Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 28 prej 28
  1. #21
    Rama: Fshati dhe fermeret, ne qender te programit te PS

    Qamil Xhani

    Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, deklaroi dje gjate takimit me fermeret ne zonen e Luzhnjes se problematika e fshatit eshte ne qender te programit te Partise Socialiste. Pasi ka njohur shqetesimet e fermereve, Rama ka theksuar se do te behen investime ne zonat rurale, me qellim qe te rrisin perdorimin e tokes nga fermeret. “Jane tri shtylla; e para, ujitja dhe kullimi dhe ketu ne do te bejme nje investim masiv qe ta rimekembim gjithe sistemin, ne baze te nje inventari qe e kemi detajuar. E dyta, kostoja qe eshte e pamundur sot. Nje sere me nje investim kaq te rendesishem ku vetem toka ka kushtuar 210 milione leke qe mbillet me lakra se nuk perballohet kostoja e naftes eshte shembelltyra e falimentimit jo per fajin tuaj qe punoni ketu, por per faj te shtetit qe e ka braktisur fshatin. Pra, ulja e kostos se prodhimit, duke ju mbeshtetur per naften, per inputet dhe per makinerite bujqesore”, - tha Rama. Kreu i PS-se ka renditur si ceshtje te trete garantimin e nxjerrjes se produkteve ne treg. Rama ka theksuar se do te krijohen mundesite per te mos pasur probleme ne tregtimin e produkteve. “E, vijme tek ajo qe ndodh, qe ju nuk i shisni dot, qyteti i blen shume me shtrenjte se i merr nga importi. Ne jemi te ekspozuar krejtesisht ne pasiguri ushqimore. Ky eshte fakt dhe keto tre elemente ne do t’i trajtojme krejtesisht ndryshe”, - tha dje kreu i PS-se. Lidhur me tregtimin e produkteve, Rama ka theksuar se fermeret nuk e kane ne krahe shtetin qe t’i ndihmoje per te gjetur treg per prodhimet qe bejne me mundim. Ai ka theksuar se ata qe eksportojne ne Shqiperi e kane shtetin ne krah. “Une besoj qe edhe vete kjo fjala subvencion, ne fakt tregon dicka tjeter. Qe ata qe i eksportojne drejt Shqiperise produktet e tyre, e kane shtetin ne krah. Shqiptaret qe punojne ne tokat e tyre nuk e kane shtetin ne krah. Shteti e ka braktisur fshatin dhe ju perpeliteni per mbijetese. Nderkohe qe ketu duhet te kishim burimin kryesor dhe te garantuar te sigurise ushqimore te vendit dhe ketu duhet te kishim mireqenie qe te gjeneronte mireqenie ne qytet, duke lehtesuar barren e cmimeve per ushqim dhe duke krijuar mundesi qe familjet mos te perdorin gjithe buxhetin e muajit vetem per te ngrene”, - u shpreh Rama ne fjalen e tij. Kryetari i PS, Edi Rama, se bashku me sekretarin per Programin, Ilir Beqaj, kane akuzat disa prej fermereve ne Divjake dhe i kane njohur me programin e PS-se per t’u ardhur ne ndihme. Rama ka theksuar se impubet bujqesore dhe subvencionet per te ndihmuar fermeret jane vetem nje pjese e planit. Ndersa, sipas tij, ne Programin e PS ka strategji edhe per sistemet e ujitjes.


    zp

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    Citim Postuar mė parė nga BlueBaron Lexo Postimin
    Ēfare duhet ???!!!??? PUNE, PUNE DHE VETEM PUNE ...

    Fshatari duhet te ule koken e te punoje nga mengjesi deri ne mbremje, ashtu siē bejne koleget e tij ne Europe.

    Jane mjetet e punes te shtrenjta ??? Po s'besoj se ka mjet me te lire se krahu personal i punes per pronen tende. Ne fillim le te bleje nje kazme, nje lopate e nje bel. Pastaj te kaloje tek qerrja, me vone tek dum-dumi dhe ne fund fare tek traktori.
    Po s'punove vete i pari, nuk te vjen ne ndihme askush.

    Fshataret nqs nuk kane takat te bejne bujkun, le te nderrojne zanat ...
    si te punoj fshatari shqiptar kur ju qytetaret e tirones i blini domatet ne serbi per 20 cent me pak edhe pse ato jane me pesticide. po rakin qe e blini ne maqedoni, po birren ne greqi

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e medaur
    Anėtarėsuar
    21-06-2006
    Postime
    865
    Citim Postuar mė parė nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Edi Rama: Fshati nė falimentim, do tė ndėrrojmė 100% politikė

    29 Tetor, 2012 | Postuar nė: Kryesore | Shkruar nga: TemA


    Sot produkte blegtorale Shqipėria importon 10 herė mė shume se ē’eksporton! Ky raport do pėrmbysur. Ky ka qenė mesazhi qė kryetari i Partisė Socialiste, Edi Rama ka dhėnė gjatė takimeve tė tij me fermerė tė zonės sė Lezhės.

    Rama ėshtė ndalur fillimisht nė njė fermė lopėsh nė Balldre tė Lezhės. Me lekėt e fėmijėve emigrantė pronari i kėsaj ferme investoi pėr stallėn dhe 70 viēa. Por sot ai ka mbetur vetėm me 5 lope.

    “Kena falimentu me qumėshtin. Nafta na ka gri krejt. Kostoja e mishit ėshtė shumė e lartė. E kena dhėnė mė lirė se e kena prodhu. Tokat i kemi tė pėrmbytme nga Torovica. Tash 20 vjet nuk ėshtė bėrė punė me kanalet e kullimit. Jena nė gjendje shumė tė keqe. Nuk mund tė rrimė me kėtė gjendje. Tokat na janė pėrmbytur. Kena mbjellė dhe s’kena korrur. Ēa me bo, nuk ja vlen me vazhdu me kėtė punė. Tė gjitha kanė falimentu si unė. Kena dash me punu, kena pas vullnet tė madh, me kėtė gjendje na ka ik vullneti tė gjithėve”, ėshtė shprehur shumė i zhgėnjyer pronari i fermės.

    Sipas Ramės pa hequr akcizėn, TVSH-nė dhe taksen e qarkullimit tė naftės si dhe TVSH e inputeve bujqėsore nuk mund tė ketė rilindje tė fshatit!

    Mė pas takimet e kreut tė PS-sė janė zhvendosur nė njė fermė gjelash deti nė Mape tė Lezhės, ku situata ėshtė pak a shumė e ngjashme. “Te gjelat e detit, nai ndihmė nga shteti nuk kena pas tash 20 vjet. Nėse do kisha ndihmėn e shtetit nga 500 krerė do ti ēoja 2000, por s’kena pas. Me kėto ēmime qė kanė shku, punimi i tokės, farėrat, plehrat kimike, keq e mė keq po bėhet. Fitimi ėshtė pothuajse zero. Tregu shumė i dobėt. E rrit me tepėr sakrificė, por s’ka treg. Detyrohemi tė dalim nė rrugė. Ēmimi pėr aq sa shpenzohet ėshtė shumė i dobėt”, i ka thėnė kryesocialistiti fermeri.

    Edhe fshatarėt e tjerė tė zonės janė ankuar pėr mungesėn e kanaleve tė kullimit, ndėrhyrjen zero nga shteti nė hidrovorin. “Nė 22 vjet demokraci nuk ėshtė pastruar asnjė kanal, nuk ėshtė bėrė asnjė vaditje dhe uji ėshtė qelbur. Ca tė bėjmė jemi nė mėshirė tė fatit. 22 vjet demokraci dhe ėshtė turp”, ėshtė shprehur njė prej fshatarėve.

    Ndėrsa njė bashkėfshatar i tij shton: “90 mijė lekė njė kuintal farė gruri. Unė punoj nė bujqėsi qysh 15 vjeē, tash 3 vjet asnjė fitimi s’kam. Asnjė kanal nuk punon nė kėnetėn e Kakarriqit, tash 15 vjet. Na dhanė 200 kile naftė pėr tė pastruar hidrovorin vjet dhe ato na i vodhi prapė. Ėshtė 14 mijė lekė njė dynym toke me e ba plug e 14 mijė lekė me e ba frezė dhe 7 me e mbjellė. I thonė njė dynym tokė, vetėm 1 dynym. Vetėm kashta na mbetet falė. Hidrofori i Balldrenit mbahet vetėm me gjuajt peshk, absolutisht pėr asnjė punė tjetėr, pėr peshk e pėr ngjala, pėr asnjė punė tjetėr”.

    Duke ju pėrgjigjur interesimit tė fshatarėve lidhur atė se ēfarė parashikon tė bėjė PS pėr tė ndryshuar kėtė situatė Kryetari i PS-sė ėshtė shprehur: “Ėshtė i gjithė cikli i bllokuar, se ata qė ju japin ju e prodhojnė me kosto shumė tė lartė pėr shkak tė naftės, ju e merrni me ēmime shumė tė larta dhe nuk zhvilloheni dot, por vetėm mbijetoni. Ėshtė e domosdoshme tė ndėrrojmė 100% politikė nė mėnyrė qė tė ulen kostot. Pa ulur kostot, pa hequr akcizėn e naftės, TVSH e naftės, taksėn e qarkullimit tė naftės, pa ulur nė zero TVSH e plehrave, pa e ulur TVSH e farėrave tė paktėn 10% dhe pa i dhėnė njė shtytje direkte ēdo blegtori sipas krerėve, por jo duke thėnė qė mbėshtesim vetėm ata qė kanė shumė krerė, por duke filluar nga mbėshtetja e gjithsekujt qė merr pėrsipėr kėtė punė, ky ėshtė falimentimi ekonomik i gjithė familjeve nė fshat. Ėshtė edhe falimentimi i ekonomisė kombėtare qė pa pasur mbėshtetjen tė fortė nė fshat nuk ka asnjė mundėsi. Ne sot kemi 1 me 10 import eksportin e prodhimeve blegtoral. Njė vend si yni qė importon 10 fishin e atyre qė eksporton pėr prodhime blegtorale ushqim direkt, ėshtė e paimagjinueshme, skandaloze”.


    tema
    Bllal bla blaaaaa Edi dhe Sala i rrujn B.then fshatit shqiptar qe eshte bere si te filmi "Vizitoret."..shembull i gjalle i tij eshte kryeqyteti i fshatrave te Shqiperise, Bathorja ose Berthamorja si i thote kunoti im ...
    SHQIPERIA MBI TE GJITHA

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    bathorja nuk eshte fshat
    eshte tirana metropolitane
    fshati eshte atje ku punohet toka, ku ka dele, lope

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e medaur
    Anėtarėsuar
    21-06-2006
    Postime
    865
    Citim Postuar mė parė nga Ziti Lexo Postimin
    bathorja nuk eshte fshat
    eshte tirana metropolitane
    fshati eshte atje ku punohet toka, ku ka dele, lope
    hahaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa i modh je zito....si the Eshte Tirana metropolitane.....
    SHQIPERIA MBI TE GJITHA

  6. #26
    A eshte gjendja e sotme e fshatit shqiptar pengese zhvillimi per te gjithe shoqerine shqiptare?

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Vend normal

    nga Edison Ypi mė 2012-10-29 nė orėn 7:18.PD ·

    Korabi, Tomorri, Gramozi, Dajti; pirgje pilafi tė ngrohtė prej nga dalin rrathė tė bardhė avujsh qė ngjiten drejt qiellit. Gjithandej keca dhe viēa tė therur shkuar nė heje druri me prush nėn tė, qė rrotullohen ngadalė nga shqiptarė tė ngeshėm e tė qeshur. Bregdeti shqiptar i gjithi i lagur nga dete kosi, dallgėt e bardha tė shkumbėzuara tė tė cilit kos rrahin pa rreshtur brigjet e pamposhtura tė tokės arbnore. Lumenjtė, Drini, Erzeni, Shkumbini, Osumi, Vjosa, sjellin nga malet lėngje frutash dhe lloj-lloj sherbetrash. Pėrrenjtė bartin drejt ultėsirave, birrė, raki, verė, uthull, ujė tė gazuar, pije freskuese, vaj ulliri. Liqenet plot me mjalt dhe gjalp tė freskėt. Ujėmbledhėsat plot me gjellė tė ngrohta gati pėr tu servirur nėpėr sofra qė janė koriet e blerta rrėzė kodrave. Gjithandej pemė me fruta ekzotike qė kujt t'i teket mund tė zgjasi dorėn t'i kėpusi t'i hajė. Njė erė e lehtė sjell nga qielli si gjethe vjeshte qė bien mbi tokė miliona banknota valutash tė huaja, kryesisht Euro dhe Dollarė. Banknotat qindėshe, ngaqė mes kėtij bollėku paraja nuk njihet, si prek njeri me dorė, i marin me fshesė i grumbullojnė nė kapica tė mėdha dhe, ose i djegin, ose i dėrgojnė nėpėr banja si letra higjenike. Njė diell i ndritshėm dhe njė hėnė e zbehtė, qė as lindin as perėndojnė kurrė, rrinė gjithė kohėn varur pėrballė njėri-tjetrit gjatė njė ditė tė pafundme nėn njė qiell tė kaltėr. Ca duke ecur, ca nė kėmbė, ca shtrirė, ca brinjas, gjithandej shqiptarė tė veshur e tė mbathur, faqekuq e tė shėndetshėm qė hanė e pinė e llafosen qetė e qetė ulur nėpėr stola ose mbi lėndina tė blerta. Nė kėtė Shqipėri nuk ka, jo vetėm pare, por as shtet, ligje, rend, polici. Nuk ka sepse nuk lysen. Qė dikush tė vrasi njė tjetėr apo veten, as qė bėhet fjalė. Asnjė fabrikė, asnjė punishte, asnjė punė. Tė gjithė bėjnė vetėm qef.
    Kjo lloj Shqipėrie ekziston vetėm nėpėr ėndėrra dhe pėrralla, dhe, si e tillė nuk mund tė jetė veēse Shqipėri e ėndėrrtarėve dhe budallenjve. Skeptikėt e sotėm, ata zagarėt e gazetave dhe tė televizioneve tė cilėt i bien ditė e natė legenit tek thonė papushim se Shqipėria nuk ėshtė vend normal, pra pisat qė bėjnė kėtė pohim kaq revoltues, kaq tė padenjė, kaq tė turpshėm, nuk janė aq budallenj sa tė mos e dinė se Shqipėria e mėsipėrme duke qėnė vend prrallor nuk mund tė jetė vend normal.Qė tė na kėnaqen dhe tė bien rehat skeptikėt e shitur si dhe ne tė tjerėt nga lehjet e tyre, duhet gjetur njė model i ndryshėm.Nė kėrkim tė atij modeli, t'i hedhim njė sy njė Shqipėrie tjetėr.Korabi, Tomorri, Gramozi, Dajti, etj., male tė zymtė, tė egėr, ku kullosin ca dele zgjebarake dhe ca cjepėr ngordhalaqė kooperative. Rrėzė kėtyre maleve nė ca fshatra tė mjerė me ca shtėpiza si kotece dhe pa rrugė mbijetojnė fshatarė tė sterrosur nga tė ftohtėt dhe tė pangrėnėt qė flasin me vete tek ikin. Drejt vendbanimeve bregdetare, shtigje plot gropa qė as Dreqi s'mund t'i quaj rrugė. Tė tilla vende, me Italinė jo mė pak se 100 kilometra larg, quhen "Zona Kufitare". Banorėt e pakėt tė kėtyre "Zonave Kufitare", sa ngaqė s'kanė ētė bėjnė, po aq dhe nga tmerri i ēizmes sė kufitarit mbi zhavorrin e bregut, j'a kėrrcasin gjumit qė nė pes' e gjysėm pasdite. Po ky muhabet, madje edhe mė i egėr, nė fshatrat e kufirit tokėsor. Pėr lumenjtė dhe pėrrenjtė qė rrjedhin tė qetė drejt detit, s'i vete mendja kurrkujt pėr t'i parė si rrjedhin e si shushurisin. As poetėve, tė cilėt kompromentojnė talentin duke shkruar vargje pėr tė vetmen parti qė sundon me zjarr e hekur me nė krye kurvin. Bujqėsia prodhon pak fruta tė vogla, tė shtremta, tė krimbura. Nėpėr qytete ca si dyqane qė brenda kanė vetėm kavanoza. Qytetarė shqiptarė tė detyruar tė spiunojnė dhe tė spiunohen me njėri-tjetrin, tė murrėtyer nė surrat ecin si nė jerm rrugėve. Ca si fabrika s'prodhojnė dot asgjėprejgjėje, as lugė pėr tė ngrėnė, as pranga pėr tu lidhur. Gjithēka vjen nga Jugosllavia, Rusia, Kina. Punishte druri prodhojnė karrike dhe divane qė kalben dhe u kėputen kėmbėt gjashtė muaj pasi i ke blerė me kursimet e dhjetė viteve. Dhe ashtu mbeten pėrgjithmonė ato karrike e divana, kur, nga frika mos rrėzohet, gjėja e parė qė mikpritėsi i thotė mysafirit, nuk ėshtė "mirseerdhe", por "prit ta vendos si duhet kėmbėn e karrikes". Pare ka, por aq pak, sa nuk u dihet vlera. Shumė ka vetėm njė gjė; Shtet. Madje nė kėtė Shqipėri gjithēka ėshtė shtet.Me siguri as kėtė Shqipėri, qė ėshtė Shqipėri diktatoriale, skeptikėt e sotėm tė pasuruar, nuk e quajnė vend normal, dhe nuk e duan.Po ēfarė Shqipėrie duan horrat skeptikė tė gazetave qė ta quajnė vendin e tyre vend normal ?!Tė provojmė edhe njė tjetėr Shqipėri, qė ndoshta mund ta quajnė vend normal.Tomorri, Gramozi, Dajti Dhėmbeli, etj., male si gjithė malet me kullota, pyje, stane. Rrėzė maleve, fshatra ku shqiptarė tė fuqishėm sepse tė lirė, me pare kurbeti, ose biznesi blegtoral, bujqėsor apo industrial, kanė ngritur shtėpi tė reja me oborre tė mėdhenj, garazhe, basene, ngrohėsa diellorė dhe plot mrekullira tė tjera. Shqipėria ka hyrė nė NATO. Pra ėshtė bėrė e paprekėshme, dhe deliret me armiq tė huaj qė Shqipėrinė e kanė halė nė sy dhe kockė nė fyt, tashmė janė paradokse. Bunkerėt e fushave janė shkatėrruar pėr tė liruar tokat bujqėsore nga pushtimi i turpshėm i vetvetes. Mė nė fund, si nė ēdo vend normal, nėse fanatikė partiakė tė paguar, tė stėrvitur dhe tė armatosur nga banditė qė i gėnjen mendja se nė pushtet mund tė vinė me forcė, sulmojnė institucionet, meqėnėse kėto institucione nuk mbrohen me infermierė por me njerėz tė armatosur, jo sepse ashtu i teket njėrit e tjetrit, por sepse ashtu e urdhėron Ligji, kėta aventurierė kriminalė vriten. Ligji gjithashtu ta respekton edhe tė drejtėn pėr tė vdekur nėse tė teket tė bėsh, pėr shembull, grevė urie. Sepse Shteti demokratik, qė i shėrben shumicės sė arėsyeshme dhe jo njė pakice tė ēmendur tė papėrfillėshme, ėshtė bashkėsi instrumentash, dhe jo bashkėsi sentimentesh, emocionesh, subjektivizmash. Tė gjitha venbanimet bregdetare janė vende turistike qė, si pėr shqiptarė dhe tė huaj, mund tė arrihen pėrmes rrugėve tė asfaltuara. Restorante, hotele, supermarketa tė panumurta gjithandej. Nė Europė, sė cilės pas pak do t'i pėrkasin me tė gjitha efektet, shqiptarėt mund tė venė e tė vinė lirisht pa viza. Pėr tė ngrėnė e pėr tė pirė sa tė pėllcasėsh. 90 % e fshatrave kanė nga dy e nga tre sallona bukurie. Nė ēdo lagje qyteti ka qėndra fitnesi, masazhi, palestra, qė frekuentohen nga mijėra e mijėra shqiptarė pėr tė mbajtur tė tonifikuar trupin dhe trurin. Cilitdo budalla qė s'ka asnjė ide pėr ta komunikuar, i mundėsohet tė thotė se ėshtė gazetar. Secilit tutkun qė s'lidh dot dy fjalė, i rezervohet e drejta tė thotė se ėshtė shkrimtar. Pra njė vend si gjithė vendet. Me nė kufi; Greqinė, totalisht anormale qė po pėrgatitet tė shesi copa nga vetja, Maqedoninė nėnėn e anormalitetit, pak mė tutje Italinė, dhe mė tej akoma Amerikėn, burgjet e tė cilave e kanė kaluar normalitetin e krimit pėrderisa prej vitesh kanė kapėrxyer dyfishin e kapacitetit.Nėse edhe kjo Shqipėri, qė ėshtė Shqipėria e sotme, s'ju duket vend normal, hiē mos mė falni qė po ua them; S'jeni skeptikė, jeni tė sėmurė tė pakurueshėm, nostalgjikė tė pandreqshėm, bėrllogje tė pa riciklueshme, klysha kurvi.

    MAPO, 29 tetor 2012
    www.edisonypi.com

  8. #28

    Rama dhe PS du je gjejė tregun fshatarėve shqiptarė!

    Rama: "Ne do tė ulim kostot e prodhimit dhe do t'ju gjejmė tregun"

    •Edi Rama ėshtė shprehur: “Kudo ėshtė e njėjta dramė. Nafta nė stratosferė, plehrat kimike nė stratosferė, farėrat nė stratosferė, plus tė pakontrolluara fare qė s’dihet se ēfarė janė. Dhe s’ka ujė pėr tė vaditur dhe s’ka kanale pėr tė kulluar.

    Publikuar mė 31.10.2012 | 17:25

    Vendosja e politikės bujqėsore kombėtare nė njė kuadėr europian nėn njė perspektivė me terma tė afatgjatė ėshtė njė nga tė rejat mė tė rėndėsishme tė qeverisjes sė ardhshme socialiste pėr fshatin. Kjo duke stimuluar nxitjen e prodhimit, duke ulur kostot e prodhimit, si dhe duke krijuar kushte qė prodhimi tė dalė nė treg. Programi i Partisė Socialiste ka analizuar zhvillimin kaotik tė 22 viteve dhe ka hartuar njė platformė, e cila pėrmban shumė elementė tė nevojshėm pėr tė lehtėsuar edhe agrobiznesin ne Shqipėri.

    Kėto premton Edi Rama nė vijim tė kontakteve tė tij tė vazhdueshme me fermerė, blegtorė, por edhe sipėrmarrės, qė kanė aktivitet nė fushėn e agrobiznesit. Edi Rama ka qenė sot nė mėngjes nė njė fabrikė, e cila merret me pėrpunimin e produkteve tė agrikulturės, kryesisht speca, fruta dhe perime. Por situata si pėr atė qė pėrballet me "tokėn" ashtu edhe pėr atė qė merret me agrobiznes ėshtė tejet e vėshtirė. Pronari i fabrikės tregon njė histori tė vėshtirė kur thotė se e gjithė lėnda e tij e parė vjen nga jashtė: "Speci ėshtė deficitar. Gjithmonė marrin nga Kosova ose nga Maqedonia. Pėr shembull specin djegės, 150 tonė, e kam marrė tė gjithin nga Maqedonia. S’ka kėtu. Kėtu tė duash tė mbledhėsh 50 tonė spec djegės, nuk i mbledh sot. Duhet tė jesh hero legjendar".

    Takimet e kryesocialistit Rama kanė vijuar nė fushat djerrė tė Arbanės, Vishnjės e Vaqarit, tė lėna nė mėshirė tė fatit. Fshatarėt janė shfaqur tė lodhur nga pritja dhe tė rrėnuar nga mospasja. “Shih e shkruaj. Nafta ka shkuar aty ku dihet, s’ėshtė nevojė tė bėsh komente. Dritat po ashtu, pensioni po dihet. Sa pension marr unė, 132 mijė lekė, 50 vjet punė. Fasule jo, miell misri jo, katundari kėtė ka”, thotė njėri prej fshatarėve, ndėrsa njė tjetėr nė krah tė tij e plotėson: “Kėtu s’ėshtė vėnė dorė fare. Ka 20 vjet qė bujqėsinė se njeh njeri, sikur s’ekziston fare”. Diskutimet vazhdojnė me tė njėjtin intensitet, sikundėr edhe shqetėsimet e tyre tė pėrditshme. “Kėtu ka pas ēdo gjė: grurė, misėr, perime. I kemi pas ēuar edhe nė Gjermani domatet. Bujk 50 vjet dhe s’kemi domate turshi, ēfarė kėrkon mė!!!”, shfryn i pakėnaqur njėri prej fshatarėve. Njė tjetėr bashkėfshatar i tij shprehet: “Ka shkuar dynymi tokės 50 mijė lekė, ne punojmė. Ēfarė punojmė ne?! Jam blegtor pėr vete, se kam blegtori. Unė po i mbaj me forca, me borxhe po i mbaj. Borxh po i marr qė tė mbaj blegtorinė”.

    Nė pėrgjigje tė shqetėsimeve tė ngritura nga fermerėve, kreu i Partisė Socialiste, Edi Rama ėshtė shprehur: “Kudo ėshtė e njėjta dramė. Nafta nė stratosferė, plehrat kimike nė stratosferė, farėrat nė stratosferė, plus tė pakontrolluara fare qė s’dihet se ēfarė janė. Dhe s’ka ujė pėr tė vaditur dhe s’ka kanale pėr tė kulluar. Jemi vendi i dytė nė Europė pėr burime ujore, njė pasuri e jashtėzakonshme dhe jemi i vetmi vend nė Europė sot qė nuk ujit dot tokėn e vet dhe qė s’ka ujė tė pijshėm pėr njerėzit e vet nė shumė pjesė tė vendit. Kjo ėshtė njė gjė e paimagjinueshme. Ne nuk mund tė pretendojmė qė tė krijojmė kushte pėr njė Rilindje tė Fshatit pa bėrė premtime tė bujshme, por duke marrė njė angazhim tė qartė; do sistemojmė ujitjen dhe kullimin patjetėr, s’ka rrugė tjetėr. Do ulim naftėn nė nivele tė pranueshme pėr bujqėsinė e pėr peshkimin dhe me patjetėr do stimulojmė nxitjen e prodhimit duke ulur kostot e prodhimit dhe do krijojmė kushte qė prodhimi tė dalė nė treg. Pėrndryshe, edhe ata qė prodhojnė i keni parė rrinė nė anė tė rrugėve pėr tė mbijetuar. Turp i madh!"

    Ujitja dhe kullimi sipas Programit pėr Rilindjen e Fshatit janė dy ēėshtje, tė cilave do t'u jepet zgjedhje pėrfundimtare brenda mandatit tė parė qeverisės sė PS.



    /Shekulli Online/M.A./

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •