TIRANE- Gjatė njė bashkėbisedimi me gazetarėt, qe zgjati rreth 1 orė e 30 minuta, kryeministri Berisha iu pėrgjigj interesimit tė tyre pėr ēėshtje tė ndryshme tė aktualitetit. Shefi i qeverisė komentoi akuzat e fundit tė gazetės kosovare per bllokimin e linjės sė interkonjeksionit me Kosovėn, marrėdhėniet e KLD-sė me Kuvendin, zhvillimet e pritshme nė politikė dhe situatėn aktuale nė rajon.
INTERKONJEKSIONI, BERISHA: PĖRPJEKJE E DĖSHPĖRUAR E MAFIES
Kryeministri Berisha iu pėrgjigj interesit tė gazetarėve nė lidhje me shkrimin e publikuar njė ditė mė parė nga gazeta kosovare Zėri, sipas sė cilės, shefi i qeverisė shqiptare ka bllokuar projektin pėr ndėrtimin e linjės 400 kilovoltėshe tė interkonjeksionit, e cila lidh Kosovėn me Shqipėrinė.
Sipas kryeministrit, ky shkrim ishte njė krizė e radhės e mafies sė dėshpėruar. Pėr Sali Berishėn, mafia nuk ka atdhe, atdheu i saj ėshtė shpella ku ndan paratė e krimit. Mafia nuk ka sy, vetėm fytyrėn e krimit, nuk ka moral.- u shpreh kryeministri Berisha, duke theksuar se linja e interkonjeksionit me Kosovėn do tė bėhet, por nė pėrputhje tė plotė me ligjin, rregullat dhe interesin e qytetarėve shqiptarė.
Shefi i qeverisė theksoi se ministrat dhe kabineti qeveritar janė gardianėt e interesit publik, por pavarėsisht dėshirave, ligjet mbeten ligje dhe nuk mund tė preken.
Sipas kryeministrit, oferta qė pėrmend Edi Rama ėshtė 30% mė e kushtueshme se oferta tjetėr pėr tė cilėn drejtuesi i OST, mendon se duhet tė fitojė. Ministria e Financave nuk pranon njė borxh prej 10 milionė dollarė mė shumė pėr shkak tė preferencave qė tregojnė pėr njė kompani apo pėr njė tjetėr.
NDRYSHIME NĖ QEVERI? BERISHA: MINISTRAT NUK JANĖ KUAJ
I pyetur pėr ndryshime tė mundshme nė qeveri, kryeministri i ka mohuar ato duke theksuar se qeveria nuk ėshtė stallė hipodromi, si ajo e paraardhėsve.
Qeveria ime nuk ėshtė stallė hipodromi dhe kabinetet nuk janė kuaj. Qeveria kaloi testin mė tė shkėlqyer mė 8 maj 2011. Paraardhėsit e mi e shndėrruan qeverinė nė njė hipodrom pėr tė mos thėnė ndryshe, nė njė stallė hipodromi qė i shilonin kuajt me radhė dhe i dhanė vendit 74 ministra, kryeministra, zv.kryeministra- u shpreh Berisha.
BERISHA: PROCESI I ZGJEDHJES SĖ PRESIDENTIT DO JETE PLOTESISHT KUSHTETUES
I pyetur nė lidhje me mundėsinė e zgjedhjes sė njė presidenti konsensual me opozitėn, kryeministri Berisha nuk pėrjashtoi konsultimet me PS-nė, por u shpreh skeptik pėr arritjen e rezultateve konkrete, duke u bazuar nė votimin e fundit pėr anėtarin e ri tė KLD-sė nė Kuvend.
Opozita ka njė problem tė lindur me votėn, ka frikė me shumė se asgjė nga vota.- u shpreh Berisha.
Sipas tij, procesi i zgjedhjes sė presidentit tė ri do tė jetė plotėsisht kushtetues dhe do tė pranohen tė gjitha modalitetet qė pėrmban rregullorja e Parlamentit Europian.
Ēfarėdo qė tė ketė rregullorja e Parlamentit Europian do ta pranojmė, pėr zgjedhjen e presidentit tė ri. Opozita do tė sjellė nesėr modalitetet e kėtij votimit, u thashė vetėm maska po kėrkuan mos pranojmė, tė tjerat ēfarė tė duan.- deklaroi kryeministri.
Kreu i qeverisė komentoi se pėr zgjedhjen e Presidentit tė ri do tė angazhohen forumet dhe kryetarėt e partisė qė do pėrcaktojnė zėvendėsuesin e Topit, do ketė konsultime edhe me opozitėn nuk i pėrjashtoj. Nuk mund tė them qė sdo jetė Kushtetues, por do ketė konsultime. Presidenti Personalitet i shquar nga radhėt e PD, jo pa parti, smund tė jetė as i majtė as i djathtė. Ai duhet tė jetė njeri me integritet tė lartė, patriot dhe atdhetar, shtoi mė tej kreu i ekzekutivit.
BERISHA: TOPI REKORD SHKELJESH KUSHTETUESE
Kryeministri Berisha akuzoi Presidentin Topi se ka shkelur Kushtetutėn me propozimin e bėrė pėr postin e nėnkryetarit tė KLD-sė, duke shėnuar kėshtu rekordin e shkeljeve tė Kushtetutės. Berisha ka mohuar tė ketė njė konflikt mes KLD e Parlamentit pėr zgjedhjen e nėnkryetarit tė KLD-sė, ndėrsa ka nėnvizuar se presidenti Topi ėshtė ai qė po dhunon Kushtetutėn.
Nuk ekziston asnjė ngėrē midis parlamentit dhe KLD-sė. Ekziston njė pėrpjekje e re pėr tė dhunuar Kushtetutėn e vendit nga Presidenti, i cili e mbyll mandatin, duke regjistruar akte rekord nė historinė e demokracisė tė dhunimit tė Kushtetutės. Nė konceptin mė primitiv konsideron karrigen e Presidentit mbi ligjin themelor tė shtetit. Pikėrisht pėr kėto arsye Gjykata e Lartė mbeti muaj tė tėrė pa kryetarin e saj, pėr kėto arsye, tė njėjtin fat pati edhe Gjykata Kushtetuese, komentoi Berisha.
Pėr kryeministrin Berisha, Kushtetuta nuk lė asnjė hapėsirė pėr zgjedhjen e nėnkryetarit tė KLD-sė. Ai shtoi se nė Kushtetutė pėrcaktohet qartė se nėnkryetari zgjidhet nga parlamenti.
Gjykata Kushtetuese i kėrkon atij tė kooperojė me parlamentin, por ai ėshtė i vendosur pėr interesa qė ai i di vetė, tė shfrytėzojė tė vetmin moment qė i ka mbetur tė shkelė mbi Kushtetutėn. Kushtetuta e Shqipėrisė nė nenin 176 thotė se KLD pėrbėhet nga 15 vetė, nga tė cilėt 9 janė detyrimisht gjykatės tė zgjedhur nga trupa gjykuese e vendit, pjesa tjetėr nga parlamenti. Kushtetuta nuk ka lėnė hapėsirė. Nė frymėn e saj thotė se nga kėta 9 gjykatės nuk mund tė zgjedhė nėnkryetari. Kushtetuta nėnkryetarin e ka pėrcaktuar tė zgjidhet nga parlamenti. Nėnkryetari nuk mund tė jetė ministėr, se Kushtetua se lejon, as kryetari i Gjykatės sė Lartė. Pra pėr tė gjithė ata qė nuk janė analfabetė tė Kushtetutės, nuk mund tė pėrmbyset pėrcaktimi i Kushtetutės, komentoi ai mė tej.
Berisha u tha gazetarėve se mazhoranca nuk do tė marrė asnjė nismė ndaj Presidentit Topi edhe nėse ai nuk tėrhiqet nga propozimi i tij pėr postin nė KLD. Ai u shpreh se Topi duhet ti kalojė i qetė ditėt qė i kanė mbetur nė Presidencė, ndėrsa nuk nguroi ta akuzojė se e ka kthyer kėtė institucion nė vendin ku organizohen mbledhjet e partisė sė tij.
Ne nuk ndėrmarrim ndonjė nismė ndaj Topit, pėr arsye sepse janė muajt e fundit tė tij. Ekzistojnė standardet mė tė papranueshme, nė atė institucion, bėjnė mbledhje patickash, Institucioni i parė i vendit Presidenca i shndėrruar nė njė patickė. Presidenca seli e njė partie tė vogėl. Ne vendosėm qė do ta tolerojmė, E garantoj qė do jetė i qetė deri nė ditėn qė tė bėhet dorėzimi i postit tė tij, komentoi Berisha.
Propozimi i nėnkryetarit tė KLD-sė ėshtė kompetencė e Presidentit, kėtu sjemi kundėr, ska asgjė kundėr, por se si po e pėrdor kėtė kompetencė ska asgjė pėr tu habitur, po e pėrdor pėr tė thyer Kushtetutėn, ne qartėsojmė qytetarėt. Nuk kemi asnjė nismė, vecse deklarojmė se gjithcka ėshtė nė kundėrshtim me frymėn e Kushtetutės, komentoi ai mė tej.
NUK KA KRISJE ME LSI, FITORJA JONĖ DIAMANT
Kreu i qeverisė foli me siguri edhe pėr koalicionin me LSI, i cili sipas tij nuk ka krisje. Ky koalicion, sic u shpreh Berisha ėshtė njė diamant.
Fitorja e ngushtė apo e gjerė, e madhe apo e vogėl ėshtė diamant. Fitorja vetėm pėrmirėson marrėdhėniet. Koalicioni ska asnjė problem, shtoi ai.
PĖRBALLĖ KAM RAMĖN, TOPI SMĖ TREMB
Berisha komentoi nė fund se ai respekton pluralizmin, ndėrsa nuk trembet nga partia e re e Topit. Kreu u ekzekutivit deklaroi se kundėrshtari i tij mbetet Edi Rama.
Unė pėrballė kam Edi Ramėn, satelitėt e tij nuk mė lėndojnė. Nė kėtė sistem elektoral del qartė se ku rrėmojnė ata, shtoi ai.
VIZITA NE AFGANISTAN, BERISHA: IMPRESIONUESE
Shefi i qeverisė foli edhe pėr vizitėn e tij nė Afganistan, tė cilėn e cilėsoi si impresionuese. Ai sqaroi se do tė kishte qėndruar edhe ditėn e dielė nė Kabul, por u kthye pėr tė festuar Pashkėt nė Shqipėri.
"Po tė mos ishte festa e Pashkės do kisha qėndruar edhe tė dielėn nė Afganistan, pavarėsisht trazirave nė Kabul. Jam kthyer vetėm pėr festėn",- u shpreh Berisha.
PROJEKTI TAP, VENDIMMARRJA MĖ E RĖNDĖSISHME NĖ FUSHĖN E ENERGJISĖ
Kryeministri Sali Berisha u shpreh sot se, projekti i gazsjellėsit Trans Adriatic Pipeline (Tap), ėshtė projekti mė i rėndėsishėm nė fushėn e energjisė. Sipas Kryeministrit, projekti ka fizibilitetin e shkallės mė tė lartė. Disa zemėrthyerje tė krijuara nga vendimi i parė duket se do jenė kalimtare, pasi TAP i intereson tė njėjtave vende, qė i interesonte projekti i pėrjashtuar, tha Berisha.
Sipas Kryeministrit, gjithnjė e mė shumė po ngrohet klima pėr TAP-in. Natyrisht ėshtė njė poces jo i pėrfunduar, kompleks, por ėshtė vendimmarrja mė e rėndėsishme nė fushėn e energjisė, pasi sjellė drejt Europės njė burim tė madh gazi qė nuk ka ekzistuar.
Do tė bėjmė gjithēka pėr tė pėrmbushur ēdo detyrim qė rrjedh nga kalimi i kėtij projekti nė Shqipėri, theksoi Kryeministri Berisha.
INCIDENTET NĖ MAQEDONI, NĖ DĖM TĖ VENDIT
Kryeministri Berisha u ndal tė komentojė edhe ngjarjet mė tė fundit nė Maqedoni, ku pas vrasjes sė 5 tė rinjve ėshtė shtuar edhe fryma e incidenteve etnike. Pėr Berishėn kėto zhvillime janė nė dėm tė vendit.
Ndjek me vėmendje zhvillimet nė Maqedoni. Janė zhvillime tė dėnueshme, nė dėm tė madh tė pėrpjekjeve tė kėtij vendi dhe tė reformave qė bėn ai, por nga ana tjetėr dua tė theksoj se autoritetet maqedonase nė tė gjitha rastet bėjnė pėrpjekje pėr tė kontrolluar situatėn dhe pėr tė zbatuar ligjin.
Ai shtoi se akuzat kolektive nė kėtė rast nuk janė tė pranueshme deri nė kohėn qė ende nuk ėshtė gjetur autori i vrasjeve.
Autorėt tė vihen para pėrgjegjėsive. Kėto incidente pa u sqaruar nuk mund tė bėhen shkas pėr tė nxitur konfliktulitet tė madh etnik. Paqja dhe stabiliteti i Maqedonisė interes jetik kombėtar i shqiptarėve. Kufijtė aktualė janė interesi mė i mirė i shqiptarėve, tha Berisha.
NĖ VERI TĖ KOSOVĖS PO KTHEHEN PRAKTIKAT E MILLOSHEVICIT
Berisha foli edhe pėr situatėn mė tė fundit nė veri tė Kosovės, e cila sic tha ai, i ngjan rivendosjes sė disa praktikave tė kohės sė Milloshevicit.
Nė veri tė Kosovės ka rikthim tė praktikave tipike tė kohės sė Milloshevicit. Dy policė tė shtrirė dhe tė lidhur si armiq, njė akt terrorist ndaj njė qytetari dhe familjes sė tij. Uroj qė marrėveshja e arritur nė Bruksel tė zbatohet, nė interesin mė tė mirė tė Prishtinės dhe Beogradit. Vlerėsoj faktin qė Serbia hoqi dorė nga zgjedhjet nė veri, tha Berisha.
Ai u shpreh mė tej se qeveria e tiju do i japė njė mbėshtetje mė tė madhe luginės sė Preshevės. Meritojnė dhe do kenė mbėshtetje mė tė madhe nė interes tė zhvillimit tė tyre, jemi pėr respektimin e plotė tė kufijve, shtoi ai.
(ma.ar/er.nu/BalkanWeb)
Krijoni Kontakt