-
Shpresoj qe gjuha shqipe te mos zhduket.
Gjuha eshte thjeshte nje lloj kodi te cilin qeniet e gjalla e perdorin(te gjitha qeniet e gjalla p.sh.delfinet kane djalekte brenda gjuhes se tyre) per komunikim.Metamorfoza dhe evulimi i gjuheve kryhet ne menyre te natyrshme dhe nuk ndiqet ndonje rregull per kete ndryshim.
Deri ne fillim te shekullit te kaluar ndryshimi i gjuhes,asaj standarte,i detyroheshe me shume shkrimtareve dhe me pak klasave te ulta (te cilat jane shumica e gjuhefolesve) dhe aq me teper qe keto te fundit ishin pothuajse krejtesisht analfabete.Por te tilla kushte krijonin mundesine edhe te behej nje lloj "Lidhje e perjetshme" midis shkrimtarit-gjuhes -popullit p.sh. Dante,Cervantes,Shakespeare etj.Dante kete e ka bere me mrekullisht nga te tjeret sepse ai e rroku gjuhen ne te gjitha anet e saj:shkruajti gjuhen vullgare te popullit (duke marre nga te gjitha djelektet e Italise,kryesisht nga ai fiorentin), shkruajti diēka poetikisht te jashtezakonshme njembedhjeterrokshe, kreu drejtshkrimin e italishtes,qe permban ende sot,shprehu koncepte filozofike, poetike, natyrore,historike etj... pra u rrah me italishten nga te gjitha anet.
Shkrimtari ende sot eshte pasuruesi me me peshe dhe pergjegjesi i gjuhes por sot,pak ndryshe nga shekujt e kaluar,me anet e mjeteve te komunikimit kemi te bejme me nje lloj "hutimi" ose "perēartje" te gjuhes.Jo vetem fakti se tani ka gjuhe nderkombetare qe jane te detyrueshme nga nevojat te fliten ,por edhe sepse keto mjete komunikimi te detyrojne te huazosh fjale qe kane te bejne me to e meqenese ky modernizim nuk mbiu nga ne por e morem,atehere jemi te detyruar ta pranojme nga te gjitha anet.Kjo eshte nje forme huazimi e shkalur dhe pa kriter.
Nje fakt tjeter i teknologjise eshte se ka krijuar kushtet qe cilido individ te shkruaj diēka dhe kjo diēka (ne shumicen e rasteve pa pike rendesie dhe e shkruar keq ) te jete fryt i nje komunikimi te gjere (pa pike rendesie dhe te shkruar keq) me nje lloj gjuhe te bastarduar ne menyre injorante dhe meqenese kjo klase shoqerore perben shumicen,atehere gjuha eshte e detyruar te perdhunohet ne menyre vazhdueshme dhe pa mbarim.
Sipas nje studimi,ne njeqind vitet e ardheshme me shume se gjysma e gjuheve te botes do te pushoj se foluri.Predominimi i anglishtes eshte i pandalshem por edhe i gjuheve te tjera,sidomos perendimore sepse teknologjia vjen prej andej dhe ne shumicen e rasteve kerkohet te kopjohet menyra e te folurit e shoqurar nga menyra e jeteses dhe kjo krijon nje lloj varesie sepse shpesh tregon ate qe nuk ke,por ne menyre paradoksale,e tregon me ane te mjeteve teknologjike.
Do te deshiroja qe ne ,si shqiptare ,mos ta dhunonim kete gjuhe.Ne kemi fatin te flasim nje gjuhe qe pedoret prej pese milion njerezish ,ne shtate miliarde te tille, dhe kjo na ben te rralle.Kemi fatin te flasim nje lloj gjuhe qe akoma sot nuk i dihet zanafilla e saj dhe nuk ka te bej me asnje gjuhe tjeter ne bote:eshte nje lloj gjuhe qe strukturen e ka origjinale dhe qe mund te shprehi te gjitha konceptet e mundshme me larmine e te gjitha ngjyrave dhe me ate paskajore qe na e kane zili te gjithe.Ne jemi si gjithe njerezia e botes por asgje tjeter nuk na ben me te rralle se sa gjuha jone.
-
Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Ke-ler pėr postimin:
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt