COPËTIMI DHE TKURRJA E AREALIT ETNIK SHQIPTAR
Shkruan: Prof. dr. Muhamet PIRRAKU
“
Shqipëria mund të formojë fort mirë një shtet independent ndërmjet Serbisë dhe Greqisë: mjerisht, fatkeqësi e tyre është që gjenden midis shteteve që duan të rriten dhe ndoshta shpresat e patriotëve shqiptarë do të dalin të kota…!” –
Amie Boue, musafir i një fshatari të Carralevës në vitet e ’30-ta të shekullit XIX.
Të dhënat nga hulumtimet shkencore vërtetojnë se Shqipëria në prag të Luftës austro-turke të viteve 1683-1690, zinte një sipërfaqe balkanike prej rreth 120 000km2. Këtë madhësi njësia etnokulturore e gjepolitike e Shqipërisë e pati deri para mesit të shek. XIX. Madje sipas përkufizimeve të diplomatit dhe enciklopedistit austriak Georg von Hahn dhe të enciklopedistit shqiptar Sami Frashëri, njësia e Shqipërisë brenda Perandorisë Osmane del edhe më e madhe[1].
ASIMILIMI I SHQIPTARËVE
Shqipëria në shtrirjen e saj etnike hyri në luftë për çlirimin nacional nga Perandoria Osmane shumë para se të hynin Mali i Zi[2], Serbia, Greqia dhe Bullgaria[3]. Këtë përpjekje shënuan luftërat e Begollajve të Pejës, të Qupërlive të Velesit, të Bushatasve të Shkodrës, të Ali pashë Tepelenës së Janinës, të Gjinollajve të Prishtinës, të Vrionëve të Beratit, të Rrotullave të Prizrenit, të Toptanëve të Tiranës etj[4]. Copëtimin dhe tkurrjen e arealit etnik shqiptar Rusia dhe Evropa e nisën nga fundi i shek. XVIII dhe në fillim të shek, XIX. Këso kohe Fuqitë e vendosjes shkëputën nga njësia Shqipëri rreth 5 000 km2 për interesa të Serbisë, të Malit të Zi dhe të Greqisë në fillim të ngritjes së tyre[5].
Në fillim të ngritjes së shtetit të Serbisë, nga fillimi shek. XIX deri në fund të viteve 30-ta të atij shekulli, u asimiluan në serb mijëra shqiptarë dhe mijëra të tjerë u shpërngulën me dhunë nga Serbia e Millosh Obrenoviqit. Sundimtari i Serbisë, MiIlosh Obrenoviqi, është i pari që zyrtarisht i vuri themelet e Strategjisë serbe të spastrimit etnik shqiptarë të pjesëve të Shqiprisë Etnike, të aneksuara Serbisë. Ai, në vitet njëzeta të shek. XIX, ngriti fonde të posaçme për finansimin e njësiteve terroriste e paramilitare serbe për shpërnguljen e shqiptarëve nga viset e Krushevcit dhe të gjashtë Nahive të Nishit, të aneksuara në fillim të viteve të tridhjeta[6]. Copëtimi i dytë ndërkombëtar i njësisë etnokuluturore dhe gjeopolitike të Shqipërisë është projektuar me Traktatin e Paqës së Shën Stefanit, të 3 marsit 1878, me të cilën duhej të mbyllej Lufta ruso-turke e vieteve 1877-1878. Ky traktat parashihte copëtimin e katër të pestave të Shqipërisë Etnike për inetresa të Bullgarisë, të Serbisë dhe të Malit të Zi[7].
Meqë me këtë traktat “paqësor” pansllavizmi rus dilte dhe bëhej sundues në Adriatik dhe në Mesdhe, dhe kështu rrezikonte inetresat e Evropës në Adriatik, në Mesdhe dhe në Lindje, në përgjthësi, kancelari i Gjemanisë, Bismarku, i lidhi kundër inetresave të Rusisë: Anglinë, Austro-Hungarinë, Francën dhe Italinë, e thirri Kongresin e Berlinit, i cili aprovoi, më 13 korrik 1878, një ndarje tjetër për interesat ruso-evropiane në Ballkan, Mesdhe dhe Lindje[8].
Sipas këtij Traktati politik ndërkombëtar, nga areali i Shqipërisë Etnike përfundimisht u shkëputën rreth 24 458 km2 tokë me shumicë shqiptare ose absolutisht shqiptare. Pikërisht Greqia u zgjerua me 9 275 km2 tokë me shumicë shqiptare, Serbia për rreth 10 500 km2 tokë absolutisht shqiptare dhe Mali i Zi me rreth 4.683 km2 tokë absolutisht shqipatre dhe me shumicë shqiptaro-boshnjake. Sipas këtij Traktati Bullgaria u largua nga tokat e premtuara shqiptare në Kosovë, në Maqedoni e në Shqipërinë e Mesme[9].
Meqë, aktualisht, Kosova dhe kombi shqiptar në përgjithësi është në luftë me pushtuesin serb, shprehje kjo tepër e vrazhdtë e fundit të një fuqie koloniale në Evropë, duhet të theksohet se pjesa të cilën e aneksoi Serbia me ndihmën e Rusisë, të Francës, të Anglisë, të Gjermanisë dhe të Italisë, ishte pjesë etnike e Dardanisë antike, përkatësisht e Kosovës historike të njohur, kësokohe, me emrin Vilajeti i Kosovës, i cili me 1877 kishte reth 43 400 km2. Këtu, duhet të theksohet se, më 1878, Shqipëria me rreth 115 000 km2 kishte rreth 2 800 000 banorë, prej të cilëve rreth 2 300 000 shqiptarë, kurse të tjerët ishin: vllehë, romë, bullgarë, grekë, serbë, turq, hebrej etj[10].
SPASTRIMI I SHQIPTARËVE
Serbia, në spastrimin e shqiptarëve etnikë nga viset e aneksuara të Sanxhakut Nishit – Toplicë, Kosaonicë e Pustarekë të Vilajetit të Kosovës, përdori Strategjinë e tokës së djegur, të cilën aktualisht po e përdor soldateska serbe në Kosovë dhe më gjërë. Kësaj strategjie i dha frymë princi i Serbisë, Millan Obranoviqi, i cili urdhëronte ushtarakët e paramilirarët çetnikë: “Meritat më të mëdha ndaj shtetit dhe kombit serb do t’i ketë ai, i cili do të arrijë të zhdukë e të shpërngul me shumë shqiptarë!”[11].
Kështu, me strategjinë e tokës së djegur, spastruan rreth 300 000 shqiptarë në rreth 700 lokalitete, prej të cilave rreth 640 pastër shqiptare dhe me shumicë shqiptare. Rreth 350 000 shqiptarë i largoi nga trojet e tyre etnike ushtria greke e malazeze. Dhe, do saktësuar faktin se në Luftën ruso-turke të vitit 1877/78 serbët, grekët dhe malazeztë vranë dhe masakruan me shumë se 70 000 shqiptarë, rrafshuan përtokë rreth 600 lokalitete[12]. Më 1882, Rusia kërkoi nga Serbia që kjo të iniconte themelimin e Aleancës ballkanike të Serbisë, të Bullgarisë, të Malit të Zi e të Greqisë, me detyrë të përgatiste politikisht dhe ushtarakisht copëtimin përfundimar të Shqipërisë. Ndërkaq, qarqeve kishtare, publicistike e shkencore sllave dhe greke iu dha për detyrë të shpifnin çdo gjë që do të çonte në mosnjohjen evropiane e botërore të ekzistimit të kombit shqiptar, të kultivonin urrejtjen raciste e fetare kundër popullit shqiptarë me shumicë absolute myslimane, të përgatisnin opinionin e krishterë evropian e botëror për të futur në përdorim nocione e përmbajtje me kërkesa pansllaviste – panortodokse në përgjithësi, për zhdukjen fizike dhe për asimilimin e shqiptarëve në sllavë e në grekë[13].
Ndërkaq, më 1896, Rusia doli haptaz me kërkesa për ngritjen e Aleancës ushtarake ballkanike si krah i saj ushtarak në Ballkan, me detyrë të përgatiste luftën pushtuese të Shqipërisë, dhe për copëtimin e saj, për zhdukjen fizike të kombit shqiptar. Kjo nxiti rikrijimin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, me një përkrahje të fshehtë të Sulltanit dhe të Portës së Lartë. Në krye të kësaj Lidhje ishte vën Mulla Zejnelabedin Biberi – Haxhí Zeka i Pejës, ish veprimtari dhe bashkëluftëtari më besnik i Myderis Ymer Prizrenit. Kjo Lidhje u legalizua në Kuvendin e Pejës, më 26-30 janarit 1899, me emrin Lidhja Shqiptare “Besa-besën” të Pejës, e cila veproi me sukses kundër planeve të Aleancës ballkanike pansllavisto-greke, deri më vrasjen e Mulla Zekës, më 1902, nga Serbia[14].
Sulltani, Porta e Lartë dhe Kuvendi i Turqisë, më 17 gusht 1912, i pranuan kërkesat e kryengritjes për Autonominë e Shqipërisë në shtrirje të katër vilajeteve shqiptare, të cilat, siç u tha më lartë, përfshinin 90 270 km2 të tokës ballkanike të banuara me shumicë absolute shqiptare dhe pikërisht: Vilajetin e Kosovës me 32 900 km2, të Shkodrës me 10 970 km2, të Manastirit me 28 500 km2 dhe të Janinës me 17 900 km2. Njësia etnokulturore e gjeopolitike e Shqipërisë, Shqipëria Etnike dhe historike, këso kohe, sipas Sallnameve (vjetarëve statistikorë zyrtarë), të vilajeteve të Perandorisë Osmane, kishte rreth 3 804 000 banorë, prej të cilëve, sipas të dhënave të Komitetit të Shqipërisë të Nikollë Ivanajt, pati 3 000 000 shqiptarë, pra rreth 700 000 më shumë se me 1898, që ishte rezultat i shtimit natyror për 14 vjet[15].
COPËTIMI I TRETË NË LONDËR
Kështu, nga 8-20 tetor 1912 Aleanca ushatarke ballkanike me logjistikë ruse dhe së paku me përkrahje morale e politike dhe me armatim evropian, sulmoi nga të gjitha anët Shqipërinë e dërrmuar në Kryengritjet e viteve 1908-1912, për shkëputjen nga Perandoria Osmane[16]. Lufta e Aleancës ballkanike, pas së cilës qëndronte fuqimisht dhe haptaz Rusia cariste, do të mbyllet me Konferencën e Ambasadorëve: të Rusisë, të Anglisë, të Francës, të Gjermanisë, të Austro-Hungarisë dhe të Italisë në Londër, nga dhjetori 1912 deri në gusht të vitit 1913. Kjo Konferencë zgjati kaq shumë për shkak se akterët nuk mund të pajtoheshin për interesat imperialiste pansllavisto-perëndimore (katolike-protestane) në ndarjen e pjesëve të Perandorisë Osmane në Ballkan dhe në Lindje[17].
Në Londër, Shqipëria përjetoi copëtimin e tretë ndrëkombëtar ruso-evroain. Siç u tha, për ineresa të Austro-Hungarisë dhe të Italisë, u ngrit shteti i Shqipërisë në një rrip bregdetar nga Butrinti deri në Shkodër, me një hinterland që zinte rreth 28 600 km2. Me disa korrigjime të mëvonshme ky shtet arriti 28 748 km2. Kjo sipërfaqe ishte më pakë se 1/3 pjesë e Shqipërisë Etnike të vitit 1912, ose edhe më qartë, ishte gati sa Vilajeti i Manastirit dhe pikërisht më i vogël se Vilajeti i Kosovës më 1878 për 14 800 km2 dhe më e vogël se Vilajeti i Kosovës më 1912 për 4.300 km2.Londra Serbinë e zgjeroi për 39 000 km2, me 1 290 000 banorë, prej të cilave rreth 34 000 km2 tokë shqiptare me rreth 1 090 000 banorë, Mali i Zi u zgjerua për rreth 7 000 km2, me rreth 260 000 banorë, kryesisht shqiptarë dhe boshnjakë dhe Greqia u zgjerua për 51 300 km2, me 1.624.000 banorë. U shtri mbi sipërfaqen e tërësishme të Çamërisë shqiptare që kishte rreth 425 000 banorë[18].
Referencat:
[1] Gjerësisisht, Samy Bey Fraschery, Kamus al-alam, I-VI, Istambul, 1306 (1889)-316 (1898); Shh edhe Sami Frashëri, Vepra7 e 8, Prishtinë, 1984; Arŝ G.L. albabia I Epirv konce XVIII naçale XIX, Moskva, 1963; Erdeljanoviç Joan, Kuçi, Naselja, 4 Etnografski Zbornik XIII, Beograd, 1907; Fallmerayer, Dr.J.Ph., Das Albanesische Element in Grihenland, I, 1957.
[2] Thuhet se emërtimi “Crna Gora” (Mali i Zi) përmendet në shekullin XV, në vise të Cetinës ku shtrihej fisi cetinjani, njegushi, cuci etj. (Crna Gora, Priručni leksikon, III prerađeno i prošireno izdanje, Zagreb, 1967, 193; Sipas Milan Shufflay, “Kjo Crna Gora pra duhet të ket qenë dikund afer majes së veriut të liqenit të Shkodrës. Në kohen e mesme perfshinte nji vend te vogel. Kjo ka qenë e banueme prej barijsh shqiptarë” (P. Marin Sirdani O.F.M., Shqypnija e Shqyptarët. Botim i Dytë, Shkodër, 1941, 48); Më 1592/3, Mali i Zi përmendet si kaza (krahinë) e Sanxhakut të Shkodrës dhe përfshinte këto nahi: Katunska më 641 shtëpi, Ljubotinj me 369 shtëpi, Pleshivci me 65 shtëpi, Ljeshkopolje me 414 shtëpi dhe Crmnici më 347 shtëpi (Ivan Božić-Sima Ćirković-Milorad Ekmečić-Vladimir Dedijer, Istorija Jugosllavije, Drugo izdanje, Beograd, 1973,409). Emërtimi “Stara Crna Gora” (Mali i Zi i Vjetër) është koncept politik i më vonshëm. Fillimisht mbulonte vetëm nahinë Katunska me Cetinën qendër mitropoliti. Më vonë në konceptin Mali i Zi i Vjetër u futën nahitë: Riječka, Crmnička dhe Lešanska (Ivan Božić e të tjerë, Istorija Jugosllavije, Drugo izdanje, Beograd, 1973,175; Špiro Kulišić, O etnogenezi crnogoraca, Titograd, 1980, 54, 57. Ndërkaq, më 1609 për të paren herë përmendet njësia administrative osmane spahillëku i Malit të Zi me spahinë vendor Vuja Rajçev, të cilin M. Bolica, më 1614, e quante “koka e tërë Malit të Zi” - “knez i Malit të Zi” (Dr. Bogo Grafenauer e të tjerë, Istorija naroda Jugosllavije, Knjiga Druga, Beograd, 1958, 510-511).
[3] Shih gjërsisht, Vladimir Ćorović, Istorija srpskog naroda II,Beograd, 1997;
Dr. Bogo Grafenauer e të tjerë, Istorija naroda Jugosllavije, Knjiga Druga, Beograd, 1958; I.Božić e të tjerë, Istorija Jugosllavije, Beograd, 1973.
[4] Shih gjërsisht, Sylejman Kylçe, Osmanli Tarihinde, Arnavualuk, Izmir, 1944; S k ë n d e r Ri z a j, Lidhja Shqiptare e Prizrenit në dokumente angleze 1878-1881, Prishtinë, 1978; Kosova gjatë shekujve XV,XVI dheXVII (…). Prishtinë,1984; Skënder Rizaj, Shqiptarët dhe serbët në Kosovë, Prishtinë, 1991; Frasëri Naim, Istoria e Shqipërisë, Sofje, 1899; Mehdi Frasëri,Lidhja e Prizrenit (…),Tiranë, 1938; I l j a z R e x h a, Lidhja e Prizrenit në dokumente osmane 1878-1881, Pri shtinë, 1978.
[5] gjerësisht, Joseph von Hammer, Historija Turskog (Osmanskog) Carstva 3., Zagreb; Dr. Muhamet Pirraku, Kultura kombëtare shqiptare deri në Lidhjen e Prizrenit, Prishtinë, 1989; Dr. Bedrush H. Shehu, Çështje shqiptare në vitet 30 të shekullit XIX, Prishtinë, 1990; M. Pirraku, Myderriz Ymer Prizreni – Ora, Zemra dhe Shpirti i Lidhjes Shqiptare 1877-1887, Prishtinë, 2003.
[6] Shih gjërsisht, Sylejman Kylçe, Osmanli Tarihinde, Arnavualuk, Izmir, 1944; T. Yilmaz Ëztuna, Turkije tarihi, 12 cilt, Istambol,1969;Dom; Frasëri Naim, Istoria e Shqipërisë, Sofje, 1899; Ndoc Nikaj, Historia e Shqypniis (…)Bruksel,1902;Dom Ndoc Nikaj, Historia e Shqypniisë, Shkodër, 1917;Kristo A. Daka,Liga e Prizrenit, Bukaresht, 1922; ; Mehdi Frashëri,Lidhja e Prizrenit (…),Tiranë, 1938.
[7] Shh gjërsisht, Po aty; Joseph von Hammer, Historija Turskog (Osmanskog) Carstva 3., Zagreb, 1979;Skënder Rizaj, Kosova gjatë shekujve XV,XVI dheXVII (…). Prishtinë,1984; Skënder Rizaj, Shqiptarët dhe serbët në Kosovë, Prishtinë, 1991.
[8] Shih gjerësisht, Muamet Pirraku, Lidhja Shqiptare “Besa-Besën” në burimet serbe 1892-1902, Pri sh tinë, 1996; Për kauzën shqiptare 1997–1999, Prishtinë, 2000; Dritë e re për kryetarin e parë të Shqipërisë Etnike (bashkautor dhe redaktor), Prishtinë, 2002; Myderriz Ymer Prizreni – Ora, Zemra dhe Shpirti i Lidhjes Shqi p tare 1877-1887, Prishtinë, 2003.
[9] Gjerësisht, po aty; Shih gjërsisht, Sylejman Kylçe, Osmanli Tarihinde, Arnavualuk, Izmir, 1944; T. Yilmaz Ëztuna, Turkije tarihi, 12 cilt, Istambol,1969;Dom Ndoc Nikaj, Historia e Shqypniis (…)Bruksel,1902; Dom Ndoc Nikaj, Historia e Shqypniisë, Shkodër, 1917;Kristo A. Daka,Liga e Prizrenit, Bukaresht, 1922; I l j a z R e x h a, Lidhja e Prizrenit në dokumente osmane 1878-1881, Pri shtinë, 1978; L i g o r M i l e, Shqipëria në vitet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (Dokumente arkivash franceze), I, (1878-1879), Tiranë, 1978; K r i s t o F r a s h ë r i, Lidhja Shqiptare e Prizrenit 1878-1881, Tiranë, 1997; r i s t o F r a s h ë r i, Lidhja Shqiptare e Prizrenit 1878-1881, Tiranë, 1979.
[10] Gjerësisht, po aty; Muamet Pirraku, Lidhja Shqiptare “Besa-Besën” në burimet serbe 1892-1902, Pri sh tinë, 1996; Për kauzën shqiptare 1997–1999, Prishtinë, 2000; Myderriz Ymer Prizreni – Ora, Zemra dhe Shpirti i Lidhjes Shqi p tare 1877-1887, Prishtinë, 2003; Për kauzën e UÇK-së, Prishtinë, 2006; Për kauzën e shtetësisë së Kosovës, Prishtinë, 2008.
[11] Gjerësisht; Gjerësisht, po aty; Shih gjërsisht, I l j a z R e x h a, Lidhja e Prizrenit në dokumente osmane 1878-1881, Pri shtinë, 1978; Sylejman Kylçe, Osmanli Tarihinde, Arnavualuk, Izmir, 1944; T. Yilmaz Ëztuna, Turkije tarihi, 12 cilt, Istambol,1969; Dom Ndoc Nikaj, Historia e Shqypniisë, Shkodër, 1917;Kristo A. Daka,Liga e Prizrenit, Bukaresht, 1922; Muamet Pirraku, Lidhja Shqiptare “Besa-Besën” në burimet serbe 1892-1902, Pri sh tinë, 1996; Për kauzën shqiptare 1997–1999, Prishtinë, 2000; Myderriz Ymer Prizreni – Ora, Zemra dhe Shpirti i Lidhjes Shqi p tare 1877-1887, Prishtinë, 2003; Për kauzën e UÇK-së, Prishtinë, 2006; Për kauzën e shtetësisë së Kosovës, Prishtinë, 2008.
[12] Gjerësisht po aty; A. T e j l o r, Borba za prevlast u Evropu 1848-1918, Sarajevo, 1968; J o v a n H. V a s i l j e v i ç, Arbanaska liga - Arnautska kongra. Srpski na rod u Turskom carstvu 1878-1882, Beograd, 1909; A b a s E r m e n j i, Përkujtimi i Njëqind-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, Nji qind-vjetori i Lidhjes së Prizrenit 1878-1978. Mbledhje edhe Seminar Studimi, New York, Chicago, Detroit. Qershor-Korrik 1878; A l f r e d U ç i, Lidhja Shqiptare e Prizrenit si faktor kulturor në Rilindjen Ko m bë tare, Lidhja Shqiptare e Prizrenit 1878-1881. Fjalime dhe referate, Tiranë, 1979; A r b e n P u t o, Lidhja Shqiptare për mbrojtjen e të drejtave të kombit në vitet e Krizës Lindore, Konferenca Kombëtare e Studimeve për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit 1878-1881, I, Tiranë 1979.
[13] Gjerësisht, Gjerësisht; Gjerësisht, po aty; J o v a n H. V a s i l j e v i ç, Arbanaska liga - Arnautska kongra. Srpski na rod u Turskom carstvu 1878-1882, Beograd, 1909; Sylejman Kylçe, Osmanli Tarihinde, Arnavualuk, Izmir, 1944; T. Yilmaz Ëztuna, Turkije tarihi, 12 cilt, Istambol,1969; Dom Ndoc Nikaj, Historia e Shqypniisë, Shkodër, 1917;Kristo A. Daka,Liga e Prizrenit, Bukaresht, 1922; Muamet Pirraku, Lidhja Shqiptare “Besa-Besën” në burimet serbe 1892-1902, Pri sh tinë, 1996; Për kauzën shqiptare 1997–1999, Prishtinë, 2000; Myderriz Ymer Prizreni – Ora, Zemra dhe Shpirti i Lidhjes Shqi p tare 1877-1887, Prishtinë, 2003; Për kauzën e UÇK-së, Prishtinë, 2006; Për kauzën e shtetësisë së Kosovës, Prishtinë, 2008.
[14] Gjerësisht, J o v a n H. V a s i l j e v i ç, Arbanaska liga - Arnautska kongra. Srpski na rod u Turskom carstvu 1878-1882, Beograd, 190; B e r n a r d S t u ll, Albansko pitanje 1875 -1882, Rad. JAZU, OF DN, Knjiga 318, Zagreb, 1959; B e r t r a n d B a r e i l l e s, Le Raport Sekret sur le Congrès de Berlin. Adressé a la S. Porte par Carathéodory Pacha premier plénipotentiare otoman, Édi tion Bossard 43, Rue Madame, 43, Paris 1919; B e r t r a n d B a r e i l l e s, etj., Albania and the Albanias. The albanian que stion before the house of Commons, Librairie Chapelot Paris; I l j a z R e x h a, Lidhja e Prizrenit në dokumente osmane 1878-1881, Pri shtinë, 1978; B r a n i s l l a v V r a n e s h e v i q, Jehona e punës revolucionare të Lidhjes së Prizrenit në Vojvodinë, Konferenca Shkencore e 100-vjetorit të Lidhjes, I, Pri sh ti në, 1981; Be d r u s h S h e h u, Lidhja Shqiptare në “Srpski list”, Konferenca Kombëtare e Stud. për Lidh. Shqiptare të Prizrenit 1878-1881, Tiranë, 1979; Muhamet Pirraku, Për kauzën shqiptare 1997–1999, Prishtinë, 2000.
[15] Gjerësisht po aty; C h a r l e s D u p u i s, Le principe d’ équilibre et le Concert Européen de la paix de westphalie a l’acte d’algésiras, Paris, 1909; D i m i t r i j e T u c o v i ç, Srbija i Arbanija, Beograd, 1945; Sylejman Kylçe, Osmanli Tarihinde, Arnavualuk, Izmir, 1944; T. Yilmaz Ëztuna, Turkije tarihi, 12 cilt, Istambol,1969; Dom Ndoc Nikaj, Historia e Shqypniisë, Shkodër, 1917; Kristo A. Daka,Liga e Prizrenit, Bukaresht, 1922; I r e n a G. S e n k o v i ć, Albanija v period Vostočnovo krizisa, Moskva, 1965; Giberz Paul, Albanien und die Albanesen landschafts und charactre-bilder, Vien,1910; Dr.Vladangeorgevitch, Di Albanesen und die Grossmachte, LLeibpcig, 1913; Spiridon Gopqeviç, Gornja Albanja I njena Liga, N. Sad,1893;Muhamet Pirraku, Myderriz Ymer Prizreni – Ora, Zemra dhe Shpirti i Lidhjes Shqi p tare 1877-1887, Prishtinë, 2003; Për kauzën e UÇK-së, Prishtinë, 2006; Për kauzën e shtetësisë së Kosovës, Prishtinë, 2008 .
[16] Gjerësisht po aty; E d i t h D u r h a m, 20 vjet ngatërresa ballkanike, Tiranë 2001; Hamit Kokolari, Kosova djepi i shqiptarizmes, Tiranë, 1943; Stefanaq Pollo- Selami Pulaha, Akte të Rilindjes Kombëtare Sqiptare 1878- 1912(…), Tiranë,1978; Tahir Abdyli, Hasan Prishtina (…), Prishtinë, 1991; Hak i f B a j r a m i, Kosova. Njëzet shekuj të identitetit të saj, Prishtinë, 2001; Haris Silajdžić, Albanski nacionalni pokret u bosanskohrcegovačkoj šta mpi, Sarajevo, 1995.
[17] Arŝ G.L. albabia I Epirv konce XVIII naçale XIX, Moskva, 1963; I r e n a G. S e n k o v i ć, Albanija v period Vostočnovo krizisa, Moskva, 1965; Daka cristo.A., Albania the Masterkejto the Near, East, Boston, 1919; Stefanaq Pollo- Selami Pulaha, Akte të Rilindjes Kombëtare Sqiptare 1878- 1912(…), Tiranë,1978; Sylejman Kylçe, Osmanli Tarihinde, Arnavualuk, Izmir, 1944; Shkëlzen Raça , Mardhëniet shqiptaro-greke 1829-1881, Prishtinë,1990; Tahir Abdyli, Hasan Prishtina (….) Prishtinë, 1991. Muhamet Pirraku,Salih Gjukë Dukagjini: Shkrolaria e shqypes (nga osmanishtja: dr. Feti Hehdiu, mr. Mehdi Polisi), Prish tinë, 1991.
[18] Gerësisht po aty; E d i t h D u r h a m, 20 vjet ngatërresa ballkanike, Tiranë 2001; Hamit Kokolari, Kosova djepi i shqiptarizmes, Tiranë, 1943; Stefanaq Pollo- Selami Pulaha, Akte të Rilindjes Kombëtare Sqiptare 1878- 1912(…), Tiranë,1978; Tahir Abdyli, Hasan Prishtina (…), Prishtinë, 1991; Haki f B a j r a m i, Kosova. Njëzet shekuj të identitetit të saj, Prishtinë, 2001; Haris Silajdžić, Albanski nacionalni pokret u bosanskohrcegovačkoj šta mpi, Sarajevo, 1995;Sami Vinçani, Albert Kotini, Vinçanët 1,2 Tiranë. 2000; Albert Kotini,Tre gurëte zes në Prevezë 1, 2, Tiranë. 2000; Nuri Dragoi, Shqiptarët dhe Grekët , Tiranë. 2009.
P.s. Ky punim është botuar në të përditshmen "Kosova sot", më 3 mars 2012, faqe 36. Referencat u bashkëngjitën nga ky link:
http://www.gazetarepublika.al/?p=5380
Krijoni Kontakt