Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280

    Fillojnë ethet parazgjedhore në Ferizaj !

    Ferizaji,një ndër qytetet kryesore të Republikës së Kosovës me 29 prill shkon në zgjedhje të parakohshme.Arsyeja është, dorëheqja e Bajrush Xhemalit nga posti i kryebashkiakut, pas konfirmimit të Aktgjykimit të Gjykatës së Qarkut të Prishtinës nga ana e Gjykatës Supreme të kosovës, lidhur me rastin e aksidentit të B. Xhemalit në vitin 2009,kur u pat vra një shofer veture/djalë i ri/ dhe disa tjerë patën marrë lëndime të rënda trupore.Vendimi i Gjykatës Supreme është i formës së prerë dhe për pasojë,në pajtim me Ligjin për Zgjedhjet lokale të R. së Kosovës,Xhemali u desht të hap krah...
    Ferizaji ka një elektoratë shumë interesant...,disi 50...50 për qind...Sipas rezultateve të fundit nga zgjedhjet e kaluara lokale,bazuar dhe në konjukturen e tashme të partive që garojnë,historinë e tyre si dhe traditën dhe traditën nga zgjedhjet e mëhershme,këto zgjedhje do të jenë shumë interesante.
    Përveç dy partive të mëdha LDK dhe PDK,këtë herë sfidant mjaft serioz mund të jet edhe kandidati Vetvendosjes,jo për ndonjë pedigre ku me ditë sa të kandidatit të saj,sa për çastin nëpër të cilin po kalon Kosova dhe bashkë me te edhe partitë e saja politike...dhe pozicionimin e VV në këto rrjedha...
    ----------------
    Gara do jetë shumë domethënëse për të dy partitë kryesore të Kosovës PDK dhe LDK.E para për të konfirmuar edhe një herë pozitën e saj dominuese në këtë qytet dhe e dyta-LDK,për të bërë rikthimin e saj të madh,pas ndryshimeve të fundit të kreut të saj dhe ripozicionimit të Adem Salihajt, në rrolin e kandidatit të përbashkët të LDK dhe LDD/në kundershtim me sugjerimet e N.Dacit dhe Kryesisë së tij/,e që mund të jetë vendiumtare në rastin e Ferizajt,sepse në të kaluarën/kur LDK ishte unike/,Ferizaji ishte bastioni më i fuqishëm i LDK-së me mbi 70 për qind të votuesve.
    --------------


    Qendrat e partive politike “zbarkojnë “ në Ferizaj për fushatë


    Publikuar: 16.04.2012 - 15:58 "Koha Ditore",Prishtinë

    Ferizaj, 16 prill – Ferizaj ka filluar t’i jetojë ethet e parafushatës elektorale, edhe pse ajo zyrtarisht nuk do të shpallet edhe më se një javë. Fushata për kandidatët e tyre është marrë shumë afër “zemrës” së Qendrave të partive politike, sa që ajo po perceptohet si indikatorë i imazhit dhe fuqisë ndikuese të tyre tek elektorati. Për shumë kë zgjedhjet e jashtëzakonshme për postin e kryetarit të Ferizajt po kundrohen edhe si parashenjë e fatit për zgjedhjet e ardhshme qendrore, presidenciale dhe lokale.

    Java që shkoi u shënua me përplot aktivitete zgjedhore të kandidatëve dhe të subjekteve të tyre por pothuaj të gjitha ato u mbajtën si të “maskuara”, nën petkun e takimeve spontane , partiake apo edhe miqësore. Mirëpo kjo nuk pengoi që në Ferizaj të “zbarkojnë” Qendrat e partive politike, nëpërmjet përfaqësuesve të tyre më të lartë. Lideri I PDK-së, pas kthimit nga SHBA-të nuk vonoi që të vijë në një mbrëmje që t’I cakërroj gotat me elektoratin e tij dhe ta mbështes kandidatin e PDK-së Agim Aliu. Lideri I LVV-së Albin Kurti e përcolli kandidatin FatonTopalli, në fshatin Sojevë, kurse Daut Haradinaj I kishte dhënë “forcë” kandidatit, Naim Ferati të AAK-së në takim me pensionistët, derisa Vegim Gashi dhe ministri I diasporës, Ibrahim Makolli, kishin marrë pjesë në takimin e kandidatit të AKR-së, Ramadan Hasani me qytetarë.

    Të hënën në selinë LDK-së, në Ferizaj Lutfi Haziri ishte munduar të sjell frymë mobilizuese për tandemin e ri politik LDK-LDD dhe për kandidatin e tyre Adem Salihaj. Përqindjet e votave që do të dalin ën Ferizaj, konsiderohen si vendimtare për zgjedhjet e ardhshme.

    Në të gjitha prej këtyre takimeve gazetarët nuk kanë marrë pjesë dhe as që janë ftuar, pikërisht për të lënë përshtypjen e takimeve të brendshme, por megjithatë kanë filluar xixat e para të fërkimeve elektorale , të shprehura nëpërmjet konferencave të shtypit.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Guri i Kuq : 16-04-2012 më 10:28

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e dijetari
    Anëtarësuar
    30-03-2009
    Postime
    1,189
    Lete fitoje me i mirri ,dhe besoj se do te rrjedh fushata si esht me se mirri, e sa i perket xixave ,ishalla nuk jan serioze per mbarvatjen e votimeve....suksese fituesit.
    [COLOR="Blue"][/COLO

    Duart e plakes, jan duar te arta.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Nxehen për Ferizaj


    Nga Leonora Aliu 17 Prill 2012 08:02




    Partitë politike kanë nisur qysh tash garën në zgjedhjet për Kryetar të Ferizajt. PDK synon me çdo kusht ta mbajë këtë komunë. LDK po përpiqet të tregojë se ia ka dalë ta bashkojë elektoratin e saj të shpërndarë qysh kur u themelua LDD e Nexhat Dacit. E, për Lëvizjen Vetëvendosje, ngadhënjimi në këtë qytet do të ishte aset i madh për zgjedhjet nacionale të vitit të ardhshëm.

    Partitë politike kanë mobilizuar elektoratin e tyre, në përpjekje për ta fituar garën e 29 prillit për Kryetar të Komunës së Ferizajt.

    Në këtë qytet, militantët lokalë po marrin për çdo ditë e më shumë mbështetje edhe të shefave të partive politike.

    Më të zëshme këto ditë kanë qenë partitë në opozitë, LDK, AAK dhe Vetëvendosje.

    Rrjetet sociale janë mbushur me parulla dhe foto të kandidatëve të të gjitha partive.

    Por, lufta për pushtetin në Ferizaj nuk duket të jetë e lehtë, ngase i pari i PDK’së, Hashim Thaçi, menjëherë pas kthimit nga Amerika ka shkuar në këtë qytet. Pothuajse për çdo ditë, Kryeministri është në takime me elektoratin. Ai i ka mobilizuar edhe deputetët e zonës për ta mbështetur kandidatin e partisë së tij, Agim Aliu.

    Ky i fundit, madje, duket të jetë aq i zënë me fushatën e tij, saqë vetëm gjatë ditës së djeshme thotë se ka realizuar mbi dhjetëra takime.

    “Njëmbëdhjetë takime i pata vetëm sot”, ka thënë Aliu për Express të hënën.

    E me moton “Vazhdojmë”, Aliu thotë se kandidimi i tij ka pikërisht për qëllim vazhdimin e mandatit të partisë së tij në Ferizaj.

    “Kemi punuar dhe kemi fituar mandatin katërvjeçar së bashku me besimin e qytetarëve. E kemi dëshmuar që mund të bëjmë ndryshime duke e krijuar një Ferizaj me pamje urbane, për çka nuk është njohur më herët”, ka thënë Aliu.

    Por, kundër-kandidatët e tij nuk i frikohen garës, e cila pritet të jetë tejet e nxehtë, sidomos me rivalin nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Adem Salihaj.

    Ky në një prononcim për Express u shpreh i bindur se është lider më i mirë se të gjithë të tjerët.

    “Unë jam i bindur që do të jem më i mirë, si me kulturën politike, edukatën dhe përkushtimin tonë do të jemi më të dobishëm sesa të tjerët”, ka thënë Salihaj për Express.

    Ndërkohë, partinë e Hashim Thaçi e akuzoi për mbjellje të korrupsionit dhe nepotizmit nëpër institucionet publike të Ferizajt, gjë për të cilat thotë se do të jenë sfidat kryesore në Ferizaj.

    “Duhet ta kthejmë Ferizajn për së mbari prapë për shkak se qeverisja e PDK’së deri më sot e ka kthyer pothuajse çdo gjë mbrapsht... Komunë të suksesshme e konsideron vetëm PDK’ja. Pra, në rend të parë do ta bëjmë atë që është e domosdoshme, duhet ta çrrënjosim atë korrupsionin që edhe këtu ka marrë përmasa shqetësuese, janë edhe njëmijë çështje tjera si nepotizmi ekstrem në institucione publike, të cilat janë mbush me familjarë të pushtetarëve, ndërkaq cilësia e shërbimit në komunë është shumë e ulët”, u shpreh Salihaj.

    Ndërkohë që konsideron se ai është i duhuri për zgjidhjen e këtyre problemeve.

    “Kam një program, kam një vizion dhe besoj që ai program duhet të implementohet me qëllim të ndryshojë Ferizaj, të ndryshojë mënyra e qeverisjes edhe kapacitetet e Ferizajt dhe besoj që arsyeja kryesore e kandidimit është kontributi intelektual personal, por edhe eksperiencën e deritashme në menaxhim dhe po besoj që gjatë mandatit në krye të Ferizajt do t’i bëjë këto”.

    E, vetëlavdatat nuk i kursyen as kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Topalli dhe ai nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Naim Ferati.

    Duke shpjeguar fokusin e programit të tij për Express, Topalli assesi që nuk mund të anashkalojë moton e partisë së tij - “Bashkimin”.

    “Jam shumë i bindur që nuk do t’i përngjaj me asgjë kryetarëve të deritashëm... Ferizaj sot më shumë se kurrë ka nevojë për ndryshime rrënjësore. Këto ndryshime mund të vinë vetëm nëpërmjet konceptit të Vetëvendosjes, i cili bashkon qytetarin me përfaqësuesin. Pra, bashkë me qytetarët ne do t’ia kthejmë Ferizajt dinjitetin dhe peshën që i takon”, u shpreh ai.

    E një lider unifikues proklamohet të jetë edhe Naim Ferati i AAK’së, i cili është i bindur që aftësitë e tij menaxhuese do t’i shërbenin Ferizajt për rimëkëmbjen e tij.

    “Ka shumë arsye; në rend të parë është vizioni dhe qasja ime si lider dhe si menaxher dhe udhëheqës i institucioneve, që kam punuar deri më tani, gjithashtu programi jem shumë praktik dhe kreativ për qytetarët e Ferizajt”.

    E çuditërisht për kandidatin 30 vjeçar nga Ferizaj paska rëndësi edhe mosha e tij, të cilën e konsideron si përparësi ndaj të tjerëve.

    “Mosha dhe shumë energji tjera, që i kam për veti dhe besoj që deri tash aty ku kam punu, i kam tregu po ashtu janë arsye pse Naim Ferati duhet me u votu, këtë dua të bëj për qytetarët e Ferizajt”, ka thënë ai për Express.

    Sidoqoftë, as premtimet për projektet e mëdha në aspektin e zhvillimit ekonomik, infrastrukturës dhe arsimit, si çdo herë, nuk mungojnë nga asnjëri nga kandidatët. Por, për analistin Bardh Frangu, këto zgjidhje nuk kanë asgjë të bëjnë me projekte të caktuara. Krejt çka duket reale, sipas tij, është natyra politike e garës sepse, sipas tij, edhe opinioni në Ferizaj është politizuar.

    “Opinioni është politizuar dhe tash krejt çka pritet është gara ndërmjet partive politike”, ka thënë ai të hënën për Express.

    E zyrtarisht gara për karrigen e të parit të Ferizajt fillon më 24 prill. Prej kësaj dite afishet me motot si: “Bashkë për Ferizaj”, “S’ka me Ferizaj”, “Vetëvendosje! Tregohu Ferizaj!” dhe “Vazhdojmë” do t’u bëjnë thirrje qytetarëve të Ferizajt për të votuar kandidatët e tyre të favorizuar.

    Dita kur ata do të mund t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur të parin e tyre është 29 prilli, i shpallur në pajtim me liderët politikë nga Presidentja Atifete Jahjaga.

    Ndryshe, Komuna e Ferizajt ka mbetur pa udhëheqës që nga marsi i këtij viti, kur ish-Kryetari Bajrush Xhemajli ka dhënë dorëheqje për shkak se në vitin e kaluar ishte dënuar me dy vjet e gjysmë burg nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë për shkaktim të aksidentit, ku pat humbur jetën një i ri kosovar.

    Frangu: Ferizaji i politizuar

    Analisti Bardh Frangu thotë se gara për Ferizajn ka filluar qyshkur u krijua situata me ish-kryetarin Bajrush Xhemajli, i cili dha dorëheqje pasi Gjykata e Qarkut në Prishtinë konfirmoi masën e burgimit për të.

    Sipas Frangut, PDK gjithsesi do të tentojë që të fitojë këtë qytet prapë, por në garë janë Adem Salihaj i LDK, për të cilin partia e tij shpreson që të mobilizojë përkrahësit e vjetër. Ajo që mund të jetë surprizë e këtyre zgjedhjeve, sipas tij, është kandidati i Vetëvendosjes, i cili çdo ditë e më shumë po mbledh përkrahës rreth tij.

    Por, këto zgjedhje, thotë ai, kanë shumë fare pak të bëjnë me projekte, pasi që opinioni është skajshmërisht i politizuar.

    “Këto zgjedhje më së paku kanë të bëjnë me projekte, pasi që qytetarëve nuk u intereson shumë për projekte. Gara do të zhvillohet vetëm në rrafshin politik, pra është një garë e rivaliteteve politike, ku rëndësi ka kandidati politik”, ka thënë Frangu.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    shpresoj qe ne balotazh te jen ldk dhe l.wv PDK NE margjina ndoshta ytetaret sdote bejn gsbim te votojn hajnat

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Thaçi në Lipjan kërkon votat për Ferizajn


    Lideri i PDK-së, Hashim Thaçi, ka qëndruar të martën në Lipjan dhe para strukturave të partisë së tij ka apeluar për ndihmë për ta fituar Ferizajn.

    “Jam në Lipjan, jo rastësisht, për të kërkuar ndihmë që ta mbështesim kandidatin tonë Agim Aliu, sepse beteja për Ferizajn tejkalon këtë komunë. Ju (Lipjani) duhet të angazhoheni si komunë fqinje me shumë fshatra të lidhura mes veti dhe me shumë lidhje familjare që ta përkrahni kandidatin tonë të përbashkët”, u ka thënë Thaçi bashkëpartiakëve në Lipjan, të martën.

    Ai me këtë rast nuk la pa e përmendur kundërkandidatin e PDK-së për Ferizajn që vjen nga radhët e LDK-së, Adem Salihajn. Me gjithë faktin se nuk ia përmendi emrin Salihajt, Thaçi la të kuptohet se ai është njëri nga kundërshtarët që ka hedhur më së shumti vrer mbi partinë që drejton ai.

    “Oponentët, veçmas njëri prej tyre ka hedhur më së shumti vrer mbi PDK-në dhe ai duhet ta marrë çmimin e merituar, atë të humbjes”, ka thënë ai.

    Për më tepër, Thaçi, është shprehur i bindur para lipjanasve po ashtu se PDK-ja do të ngadhënjejë në Ferizaj qysh në raundin e parë, derisa nuk harroi të flasë mirë për ish – kryetarin e kësaj komune, Bajrush Xhemajlin. “Kemi synim që ta fitojmë Ferizajn në raundin e parë, sepse Xhemajli ishte ndër kryetarët më të mirë në Kosovë dhe e kemi obligim që ta ndjekim rrugën e tij të suksesit”, ka shtuar ai, duke ripërsëritur se angazhimi i Lipjanit në zgjedhjet e Ferizajt është mjaft domethënës.

    Ndryshe, në këtë takim ka folur edhe Ramë Buja, aktualisht edhe ministër i Arsimit. Edhe ky i fundit ka ftuar lipjanasit që të jenë bashkë me familjarët e tyre në Ferizaj ditën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme që të festojnë, siç ka thënë ai, fitoren në raundin e parë. /koha/

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Ferizaj në ‘ethe’ të fushatës zgjedhore

    Nga Express 22 Prill 2012 18:34


    Fushata zgjedhore për kryetar të Ferizajt do të fillojë nesër, e ne të cilën gjashtë subjekte politike, një koalicion dhe një kandidat i pavarur, pritet që para qytetarëve dhe elektoratit të tyre të shpalosin programet e tyre zgjedhore, nëpërmjet të të cilëve synojnë të përçojnë vizionin zhvillimor për këtë komunë.

    Ndonëse zyrtarisht fushata do të filloi nesër, partitë politike, por edhe kandidatët, që nga shpallja e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme, kanë filluar aktivitetet partiake me anëtarësinë, duke formuar shtabet zgjedhore dhe strukturat tjera, që janë të nevojshme për mbarëvajtjen e këtij procesi.

    Pothuajse të gjitha shtabet e subjekteve partiake flasin për Kosovapress në superlativ për përgatitjet, ndërsa koha e shkurtër e fushatës do të jetë përcaktuese për agjendat e subjekteve politike.

    Zyrtarë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dega e Ferizajt, kanë thënë se përgatitjet për fushatën zgjedhore tashmë ndodhën në fazën përfundimtare, ndërsa që nga nesër edhe do të nisë turri elektoral i kandidatit të tyre. Hajdin Abazi, zëdhënës i shtabit zgjedhor të PDK-së, ecurinë përgatitore e ka vlerësuar si të mirë, duke përmendur edhe mobilizimin e aktivistëve. "PDK-ja nesër do ta hapë fushatën me një tubim madhështor, ndërsa gjatë këtyre ditëve do të ketë takime me simpatizantë e qytetarë, ku do të shpaloset edhe programi zgjedhor", ka thënë Abazi.

    Edhe Lëvizja Vetëvendosje gjatë këtyre ditëve ka pasur një agjendë të ngjeshur të aktiviteteve, ku është vërejtur një mobilizim i shtuar i anëtarësisë së këtij subjekti. Nga ky subjekt është paralajmëruar se hapja e fushatës do të behet nesër, ndërsa edhe këta kanë paralajmëruar takime të shumta me qytetarë e simpatizantë për të shpalosur programin e tyre zgjedhor dhe për ta përçuar vizionin e tyre tek qytetari. Sekretari organizativ i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Ferizaj, Naim Jakaj, e ka vlerësuar lartë ecurinë parazgjedhore duke përmendur një numër të madh takimesh me qytetarë e simpatizantë të lëvizjes.

    Në këto zgjedhje me një optimizëm të shtuar, garës për kryetar të Ferizajt, i ka hyrë edhe koalicioni LDK-LDD, i cili synon që në këto zgjedhje të rikthej frymën e qeverisjes gjashtë vjeçare, e njohur për qytetarin ferizajas. Shefi i shtabit të LDK-së, Medain Hashani, periudhën para fushatës e ka vlerësuar si një fazë në të cilën anëtarësia e këtij subjekti është mobilizuar si kurrë më parë për fitore. Hashani, ka thënë se edhe ky subjekt do të nisë fushatën nesër me një tubim, ndërsa gjatë këtyre ditëve do të ketë aktivitete të ndryshme elektorale.

    Një optimizëm mbizotëron edhe në degën e AAK-së, e cila në këto zgjedhje ka hyrë me një kandidat të ri, i cili sipas drejtuesve të degës po bënë një punë të madhe në mobilizimin e anëtarësisë. Nga shtabi zgjedhor i këtij subjekti thonë se punët në teren po u shkojnë mirë, ndërsa fushatën zgjedhore do ta fillojnë nesër në mbrëmje me një tubim me anëtarësinë. Fatmir Azizi, shef i shtabit të AAK-së, ka folur për angazhimet, i bindur se kësaj radhe vizoni i këtij subjekti do të triumfojë.

    Drejtues të degës së AKR-së, parti kjo që për afro pesë vite ka qenë në koalicion qeverisës me PDK-në, kanë thënë se ky subjekt kohën e para fushatës e ka shfrytëzuar për të angazhuar njerëz të profileve të ndryshme, që kanë përqafuar programin e tyre. Edhe këta kanë bërë takime të shumta me anëtarësinë, ndërsa flasin me admirim për punën e mirë që ka bërë koalicioni. Ibrahim Hyseni, nga shtabi i këtij subjekti ka thënë se përgatitjet po shkojnë mjaftë mirë, ndërsa ka paralajmëruar se fushatën ky subjekt do ta fillojë nesër në mesditë.

    Kandidati i pavarur, Rrahim Sadiku, i cili edhe në zgjedhjet e kaluar është sfiduar për këtë post, ka thënë se ai e ka më së lehti të punojë ngase nuk mbanë në supe peshën e subjekteve politike, por që do të punoj në interes të qytetarit. Sadiku ka thënë se në këto zgjedhje do të lidhë koalicion vetëm me qytetarin, i bindur se i njeh mjaftë mirë problemet e tija.

    Lëvizja për Bashkim (LB), në këto zgjedhje ka nxjerr Ramadan Eminin, si kandidat i këtij subjekti për kryetar. Ky njihet si njeri profesionist, i cili siç thotë, prej pas lufte jeton me hallet e qytetarëve.

    Ndryshe, subjektet politike gjatë javës që lamë pas, kanë zhvilluar aktivitete edhe në përforcimin e subjekteve të tyre me emra të dëshmuar. Ndërsa hesë pas here kanë akuzuar njëra tjetrën për shkelje të kodit zgjedhor të mirësjelljes, me vendosjen e fotografive dhe motove të subjekteve.

    Në komunën e Ferizajt, të drejtë vote kanë rreth 95 mijë qytetarë, të cilët do të votojnë në 25 qendra të votimit me 124 vendvotime. (Kosovapress)

  7. #7
    i/e larguar Maska e sheneri
    Anëtarësuar
    28-02-2012
    Postime
    185

    Fillojnë ethet .........

    Duke e vlersuar situaten e pergjithshme ne teren fushata me e madhe do te behet ne mese te restorantit iks edhe restorantit fiks ne kete fushate do te fitojne me se shumti te dya palet restoranteske kurse popullit do ti mbetet boqa.
    Partite do te paguajn fushaten me para te popullit kurse do te rrahin gjokse individualishte dhe familjarishte.
    Lufta me e ashper do te behet ne mese te drejtore menagjerave te shkollave dhe popullit i cili do t'ia fale voten me dashje ose pa dashje partis qe eshte ne pushet.
    Menagjeret (drejtora shkollash ) krejtesishte te pavarur nga shetet e jashtme do te bejne lufte se cili i ndihmoj partise ne pushtet me shum e cili me pake dhe ne funde siq jemi mesuare turr e vrape ne restorante spitalegjit, shkollagjit, dhe oborrtaret pushtetmbajtes turre e vrap te pak miliona ero te marra nga populli bujare e dorlire qe sa here eshte ''nevoja per te dhene jepe e sa here eshte per te mare e mer Boqen''

    Urime dhe gezuar zgjedhjet restorantli, mesuesagji ,ambullantegji oborrtare pushtetmbajtes, kopuke e jatak kopuku e soj dallkauku uzurpatore te moderuare tani me mastera e kollare te glasitur nga sorra.
    Ferizajli ju uroj
    shendet fleni fleni dhe fleni se bota edhe ne letargjine tuaj rrotullohet.
    Ndryshuar për herë të fundit nga sheneri : 22-04-2012 më 17:22

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    qytetaret e ferizait duhet te din se kujt ti japin voten ajo dote duhej ti ipet L.WV.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    Topalli:Puna e parë është shitja e xhipit të kryetarit të komunës

    lëvizja VETËVENDOSJE ,Sot, duke filluar nga ora 11:00, ka vazhduar me aktivitetet e saj parazgjedhore për kryetar të Ferizajt. Radhën e kishte biznesi ferizajas dhe urbanizmi në qytet. Kandidati i Lëvizjes VETËVENDOSJE! për kryetar të Ferizajt, Faton Topalli, i shoqëruar nga kryetari i Lëvizjes Albin Kurti, bashkë me deputetët Glauk Konjufca, Rexhep Selimi e Albulena Haxhiu, shoqëruar nga qytetarë e aktivistë, u nisëm për ta vizituar ndërmarrjen tregtare “Plus Market”. Aty po na priste pronari i dyqanit Sylejman Neziri.

    I kërkuam falje Sylejmanit për vonesën, por rrugës deri aty takuam shume qytetarë të cilët nuk mund të mos i përshëndesnim. Tek po hynim brenda, duke u përshëndetur me punëtoren e arkës, Sylejmani na e tregoi një ndodhi. I kishte ardhur një qytetar në dyqan duke i thënë se: “do të vijë një ditë me një produkt nga Serbia – të marrë me vete nga jashtë dyqanit – “dhe do të kërkojë që ta pagojë aty” – brenda dyqanit. “Edhe mund të vish, por arka jonë nuk i pranon dhe nuk i paguan ato,” – ia kishte pritur Sylejmani. Çdo artikull që hyn në Kosovë nga Serbia mund të zëvendësohet me produkte vendore. Janë të pabazuara klishetë që janë krijuar mbi “superioritetin” e mallrave të Serbisë. “Ne nuk e kemi as edhe një produkt nga Serbia dhe po ia dalim fare mirë” – tregoi Sylejmani.

    Kandidati i Lëvizjes VETËVENDOSJE! për kryetar komune të Ferizajt, Faton Topalli, i inkurajuar nga shembulli i tij, tha se punën që në kushte normale do të duhej ta bënte shteti po e bën qytetari me vullnet të mirë. Ky është shembulli më i mirë se si qytetarët me veprimtarinë e tyre mund ta ndryshojnë shtetin dhe mund të krijojnë sovranitet ekonomik, u shpreh Fatoni tek po e shpaloste vizionin ekonomik për zhvillimin e Ferizajt. “Ne do t’ia heqim biznesit haraçin, por edhe do të krijojmë kushtet e nevojshme për veprimtarinë e tij; janë 50 milion euro remitanca që hyjnë çdo vit në Ferizaj nga vendet e perëndimit, por ato nuk kanalizohen për investime në veprimtari prodhuese, prandaj edhe shumica prej tyre përfundojnë në konsum të mallrave të huaja, duke i dërguar kështu këto para prapë jashtë Kosovës”.

    Më pas fjalën e mori lideri i Lëvizjes Albin Kurti: “Nuk ka shtet të qëndrueshëm pa ekonomi të qëndrueshme, por nuk mund të ketë ekonomi të qëndrueshme pa prodhim vendor, e shembulli i Plus Marketit është ilustrimi më i mirë se si duhet përkrahur prodhimi vendor”, u shpreh Albini.

    Nga aty e vazhduam ecjen për tek rruga “Rexhep Bislimi” për të ndaluar në lagjen “Shaban Gashi”. Po na prisnin banorët e kësaj lagjeje në afërsi të qendrës së qytetit që nuk i kishte vizituar kurrë askush. Aty nuk jetonte asnjëri nga pushtetarët, e as ndonjë familjar i tyre. Kjo lagje që gjendet midis qytetit ishte plotwsisht e pa urbanizuar. Nuk kishte ujësjellës, ishte pa kanalizim dhe e pa asfaltuar. Bedrije Hashani, njëra nga banoret e lagjes po tregonte sa shumë vështirësi kanë nga kundërmimi i erës së kanalizimit. Ajo ishte mjaft e vëmendshme dhe kishte vërejtur diçka të rëndësishme duke e përcjellë fushatën.

    “Thaçi ishte dje në Ferizaj dhe i vizitoi bizneset, por nuk i ra ndërmend t’i vizitojë barakat ku jetojnë familjet që nuk kanë kulm mbi kokë, e as të vijë tek ne që nuk kemi mundësi as t’i shkollojmë fëmijët”. Faton Topalli shpjegoi se në komunën e Ferizajt nuk ka një plan të gjithëmbarshëm urbanistik, por ka vetëm improvizime e zgjedhje të veçanta aty ku pushtetarët jetojnë apo e kanë klientelën e tyre. “Ndryshe nga qeverisja e deritanishme që e ka ngritur buxhetin për pagat e mëditjet e tyre, për dreka e darka, për vetura e karburant, duke i zbritur shpenzimet për ndihma sociale, bursa të studentëve e subvencione të bujqësisë, puna e parë që do të bëjmë ne është shitja e xhipit të kryetarit të komunës, për të vazhduar me eliminimin e të gjitha shpenzimeve të panevojshme, dhe po të njëjtat mjete do të shfrytëzohen për bursa të studentëve e ndihma sociale. Kur të kemi konkurs për punë, përparësi do të kenë familjet që nuk e kanë asnjë të punësuar”, shpjegoi Topalli para qytetarëve.BS



    E Faton ,ja paske nis prej bishtit ,pasi se pari duhet te i shiten ata 30 hektar tok qe i ka pervetesu prej ish nderrmarrjes se bujqesis ,ne mes Komogllaves dhe Nikadinit dhe disa uzurpime tjera qe i ka ber ,pastaj ti shitet edhe gjipi,apo ndoshta per uzurpime dhe pervetesime te pasuris shoqerore nuk ka ligj per konfiskim te pasuris.
    Zhduku nga tokat Arbrore, qelbesira Aziatike

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •