Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 13
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Mbrojtja e Mjedisit: 20 prill është shpallur si “Dita e Shqipërisë së pastër”

    Impianti i ujërave të zeza në Tiranë, Berisha: Me rëndësi për mjedisin


    TIRANE - Në mbledhjen e Këshillit të Rregullimit të Territorit, kryeministri Berisha theksoi rëndësinë e ndërtimit të impiantit të ujërave të zeza në Tiranë, duke bërë të ditur se ky projekt është një investim prej 90 milionë eurosh.

    Kryeministri e vlerësoi këtë projekt si investimin më të madh në trajtimin e ujërave të zeza në të gjithë territorin shqiptar. “Ky është investimi më i madh që bëhet në historinë e vendit në trajtimin e ujërave të zeza. Është një investim prej 90 milionë euro. Një ndihmë bujare e qeverisë japoneze. Janë hapur procedurat e tenderit dhe projekti fillon së shpejti.

    Sipas Kryeministrit, ky projekt u bë i mundur, pasi “qytetarët e Tiranës mençurisht zhbllokuan veten e tyre nga bllokadat e panevojshme dhe të dëmshme për ta”.

    “Ndërtimi i impiantit të ujërave të zeza për Tiranën kompleton ndërtimin e impianteve të mëdha nga Velipoja në Ksamil”, -tha kryeministri, duke shtuar se, do të bëhet e mundur që shumë shpejt ujërat e bregdetit shqiptar të jenë ujërat më të pastra të brigjeve të Adriatikut, Jonit dhe të Mesdheut në tërësi”.

    “Me 14 impiante dhe ky është i 15-i që ndërtohet në të gjithë zonën para bregdetare dhe bëhet i mundur një realizim i treguesve më të pastër të ujërave të brigjeve tona”, u shpreh Kryeministri.

    Në mbledhjen e sotme të Këshillit u miratuan disa vendime si, studimi urbanistik pjesor leje sheshi dhe leje ndërtimi për objektin HEC, Valbonë, Komuna Margegaj, Kukës, rehabilitimi dhe zgjerimi i fushës së grumbullimit të mbetjeve urbane për qytetin e Tiranës, në Sharrë, Komuna Vaqarr, Qarku Tiranë, leje sheshi dhe leje ndërtimi për objektin Impianti i trajtimit të ujërave të ndotura me sipërfaqe 530 798 m2, komuna Kashar, Qarku Tiranë.

    Gjithashtu në mbledhjen e sotme u miratua edhe vendimi për leje sheshi dhe leje ndërtimi për Hidrocentralin e Martaneshit Likonë-Thekër-Lene- Bulqizë, me sipërfaqe sheshi 12 800 m2, Komuna Martanesh, Qarku Dibër. Lidhur me këtë vendim, kryeministri Berisha u shpreh se tashmë politika e shndërrimit të Shqipërisë në superfuqi te energjisë së rinovueshme në rajon, po konkretizohet çdo ditë e më tepër.

    Në mbledhje u miratua edhe vendimi për leje sheshi dhe leje ndërtimi për objektin Depozitat Bregdetare Hidrokarbure (benzinë , gazoil dhe solar) me sipërfaqe 7000 m2 dhe kapacitet 12200 m3, në fshatin Rinia Porto Romano, komuna Katund i Ri, qarku Durrës. U miratua edhe një studim urbanistik pjesor Parku Industrial Vlorë me sipërfaqe 12434 ha, fusha e Jallisë, Nartë, Vlorë.

    Gjithashtu u miratua edhe një leje ndërtimi për depozitat bregdetare import-export të nënprodukteve të naftës në zonën energjitike dhe Industriale të Porto Romanos, Durrës.

    (er.nu/BalkanWeb)
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 08-04-2012 më 23:27

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Berisha: Ndjekje penale kush ndot mjedisin

    Kryeministri me prefektët: Merrni masa urgjente për plehrat.

    “Do hapen 1200 zyra me internet falas për qytetarët”

    “Krimet ndaj mjedisit janë krime të rënda dhe qeveritarët vendorë duhet të jenë të parët që duhet të vendosin ta zbatojnë ligjin, duke proceduar e dërguar për ndjekje penale ndotësit e tij”. Këtë deklaratë bëri dje Kryeministri i vendit, Sali Berisha, gjatë takimit të zhvilluar me prefektët dhe kryetarët e këshillave të qarqeve të vendit. Ai kërkoi të shënohet një kthesë rrënjësore në qëndrimin ndaj mjedisit. Po kështu Kryeministri bëri me dije se në të gjithë vendin do të hapen edhe 1200 zyra të reja, ku ofrohet internet falas për qytetarët. Do të jetë Posta Shqiptare që do të vërë në zbatim këtë iniciativë, e cila ka nisur me 510 zyra të shtrira në gjithë territorin. “Ne do të vazhdojmë me vendosmërinë më të madhe politikat që lejojnë konsolidimin e përdorimit më të gjerë të universit internet nga qytetarët shqiptarë. Ky objektiv synon që qytetarët shqiptarë, ndër të tjera, të mësohen se ne shumë shpejt do të krijojmë sportelin unik të të gjitha shërbimeve për ta”, tha Berisha. Duke u ndalur te plehrat, ai theksoi se zgjidhja e problemit, më shumë se në çdo gjë tjetër, ka impakt direkt në mbrojtjen dhe zhvillimin e shëndetit të qytetarëve shqiptarë, si dhe në imazhin e vendit. Kryeministri u shpreh se ky problem mund të trajtohet me sukses vetëm duke e konsideruar nga secili prej qeveritarëve vendorë dhe qendrorë, si problemin më kryesor e më shqetësues. “Ky është një problem i komplikuar, por duhet të praktikojmë ndërhyrjet emergjente, të cilat janë përcaktimi me përparësi i të gjitha vendndodhjeve ku do të hidhen mbetjet, ripozicionimi i tyre”, tha Kryeministri. Berisha kërkoi nga drejtuesit vendorë që në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve Publike dhe drejtoritë e mjedisit, të përcaktohet për çdo komunë zona e vendndodhjeve të plehrave. “Ndërkohë, vijoi Kryeministri, do të bëjmë gjithçka, si për ndërtimin e landfilleve, ashtu edhe për ndërtimin e impianteve të djegies së tyre”.

    Dita e Shqipërisë së pastër

    Data 20 prill është shpallur si “Dita e Shqipërisë së pastër”. Kryeministri theksoi se ka në çdo komunë, në çdo bashki zona tmerrësisht të ndotura. “Në datën 20 prill, këto do të jenë ndër zonat më të pastra të Shqipërisë. Ministri e Mjedisit do t’u japë fotot dhe hartat dhe ju do të ndërtoni të gjithë planin e veprimit që këto të mos ekzistojnë më. Këto ditë do të mobilizohet e tërë shoqëria, e tërë administrata, të gjitha shkollat dhe mjetet dhe gjithçka tjetër e duhur, për t’i bërë një pastrim të merituar këtij vendi”, u shpreh Kryeministri.

    Panorama

  3. #3
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974

    Kjo eshte Shqiperia... keshtu bejne te gjithe...

    Kemi vite qe jetojme me plehrat, i shkelim, i shohim, i nuhasim, kthejme koken nga ana tjeter, shajme neper dhembe se Bashkia nuk e ben punen e vet.
    Kaq shume e urrejme kete vend ku jetojme, kaq shume nuk na dhimbset vetja?

    Kjo eshte nje teme qe duhet ta rrahim çdo dite, derisa te gjendet zgjidhja dhe vendi dhe natyra te rifitojne bukurine e vet. Ne padyshim do te jemi me te qete dhe do te jetojme me mire dhe me shendetshem. Rritja e ndergjegjesimit per ta mbajtur paster mjedisin ku jetojme duhet te behet çeshtje e dites, te shkruajme, te flasim me fqinjet, te japim shembullin personal e keshtu me radhe.

    Le te shpresojme qe kjo levizje serioze te sensibilizoje ne marrjen e masave urgjente, pasi ne te vertete eshte urgjente.

    ingenuous
    Ndryshuar për herë të fundit nga Ingenuous : 18-04-2012 më 15:09
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  4. #4
    Dita e Shqipërisë së Pastër, sot aksioni kombëtar





    Sot do të zhvillohet aksioni për pastrimin e vendit, nisma që u paralajmërua disa ditë më parë nga kryeministri Berisha.

    20 prilli u caktua si Dita për një Shqipëri të Pastër në mbledhjen e qeverisë së datës 30 mars, ku kryeministri Berisha kërkoi kontributin vullnetar të të gjithë qytetarëve për pastrimin e qytetit dhe fshatit ku jeton.

    “20 prilli të caktohet si dita e Shqipërisë së pastër, ku të dalim sëbashku dhe të pastrojmë qytetin, fshatin, rrugët. Të prekim me dorë mjedisin. Ministria e Mjedisit duhet të marrë të gjitha masat të përcaktojë të gjitha zonat, hartën e ndërhyrjeve dhe administrata shkollat, institucionet, komunitet në mbarë vendin do të angazhohen në këtë ditë për mjedisin” , tha Berisha në mbledhje.

    Në fakt, shoqëria civile kishte paralajmëruar një aksion për pastrimin vullnetar të territorit më datë 9 maj, por “zgjimi i papritur” i qeverisë e detyroi ta shtynte për në datën 23 shtator, pas përfundimit të sezonit turistik.

    Përmes një deklarate për mediat, lëvizja “Ta pastrojmë Shqipërinë në një ditë”, nisma shqiptare në të cilën janë përfshirë mbi 10 mijë vullnetarë, njoftoi shtyrjen e aksionit, duke shprehur kënaqësinë për vënien në lëvizje të sistemit qeverisës në Shqipëri. / Gazmira Ndoja
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  5. #5
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anëtarësuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137
    Po cja fusin kot, ketu nuk respektohet jeta e njeriut, u dashka respektuar mjedisi.
    Cdo gje eshte relative...

  6. #6
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974

    Dita e Shqipërisë së pastër, Berisha: Mbetjet, kërcënim për njeriun

    Kryeministri vizitoi vend-depozitimin e mbetjeve në Kamëz

    Në përgjigje të aksionit kombëtar të shpallur nga qeveria në bashkëpunim me pushtetin lokal dhe shoqërinë civile, nën sloganin “Dita e Shqipërisë së pastër”, Kryeministri Berisha iu bashkua këtë 20 prill aktiviteteve të komunitetit të bashkisë Kamzë, në Tiranë. Kryeministri inspektoi rehabilitimin e një terreni dikur tepër problematik, i kthyer në vendgrumbullim të mbetjeve urbane.
    20 prilli pritet të shndërrohet në një traditë, si ditë sensibilizimi dhe ndërgjegjësimi të popullatës dhe strukturave shtetërore e lokale për rëndësinë që ka një mjedis i pastër në jetën e gjithësecilit.

    Kryeministri tha se situata është e rrezikshme, por një sërë masash po ndërmerren ndër të cilat ndërtimi 14 impianteve ne mbare vendin.
    Më pas Kryeministri iu bashkua komunitetit lokal të lagjes numër 1, në hyrje të qytetit, në pastrimin e territorit të saj, mbjelljen e pemëve dekorative dhe vendosjen e sistemit të ri të grupit të kazanëve me seleksion për mbeturinat.

    Në bashkëbisedim me nxënës e të rinj kryeministri tha se qytetarët shqiptarë duhet të dëshmojnë vetëdije të lartë se mjedisi është një çështje parësore e shëndetit, por edhe e imazhit të vendit.

    Aksion vazhdoi me mbjelljen në mënyrë simbolike, nga Kryeministri, të një palme në qendër në Kamzës.
    Në përfundim të këtyre aktiviteteve, Kryeministri Berisha falënderoi qytetarët e Kamzës, të cilët, edhe në kushte jo të favorshme atmosferike, iu përgjigjen thirrjes për pastrimin e territorit ku ata banojnë dhe u bashkuan në këtë aksion ndërgjegjësues për rëndësinë e një mjedisi të pastër.

    ABC News
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  7. #7
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    [QUOTE=Ingenuous;3395346]Kryeministri vizitoi vend-depozitimin e mbetjeve në Kamëz

    Në përgjigje të aksionit kombëtar të shpallur nga qeveria në bashkëpunim me pushtetin lokal dhe shoqërinë civile, nën sloganin “Dita e Shqipërisë së pastër”, Kryeministri Berisha iu bashkua këtë 20 prill aktiviteteve të komunitetit të bashkisë Kamzë, në Tiranë. Kryeministri inspektoi rehabilitimin e një terreni dikur tepër problematik, i kthyer në vendgrumbullim të mbetjeve urbane.
    20 prilli pritet të shndërrohet në një traditë, si ditë sensibilizimi dhe ndërgjegjësimi të popullatës dhe strukturave shtetërore e lokale për rëndësinë që ka një mjedis i pastër në jetën e gjithësecilit.

    Kryeministri tha se situata është e rrezikshme, por një sërë masash po ndërmerren ndër të cilat ndërtimi 14 impianteve ne mbare vendin.
    Më pas Kryeministri iu bashkua komunitetit lokal të lagjes numër 1, në hyrje të qytetit, në pastrimin e territorit të saj, mbjelljen e pemëve dekorative dhe vendosjen e sistemit të ri të grupit të kazanëve me seleksion për mbeturinat.

    Në bashkëbisedim me nxënës e të rinj kryeministri tha se qytetarët shqiptarë duhet të dëshmojnë vetëdije të lartë se mjedisi është një çështje parësore e shëndetit, por edhe e imazhit të vendit.

    Aksion vazhdoi me mbjelljen në mënyrë simbolike, nga Kryeministri, të një palme në qendër në Kamzës.
    Në përfundim të këtyre aktiviteteve, Kryeministri Berisha falënderoi qytetarët e Kamzës, të cilët, edhe në kushte jo të favorshme atmosferike, iu përgjigjen thirrjes për pastrimin e territorit ku ata banojnë dhe u bashkuan në këtë aksion ndërgjegjësues për rëndësinë e një mjedisi të pastër.

    ABC News



    Kryeministri Sali Berisha në krye të aksioneve për pastrimin e ambientit në “Ditën e Shqipërisë së Pastër”
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  8. #8
    Djalë Drenice Maska e Lexuesi_
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014
    Keta 364 dite bejn pislleqe mundohen per 1 dite me i largu ato

    Te gjithe jan te njejt.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-05-2008
    Vendndodhja
    Oslo, Norway
    Postime
    759
    Sensibilimi i popullates per pastertine e ambjentit nuk asht zgjidhja, duhet plan kombetar iperpilum me imtesi

    Shqiptaret jon popull i paster

  10. #10
    Tirana e pastër, 2 mijë kosha të rinj, 6 pastruese





    TIRANE- Në ditën e aksionit të madh “Për një Shqipëri të Pastër” kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ka njoftuar se do të vendosen mbi 2 mijë kosha për hedhjen e mbeturinave dhe shtimin e 6 automjeteve pastruse.
    “Në këtë ditë, unë dua të lajmëroj qytetarët e Tiranës, se kontraktorët e pastrimit të qytetit do të vendosin mbi 2000 kosha për hedhjen e mbeturinave anembanë qytetit dhe blerjen e gjashtë automjeteve pastruese, të cilët do i bashkangjiten flotës së tyre të operimit. Këto do të jenë automjete të reja dhe do i shërbejnë mekanizimit të mëtejshëm të pastrimit, në mënyrë që në qytet, të ketë më shumë mjete që pastrojnë me efiçencë dhe më pak pastrim me metodën e vjetër të fshesës”
    Duke iu përgjigjur nismës së Kryeministrit, Sali Berisha, “Për një Shqipëri të Pastër”. Administrata e Bashkisë, së bashku me operatorë të pastrimit kanë ndërhyrë për pastrimin e disa zonave të nxehta, të ndotura më së shumti nga inertet, si në Fushën afër ish – “Kinostudios”, Fusha “Besa” (rruga “Siri Kodra” e re, në drejtim të Bregut të Lumit), Shkozë, Fusha tek ish – Uzina “Dinamo”, fusha në krah të Policisë Bashkiake, fusha pas Spitalit Nr. 5, zona e rrethuar tek ish – kinema “Dajti” e zona të tjera të Tiranës.
    Në këtë ditë, kreu i Bashkisë ka lançuar gjithashtu edhe fushatën “Të mbajmë Tiranën Pastër“.
    Janë vendosur slogane nëpër kontenierë e makina të pastrimit, së bashku me numrin 0800-0888, për të denoncuar ndotjen e mjedisit, shpërndarjen e fletëpalosjeve, ndërsa fushata do të vazhdojë me transmetimin e spoteve televizive dhe me informimin e nxënësve, se si të kontribuojmë për një mjedis të pastër.

    Panorama
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •