Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 29
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280

    Ismail Kadare në 75 vjetorin e ditëlindjes

    Urime ditëlindja, Kadare!


    Akademia e Shkencave dhe Arteve e Shqipërisë organizon një aktivitet për nder të ditëlindjes së 75 të shkrimtarit të njohur shqiptar, Ismail Kadare.

    Nga Express më 28 janar 2011 në ora 19:46

    Ismail Kadare të premten (sot) i mbushë 75 vjet.

    Me rastin e këtij përvjetori, të hënën, me fillim nga ora 11, Akademia e Shkencave dhe Arteve e Shqipërisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, në sallën Aleks Buda, në Tiranë, organizon një konferencë jubilare.

    Studiues dhe njohës të veprës së akademikut Kadare është paraparë të mbajnë referate për krijimtarinë e tij letrare, ndërkohë që të ftuar do të jenë edhe personalitete të larta shtetërore.

    Ismail Kadare është shkrimtari më i njohur shkrimtar në arenën ndërkombëtare. Ai është përkthyer në shumë gjuhë botërore dhe është vlerësuar lartë nga kritika botërore.

    Ismail Kadare u lind më 28 janar 1936, në Gjirokastër. Aty përfundoi arsimin e mesëm, ndërsa në vitin 1958, në Universitetin e Tiranës, edhe degën e Gjuhës dhe të Letërsisë. Pas kësaj, gjatë periudhës 1958-1960, shkoi në Moskë ku për dy vjet studio në Institutin e Letërsisë Botërore Maksim Gorki. Krijimtarinë letrare e filloi si poet, qysh në vitet e gjimnazit, me veprat "Frymëzime Djaloshare" (1954), "Ëndërrimet" (1957), megjithëse i njohur u bë me vëllimin “Shekulli im” (1961), i cikli pastaj u pasua edhe me vëllime tjera poetike.

    Sot ndërkaq Kadare njihet për prozën e tij. Vepra e parë e rëndësishme e tij është “Qyteti pa Reklama”. Megjithëse romanet e tij të tjera si “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” (1964), “Kështjella” (1975), “Kronikë në gur” (1970) etj., mbesin suksese të pakontestueshme.

    Që prej vitit 1990 shkrimtari jeton ndërmjet Parisit dhe Tiranës.
    Kadare është laureat i shumë çmimeve letrare kombëtare dhe ndërkombëtare. Në vitin 2005 fitoi çmimin The Booker Prize Man; është dekoruar nga presidenti i Republikës së Shqipërisë me urdhrin Nderi i Kombit; ndërsa nga shteti francez me urdhrat Kryqi i Legjionit të Nderit dhe si Oficer i Legjionit të Nderit.

    Në vitin 2009 u nderua me çmimin e madh spanjoll Princi i Asturias për Letërsi, njëri nga çmimet më prestigjioze në botën letrare.

    Në konferencën jubilare që mbahet në Tiranë do shqyrtohen aspekte të ndryshme letrare, por edhe raportet e shumëdiskutuara të shkrimtarit me kohën kur jetoi.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    do ti kish pasur lezet ditlindja Kadarese ne se do kish thene dcka para 21-shit e mbas 21-shit..

    mirpo akoma ska folur..

    dhe kjo nuk e nderon ate..

    kur shteti yt eshte para nje tragjedie.. duhet folur.. i duhen rene daulleve celulareve borive duhen tundur ekranet.. e bucitur radiot..

    ai nuku foli..

    ka humbur shum pike..

  3. #3
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Brari : rrin dhe pret se kush ku do te rreshtohet, deklarimi i tij do te vije si nje permbledhje kah anojne me shumice qarqet e larta. Cte them nje luftetar pas lufte dhe nje disident pas clirimit, keshtu eshte shkrimtari yne briliant .
    Disidenca dhe intelegjencia e nje kombi jane pararoja e nje kombi ,si ne diktature ashtu edhe ne demokraci,ky eshte realiteti brutal dhe lakuriq

    E dua Kadarene si shkrimtarin me te madh shqiptar qe sot jeton ,e dua per gjithe promovimin qe i ben kombit tone permes artit te letersise.
    Sot qe feston Ditelindjen , i uroj nga zemra :shendet ,jete te gjate dhe gjithe te mirat e botes !
    Gezuar Ditelindjen shkrimtari yne i famshem i nderuari Ismail Kadare..i festofsh 100!

    me nderime,
    bili99
    Ndryshuar për herë të fundit nga bili99 : 28-01-2011 më 19:51
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    nuk ka pse flet kadareja se ai e di qe e gjithe politika eshte krimbur ne shqiperi. te heshtesh ne keto dite te veshtira do te thote se ai mendon se berisha duhet te mbaroje mandatin 4-vjecar deri ne 2013-en, pastai behen zgjedhjet e reja.

  5. #5
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    do ti kish pasur lezet ditlindja Kadarese ne se do kish thene dcka para 21-shit e mbas 21-shit..

    mirpo akoma ska folur..

    dhe kjo nuk e nderon ate..

    kur shteti yt eshte para nje tragjedie.. duhet folur.. i duhen rene daulleve celulareve borive duhen tundur ekranet.. e bucitur radiot..

    ai nuku foli..

    ka humbur shum pike..
    Je si nje gjilpere ne mes te oqeanit nqs do te krahasoheshe ti me Z.Ismail Kadare.Je shum i vogel per te gjykuar nje njeri te nderuar si Ismail Kadare.

    Urime Ismail Kadare per 75 vjetorin.

    Jemi vertet krenar ne syrin e botes qe kemi nje personalitet te tille si Z.Kadare.

    Ne Shqipri jan shum te paket intelektualet e tille si Kadare...
    Ndryshuar për herë të fundit nga {A_N_G_E_L_69} : 28-01-2011 më 19:58
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  6. #6
    sylar Maska e Jackie
    Anëtarësuar
    21-10-2010
    Vendndodhja
    Tiron
    Postime
    539
    Gezuar Kadare. Sh Urime.
    Against all odds..

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e gjirfabe
    Anëtarësuar
    23-06-2004
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    576


    MBREMJE LETRARE PER SHKRIMTARIN ISMAIL KADARE NE BOSTON

    Me rastin e pervjetorit te lindjes se shkrimtarit Ismail Kadare nje veprimtari letrare do te organizohet diten e Shtune, me 29 janar 2011 ora 18:00 tek Restoranti Anthony's Pier 4 ne bregdetin historik te qytetit te Bostonit.

    Nje veprimtari e ngjashme per shkrimtarin e madh me fam boterore u organizua
    pikerisht 10 vjet me pare ne te njejtin vend.

    Ne mbremjen letrare miq te Kadarese do te sjellin kujtime te ndryshme per te, ndersa nga pjesemarresit do te paraqiten lexime te shkurtra nga proza dhe poezia e shkrimtarit ne shqip, anglisht dhe frengjisht.

    Mbremja eshte e hapur per publikun dhe organizohet me mbeshtetjen e Federates Pan-Shqiptare VATRA, Rrjetit Informues Frosina, Te Drejtat e Njeriut Çameria si dhe te Restorantit Anthony's Pier 4.

    Ne aktivitet do te ofrohen edhe pije te lehta.

    Ju lutem konfirmoni pjesemarrjen tuaj tek Edlira Joseph numri i telefonit 617-482-2002

    LITERARY EVENT ON ISMAIL KADARE IN BOSTON

    On the occasion of his birthday, a Literary Event on Ismail Kadare will be held on Saturday, January 29th, 2011 at 6:00 PM at Athony's Pier 4 Restaurant on Boston's Historic Waterfront. The previous event on the world class Albanian writer was organized at Anthony's Pier 4 Restaurant exactly 10 years ago.

    The literary evening will feature personal memoirs about Kadare and short readings of his work in Albanian, English and French.

    The event is open to the public and is sponsored by the Pan-Albanian Federation VATRA (The Hearth), the Frosina Information Network, The Chameria Human Rights and Anthony's Pier 4 Restaurant.

    Light refreshments will be served.

    To RSVP please contact Edlira Joseph at 617-482-2002

  8. #8
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    I uroj jete te gjate dhe lumturi mjeshtrit te madh te letrave shqipe.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Hi Classic pasuron bibliotekat

    Fondacioni kulturor shqiptar Hi Classic, i themeluar nga sopranoja shqiptare Inva Mula dhe biznesmeni kosovar, Hetem Ramadani, organizoi shpërndarjen e veprës së plotë të Ismail Kadaresë për 50 biblioteka të Kosovës. Fondacioni ndau falas 100 komplete të Kadaresë.

    Nga Albana S. Muja më 28 janar 2011 në ora 19:47

    Kohë më parë sopranoja shqiptare e njohur ndërkombëtarisht, Inva Mula, u shfaq në Tiranë si drejtuese e fondacionit kulturor të emëruar Hi Classic, të cilin e kishte themeluar bashkë me biznesmenin kosovar, Hetem Ramadani.

    Fondacioni Hi Classic ka për qëllim mbështetjen e artit dhe kulturës mbarëshqiptare.

    Ky fondacion, në bashkëpunim me Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës, në mesditën e së enjtes organizoi shpërndarjen e veprës së plot të Ismail Kadaresë, pothuaj për të gjitha bibliotekat e Kosovës.

    Në kuadër të veprimtarisë së tij për mbështetje të nismave kulturore mbarëkombëtare, Hi Classic deri tani dhuroi rreth 250 komplete të veprave të Kadaresë. Përderisa 100 komplete iu dhuruan të enjten 50 bibliotekave të Kosovës, 80 iu ndanë bibliotekave të Shqipërisë, ndërsa 30 do të shkojnë në Maqedoni, 20 në Mal të Zi dhe 20 në Luginën e Preshevës.

    Në ceremoninë e organizuar me rastin e ndarjes së librave për bibliotekat kosovare i pranishëm ishte drejtori i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Sali Bashota. Ai nismën e fondacionit hi Classic e quajti një simbolikë të veçantë, jo vetëm për Bibliotekën Kombëtare, por edhe për të gjitha bibliotekat e Kosovës.

    “Vetë simbolika e shpërndarjes së këtij botimi e ka rëndësinë e veçantë, sepse këto komplete shkojnë në të gjitha bibliotekat shqiptare, jo vetëm në Kosovë. Ky është një motiv edhe më i madh që shkrimtarët e mëdhenj, si Kadare, të jenë të pranishëm në bibliotekat tona, sepse duke nderuar një personalitet të tillë ky fondacion e nderon edhe vetë kulturën tonë kombëtare”, theksoi Bashota.

    Përfaqësues i fondacionit që i duhuri veprat ishte kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, Adem Demaçi. Ai nënvizoi se ky fondacion, që po realizohet në mënyrën më të mirë, është themeluar nga dy njerëz të mëdhenj, të cilët kanë bërë një vepër të madhe.

    “Vetëm dija kur ndahet bëhet më e madhe, e të gjitha tjerat zvogëlohen. Në këtë mënyrë, dy donatorët e këtij fondacioni e kanë menduar që një shkrimtar i madh, si Kadare, nëse lexohet tek-tuk nuk mund ta shijosh sa duhet, por kur ai të lexohet në tërësinë e vetë, atëherë kjo është ajo bota e tij, në të cilën ai e pasqyron botën tonë reale”, tha Demaçi.

    Ndryshe, pas Kosovës, fondacioni Hi Classic do të vazhdoj nismën e tij të pasurimit të edhe shumë bibliotekave tjera, po pothuaj të gjitha vendet shqipfolëse.

  10. #10
    Perjashtuar Maska e Fiesta
    Anëtarësuar
    23-01-2011
    Postime
    157
    Ismajl Kadare duhet te kthehet ne vend dhe te shpallet President ,asgje ne mos befte se paku ato fjal ce do ti fliste ne poziten e presidentit do ti analizonte ne menyren me te mire te mundshme.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •