100 vitet e problemit ēam
Nė kėta 100 vjet tė ekzistencės sė shtetit shqiptar, problemi ēam ka pėsuar aq shumė luhatje e zhvendosje, saqė sot bėhet i nevojshėm njė ridefinim i tij. A ėshtė ēėshtja ēame problem i njė komuniteti, apo ėshtė ajo njė problem kombėtar. E varėsisht: a ėshtė kjo njė ēėshtje politike, apo njė ēėshtje e thjeshtė tekniko-juridike. Sot, njė debat si ky, pėr ēėshtjen ēame, bėhet akoma mė shumė i domosdoshėm, pasi ēėshtja ēame e bashkė me tė ēėshtje tė tjera tė mprehta tė marrėdhėnieve me Greqinė fqinje, duket se nuk janė fare nė axhendėn politike tė shtetit shqiptar. Nė fakt, nėse nė periudhėn midis dy luftėrave, ēėshtja ēame ishte pėr politikėn shqiptare ēėshtje e njė popullsie, sė cilės i mohoheshin tė drejtat kombėtare e civile, nėse pas Luftės sė Dytė Botėrore ajo u kthye nė ēėshtjen e njė popullsie tė dėbuar me dhunė nga trojet e veta, sot gjithnjė e mė shumė ēėshtja ēame rrezikon tė shndėrrohet pėr politikėn zyrtare tė Tiranės ēėshtje e njė populli tė harruar. Sot vihet re njė kurbė zbritėse nė ligjėrimin politik formal, por edhe nė praktikėn politike tė politikanėve e tė institucioneve tė shtetit shqiptar kundrejt kėtij problemi. Shumėkush nė mjediset qeverisėse mendon se injorimi i kėtij problemi dhe i problemeve tė tjera tė mprehta qė qėndrojnė pezull nė marrėdhėniet tona me Greqinė, e bėn mė tė lehtė rrugėn drejt integrimit europian tė vendit. Mirėpo shembulli i Maqedonisė tregon pikėrisht tė kundėrtėn. Ndryshe ndodh me klasėn tonė politike. Sot duken si personazhe prehistorike figura si Rauf Fico, i cili nė kohėn kur rrezikohej edhe vetė ekzistenca e shtetit tė vogėl shqiptar tė 1913-s, pranonte ta ulte veten e t’i binte nė gjunjė njė ministri tė huaj pėr t’iu lutur: “Shkėlqesė, na e shpėtoni Ēamėrinė”! Nė atė shtet nuk ishte kristalizuar ende shteti shqiptar, por ekzistonte njė gjeneratė burrash tė kalitur nė kudhrėn e Rilindjes e tė luftėrave pėr pavarėsi, qė ishin gati tė jepnin jetėn, pasurinė e tė shkelnin edhe mbi nderin personal pėr interesin kombėtar. Dhe ēėshtja ēame konsiderohej njė ēėshtje e interesit mė tė lartė kombėtar. Tė tillė e trajtuan atė personalitete tė mėdha si Mithat Frashėri, Fan Noli apo Ahmet Zogu. Falė angazhimit tė tyre, nė njė ballafaqim tė ashpėr me diplomacinė greke deri nė tribunėn e lartė tė Lidhjes sė Kombeve, u bė e mundur mbrojtja e ēėshtjes ēame, me rezultate konkrete e tė rėndėsishme. Pas humbjes fatale tė Ēamėrisė, mė 1913-n, njė fitore historike ishte shkatėrrimi i planeve tė Athinės pėr tė shpėrngulur popullsinė ēame myslimane nė kuadrin e Traktatit tė Lozanės, 1923. Nė atė rast shkėlqeu nervi patriotik e klasi diplomatik i personaliteteve si Mithat Frashėri, ministėr fuqiplotė i Shqipėrisė nė Athinė, apo i Benedikt Blinishtit, Konsull i Pėrgjithshėm nė Gjenevė. Falė tyre u shpėtua ajo ēka mund tė shpėtohej pas aneksimit tė dhunshėm tė 1913-s: u evitua shpėrngulja e ēamėve drejt Turqisė, nė kuadrin e marrėveshjes turko-greke pėr shkėmbimin e popullsive. Nė vitet ’20-’30 nga tribuna e Lidhjes sė Kombeve, shteti shqiptar ngriti vazhdimisht problemin e mbrojtjes sė tė drejtave kombėtare e civile tė minoritetit ēam nė Greqi. Nėn trysninė shqiptare, edhe pse Kushtetuta greke nuk e njihte ekzistencėn e minoriteteve, Kryeministri Venizellos u detyrua tė krijojė njė organizėm tė veēantė, Komitetin pėr Minoritetet nė varėsi tė drejtpėrdrejtė nga zyra e Kryeministrit, i cili duhej tė ndiqte gjendjen e minoriteteve, e nė kėtė kuadėr edhe tė minoritetit ēam nė Greqi. Ēėshtja ēame u ndėrkombėtarizua falė qėndrimit intrazigjent tė qeverisė shqiptare, dhe gjithnjė nėn presionin e saj, qeveria greke u detyrua tė hapė edhe shkollat e para shqipe nė Ēamėri. Ky raport force ndryshoi nė favor tė Greqisė, kur pozita ndėrkombėtare e mbretit Zog u dobėsua (si rezultat i ftohjes sė marrėdhėnieve me Italinė). Nėn presionin e fortė tė Athinės e tė qarqeve grekomane nė Himarė, nė vitin 1937, Zogu u detyrua tė cedonte pėr hapjen e shkollave greke nė Himarė, Palasė e Dhėrmi. Por edhe nė kėtė rast, qeveria shqiptare i kėrkoi palės greke si kėmbim hapjen e 5 shkollave tė tjera shqipe nė Ēamėri, gjė qė edhe u bė.
.........
Krijoni Kontakt