Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Tiranė: Pranga shefit te krimeve Fatos Goxhaj, favorizonte autoret kundrejt parave

    Pranga shefit te krimeve, favorizonte autoret kundrejt parave

    Klodiana Kotorri

    Priste emerimin zyrtare per t'u transferuar ne policine e Permetit, por i komunikohet masa e arrestit per akuzen e korrupsionit. Shefi i Krimeve te Komisariatit numer nje ne Tirane, Fatos Goxhaj, eshte arrestuar diten e djeshme nga Sherbimi i Kontrollit te Brendshem, pasi akuzohet per korrupsion. Burime nga policia thane per gazeten se Goxhaj dyshohet se ne kembim te shumave te medha parash u ka premtuar qytetareve te ndryshem mbylljen e ceshtjeve kriminale ku ata ishin implikuar. Te njejtat burime shtuan se per te njejten vepren penale dyshohen edhe te tjere efektive policie, te cilet kane bashkepunuar me Goxhaj dhe priten te tjera arrestime.

    Akuza

    Ne rruge operative, punonjesit e Sherbimit te Kontrollit te Brendshem kishin siguruar informacione se shefi i krimeve te Komisariatit te policise nr. 1, ne Tirane kerkonte para nga persona te ndryshem ne kembim te mbylljes se ceshtjeve kriminale, ne te cilen ata ishin implikuar. "Dyshohet se Fatos Goxhaj ka marre shuma te konsiderueshme parash, me qellim qe te ndikonte ne mbylljen e disa ngjarjeve kriminale ne favor te autoreve. Rasti me flagrant eshte nje tentative vrasje, ngjarje per te cilen ka nderhyre Goxhaj per ta mbyllur ne favor te autorit", - thane per gazeten burime nga SHKB. Dyshohet se shefi i krimeve i ka premtuar autorit te ngjarjes, i cili procedohej penalisht nga prokuroria, se do ta mbyllte ceshtjen dhe ai nuk do te denohej. Sipas SHKB-se, per te mbyllur hetimet dyshohet se Goxhaj ka marre 5 mije euro. "Por pavaresisht se ka marre shumen e parave, shefi i Krimeve nuk ka mundur te ndihmoje autorin e tentatives se vrasjes duke hedhur dyshimet se ai e kishte mashtruar", - thane burimet policore.

    Hetimi

    Sherbimi i Kontrollit te Brendshem kishte siguruar informacione per kete ngjarje dhe nisi menjehere hetimet. Sipas SHKB-se, Fatos Goxhaj ka marre shuma te konsiderueshme parash ne kembim te mbylljes se shume ngjarjeve kriminale. Dyshohet se ai eshte ndihmuar nga efektive te tjere te policise, te cilet po hetohen dhe, sipas SHKB-se, priten te tjera arrestime ne radhet e policise per vepren penale te "korrupsionit". Nderkohe qe diten e premte, kur Fatos Goxhaj u emerua ne Policine e Permetit paralelisht Gjykata vendosi ndaj tij masen e sigurise "arrest me burg", pas kerkeses se Task-Forces se Prokurorise per antikorrupsionin. Ne keto kushte, Goxhaj u shkarkua nga detyra, ndersa koleget e tij ekzekutuan masen e sigurise duke i vene atij prangat.

    KJ

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Korrupsioni: Mbyllte dosjet me para, pranga shefit tė policisė

    Arrestohet shefi i Krimeve tė Komisariatit nr.1 nė Tiranė, mori 3500 euro pėr tė mbyllur dosjen e armėmbajtjes pa leje.

    Task-Force dhe SHKB: Dyshojmė se ka kryer edhe episode tė tjera korrupsioni nė Komisariatin Nr. 1

    Fatos Goxhaj mori 3500 euro pėr mbylljen e dosjes pėr armėmbajtje.

    Tri ditė pas transferimit nė njė detyrė tjetėr larg kryeqytetit, ish-shefi i Krimeve nė Komisariatin Nr. 1 tė Policisė nė Tiranė u arrestua dje nga SHKB-ja me urdhėr tė Njėsisė Task-Force nė Prokurori.
    Oficeri Fatos Goxhaj ra nė pranga mesditėn e djeshme, pas njė hetimi njėmujor tė zhvilluar ndaj tij. Tri ditė mė parė, zyrtarėt e Policisė kishin firmosur disa ndryshime nė Policinė e Tiranės, ku pėrfshihej edhe transferimi i Goxhajt nė Dibėr. Ai ka shėrbyer si oficer policie prej 5 vitesh nė Tiranė, ndėrsa dje ėshtė vėnė nė pranga me akuzėn e korrupsionit. Zyrtari i Policisė dyshohet tė ketė pėrfituar 3500 euro pėr mbylljen e njė procedimi penal nė ngarkim tė njė 65-vjeēari qė akuzohej pėr armėmbajtje pa leje. Oficeri Fatos Goxhaj u arrestua nga Shėrbimi i Kontrollit tė Brendshėm nė Ministrinė e Brendshme, pas njė hetimi tė pėrbashkėt me Task-Forcėn e Prokurorisė sė Tiranės. Ky hetim ishte finalizuar dje me njė vendin gjykate qė urdhėronte arrestimin e ish-shefit tė Krimeve. Burime nga Ministria e Brendshme dhe Prokuroria thanė se Goxhaj akuzohet tė ketė marrė njė sasi prej 3500 eurosh nga djali i personit qė kishte ndaluar katėr muaj mė parė pėr armėmbajtje pa leje, duke i premtuar mbylljen e njė procedimi penal nė prokurori. Pėr shkak tė mosmbylljes sė procedimit, ashtu siē ishte premtuar nga ana e Goxhajt, pala e akuzuar ka bėrė njė kallėzim nė prokurori, duke e akuzuar shefin e Krimeve pėr korrupsion. Tė njėjtat burime konfirmuan se ka prova tė forta kundėr Goxhajt, qė bindėn edhe gjykatėn, e cila mesditėn e djeshme vendosi masėn e sigurisė “arrest me burg”, e cila u ekzekutua vetėm dy orė mė vonė nga oficerėt e SHKB-sė. Kjo ngjarje ėshtė bėrė shkak edhe pėr hetime tė tjera rreth dyshimeve se Goxhaj mund tė jetė pėrfshirė nė raste tė tjera shoqėrimesh pėr tė cilat nuk kanė vijuar procedimet penale, hipoteza qė mbeten ende nė nivelin e dyshimeve.
    DENONCIMI
    Fatos Goxhaj, njė ndėr katėr shefat e Krimeve tė komisariateve tė Policisė sė Tiranės, qė tė premten u transferuan nė lėvizje paralele nė funksionet policore, u vu dje nė pranga me akuzėn e korrupsionit. Nė Prokurorinė e Tiranės ishte depozituar njė kallėzim ndaj tij nga shtetasi Ermal A., nga Selita, i cili e akuzonte Goxhajn se kishte marrė 3500 euro pėr tė mbyllur njė procedim penal tė nisur pėr babanė e tij, Ramazan A. Ngjarja pėr tė cilėn policia kishte nisur procedim penal nė gjendje tė lirė, me akuzėn e “armėmbajtjes pa leje”, nė ngarkim tė Ramazan A., ka ndodhur nė fund tė vitit tė kaluar, nė mes zonės ku ndahet Komisariati Nr. 1 dhe ai Nr. 2, pranė Selitės. Pas kėtij incidenti, sipas denoncimit tė Ermal A., Fatos Goxhaj i ka kėrkuar atij 3000 euro, tė cilat i ka marrė dhe do tė merrte edhe 500 euro tė tjera pėr mbylljen e hetimeve. Ai i kishte premtuar se do tė bashkėpunonte edhe me prokurorin, nė mėnyrė qė tė pushohej procedimi penal dhe ēėshtja tė mos shkonte nė gjykatė. Por, kur ėshtė vėnė re qė Goxhaj nuk po e mbante premtimin, atėherė Ermal A. ka vendosur ta denoncojė. Pėr kėtė arsye, Task-Forca dhe SHKB-ja kanė kryer hetime intensive, pjesė e tė cilave janė edhe disa biseda telefonike mes Fatos Goxhajt dhe Ermal A. Biseda tė tilla si: “A po vjen? Ku do shihemi…?” etj., pyetje qė Goxhaj i drejtonte Ermalit nėpėrmjet telefonit. Njė nga takimet e fundit mes tyre dyshohet se ėshtė kryer nė Selitė.

    Denoncimi
    Denoncimi pėr ish-shefin e Krimeve tė Komisariatit Nr. 1 tė Policisė ėshtė bėrė pranė Shėrbimit tė Kontrollit tė Brendshėm dhe Prokurorisė rreth njė muaj mė parė. Qytetari i dėmtuar nga ngjarja kishte marrė vesh se ishte mashtruar nga zyrtari i Policisė, i cili kishte marrė 3500 euro me premtimin tė mbyllte dosjen e hapur pėr armėmbajtje pa leje.

    Hetimi
    Procesi hetimor ndaj shefit tė Krimeve tė Komisariatit Nr.1 ėshtė zhvilluar nė sekret tė plotė. Mesditėn e djeshme gjithēka ėshtė finalizuar me njė vendim tė Gjykatės sė Tiranės, e cila urdhėronte arrestimin e zyrtarit tė Policisė duke i konsideruar provat e mbledhura nga hetimi i Task-Forcės dhe SHKB-sė si tė mjaftueshme. Mė pas u bė ekzekutimi i vendimit tė Gjykatės.

    Dėshmia
    Menjėherė pas arrestimit, ish-zyrtari i Komisariatit Nr. 1 ėshtė pėrcjellė nė Drejtorinė e Policisė sė Tiranės. Nė ambientet e izolimit tė kėsaj drejtorie mėsohet se grupi i hetimit ka marrė nė pyetje dje ish-shefin e Krimeve tė Komisariatit Nr. 1. Ai paraprakisht ka kėrkuar avokat dhe ka deklaruar se s’ka gjė pėr tė thėnė pa praninė e mbrojtėsit ligjor.

    Dėrgimi i dosjes nė gjyq zbuloi aferėn
    “Ta kam mbyllur kėtė ēėshtje, flije mendjen dhe rri i qetė”. Kėto mėsohet se kanė qenė disa nga fjalėt qė shefi i Krimeve tė Komisariatit Nr. 1 i ka thėnė djalit tė njė tė moshuari, i cili, gjatė kontrollit nė banesė, ishte gjetur me njė armė pa leje. Sipas burimeve nga Prokuroria, veprimet e ish-shefit tė Krimeve tė Komisariatit Nr. 1 janė dokumentuar me pėrgjime tė autorizuara sipas ligjit. Nga kėto pėrgjime ėshtė mėsuar se mund tė ketė pasur njė ngatėrresė nė gjithė kėtė histori, pasi fillimisht shefi i Krimeve i kishte premtuar qytetarit tė cilit i ishte gjetur arma se nuk do tė arrestohej. Dhe vėrtet kjo nuk kishte ndodhur, pasi i moshuari kishte qėndruar i pashqetėsuar nga policia. Por, nga ana tjetėr, denoncimi ėshtė bėrė nė momentin kur Prokuroria e Tiranės dėrgoi nė gjykatė dosjen penale ndaj tė moshuarit dhe ai u thirr nė gjyq. I gjendur nė befasi, duke menduar se kishte paguar pėr mbylljen e ēėshtjes, qytetari ka denoncuar faktin se shefi i Krimeve tė Komisariatit Nr. 1 i kishte marrė shumėn e parave kundrejt favorizimit nė ndjekjen penale. Nuk ėshtė e qartė nėse i akuzuari kishte premtuar mosarrestimin e tė moshuarit apo edhe mbylljen e ēėshtjes.

    Panorama

  3. #3
    Cudi asnje koment!

    Nuk eshte ēudi qe me te shumtit te mendojne se ai s'ka bere asgje sa te botohet neper gazeta apo te diskutohet ne forume!

    Ne nje shtet normal te dy palet merren ne ndjekje penale!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e medaur
    Anėtarėsuar
    21-06-2006
    Postime
    865
    Ne burg ..bile denim 2 fish ....per kete njeri qe perfaqeson ligjin...qen i ndyre
    SHQIPERIA MBI TE GJITHA

  5. #5
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Tani u zgjuan keto te SHKB ???!!!???


    Kam pershtypjen se edhe oficeret e SHKB jane te perfshire ne korrupsion ashtu si prokuroret e task-forcave te ndryshme qe gelojne ne Shqiperi.

    Per te zbuluar nje polic te korruptuar mjafton vetem nje indicie, ndersa ne Shqiperi lihet nje mal me gjurme, pasi krimet qe mbulohen jane te shumellojshme dhe te perseritshme.


    Kete Goxhajn, per mendimin tim, e ka kapur lapsi ...
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  6. #6
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anėtarėsuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137
    Patjeter ka shkelur ne derrase te kalbur, nuk ka paguar % shefit !!

    Policia..fatkeqesisht une kam pasur te bej ne nje rast me ta dhe sic e dini tashme...jane qe te gjithe te korruptuar/korruptueshem deri ne gryke !! As nuk e kane problem te te kerkojne lek.
    Nuk ka gje qe mos te korruptohet ketu ne skiperi, parja te can ballin, te nxjerr nga burgu, te kthen nga perdhunues ne viktime !
    Kak shteti *** polici !
    Cdo gje eshte relative...

  7. #7
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipėri
    Postime
    974

    Ēa thua 3500 euro....

    "
    FATOS GOXHAJ: Ta shpjegova edhe herėn tjetėr, kur tė thash nė fillim ta mbyllim muhabetin qė tė mos ta arrestojmė... si ēa tė ndihmova qė s’u arrestu atė ditė.

    E.A.: Ēa ėshtė gjoba, ēa gjobe, kėtė gjobėn, kėtė gjobė qė do ta jepsha unė ty do ta kisha mbajt unė dhe jepsha unė sot gjobėn atij.

    FATOS GOXHAJ: Nuk mi ke dhėnė mua

    E.A.: Po kujt mor vėlla ja kam dhėnė unė?

    FATOS GOXHAJ: Iksit, kanė shku gjetkė mor vėlla, tjetėr vend, s’di ēfarė tė them

    E.A.: Po unė t'i kam dhėnė ty mor vėlla, ēfarė tjetėr vendi. Dėgjo, dėgjo kėtu, gjyqi vazhdon, vazhdon i lirė, i bi me pagu lekė.

    FATOS GOXHAJ: Do vinte nė gjendje arresti, nė gjendje burgu

    E.A.: Kush do tė vinte, plaku im?

    FATOS GOXHAJ: Po, do tė paguaje dyfishin

    E.A.: Po mirė dyfishin, e kishim mbyll tani, ore lekėt pse m'i more, veē mos me e arrestu?

    FATOS GOXHAJ: Po. Do tė kishe paguar dyfishin dhe nuk do ta kishe mbyllur.

    E.A.: Ore lekėt pėrse t’i kam dhėnė, vetėm pėr mos me ma arrestu?

    FATOS GOXHAJ: Po. Do ta paguaje dyfishin dhe nuk do e mbyllje.

    E.A.: O Toso, kam hudh 3500 euro ja q... motrėn, pėr mos me e arrestu, me vra ropt nuk kisha pagu, me plagos, mor burrė.

    FATOS GOXHAJ: S’ėshtė faji jot, ėshtė faji im. E., po e marrim siē thua ti. Ndodhi ngjarja, babai yt u arrestua, do tė shkonte ditėn e tretė nė gjyq, kur vete nė gjyq, me ato prova qė ka ai ti do tė jepje dyfishin dhe do e nxirrje, do tė vazhdonte hetimi, por nė rastin konkret hetimit ndaj tij do tė vazhdonte nė gjendje tė lirė, atėherė do tė vazhdonte nė gjendje arresti, por hetimi vazhdon se me ēmende mor burr. Ore a ke pyetur ndonjė avokat qė merr vesh nga ligji?

    E.A.: Ēar thua mor vėlla, si nuk shkojshin, e ke gabim mor burr

    FATOS GOXHAJ: Ēa thua 3500 euro, i q... motrėn mor vėlla

    E.A.: Ēa thua mor vėlla

    FATOS GOXHAJ: Nuk i kam marrė unė 3500 euro

    E.A.: Po kush i ka marrė?

    FATOS GOXHAJ: Shpėrndahen mor vėlla

    E.A.: Ēa shpėrndahen?

    FATOS GOXHAJ: Ē’mė gjeti mua, faji im ėshtė dhe s’dua dhe s;doja t’i merrja ato lekė, tė bėhesha viktima e tė tjerėve, vari k...

    E.A.: S’ėshtė punė pėr viktim or vėlla...
    "
    Nga biseda e pėrgjuar e Shefit tė Krimeve tė Rėnda nė Komisariatin 1 tė Tiranės qė u arrestua pėr korrupsion.


    Gazeta Shqiptare
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  8. #8
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Si shkoi muhabeti ktij "kalecit" ???
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •