Close
Faqja 3 prej 9 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 82
  1. #21
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    09-09-2012
    Vendndodhja
    Ne Kine
    Postime
    1,830

    Pėr: Petro Luarasi

    Fleur rri urte se si e ke filluar do te ckishteroj Patriarka e Stambollit me keto ide masonike..nqs nuk e kane bere ende se perdorke gjuhen shqipe se eshte e ndaluar

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-12-2010
    Postime
    378

    Dokumentari per Petro Nini Luarasin

    Citim Postuar mė parė nga Toffee Lexo Postimin
    Fleur rri urte se si e ke filluar do te ckishteroj Patriarka e Stambollit me keto ide masonike..nqs nuk e kane bere ende se perdorke gjuhen shqipe se eshte e ndaluar
    Duke i kerkuar ndjese Petrolit apo Petro Luarasit, se kam gjetur vendin e gabuar per kete diskutim ( po bej therrime ne sofren e shtruar prej tij) kujtoj se gabimi kur pranohet eshte njerezor, kur nuk pranohet eshte ēnjerėzor.
    Dokumentari “ Mallkimi i shkronjave shqipe” kushtuar martirit Petro Nini Luarasi ka lėnė mresa tė mėdha nė mijra e mijra shqiptarė qė e kanė ndjekur kodo ne botė, jo vetėm nė TOPCHANNEL (http://www.top-channel.tv/video.php?id=23327) por edhe nė VIMEO ( ) e sajte te tjera.
    Pavarėsisht nga koha e shkurtėr qė pati nė dispozicion pėr pėrgatitjen e dokumentarit ( vetėm dy javė) dhe metrazhi I shkurter i programit, i talentuari Marin Mema, i frymėzuar nga atdhetaria dhe pėrkushtimi pėr tė vėrtetėn, ndėrthuri me profesionalizėm materialin dokumentar me dokumentacionin qe iu ofrua nga familja Luarasi. Ai ndriēoi disa aspekte tė veprimtarisė sė Petro Nini Luarasit te lėna nė harresė, me apo pa qėllim pėr njė shekull , nga studjuesit dhe institucionet perkatese te shtetit shqiptar, si psh: kontributi i tij si i pari emigrant politik pėr lindjen e zhvillimin e lėvizjes kombėtare shqiptare nė SHBA dhe pėr kishėn ortodokse autoqefale shqiptare, pėrkrahjen dhe marėdhėniet e ngushta me Fan Nolin, veprimtarinė si luftėtar e publicist dhe sidomos aspekte nga pėrballja e ashpėr me krerėt e klerit ortodoks shovinist grek. Nė kėtė mėnyrė Marin Mema ka meritėn se e ridimensionoi filmin e dikurshėm “Kush vdes nė kėmbė“ ( ku veprimtaria e Petro Nini Luarasit paraqitej vetem si nje mesues i gjuhes shqipe , azėrxhevap pėr batuta ) i cili madje pergojohej nga qarqe dashakeqe filogreke si ‘”produkt propagandistic diktature” ‘” jashte realitetit e provave”.
    Me kėtė rast po pėrmend se dokumentari po te kishte patur nje metrazh mė tė gjatė do tė duhej tė pėrfshinte mjaft ngjarje e dokumenta tė tjera, lidhjet e gjithanshme, shoqerine e gjere, si burim kryesor i potences se Petro Nini Luarasit, te cilin vetem me helmimin tinzar ia moren jeten, por jo nderin. Njė nga qėllimet e kobshme, tė klerit ortodoks shovinist grek kundėr ortodoksėve shqiptarė atdhedashės qe jo vetėm shkatėrrimi ekonomik ( edhe duke ua grabitur e djegur shtepitė me andarte e kusare) dhe eleminimi fizik, por edhe turpėrimi i tyre nė jetė tė jetėve, familjarisht.
    Edhe ky fakt provohet katėrcipėrisht nė rastin e Petro Nini Luarasit, tė cilin e mallkuan dhe shkisheruan familjarisht , e vranė me helm dhe donin t’ia digjnin edhe kufomėn me gėlqere ( si permbyllje e amanetit te dhespotit Fillare, t e shprehur edhe nė mallkimin e tij ( “Shpallim se kushdo qė ndikohet nga i mallkuari Petro Luarasi dhe shokėt e tij, ose pranon mėsues shqiptarė, do tė shkishėrohet nga i madhi Zot, do tė marrė mallkimin e etėrve tė kishės, do ta zerė lebra e Gehazit dhe trupi i tij do tė mbetet i patretur dhe do tė pėrdhoset pas vdekjes..." ) .
    Pjesė e urrejtjes dhe hakmarrjes se tyre shtazarake, afatgjate ne objektiv e zbatim, qe edhe mėnyra se si i vranė plakun Vasil Kita me tė bijėn Parashqevi (Paro) Kita , nė shtėpinė e tė cilėve mbylli sytė nė Gostivisht, martiri Petro Nini Luarasi ne 17 gusht 1911). Baba e bije u vrane tre vjet me pas , nė maj 1914, nga andartėt grekė, te cilet me porosi i therėn qė tė dy tek dera e kishės sė Shėn Thanasit nė Gostivisht.
    Po ndalem ne nje ngjarje kuptimplote e cila do te kishte q ene mire te jepej si prelud i dokumentarit, si moment kulmor dhe mesazh historik pėr brezat e ardhmė . Tė paraqitej nė dokumentar historia se si u ndalua hakmarrja shtazarake e djegies sė kufomes se Petro Nini Luarasit me gelqere

    Mė 17 gusht 1911, para mesnate, Petro Nini Luarasi mbylli sytė pėr jetė nė Gostivisht nė shtėpinė e kushėrirės Paro Vasil Kita. Mė 18 gusht 1911 kufomėn shpunė nė Luaras. Aty erdhi edhe doktori grek Janilis me suvarinj dhe xhandarė turq. Thanė se Petroja paskish vdekur nga kolera, prandaj duhej t'i digjej trupi nė gėlqere! Tė krishterė e muhamedanė, nga tė gjithė fshatrat rrotull kishin ardhur atė ditė nė varrimin e Petros. Muhamedanėt tė armatosur qėndronin pakėz larg: nė njėrėn anė shumica, miqtė e Jaēes dhe tė Zenelit; nė tjetrėn anė Dake Mali me njė nga dy shokėt e tij, vrasėsit e Jaēes dhe tė Zenelit. E kur xhandarėt u afruan tė hedhin gėlqeren mbi kufomėn e Petros, Dakeja, kėrceu drejt varrit dhe u thirri tė tjerėve: "Ka qenė miku juaj - hasmi im. Po pėrpara do tė mė djegin mua tė gjallin se kufomėn e Petris!" Xhandarėt s'panė nga ikėn! Nė njė letėr qė i dėrgoi Leko Mihal Dhosi, Guri Sevos nė Amerikė midis tė tjerash lexojmė: "Njerėzia as qė pyetėn fare ē'ishte frika. "Kur vdiq ky njeri i mirė i fshatit tonė, le tė vdesim edhe ne, le tė vdesim" thanė. Dhe s'kishin se ē'tė bėnin asqerėt, se s'i mbanin dot njerėzinė". Kėshtu shkruante Lekua, njė nxėnės i Petros, i cili edhe ai vetė tre vjet mė vonė ra i vrarė pėrpara kishės sė katundit nga plumbat e andartėve grekė. Kėshtu burrėrisht qėndruan djemtė trima tė fshatit rreth kufomės sė Petros nė ato ēaste dhe rreth familjes sė tij tre vjet mė vonė, kur armiqtė e ēėshtjes shqiptare deshėn ta fshihnin nga faqja e dheut familjen e Petros.
    Ky fakt historik do tė qe mesazh kuptimplotė per brezat shqiptare te sotem e te ardhshėm.
    Ne perfundim tė dokumentarit falenderova me mendje e zemėr gjithė stafin kontribues tė televizionit Top Channal dhe natyrshem me mbiu pyetja: Perse ėshtė mbajtur deri tani qėndrim “mospėrfillės’’ ndaj veprimtarise se shumaneshme tė martirit Petro Nini Luarasi dhe mjaft bashkepunetoreve te tij ortodoksė shqiptarė paēka se nga eshtrat e tyre eshte ngritur dhe ēimentuar pergjate nje shekulli ekzistenca e shtetit shqiptar, madje dhe ngjyroset e vuloset shqip me gjakun e tyre te shenjtė! Mos vallė, ndjena Zot, edhe pas 100 vjetėsh nė Altarin e Vlerave tė Kombit gjallojnė Skuthėr-vampirėt e Mallkimit dhe tė Helmit tė Megaliidhese (Ideja e Madhe e asimilimit nga shovinizmi grek) qe majmen plot pushtet me gjakun e ketyre martireve idealiste te lirise!?

  3. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar monikal pėr postimin:

    bili99 (23-01-2014)

  4. #23
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    13-08-2012
    Postime
    193

    Pėr: Dokumentari per Petro Nini Luarasin

    Me te vertete nje pune shume e mire dokumentari, ju lumte atyre qe e mundesuan.

  5. #24
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Pėr: Dokumentari per Petro Nini Luarasin

    Citim Postuar mė parė nga ana_gend Lexo Postimin
    Me te vertete nje pune shume e mire dokumentari, ju lumte atyre qe e mundesuan.
    tani marinit i mbetet te beje nje dokumentar per stefan bardhin mbeshtetur ne skenarin e kinostudios..

  6. #25
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-12-2010
    Postime
    378

    Dukumentari per Petro Nini Luarasin

    I lumtė Marin Memės dhe gjithė stafit financues, drejtues e zbatues te Top Channel per kete kontribut madhor, per ndergjegjesimin e kombit shqiptar ndaj vlerave te mirefillta.
    Vetem te mendosh sakrificat madhore sublime qe kane bere martiret e kombit si Petro Nini Luarasi me shoke per te bere Shqiperine dhe te krahasosh me realitetin sot.
    Burokracia shteterore ka patur e ka detyrim moral e ligjor qe te investoje me shume per studimin, propagandimin dhe nderimin ne shkallen qe e meritojne ( por jo me tender politiko klanor afishimi e hipotekimi dhe standarte te shumefishta qė ndyjne Altarin e Idealeve dhe Vlerave Kombetare. Nuk mund te prehen ne nje Altar krahas martirit edhe vrasesi i tij, tradhetar e hajdut i kombit!).

  7. #26
    I love god
    Anėtarėsuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043

    Pėr: Dokumentari per Petro Nini Luarasin

    Citim Postuar mė parė nga ana_gend Lexo Postimin
    me te vertete nje pune shume e mire dokumentari, ju lumte atyre qe e mundesuan.
    paska hy cobani paska bere pastrim

  8. #27
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-01-2013
    Postime
    103

    Pėr: Petro Luarasi

    Plehra u linden, plehra jetuan e plehra do ngordhin !!!


    Prof. Petro Nini dhe Prof. Skenderi jane korifej !!! Nuk mbulohet dielli me shoshe ...

  9. #28
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485

    Skėnder Luarasi nė tempullin shekspirian


    Petro Luarasi

    Skėnder Luarasi nė tempullin shekspirian


    Sė shpejti do tė pėrkujtohet 450-vjetori i lindjes sė Shekspirit (26 prill 1564 - 23 prill 1616) dhe
    Shtėpia Botuese “Onufri” ka botuar gjashtė pėrkthime prej Skėnder Luarasit: Mbreti Lir (King Lear), Rikardi II (Richard II ), Rikardi III (Richard III), Tregtari i Venedikut (Merchant of Venice) , Komedia e keqkuptimeve (Comedy of Errors), Si ta doni (As You Like It).

    Bota e qytetėruar do tė nderojė sė shpejti kujtimin e Uilian Shekspirit dhe tempullin e tij vezullues ku prehen dhe shpėrthejnė ndėr shekuj dije e mesazhe universale.
    Edhe populli shqiptar ka patur mundėsi ta njohė e vlerėsojnė tempullin shekspirian pėrmes librave e shfaqjeve nė gjuhėn shqipe, nė aktivitete akademike apo programe shkollore, tė cilat vazhdimisht ndiqen me interesim dhe japin rezultate tė dobishme nė arsim e kulturė.
    Historiku i pėrkthimit tė veprave tė Shekspirit nė gjuhėn shqipe nis nga vitet ‘20 tė shekullit tė kaluar nė SHBA, kur Fan Noli pėrktheu “Otellon“ (1918) dhe Skėnder Luarasi veprėn “Jul Cesari“ (1919) tė cilat i pasuan me shqipėrime tė tjera, respektivisht edhe me tre (“Hamleti”, “Makbethi”, “Jul Qezari”) e gjashtė vepra (“Tregtari i Venedikut”, “Mbreti Lir”, “Rikardi II”, “Rikardi III”, “Komedia e Keqkuptimeve” dhe “Si ta doni”) .
    Amerika e idealeve demokratike, qe vendi ku u farkėtua edhe miqėsia e Fan Nolit me tė birin e Petro Nini Luarasit, mikut e bashkėpunėtorit pėr ēėshtjen kombėtare e kishėn autoqefale.
    Pėrgjatė njė shekulli fondi i mėsipėrm ėshtė dyfishuar me shqipėrime nga Vedat Kokona, Alqi Kristo, Napoleon Tasi, Perikli Jorgoni, Kristaq Traja, etj
    Duke nisur me Shekspirin, Skėnder Luarasi ka arritur rezultate shembullore nė veprimtarinė e tij 60-vjeēare duke shqipėruar mbi 40 vepra tė autorėve: Kalidasa, Schiller, O.Wilde, A. Tennyson, Pushkin, Whitman, De Vega, Dickens, Byron, Goethe, A.Ostrovski, Longfellow, Lessing, Winkop, Gribojedov, Milton, Eden, Rodrigues, S. Skėndi, si dhe disa tė humbura me autorė: Persi Shelli, Li Taj Pe, etj.)
    Ėshtė njė ngjarje e lumtur pėr kulturėn shqiptare qė ai u njoh me veprėn e Shekspirit dhe programoi pėrkthimin e saj qė nė rini. E tėrhoqi mė fort natyra e mesazheve universale me tė cilėn ai u drejtohej brezave. Me “Jul Cesarin” e ”Tregtarin e Venedikut”, Skėnder Luarasi nisi pėrkthimin e kolanės sė veprave tė Shekspirit duke pėrmbushur edhe dėshirėn e Fan Nolit dhe orientimin e tij letrar e politik me tė cilat bashkohej inteligjenca progresive shqiptare.
    Ndonėse nuk ėshtė kryer ndonjė studim i thelluar mbi kontributin e Luarasit nė lėmin e pėrkthimit, analiza tė pjesshme vėnė nė dukje disa arritje cilėsore si: kontributi i hershėm, pėrzgjedhja e autorėve e titujve, qėllimi dhe mesazhet qė pėrcillte pėrmes veprės, shumėllojshmėria e gjuhėve dhe e lėndės (prozė, poezi, tragjedi, dramė, komedi, romane, materiale historike, politike, pedagogjike, etj), bagazhi i njohurive, vlerėsime pėr stilin, ritmin, pasurimin e gjuhės shqipe dhe njohjen e thellė tė gjuhėve. Rėndėsi ka edhe pėrhapja e mesazheve pėr qėllime tė caktuara nė auditore, nė hartime, grupe, nė teatėr e publik.
    Skėnder Luarasi nisi tė pėrkthejė prozė e poezi qė nė vitin 1918. Mė 1919 pėrfundoi dhe pėrgatiti pėr botim shqipėrimin e veprės sė Shekspirit ``Jul Cesari` me 120 faqe. Ky informacion gjendet nė revistėn ``Studenti`` dhe ku kėrkohej ndihmė pėr botimin e librave.
    Paratė qė do tė mblidheshin nga shitja e librit do tė pėrdoreshin pėr tė ndihmuar studentėt nė nevojė si dhe pėr tė shtypur edhe veprat: ”Tregėtari i Venedikut” dhe ”Skėnderbeu ose Liri dhe Dashuri” tė Uinkopit. (1) (S.P. Nini Luarasi, Jul Cesari, Studenti, janar 1920 , f. 30.)
    Skėnder Luarasi mendohej shumė pėr veprėn qė do tė pėrkthente dhe e pėrjetonte gjatė analizėn e saj duke shqyrtuar autorin, veprat e tjera tė tij, situatėn, epokėn, mjedisin kur qe krijuar dhe ndikimin mbi lexuesin. “Po ky vazhdues i denjė i rrugės shqipėruese tė Fan Nolit rronte dhe preokupohej si ai pėr mėnyrėn si duhej ta thithte veprėn lexuesi shqiptar. Njė dashuri sublime pėr kėtė lexues dhe pėr gjuhėn amtare. Fjalėn shqipe, qė ai e desh si ai, bėri tė mundur qė gjenitė e njerėzimit tė jenė mė tė intimtė, tė kuptueshėm dhe thellėsisht ndikues.” (2)
    (A. Kallulli, Shqipėrimet e Skėnder Luarasit janė Fanoliane, Drita, 16 janar, 2000, f.7.)
    Ai pėrmbushi njė dėshirė tė Fan Nolit dhe orientimin e tij letrar e politik, idealeve demokratike, kombėtare e shoqėrore me tė cilat bashkohej edhe ajka e inteligjencies progresive shqiptare.
    “ Nė qoftė se pėrkthimet e Fan Nolit kanė qenė abetare nga e cila brezat e mėvonshėm tė pėrkthyesve kanė mundur tė nxjerrin mėsime tė dobishme se si duhen pėrkthyer tragjeditė e mėdha, atėherė mund tė thuhet lirisht se pėrkthimet e Luarasit , janė njė lloj teorie, e cila mėson se si tė pėrkthehet drama historike. Ai ėshtė njė pėrkthyes i madh nė llojin e vet.”(3)
    (Sh.Shaqiri Skėnder Luarasi dhe vepra dramaturgjike e Shekspirit. Rilindja, 1 nėntor,1980, f.14.)
    Pėr kėtė kontribut madhor studjuesi Jup Kastrati deklaron ”me pėrgjegjėsi shkencore se prof. Skėnder Luarasi qėndron pėrkrah Nolit dhe Konicės”(4)
    (J. Kastrati. Skėnder Luarasi pėrkrah F.S.Nolit e F.Konicės, Artikull i cit., f. 2)
    Skėnder Luarasi nė pėrkthimet e tij u frymėzua jo vetėm nga dėshira pėr njohjen e lexuesit shqiptar me veprėn e plotė tė Shekspirit dhe nga pėrvoja, qėllimet dhe kriteret qė kishte pėrzgjedhur paraardhėsi i tij, por dhe ta paraqiste veprėn nė kuadėr tė zhvillimeve mė tė reja historike. Ai ishte i bindur se vepra e Shekspirit do t’i shėrbente lexuesit shqiptar qė tė kuptonte edhe personazhe e ngjarje tė kohėve moderne. Veprat e Shekspirit e shprehin me vėrtetėsi artistike frymėn e kohės por janė edhe universale, japin vlera mbihistorike, qė sintetizojnė pėrvojėn botėrore tė historisė njerėzore. Ndaj nė veprat e tij mund tė shihen edhe pjesėza tė historisė sė hershme, edhe mund tė gjykohet mbi kohė, ngjarje e vende tė tjera.
    Kur diskutohet pėr vlerat e Skėnder Luarasit si pėrkthyes duhet patur parasysh vėshtirėsia e origjinalit, pasuria e madhe e aforizmave, fjalėve tė urta, sentencave, metaforave, simboleve qė pėrmbajnė veprat. Atje Skėnder Luarasi ka dhėnė tensionin e brendshėm dramatik qė pėrshkon skenat e gjalla e plot larmi, skalitjen e karaktereve me fjalė dhe shprehje tė njė gjuhe tjetėr. “Veprat, pavarėsisht nga zhanri qė i pėrkasin, nuk janė zbehur e s'janė rrafshuar e rrumbullakosur, por kanė ruajtur atė jetė dhe gjallėri qė kanė dhe nė origjinal. Diku tė ashpra e tė murrėtyera, diku me ngarkesa tė mėdha psikologjike e filozofike, diku tė brishta e fluide, diku plot dritė e tinguj, diku si tė kallkanosura e me njė ngurosje tė llahtarshme e mjaft domethėnėse."(5) (P. Jorgoni. Me forcė e guxim Prometeu, Drita, 16 janar, 2000, f.6)
    Studjuesi Adriatik Kallulli analizon tė tjera vler: “Merrni cilėndo vepėr qė Skėnder Luarasi ka pėrkthyer nė shqipe. Do tė vini re menjėherė koherencėn e stilit, pasurinė dhe begatinė e shqipėruesit, natyrshmėrinė e konteksteve dhe frymėn e lartė tė komunikimit. Po do tė pikasni menjėherė vrullin e ritmit, qoftė nė prozė, qoftė nė poezi, gjallėrinė dhe ekspresivitetin e dialogut dhe monologėve dramatikė, peshėn dhe saktėsinė e fjalės, bukurinė e shprehjes dhe buisjen e pėrfytyrimeve te cilido lexues.” (6) (A. Kallulli: Artikull i cituar, f.7.)
    Studjues tė tjerė venė nė pah objektivat politike tė Skėnder Luarasit pėr demaskimin e sistemeve jodemokratike
    Refik Kadia: “Kur u pėrkthye “Tregtari i Venedikut” nga Skėnder Luarasi ai i dha rėndėsinė e duhur pėrcaktimit tė Heines: “O Shylock, ti je i padrejtė! “Skėnder Luarasi njė pedagog i njohur pėr kėndvėshtrimin e tij disident, pėrktheu “Rikardin II” dhe“Mbretin Lir” me synimin pėr tė denoncuar tiraninė e diktatorit komunist.” (7)
    (R. Kadia. William Shakespeare nė Shqipėri, LCPJ, Volume 2 / 1, nr.37, 2009, f.8)
    Ndėrsa Akad.Alfred Uēi e shtrin analizėn vlerėsuese nė ndėrthurjen tematike dhe konceptin e tragjikes: ``Veprat qė pėrzgjodhi e pėrktheu Skėnder Luarasi nga Shekspiri dhe komentet qė u bėnte, tregojnė qartė qėllimin e tij pėr tė demaskuar, dėnuar dhe satirizuar realitetin qė po kalonte Shqipėria. Ai pėrktheu tragjeditė “Mbreti Lir”, “Rikardi II” e “Rikardi III” meqė “ mendonte se kuadri shekspirian nė shqip do tė bėhej mė i plotė dhe zėri i tij do tė tingėllonte mė bashkėkohor nė qoftė se tragjeditė e pėrkthyera nga Noli do tė ndėrsuazoheshin midis kronikave historike me subjekte tragjike. Nė kėtė mėnyrė do tė kuptohej mė mirė thelbi i konceptit shekspirian tė tragjikes” (8)
    (A.Uēi. Shekspiri nė botėn shqiptare. Koncepti shekspirian i tragjikes. Libėr i cituar, f.18)
    Veēori karakteristike e pėrkthimeve tė Skėnder Luarasit ėshtė se ai i ėshtė pėrmbajtur tekstit dhe kontekstit tė origjinalit duke ruajtur vlerėn artistike tė veprės. Kjo ėshtė arritur nė sajė tė kulturės sė gjerė, njohjes sė shkėlqyer tė gjuhės sė huaj dhe tė gjuhės shqipe, afinitet ndaj veprave tė shkrimtarėve tė mėdhenj, njohjes sė shkėlqyer tė letėrsive e tė kulturave tė kombeve tė ndryshme, njohjes sė shpirtit e sjelljes sė njerėzve nė situata tė ndryshme. Ai i ka kushtuar vėmendjen konstrukioneve ideomatike, aforizmave e proverbave, metaforave dhe shprehjeve metaforike nėn njė gjuhė tė pasur e fleksibile, pėrdorimit tė fjalėve e shprehjeve tė rralla tė tabanit popullor, proverbave e aforizmave. “Mund tė thuhet se, nė qoftė se aforizmat e Shekspirit janė quajtur margaritarė tė veprave tė tij, atėherė, lirisht mund t'i quajmė pėrkthimet e tyre nė gjuhėn shqipe nga S.Luarasi margaritarė tė mjeshtėrisė sė pėrkthyesit tonė…Pėrkthimet e veprave tė Shekspirit nga Prof.Skėnder Luarasi pa mėdyshje i takojnė fondit elitar botėror tė pėrkthimeve’’ (9) (Sh. Shaqiri: Artikull i cituar, f.14.)
    Vlerė tė posaēme nė pėrkthimet e Luarasit paraqet thesari i pasur gjuhėsor, nė tė cilin gjejmė mjaft shprehje ''popullorēe''. Frazeologjia popullore dhe proverbi popullor ka pasur gjithmonė ndikim tė madh nė gjuhėn e shkruar shqipe. Ato kanė ndihmuar pėr njohjen mė tė mirė tė letėrsisė botėrore, pėr zhvillimin e shijes letrare ndėr lexuesit shqiptarė, pėr ngritjen e kritereve tė tyre artistike , pėr zgjerimin e diapazonit estetik e kulturor nė pėrgjithėsi por edhe pėr tė kritikuar e demaskuar grupimet e privilegjuara e vetė kreun e diktaturės
    Skėnder Luarasi i jepte rėndėsi tė madhe komenteve, diskutimit nė auditor, improvizimit tė skenave nė auditor dhe shfaqjes nė skenė tė veprave tė Shekspirit. Pėrveē temave nė hartime e referate, improvizimit tė auditorit nė miniteatro, njė pjesė e pėrkthimeve tė tij u dhanė me sukses nė teater. Veprat e Shekspirit janė shfaqur me sukses nga Teatri Kombėtar e teatrot e rretheve. Efektin e mesazheve shekspiriane na e ka saktėsuar i pėrndjekuri politik Spartak Ngjela, i cili kujton se kur Teatri Kombėtar shfaqi dramėn Rikardi II, diktatori i zemėruar e la shfaqjen pėrgjysėm. Ndaj edhe i paharruari Agim Qirjaqi pėrgatiti shfaqjen e parė si regjisor me “Rikardi III” tė Shekspirit ne vitin 1992 dhe korri suksesin e merituar.
    Se si interpretoheshin mesazhet shekspirine sipas realitetit e dėshmon edhe kjo
    bisedė e lirė me studentėt mbi dramėn e Shekspirit ''Komedia e keqkuptimeve''.
    Njė studente e ngacmuar nga tema, pyeti Skėnder Luarasin:
    - A mund tė na thoni, profesor, se me kė duhet tė martohemi?
    - Nuk mund tė them se me kė duhet tė martoheni, por me kė nuk duhet tė martoheni!
    - Sigurisht, jo me budallain, profesor .
    - Jo, budallai nuk ėshtė rasti mė i keq, por frikacaku!
    - Po pse?
    - Sepse njė ditė tė bukur, tek dilni pėr shėtitje nė pyll, befas, ju del ujku. Gjėja e parė qė do tė bėnte budallai, po ta dojė gruan, do t'i turrej ujkut, ndėrsa frikacaku do tė fshihej prapa saj dhe do tė lutej tė mos e hante atė por: ``Haje gruan!''
    Nė vitin 1964, me rastin e 400-vjetorit tė lindjes sė Shekspirit, ai botoi disa artikuj, diskutoi nė konferencėn jubilare dhe organizoi me studentėt e degės sė anglishtes teatrin studentor ku u luajtėn drama ‘’Shtrėngata‘’ dhe komedia ‘’Si ta doni‘’. (10)
    (S. Luarasi, Shekspiri i madh, Drita, 19 prill 1964, f.3)
    Skėnder Luarasi dhuronte shumė libra ndėr miq e institucione ndėrkombėtare. Nė kėtė pėrvjetor ua dėrgoi pėrkthimet e tij edhe Muzeut Britanik, Departamentit tė Librave nė Londėr, Qendrės ``Shekspir``, Biblioteka e vendlindjes, e riorganizuar me rastin e organizimit tė festivalin pėrkujtimor.

    Muzeu Britanik Muzeu i librave tė shtypur Londėr
    16 Prill 1964
    Z. Skėnder Luarasi
    Universiteti i Tiranės Shqipėri
    Sėr,
    Unė kam nderin tju bėj tė njohur me falenderime marrjen e veprave tė pėrmendura mė poshtė qė ju keni patur mirėsinė tia dhuroni Fondit tė Muzeut Britanik
    Unė jam Sėr,
    Shėrbėtori juaj i bindur
    Ali Hudd

    Librat e dhuruara:
    Longfello H. : Kėnga e Hajavathės
    Shekspir U. : Mbreti Lir
    Luarasi S. The Kyrias sisters


    Festivali i Pėrvjetorit tė tė Shekspirit 1964
    Zyra e Festivalit Henley
    Street Stratford-upon-Avon Angli
    7 Qershor 1964

    Z.Skėnder Luarasi
    Universiteti Tirana
    Shqipėri
    I dashur z. Luarasi,
    Mė vjen keq qė nuk ju kam shkruar mė parė pėr tju falenderuar pėr dhuratėn e kėndshme tė tre veprave tė Shekspirit nė shqip tė pėrkthyera prej jush.
    Unė do tė dėshiroja tė pėrcjell urimet mė tė mira tė Fondit tė Vendlindjes sė Shekspirit pėr kėto botime shumė interesante pėr Bibliotekėn e Vendlindjes,
    e cila si mund tė keni dijeni ėshtė vendosur nė qendrėn e re tė Shekspirit, e cila ėshtė hapur zyrtarisht mė 23 Prill tė kėtij viti pėr tė shėnuar
    400-vjetorin e Lindjes sė Shekspirit
    I juaji sinqerisht
    Peter Meseser
    Ndihmės Drejtor i Festivalit


    Nė kėtė mėnyrė Skėnder Luarasi ia bėnte tė njohur botės sė qytetėruar se edhe gjuha shqipe ėshtė e aftė tė pėrkthejė me dinjitet Shekspirin, edhe populli shqiptar ėshtė pjesė e qytetėrimit botėror.Nuk mund tė bėnte mė shumė nė kushtet e njė sistemi diktatorial qė ia pengonte pėrfaqėsimin e vlerave nė arenėn ndėrkombėtare.

    [/SIZE]
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

  10. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar petrol pėr postimin:

    bili99 (23-01-2014)

  11. #29
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485

    Pėr: Skėnder Luarasi nė tempullin shekspirian

    Petro Luarasi

    Skėnder Luarasi nė tempullin shekspirian


    Foto Revista Studenti, Jul Cesari, Lajmerim
    (S.P. Nini Luarasi, Jul Cesari, Studenti, janar 1920 , f. 30.)
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  12. #30
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485

    Pėr: Skėnder Luarasi nė tempullin shekspirian

    Petro Luarasi

    Skėnder Luarasi nė tempullin shekspirian

    Festivali i Pėrvjetorit tė tė Shekspirit 1964
    Zyra e Festivalit Henley
    Street Stratford-upon-Avon Angli
    7 Qershor 1964

    Z.Skėnder Luarasi
    Universiteti Tirana
    Shqipėri
    I dashur z. Luarasi,
    Mė vjen keq qė nuk ju kam shkruar mė parė pėr tju falenderuar pėr dhuratėn e kėndshme tė tre veprave tė Shekspirit nė shqip tė pėrkthyera prej jush.
    Unė do tė dėshiroja tė pėrcjell urimet mė tė mira tė Fondit tė Vendlindjes sė Shekspirit pėr kėto botime shumė interesante pėr Bibliotekėn e Vendlindjes,
    e cila si mund tė keni dijeni ėshtė vendosur nė qendrėn e re tė Shekspirit, e cila ėshtė hapur zyrtarisht mė 23 Prill tė kėtij viti pėr tė shėnuar
    400-vjetorin e Lindjes sė Shekspirit

    I juaji sinqerisht
    Peter Meseser
    Ndihmės Drejtor i Festivalit

    Foto e letres 4
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  13. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar petrol pėr postimin:

    bili99 (23-01-2014)

Faqja 3 prej 9 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •