Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 45
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220

    Zbulim tronditës, torturohet një shqiptar në Policinë greke

    Zbulim shokues i dhunës së Policisë Greke, zbardhet nga një emigrant 35 vjeçar shqiptar, i cili është shoqëruar në Drejtorinë Policore të Athinës ku është përballur me brutalitet të paparë.
    Agjencia e lajmeve Noa.al citon 35 vjeçarin shqiptar që tregon detaje të tmerrshme nga përballja e frikshme me pesë policë grekë. Torturat janë të ngjashme me ato që ushtarët amerikanë kanë kryer ndaj pengjeve irakianë në burgun e ferrit të Abu Ghraib, shkruan Noa.

    Kjo ngjarje, është denoncuar nga 35 vjeçari i cili tashmë kërkon nga gjykata greke drejtësi për atë që i bënë.
    Nën proces duhet të ishin 5 policë që denoncoi emigranti, por vetëm tre po përballen me gjykatën. Ata janë shkarkuar nga detyra dhe presin vendimin penal.

    Emigranti me leje të rregullt qëndrimi, emri i të cilit nuk publikohet nga gjykata e Apelit të Athinës, ishte ndaluar nën dyshimet se kishte plagosur një polic gjatë një aksioni antidrogë. Por në të vërtetë autor doli se ishte një avokat grek që më tej u arrestua pasi po ndiqej nën dyshimet për trafik droge dhe plagosi me pistoletë një nga policët.

    “Ishin pesë policë që më rrihnin. Njëri prej tyre, me pushkë më qëllonte në çdo pjesë të trupit dhe në kokë. Kurse grykën e pushkës ma fuste në sy. Pastaj më qëllonte në organin gjenital duke më shkaktuar dhimbje të forta që më mekën nga klithmat. Më godisnin sërish dhe më urdhëronin të ngrihesha në këmbë. Pastaj më rrëzonin në tokë dhe më hapnin këmbët duke më qëlluar sërish në organin gjenital. Më ngrinin sërish në këmbë duke më mbajtur nga supet dhe vazhdonin të më qëllonin”, - tregon i riu shqiptar tmerrin që ka përjetuar.

    Dhe vazhdon: “Fantazia e tyre nuk kishte të mbaruar. Më vinin me njërën këmbë dhe më detyronin të hidhesha si i çalë. Kur ndaloja, më qëllonin sa t’u hante krahu”.

    Rrëfimi bëhet edhe më rrëqethës: “Në një moment, mbaj mend se duhet të shkoja në banjë. Kërkova të më çonin, mu përgjigjën: “Jo mor paloshqiptar, aty ta bësh”. Më doli jashtëqitja dhe ata më vunë thesin e zi nga pas”.

    Gjatë gjithë kohës, më përsërisnin: “Nga këtu nuk del më i gjallë, *ythëmut, plehrë, paloshqiptar”. Sharjet ishin nga më të rëndat.

    Flet vëllai i të torturuarit

    Në gjykatë është depozituar dhe dëshmia e vëllait të 35 vjeçarit që thekson se vëllai i tij kishte dosje të bardhë penale dhe kurrë nuk ishte shoqëruar nga policia: “Kam shkuar në policinë e Athinës dhe kërkova të takoj tim vëlla. Arrita të shoh se gjendej në një birucë të paraburgimit. Ishte i lidhur nga duart dhe nga këmbët, kurse në mes e poshtë i ishte vënë një qese e zezë. Syri i ishte varur poshtë dhe mu duk sikur i kishte dalë nga vendi.

    Mjekësia Ligjore

    Sakaq, raporti mjekoligjor për 35 vjeçarin, përcakton: “Në kohëzgjatjen e qëndrimit në rajonin policor të Athinës, shtetasi 35 vjeçar paraqet dëmtime serioze në kokë dhe në trup. Ato janë shkaktuar nga goditje fizike dhe me mjete të forta. konstatohen gjurmë goditjesh në shpatulla, në fytyrë, në organet gjenitale, dëmtime serioze në të dy sytë dhe dëmtim më të rëndë në njërin prej tyre. Këto tregojnë se mbi personin është ushtruar jo rastësisht, por sistematikisht për disa orë, dhunë e vazhdueshme në formë torturash”.

    Reagojnë autoritetet

    Vetë drejtuesit e policisë greke, pranojnë se kjo çështje e ngritur, është rast tipik kur forcat policore ushtrojnë dhunë të egër dhe e cilësojnë si rastin më të frikshëm të 20 viteve të fundit në radhët e uniformave blu të Greqisë. Kurse shumë policë të marrë në pyetje nga prokuroria e Athinës kanë shprehur habinë për mënyrën si është torturuar shqiptari nga kolegët e tyre. /Telegrafi/
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    RRËFIMI RRËQETHËS: “Më vunë një qese të zezë plehrash në trup, duke më mbajtur nën të me fekale”. Në njërin sy më ngjeshën një armë. Më kërcënonin se s’e kisha të gjatë, më thonin se do të më vrisnin. Më qëllonin pareshtur ku të mundnin, me grushte, shkelma dhe mjete të tjera”

    Athinë, 19 Prill 2012 NOA.al - Zbulim shokues i dhunës së Policisë Greke, zbardhet nga një emigrant 35 vjeçar shqiptar i cili është shoqëruar në Drejtorinë Policore të Athinës ku është përballur me brutalitet të pashoq.

    Agjencia e lajmeve noa.al citon 35 vjeçarin shqiptar që tregon detaje të tmerrshme nga përballja e frikshme me pesë policë grekë. Torturat janë të ngjashme me ato që ushtarët amerikanë kanë kryer ndaj pengjeve irakenë në burgun e ferrit të Abu Ghraib.

    Kjo ngjarje, është denoncuar nga 35 vjeçari i cili tashmë kërkon nga gjykata greke drejtësi për atë që i bënë. Burime zyrtare nga Gjykata e Apelit në Athinë (në foto), bëjnë të ditur për noa.al se kanë vendosur të fillojnë shqyrtimin gjyqësor në ngarkim të tre policëve të drejtorisë rajonale Athinë, me akuzën e keqtrajtimit të kryer në bashkëpunim, ndaj shtetasit shqiptar. Nën proces duhet të ishin 5 policë që denoncoi emigranti, por vetëm tre po përballen me gjykatën. Ata janë shkarkuar nga detyra dhe presin vendimin penal.

    Emigranti me leje të rregullt qëndrimi, emri i të cilit nuk publikohet nga gjykata e Apelit të Athinës, ishte ndaluar nën dyshimet se kishte plagosur një polic gjatë një aksioni antidrogë. Por në të vërtetë autor doli se ishte një avokat grek që më tej u arrestua pasi po ndiqej nën dyshimet për trafik droge dhe plagosi me pistoletë një nga policët.

    Si nisi tmerri

    I riu ishte shoqëruar më 7 dhjetor 2005, me dyshimin e gabuar se ishte përgjegjës për plagosjen e një kolegu të tyre. Shoqërimi i tij u bë në sheshin “Imitu” nga policë të skuadrës antidrogë së Atikës (Athinë).

    Pikërisht këtu nisën telashet për shqiptarin krejtësisht të pambrojtur, citon noa.al. Përballja e parë, me të hyrë i prangosur në drejtorinë e Policisë së Athinës, ishte me një grua police e cila iu vërsul duke e qëlluar.

    Por në vijim të këtij operacioni në sheshin “Ipitu”, u arrestua edhe një avokat grek i dyshuar për trafik lëndësh narkotike. Avokati në vijim të hetimit, u akuzua se për t’i shpëtuar ndjekjes, qëlloi duke lënë të plagosur me pistoletë, një nga policët në aksion.

    Por më herët ishte arrestuar shqiptari për plagosjen e policit grek, duke u përballur me pa të drejtë me torturat.

    Rrëfen detajet e frikshme

    “Ishin pesë policë që më rrihnin. Njëri prej tyre, me pushkë më qëllonte në çdo pjesë të trupit dhe në kokë. Kurse grykën e pushkës ma fuste në sy. Pastaj më qëllonte në organin gjenital duke më shkaktuar dhimbje të forta që më mekën nga klithmat. Më godisnin sërish dhe më urdhëronin të ngrihesha në këmbë. Pastaj më rrëzonin në tokë dhe më hapnin këmbët duke më qëlluar sërish në organin gjenital. Më ngrinin sërish në këmbë duke më mbajtur nga supet dhe vazhdonin të më qëllonin”, - tregon i riu shqiptar tmerrin që ka përjetuar.

    Dhe vazhdon: “Fantazia e tyre nuk kishte të mbaruar. Më vinin me njërën këmbë dhe më detyronin të hidhesha si i çalë. Kur ndaloja, më qëllonin sa t’u hante krahu”.

    Rrëfimi bëhet edhe më rrëqethës: “Në një moment, mbaj mend se duhet të shkoja në banjë. Kërkova të më çonin, mu përgjigjën: “Jo mor paloshqiptar, aty ta bësh”. Më doli jashtëqitja dhe ata më vunë thesin e zi nga pas”.

    Gjatë gjithë kohës, më përsërisnin: “Nga këtu nuk del më i gjallë, *ythëmut, plehrë, paloshqiptar”. Sharjet ishin nga më të rëndat.

    Flet vëllai i të torturuarit

    Në gjykatë është depozituar dhe dëshmia e vëllait të 35 vjeçarit që thekson se vëllai i tij kishte dosje të bardhë penale dhe kurrë nuk ishte shoqëruar nga policia: “Kam shkuar në policinë e Athinës dhe kërkova të takoj tim vëlla. Arrita të shoh se gjendej në një birucë të paraburgimit. Ishte i lidhur nga duart dhe nga këmbët, kurse në mes e poshtë i ishte vënë një qese e zezë. Syri i ishte varur poshtë dhe mu duk sikur i kishte dalë nga vendi.

    Mjekësia Ligjore

    Sakaq, raporti mjekoligjor për 35 vjeçarin, përcakton: “Në kohëzgjatjen e qëndrimit në rajonin policor të Athinës, shtetasi 35 vjeçar paraqet dëmtime serioze në kokë dhe në trup. Ato janë shkaktuar nga goditje fizike dhe me mjete të forta. konstatohen gjurmë goditjesh në shpatulla, në fytyrë, në organet gjenitale, dëmtime serioze në të dy sytë dhe dëmtim më të rëndë në njërin prej tyre. Këto tregojnë se mbi personin është ushtruar jo rastësisht, por sistematikisht për disa orë, dhunë e vazhdueshme në formë torturash”.

    Reagojnë autoritetet

    Vetë drejtuesit e policisë greke, pranojnë se kjo çështje e ngritur, është rast tipik kur forcat policore ushtrojnë dhunë të egër dhe e cilësojnë si rastin më të frikshëm të 20 viteve të fundit në radhët e uniformave blu të Greqisë. Kurse shumë policë të marrë në pyetje nga prokuroria e Athinës kanë shprehur habinë për mënyrën si është torturuar shqiptari nga kolegët e tyre. n.s/e.t/noa.al
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  3. #3
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    me rrace te ndyre se greket ska. u shkatrrofshin si komb keta bastardet.
    I LOVE GOD

    j&g

  4. #4
    booo ca tmerri paska heq ky. mire qe paska dal gjalle.

  5. #5
    i/e larguar Maska e Gordon Freeman
    Anëtarësuar
    03-05-2009
    Vendndodhja
    .
    Postime
    2,895
    Citim Postuar më parë nga loneeagle Lexo Postimin
    me rrace te ndyre se greket ska. u shkatrrofshin si komb keta bastardet.
    Torturat janë të ngjashme me ato që ushtarët amerikanë kanë kryer ndaj pengjeve irakianë në burgun e ferrit të Abu Ghraib, shkruan Noa.

    Shqiptaret kane rrjet shume te organizuar mafioz !

  6. #6
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286
    Citim Postuar më parë nga Gordon Freeman Lexo Postimin
    Shqiptaret kane rrjet shume te organizuar mafioz !
    di te bisedosh si njeri ti apo jo?ke ndonje mendim per te thene lidhur me temen?-se je komplet jasht teme,ca do thuash me kte qe shkruajte ti?
    mos hidh kocana

  7. #7
    i/e larguar Maska e Gordon Freeman
    Anëtarësuar
    03-05-2009
    Vendndodhja
    .
    Postime
    2,895
    Citim Postuar më parë nga BLEDI_SH Lexo Postimin
    di te bisedosh si njeri ti apo jo?ke ndonje mendim per te thene lidhur me temen?-se je komplet jasht teme,ca do thuash me kte qe shkruajte ti?
    mos hidh kocana
    dua te them qe personi ne rast nuk eshte "krejtsisht i pafajshem" ,njehere shkruan i perfshire ne aksion anti-droge pastaj del te jete e rrejshme me duket shume propagande edhe nuk eshte hera e pare qe hapen tema per Greqine gjoja qe shqeteson komunitetin Shqiptar por kurre nuk hapen temash ku thuhet se jemi vendi i dyte ne bote per krim te organizuar por raste individuale pastaj lidhet Greqia ...pff

  8. #8
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286
    Citim Postuar më parë nga Gordon Freeman Lexo Postimin
    dua te them qe personi ne rast nuk eshte "krejtsisht i pafajshem" ,njehere shkruan i perfshire ne aksion anti-droge pastaj del te jete e rrejshme me duket shume propagande edhe nuk eshte hera e pare qe hapen tema per Greqine gjoja qe shqeteson komunitetin Shqiptar por kurre nuk hapen temash ku thuhet se jemi vendi i dyte ne bote per krim te organizuar por raste individuale pastaj lidhet Greqia ...pff
    sot ketu ne greqi e kan 2 gazetat me te medha greke to vima dhe ilektronikia zougkla.gr ,i lexova dhe ata te njejtat shkruanin ,e kishin kap me nje sasi te vogle droge dhe kujtonin se i ishte persulur nje polici,kezhtu qe je krejt gabim,madje dhe 2 gazetat qe thash me lart e denojn me fjalet me te ashpra aktin e policve:
    http://www.tovima.gr/society/article/?aid=453696
    http://www.zougla.gr/greece/article/...tirio-tis-elas
    Ndryshuar për herë të fundit nga BLEDI_SH : 19-04-2012 më 14:51

  9. #9
    i/e larguar Maska e Gordon Freeman
    Anëtarësuar
    03-05-2009
    Vendndodhja
    .
    Postime
    2,895
    Citim Postuar më parë nga BLEDI_SH Lexo Postimin
    sot ketu ne greqi e kan 2 gazetat me te medha greke to vima dhe ilektronikia zougkla.gr ,i lexova dhe ata te njejtat shkruanin ,e kishin kap me nje sasi te vogle droge dhe kujtonin se i ishte persulur nje polici,kezhtu qe je krejt gabim,madje dhe 2 gazetat qe thash me lart e denojn me fjalet me te ashpra aktin e policve:
    http://www.tovima.gr/society/article/?aid=453696
    http://www.zougla.gr/greece/article/...tirio-tis-elas

    per ashtu policia greke ushron dhune edhe ndaj vet grekeve ,sepse ka tensione edhe revolte ...

    po shiko pak ketu

    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=143027

  10. #10
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286
    Citim Postuar më parë nga Gordon Freeman Lexo Postimin
    per ashtu policia greke ushron dhune edhe ndaj vet grekeve ,sepse ka tensione edhe revolte ...

    po shiko pak ketu

    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=143027
    e di me mire se ti si i sillet policia greke dhe vendaseve ,por kjo nuk ben me te lehte aktin kriminal te tyre,nuk e kuptova ate linkun pse e vure ,clidhje ka???

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •