Close

Rezultati i Sondazhit: Nese humb Sarkozi ne France, per shqiptaret kjo eshte:

Votues
13. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • Keq

    1 7.69%
  • Mire

    5 38.46%
  • Njejte

    7 53.85%
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 30
  1. #-9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-06-2009
    Postime
    352

    Zgjedhjet ne France, cfare nese humb Sarkozi?

    Sipas sondazheve Sarkozi do t'i humbase keto zgjedhje. Ky njeri ka bere revolucion ne politiken e jashtme franceze, nga nje politike e qullosur e pro-sllave (sidomos pro-serbe), ajo eshte shnderruar ne nje politike pragmatiste dhe parimore ndaj shqiptareve. Humbja e tij e mundshme, cfare pasojash mund te kete per shqiptaret ne pergjithesi?

    Ja nje shkrim i marre nga portali Telegrafi:

    Sot ka filluar raundi i parė zgjedhjeve presidenciale nė Francė, nė tė cilin marrin pjesė rreth 44 milionė votues, pėr tė zgjedhur njėrin prej 10 kandidatėve pėr kryetar shteti. Nė orėn 8:00 janė hapur 85 mijė vendvotime, tė cilat mbyllen nė orėn 18.00, apo nė 20.00 nė qytetet e mėdha. Zgjedhjet pėr diasporėn dhe banorėt tjerė jashtė shtetit kanė filluan tė shtunėn.
    Sipas tė gjitha sondazheve, favoritėt bindės janė presidenti i deritashėm Nicolas Sarkozy, kryetar i Unionit konservator pėr Lėvizje Popullore (UMP), si dhe socialisti Francois Hollande.

    Pritet qė Sarkozy dhe Hollande nė raundin e parė tė jetė gati tė barabartė, por qė asnjėri prej tyre tė mos jetė nė gjendje t’i marrė votat e mjaftueshme. Ndėrsa, nė raundin e dytė, tė 6 majit, vleroshet se do tė fitojė Hollande. Nėse vėrtetohen prognozat, Sarkozy do tė jetė presidenti i parė francez pas mė shumė se 30 viteve i cili humbi betejėn e tij pėr t'u rizgjedhur pas mandatit tė parė.

    Analistėt vlerėsojnė se Sarkozy, edhe pse personalisht jopopullor, mė sė shumti vota ka humbur pėr shkak tė krizės ekonomike qė kėrcėnon vendin dhe shkallės sė papunėsisė prej 10 pėr qind, qė ėshtė mė e larta nė 12 vjetėt e fundit. Shumica e popullsisė ia zė tė madhe edhe stilin e shtrenjtė tė jetės sė tij, qė nuk pėrputhet me problemet ekonomike tė vendit

    Sipas sondazheve, vendin e tretė dhe tė katėrt mund ta fitojnė kryetarja e Frontit djathtist Nacional, Marine Le Pen, si dhe kandidati majtist Jean-Luc Melenchon, derisa pas tyre mbetet Francois Bayrou, kandidati i Lėvizjes Demokratike.

    Projeksionet e para zyrtare tė rezultateve tė zgjedhjeve tė bazuara nė numėrimin e pjesshėm tė votave priten nė orėn 20), ndėrsa mediat kėrcėnohen me dėnime tė larta, nėse e thyejnė kėtė “embargo” dhe paralajmėromė mė herėt anketat e tyre. Rezultatet pėrfundimtare priten tė mėrkurėn.

    Sarkozy jopopullor

    Presidenti tė cilit i kalon mandati, Nikolas Sarkozy (57), biri i njė emigranti hungarez dhe njė avokat me profesion, u zgjodh nė vitin 2007 pėr president tė Francės me 53 pėr qind tė votave dhe premtimin e ndryshimit tė politikės sė vendit tė tij. Nė kėto zgjedhje ai vjen me etiketėn e presidentit mė jopopullor qė garon edhe pėr njė mandat. Shumica e francezėve, 64 pėr qind e tyre, e vlerėsojnė atė negativisht duke e kritikuar pėr “shpėrblimin e tė pasurve” dhe pėr pėrgjegjėsinė e rritjes sė pasigurisė pėr vendet e punės.

    Votuesit klasikė tė sė djathtės janė tė lidhur me tė dhe e falėnderojnė pėr energjinė e tij nė skenėn ndėrkombėtare gjatė krizės financiare tė vitit 2008 dhe 2011. Prandaj, fushata e tij bazohet nė temat tipike djathtiste: tė sigurisė, emigracionit dhe islamit me tė cilin ka tėrhequr edhe votuesit e sė djathtės ekstreme.

    Sondazhet parashikojnė rezultat tė barabartė me Hollanden apo diēka mė pak se ai (27 ose 28 pėr qind), ndėrsa nė raundin e dytė ai do tė humbė (54 me 46 pėr qind).

    Favoriti

    Socialisti i moderuar, Francois Hollande (57), do qė tė bėhet njė kryetar “normal” nė stilin e udhėheqjes. Partinė kryesore tė sė majtės e ka udhėhequr 11 vite, ndėrsa shfaqet si person qė frymėzon besim dhe bashkon njerėzit. Ai paraqitet si kandidat “i njė tė majte serioze qė nuk zhgėnjen”.

    Objektivat e tij janė pėr tė reduktuar deficitin publik, qė ėshtė qėllimi i sė djathtės. Premton reforma fiskale pėr tė arritur barazi mė tė madhe dhe ringjallje tė rritjes nė Evropė. E djathta e kritikon se nuk ka pėrvojė nė qeverisje, sepse ai kurrė nuk ishte njė ministėr. Disa paaftėsitė ia veshin me paragjykimet nė ēėshtje tė ndjeshme.

    Ish-partnerja e tij jetėsore, Segolene Royal, ishte kandidate e socialistėve nė zgjedhjet presidenciale tė vitit 2007, tė cilat i ka humbur pas fitores sė Sarkozyt.

    Trashėgimtarja e “ekstremistit”

    Marine Le Pen (43) garon pėr herė tė parė pėr presidente. Udhėheqjen e Frontit Kombėtar e mori nga babai i saj Jean-Marie Le Pen, themelues i kėsaj partie tė sė djathtės ekstreme. Ajo synon tė pėrsėrisė suksesin e tė atit nė vitin 2002, kur ai arriti tė kalojė nė raundin e dytė tė zgjedhjeve presidenciale.

    Marine nuk i ka aftėsitė e babait tė saj pėr oratori, por me meritat e saj perceptimi i partisė ėshtė spastruar nga oratoria raciste dhe antisemite. Nė fushatė ėshtė dashur tė mbėshtetet nė konkurrencėn ndaj Sarkozyt i cili kėrkon votuesit e saj, prandaj ajo ka prekur temat si: lufta kundėr emigracionit dhe pasigurisė.

    Sondazhet nuk i japin asaj gjasa pėr ta kaluar raundin e parė. Vlerėsohet se pėr vendin e tretė ajo do tė luftojė me Jean-Luc Melenchonon, dhe se do tė fitojė prej 13-16 pėr qind tė votave.

    Tribuni

    Jean-Luc Melenchon (60), ėshtė befasia e kampanjės presidenciale tė vitit 2012. Ish-ministri dhe senatori socialist ishte nė aleancė me komunistėt, dhe tani kėrkon "riorganizimin e sė majtės”, duke refuzuar liberalizmin dhe tregjet evropiane.

    Ky orator i shkėlqyeshėm i ka zėvendėsuar sallat e mėdha, tė cilat partitė i pėrdorin pėr kampanja, me hapėsira tė hapura duke sjellė bashkė dhjetėra-mijėra pėrkrahės nė Sheshin e Bastilės nė Paris ose nė plazhin Marsejės.

    Me karakteristikat e tribunit popullor ka arritur tė mobilizojė "tė majtėn e sė majtės", me moto "merreni pushtetin” dhe me njė sulm tė mprehtė ndaj neoliberalizmit.

    Suksesi nė kampanjė i pengohet nga Hollande, sepse njė numėr jo i vogėl i votuesve francezė nuk pranon realizmin ekonomik tė partive socialiste.

    Centristi

    Francois Bayrou (60), pėr herė tė tretė konkurron nė zgjedhjet presidenciale me programin pro-evropian tė qendrės. Njė ish profesor nga provinca, tani pėrfaqėsues, arriti tė marrė 18 pėr qind tė votave mė 2007, kur u quajt "njeriu i tretė" pas Sarkozyt dhe Royales. Ai dėshiron tė bindė francezėt se dualizmi nė jetėn politike majtas-djathtas nuk shpie askund.

    Bayrou ishte i pari i cili nė vitin 2007 ka folur pėr borxhet pėrpara shpėrthimit qė ka ndodhur nė BE. Kundėrshton mbylljen dhe zhvendosjen e industrive prodhuese nga Franca nė vendet e tjera. Nė kėto tema ai ka udhėhequr fushatėn. Sondazhet e fundit parashikojnė 10 pėr qind tė votave pėr tė, ndėrsa e majta dhe e djathta duan raporte tė mira pėr tė meqė llogarisin nė votuesit e tij nė raundin e dytė.

    Kandidatėt e “vegjėl”

    Eva Joly (68), njė ish gjykatėse nė aferat e korrupsionit, ėshtė kandidate e tė Partisė sė Gjelbėr, por temat e mjedisit nuk kishin ndikim nė kėtė fushatė. Me origjinė nga Norvegjia, kjo pėrfaqėsuese e Parlamentit Evropian ka rreshtuar gafat gjatė kampanjės. Problemi mė i madh i saj ėshtė se nė kohėn kur Franca ballafaqohet me 10 pėr qind tė papunėsisė, ajo brengoset mė shumė me ēėshtjet ekzistenciale dhe mjedisore.

    Nathalie Arthaud (42), mėsuese, dhe Philippe Poutou, punėtor 45-vjeēar, pėrfaqėsojnė dy parti trockiste: Lufta e Punėtorėve dhe Partia e Re Anti-Kapitaliste. Programet e tyre janė tė ngjashme: ndalimi i shkarkimit tė punėsuarve, ndarja e punės midis tė gjithėve, rritja e pagave dhe nacionalizimi i bankave. Sondazhet parashikojnė rezultatet tė varfra pėr ta, me rreth 1 pėr qind tė votave.

    Nicolas Dupont-Aignan (51), pėrfaqėsues i sė djathtės, ėshtė paraqitur si “degolist” dhe sovranist. Ai dėshiron ta heq euron dhe tė fitojė votuesit e tė djathtės klasike. Sondazhet parashikojnė 2 pėr qind tė votave pėr tė.

    Jacques Cheminade (70), pėr problemet nė ekonominė globale fajėson “oligarkinė botėrore” dhe lobet ndėrkombėtare tė financave. Kundėrshtarėt e kėtij kandidati mė tė vjetėr e akuzojnė se ai ėshtė mbėshtetės i teorive tė konspiracionit. /Telegrafi/

  2. #-8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-02-2012
    Postime
    690
    ishalla humb ky sarkozi se esht ber strembullari i evropes bashk me merkelin .

  3. #-7
    Francė, Holand-Sarkozi nis gara presidenciale





    PARIS- Nė Francė po mbahen votimet nė rundin e parė tė zgjedhjeve presidenciale, nderkohe qe parashikimet e bera tregojnė se kandidati socialist, Fransua Holland po udhėheq kundėr presidentit aktual, Nikolas Sarkozi, i takon krahut tė djathtė.
    Tė drejtė vote kanė mė se 44 milionė njerėz, por shumė prej tyre kanė sinjalizuar se ndoshta nuk do tė paraqiten nė vendvotime, pėr shkak tė kritikave se kandidatėt, gjatė fushatės, nuk ia dolėn t’i shqyrtojnė problemet reale jetėsore, siē ėshtė papunėsia.
    Pritet qė rundi i dytė do tė zhvillohet mė 6 maj. Nėse nė kėto zgjedhje presidenciale fiton kandidati socialist, Fransua Holland, atėherė ky do tė jetė presidenti i parė socialist, pas Fransua Miteranit, i cili nga ky post u largua nė vitin 1995.


    Panorama
    ”Ti, Shqipėri, Mė Jep Nder, Mė Jep Emrin Shqiptar”

  4. #-6
    Mediat belge flasin pėr njė avantazh tė Hollande


    Tė dhėnat e para pėr votimin nė Francė






    Sipas tė dhėnave tė para, edhe pse formalisht ekziston njė embargo pėr publikimin e rezultateve para mbylljes sė tė gjitha qėndrave tė votimit nė tė gjithė vendin, Holande kryeson nė territoret e pėrtej detot, ku votimet janė mbyllur si dhe nė metropolin francez. Tė dhėnat mė tė fundit publikohen nga e pėrditshmja Lė Suar. Por edhe rrjeti televiziv belg RTBF bėn tė ditur se duke u bazuar nė eksit pol-et e para, kandidati socialist rezulton i pari me 28 pėr qind tė votive, ndėrsa Sarkozi ka arritur nė 26 pėr qind. Nė vend tė tretė renditet Marin lė Pen I Frontit Kombėtar i ekstremit tė djathtė me 16 pėr qind, ndėrsa kandidati i tė majtės radikale Zhan Luk Melenshon ėshtė i katėrti me 13 pėr qind. Pėrfaqėsuesi i qendrės Fransua Bero ėshtė nė vend tė pestė me 10 pėr qind. Ndėrkohė po sipas mediave nė Bruksel, nė territoret e pėrtej detit, dhe ish vendet koloniale, Holande ėshtė nė avantazh sistematik ndaj Sarkozisė. E ndėrsa nė Selinė e Partisė Socialiste Franceze, nė rrugėn Solferino, mbėshtetėsit e Holandes presin me entuziazėm tė dhėnat e para, Nikola Sarkozi ėshėt mbyllur nė Elize vetėm me pak pjesėtarė tė stafit tė tij electoral.


    abc
    ”Ti, Shqipėri, Mė Jep Nder, Mė Jep Emrin Shqiptar”

  5. #-5
    Djalė Drenice Maska e Lexuesi_
    Anėtarėsuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014
    Per ne eshte njejt mire po per francezet jo njejt.

    mendoj qe jan ngop me sarkozin francezet dhe do ti humb keto zgjedhje.....

  6. #-4
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    08-04-2012
    Postime
    127
    Citim Postuar mė parė nga cincinati5 Lexo Postimin
    ishalla humb ky sarkozi se esht ber strembullari i evropes bashk me merkelin .
    Kush ta mbaje Berluskoni,Pasok dhe Berisha sipas teje ?

  7. #-3
    Per Shqiptaret nuk e di tamam nese do sillte ndonje te mire apo jo fitorja/humbja e tij. Personalisht do preferoja te humbiste, kohet e fundit nuk me pelqejne vendimet qe merr ne nivel internazional.

    La vita non si spiega, si VIVE!

  8. #-2
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anėtarėsuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    sipas agjensis se lajmeve gjermane ,fitues i zgjedhjeve ne franc fitoi socialisti Hollande

  9. #-1
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anėtarėsuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    Citim Postuar mė parė nga LeNiMaDe Lexo Postimin
    sipas agjensis se lajmeve gjermane ,fitues i zgjedhjeve ne franc fitoi socialisti Hollande
    Jo ky ishte rundi i pare, rundi i dyte do te mbahet me 6 maj.

  10. #0
    Ka shume aresye se pse do te fitoje presidenti aktual Sarkozi.

    Aresyeja e pare dhe me kryesore eshte se ai ka mbeshtetjen amerikane, sepse eshte i pari president qe e ktheu politiken e jashtme franceze ne drejtimin e duhur, duke i ikur lojes se strucit dhe te dyfytyresise se ish-presidenteve te meparshem.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •