http://www.mapo.al/wp-content/upload...le-300x261.jpg




Dosja e pėrgjimeve, atentati i urdhėruar nga Milano: Vriteni si qen nė mes tė fshatit


Prokuroria italiane ka pėrgjuar Sokol Genicėn teksa urdhėronte vrasjen pėr hakmarrje tė njė personi nė Fier. Si u planifikua atentati dhe frika e bashkėpunėtorėve tė Genicės, se pas tij mund tė pėrballeshin me njė sulm nga rivalėt.

Tiranė Sokol Genica, i njohur me pseudonimin “Druge”, nuk ishte implikuar vetėm nė trafikun e lėndėve narkotike. I dėnuar nga Gjykata e Veronės edhe pėr shfrytėzimin e njė rrjeti prostitucioni, Genica ėshtė pėrgjuar nga prokuroria italiane teksa urdhėronte vrasjen e njė personi nė qendėr tė fshatit Dermenas. Telefonatat mbajnė datėn 4 shtator 1998, kur Genica u informua nė Itali nga njė miku i tij se kishte rėnė nė gjurmėt e personit qė kishte vrarė Ismetin. Ky i fundit kishte qenė anėtar i grupit tė Sokol Genicės, i cili qė nga Italia organizonte planin e atentatit tė hakmarrjes. Telefonatat tregojnė Genicėn teksa kėrkonte njė vrasje publike, pranė shkollės sė fshatit Dermenas, pasi “armikut” t’i bėhej e qartė se nga kush i vinte plumbi. Prokuroria e Milanos nuk qartėson nėse ky atentat ėshtė realizuar ndonjėherė apo jo, por bisedat e mėposhtme, tė zbardhura nga MAPO tregojnė brutalitetin e kėtyre organizatave dhe mėnyrėn sesi urdhėroheshin atentatet, edhe pa qenė i pranishėm nė Shqipėri. “Sokol Genica ishte informuar nga tė tjerė persona, tė cilėt kishin rėnė nė gjurmėt e vrasėsit tė njė anėtari tė grupit tė tij nė tė shkuarėn. Viktima quhej Ismet. Genica shprehte zemėrimin e tij, duke i kėrkuar ndėrmjetėsit qė tė vriste personin e gjurmuar nė shenjė hakmarrjeje, ndėrsa urdhėronte qė vrasja tė bėhej nė qendėr tė fshatit, me qėllim frikėsimin e armiqve tė tij. Bisedat telefonike mes tij dhe njė personi tė paidentifikuar, qė rezulton tė jetė ndėrmjetėsi, zbardhin detajet e planifikimit tė vrasjes qė urdhėrohej nga Milano”,-thuhet nė dosjen e Gjykatės sė Milanos.

4 shtator 1998, ora 9:33, Burri ( i paidentifikuar) pėr Sokol Genicėn

Burri: Mė ka telefonuar T. dhe mė pyeti nėse mė interesonte tė dija gjėra rreth personit qė ka vrarė Ismetin.

Sokoli: Po.

Burri: Unė i thashė qė mė interesonte dhe ai mė tha qė do tė mė jepte emrin. I thashė tė mė telefononte mė vonė. Si thua?

Sokoli: Nėse mundesh, ėshtė mė e mira ta vrasėsh te shkolla nė Dermenas.

Burri: Ėshtė mė mirė ta dėrgojmė nė plazh dhe ta vrasim atje.

Sokoli: Po ēfarė plazhi thua? Ėshtė mė mirė ta vrasėsh atje.

Burri: Jo, ėshtė mė mirė nė plazh. Askush nuk mund ta marrė vesh.

Sokoli: E pse? Gjatė natės atje, mund ta vrasėsh si njė qen.

Burri: Si thua ti?

Sokoli: Bėj si tė duash.

Burri: Do tė flas me Ismetin. ( Mesa duket, me njė adash tė viktimės)

Ora 09:48

Genica bisedon me njė person me inicialet E…, qė ndodhet nė Shqipėri, pėr tė vendosur modalitetet mbi vrasjen e personit si dhe pėr tė diskutuar mbi masat qė ai mund tė merrte. Genica rekomandonte qė pėrpara se tė vrisnin personin, t’i komunikohej qė ishte pikėrisht ai, Sokol Genica, qė e urdhėronte atė gjė. Nė tė vėrtetė, E. i frikej vrasjes sė personit, pasi kjo mund tė sillte goditje nga grupi tjetėr i keqbėrėsve.

Sokol Genica telefonon E…

Sokoli: Ku je?

E: Nė Hoxharė.

Sokoli: Deri ku ta sillte ai? (I referohet personit qė mund t’i ngrinte kurth vrasėsit tė Ismetit)

E: Nuk e di, nuk kam folur akoma.

Sokoli: Thuaji tė ta nxjerrė nė pritė dhe thuaji qė po e vras unė, megjithatė ėshtė mė mirė tė flasėsh me D…

E: Nuk ėshtė kėtu, ėshtė nė Holandė. Ai ndodhet me siguri nė Tiranė dhe po e dėrgoj tek A…

Sokoli: Nėse A do tė donte, do ta kishte bėrė vetė kėtė gjė.

E: Ai tha se do nuk ishte e mundur. Gjithsesi do t’i jap numrin tėnd, kėshtu qė fol me tė.

Sokoli: Me mua jo, ėshtė mė mirė qė tė flasėsh ti.

E: As unė nuk ėshtė se dua tė flas me ta.

Sokoli: Mos i tako.

E: Unė nuk dua qė ta sjellin kėtu, pasi po ta sjellin, nuk e di mė vonė.,.

Sokoli: Nuk vjen atje, nėse do ta sjellė, do ta bėjė gjatė natės. Jo ditėn. Nėse vjen, qėllojeni qė tė dy.

Ora 10:30 , E.. telefonon Genicėn dhe i thotė qė ia mban besėn Ismetit, por vrasja duhej tė ndodhte nė Tiranė. Nga ana tjetėr, ishte i nevojshėm njė autorizim nga personi me inicialet A…

E: Fola pėr Ismetin, edhe ai mendon se ėshtė mė mirė nė Tiranė. Tha se duhet tė flasėsh me A…, duke i kėrkuar edhe atij ndihmė, duke i thėnė se do t’ia dėrgosh atje ku i pėlqen atij.

Sokoli: Jo, me ata nuk flas. Ėshtė mė mirė tė flasėsh ti. Nėse jo, s’ka gjė.

E: Lėre pėr mė vonė.

Sokoli: Mė vonė ėshtė e kotė. Mė jep numrin e telefonit tė atij atje.

MAPO