Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321

    Vizita, Hilari Klinton në Tiranë brenda vitit 2012

    Vizita, Hilari Klinton në Tiranë brenda vitit 2012


    TIRANË - Sekretarja e Shtetit e ShBA-së, Hilari Klinton, pritet që të vizitojë Shqipërinë në gjashtëmujorin e dytë të këtij viti. Lajmi është përcjellë dje përmes një njoftimi zyrtar të shpërndarë nga Ministria e Punëve të Jashtme. Në njoftimin e shkurtër thuhet se zv.kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, zhvilloi një takim me Sekretaren e Shtetit, Hilari Klinton, në Bruksel, nga e cila ka marrë premtimin se ajo do të vizitojë Tiranën në gjysmën e dytë të vitit 2012. Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, ndodhet për një vizitë dyditore në Bruksel, ku po merr pjesë në punimet e Ministerialit të NATOs. Në këtë takim të NATO-s po diskutohen tema që kanë të bëjnë me çështje të sigurisë; si Afganistani, por edhe çështje të tjera, si paketa e mbrojtjes së Aleancës, partneritetet e Aleancës me shtete të tjera etj. Ky samit është përgatitor dhe mbahet para Samitit të Krerëve të Shteteve dhe Qeverive të Aleancës, që do të zhvillohet në Çikago, më 20-21 maj 2012. Në samitin e Çikagos krerët e shteteve dhe qeverive do të marrin vendime lidhur me të ardhmen e forcave të Aleancës deri më 2020. Ndërkohë, nga ana e saj, Shqipëria ka premtuar se do të vazhdojë të jetë në Afganistan përkrah aleatëve të saj derisa të jetë e nevojshme për misionin e NATO-s. Aktualisht, Shqipëria ka rreth 350 trupa, që janë të përfshirë në luftime dhe në detyra të tjera ushtarake, si dhe kanë filluar në misione trajnimi, apo stërvitje të trupave afgane. Pak ditë më parë, kryeministri Sali Berisha zhvilloi një vizitë dyditore në Afganistan, ku u takua me përfaqësues të Forcave të Armatosura që operojnë në kuadër të misionit të NATO-s, ISAF. Kryeministri vizitoi Bazën e Përparuar Operacionale në Spin Buldok në Kandahar, ku është vendosur edhe kontingjenti i Forcave Speciale Shqiptare “Eagle 4” si dhe pati takim edhe me efektivin e kompanisë “Eagle 4”.

    Gazeta Mapo
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

  2. #2
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Helm per Vrromen dhe fansat e tij ky lajm. Do t'i shkoje tensioni 27 ...

    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  3. #3
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    www.arberiaonline.com
    Postime
    1,187
    Per cudi qe Ministrat bile edhe presidentet Amerikan i kemi mos te them gjdo 6 muaj por gjdo vite ne vizite , ose Kosove -ose ne Shqiperi e asnjehere neper shtetet fqinje !
    Kjo tregon dicka ?
    Ndryshuar për herë të fundit nga Genti.. : 19-04-2012 më 15:42

  4. #4
    Djalë Drenice Maska e Lexuesi_
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014
    Citim Postuar më parë nga Genti.. Lexo Postimin
    Per cudi qe Ministrat bile edhe presidentet Amerikan i kemi mos te them gjdo 6 muaj por gjdo vite ne vizite , ose Kosove -ose ne Shqiperi e asnjehere neper shtetet fqinje !
    Kjo tregon dicka ?


    Qka mundet me tregu psh.

  5. #5
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    www.arberiaonline.com
    Postime
    1,187
    Citim Postuar më parë nga Lexuesi_ Lexo Postimin
    Qka mundet me tregu psh.
    Nuk di , po pyes .
    Ndoshta vertet jemi aleatet me te mire te USA-se ?
    Nuk po shetisin neper Greqi qe sa kohe me , e per kto shtete sllave sbehet fjale .

  6. #6
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    Ku ka bere kjo vizita problem ka sjell. Nuk eshte ndonje lajm pozitiv per shqiptaret.
    I LOVE GOD

    j&g

  7. #7
    Djalë Drenice Maska e Lexuesi_
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014
    Ardhja e 700 trupave amerikan ne shqiperi dhe vizita e hilarijes nuk e besoj qe jan te rastesishme. Gjendja ne maqedoni nuk eshte edhe e mire. U vran shqiptar u rrahen u vran prap u rrahen prap. Tash bum u vran 5 maqedonas ne nje vend peshkimi nuk po dihet kush i vrau. Mendoj qe do te shperthej nje lufte civile ne maqedoni dhe askush nuk eshte ne gjendje ta ndal veq JueSej ArMy.

  8. #8
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321
    Shyqyr qe po rritet njeçike diplomacia Shqiptare. Per mua eshte eveniment me vete vizita e Hillary Clinton ne Shqiperi. Por, shpresoj qe keta diplomatet tane te marin ca leksione amerikane per sjelljen e tyre diplomatike. Si nuk doli nje diplomat Shqiptar te mbroje interesat e Shqiptareve siç duhet, po te gjithe vetem sa peshperitin disa fjale neper buze qe askush nuk i degjon çfare thone, kur ndodhin sulme nga me te ndryshmet ndaj Shqiptareve. Diplomacia Shqiptare duhet te mesoje sjelljen e reciprocitetit me fqinjet e te heqe dora nga perulesia ndaj fqinjeve. Duhet te jemi te barabarte e jo te perulur.
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

  9. #9
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    A thue ka me e prite salijevi, se ky vate nja dy a tri here ne SHBA dhe ajo nuk pati "kohe" ta priste as edhe ni here ...

    si kunder-pergjigje, salijevi e zuri per zhaqete ne nje konference nderkombetare ...

    duhet te kete blere zhaqete te re e shkreta ... megjithese varet edhe nga havaja ... mund te jete vape, dhe nuk ka nevoje per zhaqete ...

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •