Close
Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 76
  1. #1
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Trafikimi i grave shqiptare në Shqipëri

    http://www.balkanweb.com/kryesore/1/...uro-87549.html


    23 Prill 2012 - 07:18 | Shqiperi

    26-vjecarja: Familja më shiti te plaku maqedonas për 3500 euro
    26-vjecarja: Familja më shiti te plaku maqedonas për 3500 euro
    MANASTIR- Në qendër të Manastir it tek stacioni i auto busëve një grua e re gati vrapon të kapi urbanin e linjës. Për fat të keq të saj ajo nuk e kapi, për pak metra. Gruaja mallkon në gjuhën shqipe shoferin e autobusit: “Edhe ti o i mallkuar për pak sekonda nuk më prite”. Gjithë skenën e ndoqëm së bashku me gruan nga xhami i makinës tonë. - Ku do të shkosh e pyetëm dhe ajo e pikëlluar na u përgjigj; Në Shqipëri. E morëm me vete dhe filluam të bisedojmë. Marie N është nga veriu i Shqipërisë dhe familja e shiti tri vjet më parë në Maqedoni te një burrë i moshuar, vetëm për 3500 euro. Ajo tanimë është 26 vjeç, ka një fëmijë 3 vjeç e jeton zgjedhjen e prindërve edhe pse pa dëshirë.
    Ju jeni shqiptare nga Maqedonia?
    Jo more vëlla jam nga zona e veriut të Shqipërisë, nga Malësia e Shkodrës
    Po çfarë doni ju në Manastir?
    Jam e martuar në veri të krahinës së Pellangonisë me një burrë maqedonas 52 vjeçar.
    Si je martuar në zonë kaq të thellë të Maqedonisë prej Malësisë së Shkodrës?
    Me disa sekserë nga Shkodra që merren me këtë punë të pisët, na shesin në si lopët në pazar nëpër fshatrat e thella të Maqedonisë me burra të moshuar.
    Ju dukeni e re, sa vjeç jeni?
    Jam 26 vjeçe
    Si keni marrë një burrë kaq të moshuar?
    Përjetime më të dhimbshme dhe jetë më të vështirë se kjo nuk ka ku të vejë.
    A ju keqtrajtojnë?
    Jam e keqtrajtuar nga sllavo-maqedonasit ku shahet nëna shqiptare në çdo cep të shtëpisë, djalit tim tre vjeçar nuk mund t‘i flas shqip asnjë fjalë, ai nuk duhet të mësojë gjuhën shqipe edhe pse nënë e ka shqiptare .
    Ju po shkoni në Dukagjin?
    Po kam marrë një mesazh në telefon se nëna është shumë e sëmurë. Më dhanë tre ditë lejë duke më mbajtur djalin tim të vogël.
    Si quhet djali juaj?
    Zoran
    A ka vajza të tjera nga nga Shqipëria të martuara në këto anë?
    Po ka shumë. Unë mund t’ju them se vetëm në fshatrat e Pellangonisë së Manastirit deri në fshatrat malore të Veleshit janë mbi 500 vajza shqiptare që janë martuar me të moshuar nga Maqedonia të cilat janë shitur nga këta menaxherët shkodranë me euro nga familjet e tyre të varfra në
    Shqipëri.
    Nga cilat zona të Shqipërisë janë këto vajza?
    Pjesa dërrmuese e tyre janë nga Malësia e Shkodrës, Dukagjini, Mirdita, Kruja.. kryesisht nga zonat e thella malore.

    A keni ju ndonjë mesazh?
    Dua të përcjellë një porosi vajzave shqiptare që të mos përjetojnë të njëjtin fat si timin dhe atyre qindra shqiptare që janë martuar me burra të moshuar maqedonas, por edhe shteti shqiptar të ndalojë urgjent këtë dukuri, këtë të shitjes së femrave shqiptare si skllave. Këtu kemi të bëjmë me një krim të organizuar dhe cenim të rëndë të lirisë së femrës shqiptare.
    (el.me/GazetaShqiptare/BalkanWeb)

  2. #2
    O sa mire me qen shqiptar!

    A thua jane shqipetar keto bisha ?

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e B.C.B
    Anëtarësuar
    30-05-2009
    Vendndodhja
    Republika e Prishtines
    Postime
    796
    qka eshte duke ndodh ne shqiperi keshtu?!

    a jeni normal pash zotin?

    ncncncn turp per ju e mos i thuani vetes shqiptar.

  4. #4
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anëtarësuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137
    Nuk ja vlen 3500 euro, shume shtrenjt !
    Cdo gje eshte relative...

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Nete
    Anëtarësuar
    13-04-2009
    Postime
    8,688
    Sa kurioze jame,a nuk kane ku te ankohen keto femra?!!Te behen te zotet e vetes njehere!

  6. #6
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga Nete Lexo Postimin
    Sa kurioze jame,a nuk kane ku te ankohen keto femra?!!Te behen te zotet e vetes njehere!
    Kjo eshte skllaveri, eshte si te thuash se pse prostitutat qe u grabiten me dhune nuk shkojne te ankohen ne polici. Keto gra jane shitur nga familjet e tyre, nuk dine maqedonisht, dhe po mbahen si skllave neper shtepite e maqedonasve. me thuaj ti, si do te ankoheshe po te ishe ne vend te saj? Nese nuk di as gjuhe, as nuk njeh kend, e burri jot njeh gjithe fshatin e policine gjithuashtu, e nuk te le te dalesh nga shtepia?

  7. #7
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anëtarësuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty më gjen, nën hijen tënde që më le amanet!Nëse të duket që kam humb,më kerko atje ku fryn uragani i kohës,atje do më gjeshë,duke të kërkua Ty!
    Postime
    7,750
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    Kjo eshte skllaveri, eshte si te thuash se pse prostitutat qe u grabiten me dhune nuk shkojne te ankohen ne polici. Keto gra jane shitur nga familjet e tyre, nuk dine maqedonisht, dhe po mbahen si skllave neper shtepite e maqedonasve. me thuaj ti, si do te ankoheshe po te ishe ne vend te saj? Nese nuk di as gjuhe, as nuk njeh kend, e burri jot njeh gjithe fshatin e policine gjithuashtu, e nuk te le te dalesh nga shtepia?
    Po nese ajo mban celular,si nuk ka mundesi te lajmroj dike me at celular?
    Po kam marrë një mesazh në telefon se nëna është shumë e sëmurë. Më dhanë tre ditë lejë duke më mbajtur djalin tim të vogël.
    Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Nete
    Anëtarësuar
    13-04-2009
    Postime
    8,688
    Po keto nuk i kane shitur qe ne vegjeli mbase?Pse kane lejuar,mos i krahaso keto me prostitutat,ato i mashtrojne mafiozat e i shesin,po keto familjet si i kane shitur me thash kane ardhe i kane marre bleresit,e keto nuk kane qene ne dijeni?

    Psh ka raste disa prostituta edhe jane shpetuar.!

  9. #9
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974
    I hodha nje sy artikullit dhe shikoj ... Afganistanin.

    Nuk duhet ta pergjithsojme, por prokuroria duhet te nise menjehere hetimin dhe nese ekzistojne "seksere" te tille, duhet te ndeshkohen rreptesisht, pasi ata ne kete menyre manipulojne varferine e ndonje familje si ne rastin konkret.

    Ka ardhur koha, se sic duket per ndonje nuk ka ardhur akoma qe femra ne Shqiperi duhet te thyeje "tabut", ajo nuk duhet te konsiderohet "plaçke" e askujt.

    ingenuous
    Ndryshuar për herë të fundit nga Ingenuous : 23-04-2012 më 08:59
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  10. #10
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga Nete Lexo Postimin
    Po keto nuk i kane shitur qe ne vegjeli mbase?Pse kane lejuar,mos i krahaso keto me prostitutat,ato i mashtrojne mafiozat e i shesin,po keto familjet si i kane shitur me thash kane ardhe i kane marre bleresit,e keto nuk kane qene ne dijeni?

    Psh ka raste disa prostituta edhe jane shpetuar.!
    Pra, ju thoni qe nje vajze ne nje katund te thelle shqiptar, ku posta me e afert e policise eshte 5 ore larg, e ku cdo levizje e vajzes kontrollohet nga prinderit, plus qe zakonisht vajzat atje nuk kane leke apo celulare per te levizur e thirre policine, te kete force te kundershtoje familjen. Ato rrezik thjesht shiten, e as e dine se ca po ndodh e ku po shkojne. Pastaj, nje femer e mbyllur, pa shkolle e pa dituri, nuk e di se si eshte bota e ligjet e shteti jashte 4 mureve te shtepise se saj. Ju flisni si per mbasneser.

    Edhe ne Maqedoni, mire paska celular, por ajo ndoshta nuk e flet gjuhen e vendit fare, e ndoshta me te marre ne celular i shoqi qe e ka mik shefin e policise, ia fut nje dru te mier. Apo kujtoni ju se policia ne Maqedoni eshte si ne Suedi? Pastaj, ajo u bente thirrje vajzave te tjera qe jane gati per shitje. Ajo per vete e kishte marre rrugen e moskthimit, me 3 femije. Ajo eshte skllave praktikisht dhe shpirterisht.

Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •