-
Populli shqiptar praktikisht -i integruar nė BE,
Tė vjen turp tė dėgjosh dokrrat e politikanėve tė maxhorancės kur intervistohen nė mediat pro-tyre kur fajėsojnė opozitėn pėr dėshtimet nė politikėn e integrimit pėr nė BE, e sidomos kur ashtu si pa dashje nxjerrin nė media kur inagurojnė ashensorėt e spitalit (!?), apo rrugė tė pa mbaruara prej disa vitesh(!?).
Tė vjen turp nga Opozita shqiptare kur ende nė konfliktualitet tė plotė me veten dhe aleatėt e saj nuk arrin tė merret vesh me Maxhorancėn pėr cėshtjet me rėndėsi strategjike.
Tė vjen turp kur sheh njėrėn palė tė mediave qė i thurr ditirambe dėshtimeve nė politikėn e integrimit, dhe kur sheh palėn tjetėr tė lumturohet me dėshtimet e simotrės maxhorancė, sikur tė mos ishin tė njė gjaku, tė njė rrace e tė njė kombi.
Shumėkush mund tė bėjė pyetjen fare tė thjeshtė: pėrse tė ndodhė kjo? Pėrse tė mos merren vesh politikanėt tanė tė tė dy anėve kur dihet qė janė zgjedhur nga populli me votime.
Del gjithashtu pyejta tjetėr: A mos vallė ėshtė faji i zgjedhjeve tė manipuluara qė nga 1992 e deri mė sot tė cilat kanė nxjerrė politikanė fallto?
Apo mos e ka fajin populli i cili nxjerr politikanė po ashtu si ėshtė vetja e tij (nuk thonė kot qė populli e meriton qeverinė qė ka!)?
A mundet gjithashtu qė ta ketė fajin rregjimi komunist qė pėrgatiti njė klasė intelektuale tė indoktrinuar nga e cila dolėn kėta politikanė konfliktualė dhe plot mllefe, dhe me idenė se kundėrshtari politik duhet parė si armik (mentaliteti politik tipik i Enver Hoxhės), si dhe me idenė tjetėr se pushteti nuk dorėzohet lehtė por bėj cmos qė ta mbash (mentaliteti turko-bizantin i qėllimi justifikon mjetin)?
Ndoshta varfėria e madhe qė pėrjetuam vitet e komunizmit, dhe vetė sistemi kapitalist post komunist zvetėnoi moralin dhe dinjitetin e kėtyre politikanėve `tė zgjedhur` nga populli ( nė fakt janė emėruar qė nė 1991 nga R.Alia)?
Atėhere del pyetja tjetėr dhe mė e dhimbshme: pėrse populli shqiptar e pati mė tė lehtė tė largohej nga vendi (praktikisht Shqipėria ėshtė njė nga vendet e rralla tė globit nga e cila brenda disa viteve tė pas komunizmit janė larguar 1.5 milionė vetė, ose 1/3 e popullatės), se sa tė rrinte nė vendin e vet ashtu sic ndenjėn rumunėt, bullgarėt, polakėt, serbėt, kroatėt, etj?
Mesa duket pėrgjigja duhet tė jetė e rėndė kur mendon nė retrospektivė: populli shqiptar nuk besonte se kėta politikanė qė kanė 20 vite sė bashku me larot e tyre, tė stisur nga e tė gatuar nga kuzhina e PPSH, me qėllim drejtimi tė vendit pas largimit tė butė tė sistemit nja partiak. Nuk besonte dhe nuk beson sa herė qė pas votimeve sheh se premtimet nuk plotėsohen.
Me kėtė rast mund tė shohim me optimizėm se shqiptarėt janė integruar fare mirė nė BE duke jetuar, punuar, e dhen kontribute aq sa mendon qė nga Shqipėria: a janė po kėto shqiptarė qė dikur ishin kėtu nė SHQIPĖRI dhe nuk bėnin dot asnjė `prokopi`, por ishin dembelė, tė frikėsuar, qė spiunonin dhe spiunoheshin, qė transferoheshin dhe internoheshin, qė duronin dhunėn e diktaturės, dhe mbijetonin duke u pėrshtatur brenda kornizave tė asaj kohe? Pėrse atėhere janė tė integruar aq lehtė dhe aq normal nė kėto vende kurse politikanėt nuk arrijnė dot tė plotėsojnė kushtet e standardet qė kėrkohen nga BE?
Mos vallė duhet tė besojmė shakatė bajate tė politikanit Nano kur qesėndiste shokėt duke i `kritikuar` se... nuk shkohet nė Europe me kėto gra...?! Apo duhet tė besojmė ckėrmitjet e Berishės kur u hakėrrehet kundėrshtarėve se do t`ju pėrsėris 21 janarin?
Ah, po, mos duhet tė besojmė miopinė e Legalistėve pėr LGBT? Sigurisht tė mos kujtojmė LSI-istėt me gafat e tyre tė vazhdueshme klienteliste e materialiste duke ngatėrruar tė majtėn pėr tė djathtėn dhe integrimin me pėrcarjen e madhe ndaj tė majtės.
Si mund tė zgjidhet ky lėmsh i konfliktualitetit politik tė vazhdueshėm alla shqiptar?
Mos vallė mund zgjidhet me ngulmimin e largimit tė gardės sė vjetėr ish-komuniste tė PS dhe zėvėndėsimin e tyre me militantė dhe rini sipas shijeve futuriste tė Edi Ramės? Ndoshta.
Por njė gjė ėshtė e sigurtė: asgjė nuk mund tė rregullohet nėpėrmjet gėnjeshtrės dhe korrupsionit. Dukė analizuar tė gjitha zgjedhjet e kryera pas 1991, del se tė gjitha zgjedhjet kanė qėnė tė kontestuara, e pėr pasojė edhe tė zgjedhurit nuk kanė qėnė tė rregullt, cdo gjė ėshtė bėrė dhe ndėrtuar me shkelje ligjore dhe pa asnjė lloj strategjie kombėtare dhe politikash nacionale duke filluar qė nga prishjet pa kriter tė ish-industrisė, ankandet e cuditėshme tė pasurisė kombėtare qė fillonin me dysheme `0` lekė(?!), e deri tek gėlltitja e lugės sė corbės tė servirur nga individėt e huaj me qėllim pasurimi tė shpejtė (sigursisht). Dhe kjo ėshtė nė paradoks tė plotė me luftėn e pėrditshme tė popullit shqiptar pėr tė fituar bukėn e gojės dhe pėr tė ndėrtuar njė jetė mė tė mirė pėr vete e pėr fėmijėt e tyre. Dhe kur sheh se si shpėrdorohet besimi i tyre nga politkanėt fallco tė 20 viteve, zhgėnjehesh me tė vėrtetė.
Mund tė pėrmėndet dhe fakti qė megjithėse Maxhoranca nė fuqi po pėrpiqet qė tė ketė njė strategji ekonomike-financiare mė nė fund duke vėnė prioritete si rrugėt, energjitikėn, integrimin, punėsimin, kėto bien nė kundėrshtim tė plotė me konfliktualitetin dhe armiqėsinė politike ndaj opozitės e cila dhe nga ana e saj po i pėrgjigjet me tė njėjtėn monedhe duke vėrtetuar se janė nga i njėjti brumė intelektualėsh qė hodhi nė skenė R.Alia pėr tė shpėtuar veten dhe pėr tė dominuar nė tė ardhmen po ajo kastėqė drejtoi dikur.
Kjo tė kujton frazat e ish Presidentit cek Vlaclav Havel i cili pėrmėndi nga fillimet e viteve `90 frazat qė i mban mėnd populli shqiptar por (jo politikanėt):.. mė tė rrezikshmit (nė kėtė periudhė) janė komunistėt qė janė konvertuar nė anti-komunistė....
Kjo gjithashtu vėrtetohet nga fakti qė asnjėherė nė Shqipėri pas viteve `90 nuk u miratua njė ligj i mirėfilltė lustracioni,, asnjėherė nė Shqipėri nuk u miratua ligji pėr minimumin jetik dhe pagat minimale, asnjėherė nė Shqipėri nuk u bėnė zgjedhje tė ndershme, asnjėherė nė Shqipėri deri mė sot nuk u plotėsuan kushtet dhe standartet e BE, asnjėherė nė Shqipėri nuk bashkėpunoi Maxhoranca me Opozitėn.
Dhe sė fundi, gjithmonė ka ndodhur qė kur nuk arrijnė tė plotėsojnė kushtet qė venė BE dhe SHBA, politikanėt tanė kthejnė sytė nga dashnorja e vjetėr Turqia pėr tė pėrlarė ndonjė favor nė kėmbim tė dinjitetit shqiptar, dhe duke patur edhe paturpėsinė qė tė thonė se kemi lidhje gjaku. Nesėr do tė shkojnė nė Kinė dhe Arabinė saudite apo nė Rusi, gjithmonė duke shkėputur njė copė dinjiteti si pa tė keq e duke u bėrė `vėllezėr` e `motra` edhe me dreqin e mallkuar, por duke harruar se faji nuk ėshtė vetėm i fqinjėve qė po mbajnė 1.1 milion shqiptarė me bukė,- atė bukė qė duhet tė na e siguronin kėta politikanė nėse do tė ishin tė zgjedhur pa mashtrime. Kjo sė fundi mė kujton se historia pėrsėritet: e cfarė bėnė mė tepėr se kėta tė sotmit, pashallarėt shqiptarė, bejlerėt shqiptarė, tė para dhe pas pavarėsisė?
E cfarė bėnė komunistėt me vetė-izolimin absurd tė popullit shqiptar?
Pėr privilegje dhe pushtet e para mund tė shitet cdo gje: dhe dinjiteti, dhe nderi, dhe morali, dhe..vete feja. Kjo i ka ndodhur Shqipėrisė nga drejtuesit e saj.
Varrmihėsit e Shqipėrisė janė vetė tė `zgjedhurit` e popullit. Ky ėshtė problemi mė i madh, dhe karakteristik shqiptar.
Ja cfarė po bėjnė politikanėt e sotėm, po realizojnė frazėn e famshme tė Shvejkut: `.. e c`me duhet mua se cfarė bėj unė`...?
Kjo mėnyrė sjelljeje djallėzore e politikės shqiptare ka dhe do tė ketė pasoja tė rėnda pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt jashtė kufijve tė saj, sepse nga njėra anė faji u bė qyrk dhe nuk kapet njeri pėr fajet qė ka bėrė pėrvec atyre qė pėrmėnd Noli nė vjershėn `Marshi i Barabajt`: kryqėzoje ate qė vodhi fort pak`, kryqėzoje atė qė nuk vodhi aspak`..; megjithatė rrugėdalja tjetėr e politikanėve nga zullumet qė kanė bėrė ėshtė ajo e Shvejkut: `bėj si idiot noterik dhe kėshtu mund tė shptėtosh`.
Kėtė ligj tė pashkruar ka dhe parlamenti ynė: frazėn e famshme tė Shvejkut
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt