Muhammed ibën Hadi el Medkhali

… dhe thënia e tij (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem):
“Nga Islami i mirë i një njeriu është largimi nga ajo që nuk i përket.”

Po! Largimi nga ajo që nuk të përket. Mos ndërhy në të, ajo nuk të përket ty. Kjo gjë është nga Islami i mirë; të mos ndërhysh në atë gjë që nuk të përket dhe që bën pjesë tek çështjet e të tjerëve. Mos ndërhy në çështjet e fqinjit tënd, derisa ai të kërkojë që ti të ndërhysh në çështjet e tija private. Mos ndërhy në çështje e prijësve të muslimanëve, derisa ata ta kërkojnë një gjë të tillë. E kështu me rradhë.. mos ndërhy në çështjet që nuk të përkasin ty. Dëgjoni fjalën e Pejgamberit (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem): “...nga ajo që nuk i përket.”

Këtu bëjnë përjashtim gjërat që të përkasin, ku prej tyre është urdhërimi për mirë dhe ndalimi nga e keqja. Vërtet muslimani nëse shikon një të keqe, ai e ka për detyrë që ta kundërshtojë; sepse është diçka që të përket, dhe për arsye se Pejgamberi (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem) ka urdhëruar për ta kundërshtuar me dorë, gjuhë dhe zemër. Ky kundërshtim bëhet sipas tre gradave të cilat ju i njihni. Ky është përjashtim.

Nuk është e saktë çfarë bëjnë disa njërëz kur i urdhëron dhe i ndalon; të përgjigjen duke thënë: “Nga Islami i mirë i një njeriu është largimi nga ajo që nuk i përket”, kjo është bagim. Përkundrazi, kjo më përket mua. Unë dhe ti jemi në të njëjtën anije që po e çan detin. Nëse unë hesht për për ty, atëherë t’i fundosesh dhe fundosemi të gjithë. Jo! Me doemos duhet të urdhërojmë për mirë dhe ndalojmë nga e keqja.

Thënia e tij: “...nga ajo që nuk i përket”, do të thotë: nga gjërat private të tjerëve, kurse lidhur me çështjet që ke për detyrë t’i bësh, nuk thuhet: “Nga Islami i mirë i një njeriu është largimi nga ajo që nuk i përket.”

http://www.forumiselefi.net/viewtopi...97af2334dfc62b

http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=128504