Close

Rezultati i Sondazhit: Si ju duket logoja e 100 vjetorit të Pavarësisë?

Votues
33. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Me pelqen

    11 33.33%
  • Nuk me pelqen

    22 66.67%
  • Nuk e di

    0 0%
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 16
  1. #-9

    Logoja e 100 vjetorit të Pavarësisë!

    Miratohet logoja e 100 vjetorit të Pavarësisë!

    Komiteti Ndërministror i 100 vjetorit të Pavarësisë miratoi sot logon e kremtimeve të 100 vjetorit të Pavarësisë.
    Fitues u shpall kuratori dhe dizajneri nga Kosova, Zeni Ballazhi, i cili sjell një stilizim të shqiponjës dy krenare, në formën e një flake jubilare e cila i përngjan një trofeu. Logoja është gjithashtu edhe kremtuese.
    Në mbledhjen e Komitetit u bënë disa ndërhyrje, lidhur me tekstin që shoqëron logon në pjesën e poshtme.
    Teksti mbeti ende i papërcaktur. Kryeministri tha se do të vendoset nëse do të jetë thjeshtë “Pavarësi” ose “ 100 vjet Pavarësi e Shqipërisë”. Sipas tij, kjo do të vendoset në vazhdim.
    Ne konkursin e hapur te zhvilluar nga Ministria e Kultures kane marre pjese 24 artiste.
    Gjate takimit te Komitetit Nderministror u bene shume propozime lidhur me aktivitet qe do te mbahen, ndersa brenda janarit pritet miratimi i plotë i listes se aktiviteteve.

    Panorama
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  2. #-8
    Qenkam e para qe nuk i pelqen! Nuk e di por s'ma mbush syrin, nuk me jep ate idene e flakes e as tamam ate te shqiponjes...

    La vita non si spiega, si VIVE!

  3. #-7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    budallakia e hajnia skan brina..
    krejt kjo logollogaizma eshte nje budallaki pordhaceri e mutavi..

    ne se do shteti me festu 100 vjet.. shtet le te bej shtet.. qe ti vij era shtet.. pra ku qytetari sa ti bej nji xerr shtetit ti vij plakut a plakes ne shpi.. punonjsi social me tav e tepsi.. me sup pilaf e mjeksi..

    mirpo kjo do beth e ndershmeri..prandaj hajt .. bejm pordhomani si ppsh-ja..

    turp e marri..

  4. #-6
    e lumtur, mbase.... Maska e _bliss_
    Anëtarësuar
    08-05-2007
    Vendndodhja
    neverland
    Postime
    19
    Shume dakord me Brarin. Eshte vertete trishtuese qe te kete nje komision per tu marre me logon e pavarsise (qe edhe se eshte, as ate pune nuk e beka dot mesa duket; kjo logo eshte krim estetik dhe pa ndonje kuptim te permendshem) nderkohe qe sa e sa institucione te tjera qe e bejne nje shtet shtet nuk funksionojne per tjeter pervecse per tu dhene rrogat atyre qe punojne aty. Mungeses se qendrave sociale qe permend Brari dua ti shtoj nje kujtese te vogel, nje ngjarje te ndodhur ndonje jave me pare ku nje burre vdiq ne hekururdhe sepse "urgjences" i kishte marre nje ore te shkonte ne vendngjarje apo rasti i vajzes qe vdiq ne spital nga gripi i zakonshem i stines. Po fundja, per sa kohe spitalet, ambulanca e tere institucionet te mbajne kete logon e re ne balle, viti 2012 ka per te qene i begate, thuaj.
    Live as you were to die tomorrow and learn as you were to live forever...!

  5. #-5
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-09-2011
    Postime
    516


    Ballazhi, autor i logos së 100 vjetorit të pavarësisë

  6. #-4
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anëtarësuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    1,938
    Logoja e 100 vjetorit të Pavarësisë!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    Ku eshte pare dhe degjuar ndonjehere qe ndonje shtet i Botes te nderroje simbolin (logon) e flamurit kombetar?????? Dhe kjo pikerisht diten e 100 vjetorit. Nuk i ve aspak faj autorit pasi eshte e drejta e tij te dizenjoje cfare i do qejfi, por problemi eshte i Jurise (apo Komitetit Ndërministror) qe organizoi kete idiotllek dhe shpall fitues ato dy sorrat, kur dihet mire qe SHQIPONJA (dhe nenvizoj shqiponja) jone eshte NJE dhe e vetme si vet KOMBI yne NJE dhe i vetem. Sipas mendimit tim personal, ky (autori) i ka atletet NIKE me duket se me ngjan si logoja e NIKE-ut ne vertikale e shumezuar me kater

    p.s. sa per informim disponoj logon perfundimtare dhe gjuha tjeter (e zeza) tashme eshte e plote dhe mos e "vritni " hic mendjen.

  7. #-3
    Djalë Drenice Maska e Lexuesi_
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014
    Nuk me pelqen, se di pse por me duket me shume si dy krena Gjarperinjesh me gjuhe jashta.

  8. #-2
    i/e regjistruar Maska e user010
    Anëtarësuar
    21-05-2010
    Postime
    1,219
    Nuk na lan nje gje rehat dhe pa ngacmuar, lereni Shqiponjen sic eshte!

  9. #-1
    Ekuiliber shpirteror Maska e ARKIA
    Anëtarësuar
    29-07-2006
    Postime
    1,068
    Pa injoruar punen artistike te dizajnerit, per 100 vjetorin kjo(embleme apo logo) nuk ia vlen. Duken si shkronja arabe lol.
    Thjesht, flamuri kombetar dhe 100 vjet Shqiperi e pavarur.
    Gezuar!
    Uji: H2O
    Rakia: H2 OOOOO HO HOOOO

  10. #0
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Me pelqen: ka ngjyrat kombetare,ka simboliken e flakadanit ,shqiponjes dhe trofeut olimpik te nje maratoni gjithshqiptar .Ka simboliken e festimit, i ka te gjitha dhe aq thjeshte ...kreativitet artistik i lumt zotri Zeni Ballazhit,urime!Artistit i duhen kater vija te festoje njeqindvjet!
    Shqiperia do jete kuq-e zi gjithesesi eshte nje jubile i vecante, nuk e ka prekur kush shqiponjen aty do jete tek flamuri sot,mot dhe perjete.Logoja do te jete vetem nje stoli festimi ,jo zavendsim per Flamurin!
    Jemi mbas shume mbas,njeqindvjet qendrese per mbijetese,le te shpresojme dhe te punojme qe njeqindvjetet e ardhshme te jene vitet e bashkimit Shtetit Shqiptar,vitet zhvillimit ,vitet e begatimit te popullit tone te shumvuajtur,vitet e mencurise dhe dashurise per njeritjetrin!
    Personalisht do nis festimin e Njeqindvjetorit solemnisht ne NY ne fund muajit per Njeqindvjetorin e "Vatres" ,dhe ne Nentor do te shkoj bashke me bashkshorten time Adilen ne Shqiperi,e presim me padurim....Kjo eshte njehere ne jete, duhet te jete nje pelegrinazh i shqiptareve nga cdo skaj i botes!
    Perulja dhe nderimi gjithmone shkon per Deshmoret e Kombit , per ata qe rane dhe kurre nje te mire nuk pane,per ata qe na falen gjakun,gjuhen dhe shtetin...LAVDI!

    me nderime,
    bili99
    Ndryshuar për herë të fundit nga bili99 : 14-04-2012 më 07:14
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •