Close
Faqja 0 prej 11 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 107
  1. #1
    Atdhetar Maska e Dasius
    Anëtarësuar
    21-07-2010
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    288

    Marrëveshja e Zogut me Pashiçin e Serbisë për aneksimin e Shqipërisë

    Ky është një dokument që gjendet në Arkivin Qëndror Shtetëror. Fondi Nr 253, dosja 105, fleta 2, 4-5, viti 1924.
    Ky dokument është botuar gjithashtu në librin me titull "Italia e Albania 1924 - 1927" nga P. Pastorelli, botuar në Firence në vitin 1967. f. 221.

    Marrëveshja u nënshkrua në gusht të vitit 1924, mes Kryeministrit serb Pashiç dhe Ahmet Zogut, kur ky i fundit kishte gjetur strehim në Jugosllavi i përzënë nga forcat e revolucionit demokratik të udhëhequra nga Fan Noli.

    Përmbajtja e marrëveshjes e përmbleshur.

    1. Shqipëria angazhohet t'i bashkohet Jugosllavisë me bashkim personal

    2. Kryetar i shtetit Shqiptar do të jetë Ahmet Zogu që më vonë do të njohë dinastinë e Karagjeorgjeviçëve.

    3. Qeveria Jugosllave, me gjithë mjetet politike dhe ushtarake, do të njohë Ahmet Zogun si kryetar shteti...dhe do t'i japë të një të ardhur vjetore.

    4. Ministria Shqiptare e Luftës anullohet dhe Shqipëria heq dorë që të ketë një ushtri kombëtare.

    5. Shqipëria do të mbajë një gjindarmëri për mbajtjen e qetësisë së brendshme, ku do të bëjnë pjesë ede oficera Rusë të Vrangelit si dhe oficera Serbë, sipas nenit 6-7.

    8. Parashikohet bashkimi doganor dhe liri e plotë për import-ekzportin.

    9. Sipas këtij neni Shqipëria heq dorë nga pasja e përfaqësive diplomatike, pasi këtë të drejtë do ta ushtrojë Jugosllavia.

    10. Qeveria Shqiptare duhet të deklarojë pranë konferencës së Ambasadorëve në Paris që tërheq çdo pretendim të saj për sovranitetin mbi Manastirin e Shën Naumit dhe lokalitetet e Vermoshit e Kelmendit, që mbeten në zotërimin e Jugosllavisë.

    11. Ky nen bën fjalë për varësinë e Kishës Ortodokse dhe të Myftinisë shqiptare nga Jugosllavia.

    12. Qeveria Shqiptare mbahet larg nga një politikë ngushtësisht kombëtare dhe nuk do të interesohet për elementin Shqiptar jashtë kufijëve të saj. Ajo impenjohet veç kësaj që të mos pranojë në tokën e saj Kosovarët dhe elementë të tjerë që njihen ose dyshohen për ndjenjat e tyre si kundërshtarë të politikës jugosllave.

    13. Më rast lufte me fqinjët; Bullgarinë dhe Greqinë, qeveria Jugosllave ka të drejtën të rekrutojë në Shqipëri një ushtri prej 25.000 vetë për t'i përdorur për interesat e saj.

    14. Nëse Shqipëria sulmohet nga Greqia dhe Italia, Jugosllavia ka të drejtë të fusë ushtritë e saj në territorin Shqiptar.

    15. Qeveria Shqiptare nuk mund t'i deklarojë luftë asnjë shteti pa pëlqimin preventiv të Jugosllavisë.


    Ja ku e keni, e zeza mbi të bardhë. Ky dokument ka qenë i mbyllur për 50 vjetë sipas ligjit për disa dokumente të veçanta dhe për këtë nuk kishin djeni as regjimi komunist me Enver Hoxhën në krye.

    Ky satrap e pehlivan, palaço e dallkauk i politikës shqiptare tërë jetën mendoi për veten dhe familjen e tij e asnjë herë për popullin shqiptar.

    Një bulevard kreysor në Tiranë mban emrin e këtij kryetradhtari, konsiderohet si elitë nga disa dhe pronat që qeveria e Shefqet Vërlacit ia sekuestroi në korrik të 1939, i janë kthyer. I është bërë dhuratë të birit ish pallati i mbretit në Tiranë nga Sali Pordha, pronë e Toptanasve, që ai e mbante dikur me qera.

    Kushtetuta e monarkisë thotë:
    Mbreti nuk lejohet të largohet prej vendit të vet, përndryshe humbet fronin.

    Ky është mbreti juaj.
    Atdheu mbi të gjitha
    Tradhtarët në të s'ëmës

  2. #2
    Si mund te gjejme nje copy te orgjinalit ju lutem?
    Paqe!

  3. #3
    ..She is so cute... Maska e jessi89
    Anëtarësuar
    25-08-2003
    Postime
    955
    Skandal,nqs eshte e vertet.
    Wild and crazy can't be lazy

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ky dokument jo vetem nga enveri por nga cdo historian eshte ditur o dausi..
    pse pallavrazon qe paska qen sekret.

    megjithate mire eshte te sjellesh fotokopjen.. e origjinalit qe te jesh ne rregull..

    kryesore eshte se Zogu nuk ju permbajt asaj marreveshjeje..
    se Zogu permirsoj teresin teritoriale te shqiperise duke ja bashkuar atdheut nje krahin si vermoshi me fshtrat rreth tij.. si shkembim me manastirir e shen Naumit.
    se zogu krijoj shtetin shqiptar shum me te mire se i enverit..
    se i shkolloj mijra djem te popullit brenda e jasht vendit ..ne universitetet me te mira te botes..
    se krijoj ligje e tjera gjera qe skemi koh ti themi..

  5. #5
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    O ju lutem mose bini pre e tradhtis se serbis.Si e ka dit qfar po shkruan ne ate dukument ..i ngrati Zog e kishte gajle si me pshtu koken ,ai perkthyesi mund ta ket pyet pse iku kur do kthehesh ,a ta kanda pasulin me mish ,mish orizin etj ,etj.

    Mbreti ime akoma do mbetesh nuk me bejn dredhit e serbit te dyshoj ne patriotizmin e njati burri.

  6. #6
    Atdhetar Maska e Dasius
    Anëtarësuar
    21-07-2010
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    288
    Dokumenti ndodhet në arkivën e shtetit tonë në gjuhën shqipe. Në fillim të temës është postuar se ku ndodhet.

    Përveç tradhtisë së mësipërme ja dhe bilanci i pushtetit të Ahmet Bej Zogoll Pordhës, këtij politikani prostitutë:

    Mbytja e ekonomisë fshatare
    Zhvatje e burimeve natyrore nga shoqëritë e huaja kapitaliste
    Luftë dhe presion i vazhdueshëm kundër kapitalit dhe borgjezisë vendase
    Paaftësi për të kryer reforma në bujqësi për shkak të sistemit të prapambetur feudal
    Prona çifligare. Çifligu i Divjakës dhe Karavastasë (çiflig shtetëror) dhuruar Ahmet Zogut.

    Grabitje të pronës shtetërore.
    Importe të mëdha të drithërave dhe të produkteve ushqimore.
    Eksport të lëndës së parë, jo për tepricë prodhimi por për fitime personale në dëm të popullatës vendase.
    Eksport i drithërave të vendit dhe import i drithërave nga jashtë.
    Krijimi Bankës së Shtetit e dhënë me koncesion kapitalit Italian.
    Politika të pafundme antipopullore.
    Favorizim i kapitalit të huaj (kryesisht atij Italian) në dëm të kapitalit vendas.
    Zhytje e shtetit Shqiptar në borxhe me Italinë Fashiste.
    Kriza ekonomike të njëpasnjëshme.
    Paaftësi për të menaxhuar fatkeqësitë natyrore siç qe thatësira e vitit 1931.
    Buxhete parazitare.
    Administratë e fryrë jo efikase.
    Sistem anarkik taksash.
    Zhvlerësim i frikshëm i monedhës vendase.
    Ekspansion i kapitalit Italian dhe nënshtrim i plotë i Zogut ndaj Italisë.
    Zi buke.
    Përhapje e papunësisë.
    Revolta, greva dhe protesta të shumta.
    Pengesa të vazhdueshme në zgjerimin dhe rritjen e institucioneve të arsimit nga qeveria e Zogut.

    Hedhja poshtë e revolucionit demokratik me ndihmën e Feudalëve dhe ushtrisë serbe (armiqve tanë të betuar).
    I vetëshpallur Mbret në mënyrë të paligjshme.
    55 tentativa për vrasje nda personit të tij. Mbret që vinte vërdallë me pistoletë se kishte frikë.
    Disa dhjetëra atdhetarë e intelektualë të burgosur ose të eliminuar.
    2% të buxhetit të shtetit e përdorte për shpenzimet e veta personale.
    Arka e shtetit e vjedhur.
    Dhuruar Shën Naumi mbretërisë Jugosllave si shenjë mirënjohjeje që e sollën në pushtet. Shitje e atdheut me para në dorë.
    Braktisje e atdheut në rast lufte (tradhtia më e lartë, dënohej nga kushtetuta monarkiste).
    Krejt i shpërfillur nga qeveria Angleze për të qenë element domethënës në ngjarjet e luftës së dytë botërore.
    I biri Leka – një puç shteti i mbetur në tentativë e pastaj i dëbuar.

    Asnjë kënetë e tharë, asnjë tokë e re buke e hapur.
    Pak ose aspak zhvillim në transport.
    Pak ose aspak zhvillim në shfrytëzimin e mineraleve.
    Pak ose aspak zhvillim në elektrifikim
    Pak ose aspak zhvillim në shëndetësi
    Pak ose aspak zhvillim në blegtori e bujqësi.
    Pak ose aspak zhvillim në arsim.
    Pak ose aspak zhvillim në shkencë dhe kulturë (as që bëhej fjalës)
    Kushtet e jetesës së fshatarësisë nuk u përmirësuan asnjëherë.
    E shumë, e shumë të tjera.

    Cila ishte gjendja e të ashtuquajturit shtet i përparuar në kohën e Zogut????
    Shteti i zogut nuk zotëronte as 20% të territorit shqiptar pasi shumica e krahinave ose ishin pronë e çifligarëve ose ishin pronë e bajraktarëve, të cilët as nuk donin me ia dit për shtet. Ja disa të dhëna:

    E gjithë toka në qarkun e Elbasanit ishte e ndarë mes 8 vetëve:
    Shefqet Vërlaci 6000 ha
    Ibrahim Pasha 4000 ha
    Dervish Bej Biçaku 1000 ha
    Fuad Nuredini 1000 ha
    Ibrahim Hastopalli 1000 ha
    Ahmet Hastopalli 1000 ha

    E gjithë toka në qarku e Beratit ishte e ndarë mes 5 vetave:
    Hysen bej Vrioni 7500 ha
    Kreman Bej Vrioni e vëllezër 5000 ha
    Qemal bej Vrioni e vëllezër 5000 ha
    Sami bej Vrioni 5000 ha
    Iljaz Bej Vrioni 3500 ha
    Të gjithë bashkë 26.000 ha

    Të tjerë çifligarë të mëdhenj që zotëronin krahina të tëra ishin Toptanasit - Tiranë-Durrës, Jukajt e Bushatajt - Shkodër, Qytezajt e Panaritët – Korçë, Vlorajt – Vlorë, etj.

    Janë të gjitha të dokumentuara.

    Zotërinj! Nuk mbulohet M.U.T.I me SH.U.RR.Ë!
    Atdheu mbi të gjitha
    Tradhtarët në të s'ëmës

  7. #7
    Pasioni për shkencën Maska e KILI MERTURI
    Anëtarësuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropë
    Postime
    1,838
    Meiguri edhe him gova e ka ditë këtë marrveshje , dhe ka bo një të tillë me milloshin!

    Sa i përket zhvillimit të shtetit, nuk ka faj mbreti , se Shqipëria kishte dalur nga një okupim shkullorë dhe u përpoq që të krijohet një feudalizëm , sepse , kapitalizmi ishte dicka e paaritshme për Shqipërin e asaj kohe.

    Mjafton marrëvshja për shën Naumin për tradhti , e kjo qëndron!

    Unë e qortoi mbretin edhe për atë se ka rrëzuar Nolin , kjo nuk i falet!


    Kili
    SHQIPËRIA ETNIKE ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!BAC, U KRYMB!
    PO TENTOJN TA NGULFATIN VETVENDOSJE! QË NË FILLIM KOMUNISTAT TITISTO-ENVERISTO-RUGOVIST!
    Në dreq të mallkuar të gjithë antishqiptarët dhe tradhtarët e kombit!

  8. #8
    Afer Baba Fajes Maska e Marinari
    Anëtarësuar
    04-02-2005
    Vendndodhja
    Martanesh
    Postime
    1,015
    Kjo është marrëveshja tjetër antikombëtare e Esat Pashë Toptanit me Nikolla Pashiqin në kurriz të Shqipërisë !


    Marrëveshja Nikolla Pashiq - Esat Pashë Toptani e 17 shtatorit të vitit 1914

    Pasi që me dëshirën e zotit të dy popujt, serb dhe shqiptar e banojnë një territor, vetvetiu janë të detyruar nga ngjarjet historike të jetojnë në paqe dhe miqësi, të ndihmohen reciprokisht dhe bashkërisht të mbrohen. Që të plotësohet dëshira e zotit dhe urtësia politike, paria - përfaqësuesit e të dy popujve janë pajtuar ta bëjnë këtë marrëveshje:

    1 Serbia dhe Shqipëria lidhin midis tyre paqe të përjetshme dhe miqësi. Do t´i shmangen si njëra ashtu edhe tjetra që të mos ofendojnë dhe dëmtojnë interesat dhe nderin e palës tjetër.

    2. Serbia dhe Shqipëria marrin mbi vete detyrë dhe obligime, që prej tani mos të bëjnë marrëveshje me cilin do shtet tjetër në dëm të interesave dhe zhvillimit të palës tjetër, dhe kurrë me askënd mos të bëjë marrëveshje kundër mikut dhe aleatit të vet.

    3. Serbia merr mbi vete obligim ta ndihmojë rregullimin e Shqipërisë në frymën e vetive popullore dhe të nevojave të kombit shqiptar, duke pasë parasysh veçoritë e fiseve që janë zhvilluar gjatë historisë.

    4. Po ashtu Serbia merr mbi vete obligim ta ndihmojë formimin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, ku do të jenë të përfaqësuara të gjitha fiset. Këshilli do të ketë fuqi ligjdhënëse dhe do t´i emërojë gjyqtarët e popullit.

    5. Të dy palët janë dakorduar që për sundimtar të Shqipërisë ta njohin atë shqiptar, të cilin do ta zgjedhë Kuvendi i madh popullor i përbërë nga dy përfaqësues të fiseve më të mëdha dhe nga një i fiseve më të vogla.

    6. Nëse do të zgjidhet Esat Pasha, ose çdo shqiptar tjetër i aftë dhe i denjë, atëherë të dy palët obligohen që bashkërisht t´i nxjerrin tre kandidatë dhe atë që do ta zgjedhë Këshilli i madh popullor, atë ta njohin dhe ta përkrahin të dy palët.

    7. Për t´u siguruar miqësia e përjetshme dhe aleanca midis Serbisë dhe Shqipërisë, ata që tani janë dakorduar për doganën e përbashkët, mbrojtjen e përbashkët, përfaqësinë e përbashkët ndaj vendeve tjera si dhe për mjetet e përbashkëta të komunikacionit.

    8. Nëse e kërkon nevoja, për ruajtjen e miqësisë dhe aleancës së përbashkët si dhe kontakteve të drejtëpërdrejta për mbrojtjen e të dy shteteve, do të themelohet me kohë një trup i përbashkët që do të kujdeset për zhvillimin dhe ekzistimin e enteve të përbashkëta.

    9. Krerët shqiptarë marrin mbi vete obligim se në territorin e vet nuk do të durojnë kurrfarë agjitacioni kundër Serbisë dhe qetësisë së saj, dhe se do t´u lejojnë të krishterëve predikimin e lirë të besimit dhe mësimit në dialektin me të cilin flasin.

    10. Kufiri definitiv midis Serbisë dhe Shqipërisë do të caktohet nga një komision që do të përbëhet nga një numër përfaqësuesish serbë e Shqiptarë.

    11. Shqipëria merr mbi vete obligim se nuk do t´i kundërshtojë Serbisë në ndërtimin e hekurudhës së Adriatikut deri në Durrës, pasi që kjo të marrë obligim që t´ua kompensojë pronarëve për tokën që ua merr për nevoja të hekurudhës.

    12. Që të mund t´i paguaj shpenzimet rreth sendërtimit të kësaj marrëveshjeje Serbia obligohet të japë nga 50. 000 dinarë në muaj, deri sa të zgjidhet sundimtari. Pasi të zgjidhet ky, do të bëhet një marrëveshje e posaçme për pagesën e shpenzimeve për nevoja të enteve të përbashkëta.

    13. Ushtria serbe nuk guxon të kalojë kufirin serbo - shqiptar, po ashtu edhe ushtria shqiptare, ose njerëz të armatosur, nuk guxojnë të kalojnë në tokat e Serbisë.

    14. Kjo marrëveshje është arritur tani midis përfaqësuesve të Serbisë dhe përfaqësuesit të Shqipërisë Esat pashës, kurse më vonë do të vërtetohet nga sundimtarët e Serbisë dhe të Shqipërisë, kur të zgjidhet ky.

    15. Përfaqësuesi i Shqipërisë, Esat Pasha, pranon mbi vete obligimin se nuk do të punojë asgjë kundër përmbajtjes së kësaj marrëveshjeje dhe se gjithnjë në marrëveshje dhe me besnikëri do të punojë me përfaqësuesin e Serbisë, pa marrë parasysh se kush do të caktohet nga ana e Serbisë.

    Në Nish, më 17 shtator 1914.
    Në emër të Shqipërisë dhe të popullit shqiptar Esat Toptani. Teksti i marrëveshjes është shkruar në turqisht me shkrim arab, kurse nënshkrimi i Esatit është në latinisht. Po ashtu një kopje është edhe në serbisht.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e gjirfabe
    Anëtarësuar
    23-06-2004
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    576
    Citim Postuar më parë nga Dasius Lexo Postimin
    Dokumenti ndodhet në arkivën e shtetit tonë në gjuhën shqipe. Në fillim të temës është postuar se ku ndodhet.

    Përveç tradhtisë së mësipërme ja dhe bilanci i pushtetit të Ahmet Bej Zogoll Pordhës, këtij politikani prostitutë:

    Mbytja e ekonomisë fshatare
    Zhvatje e burimeve natyrore nga shoqëritë e huaja kapitaliste
    Luftë dhe presion i vazhdueshëm kundër kapitalit dhe borgjezisë vendase
    Paaftësi për të kryer reforma në bujqësi për shkak të sistemit të prapambetur feudal
    Prona çifligare. Çifligu i Divjakës dhe Karavastasë (çiflig shtetëror) dhuruar Ahmet Zogut.

    Grabitje të pronës shtetërore.
    Importe të mëdha të drithërave dhe të produkteve ushqimore.
    Eksport të lëndës së parë, jo për tepricë prodhimi por për fitime personale në dëm të popullatës vendase.
    Eksport i drithërave të vendit dhe import i drithërave nga jashtë.
    Krijimi Bankës së Shtetit e dhënë me koncesion kapitalit Italian.
    Politika të pafundme antipopullore.
    Favorizim i kapitalit të huaj (kryesisht atij Italian) në dëm të kapitalit vendas.
    Zhytje e shtetit Shqiptar në borxhe me Italinë Fashiste.
    Kriza ekonomike të njëpasnjëshme.
    Paaftësi për të menaxhuar fatkeqësitë natyrore siç qe thatësira e vitit 1931.
    Buxhete parazitare.
    Administratë e fryrë jo efikase.
    Sistem anarkik taksash.
    Zhvlerësim i frikshëm i monedhës vendase.
    Ekspansion i kapitalit Italian dhe nënshtrim i plotë i Zogut ndaj Italisë.
    Zi buke.
    Përhapje e papunësisë.
    Revolta, greva dhe protesta të shumta.
    Pengesa të vazhdueshme në zgjerimin dhe rritjen e institucioneve të arsimit nga qeveria e Zogut.

    Hedhja poshtë e revolucionit demokratik me ndihmën e Feudalëve dhe ushtrisë serbe (armiqve tanë të betuar).
    I vetëshpallur Mbret në mënyrë të paligjshme.
    55 tentativa për vrasje nda personit të tij. Mbret që vinte vërdallë me pistoletë se kishte frikë.
    Disa dhjetëra atdhetarë e intelektualë të burgosur ose të eliminuar.
    2% të buxhetit të shtetit e përdorte për shpenzimet e veta personale.
    Arka e shtetit e vjedhur.
    Dhuruar Shën Naumi mbretërisë Jugosllave si shenjë mirënjohjeje që e sollën në pushtet. Shitje e atdheut me para në dorë.
    Braktisje e atdheut në rast lufte (tradhtia më e lartë, dënohej nga kushtetuta monarkiste).
    Krejt i shpërfillur nga qeveria Angleze për të qenë element domethënës në ngjarjet e luftës së dytë botërore.
    I biri Leka – një puç shteti i mbetur në tentativë e pastaj i dëbuar.

    Asnjë kënetë e tharë, asnjë tokë e re buke e hapur.
    Pak ose aspak zhvillim në transport.
    Pak ose aspak zhvillim në shfrytëzimin e mineraleve.
    Pak ose aspak zhvillim në elektrifikim
    Pak ose aspak zhvillim në shëndetësi
    Pak ose aspak zhvillim në blegtori e bujqësi.
    Pak ose aspak zhvillim në arsim.
    Pak ose aspak zhvillim në shkencë dhe kulturë (as që bëhej fjalës)
    Kushtet e jetesës së fshatarësisë nuk u përmirësuan asnjëherë.
    E shumë, e shumë të tjera.

    Cila ishte gjendja e të ashtuquajturit shtet i përparuar në kohën e Zogut????
    Shteti i zogut nuk zotëronte as 20% të territorit shqiptar pasi shumica e krahinave ose ishin pronë e çifligarëve ose ishin pronë e bajraktarëve, të cilët as nuk donin me ia dit për shtet. Ja disa të dhëna:

    E gjithë toka në qarkun e Elbasanit ishte e ndarë mes 8 vetëve:
    Shefqet Vërlaci 6000 ha
    Ibrahim Pasha 4000 ha
    Dervish Bej Biçaku 1000 ha
    Fuad Nuredini 1000 ha
    Ibrahim Hastopalli 1000 ha
    Ahmet Hastopalli 1000 ha

    E gjithë toka në qarku e Beratit ishte e ndarë mes 5 vetave:
    Hysen bej Vrioni 7500 ha
    Kreman Bej Vrioni e vëllezër 5000 ha
    Qemal bej Vrioni e vëllezër 5000 ha
    Sami bej Vrioni 5000 ha
    Iljaz Bej Vrioni 3500 ha
    Të gjithë bashkë 26.000 ha

    Të tjerë çifligarë të mëdhenj që zotëronin krahina të tëra ishin Toptanasit - Tiranë-Durrës, Jukajt e Bushatajt - Shkodër, Qytezajt e Panaritët – Korçë, Vlorajt – Vlorë, etj.

    Janë të gjitha të dokumentuara.

    Zotërinj! Nuk mbulohet M.U.T.I me SH.U.RR.Ë!
    Daso,

    Kur flitet per dokumenta, nuk kihet parasysh, qe si te tilla te konsiderohen dhe leksjonet qe ipeshin ne Shkollen e Larte te Partise per studentat, qe pasi kishin mbaruar filloren apo e shumta uniken. ne perfundim paiseshin me DIPLLOME te shkolles se LARTE, qe natyrysht qendronte mbi te gjitha Shkollat e Larta ne Shqiperi.

    Dokumentat konsiderohen te tilla, kur i takojne kohes qe ka ndodh ngjarja dhe jepen te fotografuara apo te fotokopjuara per nje ngjarje te caktuar.

    Gjithkush pastaj mund te beje diskutime dhe krahasime sipas deshires per nje ngjarje te caktuar.

    Citimi i me siperm eshte nje shabllon manipulues i metodes komuniste qe si beson asnje sot, por ne te njejten kohe tregon se si behej e bardha e zeze per çdo ngjarje gjate perjudhes ne fjale.

    Per kete shprehja popullore thote: 'Nuk lahet Muti me Shure" dhe jo si e trasformon ti.


    Thnks

    .

  10. #10
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Propaganda e tmerrshme enveriste vazhdon akoma edhe sot 25 vjet nga vdekja e vampirit.Viti 2010 akoma vazhdojne perrallat e tradhtise se Zogut dhe krahasimet me vitin 1938.Ju qofshi,por nuk e kuptoj dot kete kembengulje per ta bere te zezen te bardhe,domethene qe sistemi komunisto-vampirist ishte sistemi me i mire e me patriotik qe ne kemi pasur ndonjehere.Eshte e pashprese puna jone per aq kohe sa do te zgjase kjo mjegullnaje ne mendejet e vjetra dhe fatkeqesisht edhe te reja.

Faqja 0 prej 11 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •