-
Nga qebapgji ambasador nė Uashington DC
Idriz Morina
Njė fytyrė tjetėr e ambasadorit
Teksa po udhėtoja pėr nė Prishtinė, gati njėzet vjet mė parė, mė ra ta kisha pėr taksi njė profesor tė nderuar fakulteti, tė paktėn sepse kėshtu ishim edukuar e rritur. Respekti pėr njė mėsues ishte pėrveē imazhit tė tij personal qė mund tė kishte, edhe rangu i kualifikimit, shkollimit apo shkallės sė institucionit edukues, nėse ishte shkollė fillore, mėsuesi gėzonte nderim tė veēantė, ndėrsa edhe mė i madh ishte respekti pėr njė mėsues tė shkollės sė mesme, qė gjithashtu e ngatėrronim me emėrtimin e mėsimdhėnėsit tė fakultetit, autoriteti i tė cilit ishte thuaja mitik.
Profesor apo taksist
Kėta duhej tė ishin jo vetėm tė menēur shumė, por studiues tė zot, autor librash e besa edhe shkencėtar, qė njė ditė Kosovėn do ta bėnin tė shkėlqente karshi botės demokratike dhe tė qytetėruar tė Perėndimit.
Por, ishte fillimi i njė tranzicioni tė ri, ndėrkohė, qė komunizmit shqiptarėt i kishin thėnė lamtumirė, ishin izoluar nėn thundrat e regjimit tė egėr tė Serbisė okupatore, qė tani kishte diktatorin mė tė shėmtuar antishqiptarin mė tė madh, Milosheviqin.
Profesori, i mbetur pa rrogė, pėr tė mbajtur familjen, me doktoraturėn nė xhep, qė nga mosha 27 vjeēare, po bartte udhėtar nga Gjilani pėr nė Prishtinė, ndėrsa bashkė me ta dhe gjėsende tė cilat po i merrte nė kufirin me Kumanovėn, me shpresė qė t’i tregtonte nė Gjilan dhe Prishtinė, qytetin qė prej kohėsh ishte pushtuar nga intelektualėt e rinj, pėr aq kohė, sa megjithėse ishte sistem komunist dhe shtypės, kishin arritur shqiptarėt t’ia dilnin tė krijonin universitetin e tyre, dhe bashkė me tė, kultin pėr atdheun e pavarur apo shtetin e pėrbashkėt shqiptarė.
Dhe vetėm pas pak muajsh, teksa po blija gjėsendet e fundit pėr tė ‘kompletuar’ jetėn e re studentore, do tė takoja njė intelektual tjetėr, por jo profesor universiteti, qė pėr nga titujt, ishte ndėrmjet atij mėsuesit me autoritet tė shkollės sė mesme dhe atij nė fakultet. Edhe ky mė tha se po shiste nė treg, ‘ e bėj pėr tė mbijetuar vėlla’, mė tha, ndėrsa pas luftės, meqė se kisha harruar kurrė tregimin e dhimbshėm tė tij, punonte nė Muzeun e Prishtinės, nė profesionin e tij, meqė profesioni i gazetarit tė jep mundėsinė e riciklimit tė njohjeve me njerėzit, sikurse edhe tė riciklimit tė tregimeve, qė pastaj njerėzve u ngjasojnė, kush ka rrėfyer mė parė, me ato tė atyre qė vazhdojnė t’i rrėfejnė.
Pak kohė mė pas sapo mėsoja mė shumė pėr Prishtinėn, qė si tė gjithė djemtė e fshatit larg kryeqytetit, duke shėtitur me droen, pėr tė treguar jo vetėm respektin pėr kulturėn e qytetit, por duke u munduar tė sillesh sipas botės sė librave tė perėndimit, respektin pėr lirinė individuale dhe kulturėn e paarritshme njerėzore, shumė vite mė pas e sheh se shumė nga gjėrat tė kanė kaluar duke i parė nėpėrmjet qelqit tė dritareve, pa qenė pjesė reale e asaj bote.
Pra, ndėrsa nuk mund ta pranonim qė njė intelektualė, tė punonte taksi, njė magjistėr shkencash ‘tezgagji’, njė profesor i inxhinierisė elektrike ‘dyqangji’, ende vazhdojmė t’i trembemi, fatit, se nėse njerėzit qė i mendojmė nė fronin ideal, janė nė vendin e duhur apo janė uzurpues tė tyre.
Vuajtjet e shqiptarėve aq shumė ishin shtuar, sa qė zbarkimi i profesorėve nė rrugėt e Kosovės, do tė bėhej fat i gjeneratave tė tėra.
Por, ndėrsa po diskutonim pėr tė kaluarėn, vuajtjet e kohės tė brezit tė studentėve tė viteve tė ’90-ta me njė mikun tim bashkėvuajtės, tė para luftės dhe pasluftės, tė pakėnaqėsive me fuqinė e njerėzve tė pamėshirshėm, dhe pėr kohėn nė tė cilėn nuk mund tė bėnim asnjė rrugė normale nė Prishtinė apo nė udhėtimin pėr kėtu nga frika se mos policia tė kapte me indeks nė duar dhe pastaj fatit nuk i dihej, ndėrsa profesorėt vuanin nga stresi se nėse do tė arrinin tė mbyllnin orėt e ligjėrimit pa njė ndėrhyrje brutale policore, apo nėse do tė mbyllnin njė javė tė qetė, dhe duke folur vetmėvete shumica prej tyre, se si tė siguronin edhe pėr njė muaj ekzistencėn e familjes, teksa i rezistonin tundimit pėr tė braktisur atdheun drejt perėndimit.
Sikurse bėjnė vajzat duke kthyer papritmas mbrapshtė filxhanin pėr tė parė ardhmėrinė e jetės, fatin e zgjedhur, tė dėrguarin e Zotit pėr tė, kaluam nė temėn e kėtyre ditėve tė shumė pėrfolur. Ambasadorin, qė tashmė edhe zyrtarisht pranohet se nuk ka diplomė, Akan Ismailin, tė dėrguarin tonė nė SHBA. “Hi po lėre more, mė thotė, po ai piqte qebapa nė Gjilan”! Ēfarė i them, ēfarė...? po pra piqte qebapa!”. Por, pas tyre i bėri milionat dhe sa luante me to, askush nuk pyeti pėr diplomėn, ndėrsa qebapėt ishin harruar! Edhe deputetėt nuk kishin pse ta pyesnin pėr ta. Kur ishim studentė prisnim nė radhė tek gjellėtoret me ēmime tė ulėta pėr student, pėr pasulė dhe qebape, qė veēse nuk na mbinin nė bark!
Ajo kohė ishte kohė mbijetese, por pse ende vazhdojmė tė jetojmė me kėtė ndjesi?!
Ku e ‘dėrgoi’ Rugova, rezistencėn paqėsore?!
Ndėrsa, po i kridhesha shkrimit, honepsa se ēfarė shkruante njė koleg yni me nam. Ai thoshte se Presidenti Rugova do tė mbahet nė mend pėr “legatėn e tij”, (Rezistencėn paqėsore), ndėrsa Presidenti Sejdiu pėr legatėn se udhėhoqi Grupin e Unitetit, por pėr ēfarė legate do tė mbahej mend Atifete Jahjaga? Pyet ai. Dy konstatime pėr legatė dhe njė i mungonte Kelmendit??? Mos mi ka rėnė pluhuri kujtesės thashė, dhe nuk po arrija dot ta kujtoja nėse kishte njė kuptim tjetėr fjala legatė, pėrveēse asaj qė gjithmonė kisha lexuar, legata shqiptare nė SHBA, e gjetkė nė Perėndim! Mora fjalorin, dhe pashė qė kokėrr pluhuri nuk kishte, atėherė i rashė, goglės nė internet, siē i thotė me shaka njė koleg imi, dhe nuk gjeja dot, veē variantit qė e kisha ngurosur nė mendjen time, qė s’pajtohej dot me vendin nė tė cilin e kishte pėrdorur tanimė publicisti. Thėnė troē, “Legatė” ėshtė baras me dėrgatė, apo mė gjerėsisht njė pėrfaqėsi e pėrhershme nė njė shtet, por jo nė nivel ambasade apo edhe vetė objekti ku ndodhet e vendosur ajo! Po ku e dėrgonte rezistencėn paqėsore Presidenti apo nė cilin vend tė botės e paska ngujuar?!
Tashmė nuk kem qebapgji as pėr dėrgatė (legatė)!
Eh thashė kanė ndryshuar kohėrat, ndėrsa i bie qelqit tė dritares, nuk kėrkohen mė titujt as pėr profesor fakulteti, mjafton qė tė kesh shaluar bjeshkėt me uniformė tė UĒK-sė dhe tė kenė pranuar pėr komandant gjatė luftės ose nė pėrfundim tė saj, dhe kur tė kesh ardhur rishtas nė Prishtinė me ēizmen e ushtarakut, nuk ka kush ta mban derėn mbyllur nė dekanat apo rektorat, ku nė kėtė tė fundit, thuhej se e kishte si seli tė tijėn Azem Syla, nga udhėzonte rektorin si tė dirgjte politikėn dhe tė gjente, si me ‘kukall’ profesorėt pėr tė rritur kuadrot partiake.
Ende mė duket se jemi nė fillim, tė hapjes sė Universitetit dhe tė dijes!
Atje duket se vetėm rastėsisht kanė parakaluar intelektualėt dhe vetėm pak prej tyre kanė mbetur robėr tė atij vendi, qė njė ditė tė na zgjojnė dhe fytyrat tona tė venitura tė fillojnė shkėlqimin! Bota sot
-
-
Hajde se qofte bejne edhe ata te tjeret qe kane nga kater doktorata mos u bej merak.
-
-
Ky Akan Ismajli sigurisht qe eshte idoli i Erion Veliajt. Ky i fundit ne biografine qe ua serviri mediave doli te kete pastruar ene neper mejhane te Greqise, shkoi ne SHBA dhe e kreu shkollen pa shkuar nje dite te vetme ne ligjerata. Dolen lidhjet me hebrenjte dhe filloi ngritja meteorike ne karriere. Edhe Akani paska punuar neper qebaptore, ky shkolle nuk kreu (si Erioni) por edhe ketij hebrenjte i ndihmuan te krijoje pasurine marramendese pas Luftes.
-
-
Pasioni pėr shkencėn
Po i bie si ajo shprehja: i miri vonohet, por kurr nuk harrohet, edhe se me kohet qe po vijne nuk e di sa do vonohet...
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt