Close
Faqja 10 prej 12 FillimFillim ... 89101112 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 117
  1. #91
    i/e regjistruar Maska e dijetari
    Anëtarësuar
    30-03-2009
    Postime
    1,189
    Citim Postuar më parë nga derjansi Lexo Postimin
    po ti me "dijetarin" cka kuptoni?

    ju jeni ne gjendje flaken tja veni cdo seni veq hashimi mos te ngucet

    ju keni hashimin mbi gjithcka.

    bajram rexhepit meritat qe fitoj gjat luftes nuk ja mulojn deshtimet e te sotshme. lufta ka 13 qe ka maru e hala sot ne kosov pydykyja hec me iden qe na luftum (qe kan luftu ne hamam) e tash kemi te drejt te bojm cka te dum.
    A ke pa ndonje ender o derjansi,po edhe ti ke luftua me siguri.........por ku???
    [COLOR="Blue"][/COLO

    Duart e plakes, jan duar te arta.

  2. #92
    i/e regjistruar Maska e dijetari
    Anëtarësuar
    30-03-2009
    Postime
    1,189
    Citim Postuar më parë nga LeNiMaDe Lexo Postimin
    E kam kuptuar,jo vetem ket postim ,por shum te tjera ,por me erdhi keq qe po ofendoni pa arsye,ketu secili ka te drejt ta shpreh mendimin e vet,pasi ketu nuk po debatoni si nji shqiptar i pa anshem por si nje tifoz partiak,don te thot qe nuk eshte e rendesishme se a punon partia X mir a keq ,e rendesishme eshte qe gjithqysh ta perkrah at parti qe kemi qen adhurues i kesaj partie,pa marr parasysh se qfar pune ajo ben.Un psh. kam qen adhuruese e Dr.Rugoves ,por pas vdekjes se ti un nuk jam me adhurues i asnji partie apo lideri ,punen e kurtit e percjelli por nuk don te thot qe edhe e votoj ,edhe R.Haradinajn nuk mendoj keq per te por ne votime nuk votoj as per te ,e sa u perket tjereve nuk ka qe e meritojn te drejtojn popullin.
    Ket qe ti shkrove,un gjithnje jav kam ceke qe te gjitheve,mos te kritikojn ,por lete tregojn ne te ,me bindin se si behet me mirre se qe esht tu be qeverija ......

    Puna ta jep titullin .....sikurse edhe mua....
    [COLOR="Blue"][/COLO

    Duart e plakes, jan duar te arta.

  3. #93
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    Citim Postuar më parë nga dijetari Lexo Postimin
    Ket qe ti shkrove,un gjithnje jav kam ceke qe te gjitheve,mos te kritikojn ,por lete tregojn ne te ,me bindin se si behet me mirre se qe esht tu be qeverija ......

    Puna ta jep titullin .....sikurse edhe mua....
    Keshtu dhe do te ecim per para ,vetem bashk duke e larguar te keqen nga kosova .

  4. #94
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Me shkollë të mesme, por ambasador në SHBA


    Prishtinë - Ambasadori i ri i Kosovës në Uashington, Akan Ismaili, nuk ka diplomë fakulteti.


    Kështu i kanë thënë KTV-së burime të afërta me Komisionin parlamentar për Punë të Jashtme që kanë intervistuar Ismailin para se të emërohej ambasador në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Por mungesa e diplomës së fakultetit për ambasadorin Ismaili nuk shihet si problem nga kabineti i Presidentes Atifete Jahjaga.

    Këshilltari i Presidentes, Ramush Tahiri, ka deklaruar se me Ligjin aktual për Shërbimin Diplomatik të Kosovës nuk është detyrim diploma e fakultetit për t’u emëruar ambasador.

    Ndërsa, Ministria e Punëve të Jashtme ka kritikuar anëtarët e opozitës në Komisionin për Punë të Jashtme se kanë keqpërdorur procesin e emërimit të ambasadorëve të rinj.
    Ministria e Jashtme, që dikur udhëhiqej nga deputeti i LDK-së Skënder Hyseni, i është kundërpërgjigjur këtij të fundit.

    Kritikat e Hysenit se po shkelet Ligji për Shërbimin Diplomatik të Kosovës, në Ministrinë e Jashtme i quajnë deklarata joparimore.

    Opozita në vazhdimësi ka kritikuar qeverinë dhe Ministrinë e Jashtme se po bën shkelje ligjore me rastin e emërimeve të ambasadorëve.

    Ndërkohë që kjo po kundërshtohet nga pushteti, nga ana tjetër deputetë të PDK-së kanë thënë se defekte ka edhe në Ligjin për Shërbim Diplomatik që, sipas tyre, është i paqartë.
    /Start/
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  5. #95
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    Nuk ka lidhje qe nuk ka fakultet , e gjith qeveria eshte e pa shkoll,mendojeni te vjen nji ambasador me fakultet ,do tua prish strukturen,por me vjen cudi ,ky ka pare qysh nuk e paska marr me pare ,si qeveritaret te cilet prej shkolles fillore e deri tek doktoratura i muaren pas luftes me lek.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Sharri-Liburna : 24-04-2012 më 17:27
    Zhduku nga tokat Arbrore, qelbesira Aziatike

  6. #96
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    Citim Postuar më parë nga dijetari Lexo Postimin
    A ke pa ndonje ender o derjansi,po edhe ti ke luftua me siguri.........por ku???
    Je shum pa lidhje. Ske as aftesin ma te vogel per bashkbisedim ose debat.

    Hiqe nick dijarar se nime kujtojn njerzit se din dicka. Mos i zhgenje. Se dijetar si puna yte ka hasha ne qeveri pranej shkojn punt n hamam. Kujtojn gjinja se jan dijetar e morin persiper detyra qe skan as ma te voglen dieni per to.
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  7. #97
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    Citim Postuar më parë nga derjansi Lexo Postimin
    Je shum pa lidhje. Ske as aftesin ma te vogel per bashkbisedim ose debat.

    Hiqe nick dijarar se nime kujtojn njerzit se din dicka. Mos i zhgenje. Se dijetar si puna yte ka hasha ne qeveri pranej shkojn punt n hamam. Kujtojn gjinja se jan dijetar e morin persiper detyra qe skan as ma te voglen dieni per to.
    Kjo ka fillu te behet si semundje tek ne në kosovë,vet e emnojn vehten doktor shkence dhe ashtu mbetet nuk ka randesi se a ka ber punim shkencor apo jo ,me rendesi eshte te jet militant i te pa shkolluareve ,qfar titulli te duash ,ate e ke.
    Zhduku nga tokat Arbrore, qelbesira Aziatike

  8. #98
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    Citim Postuar më parë nga seleukeia Lexo Postimin
    Kjo ka fillu te behet si semundje tek ne në kosovë,vet e emnojn vehten doktor shkence dhe ashtu mbetet nuk ka randesi se a ka ber punim shkencor apo jo ,me rendesi eshte te jet militant i te pa shkolluareve ,qfar titulli te duash ,ate e ke.
    Dijetari po perpiqet te jet me i qet ,por me siguri qe keni armiqesi me te vjetra ketu ne forum,por besoj se edhe ketu do te mbesin ,nuk do te transmetohen edhe jasht,ky eshte vetem nje debat.

  9. #99
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    Shtëpinë ia dhuruan UÇK-së, qe 13 vjet jetojnë pa kulm mbi kokë

    Edhe pse shumë shtetas të Shqipërisë kanë gjetur veten në Kosovë, banorët e viseve veriore të Shqipërisë, të cilët pësuan nga lufta e Kosovës hasin në vështirësi. Shpesh ata nuk kanë as çati mbi kokë.
    Nëse del në qendrat perëndimore të Kosovës nuk të duhet kohë e gjatë për të takuar banorë të zonave veriore të Shqipërisë, të cilët kanë ardhur në Kosovë me shpresën për një jetë më të mirë. Por jo secilit i buzëqesh fati me zhvendosjen në Kosovë. Miftar Hajdinaj 43 vjeç nga Padeshi i Tropojës jeton prej 13 vitesh në Deçan me bashkëshorten dhe të katër fëmijët e tij. Dikur pronar i dy shtëpive me rreth 6 hektarë tokë vetëm qindra metra larg brezit kufitar Kosovë-Shqipëri, ndërsa sot ai jeton në një barakë të drunjtë në një qendër kolektive, në pritje të një premtimi të parealizuar.
    Miftar Hajdinaj i mbetet baraka e drunjtë
    Ky ndryshim në jetën e Miftar Hajdinaj nuk ndodhi rastësisht. Ai mori pjesë në fundin e viteve 90-të në luftën e Kosovës: “Po vallahi! Kemi hy n´luftë veç për hir të kombit se na ka dhimbtë zemra. Unë për vete i kam lanë gruan me tri fëmijë n´familje t´vet dhe ua kam leshu Sali Çekut e Agim Ramadanit dy shpiat, njërën për shtab tjetrën për spital në Padesh. Të gjithë e dinë se krejt n´fillim e kanë pas bazën te shpia jeme, se e kam pronën njëqind metra prej kufirit pranë Koshares. N´luftë të Koshares asht thy kufiri deri të shpia jeme edhe asht granatu e ba rrafsh me tokë. Janë granatu edhe të tjera e atëherë asht largu popullata. E atyre n´krye të shtetit të Kosovës ua kisha kujtu se na kanë lanë anash e s´janë marr ma e neve hiç, edhepse edhe na kemi qënë pjesë e asaj lufte e lirie”, flet z.Hajdinaj, duke parë me nostalgji kah bjeshka matanë së cilës gjendet vatra e tij e rrënuar.
    Edhe pse në betejën e thyerjes së kufirit Kosovë-Shqipëri Miftar Hajdinajt iu rrënua jeta e ndërtuar deri atëherë, ai përmend me krenari dy plagët nga kjo betejë, edhe pse as për to nuk i gëzon shpërblimet si invalid i luftës. Liria e Kosovës, atij nuk i dha gjë tjetër veç një barake të drunjtë, e cila është larg cdo përfytyrimi të dikurshëm jete në Kosovën e lirë. "Jetoj kurrqysh hiç! Me një social 80 euro. Pa punë, pa shpi, pa kurrgja. Punoj kah tm´muj punë krahu, n´mal e n´fushë. Kam luftu, jam invalid, kam humb gjithçka për këtë liri, e çështjen e banimit nuk e kam të zgjidhur e as të shtetësisë”, thotë z.Hajdinaj.
    1.075 leje qëndrimi për shtetasit e Shqipërisë
    Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, citon DW, që nga viti 2005, kur Republika e Kosovës filloi me lëshimin e lejeqëndrimit për shtetasit e huaj, janë lëshuar 1,075 leje qëndrimi për qytetarët e Shqipërisë, 218 prej të cilave vetëm vitin e kaluar. Këta qytetarë kanë të drejtë të aplikojnë për qëndrim të përhershëm pas 5 vitesh, përderisa familjarët pas 3 vitesh. Por, megjithëse ka aplikuar tash tri vjet, z. Hajdinajt as këtu nuk i eci mbarë.
    “Jam nënshtetas i Shqipërisë. Kam apliku për dyshtetësi, sa e nxjerr një më thonë nxjerr edhe një tjetër. Nuk di çka kah bahet, veç shpresa. E meritoj, jo vetëm unë po shumë të mi që jemi këtu, kemi luftu e edhe janë vra, e jetimat ua kanë lanë rrugëve. Veç ndoshta bahet ma mirë”.
    Diku as behari nuk vjen si kudo tjetër
    Në një lagje rrëzë bjeshkëve që ndajnë Kosovën me Shqipërinë në perëndim të Deçanit, nuk i gëzohen as beharit për shkak të insekteve, brejtësve dhe zvarranikëve. Por edhe Zyhra Regjaj, shtetase e Shqipërisë i duron këto kushte mizerje me shpresën për zgjidhjen e problemit të banimit. “Po rrnojmë për faqe t´zezë... Vallahi, na mbytën minjtë brenda.Tetana ato tesha të faluna na i kanë ba krejt copa. Jam vet e katërt. Djalin e kam t´operum puna e luftës n´këmbë. Por, s´merr asgja. As ndihmë sociale as send hiç!”
    Qendra për Mirëqënie Sociale në Deçan, aktualisht jep asistencë sociale për 9 familje me 57 anëtarë. Kushti parësor: banor i Kosovës, thotë Sadik Tolaj, udhëheqës i skemës së ndihmës sociale brënda kësaj qëndre: “Për momentin marrin nëntë familje me 57 anëtarë. Ata marrin njësoj si shtetasit e Kosovës. Kategoria e pare është kryefamiljari. Kategoria e dytë janë dy prindërit e papunë dhe anëtarë të tjerë janë në shkollim. Këto janë dy kategori, në bazë të anëtarëve të familjes. Është prej 40 deri në 80 euro. Dmth për një anëtar 40 euro deri në 80, por maksimalja 80 euro”.
    Hapa drejt lehtësimit të jetës së këtyre banorëve
    Megjithëse as në Kosovë integrimi nuk është i lehtë, shumica prej shtetasve të Shqipërisë tashmë janë pozicionuar nëpër institucione të Kosovës dhe misione ndërkombëtare, varësisht nga përgatitja profesionale. Meqënëse ekonomia e pazhvilluar në Kosovë nuk ofron mundësi punësimi as për shtetasit e Kosovës, vështirësitë për banorët e këtyre viseve vazhdojnë. Edhe pse nuk ka shifra të sakta të të zhvendosurve nga viset veriore, Ambasada e Shqipërise po bën përpjekje të vazhdueshme për t´ua lehtësuar jetën shtetasve të saj brenda Kosovës, thekson Andi Xhoi, këshilltar në këtë ambasadë.
    “Infrastruktura rrugore në ato zona në pjesën më të madhe është rregulluar. Në mes të qeverive tona ka një marrëveshje për qarkullim të lirë në zonat kufitare, që lejon qarkullimin deri në 20 kilometra përtej vijës kufitare me një dokument të thjeshtë. Qeveria ka marrë vendim për hapjen e disa pikave kufitare Kosovë-Shqipëri dhe konkretisht është në proces një në Qafëgjonaj dhe një në Padesh, ndërsa në një të ardhme të afërt do të hapen edhe në Borje, Zapod dhe Dobrunë”, thotë z. Xhoi, sipas të cilit hapa konkret janë bërë edhe në arsim dhe në shëndetësi.
    Sa i përket shkollimit, Universiteti i Prishtinës, gjegjsisht ai i Gjakovës dhe ai i Pejës çdo vit akordojnë bursa studimi për studentët e këtyre zonave kufitare, ku mbi 50 studentë për çdo vit studiojnë në degë të ndryshme. Në fushën e shëndetësisë, spitalet e Deçanit dhe Gjakovës kanë pasur dyert e hapura për pacientet e këtyre zonave kufitare si dhe ka mjek nga Gjakova që shkojnë e kryejnë vizita në këto zona”.
    Megjithatë problem jetik për këta qytetarë të ngelur pezull mes dy shtetesh mbetet ndërtimi i shtëpive dhe krijimi i kushteve për kthim. Me këtë edhe përgjegjësia e të dyja qeverive që t'u mundësojë banorëve të brezit kufitar këndej e matanë kufirit kthimin në pronat e veta.
    Bota sot

    Kjo do te ishte falje qe pershendetet ,kurse ti falet shtepi nji kryeministri,ne shtetet e mirfillta demokratike duhet kryeministri te paraqes dorheqje menji her ,kursr ky falesi ne burg ,per tentim te korrptimit te pushtetareve ,sikur ndodhi ne gjermani me ish kryetarin gjermn,por te kuptohet se edhe populli nuk e lejoi me te mbetej kryeter,zoti wulf

  10. #100
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    Citim Postuar më parë nga LeNiMaDe Lexo Postimin
    Dijetari po perpiqet te jet me i qet ,por me siguri qe keni armiqesi me te vjetra ketu ne forum,por besoj se edhe ketu do te mbesin ,nuk do te transmetohen edhe jasht,ky eshte vetem nje debat.
    Eh zoj ,ju po mendoni qe jeni duke fol per nje person qe rastesisht eshte hidhru me ndokend e kthehet,gabim e ke ,ky eshte i dresiruar per ta mbrojt krimin ,pasi ashtu eshte i programuar.
    Zhduku nga tokat Arbrore, qelbesira Aziatike

Faqja 10 prej 12 FillimFillim ... 89101112 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •