokumentar se si nje serb shkon ne Shkoder, kontakton me keta sekseret qe ishin me zyra e me celulara, dhe pastaj shkon ne nje "panair" grash, ne nje lokal ne nje lagje te Shkodres ku shihte gra shqiptare e vendoste ke te merrte.

Faqja 2 prej 8 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •