Close
Faqja 2 prej 12 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 117
  1. #11
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-05-2009
    Vendndodhja
    Thorolld ON
    Postime
    224
    a thua te jete kaq i ulet hashimi ?

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    Labiiiii

    Citim Postuar më parë nga Labiiiii Lexo Postimin
    a thua te jete kaq i ulet hashimi ?
    veq lodhesh se per mate ulet dhe jo njerzor se hashimon ske ne tokat shqiptare esht nje insekt infektues

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    e panjohura

    Citim Postuar më parë nga e panjohura Lexo Postimin
    Sa gjynah prej Kryeministrit qe ishte pa kulm mbi koke....Nuk dij a e dijn edhe vet gazetaret qe keto jane genjeshtra te kulluara,po ai si kryeminister dhe,,hajn''qe po e quani,nuk do kishte nevoj per ,,lemosh''...Eu,,bota sot'' eu...
    ju ende sjeni bind se ky esht nje ish llopov i zvicrres se mej than hajn shqip krenohet pyffffff shiqone villen e tije kurse shokt qe luftuan skan proteza per gjymtyret e tyre kurse disa as buk per femie te tyre ka shum ne kosove

  4. #14
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    www.arberiaonline.com
    Postime
    1,187
    Citim Postuar më parë nga beni33 Lexo Postimin
    ju ende sjeni bind se ky esht nje ish llopov i zvicrres se mej than hajn shqip krenohet pyffffff shiqone villen e tije kurse shokt qe luftuan skan proteza per gjymtyret e tyre kurse disa as buk per femie te tyre ka shum ne kosove
    Me qen vetem ajo Ville e tij o BEN , po ja bojm Hallall po ajo ville esht vetem 1% e asaj te vertetes :

    Vëllai i vogël i Kryeministrit po ndërton kompleks banesash
    Blerim Thaçi është hisedar në kompaninë “Iliria Building” që po ngret një kompleks banesor në Prishtinë, ndërtimi i së cilës mund të kushtojë rreth 4 milionë euro. Thaçi dhe ortaku i tij Milaim Cakiqi, i cili është fqinj i Kryeministrit dhe bashkëpronar i Liria FC që kishte qenë e përfshirë në një privatizim të manipuluar, nuk kanë pranuar të tregojnë prejardhjen e fondeve që po i investojnë. Kompania e tyre ishte regjistruar në janar 2009 dhe në faqen e saj në internet nuk figuron se ka kryer ndonjë projekt tjetër.
    Blerim Thaçi, i vëllai i vogël i Kryeministrit Hashim Thaçi, është bërë pjesë e tregut të shitjes së patundshmërive. Ai është hisedar në një kompleks milionësh që është duke ... http://botasot.info/def.php?category=3&id=164624 ndërtuar në lagjen Mati 1 në Prishtinë.
    .....NJE DITE I PAGUN TE GJITHA PA MERAK .

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Vëllai i vogël i Kryeministrit po ndërton kompleks banesash



    Blerim Thaçi është hisedar në kompaninë “Iliria Building” që po ngret një kompleks banesor në Prishtinë, ndërtimi i së cilës mund të kushtojë rreth 4 milionë euro. Thaçi dhe ortaku i tij Milaim Cakiqi, i cili është fqinj i Kryeministrit dhe bashkëpronar i Liria FC që kishte qenë e përfshirë në një privatizim të manipuluar, nuk kanë pranuar të tregojnë prejardhjen e fondeve që po i investojnë. Kompania e tyre ishte regjistruar në janar 2009 dhe në faqen e saj në internet nuk figuron se ka kryer ndonjë projekt tjetër.
    Blerim Thaçi, i vëllai i vogël i Kryeministrit Hashim Thaçi, është bërë pjesë e tregut të shitjes së patundshmërive. Ai është hisedar në një kompleks milionësh që është duke u ndërtuar në lagjen Mati 1 në Prishtinë.

    “Iliria Building”, një kompani e përbashkët e Blerim Thaçit e Milaim Cakiqit, planifikon të ndërtojë 102 banesa në dy objektet e kompleksit “Blloku A 21”, bazamentet e së cilave tashmë janë ngritur.

    Blerim Thaçi nuk ka pranuar të japë përgjigje për mënyrën e sigurimit të mjeteve për ndërtimin e këtij kompleksi edhe pse kjo i është kërkuar për dy javë rresht. Ai nuk figuron në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë (ARBK) që ka pasur ndonjë biznes me qarkullim të madh financiar.

    Edhe Kryeministri i vendit Hashim Thaçi, i cili është pyetur nëse e di që i vëllai është i përfshirë në biznesin e patundshmërive, nuk ka kthyer përgjigje për Gazetën Jeta në Kosovë.

    Shefi i Kabinetit të Kryeministrit, Abelard Tahiri, fillimisht ka premtuar se do të njoftonte kreun e ekzekutivit për pyetjet, por më vonë nuk pranuar të komentonte për këtë çështje.

    Milaim Cakiqi, ortaku i vëllait të Kryeministrit, ka thënë se aksionarët nuk janë të obliguar të flasin për “Iliria Building”.

    “Ne jemi privatë dhe nuk japim llogari për punën tonë. Është çështje e jona se çka bëjmë dhe si investojmë”, ka thënë Cakiqi. “Blerimi është vëlla i Kryeministrit por kjo nuk do të thotë që obligohemi të përgjigjemi për biznesin tonë”

    Milaim Cakiqi është fqinj i Kryeministrit të vendit Hashim Thaçi në lagjen “Prishtina e Re-Perëndimi” afër Veternikut. Ai gjendet edhe në listën e banorëve të kësaj lagje që kanë marrë pëlqimin urbanistik për të ndërtuar në këtë zonë.

    Parcela me numër 28/7, ku është duke u ndërtuar kompleksi “Iliria Building”, ka një hapësirë prej 3 mijë e 729 metra katrorë. Sipërfaqja për ndërtim në këtë hapësirë, sipas shënimeve në faqen zyrtare të kësaj kompanie është mbi 23 mijë e 390 metra katrorë.

    “Blloku A 21” është i ndarë në dy objekte në të cilët do të ndërtohen 102 banesa sipërfaqja totale e të cilave është mbi 9 mijë e 700 metra katrorë. Hapësira për ndërtimin e lokaleve afariste ka një sipërfaqe prej 1593 metra katrorë ndërsa sipërfaqja e parkingut ka një hapësirë prej 5 mijë e 269 metra katrorë.

    Trotuaret, pllatotë dhe rrugët brenda kompleksit kanë një hapësirë prej 1298 metra katrorë , korridoret kanë 1606 metra katrorë , etazhet teknike kanë një hapësirë prej 836 metrash katrorë ndërsa sipërfaqja e gjelbëruar ka një hapësirë prej 768 metrash katrorë.

    Veç banesat e lokalet afariste kanë një hapësirë prej 11 mijë e 200 metrash katrorë.

    Kompanitë e ndërtimit - Kompanitë “Al Trade” dhe “Standard” kanë thënë për Gazetën Jeta në Kosovë - se mesatarja e kostos për ndërtimin e një metri katror në Prishtinë sillet prej 350 deri në 400 euro.

    Në bazë të kësaj mesatareje, ndërtimi i banesave e lokaleve afariste me sipërfaqe prej mbi 11 mijë e 200 metrash katrorë mund të kushtojë afro 4 milionë euro. Ndërsa mesatarja e shumës që sigurohet nga shitja e tyre mund të shkojë deri në 7-8 milionë euro, që i bie 3-4 milionë euro profit.

    Ndërkohë kompania “Iliria Building”, sipas Gazmend Mejzinit, kryeshef në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve, është regjistruar më 14 janar të vitit 2009.

    Në regjistrin e biznesit figuron se ka statusin e Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar ku kapitali themelues për regjistrim është 10 mijë euro. Kjo kompani, siç figuron në certifikatën e biznesit, ka vetëm dy punëtorë.

    Adresa e saj shënohet se është Çagllavica. Blerim Thaçi është person i autorizuar për Çagllavicë ndërsa Milaim Cakiqi është përgjegjës për Prishtinë.

    “Iliria Building” ka për aktivitet kryesor Tregtinë me Pakicë të Karburanteve dhe Lubrifikanteve ndërsa është e regjistruar edhe për aktivitete tjera si ndërtimi i lartë dhe ndërtimi i ulët si dhe aktivitetet që kanë të bëjnë me ndërmjetësim në tregtinë e lëndëve djegëse, xeheve, metaleve dhe produkteve industriale kimike. / JNK
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  6. #16
    ...in the battle of Love! Maska e Pirate of Love
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    Made in Lugina!
    Postime
    1,030
    mund ta marre mende, sa here kane per ta share me nene e me babe JU-ES-EJ-JAT Thaqin bashke me kete A(r)kan-in, i lexo emrin njehere nc,nc,nc
    ...nuk i dihet kurre, nuk i dihet kurre, ndoshta vjen momenti...!

  7. #17
    Djalë Drenice Maska e Lexuesi_
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014
    Citim Postuar më parë nga Pirate of Love Lexo Postimin
    mund ta marre mende, sa here kane per ta share me nene e me babe : JU-ES-EJ-JAT Thaqin bashke me kete A(r)kan-in, i lexo emrin njehere nc,nc,nc

    Bre qata nana thaqit per dite po e bajke ka 1 bebe prej shamjeve te tyne :Nja i zi nja i bardh nja i shkurt nja i gat nja o holl nja i trash edhe ata vet e din qe na i shajm, na po i shajm ata po na vjedhin.

    Apet barz po mbesim bilem na humbsa .

  8. #18
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    pse ju mor shoke ta kishit vellain kryeminister do pastronit nevojtoret?

  9. #19
    ...in the battle of Love! Maska e Pirate of Love
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    Made in Lugina!
    Postime
    1,030
    Citim Postuar më parë nga Lexuesi_ Lexo Postimin
    Bre qata nana thaqit per dite po e bajke ka 1 bebe prej shamjeve te tyne :Nja i zi nja i bardh nja i shkurt nja i gat nja o holl nja i trash edhe ata vet e din qe na i shajm, na po i shajm ata po na vjedhin.

    Apet barz po mbesim bilem na humbsa .

    edhe thane Thaqi, duke e kenduar kengen: mbahu nene oooooo mos ke frike se ta shilojne gjer ne Amerike
    ...nuk i dihet kurre, nuk i dihet kurre, ndoshta vjen momenti...!

  10. #20
    Citim Postuar më parë nga Pirate of Love Lexo Postimin
    edhe thane Thaqi, duke e kenduar kengen: mbahu nene oooooo mos ke frike se ta shilojne gjer ne Amerike
    hahahahaha ju veq shilonja nje nane, ai po shilon shum nana, u knaq biri

Faqja 2 prej 12 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •