Close
Faqja 6 prej 9 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 82
  1. #51
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485

    Skėnder Luarasi nė tempullin shilerian

    (Vijon)


    Skėnder Luarasi nė tempullin shilerian


    “Don Karlos”

    Drama “Don Karlos” shquhet ndėr kryeveprat e Shilerit.
    Ajo ishte planifikuar pėr botim nga drejtori i N. Sh. Botimeve, Drago Siliqi, sikurse dėshmohet nė revistėn “Nėntori’’ (artikulli “Shileri nė shqip’’, nėntor, 1960: “Ndėrmarrja Shtetėrore e Botimeve ka nė plan pėr tė botuar dramat: “Don Karlos’’ dhe “Vajza e Orleansit’’). Me rastin e 220-vjetorit tė lindjes tė Shilerit , nė vitin 1979, u lejua tė botohen fragmente tė dramės ‘’Don Karlos’’ nė gazetėn ‘’Drita’’ ( Drita, 11.11.1979, f.15) dhe nė revistėn ‘’Nėntori’’( Nėntori, nr.10, 1979, f.240-251). U ndalua per arėsye konjukturale.
    Shqipėrimi i Skėnder Luarasit u botua nga InfBotues nė vitin 2007.

    Po botojmė pjesėrisht njė nga recensat zyrtare.

    Afrim Koēi
    Reēension “Don Karlos” dramė nė vargje e Fridrih Shilerit

    Nė krijimtarinė e Shilerit ( i cili dallohet nga vigani tjetėr i letėrsisė gjermane , Gėtja, jo vetėm pėr lirizmin qė karakterizon veprėn e tij, por kryesisht pėr trajtimin e temave shoqėrore aktuale, qė i bėnin jehonė kėrkesave tė kohės) drama Don Karlos edhe pse nuk ze vendin e parė ( pėr idetė e kemi fjalėn se pėr formėn e forcėn e saj artistike ajo pretendon pėr kėtė pozitė) rradhitet ndėr mė tė mirat e tij ( dhe tė mos harrojmė se Shileri si dramaturg, nė rradhė tė parė, zė atė vend qė ka nė pjedestalin letrar gjerman dhe botėror.
    Kjo vepėr ka nė qendėr tė saj idenė e madhe tė lirisė, e parė kjo mė shumė se njė aspekt: liria e mendimit nė pėrgjithėsi, liria e vetvendosjes sė popujve nė veēanti.
    Drama, qė mund ta quajmė fare bukur edhe tragjedi, e merr subjektin nga historia e oborrit mbretėror spanjoll tė shek. XVII nė kohėn e mbretėrimit tė Filipit II dhe tė konfliktit tė tij me popujt e Vendeve tė Ulta qqė kėrkonin tė ēliroheshin nga shtypja e tij e padurueshme, dhe e vėshtruar ashtu cekėt, sidomos nė fillim duket e thjeshtė e madje melodramatike( ku nuk mungon tė pėrzjehet edhe te huajimi qė lind nga njė ‘’imoralitet’’ si tė thuash i motiveve shtytėse tė heroit kryesor por jė lexim i mėtejshėm, a pak mė i vėmendshėm, na bind pėr qėllimin e madh tė autorit, qė me vėrtetėsi e forcė tė jashtėzakonshme bindėse, hedh nė shesh pėrpara gjykimit tė njerėzve ide tė mėdha universal njerėzore. Zgjedhja e kėtij fragmenti tė historisė njerėzore dhe e kėtij vendi (Spanjės sė inkuizicionit dhe tė kulmit tė lulėzimit tė saj, tė synimeve tė saj ekspansive dhe aggressive, tė obskurantizmit dhe terrorit fetar e shtetėror) ėshtė bėrė me qėllim nga autori pėr tė evidentuar mė mirė vendin qė ze liria nė jetėn e personave dhe tė kombeve dhe katastrofėn e pashmangshme qė shkakton mungesa e saj ; pra dobia shoqėrore e veprės, pėr kohėn tonė, kur forcat regressive tė kohės (ideologjike, politike, e artistike) kėrkon t’I heqė lirisė ēdo tė drejtė qytetare, kur nė vendet kapitaliste e revizioniste liria e mendimit ėshtė njė nocion, kur superfuqitė kėrkojnė qė kėtė ta zbatojnė edhe pėr kombet ėshtė e qartė dhe jashtė ēdo dyshimi.
    Por duke e parė veprėn nė unitet midis tėrėsisė dhe pjesėve tė saj, nuk mund tė mos vėmė re edhe disa mangėsi e kufizime, qė megjithatė e themi qė mė pėrpara , nuk janė kaq tė mėdha e tė rėndėsishme , kaq tė papranueshme (sepse tė pėrligjura nga koha e vendi) sa ta rrezikojnė atė.
    Nė krye tė listės vjen njė herė fakti qė bėhet fjalė pėr mbretėr e me mbretėr, pra negative nga pikpamja qė ne duam tė shohim tė pasqyruar nė art, nė rradhė tė parė jetėn e masave tė shtypura dhe luftėn e tyre. Mirėpo historisė s’kemi ē’i bėjmė. Pėr tė arritur gjer kėtu u desh qė njerėzimi tė kalojė nėpėr njė varg rendesh shoqėrore shtypės e regressive (bile edhe proletariati ėshtė produkt i tyre) qė bėnė tė mundur , nė luftė kontradiktash, zhvillimin njerėzor. (Le tė kujtojmė Marksin kur thotė se qytetėrimi i detyrohet skllavopronarisė sė botės sė lashtė). Nė kėtė mes rėndėsi ka fakti se si vėshtrohet historia, ē’qėndrim mbahet ndaj saj, ē’ide tė saj afirmohen. E parė nga kjo anė vepra ėshtė e mirė dhe plotėsisht e botueshme.
    Si tė metė tė dytė mund tė pėrsėrisim edhe njė herė ē’thamė mė lart pėr karakterin romantic, melo-dramatik tė subjektit, por kėtė mund ta neutralizojmė duke thėnė se me shtjellimin e dramės kjo sa vjen e zbehet, humbet dhe nė dramė marrin vendin kryesor aspektet shoqėrore, politike tė idesė.
    Mund tė rradhisim si tė metė edhe mungesėn e pranisė sė vegjėlisė, tė luftės sė saj nė lėmin shoqėror. Po t’I bėjmė kėsaj zbritjet e duhura tė mjedisit qė ka marrė nėn vėshtrim autori dhe tė faktit qė ka nė vepėr disa personazhe positive tė dorės sė dytė, qė mund tė merren si shprehės(ndonėse tė mekur0 tė psikologjisė dhe tė karakterit popullor( ca shėrbėtorė nė pallat, ca murgj tė thjeshtė.). Por ajo qė ka rėndėsi ėshtė se ndonėse tė mishėruar nė ndonjė personazh, ato, masat populli, nuk marrin pjesė, por ndjekin fizikisht nė vepėr dhe pėrbėjnė shtratin material pėrmbi tė cilin zhvillojnė kombinacionet e tyre shtypėsit. (Shtypja e luftės sė popujve tė Vendeve tė Ulta ėshtė lejtmotivi i veprimeve tė dy heronjve kryesorė politikė, tė Don Karlosit dhe tė markizit tė Pozas, tė mbretėreshės dhe tė anės kundėrshtare tė tyre, tė mbretit , tė priftit Domingo, tė dukės sė Albės e tjera, bile-bile, kjo mishėroin edhe idenė e dytė tė madhe tė veprės.
    Por nuk duhet tė harrojmė , nga ana tjetėr njė tog anėsht ė mira tė tjera, si demaskimi I fuqishėm I inkuizicionit ( figura e Inkuizitorit tė Madh dhe e Domingos, priftit rrėfyes tė mbretit, janė mishėrime madhore tė thelbit antinjerėzor tė inkuizicionit dhe tė rolit tė tij thellėsisht antipėrparimtar e criminal), I klasės sė fisnikėve , etj. Vijnė pastaj kėtu nė vėshtrim edhe problem etike( siē ėshtė karakteristikė e veprave tė mėdha, ku ndėrrthuren e gjejnė pasqyrim, do s’do autori, anėt thelbėsore tė jetės sė kohės) siē janė marrėdhėniet midis atit e birit, Dashuria e pastėr dhe ajo me interes, dashuria e shokut, besnikėria, mirėsia, hipokrizia, ambicja, etj.
    Drama ėshtė shkruar nė vargje pentametrike nė jambe por pa rimė. Nė njė nivel tė lartė artistik , me konfiguracion tė vėshtirė e tė fuqishėm ndėrthurur me meditime dh endėrfutje tė thella filozofike, vepra paraqet vėshtirėsi nė tė pėrkthyer.
    Pra, si pėrfundim, me fare pak heqje (tė pjesshme) vepra ėshtė shumė e mirė, e bukur, ka tingull tė fortė aktual, vlen pėr edukimin ideorevolucionar dhe estetik tė masave tona punonjėse.

    Afrim Koēi

  2. #52
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485

    Pėr: Skėnder Luarasi nė tempullin shilerian

    Citim Postuar mė parė nga petrol Lexo Postimin
    (Vijon)

    Petro Luarasi
    Skėnder Luarasi nė tempullin shilerian


    Dramat nė Prozė (‘’Intrigė e dashuri’’, ‘’Hajdutėt’’, dhe ‘’Pėrbetimi i Fieskos’’)

    Dramat e Shilerit ‘’Intrigė e dashuri’’ (1955), ‘’Hajdutėt’’ (1958) dhe ‘’Pėrbetimi i Fieskos’’ (1958) tė shqipėruara nga Skėnder Luarasi janė publikuar mė vete ose tė pėrmbledhura nėn titullin ‘’Dramat nė prozė‘’. Ato janė tė mirėnjohura nė teatėr nga interpretimet virtuoze tė Aleksandėr Moisiut (dramat ‘’Hajdutėt’’ e ‘’Fjesko’’) dhe prej aktorėve tė shquar tė Teatrit Kombėtar ( ‘’Intrigė e dashuri’’ ose ‘’Luiza Miler’’ me regji tė Mihal Luarasit e Drita Agollit)

    (Vijon)
    Emri:  2 Drama proze.jpg

Shikime: 7221

Madhėsia:  7.9 KB

    Fridrih Shiler, Dramatne proze

  3. #53
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485

    Skėnder Luarasi nė tempullin shilerian


    Petro Luarasi
    Skėnder Luarasi nė tempullin shilerian

    Dramat ’Vajza e Orleansit’’ dhe “Don Karlos”, kritika botėrore i vlerėson nga mė tė bukurat kryevepra tė Shilerit. Kėto pėrkthime tė Skėnder Luarasit ishte planifikuar pėr botim nga drejtori i N. Sh. Botimeve, Drago Siliqi, sikurse dėshmohet nė revistėn “Nėntori’’ (artikulli “Shileri nė shqip’’, nėntor, 1960: “Ndėrmarrja Shtetėrore e Botimeve ka nė plan pėr tė botuar dramat: “Don Karlos’’ dhe “Vajza e Orleansit’’). Me rastin e 220-vjetorit tė lindjes tė Shilerit , nė vitin 1979, u lejua tė botohen disa fragmente tė dramės ‘’Don Karlos’’ nė gazetėn ‘’Drita’’ ( Drita, 11.11.1979, f.15) dhe nė revistėn ‘’Nėntori’’( Nėntori, nr.10, 1979, f.240-251).

    Kritika e recenzentėve tė diktaturės shprehej se nė dramėn ’Vajza e Orleansit’’ Shileri kishte dobėsi ideore, qe sentimental, idealist dhe figura e Zhanė d’Arkės, e rrethuar me njė atmosferė mistike, bėhej ireale. Sipas tyre ‘’Shileri nė kėtė dramė jo vetėm qė nuk ėshtė nė pararojė tė mendimit pėrparimtar tė kohės sė vet, siē ndodh nė drama tė tjera tė njohura tė tij, por mbetet nė pozitat e njė shkrimtari tė cilin romantizmi i shkėputur nga jeta nuk e lejon tė bėjė vlerėsime objektive dhe tė qėndrojė nė njė terren real. Ndonėse puna e pėrkthyesit nė kėtė vepėr ėshtė e mirė kjo dramė nuk mund tė botohet.’’
    Redaksia e letėrsisė sė huaj

    Pėrkundėr mendimit kritik zyrtar, nė debat me censorėt e Diktaturės Skėnder Luarasi theksonte se: ‘’ Shileri ėshtė i pari nga gjithė shkrimtarėt, i cili shkroi me simpati pėr Zhanė d’Arkėn. Gėteja e ka vlerėsuar : ‘’Drama ‘’Vajza e Orleansit’’ ėshtė kaq e bukur sa nuk di me cilėn ta krahasoj’’.
    Autori nuk e ka kėrkuar heroinėn nė botėn ideale, por nė botėn reale: ajo ėshtė njė vajzė e thjeshtė fshatare qė bėn veten fli pėr ēlirim tė atdheut. Ngjarjet e pėrshkruara nė dramėn e Shilerit janė reale, historike, vetėm se vdekja e Zhanės ngjau jo nė zjarr por nė fushėn e luftės. Kėtė ndryshim autori e ka bėrė pėr efekt dramatik…Nė ‘’Vajzėn e Orleansit’’ Shileri dėnon aristokracinė tradhėtare dhe shpreh besimin nė forcat e popullit e nė virtutet e tij morale tė larta. Kėtė e bėn nėpėrmjet njė vajze trime, sypatrembur e tė pushtuar nga dashuria pėr atdheun….Zhanė d’Arka nė veprėn e Shilerit ndrin si njė shembull i dashurisė pėr atdhe. Pėrballė heroinės, vullneti i sė cilės bėn mrekullira, shohim pushtuesit anglezė tiranė, nėnė-zezėn mbretėreshė tė zhveshur nga ēdo motiv ideal, tradhėtarin dukė tė Burgundit tė etur pėr sundim e pasurim; mandej, edhe njė mbret tė zvetėnuar e njė aristokraci frėnge tė ēartur, tė pazonjėn e mosmirėnjohėse dhe klerin si mishėrimin e sė keqes e tė djallėzisė.
    ‘’Kjo dramė pėrforcoi pėrgjithmonė popullaritetin e Shilerit dhe gjatė sundimit Napoleonik nxiti popullin gjerman nė luftėn nacional-ēlirimtare tė asaj kohe’’, kėtė e pohon historia e letėrsisė gjermane. Ėshtė pėrkthyer nė tė gjithė gjuhėt e pėrparuara tė botės.
    Nė gjuhėn ruse e pėrktheu, i pari, Zhukovski dhe pas kėtij shumė e shumė tė tjerė. Pėr kėtė Bjelinski shkroi: ‘’Pėrkthimi i Zhukovskit ndihmoi letėrsinė ruse ta bėjė tė vetėn kėtė vepėr tė mrekullueshme’’. Ēaikovski shkroi operėn e tij ‘’Vajza e Orleansit’’ nė bazė tė dramės sė Shilerit.
    Ēernishevski shkroi nė ‘’Sovremenik’’, 1857: ‘’Poezia e Shilerit nuk do tė vdesė kurrė. Vetėm njerėz zemėrtharė e qė nuk e njohin jetėn mund ta quajnė Shilerin ėndėrrues e sentimental. Poezia e Shilerit nuk ėshtė sentimentale e lojė fantazije tė ėndėrruar. Pathosi i poezisė sė Shilerit ėshtė simpatia e flaktė pėr ēdo gjė fisnike dhe tė fortė nė njerėzinė’’.
    Herceni: ‘’Poezia e Shilerit kurrė nuk e humbi influencėn e saj pėr mua. Kush e humbi shijen te Shileri ėshtė ose i mplakur, ose pedant ose i shterrur nga ndjenjat ose nuk ėshtė nė vete’’.
    Unė mendoj se ‘’Vajza e Orleansit’’ vlen tė njihet edhe nga shqiptarėt se ndihmon nė rritjen e personalitetit tė gruas shqiptare. Rinia shqiptare pėrmes kėsaj vepre do tė njohė mė mirė kohėn historike tė luftės 100-vjeēare dhe heroizmat e Zhanė d’Arkės, e cila jetoi e luftoi nė kohėn e Skėnderbeut, po pėr tė cilėn nė gjuhėn shqipe nuk ėshtė shkruar asgjė gjer tani.
    Skėnder Luarasi


    Emri:  Shiler  6 vepra.jpg

Shikime: 7491

Madhėsia:  51.2 KB

    vEPRAT E SHILERIT TE SHQIPERUARA NGA SKENDER LUARASI

  4. #54
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485

    Skėnder Luarasi nė tempullin shilerian

    Petro Luarasi
    Skėnder Luarasi nė tempullin shilerian


    Aktualiteti shilerian

    Ndonėse dramat e Shilerit ’’Vajza e Orleansit’’ dhe “Don Karlos”, tė shqipėruara nga Skėnder Luarasi, u ndaluan pėr gjysėm shekulli, njė pjesė e inteligjencies shqiptare ėshtė njohur ndėr vite me subjektin dhe mesazhet e tyre, ndė mos nga literatura e huaj, nga realizimet kinematografike e teatrale. Drama ‘’Zhan D’ark’’ e Shilerit njihet nga filmi i famshėm ‘’Joan of Arc’’, i vitit 1948, ku Zhanėn e luan Ingrid Bergman apo nga filmi sensacional ‘’Jeanne d'Arc’’ (‘’The Messenger: The Story of Joan of Arc’’) tė vitit 1999 ku heroinėn e luan Milla Jovovich. Ndėrsa subjekti i dramės "Don Karlos" njihet edhe prej operės sė famshme tė Verdit qė ėshtė ndėr mė tė rėndėsishmet vepra tė repertorit operistik botėror. Ajo u shfaq nė muajin maj 2011, nė skenėn e Teatrit Kombėtar tė Operės dhe Baletit, nga regjisori Nikolin Gurakuqi, me skenograf Alfredo Troisin e dirigjim koral nga Dritan Lumshi. Krahas 200 artistėve, shumica tė huaj, spikati soprano shqiptare Sonila Baboēi, nė rolin e mbretreshės Elisabeta.

    Shileri, flamurtar i lirisė dhe barazisė sė kombeve, ka shkruar pėr ‘'Vilhelm Telin'’ e Zvicrės dhe ‘'Don Karlosin'’ e Spanjės, pėr ‘’Zhan D’arkėn’’ e Francės dhe '’Maria Stjuartin'’ e Anglinė duke u ndarė nga jeta mbi dorėshkrimet e ‘’Demitriusit'’ tė Rusisė. Ndaj ai nderohet e studjohet jo vetėm nė Gjermani, por nė gjithė botėn e qytetėruar.
    Himni i Evropės sė Bashkuar ėshtė dėshmi e vlerėsimit tė kombeve europiane ndaj veprės vigane tė poetit, dramaturgut e historianit Fridrih Shiler dhe mesazheve tė tij universal pėr vėllazėrimin dhe unitetin e kombeve. Tingujt e Himnit tė BE tė luajtur nga Orkestra Filharmonike e Kosovės pagėzuan shpalljen e Pavarėsisė. Studjuesi Zamir Zija Kėlliēi , shef i Arkivit Historik tė Teatrit tė Operas dhe Baletit, dėshmon qė vargjet e Shilerit
    (dy strofa nga ‘’Ode gėzimit’’) janė kėnduar nga kori (koha e katėrt e Simfonisė IX tė Bethovenit) nė koncertin pėrkujtim tė 200-vjetorin tė lindjes sė kompozitorit gjenial.

    “Ode gėzimit” e Shilerit

    Gėzimi ėshtė i mrekullishėm,
    Lindur ėshtė nė paradis,
    N’pragun tėnd o i magjishėm,
    Buron kėnga edhe nis

    Se ato qė ndan ligėsia,
    Ti sėrishmi i bashkon.
    Vlerėsohet njerėzia
    Flatra jote po pushon

    ( Dy strofat janė shqipėruar nga Robert Shvarc mė 1970)

    Studimi dhe ribotimi i veprave tė Shilerit, inskenimet e shumta nė skenat evropiane e botėrore tregojnė se vepra dhe mesazhet e tij i mbijetojnė ndryshimit tė kohėrave. Ai nuk i pėrket vetėm tė shkuarės, por edhe tė tashmes dhe sė ardhmes, pėr sa kohė qė shoqėria progresive njerėzore mendon dhe lufton pėr liri, demokraci, identitet e dinjitet.

    Petro Luarasi

  5. #55
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485

    Skėnder Luarasi nė tempullin shilerian

    Petro Luarasi

    Skėnder Luarasi nė tempullin shilerian


    Skėnder Luarasit shqipėrues i gjashtė veprave tė Fridrih Shilerit (Johann Christoph Friedrich von Schiller :
    ‘’Wilhelm Tell’’ (‘’Vilhelm Teli’’, 1934), ‘’Kabale und Liebe’’ (‘’Intrigė e dashuri’’ , 1955), ‘’Die Räuber’’ (‘’Hajdutėt’’, 1958), ‘’Fiesco’’ (‘’Fiesko’’, 1958), ‘’Die Jungfrau von Orleans’’ (‘’Vajza e Orleansit’’, 2007) dhe ‘’Don Karlos’’ (‘’Don Karlos’’, 2014)



    Emri:  3 Shiler 6 v.jpg

Shikime: 8376

Madhėsia:  79.1 KB

  6. #56
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485

    Luftėtarėt e parė antifashistė nacionalēlirimtarė shqiptarė

    Petro Luarasi
    Luftėtarėt e parė antifashistė nacionalēlirimtarė shqiptarė


    Opinioni publik shqiptar njoftohet se mė 27.11.2014 nė disa stacione televizive do tė diskutohet mbi luftėn antifashiste nacionalēlirimtare tė popullit shqiptar.
    Bie fjala, nė Top Channel (emisioni “Top Story” i Sokol Ballės) do tė jetė kreu i shtetit Bujar Nishani i cili do tė pyetet edhe pėr 70 vjetorin e ēlirimit nga pushtuesit nazifashist. Ndėrsa nė Channel One, nė “Debatin” e Roland Qafokut do tė jepet njė dokumentar pėr shqiptarėt e Luftės sė Dytė Botėrore me dėshmi ekskluzive tė protagonistėve. Duke shpresuar se tematika do tė konceptohet e vijohet nga balli dhe jo nga qafa, bishti apo hiēi, pėr hesapin e tė vėrtetės historike kujtoj luftėtarėt e parė antifashistė nacionalēlirimtarė shqiptarė
    Meqė po flitet pėr luftėtarėt antifashistė shqiptarė, kujtoj opinionbėrėsit e mediave shqiptare se tė parėt qė meritojnė tė pėrmenden e tė nderohen janė ata qė e luftuan fashizmin nė Spanjė (1936-1939)


    Asim Vokshi, Zef Hoti, Urfi Agolli, Daut Muēo Podgorani, Xhemal Kada, Ramiz Varvarica, Skėnder Luarasi, Asim Vokshi, Dhimitėr Kosta, Emrush Myftari, Faik Dardha, Hulusi Spahiu, Ibrahim Kurani, lljaz Pashai, Justina Shkupi Kosta Kolombo, Mane Nishova, Mehmet Shehu, Musa Fratari, Petro Marko, Qamil Sherifi, Stefan Duni, Stivens Thanasi, Shaban Basha, Teni Konomi, Thimjo Gogozoto, Veli Dedi, Xhafer Miraka, Imer Puka, Zef Prela, Zihni Muēo, Emin Agolli, Feim Muēo, Hamdi Kolonja, Thoma Rushano,


    Nė historinė e Shqipėrisė ėshtė trajtuar pėrciptas pjesėmarrja e bashkėkombasve shqiptarė nė luftėn antifashiste tė Spanjės, rėndėsia qė paraqiste veprimtaria e tyre antifashiste nė rrafshin kombėtar e ndėrkombėtar dhe sidomos platforma e tyre pėr zgjidhjen e drejtė tė ēėshtjes nacionale pas fitores mbi fashizmin.
    Thirrjes sė qeverisė legjitime tė Republikės Spanjolle: ‘‘Popuj tė botės, ndihmomėni! Fashizmi po mė mbyt!’’ iu pėrgjigjėn: ‘‘No pasaran!’’ ‘‘ (Fashistėt) Nuk do tė kalojnė!’’ shtresat pėrparimtare tė popujve anembanė botės. Krahas vullnetarėve nga 53 vende, dhjetra antifashistė shqiptarė shtrėnguan duart e zemrat nė ‘‘Vatrėn e vėllazėrimit tė popujve’’ dhe u betuan: ‘‘Vdekje fashizmit!’’
    ‘‘Shumė djem tė popullit lanė vėllezėr e motra, prindėr e fėmijė, i lanė nėn terrorin e regjimit tė urisė dhe ikėn plot vullnet, plot zjarr, duke kaluar kufij shtetesh fashiste dhe erdhėn kėtu nė truallin e pėrpjekjeve pėr lirinė e Spanjės dhe tė botės nga rreziku i fashizmit ndėrkombėtar’’.
    (‘‘Pėrpara’’ e Korēės, nė tetor 1938)
    Kombi shqiptar u pėrfaqėsua nė kėtė ‘‘vatėr tė vėllazėrimit tė popujve’’ me ushtarakė, infermierė, gazetarė e intelektualė, dhe, mbi tė gjitha, me gruan e emancipuar, infermieren Justina Shkupi, e cila u shqua si asistente nė krah tė ‘‘doktorit tė tre kontinenteve’’ Norman Betyn. Nė luftėn antifashiste tė Spanjės u bashkuan tėrė ‘‘copėzat’’ e kombit shqipar: shqiptari geg e tosk, kosovari, dibrani, ēami, arvanitasi dhe bashkėkombasi emigrant nga diaspora.
    Ata u bashkuan pa dallim feje, gjinie, gjendjeje shoqėrore e niveli arsimor apo ekonomik: punėtorė, fshatarė, tregėtarė, ushtarakė e intelektualė, me bindje te ndryshme politike: anarkistė, sindikalistė, komunistė, socialistė, socialdemokratė, patriotė nacionalistė dhe pa parti, gjithė ata qė i bashkonte ideali antifashist dhe dinjiteti njerėzor.Vullnetarėt shqiptar nė Luftėn e Spanjės qenė njerėz tė pjekur, objektivė nė botėkuptimin e tyre politik, atdhetarė e humanė dhe nuk qenė aspak ‘‘mercenarė aventurė” apo ‘‘idealistė romantikė’’.
    Njė ndėr ta qe edhe atdhetari antifashist Skėnder Luarasin (apo Prof. Tomorri nė romanin “Hasta la vista” tė Petro Markos) i cili deklaronte se shqiptarėt qė vinin vullnetarė nė Spanjė pėrmbushin njė detyrė kryesisht kombėtare “se kėshtu do tė kishin sy e faqe tė kėrkonin ndihmė nė rast tė njė agresioni fashist kundėr Atdheut tonė” por edhe pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė drejtė tė bashkimit kombėtar.
    Po pėrmendim njė shembull: S.Luarasi, pergjegjės i shqiptareve dhe pėrfaqėsuesi i tyre ne Shtabin Ballkanik, qė nė fillim kembenguli dhe arriti tė bindė Komandėn e Lartė qė regjistrimi i vullnetareve shqiptare te behej sipas kėrkesės sė tyre, jo vetem mbi bazėn e nėnshtetėsisė por edhe tė kombėsisė. Per kėtė aresye vullnetarėt kosovare, ēame, dibrane e bashkėkombas tė tjerė nga diaspora u regjistruan si shqiptarė nė batalionet qė dėshironin. Ky fakt shumė i rėndėsishėm, qė nuk duhet harruar, diktoi edhe nė zgjidhjen e drejtė tė njė incidenti tė rėndė, mes kosovarit Emrush Myftari dhe dy oficereve jugosllave, tė cilėt u grindėn mbi pėrkatėsinė e popullsisė sė Kosovės. Kur e lajmėruan se ushtarakė jugosllavė e kishin arrestuar Emrush Myftarin si “provokator”, Skender Luarasi, nderhyri tek shefi i shtabit Ballkanik, slloveni Dragotin Gustinēiē dhe jo vetėm e liroi por kjo ngjarje shėrbeu si shkak qė Emrushit t’i kėrkohej falje e tė gradohej.
    Skender Luarasi nė emėr tė vullnetareve antifashistė e paralajmėroi popullin shqiptar pėr rrezikun e pushtimit fashist: ”Pėrsėri po shkojmė drejt humbjes sė plotė tė pavarėsisė sė Kombit tonė…Mbi kurrizin e popullit shqiptar Musolini po sheshon udhėn e penetracionit romak nė Ballkan.Shqipėria ėshtė nė kthetrat e kuēedrės fashiste. Pėr tė shpėtuar duhet ti japim grushtin e vdekjes kudo…Kjo ėshtė, po, njė pėrpjekje e rėndė pėr jetė a vdekje.Po nuk mund tė qėndrojmė vetėm nė kėtė luftė tė ashpėr.As qė mund tė qėndrojmė vetėm.Sot e gjithė bota ėshtė ndarė nė dy kampe tė kundėrtaė fashizmit e tė demokracisė…”
    ( S.Luarasi,25 vjet indipendence, Vullnetari i Lirisė” ,nr.1, nėntor, 1937, f. 18)
    Idetė e tij shprehin njė platforme ēlirimtare-demokratike e pluraliste: ” tė ngjallim Frontin Popullor edhe nė Shqipėri dhe ta drejtojmė kundėr rregjimit. Me anėn e Frontit Popullor do tė pėrpiqemi tė shembim regjimin diktatorial profashist dhe tė sigurojmė bashkimin nė themel tė nevojave demokratike dhe tė zhvillimit nacional…Pėrmes kėsaj udhe duhet tė kalojnė tė gjitha fuqitė progresive tė popullit,tė gjithė patriotėt dhe veteranėt e kombit, e gjithė klasa e aristokratisė sė rėnė poshtė nga dynjallėku,tė gjithė tregėtarėt e dorės sė mesme dhe industrialėt qė janė nė rrezik tė bėnen borēllinj tė kapitalizmės italiane,borgjezia progresive antiimperialiste,doemos tė gjithė bujqtė e punėtorėt,tė gjithė,qofshin katolikė ose muhamedanė ose orthodhoksė,dhe , pa as mė tė voglėn mungesė,e gjithė djalėria kombėtare pėrparimdashėse e Shqipėrisė…”
    (S.Luarasi,25 vjet indipendence, Vullnetari i Lirisė” ,nr.1, nėntor, 1937, f.20)
    Nė emisionet radiofonike dhe revistėn “Vullnetari i Lirisė” ai dėshmoi qė vullnetarėt shqiptarė nė Luftėn e Spanjės, qenė atdhetarė tė bashkuar nė luftė klundėr fashizmit pa dallim feje, krahine, ideje dhe pėrkatėsie ekonomike. Ata besonin tek platforma ku shprehej qartė vetvendosja e kombeve. Ndaj edhe vullnetarėt kosovarė u pėrfaqėsuan me njė pėrqindje relativisht tė madhe nė kėtė luftė, me personalitete si , Asim Vokshi, Ramiz Varvarica, Ymer Puka, Xhemal Kada, Zef Hoti, Emrush Myftari, Shaban Basha, Veli Deda, Zef Prela pesė prej tė cilėve u martirizuan nė Spanjė (ndėrsa Emrush Myftari u vra mė pas nga shovinistėt serbė si “irredentist” qė kėrkonte kinse“Shqipėrinė e Madhe”)
    Personalitete tė luftės antifashiste nė Shqipėri kanė dėshmuar pėr rolin e rėndėsishėm tė kėtij informacioni nė atė kohė.
    Aktivitet madhor atdhetar e antifashist i vullnetarėve shqiptarė nė luftėn e Spanjės nuk njihet si duhet, shpesh minimizohet me tė dhėna e opinione tė pasakta tė ndikuara nga rrethana politike konjukturale.
    Trajtimi nė historinė e Shqipėrisė dhe qėndrimi i shtetit ndaj luftės antifashiste tė Spanjės dhe vullnetarėve antifashistė shqiptarė deri nė ditėt e sotme ėshtė paradoksal , nuk ka ende asnjė simbolikė nė nderimin kolektiv tė tyre, ndėrsa nė botėn demokratike: nė Spanjė, Angli, Gjermani, SHBA, Kanada, Australi, nė shtetet e Evropės Lindore, po se po, atyre u janė ngritur monumente.
    Gjithashtu ende diskutohet nė mėnyrė “tė pakuptimtė“ se cilėn platformė duhet tė pėrkrahnin shqiptarėt si komb: atė tė Frontit Antifashist, i cili ofronte edhe zgjidhjen e ēėshtjes nacionale nė njė sistem demokratik pas lufte, apo atė tė fashizmit qė propagandonte “Shqipėrinė e Madhe” nėn pushtimin italo-gjerman.
    Provohet me dokumenta se vullnetarėt antifashistė kosovarė e nga gjymtyrė tė tjera tė kombit shqiptar u nisėn nė luftėn antifashiste tė Spanjės, jo vetėm pėr tė luftuar fashizmin, pėr lirinė e drejtėsinė e popullit spanjoll, por edhe me shpresė se pas fitores do tė zbatohej platforma e vetvendosjes sė kombeve tė skllavėruar. Kjo ėshtė shprehur qartė edhe nga Skėnder Luarasi qė theksonte se udha e re “antifashiste, antifeudale, antizogolliste: ėshtė demokratike nė bazė tė njė bashkimi dhe zhvillimi kombėtar…Ja pra ēasti historikisht i rėndėsishėm pėr tė gjithė patriotėt e mirė qė tė provojmė se nuk e kemi humbur as shpresėn, as vullnetin pėr tė rifituar ēdo gjė qė kemi humbur, qė na e kanė rrėmbyer.”
    Ai theksonte unitetin kombėtar edhe kur pėrmendte kreh pėr krah heronjtė: korēarin Teni Konomi, ēamin Thimio Gogozoto dhe kosovarin Asimi Vokshi . “Juga dhe Veriu i Shqipėrisė treten nė kujtimin e kėtyre dėshmorėve nė njė lutje, nė njė thirrje bashkimi kombėtar.”

    Zhvillimi i ngjarjeve provoi qė platforma antifashiste e pėrkrahur nga Skėnder Luarasi me shokė qe e drejtė dhe kontribuoi pėr propagandimin dhe shtrimin pėr zgjidhje tė ēėshtjes nacionale (pavarėsisht se pas luftės ajo u sabotua nga qarqe tė caktuara nė Shqipėri e ish-Jugosllavi)

    Me keqardhje kujtojmė paradoksin se nė Shqipėri e Kosovė nuk ėshtė vendosur ende ndonjė pllakė pėrkujtimore nė nderim tė veprimtarisė sė tyre, pėrkundėr monumenteve nė shumė vende demokratike tė botės.

  7. #57
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485

    Pėr: Luftėtarėt e parė antifashistė nacionalēlirimtarė shqiptarė

    Citim Postuar mė parė nga petrol Lexo Postimin
    Petro Luarasi
    Luftėtarėt e parė antifashistė nacionalēlirimtarė shqiptarė


    Opinioni publik shqiptar njoftohet se mė 27.11.2014 nė disa stacione televizive do tė diskutohet mbi luftėn antifashiste nacionalēlirimtare tė popullit shqiptar.
    Bie fjala, nė Top Channel (emisioni “Top Story” i Sokol Ballės) do tė jetė kreu i shtetit Bujar Nishani i cili do tė pyetet edhe pėr 70 vjetorin e ēlirimit nga pushtuesit nazifashist. Ndėrsa nė Channel One, nė “Debatin” e Roland Qafokut do tė jepet njė dokumentar pėr shqiptarėt e Luftės sė Dytė Botėrore me dėshmi ekskluzive tė protagonistėve. Duke shpresuar se tematika do tė konceptohet e vijohet nga balli dhe jo nga qafa, bishti apo hiēi, pėr hesapin e tė vėrtetės historike kujtoj luftėtarėt e parė antifashistė nacionalēlirimtarė shqiptarė
    Meqė po flitet pėr luftėtarėt antifashistė shqiptarė, kujtoj opinionbėrėsit e mediave shqiptare se tė parėt qė meritojnė tė pėrmenden e tė nderohen janė ata qė e luftuan fashizmin nė Spanjė (1936-1939)


    Asim Vokshi, Zef Hoti, Urfi Agolli, Daut Muēo Podgorani, Xhemal Kada, Ramiz Varvarica, Skėnder Luarasi, Asim Vokshi, Dhimitėr Kosta, Emrush Myftari, Faik Dardha, Hulusi Spahiu, Ibrahim Kurani, lljaz Pashai, Justina Shkupi Kosta Kolombo, Mane Nishova, Mehmet Shehu, Musa Fratari, Petro Marko, Qamil Sherifi, Stefan Duni, Stivens Thanasi, Shaban Basha, Teni Konomi, Thimjo Gogozoto, Veli Dedi, Xhafer Miraka, Imer Puka, Zef Prela, Zihni Muēo, Emin Agolli, Feim Muēo, Hamdi Kolonja, Thoma Rushano,


    Nė historinė e Shqipėrisė ėshtė trajtuar pėrciptas pjesėmarrja e bashkėkombasve shqiptarė nė luftėn antifashiste tė Spanjės, rėndėsia qė paraqiste veprimtaria e tyre antifashiste nė rrafshin kombėtar e ndėrkombėtar dhe sidomos platforma e tyre pėr zgjidhjen e drejtė tė ēėshtjes nacionale pas fitores mbi fashizmin.
    Thirrjes sė qeverisė legjitime tė Republikės Spanjolle: ‘‘Popuj tė botės, ndihmomėni! Fashizmi po mė mbyt!’’ iu pėrgjigjėn: ‘‘No pasaran!’’ ‘‘ (Fashistėt) Nuk do tė kalojnė!’’ shtresat pėrparimtare tė popujve anembanė botės. Krahas vullnetarėve nga 53 vende, dhjetra antifashistė shqiptarė shtrėnguan duart e zemrat nė ‘‘Vatrėn e vėllazėrimit tė popujve’’ dhe u betuan: ‘‘Vdekje fashizmit!’’
    ‘‘Shumė djem tė popullit lanė vėllezėr e motra, prindėr e fėmijė, i lanė nėn terrorin e regjimit tė urisė dhe ikėn plot vullnet, plot zjarr, duke kaluar kufij shtetesh fashiste dhe erdhėn kėtu nė truallin e pėrpjekjeve pėr lirinė e Spanjės dhe tė botės nga rreziku i fashizmit ndėrkombėtar’’.
    (‘‘Pėrpara’’ e Korēės, nė tetor 1938)
    Kombi shqiptar u pėrfaqėsua nė kėtė ‘‘vatėr tė vėllazėrimit tė popujve’’ me ushtarakė, infermierė, gazetarė e intelektualė, dhe, mbi tė gjitha, me gruan e emancipuar, infermieren Justina Shkupi, e cila u shqua si asistente nė krah tė ‘‘doktorit tė tre kontinenteve’’ Norman Betyn. Nė luftėn antifashiste tė Spanjės u bashkuan tėrė ‘‘copėzat’’ e kombit shqipar: shqiptari geg e tosk, kosovari, dibrani, ēami, arvanitasi dhe bashkėkombasi emigrant nga diaspora.
    Ata u bashkuan pa dallim feje, gjinie, gjendjeje shoqėrore e niveli arsimor apo ekonomik: punėtorė, fshatarė, tregėtarė, ushtarakė e intelektualė, me bindje te ndryshme politike: anarkistė, sindikalistė, komunistė, socialistė, socialdemokratė, patriotė nacionalistė dhe pa parti, gjithė ata qė i bashkonte ideali antifashist dhe dinjiteti njerėzor.Vullnetarėt shqiptar nė Luftėn e Spanjės qenė njerėz tė pjekur, objektivė nė botėkuptimin e tyre politik, atdhetarė e humanė dhe nuk qenė aspak ‘‘mercenarė aventurė” apo ‘‘idealistė romantikė’’.
    Njė ndėr ta qe edhe atdhetari antifashist Skėnder Luarasin (apo Prof. Tomorri nė romanin “Hasta la vista” tė Petro Markos) i cili deklaronte se shqiptarėt qė vinin vullnetarė nė Spanjė pėrmbushin njė detyrė kryesisht kombėtare “se kėshtu do tė kishin sy e faqe tė kėrkonin ndihmė nė rast tė njė agresioni fashist kundėr Atdheut tonė” por edhe pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė drejtė tė bashkimit kombėtar.
    Po pėrmendim njė shembull: S.Luarasi, pergjegjės i shqiptareve dhe pėrfaqėsuesi i tyre ne Shtabin Ballkanik, qė nė fillim kembenguli dhe arriti tė bindė Komandėn e Lartė qė regjistrimi i vullnetareve shqiptare te behej sipas kėrkesės sė tyre, jo vetem mbi bazėn e nėnshtetėsisė por edhe tė kombėsisė. Per kėtė aresye vullnetarėt kosovare, ēame, dibrane e bashkėkombas tė tjerė nga diaspora u regjistruan si shqiptarė nė batalionet qė dėshironin. Ky fakt shumė i rėndėsishėm, qė nuk duhet harruar, diktoi edhe nė zgjidhjen e drejtė tė njė incidenti tė rėndė, mes kosovarit Emrush Myftari dhe dy oficereve jugosllave, tė cilėt u grindėn mbi pėrkatėsinė e popullsisė sė Kosovės. Kur e lajmėruan se ushtarakė jugosllavė e kishin arrestuar Emrush Myftarin si “provokator”, Skender Luarasi, nderhyri tek shefi i shtabit Ballkanik, slloveni Dragotin Gustinēiē dhe jo vetėm e liroi por kjo ngjarje shėrbeu si shkak qė Emrushit t’i kėrkohej falje e tė gradohej.
    Skender Luarasi nė emėr tė vullnetareve antifashistė e paralajmėroi popullin shqiptar pėr rrezikun e pushtimit fashist: ”Pėrsėri po shkojmė drejt humbjes sė plotė tė pavarėsisė sė Kombit tonė…Mbi kurrizin e popullit shqiptar Musolini po sheshon udhėn e penetracionit romak nė Ballkan.Shqipėria ėshtė nė kthetrat e kuēedrės fashiste. Pėr tė shpėtuar duhet ti japim grushtin e vdekjes kudo…Kjo ėshtė, po, njė pėrpjekje e rėndė pėr jetė a vdekje.Po nuk mund tė qėndrojmė vetėm nė kėtė luftė tė ashpėr.As qė mund tė qėndrojmė vetėm.Sot e gjithė bota ėshtė ndarė nė dy kampe tė kundėrtaė fashizmit e tė demokracisė…”
    ( S.Luarasi,25 vjet indipendence, Vullnetari i Lirisė” ,nr.1, nėntor, 1937, f. 18)
    Idetė e tij shprehin njė platforme ēlirimtare-demokratike e pluraliste: ” tė ngjallim Frontin Popullor edhe nė Shqipėri dhe ta drejtojmė kundėr rregjimit. Me anėn e Frontit Popullor do tė pėrpiqemi tė shembim regjimin diktatorial profashist dhe tė sigurojmė bashkimin nė themel tė nevojave demokratike dhe tė zhvillimit nacional…Pėrmes kėsaj udhe duhet tė kalojnė tė gjitha fuqitė progresive tė popullit,tė gjithė patriotėt dhe veteranėt e kombit, e gjithė klasa e aristokratisė sė rėnė poshtė nga dynjallėku,tė gjithė tregėtarėt e dorės sė mesme dhe industrialėt qė janė nė rrezik tė bėnen borēllinj tė kapitalizmės italiane,borgjezia progresive antiimperialiste,doemos tė gjithė bujqtė e punėtorėt,tė gjithė,qofshin katolikė ose muhamedanė ose orthodhoksė,dhe , pa as mė tė voglėn mungesė,e gjithė djalėria kombėtare pėrparimdashėse e Shqipėrisė…”
    (S.Luarasi,25 vjet indipendence, Vullnetari i Lirisė” ,nr.1, nėntor, 1937, f.20)
    Nė emisionet radiofonike dhe revistėn “Vullnetari i Lirisė” ai dėshmoi qė vullnetarėt shqiptarė nė Luftėn e Spanjės, qenė atdhetarė tė bashkuar nė luftė klundėr fashizmit pa dallim feje, krahine, ideje dhe pėrkatėsie ekonomike. Ata besonin tek platforma ku shprehej qartė vetvendosja e kombeve. Ndaj edhe vullnetarėt kosovarė u pėrfaqėsuan me njė pėrqindje relativisht tė madhe nė kėtė luftė, me personalitete si , Asim Vokshi, Ramiz Varvarica, Ymer Puka, Xhemal Kada, Zef Hoti, Emrush Myftari, Shaban Basha, Veli Deda, Zef Prela pesė prej tė cilėve u martirizuan nė Spanjė (ndėrsa Emrush Myftari u vra mė pas nga shovinistėt serbė si “irredentist” qė kėrkonte kinse“Shqipėrinė e Madhe”)
    Personalitete tė luftės antifashiste nė Shqipėri kanė dėshmuar pėr rolin e rėndėsishėm tė kėtij informacioni nė atė kohė.
    Aktivitet madhor atdhetar e antifashist i vullnetarėve shqiptarė nė luftėn e Spanjės nuk njihet si duhet, shpesh minimizohet me tė dhėna e opinione tė pasakta tė ndikuara nga rrethana politike konjukturale.
    Trajtimi nė historinė e Shqipėrisė dhe qėndrimi i shtetit ndaj luftės antifashiste tė Spanjės dhe vullnetarėve antifashistė shqiptarė deri nė ditėt e sotme ėshtė paradoksal , nuk ka ende asnjė simbolikė nė nderimin kolektiv tė tyre, ndėrsa nė botėn demokratike: nė Spanjė, Angli, Gjermani, SHBA, Kanada, Australi, nė shtetet e Evropės Lindore, po se po, atyre u janė ngritur monumente.
    Gjithashtu ende diskutohet nė mėnyrė “tė pakuptimtė“ se cilėn platformė duhet tė pėrkrahnin shqiptarėt si komb: atė tė Frontit Antifashist, i cili ofronte edhe zgjidhjen e ēėshtjes nacionale nė njė sistem demokratik pas lufte, apo atė tė fashizmit qė propagandonte “Shqipėrinė e Madhe” nėn pushtimin italo-gjerman.
    Provohet me dokumenta se vullnetarėt antifashistė kosovarė e nga gjymtyrė tė tjera tė kombit shqiptar u nisėn nė luftėn antifashiste tė Spanjės, jo vetėm pėr tė luftuar fashizmin, pėr lirinė e drejtėsinė e popullit spanjoll, por edhe me shpresė se pas fitores do tė zbatohej platforma e vetvendosjes sė kombeve tė skllavėruar. Kjo ėshtė shprehur qartė edhe nga Skėnder Luarasi qė theksonte se udha e re “antifashiste, antifeudale, antizogolliste: ėshtė demokratike nė bazė tė njė bashkimi dhe zhvillimi kombėtar…Ja pra ēasti historikisht i rėndėsishėm pėr tė gjithė patriotėt e mirė qė tė provojmė se nuk e kemi humbur as shpresėn, as vullnetin pėr tė rifituar ēdo gjė qė kemi humbur, qė na e kanė rrėmbyer.”
    Ai theksonte unitetin kombėtar edhe kur pėrmendte kreh pėr krah heronjtė: korēarin Teni Konomi, ēamin Thimio Gogozoto dhe kosovarin Asimi Vokshi . “Juga dhe Veriu i Shqipėrisė treten nė kujtimin e kėtyre dėshmorėve nė njė lutje, nė njė thirrje bashkimi kombėtar.”

    Zhvillimi i ngjarjeve provoi qė platforma antifashiste e pėrkrahur nga Skėnder Luarasi me shokė qe e drejtė dhe kontribuoi pėr propagandimin dhe shtrimin pėr zgjidhje tė ēėshtjes nacionale (pavarėsisht se pas luftės ajo u sabotua nga qarqe tė caktuara nė Shqipėri e ish-Jugosllavi)

    Me keqardhje kujtojmė paradoksin se nė Shqipėri e Kosovė nuk ėshtė vendosur ende ndonjė pllakė pėrkujtimore nė nderim tė veprimtarisė sė tyre, pėrkundėr monumenteve nė shumė vende demokratike tė botės.
    Emri:  2. 220px-MackenziePapineau_monument_1, FRANCE.jpg

Shikime: 7094

Madhėsia:  23.8 KBEmri:  1  International_Brigades_poster3.jpg

Shikime: 7175

Madhėsia:  44.3 KBEmri:  Spanja-1936-1939-Lufta-Civile.jpg

Shikime: 7775

Madhėsia:  33.0 KB

  8. #58
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485

    Luftėtarėt e parė antifashistė nacionalēlirimtarė shqiptarė

    (Vijon shėnimin mbi luftėtarėt antifashistė tė Spanjės)

    Petro Luarasi

    Ushtari i popullit dhe gjenerali



    Emri:  Fitimtari.jpg

Shikime: 8382

Madhėsia:  42.4 KBEmri:  partizani.jpg

Shikime: 7122

Madhėsia:  5.1 KBPopulli shqiptar me institucionet e tij do tė pėrkujtojnė pėrvjetorėt e Shpalljes sė Pavarėsisė dhe fitores mbi pushtuesit nazifashistė, dy festa madhore qė meritojnė nderimet dhe detyrimet pėrkatėse pėr organizimin e aktiviteteve, vlerėsimin e personaliteteve dhe propagandimin e ngjarjeve historike me mesazhet pėrkatėse. Ndėr gjithė publikimet mediatike tė kėsaj periudhe mė ka lėnė vragė tė thellė shkrimi ‘’Pushtimi pas ēlirimit’’ i ushtarakut madhor Piro Ahmetaj. Kujtoj ndėr tė tjera se dikur ai ėshtė qortuar pėr veprimet dhe mendimet pėrkatėse ( edhe mbi shitjen e hapėsirės detare Greqisė) nga i nderuari Myslim Pasha (‘’Gjeneral Piro Ahmetaj thėrret nė konsultė Colin Powell’’: ‘’ Reagim miqėsor ndaj replikės sė Piro Ahmetajt: Respekt pėr njėri-tjetrin, jo luftė brenda llojit”, Panorama, 15 Prill 2014 )
    Theksoj se shkruaj si ushtar modest kundrejt kėtij ushtaraku madhor,eksperti mė i cilėsuar nė fushėn e sigurisė, i cili paguhet nga shqiptarėt dhe gėzon goxha privilegje dhe pėrgjegjėsi madhore nė Republikėn e Shqipėrisė. Ndryshe duhej ta analizonte kreu i shtetit e shtatmadhoria si njė shembull tipik se me ēfarė koncepte englendiset kuadri ushtarak dhe vorbullat ku po ēohet ushtria shqiptare, e cila edhe pse ėshtė anėtare dhe gėzon ndihmėn e gjithanshme nė NATO nuk bėnka dot as edhe njė paradė ushtarake nė 70 vjetorin e ēlirimit tė Shqipėrisė! Vėrtet ėshtė apo sajohet kjo situatė pėr motivet politike pėrkatėse sa tė justifikohet dhe legjitimohet propaganda se liria nuk fitohet, por dhurohet!
    Nė mėnyrė tė pėrmbledhur ushtaraku madhor thekson vendosjen e paqes sociale ndėr shqiptarėt nė kėtė moment ‘’ngjarjesh simbolike’’ pėrkundėr ‘’tensionit ekstrem tė shkaktuar nga propaganda e kuqe sipas platformės sė Katovicės’’. Duke vlerėsuar dėshirėn e mirė pėr paqe e harmoni sociale ndėr shqiptarėt nė fakt nuk zberthehet si duhet raporti shkak pasojė, pushtim e clirim. Janė forcat e zeza, kolaboracioniste, revanshiste qė kėrkojnė tė tjetėrsojnė ngjarjet historike, personazhet e mesazhet pėr popullin dhe gjithė kombin shqiptar. Ato arrijnė deri atje sa tė mohojnė sakrificat reale dhe vlerat atdhetare e universale tė fitores mbi pushtuesit barbarė nazifashistė. Dhe pėr tė arritur kėtė qėllim falsifikojnė e shpifin duke mbuluar fytyrėn e zezė pas maskės sė bardhė e tė kuqe. Harrohet se Fronti Antifashist nuk ishte pjesė e lėvizjes komuniste, por e pėrmblidhte atė, edhe nė rangun e koalicionit ndėrkombetar anglo ruso amerikan, nė luftėn kundėr rrezikut mė tė madh tė kohės, pėr Shqipėrinė dhe botėn mbarė. Harrojnė kontekstin kohor, ideor, progresiv e strategjik, anashkalojnė personalitete ushtarake si kryekomandanti Spiro Moisiu duke u dhėnė vlerė absolute atyre politikė dhe konjukturalė.
    Mohoet coptimi eventual i Shqiperisė nėse nuk bashkohej nė koalicionin fitues antifashist. Gjithė luftėtarėt antifashistė paraqiten si dordolecė, aventurierė, agjentė kuqalashė, pa ndjenja kombėtare. Madje sponsorizohen , dekorohen e mitizohen xhambazė interesash antikombėtare, puthadorė e kolaboracionistė, me e pa veladon. Edhe dikush qė guxon tė poshtėrojė ndjenjat dhe vlerat mė sublime tė femrės shqiptare nė luftėn pėr ēlirimin e atdheut, tė dėshmuara jo vetėm nė luftėn antifashiste, nga pėllumth glorifikohet shqiponjė. Ku je o Gjergj Fishta, ringjallu nga vorri, se lahute e veladon t'i pėrbalti horri!
    Shumė mirė qė ushtaraku madhor i NATOs pėrmend vlerat dhe krenarinė e popullit polak, por ato bazohen pikėrisht nė sakrificat dhe kurajon pėr tė luftuar pa kompromis pėr pavarėsinė e lirinė e vendit dhe aspak nga frika dhe dezertimi, pėrulja dhe lypja e lirisė ndaj tė mėdhenjve. Shembulli i dhėnė pėr mbretin polak shpreh cungim arsimor e intelektual, degradim moral e profesional, mbron dezertimin akoma mė tė turpshėm tė mbretit shqiptar pėrballė armikut fashist dhe i kundėrvihet tė gjithė principeve atdhetare dhe dinjitare tė udhėheqėsve qė nga kohėt mė tė lashta.Prijėsi i tė gjitha formateve gėzon nderime e privilegje pikėrisht pėr tė pėrmbushur betimin dhe pėrgjegjėsitė ndaj njerėzve e vendit.
    Katėr pikat e theksuara nga ushtaraku madhor pėrblidhin termat ’’demoralizim, dezertim dhe tradhėti’’dhe zbėrthehen nga kodet ushtarake, ndaj nuk vlen tė trajtohen nga njė njeri i zakonshėm si unė.
    Aksioma e historisė ėshtė se atė e vulos fitimtari, por vetėm e vėrteta e saj e ndihmon njerėzimin nė rrugėn e duhur. Nė kėtė kontekst duhet tė shpaloset e mbrohet e vėrteta pėrtej interesave tė caktuara qė rreken tė diktojnė botėn shumėpolare tė sotme, tė internetit dhe burimeve tė fuqishme tė informacionit.
    I drejtohem ushtarakut madhor si qytetar i ndėrgjegjshėm qė tė thellohet nė pėrgjegjėsinė e tij madhore dhe pėrtej imponimit tė shprehė realitetin ku sfidohet bota e sotme e principeve demokratike. Standartet e shumėfishta e kanė rrokullisur arenėn botėrore nė greminė. Pikėrisht nė Poloni disa ditė mė parė, sikurse nė Ukrainė prej njė viti, forca tė organizuara, tė armatosura revanshiste, pasardhės tė kriminelėve fashistė, kanė sulmuar institucionet demokratike tė zgjedhura me votėn e popullit. Kėto mė kujtuan sulmin fashist ndaj Republikės Spanjolle mė 1936 dhe masakrėn e popullit spanjoll, marrėveshjet famėkeqe tė Mynihut, me rrjedhoja pushtimin e Shqipėrisė, coptimin e Polonisė dhe luftėn ku u sakatua e gjithė bota. Ushtaraku i mirė jo vetėm duhet tė mbrojė mbi tė gjitha atdheun e vet, por duhet tė dijė tė kuptojė nga historia tė vėrtetėn, e cila nuk mund tė njehsohet pa etalonin pėrkatės tė dijes e njehsimit tė vlerave universale njė nga tėcilat ėshtė lufta kundėr fashizmit.
    Nė lidhje me tė ashtuquajturin ‘’komunizėm shqiptar’’, e kam trajtuar dikur nėn temėn ‘’Heronjtė idealistė dhe tradhtarėt’’ ku trajtoja falsifikimin e historikut tė sė majtės shqiptare dhe vrasjet e idealistėve tė majtė nga shokėr e tyre ‘’komunistė’’. Citoja edhe Prof. Adriatik Kallullin:
    “Veē mė vjen pėr tė qeshur fort e mė fort kur disa liderė partish ose gazetarė spekulantė shkruajnė e thonė: “Tė shkulim nga Shqipėria ēdo qelizė tė komunizmit”. E saktė do tė ishte “ Tė shkulim nga Shqipėria ēdo qelizė tė pseudokomunizmit”, sepse tek ne asnjėherė nuk ka pasur komunizėm nė ato aspirata qė pėr shekuj me rradhė i ka pėrftuar njerėzimi dhe qė shumė e shumė filozofė edhe tė drejtimeve mė antikomuniste i quajnė tė paktėn humane, por utopike... Nuk ka mė keq se kur vlerat e proceset njihen sipėrfaqėsisht pasi Hoxha gjysmak tė lė pa fe” Kėtė mendim e kam hasur edhe nė rrafsh botėror ku pėrgjithėrisht diktatorė tė ashtuquajtur “komunistė” njehsohen nė falsitetin e tyre me profetėt e vetėquajtur mėkėmbės tė Zotit.
    Qė tė mos ngjall keqkuptime theksoj se po i drejtohem gjeneralit si ithtar e luftėtar i devotshėm i rendit demokratik, pasardhės i njė familje e cila me rrėnjė e degė ka luftuar e sakrifikuar pėr lirinė e dinjitetin kombėtar shqiptar. Kėshtu rrekem tė shpreh e mbroj mendimet e veprimet edhe tė paraardhėsve, edhetė tim eti qė cilėsohet si njė ndėr flamurtarėt mė tė shquar tė luftės kundėr rregjimit anadollak zogist, luftės antifashiste dhe kreut tė diktaturės, i persekutuari i tė gjitha rregjimeve antidemokratike. Ai ka qenė ndėr ata intelektualė atdhetarė antifashistė qė pasi luftoi fashizmin nė Spanjė dhe vuajti kampet e pėrqėndrimit nazist nė Francė, u kthye pėr tė kontribuar nė atdhe ku menjėherė, si deputeti i pare i Kolonjes, mblodhi parinė pėr tė sheshuar mosmarrėveshjet dhe dasinė politike pėr hir tė Atdheut. Por kjo nėnkuptonte njohjen e pėrgjegjėsisė, pranimin e fajit, nderimin e fitimtarėve antifashistė dhe bashkimin pėr tė ndėrtuar njė Shqipėri demokratike tė popullit dhe pėr popullin. Nė kėtė pėrpjekje ai u etiketua oportunist dhe u pėrball drejtpėrdrejt me klanin dhe kreun e diktaturės, i cili diktonte mbi kėdo me grushtin e hekurt. Ai theksonte se kurrė nuk duhet te unifikohet lufta antifashiste dhe rendi demokratik popullor me kreun e diktatures dhe pasuesit kriminelė tė tij. Nė mbretėrira e diktatura sundon dhe dikton vetėm Njėshi, tė tjerėt janė bashkėsi zerosh qė duke e perkrahur amplifikojnė fuqinė dhe imazhin e tij, me te cilat gropos lehtazi cilindo.
    Por pėrsa i pėrket tė vėrtetės dhe objektivitetit historik, askush nuk mund tia mohojė edhe kriminelit ekzistencėn, veprimtarinė dhe njehsimin nė raporte me kohėn dhe krerėt e tjerė tė historisė shqiptare, nuk mund tė krijohet njė boshllėk pėr drejtuesin mė jetėgjatė tė shtetit shqiptar, i cili duam apo nuk duam i ka rrėnjėt e thella edhe nė luftėn antifashiste tė popullit shqiptar. Mendoj edhe unė ushtari,sikurse gjenerali se ‘’paqes sociale dhe kohezionit qytetar i bėn mirė e vėrteta’’ e cila me kohė rrafshon ose gdhend vlera.

  9. #59
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485

    Sajesat e Tomi Matos dhe miqėsia L.Poradeci, S.Luarasi, Dh.Pasko

    Sajesat e Tomi Matos dhe miqėsia L.Poradeci, S.Luarasi, Dh.Pasko


    Sajesat e Tomi Matos dhe nėma e Mitrush Kutelit

    Tomi Mato ėshtė njė emėr i famshėm jo vetėm nė qytetin e Pogradecit. Ndonėse nė prag tė 90-tave, ky babaxhan rrezaton energji fizike e mentale, ēmohet pėr bisedat e ėmbla dhe shakatė e kripura me hove rinore dhe trille pleqėrishte, shkurt ėshtė krijues me dell ėndėrrimtari, qejfli vere e korani qė flladitet me vegime. Fantazia e tij e mėkuar nė moshėn djaloshare nga rrėzėllimat e magjishme tė liqenit tė Pogradecit, e ngjizur me vegimet hyjnore tė Pragės sė pasioneve dhe sfidave studentore, pėrjetoi lindjen e filizave tė shpresės pėr demokraci dhe terrorin psiqik tė sharrės diktatoriale. Nė profesion i dhanė krahėt e shqiponjės (nė flatrimet regjisoriale tė mbi 140 shfaqjeve teatrale) dhe brengėn e bufit (qė nuk mund tė shohė dot dritėn e diellit).
    Kur doli nė pension, Tomi Mato, i yshtur nga perspektiva e ndryshimeve demokratike, nga ekonomia e tregut dhe e xhepit, vendosi ta shpaloste personalitetin e talentin nė tė ashtuquajturat ‘’studime biografike’’ apo ‘’memoaristike’’ duke iu pėrkushtua me sy e mendje jetės sė dy engjėjve pogradecarė, Lasgushit e Mitrushit. Edhe fati e pėrkrahu: mes miqve tė qejfit e interesit, tė xhanit e tė namit, mes atyre qė u pėlqen tė koloviten rreth gotės e sahanit nė lokalin ‘’Praga’’ tė tė birit, e gjeti edhe frymėzuesin e krijimtarisė, botuesin dhe propaganduesin e ‘’kryeveprave’’ me tė cilat nuk kanė tė nginjur mediat, ekspertėt dhe gjindja e etur pėr zbulim e trillime sensacionale. Krijesa e parė (‘’Lasgushi mė ka thėnė ‘’, 2002) deri tani ka njohur katėr rilindje me tirazhe marramendėse tė sponsorizuara, ndėrsa e dyta ("Kulteli, kalvari i njė jete plot brenga",2013) nuk dihet se si do tė ēapitet.
    Njė vit mė parė propaganda shpallte se ‘’u promovua njė nga veprat e rralla dhe me njė rėndėsi tė veēantė pėr letėrsinė shqiptare, "Kuteli, kalvari i njė jete plot brenga" i autorit tė njohur Tomi Mato’’, i cili, sipas ligjėruesve akademikė, si njė bletė punėtore modeste kishte mbledhur e mlatuar nektarin pėr mikun e tij tė zemrės, Kutelin. Sipas logjikės sė tyre "tė dhėnat e kėtij libri nuk janė thjesht njė pėrshkrim letrar, por njė grumbull rrėfenjash tė mara nga vetė Kuteli, i cili nė raporte tė njė miqėsie tė afėrt me Maton, kishte rrėfyer pėr kalvarin e njė jete me plot peripeci".
    Pėr njė pedagoge ky libėr ‘’i pasur me mendime objektive, i filtruar nga tė pavėrtetat, i bindshėm nė konstatime, i qartė nė zbulimin e anėve tė padukshme ajsbergiane tė Kutelit… plotėson njė vakum tė lėnė keq tė historisė sė letėrsisė shqiptare, letėrsinė memoaristike shqiptare...Andaj libri ‘’Kuteli, kalvari i njė jetė plot brenga’’ ėshtė njė kontibut i madh nė historinė e librave tė tipit tė memoareve".
    Por nga media e ndėrgjegjėsuar mėsuam se ‘’libri biografik’’ pėr Mitrush Kutelin i Tomi Matos ka pėrfunduar nė gjykatė ‘’pėr shpifje, denigrim tė figurės sė Kutelit dhe keqinformim tė publikut, duke sajuar dhe fantazuar nė lidhje me Kutelin dhe familjen e tij, duke krijuar situata qė nuk kanė lidhje me tė vėrtetėn’’.
    Kėshtu familja e nderuar e Dhimitri Paskos (alias Mitrush Kuteli) vijon edhe nė demokraci kalvarin e kėrkimit tė sė drejtės, nė pėrballje me xhambazėt e leverdisė sė tregut dhe gjallesat shurdh-qorr- memece tė klanit “E ē’u bė?-Hiēkurrgjė!‘’
    Ata tek e fundit mund tė pranojnė qė ‘’kryevepra’’ tė mos quhet ‘’biografi’’ apo ‘’memoar’’ por ‘’roman fantastiko-shkencor’’ ku shpikjet e shpifjet, me vello letrare, nuk i dėnon ligji. Edhe ndonjė kritik kurajoz, i cili e quan biografinė “njė pėrbaltje tė tmerrshme tė Kutelit”, do ta pėrqeshnin: ‘’Kėtu po grabitet prona dhe jeta e njerėzve, zotrote na kėrkoke kokėrzėn e grurit nė mullar!’’
    Sido qė tė zbatohet ligji, vegjeton edhe morali, tė cilin mėkatarėt do tė bėnin mirė ta pėrfillnin mė tepėr sepse, sikurse thotė populli, ’’ mė mirė syri, sesa tė tė dalė nami’’, mė mire tė hiqet vepra dhe harxhet e gjynahqarit, sesa tė tė ndjekė edhe nė ferr nėma e Kutelit.



    Petro Luarasi
    Lasgush Poradeci dhe qorrollepsja e njė kronikani tė dėshtuar


    I ndėrgjegjshėm pėr rėndėsinė e ēėshtjes, i bėj me dije opinionit publik dhe institucioneve pėrkatėse tė shtetit shqiptar pėrvojėn e hidhur qė kanė patur me librin e Tomi Matos “Tė verteta dhe tė pathėna pėr Lasgushin” edhe familjarėt e Lasgush Poradecit, por edhe tė Skėnder Luarasit

    Vlera dhe antivlera
    T’i ofrosh vatrės kulturore-letrare shqiptare krijime (sidomos kronika) tė vlefshme, sipas kutit e rangut tė personalitetit tė Lasgush Poradecit me shokė, nuk mjafton vetėm dėshira, talenti apo fantazia e njė romancieri a regjisori, qoftė edhe tematika e pasur me shumėllojshmėri skenash e personazhesh, por mbi tė gjitha pėrjetimi real, lėnda - mielli safi i bluar e i qėmtuar mirė, me sa mė pak krunde (trajtesa gjysmė tė vėrtetash e ‘‘huazime’’ - plagjiate, thashetheme e sajesa) e me njė unitet vlerash nė formė dhe pėrmbajtje tė shprehura thjesht e bukur. Pėr mė tepėr, lum ai qė fati e ka pėrzgjedhur edhe tė jetė pjesėtar nė zhvillimin e ngjarjeve, edhe tė shkruajė si dėshmitar pėr to.
    Kėshtu dua tė shpreh thelbin parimor tė vlerėsimit letrar, se sa pėr anėn komerciale tė ēėshtjes, mjafton njė sponsorizim i fuqishėm, njė reklamim efektiv nga protektorė autoritarė dhe suksesi nė treg ėshtė i garantuar: pėr masėn e gjerė, malli kallp serviret e konsumohet menjėherė si i cilėsisė ekstra.
    ‘‘I marrosur’’ siē jam pas temave historiko-patriotike, biografive e kronikave, shpesh edhe unė e kam shijuar mallin kallp, instikti e kureshtja mė kanė sunduan motivimin pėr leximin e tyre dhe vetėm nė fund logjika e lodhja mė ka dėnuar pėr metodėn aspak selektive tė pėrzgjedhjes sė lėndės dhe pėr pjesėzėn e jetės sė shkuar dėm. Me kėtė pėrvojė personale dėshmoj se pa mohuar arritjet nė botimet cilėsore, nė tregun tonė letrar qarkullojnė rėndom ca palo ‘‘kronika’’, tė cilat janė veēse pjella fantazish tė arnuara me thashetheme, interpretime e pėrgojime qė shprehin e mbrojnė thjesht interesa personale e klanore tė mbrapshta (pėr tė mos thėnė mė tepėr).
    Kėto farė veprash qė tjetėrsojnė jo vetėm tė vėrtetėn historike, por edhe vlerat e mirėnjohura tė personalitetit dhe rrethit shoqėror e familjar tė tij, nė njė mjedis mediokėr dinak e fjalėshumė, marrin vlerėn e faktit dhe nuk ėshtė ēudi qė ‘‘me sponsorizim’’ tė farkėtojnė opinione tabu apo tė konsiderohen si dokumentim i realitetit nė ndonjė CV personale, familjare, film dokumentar, studim akademik, konferencė shkencore, e pse jo edhe nė ndonjė muze.
    Ky fenomen bėhet veēanėrisht shqetėsues kur objekt ‘‘bombardimi’’ janė personalitete ‘‘enigmatikė’’, tė ‘‘vetizoluar’’, pėr tė cilėt flitet shumė por njihen realisht pak. Pėr ata publiku ka shpesh opinione kontradiktore pėr shkak tė propagandės apo diktatit tė pushteteve apo interesit tė qarqeve tė caktuara.
    Pėr kėtė tematikė, nėn shtytjen e disa faktorėve, po i referohem njė personaliteti si poeti Lasgush Poradeci, pėr tė cilin janė shkruar disa kronika, ēoroditėse edhe pėr lexues tė kultivuar, tė njohur, mik a familjar tė tij, me ‘‘sajesat’’ qė, nė fund tė fundit, jo vetėm nuk i shkojnė pėr shtat, por e zbehin rėndshėm madhėshtinė e tij.
    Kėtė mendim personal detyrohem ta provoj me disa fakte, qė nė rrethana tė tjera, pėr shumė arsye, nuk do t’i publikoja kurrsesi.

    Reklama, shpirti i tregtisė
    Para disa ditėsh mė ra nė dorė libri voluminoz i sponsorizuar ‘‘Tė vėrteta e tė pathėna pėr Lasgushin’’ me autor regjisorin veteran T. M. I apasionuar pėrgjithėsisht pas kronikave, aq mė tepėr ndaj vlerės sė mirėfilltė kombėtare tė Lasgush Poradecit, librin e lexova me njė frymė edhe pėr stilin e tij mjeshtėror tė kėndshėm, edhe pėr larminė e ngjarjeve, ambienteve e personazheve, aq tė mirėnjohura e tė dashura pėr mua. M’u ringjall nostalgjia e viteve tė rinisė, kujtimet e pushimeve verore disavjeēare buzė liqenit tė Pogradecit dhe ah, mbi tė gjitha, qenėsia e tim eti, 25 vjet pas ndarjes nga jeta, mė 1982. Ndaj, tė paktėn edhe pėr kėtė ndjesi qė mė dhuroi ky libėr normalisht duhej t’i isha mirėnjohės autorit. Edhe pėr lexuesin e gjerė, ky libėr, pėr nga forma e pėrmbajtja qė ofron autori, dora vetė, si dėshmitarit okular, duhej tė ishte ‘‘perlė’’ lasgushiane.
    Kėtė besim na e vulos qė nė faqe tė parė vetė botuesi - gazetar i mirėnjohur si skrupuloz, tek shprehet: ‘‘‘nuk duhet lejuar nė asnjė mėnyrė qė shkarravina tė ndryshme tė bėjnė njohėsin apo kompetentin, apo role tė tjera lidhur me figurėn e Lasgushit. Nė kėtė kuptim, libri qė po i jepet nė dorė lexuesit me autor T.M. (identiteti ėshtė zėvendėsuar me iniciale nga P.L. pėr tė mos i mėshuar personit, por fenomenit) ka njė vlerė dokumentare, ku saktėsia dhe preēizionin i episodeve ėshtė fare e papėrpunuar nga ndonjė fantazi qėllimesh tė mėpastajme. Tomi thotė: kėshtu ka ndodhur’’. Por libri i Tomit ėshtė shumė i vyer pėr penda tė njė niveli tjetėr studimi dhe pasqyrimi psikoanalitik, shoqėror, politik, letrar, estetik, artistik i kambanės ‘‘Poradeci’’... sinqeriteti dhe ēiltėrsia e autorit, dhe pėr fat tė mirė mungesa e njė fantazie pėrpunuese, ose mosshfrytėzimi i saj kanė shėrbyer pėr mirė nė vėrtetėsinė rreth figurės sė Lasgushit".
    E tė tjera e tė tjera vlerėsime qė do t’i shkonin shtatit tė ēdo gjeniu tė letrave botėrore.
    Vetė autori, me modesti, na thotė: ‘‘E pranoj se nuk kam qenė ndonjė mik shumė i afėrt, siē i mbante Ai disa nė xhepin e brendshėm tė anės sė majtė, po unė isha i kėnaqur qė mė mbante nė njė qoshe tė xhepit tė vogėl tė pantallonave tė anės sė djathtė’’ dhe vijon duke na e thėnė shqip e shqeto: ‘‘Po mundohem qė kujtimet e mia t’i rrėfej pa gėnjeshtra. Ato i kam incizuar nė memorje nė shkallėn mė tė lartė tė vėmendjes, dhe tani erdhi momenti tė lėshoj shiritin pėr t’i dėgjuar bashkėqytetarėt e mi shqiptarė’ Nė rrėfenjat e mia do tė pėrpiqem tė zbuloj disa kėnde tė errėta tė panjohura tė karakterit, krenarisė, tė vuajtjeve tė tij. Do tė pėrpiqem qė nėpėrmjet fjalės, dialogut, tė krijoj atmosferėn e vendit, kohės, dhe romantikėn e ambientit’’.

    Qorrollepsja e xhepit
    Por ky regjisor i moshuar pogradecar (tani sė fundmi iu pėrkujtua 80-vjetori i lindjes) qė pretendon se ka qenė nė njė nga ‘‘xhepat e pantallonave‘‘ tė Lasgushit, na del dhe njohės i sekreteve tė zemrės sė poetit, na merr pėrsipėr tė na pėrshkruajė ‘‘natyrshėm’’ e hollėsisht edhe rrethin shoqėror lasgushian, ku ndėr mė tė afėrtit pėrmend Eqerem Ēabejin, Mitrush Kutelin dhe tim atė, Skėnder Luarasin. Duke pėrmendur kėtė tė fundit me emėr e mbiemėr, T.M. me njė stil tė rafinuar, shtjellon plot dublicitete e kontradiksione logjike ku ‘‘me ēiltėrsi’’ njėherazi edhe e lavdėron, edhe i ngjit ca mballoma lasgushiane, pa harruar tė citojė fije pėr pe me njė memorie brilante edhe ca thashetheme nga goja ‘‘e vetė’’ S.Luarasit pėr disa kolegė tė nderuar (A ia vlen tė themi pėr hesap tė T.M. sajesat qė i paskish "treguar" atij Lasgushi, ku pėrmendet S.Luarasi si kinse pėrgojues i A.Budės, I.Kadaresė e D.Agollit(‘!), me tė cilėt Luarasi dihet mirėfilli se kishte marrėdhėnie respekti reciprok. Hajde e dėgjoji kėto dėngla tė dala pa doganė nga "xhepi i djathtė i pantallonave lasgushiane!")
    Broēkullat e T.M. mė lanė aq pa mend sa tė pyes veten me dyshim: a po i referohet ky kronikan tė mirėnjohurit prof.Skėnder Petro Luarasit apo ndonjė fantazme shekspiriane. Vėrtet tė paskisha qenė unė Petro, i biri i vetėm i Skėnderit, personazh i Lasgush Poradecit sipas historiēkės ‘‘Hikni se na vranė’’ qė i paskish treguar ai T.M.-sė? Kur paskam qenė vallė "sė bashku me motrat", nė Pogradec atėherė kur ‘‘lejoheshin kishat’’ (d.m.th. deri mė 1967) ‘‘kur na ėshtė turrur pėr vdekje familjarisht qeni Murro’’, dhe mbi tė gjitha, cili mund tė ketė qenė ky qen e bir qeni Murro-trimoshi qė e paskish bėrė ateistin "e mallkuar" Skėnder Luarasi tė shkonte tė ndizte qiri nė kishėn e Katjelit?!
    Por trutė e kokės mė dhanė shenja tė pakundėrshtueshme se kjo histori ‘‘e treguar nga Lasgushi pėr T.M" ėshtė sajesė fund e krye: sepse para vitit 1967 unė mezi ēapitesha rreth djepit e jo mė tė degdisesha deri tek Burimi i Gėshtenjave nė Pogradec, ku tė merrja leqet para Murros. Pogradecin e kam parė me sy vetėm pas vitit 1970 dhe asnjėherė nuk kam qenė atje me ndonjė nga motrat (me nėnė tjetėr). Gjithashtu, logjika mė tha se sado i pamundur nga mendja tė ketė qenė poeti Lasgush Poradeci, nuk mund tė shprehte kėto "zbukurime" pasaktėsi apo hamendje tė fandaksuri, pėr mikun e tij Skėnder Luarasi e pėr mė tepėr t’ia tregonte pėr qyfyre "xhepit" T.M.( ‘!), sepse mesa e kam njohur unė e tė tjerė Lasgush Poradecin, mbi tė gjitha ai ishte NJERI, intelektual e mirėnjohės ndaj mikut tė vjetėr Skėnder Luarasi ndaj nuk mund tė sajonte e shiste ‘‘qyfyre’’ pėr tė, se nė fund tė fundit, kush vlen mė tepėr ‘‘njė gjallesė rastėsore nė xhepin e vogėl tė pantallonave tė anės sė djathtė’’ apo miku i besės nė thellėsinė e zemrės’!

    Zbukuron dhe gėnjen
    Pėr tė kuptuar se qysh e tek ėshtė gatuar kjo pėrrallė nga e kaluara me asortimentet pėrkatėse tė garniturės sė kuzhinierit, kinse disident, mė ndihmoi sentenca e tim eti "Haj vetėm gjellėn e gatuar nga duar tė pastra" dhe njė zbulimi im rastėsor, tė cilin kuzhinieri T.M. e ka sajdisur e servirur me mjeshtėri nė pjesėn ‘‘Lasgushi, E. Ēabej, S. Luarasi dhe Mitrushit".
    Nė kėtė pjesė ai pėrshkruan njė tjetėr gaztore se "ē’i ka thėnė Lasgushi" nė prezencė tė kushėririt tė tij Todi M. pėr ‘‘studentin e Universitetit tė Gracit Skėnder Luarasi’’ (i cili dihet se ka qenė student vetėm nė Universitetin e Vjenės’!) dhe se si Lasgushi pėrpiqej e botoi librat ‘‘Vallja e Yjeve’’ e ‘‘Ylli i zemrės’’ me ndihmėn e Ēabejit e Kutelit
    ( kjo ēėshtje do sqarohet mė tej).
    Por njė paragraf sensacional ėshtė diskutimi katėrsh: Poradeci, Ēabej, Kuteli, Luarasi mbi vlerat e veprės lasgushiane, dhe pse nuk botohet ajo sipas asaj qė i paskish thėnė Lasgushi ‘‘fjalė pėr fjalė’’ dhe T.M e shkruan mė 16 prill 2005!
    Kėtu, shpikėsi i sensacioneve T.M. zbulon veten haptazi kur pėrmend ‘‘mrekullinė’’ se si im atė i paska treguar Lasgushit mbi censurimin e njė dedikimi tė Viktor Eftimiut, drejtuar Fishtės nė librin ‘‘Vallja e yjeve’’. Nė tė vėrtetė, ky ėshtė njė zbulim i rastėsishėm i imi nė fondin e Bibliotekės Kombėtare nė vitin 1997 (15 vjet pas vdekjes sė tim eti) pėr tė cilin kam shkruar nė Gazetėn "Republika" mė 14.11.1997)
    E ē’tė pėrmend sajesat e tjera ‘‘me gojėn e Lasgush Poradecit, Skėnder Luarasit’’ e miqve tė tyre tė nderuar, tė cilat mė hidhėruan pėr papėrgjegjshmėrinė e kronikanit, i cili sė paku ndaj meje ka kryer njė akt tė dėnueshėm ligjor e moral: ka pėrdorur shkrimin tim dhe e ka shtrembėruar me qėllim poshtėrimi. Falur qoftė!
    Kur lexova librin ‘‘Tė vėrteta e tė pathėna pėr Lasgushin’’ m’u kujtua filmi ‘‘Zbukuroj, por nuk gėnjej’’ personazhi kryesor i tė cilit na shfaqej realisht si gėnjeshtar, teksa titulli rrekej tė bindte publikun se ai vetėm zbukuronte.
    Dikujt qė do tė pyesė nėse ia vlen lodhja pėr tė mbyllur gojėt e botės nė tregun e sensacioneve qė shiten e blihen me leverdi, do t’i pėrgjigjesha: ‘‘Pėr hir tė sė vėrtetės dhe nderit, qė ua kemi borxh personaliteteve kombėtare, po! Por jo me llafe, me fakte!’’


    10 vjetori i pėrjetėsimit tė Lasgush Poradecit
    Llazar Gusho, poeti me pseudonim Lasgush Poradeci (1899-1987) u nda nga jeta mė 12 nėntor 1987.
    Nė pėrkujtim tė tij shkrova artikullin ‘‘10 vjetori i pėrjetėsimit tė Lasgush Poradecit’’ (Gazeta ‘‘Republika’’, 14.11.1997) nga po shkėpus dy fragmente:

    Zbulim interesant

    Nė Bibliotekėn Kombėtare, duke kėrkuar disa botime tė hershme tė poetit tė mirėnjohur Lasgush Poradeci, rastėsisht mė ra nė dorė libri i tij poetik ‘‘Vallja e Yjeve’’ (skeda S51 A60) shtypur nė Tipografinė Albania-Kostancė nė muajin Vjeshtė e Dytė (Tetor) 1933 me pėrkrahjen lėndore tė Shoqėrisė sė Studentėve Shqiptarė dhe tė miqve tė Bukureshtit’’ dhe ‘‘edituar nėn kujdesin e M. Kutelit’’.
    Nė pjesėn e brendshme tė kapakut tė librit mė tėrhoqi vėmendjen njė shkrim me bojė jeshile qė ishte shkarravitur me njė laps blu dhe pėr mė tepėr i ishte ‘‘vėnė kryqi’’. Kureshtja mė shtyu tė pėrpiqem tė lexoj pėrmbajtjen e shkrimit ‘‘heretik’’, i cili bėhej akoma mė i vėshtirė pėr t’u lexuar nga njollat letėr-zamk-gjurma tė mballosjes sė censurės sė dikurshme.
    Qė nė rreshtin e parė shtanga:

    ‘’I nderuari At Gjergj Fishta!
    Po ju dėrgojmė kėtė libėrth tė ligjėronjėsit L.Poradeci, tipografuar ndė shokėrinė tonė
    Mbesoj se do tė mbeteni i ngazėlluar
    Mot e jetė i juaji
    Viktor Eftimiu
    Fillim i vjeshtės III
    Bucurest 1933’’.



    Lasgushi ėshtė bėrė i pėrjetshėm...

    "Miqėsia mes Skėnder Luarasit e Lasgush Poradeci, edhe pas ēlirimit tė vendit nga fashizmi, nuk u dobėsua, por u forcua mė tepėr. Pėrballė dallkaukėve dhe shpifėsve qė kėrkonin t’u bėnin varrin intelektualėve tė vėrtetė, ata ruajtėn miqėsinė dhe dinjitetin. Mjafton tė kujtohet qėndrimi i pėrbashkėt demaskues ndaj puthadorėve e lakenjve tė diktaturės (disa prej tė cilėve sot kanė paturpėsinė tė qėndrojnė nė podiume e t’i thurin himne miqėsisė me Lasgushin e ish-viktimat e tyre).
    Vėrtet Skėnder Luarasi e Lasgush Poradeci takoheshin rrallė e kurdoherė tė survejuar nga spiunėt, por bisedat e veprimet e tyre ishin njė sfidė e hapur ndaj diktaturės.
    Kur njė herė Petraq Kolevica, miku dhe studiuesi i Lasgush Poradecit, e pyeti Skėnder Luarasin se ē’mendonte pėr kėtė poet, ai iu pėrgjigj:
    ‘‘Kur isha i ri, bota thoshin: ‘‘Po vdes, po vdes Lasgushi. Tani qė ėshtė plak thonė: ‘‘More, po rron, po rron Lasgushi! Ndėrsa mua mė duket se Lasgushi ėshtė bėrė i pėrjetshėm...’’
    Ndėrsa Maria, e bija e Lasgushit mė ka thėnė se kur e pyesnin tė atin se ē’mendonte pėr S. Luarasin ai shprehej::
    "Skėnder Luarasi ėshtė shumė patriot, shumė demokrat, shumė liridashės, shumė i sinqertė, shumė guximtar, dhe (si pasojė) shumė sherrxhi. Por disa citues ‘‘intelektualė’’ nuk dihet pėrse fjalėn nė kllapa ‘‘si pasojė’’ e kanė hequr nga ky pėrcaktim(‘!)


    Sajesa nga libri i T.M.’’Tė vėrteta e tė pathėna pėr Lasgushin’’

    ‘‘Lasgushi, E. Ēabej, S. Luarasi dhe Mitrushi.
    ("Flet Lasgushi"): - Nė kėto rrethana e ndjej veten tė aftė t’i pėrkthej vetė poezitė e mija nė gjermanisht.
    Kėrceu me sy tė zgurdulluara Paskua dhe fishkėlleu:
    - I ke mėntė. Shejtani fle, ti kėrkon ta zgjosh. E ke tė kjartė se ti kanė hedhur nė rezervė, mor t’i kanė hequr nga qarkullimi, ti kėrkon tė pėrkthesh ‘‘Vallen e Yjeve’’ dhe ‘‘Yllin e zemrės’’’
    Ndėrhyri furishėm Skėnder Luarasi:
    - Paskua e ka mirė fjalėn. Haje atė kafshore buke e tulitu pranė zjarrit me Kafkėn se krevati qė la ky pogradecari ėshtė i lirė. Lasgush. Unė e kuptoj ty tė vjen inat qė Isuf Vrioni pėrktheu nė Francė Ismail Kadarenė e Dritėro Agollin. Po tė dy janė komunistė, tė besuarit e partisė. Janė tė imunizuar nga ēdo re keqe ty tė zė plumbi gropave’
    Ndėrhyri pėrsėri: Do t’ju rrėfej edhe njė ēudi tjetėr qė me siguri do ēuditi, o miqtė e mi. Nė bibliotekėn kombėtare, duke gėrmuar pėr tė gjetur disa botime tė hershme, e di ēfarė gjeta’ S’e di ti, s’e dinė miqtė e mi, dėgjoni. U ngjetha. Librin tėnd, ‘‘Vallja e Yjeve’’, shtypur nė tipografinė shqiptare Kostancė nė vjeshtėn e dytė tė 1933, nėn kujdesin e bashkėqytetarit tėnd dhe mikut tonė tė madh, Mitrush Kutelit. Mbajta frymėn , s’po kuptoja gjė e klitha:
    - Ēfarė, do tė thuash me kėtė, qė vepra ime ėshtė futur nė rezervė’’
    - Prit. Dėgjo. Nė kapakun prapa tė librit, mbi njė shkrim me bojė jeshil, ishte shkarravitur mbi njė dedikim njė laps blu, ishte bėrė njė kryq pėrsipėr. Poshtėrsia mė e madhe ishte se mbi tė ishte ngjitur me zamkė njė letėr e hollė. (Shenjė e vėrtetė censure mbi librin). Si pa rreth e rrotull Luarasi vazhdoi: ‘‘E tmerrshme, e llahtarshme ishte kur lexova me monokėl fjalė pėr fjalė kėto fjalė: ‘‘I NDERUARI AT GJERGJ FISHTA! PO JU DĖRGOJ KETE LIBERTH TE LIGJERONJESIT L.Poradeci. mot e jete, i juaji’’.
    Viktor Eftimiu’’.
    (Pyes lexuesin e nderuar: A nuk ėshtė ky ‘’zbulim” i T.M. plagjaturė e zbulimit tė Petro Luarasit?)


    Skėnder Luarasi dhe Lasgush Poradeci

    Pėrkundėr tymnajės qė pompon autori i librit ‘‘Tė vėrteta e tė pathėna pėr Lasgushin’’, tė cilit fatkeqėsisht i ka rrėshqitur pena e mendja nė hone tė thepisur, i shtyrė nga rrethanat, detyrohem tė publikoj disa fakte mbi marrėdhėniet tepėr konfidenciale tė Skėnder Luarasit me Lasgush Poradecin.
    Njohja e tyre ndodhi rastėsisht kur Llazar Gusho (Lasgush Poradeci) erdhi nė Vjenė, nė selinė e Shoqėrisė sė studentėve shqiptarė ‘‘Albania’’ ku Skėnder Luarasi qe kryetar dhe editor i organit tė saj ‘‘Djalėria’’.
    Qė nė takimin e parė mes tyre u mbrujt njė respekt reciprok qė, natyrshėm, nga geni i tyre kolonjar apo nga miqėsia e hershme e baballarėve tė tyre patriotė - mėsues flamurtarė tė gjuhės shqipe; nga ideali atdhetar e personaliteti i tyre intelektual apo thjesht nga sojllėku dhe shpirti i tyre human, lidhja u shndėrrua nė njė unitet e dashuri vėllazėrore tė pėrjetshme.
    Ishte dhjetor 1928 kur Lasgush Poradeci, i cili studionte nė Universitetin e Gracit, nė gjendje tė mjeruar ekonomike dhe i sėmurė rėndė, me njė letėr i lutet ‘‘mikut tė shtrenjtė’’, Skėnder Luarasit, i cili studionte nė Universitetin e Vjenės, ‘‘tė vinte nga Vjena nė Grac pėr ta ndihmuar’’.
    Dhe Skėnder Luarasi, ndonėse cilėsohej kundėrshtar i regjimit monarkist, shkoi nė Grac dhe sė bashku me Lasgushin u nisėn pėr nė Shqipėri. Rrugės, gjendja e Lasgushit u pėrkeqėsua ndaj u kthyen prapė nė Grac. Nė kėto kushte, Skėnder Luarasi u nis i vetėm pėr nė Shqipėri qė t’u bėnte thirrje intelektualėve shqiptarė tė mblidhnin ndihma pėr tė ndihmuar Lasgush Poradecin. Por, sa mbėrriti nė Shqipėri, rregjimi e futi nė burg. Shtypi pėrparimtar shkruante pėr ngjarjen:

    Pėrcjellja e Lasgush Poradecit

    Poeti Lasgush Poradeci u nis pėr nė Shqipėri. Gjėndja e tij shėndetėsore vazhdon tė jetė e keqe.
    Graz. 1 janar: Poeti Lasgush Poradeci, pas dy vjet vojtjeje, tue qenė se s’mundi tė shohė as njė pėrmirėsim nė shėndetin e tij, u nis dje pėr nė atdhe, pas rekomandimeve tė mjekėsit universitar Profesor Heinrich di Gaspero. Lasgushi do vejė nė shtėpinė e tij prindėrore nė Poradec, pėr t’i rėnė pas shėndetit tė tronditur. Shpresohet se ndryshimi i klimės, dieta dhe shėrbimi qė do tė gjejė poeti pranė familjes sė vet do t’ia ristabilizojnė krejt shėndetin. Gjithė studentėt shqiptarė nė Grac u mblodhėn ta pėrcjellin Lasgushin. Poeti shoqėrohet nė kėtė udhėtim prej kolegut tė tij tė Vjenės Skėnder Luarasi, i cili mori leje nga inspektoria e studentėve ta pėrcjellė Lasgushin gjer nė Poradec. Skėnder Luarasi njė nga mė eminentėt studentė shqiptarė, ėshtė i biri i Petro Nini Luarasit, i ati ylli tė ndritur q’u doq me aq zjarr nė qjellin e veteranėrisė shqiptare: gjesti fisnik i studentit Skėnder Luarasi na mbush me mallėngjim.
    (Pėrcjellja e Poradecit, "Shqipėria e Re", 6 janar 1929)


    Gazeta ‘‘Zėri i Korēės’’, 15.1.1929.
    Dje nė mėngjes, u dėrgua nėn vėrejtje me aeroplan nė Tiranė, Skėnder Luarasi, student nė universitetin e Vjenės.

    ‘‘Shqipėria e Re’’, 3 shkurt 1929
    Skėnder P.Luarasi, studenti entuziast i Vjenės, q’ish nisur pėr tė shoqėruar Lasgushin nė Poradec, masi poeti u kthye prapė nė Grac, vazhdoi vetė udhėtimin dhe arriti nė Korēė. Atje autoritetet e zunė dhe e dėrguan nėn vėrejtje, me aeroplan nė Tiranė.
    Si shpjegohet kjo sjellje e autoriteteve tė Korēės’


    Gazeta "Shqipėria e Re’’, 14 prill 1929
    Nė Shqipėri simpathia e pėrgjithshme pėr vjershėtorin Lasgush Poradeci sa vjen po shtohet. Nga tė gjitha anėt ndihmat rrjedhin pa kursim. Shenja tė mira se zumė tė ēmojmė artin
    Kujdesi i Skėnder Luarasit, por edhe i miqve tė tjerė tė Lasgushit, ishte i vazhdueshėm siē tregohet nė letrėn e mėposhtme qė Lasgush Poradeci i dėrgon Luarasit:




    Lasgush Poradeci
    Grac, 29.1.1930
    I dashur Skėnder,
    K.P. (kartė postalen, shėn. i P.L.) t’ėnde tė dashur me datė 24.1.1930 e mora. Pse bėhesh merak e mė flet ashtu’
    I shtrenjtė shok Skėnder, tė lutem tė vish sa mė shpejt kėtu nė Grac qė tė shkojmė nė Shqipėri, se mua mė s’ka kush tė mė bėjė shėrbim, ashtu siē e kėrkon sėmundja ime. Shtėpisė kėtu iu mėrzita dhe mė s’po mė durojnė dot.
    Telefonomė urgjentisht!
    Adresa: Lazgush, Klosterėiegs 74 parterre
    Graz


    Skėnder Luarasi e ndihmoi Lasgush Poradecin edhe financiarisht, me tė holla nė njė nga periudhat mė tė vėshtira, kur vetė atij ia kishte prerė bursėn regjimi monarkist, nė vitin 1929. Me ato pak para qė ia dėrgonte i vėllai Dhimitri nga Amerika, ai ndau hallin me poetin nė mjerim. Sakrifica e tyre ishte reciproke, meqė edhe Lasgushi, kur Skėnderi qe nė nevojė, pėr t’i kthyer borxhin, shiti njė nga pronat e babait tė tij.

    Grac, 30/XII. 29
    Skėnder Luarasit, Universitat Wien, Austri
    I dashur Skėnder
    ‘Kush pyet, kush ēan kokėn pėr gjendjen t’ime shėndetėsore, pėr gjendjen t’ime financiare’ Asnjeri, pėrveē meje vetė! Ah, dhe vetėm ti, i dashur shok, u mundove dhe bėre njė detyrė tė ėmbėl kundrejt njė njeriu qė vuan. U mundova dhe unė tė tė pėrshėndet sot sa mund. Si do ngjajė nesėr, si do ngjajė pasnesėr, kjo varet prej vetėdijes s’ime, prej vetėdijes s’ate...


    Njė fakt tė panjohur pėrbėn nxitja, interesimi i vazhdueshėm, pėrkrahja dhe ndihma e drejtpėrdrejtė qė dha Skėnder Luarasi pėr botimin e veprave tė Lasgush Poradecit ‘‘Vallja e Yjeve’’ dhe ‘‘Ylli i zemrės’’. Rrethanat dhe pėrpjekjet e tij nė terren, pėr tė gjetur burime financiare, bazėn materiale dhe botuesin e pėrshtatshėm, njohja pėr kėtė ēėshtje dhe kontaktet me Mitrush Kutelin nė Rumani etj. na zbulohen qartazi nė letrat e mėposhtme.


    Tiranė, 2.XI.30
    I dashur Lasgush,
    Po mbushet sot java qė kurse kam ardhur pėrmes Poradecit kėtu nė Tiranė. Me gjithė atė qė kam dashur, si pas porosisė me telefon, tė qėndroj me ty, kjo gjė qe e pamundur. Jo vetėm se koha qe e keqe fort, po shoferi kishte frikė se, duke qėndruar, mos e gjobitnin qė kishte 5 njerėz nė njė automobil, i cili merrte ligjėrisht vetėm katėr.
    Po t’i lemė mėnjanė excusez- moi-tė, se e di qė nuk je as jam i kėtyre. Pyetja ėshtė kur ke pėr tė ardhur nė Tiranė, pėr tė shkuar nė Austri’ Tė lutem ndė qėnsh akoma nė Pogradec, mos harro tė vish nė Tiranė mė parė se tė nisesh pėr nė Grac.

    Puna e botimit tė librės nuk duhet tė mbetet zvarrė. Sille aty dhe un do tė pėrpiqem qė tė botohet pėrpara Janarit, ndė qoftė se do ta kesh mbaruar kėtė muaj kopiimin e manuskriptevet. Nga Paskoja akoma nuk kam marrė ndonjė letėr ‘ po ti’ (Shėnim P. L. Flitet pėr veprėn e Lasgush Poradeci ‘‘Vallja e Yjeve’’,qė u botua nė vitin 1933, nė Bukuresht, nėn kujdesin e Dhimitėr Paskos, alias Mitrush Kuteli)
    Pllaka e "Kėngės pleqėrishte" nuk gjendej pėr ta dėrguar, as baullėn nuk ta bleva dot se s’kisha tė holla.
    Tė lutem pėrgjigjmu sapo tė marrėsh kėtė letėr.
    Tė dėrgon tė fala, Skėnder Luarasi
    (Letrat e rralla tė Lasgushit, Republika 4.4.2004, f.11)



    Poradec 17 shtator 1936
    Zotit Skėnder Luarasi, Profesor i gjermanishtes nė Liceun frėng, Korēė(‘)
    I dashur Skėnder
    S’munda tė tė shkruaj mė parė, nga shkaku se kam qenė (dhe jam) shumė i zėnė; siē ta dhashė fjalėn, po pėrgatit volumin me poezitė e mbaruara mė 1924, tė cilat (mea culpa!) s’i kam pėrmbledhur nga moskujdesja. Ti Skėnder ma qite shpirtin kėto dy vjetėt e fundit qė t’i mbledh, t’i mbledh’Nga ana ime tė falem nderit pėr kujdesjen qė mė rrėfen si dhe pėr mundimet e mėdha qė ke bėrė duke kėrkuar njė editor, duke ‘‘lypur’’ tė holla’Ke tė drejtė . Po puna ėshtė e vėshtirė: poezitė duhen mbledhur nėr gazeta dhe revista tė ndryshme tė mėrgimit, ku gjinden tė pėrhapura, pastaj duhen rishikuar, duhen ndrequr’ Ja ky ėshtė shkaku i vonesės sime. Duke u pėrgjigjur mi sa i the zotit Dh.P.Pasko dhe mi ē’mė telefonove drejt pėr drejt kėtu, po tė pyes: gjete editor, apo shtypja do tė bėhet me tė holla (qė ku kėto tė holla’) ‘‘private’’’ (Shėnim P.L. Flitet pėr veprėn e Lasgush Poradecit "Ylli i Zemrės", e botuar nė vitin 1937, nė Bukuresht, nėn kujdesin e Mitrush Kutelit, alias Mitrush Kuteli)
    ‘Sa pėr tė ardhur nė Korēė, tashi s’mund; s’kam tė holla. S’kam marrė bursėn pėr dy muaj e 17 ditė. Nė e marēa do tė vij
    Tė ngjatjeton me dashuri
    Yti Lasgush

    P. S. Pėr festivalin dansant qė dhatė aty mė parė, tė dėrgova me anėn e Zotit Dh.P.Pasko midis tė tjerave dhe poezinė ‘‘Ri me shėndet’’, siē mė urdhėrove nė telefon. Ta dėrgova tė prerė nga revista ‘‘Dialėria’’ e Vjenės. Me qenė qė s’kam tjetėr kopje, tė lutem tė m’a kėthesh prapė njė orė e mė parė’ Unė pėr t’iu pėrgjigjur kėrkesės s’ate, tė dėrgova kopjen e vetėme qė kisha, pasi ti m’i kėrkoje poezitė pėr ‘‘nesėr’’, dhe unė s’kisha kohė ta shkruaj pėrsėri; automobili pėr nė Korēė s’priste. Kopjet e poezive tė tjera i shkrojti zoti Dhimitėr P.Pasko, unė duke mos mundur tė punoj, nga shkaku i sė nxehtės sė madhe.


    Miqėsia e tyre rezistoi e u konsolidua mė tej edhe nė vitet e egra tė diktaturės.
    Letėr drejtuar Skėnder Luarasit, shef i degės sė Anglishtes nė UT.
    I dashur dhe i adhuruar shok,
    Mbesa ime, Roza Prifti, mori bursė pėr Doktoreshė, po meqė s’e ka pėr zemrė tė bėhet mjeke, dėshėron tė marrė anglishten. Pėr kėtė punė ka ardhur me nipin tim (djalin e motrės sime) ta ndryshojė degėn. Mbesoj se do ta ndihmosh jashtėzakonisht. Tė shėnoj vetėm kaq:
    Motra ime (Zografina Gusho) mė ka mbajtur nė krah, kur isha foshnjė dhe mė mbajti prapė kur u sėmura rėndė nė Austri, pėr tė cilėn sėmundje ti, shok i dashur dhe i shtrenjtė i dhe kushtrimin botės shqiptare me anė tė shtypit.
    Me falenderime dhe mirėnjohje qė pėrpara,
    Tė fala,Yti Lasgushi
    Poradec, 12 gusht 1965
    Zotit Skėnder Luarasi, Instituti i Shkencave, Tiranė
    Pogradec, 27 Qershor 1952


    I dashur Skėnder, Mėso se t’u rezervua dhoma, duke filluar qė prej datės 27 qershor, ėshtė me dy krevate (sepse me 1 krevat nuk ka hoteli). Pėr fat tė keq nuk ka asnjė dhomė tė lirė nga ana e liqenit, janė tė gjitha tė okupuara. Lirohet vetėm njė dhomė nga ana e liqenit (kėtė mund tė ta rezervojmė) po kjo ėshtė me tre krevate (jo me dy). Po ti eja, vendosu nė atė dhomėn me 2 krevate dhe ne do tė mundohemi, tė bėjmė si tė bėjmė, dhe tė ta shkėmbejmė me njė dhomė nga ana e liqenit (nė u liroftė ndonjėra jashtėzakonisht). Tė jemi tė kėnaqur qė po na rezervonet dhe kjo me 2 krevate, sepse dhe kjo ėshtė e rezervuar pėr pionerėt, po Kalua (djali i motrės time) mė tha se ‘‘pėr hatrin tėnd, dajo Lasgush, do t’ia rezervoj Skėnderit, tė cilin unė e njoh’’, dhe le tė vijė njėherė tė zėrė dhomėn nė atė datė (27 qershor) pa pastaj do bėjmė si tė bėjmė, dhe mund t’i shkėmbejmė njė dhomė me dy krevate nga liqeni, le tė vijė pa do bėjmė si do bėjmė. Prandaj, ti Skėnder mos u dėshpėro dhe dėrgoje zonjėn se ajo do tė jetė si nė shtėpi tė saj; Kalua mė tha se nuk lejohet me fėmijė sivjet, se hoteli s’ėshtė pėr familje me fėmijė e me zhurmė, kėshtu ėshtė rregulli i hotelit. Unė i thashė: ‘‘Tashi, o nipēe, unė e hapa gojėn e ta thashė, sepse, po ta dinja kėtė rregullore, nuk e turpėronja veten tė t’u them, dhe si ti tė mė lesh mua me gojė hapur (d.m.th pa pėrgjigje pozitive). Ay mė tha pastaj: ‘‘Urdhėro, o dajo, tė pijmė nė kopsht njė birrė’’.
    Unė i thashė: ‘‘S’dua birrė, sepse kam merak pėr dhomėn’’.
    Ay mė tha: ‘‘Ē’ke merak ti dajo, puna e dhomės ka mbaruar’’. Pastaj pimė nga njė birrė. Kalua iku se kish punė, ardhi vėllai m’i madh (ky rri nė shtėpi t’ime me familinė kėtu nė Pogradec). Me tė vėllanė, Mitin, ndenjėm pimė raki, se ay mė ftoi pėr raki me meze e peshk. I thashė dhe Mitit pėr muhabetin e dhomės qė pata me Kalon. Miti mė tha: ‘‘Ē’e loth gojėn dy herė, dajo, dajua njė herė urdhėron, dhe nipolli i thotė peqer, puna e dhomės ka mbaruar’’.
    Prandaj, mos ki hiē merak Skėnder, pėr dhomėn, ajo ėshtė rezervuar pėr ty mė 27 qershor. T’i rrėfeva kėto dy muhabete qė pata me tė dy nipėrit pėr dhomėn, qė t’i dish hollėsisht dhe tė mos kesh asnjė dyshim pėr dhomėn.
    I dashur Skėnder, tė lutem tė mė dėrgosh me zonjėn tėnde njė termometėr dhome, tė cilėn e harrova nė shtėpi time, ku kam lėnė tė mė ruajė shtėpinė zotin Loni Zguri, nėpunės nė Tenis-Klub (ku ėshtė tenis-klubi). Tė lutem shumė lodhu dhe ecė nė shtėpinė time, merre termometrin prej Lonit. Ay ėshtė nė shtėpi pėrdita nė orėt pas drekės (prej orės 1,1/2 ose 3 gjer nė orėn 4, ose 4,1/2). Lutem qė termometri tė mbahet nė vend tė butė qė tė mos thyhet udhės, sepse s’gjendet termometėr nė asnjė vend. Tė lutem, mos harro tė mė dėrgosh termometrin. Termometrin e harrova nė dhomėn e fjetjes, pėr mi dėrrasėn qė ėshtė nė kokė tė krevatit.
    Me kaq tė pėrqafoj me dashuri, Lasgushi.

    P. S. Edhe Zonja, mirė se tė vijė, sepse pėr ēdo nevojė dhe lehtėsirė, jemi gati si unė si nipėrit e mij (6 nė numėr) si farefisi jonė.

    Tė lutem, i dashur Skėnder, mos harro tė mė sjellėsh termometrin (pėr tė cilin kam nevojė absolute)
    Nderimet e mia tė ēquara Zonjės dhe mirė se tė na vish nė qytet.
    Shėnim me rėndėsi: Trokiti nė derė Lonit me forcė dhe shumė herė, gjersa tė dėgjohet nga trokitja se ay zakonisht ri shtrirė nė ato orė (2-4) trokit fortė.



    Zotit Skėnder Luarasi, Instituti i Shkencave, Tiranė
    Pogradec, 27 Qershor 1952
    I dashur Skėnder
    Sot mora telegramin tėnd tė dashur. Dhoma rri e rezervuar gjer mė 1 korrik, siē mė telegrafove. Tė lutem, me ēelėsin qė do tė tė sjellė prej meje Marija Paluca (Marija Kraja) ecė pėrnjėherėsh nė minutė nė shtėpi time edhe, bashkė me zotin Loni Zguri (i cili rri nė shtėpi time) hapni me atė ēelės derėn e dhomės s’ime tė punės edhe nxirni macen, e cila po ngorth brenda nė atė dhomė (sepse e kemi haruar brenda). Si ta nxjerrėsh macen, mbylle pėrsėri dhomėn, merre ēelėsin me vete, edhe sillma ēelėsin bashkė me termometrin kur tė vish.
    Shėnim: a) Mos harro tė sjellėsh termometrin
    b) Mos harro tė sjellėsh ēelėsin
    Shumė Tė Fala Tė Dėrgon dhe Ju Pret Pėrdita me gėzim,
    Yti Lasgushi.
    I botojmė kėto letra e shėnime tė shkurtra konfidenciale vetėm e vetėm pėr tė shprehur mirėfilli lidhjen mes Skėnder Luarasit e Lasgush Poradecit, qė nuk mund ta fshehė asnjė ‘‘xhep’’ spekulanti, asnjė shtrembėrim mendjengushti apo shpifje dashakeqi.

    Ajo qe dhe mbetet miqėsi e pėrjetshme e shpirtrave tė tyre tė amėshuar.

    (Fragmentet jane shkeputur nga shkrimi Petro S. Luarasi, Lasgush Poradeci dhe qorrollepsja e njė kronikani tė dėshtuar : "10 vjetori i pėrjetėsimit tė Lasgush Poradecit" , Ndryshe, Nr. 307, 18 maj, 2007, f. 10 – 11)


    Petro Luarasi

    Artikull i panjohur i Skėnder Luarasit pėr Lasgush Poradecin
    Njė ditė fatlume vajza e Lasgush Poradecit, Marija, mė tregoi njė letėr qė i ati ia pat dėrguar Mitrush Kutelit. Atje bėhej fjalė pėr njė artikull tė panjohur tė Skėnder Luarasit mbi Lasgushin, tė botuar nė gazetėn "Laboremus" .
    Letrėn po e botoj me lejen e tė nderuarės Marije Poradeci:

    M. Llazar S.Gusho
    Klosterėiesgasse 74
    Graz Austria
    Graz 12.12.1932
    Dimitrie Pasko
    Bukuresht
    I dashur Mitrush,
    Mbesoj t’a kesh marrė k.p. tė 1 Dhjetorit ku tė shkruaja se poezitė do tė t’i dėrgoj mė vonė. Disa poezi tashi (me qenė qė jam prapė i zėnė) do t’i gjesh tė riprodhuara prej sė pėrkohshmes ‘‘Laboremus’’ ( VIII, 16 Tiranė, Gusht, 1932, f.5-8) nė skicėn e Skėnder Luarasit: ‘‘Lasgush Poradeci -Vija themeltare’’. Janė (natyrisht, si tė gjitha gjer mė sot) me shumė gabime (54) po unė i ndreqa dhe i bėra tė sakta.
    Skėnder Luarasi e ka shkruar nė kėto rrethana:: ‘’Kur isha nė Tiranė mė 1930, drejtori i shkollės teknike Mr. Fultz mė ftoi tė mbaj njė konferencė dhe Skėnderi me kėtė rast bėri njė studim tė shkurtėr mbi mua pėr nė shtyp. Studimi s’u botua dot nga shkaku i largimit tė Skėnderit pas artikullit qė shtypi kundėr librės ‘‘Neuland Albania’’ (pak kohė mė parė Skėnderi kish ‘‘tronditur’’, me gjith atė mėnyrė zyrtarėt ministerialė me artikullin e tij tė guximshėm mbi Themistokli Gėrmenjin). Majin e shkuar erdhi redaktori i ‘‘Laboremus’’-it nė librarinė ‘‘Argus’’ ku unė gjindesha rastėsisht dhe, me njė karnet nė dorė, mė kėrkoi njė interviu literar mbi veprėn time pėr atė revistė. Redaktorin unė s’e njihja, por i thashė thjesht dhe drejtpėrdrejtė tė mė ndjejė se jam i shtrėnguar ta refuzoj, duke mos qenė poezija objekt parade publike po fshehtėsi e pėrbrendėshme e zemrės. Nė atė ēast u shfaq papritur Skėnderi nė librari, dhe zuri tė bisedojė anglisht me ‘‘intervistonjėsin’’ tim, i premtoi, duket, ‘‘gjėsend’’’( as njėri as tjetri s’mė bėnė fjalė kur u ndanė prej meje, mbi ēėshtjen e biseduar). Pastaj administrata e ‘‘Laboremus’’-it mė dėrgoi nė Pogradec (Gushtin e shkuar ) numurin e mėsipėrm tė revistės. Skica e 1932-sė ėshtė siē duket me disa shtesa dhe jashtėlėnie, pothuajse ajo e 1930-tės. Eshtė lėnė jashtė, poezia gjermanisht qė mė kish dėrguar Richard Pichler-i nė Poradec, 1929. Mė 1930 Skėnderi e kish pėrkthyer anglisht ( sepse studimi destinohej pėr Shkollėn Teknike tė Tiranės) po tashti e paska hequr fare. (Artikulli s’ka nėnshkrim, qė tė duket si nga ana e gjithė Institutit).
    Nė paraditen e burgosjes Skėnderi mė dha njė kopje tė studimit dhe me ekspresivitetin e hekurt tė fytyrės sė tij - trashėgimtar heroik i heroit Petro Nini Luarasi -, mė urdhėroj: ‘‘Lasgush! Dėrgoje pėr shtyp, se mė del nga zemra’’( sikur ē’gjė s’i del nga zemra Skėndos’), ‘‘pa mua nė burg le tė mė farmakosin!!’’
    Pastaj iu konfiskuan dorėshkrimet etc.
    Unė ‘‘urdhėrin’’ nuk ia pėrmbusha, sepse ku mė linte vetėdija tė bėj luks literature nė kohė qė shoku i dhemshur tretej nė burg’’

    Tė puth me dhembje Llazari


    Duke u bazuar nė letrėn e mėsipėrme arrita tė identifikoj nė revistėn ‘‘Laboremus’’ nr. 16, gusht 1932, faqe 5,6. artikullin ‘’Lasgush Poradeci - Vija themeltare’’ me autor anonim Skėnder Luarasin. Komentin ia lej lexuesit e studjuesve mė tė ngeshėm.

    (Skėnder Luarasi)
    ‘’Lasgush Poradeci - Vija themeltare’’
    Vjet e kishim Lasgush Poradecin midis nesh, si mysafir tė shkollės Teknike duke qenė tė lumtur qė mundėm ta njohim pėr sė afėrmi vjershėtorin djaloshar tė kombit tonė. Veēanėrisht na u shtua gėzimi, kėsaj vere, duke e parė pėrsėri tė kthyer prej vendit tė studimeve me shėndet tė mirė dhe studime tė absolvuara. Pėr Institutin tonė, mbi tė cilin Lasgushi ka patur pėrherė - qė tė pėrdorim vetė fjalėt e tij: "njė admirim heshtės", - vizita e " krijonjėsit" t’artist sever tė gjeneratave tė reja shqiptare ėshtė njė eveniment kultural me rėndėsi. Sepse emri i poetit pushton sot zemrat e njė kombi tė tėrė, duke filluar prej momentit prej tė cilit u duk pėr sė pari, se fryma e njė arti tė ri po fryn e po zotėron pa pandehur truallin e republikės sė letrave shqiptare.
    E bėmė zakon ta quajmė Lazgushin njė poet tė ri. Por, vallė kush mund ta marrė me mend se pėpjekjet letrare t’autorit "Kėngės Pleqėrisht" kanė njė gjenezė prej 10 vjetoresh? Kush ka njohje, se "Kruan" e tij- kėtė debut gazmor- Lazgushi e shkroi mė 1912, me rastin e ndreqjes nga ana e njė mirėbėrėsi vendės? Se mė 1914, si liceist, ai botonte vjershėn "Filozofi" nė revistėn "Enciklopedia" tė shkruar dhe tė drejtuar prej tij nėn pseudonimin H. Hidoro? Se dy vjet mė vonė, nė vjeshtėn e 1916-ės, linte nė duart e njė miku letrar nga Korēa tė thellėn dhe tronditėsen "Oh, vanė fletėt!..." , strofat e para tė sė cilės projektojnė konsepsionin e lartė filozofik- kryemendimin e KĖNGĖS SĖ MALLIT PĖRJETĖSISHT RIGJENERONJĖS- si njė ‘’leading motive’’ (motiv udhėheqės) dhe me njė DHĖMBJE e me njė dėshirė kundėr fatit e cila vihet re nė gjithė veprėn poetike tė Lazgushit.

    " Oh vanė fletėt e nė zi ra

    Si mot pėr mot vjeshtori pyll:

    me zinė e kohės ēel dėshira:

    dėshirat ēelur-gazi mbyll...

    Pėrtej nga i qėnieve si nuar!

    Dhe lark pėr jetėn-helmori gaz!

    Dhe jo:- Ah, malli q’u pat shuar

    Lind e rilin m’i ndritur pas’"

    Kėtė koncepsion tė projektuar aq shpejt, poeti e fikson definitivisht pas 6 vjetėsh, mė 1922, nė indrotuksionin (hyrjen) e "Valles sė Yjve" i cili koncetron argumentin rreth tė cilit zhvillohet ky poem i madhėrishėm.
    Vjershat hijerėnda, tė cilat mezi sot, ne kohėn e fundit, thuren pėrqark kryes sė vjershėtorit posi njė aureolė martiri nė pėrmbushjen e Destinit tė vet, janė shtypur e rishtypur nė variante tė ndryshme midis vjeshtės tė vitit 1921 dhe vjeshtės 1924. Tri janė fytyrat mė reprezetantive tė poezisė shqiptare nė tėrė fuqinė e fjalės, secili njė ekspresion bindės i gjeniut tė vet.
    Fishta rrėfeu, se gjuha shqipe ka fuqi; Prendushi rrėfeu se gjuha shqipe ka njė mėsim; Lasgushi rrėfeu se gjuha shqipe ka thellėsi. Thellėsia e ndjenjės dhe e mendimit, e shprehur me njė stil tė ri, zgjuarsisht original, i cili trupėzon tė fshehtėn e pa imitueshme tė harmonisė lasgushiane ėshtė karakteristika qėndrore e gjithė veprės sė tij. Kudo, na obsedon konteplacioni symvrejtur i greminave tė saj tė pafundėshme. Kėtė e takojmė (sikundėr njė njohėsi tė mirė pati shkruar mbi cilėsinė e vjershave tė kėtij poeti) nė "Vallėn e qiellit", me drithmėn brendėrisht fshehtėsiplote tė procesit divin tė inspirimit poetik ("Rri mbėshtetem nė tryezė") nė "Vallen e dherit" me misticizmin e rėndė tė muzikės kombėtare, akordet e paperceptueshme tė sė cilės ngrihen solemnisht nga fundi i zemrės pėr tė rėnė prapė mu nė fundin e saj ("Kėnga pleqėrishte"); nė "Vallen e yjve", me intuicionin e lartė tė kėngės sė mallit pėrjetėsisht rigjeneronjės, i cili pėrshkon dhe aktivon posi njė impuls kosmogonik gjithė qėnien njerėzore (" Rri me shėndet", "Resurrectio", "Vallja e yjve"); "Nė vallen e pėrjetėsisė" me realizimin e simbolit final tė ekzistencės ("Aeternitas"); nė "Vallen e vdekjes", me mposhtjen e Elementit dhe me triumfimin e pėrjetėsisė ("Lundra dhe flamuri"). I pajosur me kėto virtute poetike tė pakontentuara qė mbajnė me vete vulėn e gjeniut, Lasgush Poradeci na paraqitet si njė poet modern nė tėrė kuptimin e fjalės, ka mision tė stolisi vjershėn shqiptare me krijimin e njė arti tė ri, tė pasurojė letraturėn me reflektimin e njė koncepcioni original, mburimi i sė cilit ėshtė mburimi i kombit tė vet.

    (Artikull anonym i Skėndėr Luarasit, nė revistėn "Laboremus" nr: 16, gusht 1932, faqe 5,6. )

    Rekomandoj te lexoni edhe shkrimin e Atalanta Paskos
    Ju rrėfej trillimet e Tomi Matos pėr tim at, Mitrush Kutelin
    http://arkivalajmeve.com/Ju-rrefej-t...in.1047624514/
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    

  10. #60
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485

    Sokrati migjenian dhe derri i kėnaqur

    Petro Luarasi
    Sokrati migjenian dhe derri i kėnaqur


    Moikom Zeqo ėshtė shembull i njeriut tė fismė,atdhetarit tė pėrkushtuar dhe intelektualit tė kompletuar nė talent e dije. Zemėrbardhėsinė e tij e kemi parė dhe ndeshur nė halle e gėzime, kur ka qenė funksionar I rėndėsishėm i shtetit si dhe i papunė me pullė tė kuqe. Pavarėsisht gjendjes personale a familjare, financiare a shėndetėsore, kurdoherė i ėshtė gjendur atdheut, vegjėlisė e idealit atdhetar. Veprimtaria e tij letrare e kulturore pėrfaqėson vlera kolosale nė kohė sfidash parimore. Kurdoherė e ka pėrbuzur ‘’kulaēin’’ dhe servilizmin e puthadorėve duke i rezistuar me dinjitet e burrėri kėrbaēit politik e burokratik. Nė ditėt e sotme ai pėrbėn shembullin e idealistit tė keqtrajtuar pėr bindjet e tij tė majta. Personalisht nuk mund tė mos pėrmend aktin e tij burrėror nė mbrojtjen e vlerave tė luftėtarėve tė parė antifashistė tė luftės sė Spanjės duke ideuar dhe rezervuar pėr herė tė parė fonde, ambjent dhe stenda dinjitoze pėr evidentimin dhe nderimin e tyre nė pavionin e luftės antifashiste nacionalēlirimtare. Nė kėtė mision atdhetar e shkencor ai mbrojti me vendosmėri idealin dhe vlerat historike tė ēlirimit tė atdheut. Por ai ėshtė edhe njė nga mė tė shquarit studjues e mbrojtės tė vlerave migjeniane. Deri tani nuk ėshtė kujtuar asnjė burokrat ministrie, bord shoqate a komision ēmimesh pėr profesionalizmin, aktivitetin dhe veprat e tij cilėsore. Ndaj po ia dedikoj kėtė shkrim modest Sokratit migjenian nė pėrballjen e tij fisnike me derrat e kėnaqur.

    Sokrat i vuejtun apo derr i kėnaqun
    Dihet e stėrnjihet tarafi e hatėri nė vlerėsime, shpėrblime, ofiqe e dekorata, me standarte tė shumėfishta dhe shkapėrdredhje meritokracie, sikurse e ka shprehur me ndonjė fjalė tjetėr, popullorce, mendjendrituri Dritėro, pėrcudnimin e vlerave. Ende pa nisur viti bitis reklamimi dhe shpėrblimi pėr filanfistekun e preferuar. Na e ndyen corbaxhinjtė edhe kėtė vit jubilar tė krenarisė sė ligjshme atdhetare tė fitores mbi pushtuesit nazifashistė, tė pėrkujtimit me dinjitet tė dėshmorėve, tė trajtimit me pėrgjegjshmėri tė vlerave historike dhe luftėtarėve trima atdhedashės. U pėrmbysėn edhe kriteret e vlerėsimit tė cmimeve letraro-kulturore. U zgerlaqen njerezit, parimet e vlerat, u ēorren faqe e u shkulen floke, ustallaret ia gjeten mendjen edhe sherrxhinjve sipas postulatit poetik ‘’Dardha e ka bishtin prapa’’: ‘’Pėrreth qypit me dollarė, jepni shpirt o ‘’atdhetarė‘’, qar’ i langos jet’ e mot , jua ka mbushur xhepat plot’’
    Me rastin e 70-vjetorit tė ēlirim–”pushtimit” u ofroj ‘’pashallarėve komunistokolaboracionistodemokratė’’ tė harremit ‘’titull-kolltuk-para-lavdimani’’, pa dallim feje, krahine e ideje, perlėn migjeniane ‘’ Sokrat i vuejtun apo derr i kėnaqun’’ tok me indulgjencėn “Rrno vetėm pėr me tregue“:
    Migjeni shkroi dikur tek ‘’Sokrat i vuejtun apo derr i kėnaqun’’:
    ‘’Njė alternativė me dy ftyra, siē janė tė gjitha alternativat. Tue u krue mbas veshi, rri njeriu pėrpara alternativės; dy ftyra – mbrapa nji ftyre asht Sokrati i vuejtun me rropatmet e veta e mbrapa sė dytės ashte derri i kėnaqun me trup tė rrumbullakėt tė vetin. Te Sokrati nuk ke ēka shef: dy sytė tė tretun nė rrashtė, disa shkarravina tė palexueshme dhe njė trup me do gjymtyrė tė zhgatrrueme e pa asnjė vijė harmonike; e te derri ke ēka shef: at frotė tė kombinuese mbas rregullave strikt estetike, – e sidomos qė tė kėnaqė synin – aj trup i majun e i shndoshė e me andje zhigatuni, dhe nė fund ai bisht i pėrculluem nė flakėn e bukurisė hyjnore. Rri njeriu pėrpara kėsaj alternative tue u krue gjithnji mbas veshi, ku e ha dyshimi – se nuk di se ē’ftyrė tė zgjedhi…. Ē’bani njeriu me alternativėn? … njeriu u ba batakēi. Ndroi ftyrat: ftyrėn e derrit ja vu Sokratit, e ftyrėn e Sokratit ja vu derrit e nė kėtė tė mbramin u mushniue vetė...Mbet Sokrati i vuejtun me ftyrėn e derrit – dhe mbet tė vuejė edhe mbas vdekjes sė vet…Por ka i herė njeriu nuk mund tė mshehi cilsinat e derrit dhe na paraqitet ashtu siē asht. Kėshtu njeriu kalon nėpėr shekuj. Nė vend qė tė naltsohet ndėr sfera tė kullueta e tė shklasi prej hyllit nė hyll me hapa pėrparimi – njeriu poshtnohet e bahet derr dhe Sokratin e dėbon tė fyem, tuj ja vu maskėn e derrit.Q’ashtu njeriu ja luejti lojėn. Kujt? Vehtes, vehtes! – bėrtet morali prej mėrgimit.’’
    Por ka nga ata qė duan ta varrosin pėrjetėsisht ‘’poetin e mjerimit’’ tok me konceptin e tij sokratik mbi tė rolin e fakteve dhe tė logjikės.

    Ithtarėt e propagandės demokratike tė ēmitizimit tė kulteve politike e historike, tok me Gjergj Kastrioti/Sk[nderbeun. na e paskeshin pėrjashtuar kultin e martirėve tė fesė nga objektivi i tyre, mbi kreun Janullatos tė autoqefalisė ortodokse dhe yllin e pashuar tė martirizimit franceskan, Flamurtar e Nderi Kombėtar Zef Pllumi, autor i kryeveprės s[ tė gjitha kohėrave “Rrno vetėm pėr me tregue“.
    Nė lidhje me fitoren dhe fitimtarėt antifashistė, femrat luftėtare, ndjesitė fetare katolike e myslimane dhe opinionin popullor atje shkruhet:
    ‘’29 nandori gdhini ditė e zymtė dhe e ftohtė...Pėr hir tė sė vėrtetės, duhet dishmue se popullsia katolike e qytetit nuk merrte pjesė n’atė manifestim, pėrveē ndonji personi tė rrallė, qė njihej si prokomunist, ndėrsa nji pjesė e madhe e popullsisė myslimane, veshė nė tesha festet, jepte dukjen e nji pritje tė gėzueshme. Ushtrija partizane e veshun me gjithnduer uniformash tė hueja, paraqitej si nji ushtri e parregullt, leckamane, me opinga dhe e untė. Ēka bante ma shumė pėrshtypje ishin partizanet.
    Ēfarė nanash mund ishin ato femna me pushkė nė krah? (!!!!!!!!!)
    Ndėr kazerma nuk kishin ēka me ba, mbasi nuk kishin as rroba fjetje, as ushqime, prandej i shpėrndanė nėpėr familje: dikund 3, dikund 6-7. Populli i strehoi, i ushqeu dhe u mbush me parazitė. Por nuk ishin rob Zotit: kėqyrshin me tinzi nėpėr shpija nėse mund gjejshin ndonji gjerman ose “reaksionar” tė mshehun. E para punė qė banė qe vumja nė funksionim e burgjeve, tė cilat u mbushėn plot e pėrmajė me njerėz tė pafajshėm. Nuk kishin bukė me u dhanė, prandej duhej t’ua ēojshin familjet, pėrndryshe vdisshin. Ushqimet qė u dėrgojshin familjet ishin ma shumė pėr partizanėt e unshėm, se pėr ata tė mjerėt e torturuem.’’ (!!!!!!!!!)
    (http://www.fjalareview.com/2012/10/k...at-zef-pllumi/)
    Nė kėto dy dekada tė proceseve demokratike, krahas demaskimit tė krimeve tė diktaturės dhe rivlerėsimit tė viktimave tė pafajshme, po vėrehet edhe riaktivizimi dhe fuqizimi i klaneve revanshiste, qė synojnė imponim me dasi politike, fetare, krahinore e gjuhėsore. Ndėrsa ‘’harrohen’’ krimet e tradhėtitė dhe kėrkohen favore si shtresė ‘’oxhaqesh tė privilegjuar’’, ‘’mėshira kristiane’’, reabilitimi e madje hyjnizimi, pėr pasardhėsit e fitimtarėve antifashistė ushtrohet terror psiqik, politik e ekonomik. Vetėm po tė dėshmojnė pendesė tė thellė, tė zbulojnė prova dhe tė propagandojnė ‘’krimet’’ e nėnave dhe baballarėve, motrave dhe vėllezėrve, apo paraardhėsve tė tyre ‘’tradhėtarė‘’, nga kohėt e ‘’qyqeve’’mbretėreshės Teuta apo princeshė Mamica Kastriotit, Shote Galicės apo Margarita Tutulanit, tė luftės kundėr ‘’miqve shekullorė‘’, atėhere po, jepen ‘’bekime e dhurata me ofiqe e dekorata’’.
    Nė tė kundėrt, paēin veten me familje nė qafė, le tė shtyjnė jetėn si Sokrati migjenian.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

Faqja 6 prej 9 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •