Close
Faqja 7 prej 9 FillimFillim ... 56789 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 82
  1. #61
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485

    Njė urim jo vetėm pėr ortodoksit shqiptarė


    Petro Luarasi
    Njė urim jo vetėm pėr ortodoksit shqiptarė


    Nė median e adhuruar tė intelektualit atdhetar Fatmir Terziu, me emrin kuptimplotė ‘’Fjala e Lirė’’, me interes tė veēantė lexova kushtrimin ‘’Ka ardhur koha tė ringrihet Madhėshtia e Ortodoksisė Fanoliane’’, tė njė zemre tė dėlirė dhe shpirti tė pėrmalluar atdhedashėsi nė mėrgim.Mendja e begatė e njė intelektuali tė qetė dhe tė ekuilibruar si Prof.Dr. Eshref Ymeri, shpėrthen vullkanin qė pėrvėlon e shkrumbon, por dhe pasuron truallin e tė ardhmes kombėtare sė begatė. Pėr qėllimin madhor ai pėrballet me shpifje e akuza, me teori konspirative dhe veprimtari tė kobshme gjallesash kėnetore dhe kultesh ‘’hyjnore’’ . Mesazhet e shkrimit, ku pėrmendem edhe unė tok me paraardhėsit, mė justifikojnė dhe detyrojnė tė shpreh kėndvėshtrimin si bashkatdhetar dhe pasues i grigjės ortodokse.
    [
    B]
    Urimi i Presidentit, mendimi i Keshilltarit dhe anonimi ''Pirro''[/B]
    U informova nga mediat, por dhe u binda pėr lajmin e gėzueshėm (nė adresėnhttp://president.al/?p=23525) se nė urimin pėr Krishtlindjet kreu i shtetit shqiptar kishte shprehur dėshirėn qė nė krye tė institucionit fetar katolik tė vendosej njė shqiptar. Akoma mė shumė mė entuziazmoi artikulli kuptimplotė i kėshilltarit tė Presidentit, zotit Ndriēim Kulla, i cili pėrmes pėrshkrimit historik dhe domosdoshmėrisė objektive tė realitetit kombėtar shqiptar orientonte dhe pėrkrahte ortodoksėt shqiptarė nė tė drejtėn e tyre pėr tė patur edhe ata njė shqiptar nė krye tė Kishės Ortodokse Autoqefale Shqiptare.(http://webcache.googleusercontent.co...&ct=clnk&gl=al)
    Pėrkundėr shkrimit tė kėshilltarit tė Presidentit, mė ēuditi komenti i njė personi me emėrtim Pirro (i cili shfaqet edhe si Pirro10, me shkrimin ‘’Nje pergjigje per Ndricim (Erresim) Kullen dhe per te gjithe `Kullat` prej rere’’ (http://www.forumishqiptar.com/thread...llat-prej-rere)
    Pėr tė qenė korrekt me Pirron (apo Pirro10) po ia citoj disa pjesė teksti:
    ‘’Ne gazeten MAPO ne vend qe te botojė ndonje falenderim per Festen e Krishtlindjeve, z. Erresim Kulla ka botuar nje shkrim te turshem me titull `Tradita Jone e krishtere dhe sfida e Autoqefalise`, ku zoteria ne vend te gezohet, vjell vrer, ne vend te uroje kerkon percarje, ne vend qe te flase per paqe flet per perplasje fetare.z. Erresim Kulla, nuk mund te flasesh per Autoqefaline dhe KOASH-in kur nuk je i komunitetit orthodoks... Ne e respektojme Kryepeshkopin Anastas sepse ai ka kontribuar ne menyre te shkelqyer per Shqiperine...Kjo eshte mikpritja shqiptare, keto jane ateistet ish-komuniste shqiptare qe kane shkaterruar cdo gje tė mire ne Shqiperi dhe shohin se ka ndenjur pa u shkaterruar Koash... Patetizmi juaj duke i qare hallin KOASH-it bie ere klientelizem dhe eshte per te lene Nam...Harron qe edhe komuniteti Katolik ka nje te huaj ne krye. Per shqiptaret do te ishte mire qe edhe qeverite shqiptare te ardhme te drejtohen nga te huajt sepse ne nuk e drejtojme Shqiperine me njerez si puna juaj qe vjellin vrer ne cdo rast kur shikohet se nuk fiton ndonje gje. Nga KOASH-i nuk ke per te fituar ndonje lek prandaj rriji larg.’’
    Nuk mund tė pėrfshihem nė ‘’lojėn’’ Pirro (Pirro10) pėrderisa nuk paraqitet me identitet real, tė plotė, se mund tė na dalė rrobot dhe bėhem unė gaz i botės. Nė rast se ėshtė njeri, pėr mė tepėr besimtar ortodoks, i drejtohem me dorė nė zemėr dhe shpirt tė qetė se
    nė artikullin e kėshilltarit tė Presidentit, nuk pėrmendet fare emri dhe veprimtaria e Fortlumturisė Anastas Janullatos, i cili vėrtet ėshtė kreu aktual i KOASH-it, por aspak vetė institucioni tok me tėrė grigjėn ortodokse shqiptare dikur, sot e nė tė ardhmen.
    Cilido shqiptar ka tė drejtė dhe detyrim moral, aq mė tepėr si studjues dhe kėshilltar i Presidentit, tė shqetėsohet dhe tė japė mendime mbi baza shkencore edhe pėr komunitetet fetare shqiptare.
    Nė lidhje me mendimin pėr qeverisjen nga tė huajt dhe akuzat pėr afera financiare, ato pėrmbajnė pėrgjegjėsi penale…

    Koment mbi artikullin tek gazeta ‘’Mapo’’
    ‘’ Po shkruaj me identitet tė plotė, jam shqiptar i besimit ortodoks, i nipi i Petro Nini Luarasit, martirit tė gjuhės shqipe dhe flamurtar pėr themelimin e kishės ortodokse shqiptare tė pavarur nga diktati i klerit shovinist grek. Ai ka qenė krah pėr krah Fan Nolit nė krijimin e konsolidimin e kishės ortodokse shqiptare nė SHBA. Nė kongresin e Dytė tė Manastirit ka qenė pėrfaqėsuesi i Lidhjes Ortodokse dhe i fshatrave Negovan e Ballkamen, u zgjodh sekretar dhe mbajti njė fjalim tė rėndėsishėm pėr hallin e madh tė ortodoksisė shqiptare nė luftė tė papajtueshme me qarqet klerikale shoviniste greke. Kur u helmua prej tyre, veprimtarinė e vazhdoi i biri i tij mė i madh Dhimitri Petro Nini-Luarasi i cili sė bashku me Sofron S.Borovėn, qe delegat i Kolonjės, nė kongresin e parė tė Kishės Orhodhokse Kombėtare tė Shqipėrisė, qė i zhvilloi punimet nė Berat nė shtator 1922, u zgjodh sekretar dhe nėnshkroi statutin themeltar tė KOASH.
    Po paraqesim emrat e delegateve, Kongresi i Pare i KOASH, Berat 10/19 Shtator 1922 ( Korēė Shtyp. & Libraria Dhori Koti Korēė 1923)
    Delegatėt
    Korēa / Ikonom P. Josif, At Vasil Marko
    Pogradeci / Dh. Haviari, Thanas P. Kerxhalli
    Bilishti / At. Jorgj, Anastas Ēekrezi Kolonja / Oshenar Sofron S.Borova, Dhimitri Petro Nini Luarasi
    Leskoviku / At Vangjel Ēamēe, Thoma K. Prifti
    Pėrmeti / Dr. Stathi Koni V. Zoto
    Berati / P. Kona Dh. Tutulani Vlora / Jan S. Shkrami, Tol S. Arapi
    Fieri / Lon Xoxe, Dh. Killica
    Lushnja / Llazar Boza, Tun. Gjergji
    Durrėsi / Arhi V. Xhuvani, G. Manushi
    Kavaja / Pal Xhumari A. Ikonom
    Tirana / Papa Simoni, Mark Hobdari
    Elbasani / Vasil Llapushi, Simon Shuteriqi
    Shpati / Taqi Buda, Dhi. Paparistja
    Dibra / Arhit K. Pajtali Pėr L.Nishku, K.Paftali
    Gjirokastra / Dr. Stathi Kondi
    Libohova / Spiro Kati
    Delvina / K. Thoma, S. Kondi
    Shkodra / Risto Gjyrbabi, Gjoko Nikoliq (Gjok Nikolla, babai i Migjenit)
    Kryetar / Ikonom P. Josifi
    Nėn-Kryetar / Pal Xhumari
    Sekretarė / Dhimitri Petro NiniLuarasi, V. Elapushi
    Komisar / H. Theodhosi
    Pėrfaqėsonjės i Prefekturės / Llazar Puli
    ( Korēė Shtyp. & Libraria Dhori Koti Korēė 1923)
    Unė, familja Luarasi, farefisi dhe qindra ortodoksė shqiptarė tė tjerė qė njoh nuk e duam njė tė huaj ne krye, pėr kėtė le tė pyeten edhe pasardhėsit e nėnshkruesve tė mėsipėrm). Nė njė format mė tė gjerė, nė tė gjithė Shqipėrinė, numėrohen me dhjetra mijra ortodoksė shqiptarė qė nuk kanė pranuar tė shėnohen si ortodoksė nė censusin e kryer, edhe qė tė distancohen nga realiteti konjuktural qė shkel idealet dhe gjakun e martirėve tė ortodoksisė shqiptare dhe veprėn madhore tė Fan Nolit, Visarion Xhuvanit, Kristofor Kusit me shokė, pėr tė patur njė drejtues shqiptar nė krye tė grigjės ortodokse shqiptare.

    Veprimtaria dhe Amaneti i paraardhėsit martir
    Besojme se ka ardhur koha pėr tė vendosur pėr ortodoksėt shqiptarė tė nėpėrkėmbur nė tė drejtėn e tyre tė shenjtė dhe pėr kėtė kėrkojmė pėrkrahjen e shtetarėve tanė, tė veprojnė dhe t’i perkrahin nė realizimin e idealit rilindas tė paraardhėsve tė tyre atdhetarė.’’
    Bazohem edhe tek veprimtaria, mesazhet dhe amanetin e martirit tė gjuhes shqipe dhe tė kishės ortodokse shqiptare, Petro Nini Luarasit, qė shkroi me gjak ‘’edhe 99 herė tė rrėzohemi, pėrsėri duhet tė ngrihemi’’, thirrje aktuale edhe pėr ortodoksėt shqiptarė tė sotėm.
    Kontribut i Petro N. Luarasit pėr ndėrtimin e Kishės Ortodokse Autoqefale Shqiptare
    Historiografia shqiptare e ka minimizuar trajtimin e veprimtarisė atdhetare tė ortodoksėve shqiptarė pėr pėrkthimin e literaturės ortodokese nė shqip, pėrpjekjet pėr futjen e gjuhės shqipe nė kishėn ortodokse, ndėrtimin e fundamentit tė kishės ortodokse shqiptare me arritjen madhore tė krijimit tė Kishės Ortodokse Autoqefale me Fan Nolin nė krye. Eshtė anashkaluar nė tekstet shkollore e akademike heroizmi dhe nderimi ndaj martirėve tė kishės ortodokse shqiptare. Nė kėtė aspekt e harruan edhe rolin e rėndėsishėm tė Petro Nini Luarasit nė pėrdorimin e gjuhės shqipe nė kishė ( nė kishėn e Luarasit dhe nė ShBA), nė ideimin dhe ndėrtimin e themeleve tė kishės ortodokse shqiptare tė pavarur nė ShBA. Petro Nini Luarasi ėshtė njė nga martirėt, por dhe ēelėsi pėr tė trajtuar tė vėrtetėn tragjike tė vrasjes sė tyre, tė heshtjes kriminale ndaj tyre, tė shtrembėrimit tė veprės dhe idealit tė tyre, qė u bėhet nė ditėt e sotme nga qarqe shoviniste grekofone edhe nė mjedisin shqiptar. Po u drejtohemi fakteve.
    Bashkėkohėsi i tij, veterani Guri Sevo, tregon:
    “Njė ditė kam parė njė plakė, tė Simo Itės, qė ish mė fanatikja nė punė feje: siē rrinim nė hajat tė kishės erdhi me njė shkop nė dorė, dalė nga dalė i shtrėngoi dorėn Petros dhe i tha: “ Lum ajo nėnė qė tė ka se ti sot nė kishė me fjalėn qė na fole na bėre tė derdhim lot tė gjithė. Kurrė ndonjė herė nė jetėn time s’kam qarė kaq me mallėngjim sa sot”. Nė kishė Petroja vinte gjithnjė ēdo tė djelė e tė kremte. E kish vendin e tij mė tė djathtė ku psallnin dhe sanddejmi jepte fjalė dhe lėēiste shqip sa mundte. Kur vinte qė kremtonin fshati, dita e Shėn Marisė, mė 15 gusht, dhe kish njerėz tė huaj nga Vakėfet dhe nga Lubonja, Qafėzezi, Vodica, Blushi, Gostivishti, Orgocka, dhe nga gjithė fshatrat ku luarasllinjtė kishin miq e tė njohur, Petroja jepte fjalė nė kishė e iu shpjegonte ungjillin dhe i falenderonte mysafirėt si nga ana e fshatit, si dhe nga ana e kishės. Se qe dhe epitrop. Dhe kėshtu me anėn e kishės bėnte propagandė nėpėr fshatrat nė mes tė burravet dhe gravet, duke u folur nė kėtė mėnyrė, dhe nė mes tė fėmijėve, tė cilėve u jepte mėsim edhe nė shkollė e duke u pėrkthyer e duke u mėsuar Apostollin, Pistevon, Paterimonin, e tė tjera, qė t’i thoshin edhe ata shqip nė kishė”...Dhe kur u ktheva mė 1886 nė Luaras ...Stefan Kostė Rrapo, mė thotė: Dhaskali sivjet na ka mėsuar vjershėn e Shėn Llazarit ta dimė pa kartė, e kemi kėnduar ditėn e shenjtit dhe e kemi mbledhur vezė mė shumė nga motet e tjerė se na i jepnin nga dy e tri vezė nė ēdo shtėpi.”. (Petro Luarasi, Jeta dhe Vepra, f.30-31)
    Veprimtarinė si ortodoks shqiptar e vazhdoi edhe nė ShBA, ku qe emigrant politik.
    "Zgjedhjet e shoqėrisė Besa-Besė ( ku u diskutua edhe pėr tė patur njė prift shqiptar) Folėn Kristo Dako dhe FanNoli ...Pas priftit Jakob qė bėri tė njohur se arkipeshkopi rus Platoni do tė ndihmojė, z.Petro Luarasi me njė fjalė tė shkurtėr rrėfeu mirėnjohjen qė do tė kenė shqiptarėt nė kishėn ruse porsa tė ndihmojė tė fillojė kisha shqip. Kėshtu mbetėn tė gjithė tė kėnaqur e plot gėzim nga kjo.’’ (Gazeta Kombi, 10 janar 1908)

    Nga njė rekord zyrtar i marrė tek arshiva e zyrės civile Hudson, tė botuar mė vonė nė Kalendarin e botės, 1939, shkruhet
    ‘’U mbajt njė mbledhje tjetėr e cila zgjodhi njė komision qė tė kėrkojė kandidaturėn e njė shqiptari pėr prift. Dhe kandidatė ishin dy: Fan Noli nga Bostoni dhe Petro Luarasi nga Klintoni Mass tė cilėt u votuan prej delegatėve tė Natic-ut,Balboro-it, dhe Hudson-itdhe fitoi Fan Noli qė tė dorėzohej prift’’

    Veterani Guri Sevo, shkruan:
    “Edhe nė ēėshtjen e kishės shqipe qė lojti njė rol tė madh nė lėvizjen kombėtare tonės, Petro Nini Luarasi ka qenė flamurtar i parė, jo vetėm nė Shqipėri po e po, por edhe nė Amerikė. Mė 1905 me rastin e refuzimit tė priftit grek tė Wochester-it,Mass, qė tė mbulonte njė shqiptar tė vdekur, shqiptarėt iu lutėn Petros tė bėhej prift...Pėr hir tė ēėshtjes shqiptare edhe prift do tė kish pranuar tė bėhej Petroja por ai ia lėshoi vendin njė shqiptari mė ‘’aksios’’ pėr kėtė zyrė tė shenjtė Fan Nolit...”
    (Guri Sevo, Mėsuesi im i shqipes, 1936, f.84-85)

    ‘’Pasi u dorėzua Fan Noli prift mė 25 mars 1908 nxorri meshėn e parė shqip nė Boston i vetmi qė mund tė zinte vendin e psalltit qe Petro Luarasi...natyrisht nuk gjendej psallt tjetėr nė gjuhėn shqipe i pėrgatitur. Z.Luarasi psallti mirė. Pas ungjillit mbajti njė fjalė pėr kėtė ēėshtje dhe provoi dobitė qė do tė kish patur atdheu tonėporsa tė kish pėrdorur gjuhėn e vet nė kishė. Si u mbarua mesha foli Petro Luarasi ėrmbi kėtė ēėshtje shumė bukur.’’ Shumė shqiptarė porsa dėgjuan se ai (Fan Noli) u urdhėrua (prift) prej episkopit rus u bindėn se me tė vėrtetė ėshtė ortodoks. Pas kėsaj ata qė ishin mė fanatikė ndjekės tė Patrikanės, u bėnė mė tė zjarrtit e kishės shqipe. Kuptuan se nuk ėshtė mėkat tė pėrdoret gjuha shqipe nė kishė si u kish thėnė dhespoti dhe qė tė gjitha mallkimet kishin qėllim politik’’ (Kombi 22 mars 1908)
    Guri Sevo shkruan: "Si mbaroi mesha Petro sa s’qante nga gėzimi! dikush i tha qė prifti shqiptar qenkesh me tė vėrtetė shumė i zoti. Pėrndryshe nuk do tė vinte mitron pa vėnė kamillafin, iu pėrgjegj Petro pėr tė caktuar kryelartėsinė me tė cilėn e nxorri meshėn e parė prifti i parė shqiptar’’ Guri Sevo, Mėsuesi im i shqipes, 1936, f.86)

    Mesha nė Hudson Mass
    Siē dihet nė Hudson u fillua shoqėria kishtare ‘’Nderi Shqiptar’’ prandaj pas Bostonit natyrisht vjen Hudsoni. Kjo shoqėri vuri nė praktikė idenė e fillimit tė njė kishe shqip duke mbledhur ndihma dhe duke dėrguar priftin Fan Noli nė Nju Jork. Pas meshės mbajti njė fjalė greqisht Fan Noli (qė krijoi keqkuptime ndėr dėgjuesit). Pas fjalės sė priftit z.Petro Luarasi foli shqip mjaft orė dhe shumė bukur . (“ Kombi, 27 mars 1908)
    Nė Kongresin e Dytė tė Manastirit qė u ēel mė 20 mars 1910, ku Petro Nini Luarasi mori pjesė si pėrfaqėsues i shoqėrisė “Lidhja orthodhokse”, i Negovanit e Ballkamenit, ai u shpreh:
    “Ēėshtjet e shkronjave dhe tė programit tė pėrparimit e biseduat; dhe zotnija juaj dhe tė gjithė shqiptarėt e vėrtetė pėr kėtė gjė po pėrpiqen dhe punojnė. Po unė nė kėtė mbledhje, jo vetėm si pėrfaqėsonjės i Negovanit dhe i Ballkamenit, po edhe si i krishter orthodhoks shqiptar, pėrfaqėsoj edhe “Lidhjen Orthodhokse tė Shqiptarėve” andaj do tė pėrmbėshtillem vetėm duke folur pėrmbi ēėshtjen pėr tė cilėn jam i dėrguar: Me tu shfaqur librat shqip nė kohė tė tiranisė, sa shqiptarė orthodhoksė qė kishin ndjerė mungimin editurisė, si tė uritur fort i pushtuan shkronjat tona dhe me ēdo mėnyrė, pa vėnė re ēdo therrori qė do tė na rėndonte nisėn tė nginjeshin me mėsimin e gjuhės sonėduke u gėzuar pėr diturinė shqipe mė shumė nga vėllezėrit tanė shqiptarė katolikė; se kėta , nėn urdhėr feje tė Shenjtėrisė sė tij Atit Papė, kishin dhe kanė liri tė mjaftė pėr tė lėēitur diturinė nė gjuhėn shqipe. Tek ne kleri grek, jo vetėm na mundon dhe na ndalon me mallkime, por edhe pėrdor ēdo farė mėnyre pėr tė na sprapsur nga shkrimi dhe mėsimi shqip.
    Si tė uritur, pra, qė kanė qenė Orthodhoksėt shqiptarė pėr shkrimin shqip, shtatuan shoqėrira nė Bukuresht e Sofje dhe kudo ku gjenin mbrojtje e liri. Tani nėn liri konstitucionale shtatuan shoqėrinė ‘’Lidhja Orthodhokse e Shqiptarėve” me qendrėn nė qytet tė Korēės pėr t’u mbaruar nga orthodhoksia elinishte e grekėrve dhe ne pandehmė se Qeveria do tė na ēmonjė punėn tonė, do tė na japė liri, tė drejta dhe siguri nderi e jete....
    Ju lutem zotėrinj, vėllezėrve tanė, bashkėkombėsve myslymanė dhe katolikė, a dotė mos vuajnė keq kur tėshohin qė njė pjesė e trupit shqiptar po vuan dhe humbet pėr qejf tė klerit grek?!
    Andaj si anėtar i ‘’Lidhjes Orthodhokse tė Shqiptarėve” u lutem sė nderēmes qeveri si dhe tė shumėvlyerit Kongres tė sotmė qė tė veprojnė ku duhet pėr tė drejtat e “Lidhjes Orthodokse tė Shqiptarėve” e cila veē qeverisė konstitucionale dhe mėmėdhethit tė dashur tjetėr mbėshtetje s’ka.
    Rroftė Shqipėria! Rrofshin Shqiptarėt!”
    P.Raullasi (Pseudonim i Petro Nini Luarasit)
    (P.Raullasi, Shqiptarėt orthodhoksė dhe rregjimi i sotėm Lirija, Selanik 1910, v.2, nr.81, f.1-2) P.Raullasi (Pseudonim i Petro Nini Luarasit)

    KUNDĖR MALLKIMIT TĖ GJUHĖS SHQIPE - Petro Nini LUARASI (1865 - 1911)
    Si shqiptarė qė jemi
    Shqip ne duhet tė mėsojmė
    Dhe Zotin, tė drejtė kemi,
    Ne gjuhėn shqipe ta lėvdojmė.

    Epo ju gjuhėn tonė
    Doni ta humbisni fare
    Dhe me mallkim e me nėmė
    Shprehni ta shpini nė varre.

    S’mė vjen rėndė nga priftėrinjtė
    Qė s’ dinė ē’ bėjnė e ē’punojnė,
    I urdhėrojnė tė zinjtė
    Qė gjuhėn shqipe ta mallkojnė.

    Po krye-priftėrinjtė e tyre
    Nėkėmbės t’ orthodoksisė
    Shumė punė prej mynxyre
    Bėjnė kundėr Shqipėrisė!

    Tė mallkojnė njerėzinė
    Tė nėmosin gjuhėn tonė,
    Tė pėrēajnė Shqipėrinė,
    Zoti mos e pastė thėnė!

    Thonė s’ ditka Krishti shqip
    Dhe shqip-fjalė s’ pret prej nesh,
    Vetėm nė gjuhėn greqisht
    Tė dėgjon e tė mban vesh!

    Kėto e shumė tė tjera,
    Qė dėgjon nė kishė brenda
    Dhe na mallkojnė pėr hera
    Gjuhėn tonė qė s’ ua k’ėnda.

    S’ kanė frikė as turpėrohen
    Qė pėrēmojnė Perendinė,
    Po mburren edhe lėvdohen
    Sepse shėrbejnė Grejqinė!

    Gjuhėn e kemi tonė
    Tė vjetėr dhe tė vyer,
    Nga Perendia ish thėnė
    Qė ta ruajmė tė ēkėlqyer.

    Aktualitet
    Sikurse unė, ka me qindra e mijra pasardhės veprimtarėsh ortodoksė shqiptarė qė kanė menduar, punuar e sakrifikuar pasurinė e jetėn pėr kishėn ortodokse autoqefale me drejtues shqiptar nė krye. Ne sė bashku urojmė qė viti 2015 tė na sjellė njė drejtues shqiptar nė krye tė grigjės sonė ortodokse shqiptare. Tė gjithė njėzėri i lutemi Zotit dhe kėrkojmė nga vėllezėrit tanė tė tė gjitha komuniteteve fetare, tok me pėrfaqėsuesit tanė nė institucionet shtetėrore e kudo, tė ndihmojnė me sa munden nė kėtė mision tė shenjtė qė i kontribuon aq shumė unitetit kombėtar dhe mirėqenies sonė tė pėrbashkėt.
    Gėzuar Vitin e ri 2015, o vėllezėr shqiptarė, pa dallim feje, krahine, ideje, gjinie, pėrkatėsie politike e ekonomike.

    Petro Luarasi
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  2. #62
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485

    Njė urim jo vetėm pėr ortodoksit shqiptarė

    Njė paradoks kuptimplote ėshtė moslejimi i vendosjes sė bustit tė Peshkop Fan Stilian Nolit nė Katedralen Ortodokse tė Durrėsit, ku ai ishte mitropolit, me rastin e 100-vjetorit tė themelimit tė Kishės Ortodokse Shqiptare. Atėhere ortodoksit shqiptarė e vendosėn nė kishėn ortodokse ‘’Shėn Mėria’’ nė Elbasan, me ndihmėn e shoqatave ‘’Foleja Kombėtare’’ dhe ‘’Tifozat kuq e zi’’ dhe frymėzimin atdhetar tė atdhetarit tė shquar At Nikolla Marku.
    Ky lajm u pėrhap nė tėrė mediat atdhetare nė botė.

    Noli's 100th Anniversary Orthodox Albanian mass, its organizers and opponents - ILLYRIA
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    

  3. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar petrol pėr postimin:

    bili99 (28-12-2014)

  4. #63
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485

    Bashkėbisedim me nje studjuesin ortodoks Pirro

    Petro Luarasi
    Bashkėbisedim me nje studjuesin ortodoks Pirro


    Nė shkrimin ‘’Njė urim jo vetėm pėr ortodoksit shqiptarė’’, nė lidhje me anonimatin ‘’Pirro’’ ( apo ‘’Pirro 10’’) kam shkruar se nuk mund tė pėrfshihem nė ‘’lojė’’ pėrderisa nuk paraqitet me identitet real, se mund tė na dalė rrobot dhe bėhem unė gaz i botės. Pėrndryshe si besimtar ortodoks, pėrse e fsheh autorėsinė e opinionit tė tij? Megjithatė po nxis hamendjen se shkruesi ka kontribute intelektuale, historike e fetare dhe quhet Pirro P.
    Ndaj ka interes publik diskutimi i pikėpamjeve me njė qytetar shqiptar, tė pėrkatėsisė ortodokse, tė cilit po i drejtohem me tė njėjtėn konsideratė si tė jetė vetė i mirėnjohuri studjues Pirro P. i cili po ashtu ka shkruar pėr ‘’kongresin e Beratit, korēaret e SHBA dhe figura tė tjera tė shquara tė ortodoksisė shqiptare’’. Pėr mė tepėr, mesa di, po tė jetė ai Pirro dhėndėr i njė intelektuali tė shquar, mik i familjes sime, i cili ka patur njė vajzė leshverdhė, yll i pashuar ne zemrėn time fėminore, nė shkėllėn 7 Marsi, Ana Maria quhej… Pėr ta qetėsuar nė hamendėsimet e tij, si qytetar i Republikės sė Shqipėrisė, deklaroj publikisht, me pėrgjegjėsi morale e ligjore se ende nuk jam funksionar apo politikan, por punonjės i thjeshtė qė e nxjerr bukėn e gojės me djersėn e ballit. Nuk kam as miqėsi, as ndonjė ‘’konflikt interesi’’ personal apo institucional me z. Ndriēim Kulla.
    Vetėm pėr shkėmbim mendimesh, aspak pėr sherr, kėrkova qė edhe ‘’Pirro’’ ( apo ‘’Pirro 10’’) tė shfaqej me identitet tė plotė. Nė shkrimin tim e kam theksuar qė nuk kam marrė rolin e avokatit (apo apologjetit) por tė njė shqiptari atdhetar ortodoks qė dėshiron tė mbrojė idealet e kontributet e paraardhėsve dhe mendimet e tij, qė beson se i mbėshtes nė prova dhe jo trillime e shpifje.

    Pėr tė qenė konkret nė shkrimin ‘’Njė urim jo vetėm pėr ortodoksit shqiptarė’’ nė lidhje me personin Pirro P. (anonimin ‘’Pirro’’ apo ‘’Pirro 10’’) kam shkruar:

    ‘’Urimi i Presidentit, mendimi i Keshilltarit dhe anonimi ''Pirro''
    U informova nga mediat, por dhe u binda pėr lajmin e gėzueshėm (nė adresėnhttp://president.al/?p=23525) se nė urimin pėr Krishtlindjet kreu i shtetit shqiptar kishte shprehur dėshirėn qė nė krye tė institucionit fetar katolik tė vendosej njė shqiptar. Akoma mė shumė mė entuziazmoi artikulli kuptimplotė i kėshilltarit tė Presidentit, zotit Ndriēim Kulla, i cili pėrmes pėrshkrimit historik dhe domosdoshmėrisė objektive tė realitetit kombėtar shqiptar orientonte dhe pėrkrahte ortodoksėt shqiptarė nė tė drejtėn e tyre pėr tė patur edhe ata njė shqiptar nė krye tė Kishės Ortodokse Autoqefale Shqiptare.(http://webcache.googleusercontent.co...&ct=clnk&gl=al)
    Pėrkundėr shkrimit tė kėshilltarit tė Presidentit, mė ēuditi komenti i njė personi me emėrtim Pirro (i cili shfaqet edhe si Pirro10, me shkrimin ‘’Nje pergjigje per Ndriēim (Erresim) Kullen dhe per te gjithe `Kullat` prej rere’’ (http://www.forumishqiptar.com/thread...llat-prej-rere)
    Pėr tė qenė korrekt me Pirron (apo Pirro10) po ia citoj disa pjesė teksti:
    ‘’Ne gazeten MAPO ne vend qe te botojė ndonje falenderim per Festen e Krishtlindjeve, z. Erresim Kulla ka botuar nje shkrim te turshem me titull `Tradita Jone e krishtere dhe sfida e Autoqefalise`, ku zoteria ne vend te gezohet, vjell vrer, ne vend te uroje kerkon percarje, ne vend qe te flase per paqe flet per perplasje fetare.z. Erresim Kulla, nuk mund te flasesh per Autoqefaline dhe KOASH-in kur nuk je i komunitetit orthodoks... Ne e respektojme Kryepeshkopin Anastas sepse ai ka kontribuar ne menyre te shkelqyer per Shqiperine...Kjo eshte mikpritja shqiptare, keto jane ateistet ish-komuniste shqiptare qe kane shkaterruar cdo gje tė mire ne Shqiperi dhe shohin se ka ndenjur pa u shkaterruar Koash... Patetizmi juaj duke i qare hallin KOASH-it bie ere klientelizem dhe eshte per te lene Nam...Harron qe edhe komuniteti Katolik ka nje te huaj ne krye. Per shqiptaret do te ishte mire qe edhe qeverite shqiptare te ardhme te drejtohen nga te huajt sepse ne nuk e drejtojme Shqiperine me njerez si puna juaj qe vjellin vrer ne cdo rast kur shikohet se nuk fiton ndonje gje. Nga KOASH-i nuk ke per te fituar ndonje lek prandaj rriji larg.’’
    Nuk mund tė pėrfshihem nė ‘’lojėn’’ Pirro (Pirro10) pėrderisa nuk paraqitet me identitet real, tė plotė, se mund tė na dalė rrobot dhe bėhem unė gaz i botės. Nė rast se ėshtė njeri, pėr mė tepėr besimtar ortodoks, i drejtohem me dorė nė zemėr dhe shpirt tė qetė se nė artikullin e kėshilltarit tė Presidentit, nuk pėrmendet fare emri dhe veprimtaria e Fortlumturisė Anastas Janullatos, i cili vėrtet ėshtė kreu aktual i KOASH-it, por aspak vetė institucioni tok me tėrė grigjėn ortodokse shqiptare dikur, sot e nė tė ardhmen.
    Cilido shqiptar ka tė drejtė dhe detyrim moral, aq mė tepėr si studjues dhe kėshilltar i Presidentit, tė shqetėsohet dhe tė japė mendime mbi baza shkencore edhe pėr komunitetet fetare shqiptare.
    Nė lidhje me mendimin pėr qeverisjen nga tė huajt dhe akuzat pėr afera financiare, ato pėrmbajnė pėrgjegjėsi penale…’’

    Pėr replikėn ‘’Merrni shėmbėll nga pendimi i Ali Akēa-sė’’,
    Replike me apollogjetin e keshilltarit te Prresidentit, z. Petro Luarasi

    http://www.forumishqiptar.com/thread...17#post3775017

    Mbi tė gjitha z.Pirro P., nuk kam dashur e nuk dua tė bėj mėkėmbėsin apo dėshmitarin e z.Shkėlqim Kulla dhe pikėpamjeve tė tij, por me bindjen time e theksoj pėrsėri se shikoj njė diferencė tė madhe konceptuale midis komunitetit fetar, institucionit dhe kreut tė pėrkohshėm tė tij. Nė tė kundėrt do tė bija nė verbėrinė e hyjnizimit tė kultit tė individit, apo sikurse shpreheni ju ‘’ nė kurthin e ateisto-komunistėve dhe tė ekstremistėve’’
    Pėr tė mos personalizuar e ngjallur keqkuptime, duke njohur vlerat dhe kontributet reale tė kreut tė tanishėm tė KOASH, nuk mund tė minimizoj vlerat dhe veprimtarinė e themeluesive dhe krerėve paraardhės, qė vendosėn qė gjithnjė nė krye tė institucionit ortodoks tė ishte njė shqiptar.
    Atėhere si shpjegohet qė ju z. Pirro P. tok me tė tjerė ortodoksė, hyjnizoni kreun aktual tė KOSH-it mbi tė tjerėt shqiptarė, edhe pėr ngjarje tė llahtarshme varrim-zhvarrimesh pėtē mbushur me eshtra shqiptarėsh varre ushtarėsh grekė. Apo tė kujtoj ndalimin e vendosjes sė statujės sė peshkopit tė parė tė Durrėsit e tė Githė Shqipėrisė, Imzot Fan Stilian Nolit, nė Katedralen Ortodokse nė Durrrės. Mirė qė u gjend ‘’i jashtėligjshmi’’At Nikolla Marku qė e shpėtoi grigjėn e ortodoksiszmit shqiptar nga njė turp i pėrjetshėm, duke bėrė njė meshė nė nder tė tij dhe me nder e adhurim nga qindra tė pranishėm e vendosi themeluesin nė altarin e kishės ‘’sė zaptuar’’ ‘’Shėn Maria’’ nė kalanė e Elbasanit. Mos qe edhe ky akt sublime pėr ne, njė mėkat edhe mė i madh pėr ju!?
    Nė historinė e kombit shqiptar hasen shumė personalitete tė shquara tė huaj qė kanė synuar e vepruar kundėr interesave tė tij. Ndėr ta mund tė pėrmend edhe ndonjė dhespotėr shovinistė grek, nga mė eruditėt dhe mė tė njohurit nė boten religjioze ndėrkombetare, me shume tituj e nderime’’, ė qė kanė mallkuar e shkishėruar familjarisht atdhetarė shqiptarė si p.sh. i respektuari juaj dhe gjyshi im Petro Nini Luarasi, vetėm se u mėsonin fėmijėve gjuhėn shqipe dhe besimtarėve ortodoksė shqiptarė se si tė luteshin, tė kuptonin e tė merrnin e Zotin’’ . Mbasi nuk iu bind ‘’djajve me veladon’’, e helmuan dhe donin t’ia digjin edhe eshtrat me gėlqere ‘’se paskish patur kolerė‘’.
    Historia e Papa Kristo Negovanit ėshtė akoma dhe mė e kobshme, edhe sot e kėsaj dite nuk i vihet identiteti mbi varr.
    Pėrkundėr opinionit tė disave, qė as nuk mund ta pėrfytyrojnė njė institucion dhe grigjėn besimtare pa drejtuesin qė u dorovit privilegje, emri dhe vepra e Fortlumturisė do tė vlerėsohej pėrjetėsisht pikėrisht po tė largojej me nder, me pėrmbushjen e misionit tė pėrkohshėm tė rimėkėmbjes sė ortodoksisė shqiptare, sikurse kreu i huaj i katolikėve shqiptarė. Askujt nuk do ti mbetej ‘’hatri’’. Edhe kundėrshtarėt do tė binden se ‘’gabimet ishin subjektive, sporadike, pa tė keq’’.
    Hatri dhe dyshimet nuk mė mbeten as mua, qė mezi po pres tė pėrmbushet amaneti i paraardhėsve tė mi, pėr njė Shqipėri tė qytetėruar, tė begatė, pa hajna, tė korruptuar e hipokritė, ku shqiptarėt tė ndjehen tė bashkuar rreth atdheut dhe jo tė pėrēarė nė fe, krahina, dialekte e ide.
    P.S. O Pirro P., shko shpejt e ndiz qirinj e lutju Zotit, se mos i vete nė vesh ‘’Fortlumturisė‘’ dhe prokurorisė qė e ke menduar ti atė aludimin ‘’shaka e kripur me spec djegs’’ me Ali Akca-nė. Mos ndodhtė gjė, larg qoftė, se tė gjeti ty belaja tė parin, si ideolog i komplotit. Nuk tė ndihmon anonimati, teknologjia investigative t’i zbėrthen menjėherė rrokotelat jashtė e brenda.
    Unė, nuk kam mendje tė pakėt dhe kohė tė tepėrt qė tė mbush qypat e shpuar.

  5. #64
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485

    O me zhabat ne moēale, o me zhgabat lart ne male!

    Pirro shprehet: ''Duhet te kuptoni edhe nje aspekt tek shoqeria shqiptare sipas Konices: Shqipėtarėt nuk ndahen nė tė krishterė e nė muhamedanė, po ndahen me dy anė : Ana e kombėtarėve, nė tė cilėn ka Shqipėtarė nga tė gjithė besimet, edhe ana e zuzarėve.''

    O me zhabat ne moēale, o me zhgabat lart ne male!

    Petro Luarasi shprehet: ''Me fjalė tė tjera dikush qė nuk ėshtė atdhetar, i mbetet te jetė zuzar.''
    Ky mesazh mund te shprehet me ketė citimi ''MEQE NUK ESHTE ZHGABE MALI (ATDHETAR), DO TE JETE ZHABE MOĒALI (ZUZAR)''
    apo me fabulen e ilustruar



    Zhaba dhe zhgaba


    ‘’Demagoge’’, i thanė shoqet
    Mos shih ėndrra, lėri lloqet
    Ti nuk je shqiponjė mali
    Por veēse zhabė moēali

    Por bretkosa mendjelehtė,
    Kur pa zhgabėn lart tek retė
    Iu ngjit majės e kėrceu,
    Prej marazit qafėn theu.


    Petro Luarasi
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga petrol : 30-12-2014 mė 15:35 Arsyeja: Interferenca e germave

  6. #65
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485

    O me zhabat ne moēale, o me zhgabat lart ne male!

    Diskutim

    Pirro shprehet: ''Duhet te kuptoni edhe nje aspekt tek shoqeria shqiptare sipas Konices: Shqipėtarėt nuk ndahen nė tė krishterė e nė muhamedanė, po ndahen me dy anė : Ana e kombėtarėve, nė tė cilėn ka Shqipėtarė nga tė gjithė besimet, edhe ana e zuzarėve.''


    Petro Luarasi

    O me zhabat ne moēale, o me zhgabat lart ne male!


    Me fjalė tė tjera dikush qė nuk ėshtė atdhetar, i mbetet te jetė zuzar.

    Ky mesazh mund te shprehet:i ''MEQE NUK ESHTE ZHGABE MALI (ATDHETAR), DO TE JETE ZHABE MOĒALI (ZUZAR)''
    apo me fabulen e ilustruar


    Zhaba dhe zhgaba


    ‘’Demagoge’’, i thanė shoqet
    Mos shih ėndrra, lėri lloqet
    Ti nuk je shqiponjė mali
    Por veēse zhabė moēali

    Por bretkosa mendjelehtė,
    Kur pa zhgabėn lart tek retė
    Iu ngjit majės e kėrceu,
    Prej marazit qafėn theu.

    Petro Luarasi
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

  7. #66
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485

    O ti shqipe genshqiptari, S'jemi t'gjithe rrace gomari!’’

    Njė mik shkroi nė facebook
    Shqipetar more shqipetar...
    Ikin vitet ... ti ... gomar...
    Mjaft punove per zagaret ... o ... hamall...
    Shiko vehten ... se ... tere bota ... po ... te ... tall...


    Petro Luarasi
    Ne dhe ata
    E shpreh vargun me karar,
    Geni mė beri vjershetar.
    O kritikė genshqiptari,
    S'jemi t'gjithe rrace gomari!’’

    Ti, ai dhe unė - shqiptar!
    S'keni samar, e s'jam gomar!
    Por tek stalla atje pranė,
    Ka ca derra e plot hajvanė!

    Stalla tjetėr mė matanė
    Mban veshgjatė pelivane
    Pėr ofiqe hanė dhe bar
    Pėr para mbajnė dhe samar!

    Gica e kriēa me duzina
    Shkėrrzhgėrryen ndėr lugina
    Ca pėr hall e ca pėr qef
    Genin shqipes ja bėnė def!

    Ju shqiptarė anembanė
    Mos e shani kurrė vatanė
    Gen i shqipes sė pavdekur
    Nder lavdie nėpėr shekuj.


    Foto Njeriu-gomar dhe geni shqiptar
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga petrol : 09-01-2015 mė 08:58 Arsyeja: Permiresim i poezise

  8. #67
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485

    Kleēkat burokratike dhe bashkėsia protestante shqiptare

    Petro Luarasi
    Kleēkat burokratike dhe bashkėsia protestante shqiptare


    Rreziku nga terrorizmi dhe masat qė duhet tė merren pėr parandalimin e tij nė botė diskutohen gjerėsisht me gjakftohtėsi nė rangjet mė tė arenės ndėrkombėtare. Ndėrkohė, me dhjetra njerėz tė pafajshėm, rracash, kombėsish e besimesh fetare tė ndryshme, vriten pėrditė nė Ukrainė, Siri, Irak, Sudan e mė gjerė. Por vetėm masakra e Parisit, e propaganduar gjerėsisht si sfidė e fundamentalizmit islamik, i shkundi qarqet politike evropiane. Disa krerė shtetesh e etiketuan ngjarjen si krim tė llahtarshėm mbi tė drejtat universal tė shoqėrisė njerėzore, tė tjerė u kundėrpėrgjigjėn duke e cilėsua si hipokrizi, manipulim racist, gjuhė tė urrejtjes dhe islamofobisė. Prandaj mediat i quajtėn disa deklarata politike si ‘’hipokrite’’, me ‘’standarte tė shumėfishta’’ vlerėsimi.

    Solidariteti dhe vlerat shqiptare.
    Masakra ndaj redaksinė sė revistės satirike franceze “Charlie Hebdo”, e pasuar edhe nga dy akte tė tjera kriminale, ku u vranė 17 persona, ishte paralajmėruar dhe dyshohet tė jetė shkaktuar nga publikimet ndėr vite tė materialeve irrituese dhe nga disa karikatura satirike pėr profetin Muhamet, por edhe pėr krerikė islamikė dhe katolikė. Qarkullojnė edhe opinione pėr arėsye mė tė thella tė masakrės, e konfliktit si pasojė e situatės sė acaruar ndėrkombėtare, tė interesave politike, ekonomike dhe gjeostrategjike, ku pak a shumė pėrzihen disa fuqi tė mėdha.
    Presidenti francez shpalli tri ditė zie kombėtare duke i kėrkuar popullit tė qėndrojė i bashkuar pėrballė terrorit tė fundamentalistėve islamikė. U organizua edhe “Marshimi i Unitetit” nė Paris ku morėn pjesė, krahas mbi njė milion njerėzve, edhe qindra personalitete tė politikės, fesė dhe kulturės botėrore.
    Atje kombi shqiptar u solidarizua me thirrjen ngadhėnjimtare ‘’edhe unė jam Ēarli’’ duke u pėrfaqėsuar nė manifestim me krerė politikė e fetarė dhe mediat nga Shqipėria e Kosova. Mbi tė gjitha publiku vlerėsoi harmoninė e bashkėsive fetare shqiptare , me katėr pėrfaqėsues tė kryesuar nga Udhėheqėsi i Kryegjyshatės Botėrore tė Bektashinjve, Haxhi Baba Edmond Brahimaj. Marshuan krahpėrkrah krerėt myslimanė bektashianė e synitė dhe tė krishterė ortodoksė e katolikė, tė cilėt u duartrokitėn e brohoritėn nė sheshin “Republika” si dhe kur vendosėn kurora me lule pėr nder tė viktimave. Edhe nė kėto momente dhimbjeje e qėndrese ndėrkombėtare kombi shqiptar arriti tė shfaqė me nder e krenari njė nga visaret e tij tė rrallė.
    Nė kėtė ditė solemne, Kryeministri i Shqipėrisė Edi Rama deklaroi se e konsideron sulmin ndaj Francės sė vlerave tė lirisė, tė barazisė dhe tė vėllazėrimit si njė sulm ndaj gjithė Evropės. Ai e konsideroi praninė e katėr pėrfaqėsuesve tė komuniteteve fetare shqiptare, si njė mesazh tė qartė pėr tė mbajtur lart flamurin e vėllazėrisė e harmonisė fetare, tė barazisė mes tė gjitha opinioneve dhe besimeve si dhe pėr tė mos rėnė nė kurthin e urrejtjes, tė pėrēarjes dhe tė frikės. Mesazhe kuptimplotė shprehu edhe Presidentja e Kosovės Atifete Jahjaga.

    Pėrse mungoi kreu protestant?!
    Edhe familja ime u indinjua nga aktet terroriste tė Parisit dhe u solidarizua me popullin francez nė dhimbjen pėr njerėzit e masakruar, sikurse ēdo njeri i etur pėr liri e demokraci, pėr unitet e mirėkuptim ndėrfetar. Ndoqėm me vėmendje lajmet, diskutimet dhe opinionet pėr vlerat tona pėrfaqėsuese kombėtare. Krahas krenarisė sė ligjshme si shqiptarė, u habitėm pa masė, madje u shqetėsuam, kur pamė se nė ceremoni nuk u pėrfaqėsua edhe komuniteti protestant shqiptar ndėrkohė qė edhe mediat u treguan indiferente ndaj kėsaj mungese tė rėndėsishme.
    Nuk mund tė anashkalohet nderimi e pėrgjegjėsia kundrejt kontributeve tė vyera atdhetare tė rilindasve shqiptarė tė pėrktėsisė protestante, apo tė nėnvlerėsohet pėr veprimtaritė bamirėse dhe social kulturore tė VUSH-it nė tė mirė tė kombit shqiptar deri nė ditėt tona. Pėr mė tepėr, bashkėsia protestante kontribuon shumė, nė raport me numrin e besimtarėve tė saj, edhe pėr mirėkuptimin dhe tolerancėn ndėrfetare nė Shqipėri e Kosovė qė provohet nga aktivitetet nė terren dhe takimet e pėrbashkėta, tė pėrshėndetur nga krerėt e shtetit e qeverisė, tė pasqyruara gjerėsisht nga mediat edhe gjatė vizitės sė Papės nė Shqipėri.
    Pikėrisht pėr kėto vlera e kontribute madhore shekullore pėrgjatė periudhės sė viteve 1892-2015 nė trojet shqiptare, kjo bashkėsi ėshtė ligjėrua si fe zyrtare nė Republikėn e Shqipėrisė(Ligji Nr.10 394, datė 10.3.2011 pėr ratifikimin e "Marrėveshjes ndėrmjet Kėshillit tė Ministrave tė Republikės sė Shqipėrisė dhe bashkėsisė fetare "Vėllazėria Ungjillore e Shqipėrisė" pėr rregullimin e marrėdhėnieve tė ndėrsjella). Kur njihet veprimtaria e rėndėsishme qė kanė kryer drejtuesit e VUSH-it Pastor Fitor Muēa, Pastor Ali Kurti, Pastor Akil Pano nė Shqiperi apo Pastor Driton Krasniqi nё Kosovё. Mjafton tė kujtojhen vlerat e simpoziumit shkencor “Miq pёr Perёndinё-Dritё pёr popullin-Uratё pёr Mёmёdhenё” ku studjues tė ndryshėm dėshmuan pёr trashёgiminё ungjillore si vlerё kombёtare tё Shqipёrisё, mbi rolin e Kishёs Ungjillore nё formёsimin kombёtar dhe shtetbёrjen e Shqipёrisё, pėr pёrkthimet biblike shqip si ndihmesё e veēantё pёr kulturёn shqiptare dhe themelimin e Shkollės sė Parė tė Vashave nė Korēė. (Andi Dina, Simpozium shkencor “Miq pёr Perёndinё-Dritё pёr popullin-Uratё pёr Mёmёdhenё”, 2 Janar 2013)
    Apo tė pėrmendim mesazhet e rėndėsishme nga takimi ndėrfetar :’’Mesazhe paqeje nga bunkeri qė tentoi tė zhdukte fenė’’
    http://www.nacionalalbania.al/2014/1...-zhdukte-fene/

    Shqetėsimi i rilindasve
    Natė e ditė ndjej brengė, vegime ngjarjesh e personazhesh historike, atdhetarė rilindas e bashkėkohės: protestantė, ortodoksė, katolikė, myslimanė synitė e bektashi, nė pėrpjekjet kolektive, nė sakrificat madhore pėr ēeljen e shkollave shqipe, pėr botimin dhe shpėrndarjen e librave shqip, pėr ēeljen e shkollave tė para kombėtare laike shqipe, pėr unifikimin e alfabetit tė gjuhės shqipe me gėrma latine, pėr zhvillimin me sukses tė dy Kongreseve tė Manastirit, abetaret dhe Kongresit Kombėtar tė Lushnjės, etj, etj. Mė thėrresin shpirtat e shenjtė rilindasish tė mallkuar dhe shkishėruar prej klerikėve shovenėve: Gjerasim Qiriazi me vėllezėr e motrat, Naum Veqilharxhin, Kostandin Kristoforidhi, Koto Hoxhi, Nikolla Naēo, Grigor Cilka, por edhe Elena Gjika, Asdreni, Konica, Noli, Naim Frashėri, Vangjel Meksin, Grigor Gjirokastriti, Panajot Kapitarin, por edhe Koto Hoxhi, Thanas Sina, Kristo Shuli,Gjergj Fishta, Mithat Frashėri, si edhe im gjysh Petro Nini Luarasi, me amanetet e tij tė pėrgjakura.
    (https://sites.google.com/site/vushor...re-ne-shqiperi)
    Tė gjithė kėta rilindas u kėrkojnė llogari pasardhėsve shqiptarė, rilindasve tė kohės sonė, pėrse ia mėnuan pėrfaqėsimin, shpirtin dhe vlerat grigjės protestante nė marshimin solidar tė Parisit. Si t’iu them o rilindas tė rinj, o vėllezėr e motra shqiptare, pa dallim feje, krahine e ideje? Si tė justifikoj pėrfaqėsuesit e shtetit, tė bashkėsive tė tjera fetare dhe mediat qė nuk po bėzajnė per kėtė indiferencė ndaj komunitetit protestant shqiptar, si njė nga tė pesė komunitetet e ligjėruara fetare? Kur ftohen turlilloj njerėz si perfaqėsues tė shqiptarėve ne Paris dhe jo njė nga pesė shtyllat e unitetit fetar kombėtar, me rrėnjė tė thella historike e botėkuptimore angloamerikane, kjo ėshtė pakujdesi, nėnvlerėsim, keqdashje apo …., hej burra!!!

    Aktualitet e perspektivė
    Vėrtet gėzohemi pėr idenė, pėrfaqėsimin dhe imazhin pozitiv nė Paris, por dhe sa mė i suksesshėm do tė kishte qenė pėrfaqėsimi i tė pesė komuniteteve tė ligjshme fetare shqiptare nė vėmendjen e opinionit publik botėror!!! Sidomos kur Vellazeria Ungjillore Shqiptare (VUSH) kėtė vit do tė perkujtojė njohjen si bashkesi fetare e ligjshme nė Shqiperi, efekti do tė ishte edhe mė i madh, do tė ishte njė vlerė e shtuar pėr shtetin dhe besimtarėt shqiptare, sikurse pesė gishtat e dorės, grusht bashkuar pėr unitetin kombėtar dhe besimin tek Zoti.
    Do tė ishte edhe njė mesazh domethėnės pėr ndėrgjegjėsimin dhe bashkėpunimin mė tė madh tė qeverisė me komunitetin protestant e mė gjerė pėr problemet me tė cilat po pėrballen. P.sh si tė mos mbulohen apo anashkalohen ndjeshmėria e ortodoksėve fanolistė, sikurse edhe besimtarėve katolikė, pėr tu drejtuar nga klerikė shqiptar apo mbi pėrkrahjen e shtetit, kontrollin e burimeve financiare, materiale, njerėzore, propagandistike dhe aktivitetit ligjor ndaj tė gjitha bashkėsive fetare. Nė mėnyrė qė jo vetėm tė respektohet ligji, por edhe tė zbatohen realisht strategjia, objektivat dhe nismat promobvuese pėr tolerancė fetare, mirėkuptim e vėllazėrim, gjithnjė pėr tė mirėn e popullit. Le t’ia lemė lexuesit shqiptar tė gjykojė mbi deklaratat dhe ngjarjet, maskat dhe fytyrat e paradoksit demagogjik, tė cilat analisti Kastriot Myftaraj pretendon tė jenė realisht ‘’Teatėr hipokrizie politiko-religjioze nė mes tė Parisit’’, http://everteta.al/teater-hipokrizie...es-te-parisit/
    Githsesi, sikurse u shpreh studenti Alex Fougneri, “Hipokrizia e liderėve botėrorė nuk e ul sinqeritetin e miliona njerėzve qė marshuan’’ edhe ‘’kleēkat’’ burokratike nuk e ndalin dot misionin e bashkėsisė protestante shqiptare, tok me tė tjerat, nė misionin e tyre ndaj kombit shqiptar e Zotit.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    

  9. #68
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485

    Enigma ''Shtegu i pashkelur i Nolit''.

    Petro Luarasi
    Enigma ''Shtegu i pashkelur i Nolit''.


    Nė pėrkujtimin e 50-vjetorit tė ndarjes nga jeta tė kolosit tė kombit shqiptar, Imzot Fan S. Noli, media Digitalb i ofroi publikut filmin dokumentar "Shtegu i pashkelur i Nolit". Shfaqja u dha nė sallen UNESCO tė Muzeut Historik Kombėtar ditėn e martė, 24 mars, ora 18.30.
    Edhe unė, ithtari fanolist me rrėnjė e degė, i etur pėr dije dhe informacion, kurnac pėr kohėn dhe mėdyshės pėr aktivitetet e mirefillta, munda tė mėsoj se dokumentari me autore tė mirėnjohurėn Beti Njuma ‘’trajton figurėn shumė komplekse tė Fan Nolit, njeriut, politikanit, artistit, publicistit dhe klerikut qė nė historinė e Shqipėrisė mbeti i skalitur si kryepersonazh i Revolucionit tė Qershorit dhe pjesė e debatit nėse ai ishte revolucion apo grusht shteti.’’
    Titulli: "Shtegu i pashkelur i Nolit" dhe shėnimi: ‘’kryepersonazh i Revolucionit tė Qershorit dhe pjesė e debatit nėse ai ishte revolucion apo grusht shteti.’’ mė kujtoi veprėn qė pata lexuar vite mė parė, ‘’Shtegu i pashkelur i Fan Nolit: demokracia Shqiptare nė vitet 1920 –1924’’, me autor Robert C. Austin (e pėrkthyer nga Lindita Bubėsi me redaktor Nasho Jorgaqin). Por nuk besoja as-sesi tė ishte pėrsėritje e veprės sė Austinit nė njė pėrvjetor e pėrkujtim ku duhej tė evidentoheshin kontributet dhe vlerat madhore Noliane ( personaliteti vigan i kombit, themeluesi dhe udhėheqėsi i kishės ortodokse autoqefale shqiptare dhe Vatrės, veprimtari popullor e misionari politik, studjuesi, poeti, pėrkthyesi, kompozitori, oratori, dijetari,etj ) dhe jo tė metat terciale tė tij (p.sh. si politikan).
    Me nderim pėr Imzot Fan Nolin, pėr pėrkushtimin e medias Digitalb dhe autores Beti Njuma (spikere, gazetare, pėrkthyese, studjuese dhe dashamirėse e artit, kulturės e historisė) mezi prita orėn tė rend me njė frymė qė tė zė vendin e lakmuar pėr tė ndjekur shfaqjen. Nga nxitimi iu shmanga edhe protokollit, tė pėrshėndetesha me mikpritėsit e MHKSH apo pėrfaqėsuesin e KOASH-it. Por… nxitova mė kot pasi salla kishte vende plot. Ndėr tė paktit si unė, nė rradhėt e para pashė deputetin Namik Dokle, kritikun Erion Kristo , mė pas erdhi edhe deputeti Fatmir Toēi me tė shoqen, dhe mbi tė gjithė, para meje u ul vetė autorja Beti Njuma, qė nuk pata guxim e fat ta uroja paraprakisht,
    Nė orėn 18.30 njerėzia e kulturuar e mbushi paksa mjedisin dhe shfaqja filloi. Pėrfytyrimet dhe njohuritė e mia fanoliane, tė rrėnjohura me opinione e dėshmi tė paraardhėsve tė mi, miq e bashkėpunėtorė me Nolin e Madh, po ballafaqoheshin me sekuecat filmike dhe opinionet e njė gazetari dhe disa studjuesve. Qė nė krye e kuptova pėrse gjindja mezi ishte ēapitur nė shfaqje, por durova tė shihja fundin. Ndryshe e pėrfytyroja njė dokumentar cilėsor ku tė pėrmbledheshin dokumenta, dėshmi e komente mbi jetėn, veprėn dhe vlerat tėrėsore tė Fan Stilian Mavlomatit-Nolit, gjenezėn shqiptare dhe vetėdijėn shqiptare pėr mbijetesė, arsimimin dhe edukatėn e tij, talentin e sakrificat, pėrballjen me vėshtirėsitė dhe jetesėn e thjeshtė, madje tė skamur, vetėm pėr tė mbetur deri nė fund i Njeri i ndershėm, i pakorruptuar, besnik deri nė vdekje i idealit tė tij atdhetar dhe social-demokrat. Por dokumentari, ēuditėrisht, u bazua kryekėput tek tematika e libri tė Austinit ‘’Shtegun i pashkelur i Fan Nolit: demokracia Shqiptare nė vitet 1920 – 1924’’ me disa komente historianėsh e gazetarėsh dhe aspak, sikurse pretendohej nga reklama, nė vlerat e gjithanshme madhore tė Fan Nolit ‘’njeriut, politikanit, artistit, publicistit dhe klerikut’’!
    Enigma e dokumentarit nisi e bitisi me paradokset e ‘’vulosura’’ prej ithtarit zogist antikomunist Blendi Fevziu, i cili me logjikėn e emisioneve ‘’Opinion’’ ia nisi kronikės duke i mballosur veprimtarisė dhe vlerave fanoliane atentatin ndaj Zogut nė vitin 1924! Dhe rrjedha logjike tė ēonte menjėherė tek puēi, revolucioni komunist, gabimet e Nolit. Pėr pasojė argumentohet kthimi triumfal i Zog ‘’shpėtimtarit’’ dhe shtegu pa kthim nė kurbet i Fan Nol ‘’mėkatarit’’. Pėr ‘’kompromis historik’’ serviret edhe garnitura e ‘’mirėkuptimit atdhetar’’ mes Zogut e Nolit , ku i pari ‘’e fal’’ tė dytin, madje i ofron ofiqe dhe bamirėsinė financiare. Pėrballė Ahmet Zogut, veprimtarisė dhe vlerave tė tij , sipas optikes dhe dekorit tė opinionistit Blendi Fevziu, vėrtiteshin argumentat historianėve P.Milo, N.Jorgaqi, J.Bejko madje edhe studjuesit amerikan B.Fisher, qė analizonin dhe rrekeshin tė justifikonin gabimet e Fan Nolit dhe qeverisė sė tij ?!
    Gazetari Blendi Fevziu bombardonte me predhat zogiste ndėrsa historianėt pėrpiqeshin tė shfajėsonin Fan Nolin pėr pasojat qė ato shkaktuan?! Troē: burri i shtetit, realisti Ahmet Zogu me sejmenė, vriste e grabiste dhe shiste interest kombėtare ‘’nė mėnyrė tė ligjshme’’ , ndėrsa ‘’aventurieri’’ fantazist Fan Noli me shokė kritikohen pėrse e pėrmbysėn me revolucion ‘’ tė paligjshėm’’. (Ky standart i dyfishtė vlerėsimi ‘’shkencor’’ serviret edhe nė ditėt e sotme, mjafton tė kujtojmė revolucionet portokalli apo pranverėn Arabe , qė sipas shijes etiketohen pėrparimtare apo reaksionare, tė ligjshme apo tė paligjshme! Apo veprimi me arkėn e shtetit: Kur po mėrgohej Noli thirri ne Vlorė R.Ficon dhe i tha: “Pranoni ju lutem Arkėn e Shtetit dhe dorėzojani qeverisė qė do tė na zėvendėsojė”, ndėrsa Naltmadhnia e Tij Zogu I veproi ndryshe…)
    Subjekt ‘’historikisht kuptimplotė ‘’ i dokumentarit nuk e justifikoi pėrkujtimin e Fan Nolit naltėsohet madhėshtia e Zogut si ‘’viktima e pafajshme’’ e Revolucionit tė Qershorit! Mikpritėsit, organizatoret e shfaqjes dhe investitori e bėnė si duhet detyrėn e tyre, e pėrhapėn kudo lajmin, ofruan mikpritjen e duhur, shpenzuan mund e para por...nuk ia vlejti barra qeranė, as pėr vendin e kohėn dhe as pėr mesazhin e vlerave qė duheshin vlerėsuar e nderuar.
    Pėr mendimin tim do tė qe mė mirė tė ishin pėrdorur paratė mė me efektivitet, t’i besohej autorėsia njė historiani, edhe pėr vlera, edhe pėr imazh mė tė paqmė.
    Meqė u bė, u bė… por ta kishin shfaqur dokumentarin njė herė tjetėr, jo nė kėtė pėrvjetor tė Nolit tė Madh, por kur tė kujtohej Ahmet Zogu dhe pasuesit e tij tė kritikonin Revolucionin ‘’famėkeq’’ tė Qershorit! Nė kėtė pėrvjetor tė Fan Nolit Kolosit me vlera tė gjithanshme tė Kombit Shqiptar, meritonin tė permendeshin shumė e mė shumė merita, por jo duke u perqendruar tek dobesite e tij si politikan! Pėrse nuk u bė njė dokumentar pėr tė qenė? Pėrse edhe nė kėtė pėrvjetor Fan Noli nuk meritoi njė pėrmendore dhe veprimtari madhore akademike dhe nderim shtetėror ku pasardhėsve tė tij t’u jepej ‘’Urdhėri Nderi i Kombit’’? Pėrse edhe KOASH-i nuk i bėri nderimet qė meritonte si themelues, me njė meshė tė kryesuar nga Fortlumturia Janullatos nė Katedralen e Tiranės-kryeqytet ? Njė nga kėto ‘’pėrse?” enigmatike qe edhe dokumentari ''Shtegu i pashkelur i Nolit''.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

  10. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar petrol pėr postimin:

    SERAFIM DILO (29-03-2016)

  11. #69
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485

    Pėr: Skėnder Luarasi nė tempullin shilerian

    Citim Postuar mė parė nga petrol Lexo Postimin
    Petro Luarasi

    Skėnder Luarasi nė tempullin shilerian


    Skėnder Luarasit shqipėrues i gjashtė veprave tė Fridrih Shilerit (Johann Christoph Friedrich von Schiller :
    ‘’Wilhelm Tell’’ (‘’Vilhelm Teli’’, 1934), ‘’Kabale und Liebe’’ (‘’Intrigė e dashuri’’ , 1955), ‘’Die Räuber’’ (‘’Hajdutėt’’, 1958), ‘’Fiesco’’ (‘’Fiesko’’, 1958), ‘’Die Jungfrau von Orleans’’ (‘’Vajza e Orleansit’’, 2007) dhe ‘’Don Karlos’’ (‘’Don Karlos’’, 2014)



    Skedarėt e Bashkėngjitur 166015
    Emri:  S.Luarasi, Shileri , Berati,.jpg

Shikime: 1520

Madhėsia:  37.2 KB

    Shtepia Botuese Berati - Prizren do te botoje kolanen e 6 veprave te Shekspirit te shqiperuara nga Skender Luarasi.

  12. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar petrol pėr postimin:

    SERAFIM DILO (29-03-2016)

  13. #70
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485

    Pėr: Petro Luarasi Rilindasit dhe betonizimi i parkut tė Tiranės

    ''Kush ka frike perballe se vertetes, eshte tradhtar i memedheut dhe i vetes se tij''
    Petro Nini Luarasi

    Petro Luarasi
    Duaj mė shumė Shqipėrinė
    Koha, gjykatėsi mė i mirė, provon se thirrja e rilindasve ‘’Duaj mė shumė Shqipėrinė‘’ishte dhe mbetet e drejtė, pėrbashkuese dhe tepėr aktuale. Ajo nėnkupton dashuri, pėrgjegjshmėri, sakrificė atdhetare, respektimin e interesit kolektiv nga cilido njeri i ndėrgjegjshėm, pavarėsisht pėrkatėsisė fetare, krahinore, politike, niveli arsimor e pasuror. Rilindasit dhe atdhetarėt e tjerė pasues mbi tė gjitha janė humanė, e duan dhe sakrifikojnė pėr popullin e tyre duke patur ide tė qarta mbi raportet: interes personal, familjar, shoqėrore e politik, interesin parėsor kombėtar kundrejt atij ndėrkombėtar.
    Atdhetarėt pėr tė realizuar idealin e tyre formojnė grupime e lėvizje komunitetesh tė ndėrgjegjėsuara, tė cilat iu kundėrvihen interesave ekstreme individėsh, klanesh dhe partish qė me demagogji dhe dhunė synojnė tė diktojnė, zhvasin e shkatėrrojnė vendin.
    Nė ēerek shekulli pėrpjekjesh pėr tė realizuar sistemin demokratik nė Shqipėri, populli ėshtė pėrballur me individė, klane e parti qė kanė mashtruar, grabitur dhe shkatėrruar vendin nė mėnyrė tė hatashme, duke ia shterur burimet natyrore dhe zhytur nė borxhe tė mėdha me pak efektivitet zhvillimi pėr tė ardhmen.
    Krahas skamjes ekonomike dhe polarizimit tė tejskajshėm , mbi tė gjitha ėshtė shtuar rreziku ndaj shėndetit dhe ekzistencės sė njeriut duke shkatėrruar barbarisht pyjet me florėn-faunėn e biodiversitetin pėrkatės (kujtoni vetėm pyjet e Lurės me 7 liqenet e saj) burimet ujore dhe strukturėn tokėsore (me erozionin dhe tėrmetet nga shfrytėzimi barbar i zhavorrit tė lumenjve, naftės).
    Katastrofa ėshtė mė e dukshme nė shkatėrrimin e mjedisit urban, ēorganizimin e organizuar nė grabitjen e pronės private e publike dhe ndėrtimin pa asnjė kriter tė ndėrtesave e rrugėve.
    Si mund tė lejohet nė njė vend evropian, qė financohet dhe ka lidhje tė shumėfishta me organizma ndėrkombėtare sabotimi afatgjatė i planit rregullues tė njė kryeqyteti apo qyteti, fshati ku duhet tė pėrcaktohen saktė: parcelat e ndėrtimit, rrugėt, rrjeti rrugor, hidrik, elektrik, etj , dhe pastaj tė bėhen ndėrtimet me kriteret pėrkatėse. Mbi tė gjitha, duhej tė zbatohet parimi : Kush dėmton, dėmshpėrblen” dhe tė dėnoheshin menjėherė penalisht e me kundėrvlerė financiare personat dhe klanet pėrgjegjėse pasi provat janė tepėr tė dukshme. Vetėm kėshtu mund tė ndalet keqpėrdorimi i Shqipėrisė si ‘’tokė e djegur, e nxjerrė pėr shitje e shfrytėzim nga padronė me banim tė pėrkohshėm’’.
    Parku i Tiranės dhe pėrgjegjėsitė
    Projekti mbi ‘’Lodrat e fėmijėve’’ tek Parku i liqenit artificial tė Tiranės ėshtė kthyer tashmė nė njė shqetėsim dhe shkak pėr pėrplasje institucionale dhe shoqėrore. Pėrfaqėsuesit e shoqėrisė civile, tė disa organizatave mjedisore, shoqėrore, politike dhe disa partive nė Kėshillin Bashkiak tė Tiranės kanė protestuar nė mėnyrė publike dhe institucionale, madje kanė dėrguar padi penale e civile pėr shkeljet pėrkatėse tok me kėrkesėn pėr pezullimin e punimeve deri sa tė zgjidhet konflikti nė rrugė ligjore. Ndėrkohė me urgjencė po kryhen punimet pėr transformimin dhe betonizimin e mjedisit nė parcelėn pėrkatėse tė parkut tė Tiranės, veprim qė ka shkaktuar zemėrim, pėrpjekje pėr ndalimin me forcė dhe pėrplasje fizike me forcat e e policisė bashkiake dhe tė ruajtjes sė rendit, tė cilat nė disa raste i kanė tejkaluar kopetencat ligjore duke keqtrajtuar protestues paqėsorė, u kanė marrė objekte personale (ēadra, veshje, batanije) tė vendosura nė ambjente tė lira publike ku ēdo njeri ka tė drejtė tė qėndrojė e ēlodhet nė mėnyrė paqėsore. Akoma mė shqetėsuese janė aktet kriminale tė keqtrajtimit tė femrave me grushta e madje shqelma nė bark e ije (rasti i zz.Mimoza Boēarit dhe Rezarta Ēaushaj) Dimė me dhjetra raste kur ēadra janė lejuar tė vendosur nė ambjente tė rėndėsisė sė veēantė, edhe pse kanė penguar transportin e qytetarėt, kanė dėmtuar imazhin e vendit, por nuk kanė ndodhur akte tė tilla ekstreme, nga forca tė ndryshme politike. Si njė nga qytetarėt e pėrgjegjshėm qė e duam dhe pėrpiqemi ta mbrojmė Shqipėrinė, popullin, mjedisin, ligjin dhe dinjitetin e ēdo njeriu, bėj thirrje:
    1. Institucionet pėrkatėse tė analizojnė kėrkesat dhe padinė e shoqėrisė civile
    dhe eventualisht tė zbatojnė sa mė shpejt detyrimin e tyre pėr tė pezulluar dhe e gjykuar ndėrtimin dhe betonizimin e parkut tė Tiranės
    2. Pėrfaqėsuesit nė kėshillin Bashkiak dhe tė shoqėrisė civile tė lejohen tė shprehin nė mėnyrė demokratike tė drejtat e tyre, pa pengesa, presione e kėrcėnime.
    3. Mediat tė jenė mė tė pėrgjegjshme pėr rrezikun qė i kėrcėnohet interesit publik, tė drejtave, lirive dhe dinjitetit tė qytetarit kundrejt klientelizmit, interesave personale, klanore, partiake e oligarkėve.
    4. Populli tė bashkohet mė tepėr rreth komuniteteve tė ndėrgjegjėsuara, pėr tė bėrė peticione e referendum, qė janė shprehja mė e gjerė dhe thelbėsore e vlerave tė sistemit demokratik, vlerėsimit popullor dhe test pėr individėt, grupimet, ēėshtjet dhe vendimmarjen nė interes shtetėror e kombėtar. Vullneti i popullit Sovran duht tė jetė i patjetėrsueshėm .
    Bėj thirrje si qytetar dhe pasardhės i njė prej familjeve atdhetare shqiptare qė historikisht kanė sakrifikuar pasuri dhe jetė pėr interesat kombėtare dhe mirėqenien e gjithanshme tė popullit edhe mbarė kombit shqiptar, pėr rrėzimin e diktaturės, fitoren dhe zbatimin e parimeve demokratike, madje edhe tė idealeve tė sė majtės shqiptare, pėr mirėkuptim e tolerancė reciproke nė zgjidhjen e drejtė, ligjore e morale tė problemit duke pezulluar pėrkohėsisht punimet si njė akt i arsyeshėm qė parandalon pėrshkallėzime me pasoja tė mėdha.
    Partitė e koalicionit nė pushtet dhe veēanėrisht Partia socialiste, e cila drejton edhe Bashkine e Tiranės-kryeqytet dhe ka marrė besimin e popullit si forcė kryesore udhėheqėse politike rilindase duke u zotuar tė zbatojė mendėsinė dhe idealet atdhetare, ka pėrgjegjėsi qė pėrfaqėsuesit e saj kudo ku veprojnė e drejtojnė tė kenė parasysh, tė kuptojnė brendinė dhe tė zbatojnė pa mėdyshje kushtrimin rilindas : ‘’Duaj mė shumė Shqipėrinė!’’
    Emri:  Petro me flamur.jpg

Shikime: 1215

Madhėsia:  9.9 KB

Faqja 7 prej 9 FillimFillim ... 56789 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •