Close

Rezultati i Sondazhit: Kush mendoni se do te fitoj kupen e Shqiperise

Votues
6. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Skenderbeu

    3 50.00%
  • Tirana

    3 50.00%
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 12
  1. #-9
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Tirana fiton Kupën e Shqipërisë

    Ka ndonjeri prej jush informacion se cili kanal televiziv e transmenton kete ndeshje live ?( pervec paketave dixhitale)
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  2. #-8
    Super Sport e ka te drejten televizive.Mund te diskutosh ktu posht ne lidhje me kte ndeshjen.


    http://www.forumishqiptar.com/showth...=138182&page=4
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  3. #-7

    Kupa e Shqiprisë 2011-2012

    Kastrioti - Skenderbeu 0-0 (1-3)

    Tirana - Flamurtari 2-2 (3-0)

  4. #-6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    nje sfide e shumepritur
    tirana ka shansin te marre hakun e humbjes ne korce
    ishalla bahet ne shkoder finalja
    JO SEKS PARA MARTESE

  5. #-5

    Tirana dhe Skënderbeu, çifti final i Kupës së Shqipërisë

    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  6. #-4

  7. #-3
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anëtarësuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667
    Te fitoje ai qe gabon me pak!

  8. #-2
    “Bosi” i juglindorëve deklaron se do t’i kërrkojë klubit bardheblu të hidhet sërish një short për finalen, të luhet në Tiranë ose në Korçë, sepse nuk ka kuptim në fushë asnjëanëse

    Është pritur më shumë se mirë në qytetin juglindor, kalimi i Skënderbeut në finalen e Kupës së Shqipërisë, ndërkohë që qysh pas përfundimit të ndeshjes në Krujë dhe deri dje, atmosfera në qytetin juglindor ka qënë më shumë se zjarrtë, pasi të gjithë korçarët do të kenë mundësi ta shohin ekipin e tyre në finale e këtij evenimenti pas plot 36 vitesh.

    Një kohë vërtet e gjatë mungese për kampionët e vendit në një eveniment kaq të madh, ndërkohë që Skënderbeu e kishte pritur shumë një finale të tillë, pasi kërkon që të hyjë në histori me fitimin e Kupës, gjë që nuk e ka bërë asnjëherë edhe pse ka luajtur edhe tre herë të tjera në këtë finale.

    Skënderbeu-Tirana është përballja ndoshta më domethënëse, pasi vërtet të dy këto ekipe e kanë merituar këtë përballje mes tyre, pasi janë skuadrat më të mira të kampionatit shqiptar, gjë që e kanë treguar në fushën e lojës.

    Kjo përballje të ngjason me atë superkupë të vitit të kaluar, ku Tirana pati fituar 1-0 brenda në Korçë, por këtë herë gjërat kanë ndryshuar, pasi korçarët e dëshirojnë më shumë se asnjëherë tjetër një Kupë të tillë dhe kjo do të thotë që kanë motiv me shumë se bardheblutë, të cilët janë mësuar me një trofe të tillë.

    Propozimi i Zeqos Më shumë se i entuziazmuar për kalimin e tij në finale, ka qënë padyshim edhe presidenti i Skënderbeut, Agim Zeqo, i cili një ditë pas ndeshjes në fundit gjysëmfinale në Krujë, është shprehur hapur se një ndeshje e tillë kaq e madhe, duhet të luhet në Korçë, ose në Tiranë dhe nuk do të pranojë të luhet në fushë asnjëanëse.

    Në lidhje me Skënderbeun e tij, presidenti Zeqo për “Sportin shqiptar”, do të pohonte: “Së pari, dua të shtoj se dalja në finalen e Kupës së Shqipërisë është një arritje vërtet e madhe, aq më tepër që Skënderbeu vjen në një finale të tillë, pas plot 36 vitesh mungese. Me këtë kualifikim në finale dua të them se ne i jemi afruar shumë njërit prej objektivave madhorë që kemi, fitimit të Kupës së Shqipërisë.

    Kemi luajtur shumë ndeshje për të ardhur deri këtu dhe tani na mbetet edhe një 90-minutësh për ta synuar këtë trofe. Mendoj, që finalja Skënderbeu-Tirana, duhet të luhet ose në Korçë ose në Tiranë. Besoj se do të biem dakort me klubin e Tiranës që të hedhim një short, sepse nuk ka kuptim që një finale e tillë të luhet në një fushë asnjëanëse.

    Unë do t’i qëndroj këtij mendimi që kjo finale të luhet në një nga këto qytete, sepse të dy ekipet kanë tifozë të zjarrtë dhe nuk mund ta shijojnë ndeshjen në fushë asnjëanëse. Nuk ka rëndësi ku do të bjerë shorti, mund të bjerë në Korçë, apo në Tiranë, e rëndësishme është të luhet në një prej shtëpitë e dy finalistëve,” – ka deklaruar Zeqo, çka të le të kuptosh se pavarësisht se është akoma herët, presidenti i Skënderbeut, këtë propozim do t’ua bëjë shumë shpejt edhe drejtuesve bardheblu.

    Zeqo për Flamurtarin Por, korçarët nuk kanë shumë kohë që të flasin për kalimin në fazën finale të Kupës, pasi në prag kanë për të luajtur një tjetër finale të madhe, këtë herë për kampionat. Skënderbeu këtë të dielë do të jetë mysafir në Vlorë për t’u përballur ndaj Flamurtarit, një sfidë që për kampionët vlen sa një sezon i tërë.

    Flamurtari tashmë ka si objektiv vendin e katërt që duket se është i realizueshëm, ndërkohë që për korçarët kjo ndeshje vlen më shumë, pasi vetëm fitorja u bën punë, në mënyrë që të ruajnë kreun e renditjes. Ky 90-minutësh është ndeshja e fundit e “ferrit” për Skënderbeun që po luan prej javësh ndeshje të tilla kaq të mëdha.

    Përpara kësaj “pengese” të fundit, por më shumë se të fortë se të tjerat që ka luajtur deri tani, presidenti Agim Zeqo, do të deklaronte: “Përsa i përket ndeshjes me Flamurtarin ditën e dielë e kam theksuar edhe më parë që do të jetë një nga ndeshjet më të rëndësishme të këtij sezoni.

    Kjo, për shkak se vlonjatët kanë një skuadër shumë të mirë dhe që pretendojnë të luajnë në kupat e Europës. Nga skuadra ime kam kërkuar që të ketë një përqëndrim maksimal dhe futbollistët të japin maksimumin në fushën e lojës. Shpresoj dhe besoj që mbi të gjitha do të jetë një ndeshje fair-play,” – përfundon fjalët e tij “bosi” i kampionëve, Agim Zeqo
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  9. #-1
    Zeqo: Finalen e Kupës le ta luajmë në “Qemal Stafa”





    Presidenti i kampionëve iu plotëson dëshirën ultrasve bardheblu dhe pohon që finalja e Kupës së Shqipërisë le të luhet në kryeqytet

    Finalja e Kupës së Shqipërisë, që pritet të luhet më 17 maj, sipas korçarëve, le të luhet në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”. Nuk është shaka, por është diçka e vërtetë, një vendim që e kanë marrë vetë drejtuesit e klubit “Skënderbeu”, ose e thënë ndryshe presidenca korçare me në krye Agim Zeqon.

    Dhe kur pritej që ta caktonte vendin e zhvillimit vetë FSHF-ja që organizon edhe këtë eveniment, duket se kanë qenë korçarët ata që i kanë paraprirë vendin e zhvillimit dhe që sigurisht u vjen përshtat bardhebluve.

    Ka qenë vetë presidenti i Skënderbeut, Agim Zeqo, që bëri zyrtarisht në gazetën “Sporti shqiptar” edhe propozimin e tij, në lidhje me zhvillimin e finales, duke thënë se do ishte më e mira që kjo finale të luhej në Korçë, ose në Tiranë.

    Madje Zeqo propozoi që të hidhej një short për vendin e zhvillimit, që të luhej në këto dy qytete dhe, vetë ai, deklaroi se nuk do të pranonte aspak që të luhej në fushë asnjëanëse, aq më tepër në “Niko Dovana” apo gjetkë, stadium që janë shumë pranë kryeqytetit dhe që nuk kanë kuptime të quheshin asnjanëse, pasi largësia nga Korça do të ishte e madhe.

    Dhe dje, pasi ka lexuar edhe kërkesën e ultrasve bardheblu, që kërkon që ndeshja të luhej në Tiranë, presidenti Agim Zeqo ka bërë “zemrën e madhe” dhe ka dhënë verdiktin përfundimtar. Sigurisht nuk do të pritet mirë ky vendim nga ultrasit korçarë, por është një vendim nga vetë drejtuesit e klubit kampion.

    Kupa “Meqenëse kjo ishte një kërkesë e sinqertë e ultrasve të Tiranës dhe veçanërisht e drejtuesit të tyre, Alban Berisha, ne si presidencë dhe si klub vendosëm që të pranojmë kërkesën e tyre dhe të luajmë finalen e Kupës së Shqipërisë në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”. Mendoj që stadiumi u ofron të njëjtën mundësi të dy tifozerive.

    Ne jemi ekipi kampion dhe sigurisht që na takon ne të bëjmë tolerime, aq më tepër po të kemi parasysh që të dy tifozeritë e këtyre klubeve e meritojnë të shijojnë një finale të madhe. Nuk dua ta zgjas më shumë se kaq, por u themi bardhebluve që të bëjnë gati “Qemal Stafën” më 17 maj,” – ka thënë “bosi” i korçarëve, çka do të thotë se finalja e Kupës tashmë është vendosur se ku do të luhet.

    Ky është një rast i rrallë në futbollin shqiptar dhe një rast që duhet marrë si shembull, pasi është pikërisht një presidencë që bën tolerime të tilla dhe vendos që finalja e Kupës të luhet në shtëpinë e bardhebluve.

    Zeqo për Bylisin Sigurisht, që pas lajmit më të fundit të marrë nga presidenca korçare dhe veçanërisht nga presidenti Agim Zeqo, mund të themi se është ende herët për të folur për këtë finale, pasi do të luhet më 17 maj, ndërkohë që presidenti i korçarëve është ndalur të flasë edhe për sfidën e së dielës në Ballsh, teksa ka thënë:

    “Përballja e kësaj fundjave në Ballsh do të jetë shumë e vështirë, sepse Bylisi ka një skuadër shumë të mirë dhe luan fort në fushën e vet. Ne kemi synimet tona dhe në këtë 90-minutësh do të kërkojmë të marrim vetëm fitoren, pasi vetëm ky rezultat na jep të drejtën të vazhdojmë të kryesojmë.

    Jo më kot pas fitores së fundit ndaj Vllaznisë dhe pas marrjes së kreut, u shpreha se nuk duhet të gëzohemi, pasi janë edhe tri ndeshje deri në fund dhe vetëm më 12 maj, kur të luhet edhe ndeshja e fundit, ne do të bëjmë llogaritë tona.

    Është e vërtetë që jemi pranë titullit të dytë kampion, por për momentin jemi në krye dhe duhet të dimë ta mbrojmë kreun dhe të mos e lëshojmë në asnjë moment, pasi do të jetë tepër e vështirë për ta rifituar sërish. Unë kam bindjen që ndaj Bylisit do të shikojmë në fushë një Skënderbe kampion dhe që do të dijë të tregojë vlerat e veta më të mira,” – përfundon prononcimin e tij të djeshëm presidenti i kampionëve, Agim Zeqo.



    Mesfusha probleme, Levi gati zëvendësimet

    Shkëmbi dhe Allmuça janë dy mungesa të rëndësishme në mesfushë, por trajneri është gati të hedhë në fushë emra të ri

    Ka mëse 48 orë që janë mësuar edhe dy mungesat e sigurta të Skënderbeut. Bëhet fjalë pikërisht për kapitenin Bledi Shkëmbi dhe mesfushorin tjetër Igli Allmuça, të dy të dëmtuar dhe që nuk do të udhëtojnë me ekipin për ndeshjen e nesërme ndaj Bylisit. Sigurisht që janë dy mungesa me “spec” te kampionët, pasi të dy janë lojtarë të formacionit dhe luajnë në një repart, në mesin e fushës.

    Kjo ka bërë që Levi të mendojë edhe për zëvendësuesit e këtyre lojtarëve, pasi dihet që transferta ndaj Bylisit është ndeshja e fundit e vështirë për kampionët dhe në këtë ndeshje duhen zgjedhur në fushë lojtarët më të mirë. Për sa i përket kapitenit Bledi Shkëmbi, që mungoi edhe ndaj Vllaznisë, është mësuar se vetëm ditën e parë të javës që vjen, pra të hënën, do të mund të dalë në stërvitje, por jo me 100%, pasi do akoma ditë për t’u bashkuar me ekipin.

    Ndryshe paraqitet situata për lojtarin tjetër Igli Allmuça, i cili dje përveç terapisë, është përpjekur të stërvitet veç lojtarëve të tjerë, por thjesht me vrapime, ndërkohë që edhe ky lojtar e ka të pamundur për të qenë të dielën.

    Të dy lojtarëve është duke u qëndruar te koka mjeku i ekipit Jorgo Pantazi, i cili për javë me radhë e pati të boshatisur “infermierinë” e tij, por mesa duket në këtë fund sezoni dëmtimet janë të pranueshme, pasi edhe ngarkesat me ndeshjet e shumta të zhvilluara kanë qenë më të mëdha. Në vend të organizatorit Shkëmbi, me shumë gjasa këtë radhë nga minuta e parë do të luajë Orelesi, lojtar që ka bërë disa role këtë sezon dhe i ka bërë vërtet mirë.

    Në krahun e djathtë të mesit të fushës në vend të Allmuçës do të jetë i gatshëm një tjetër kroat dhe ai është Luko Biskup, lojtar që në shumicën e ndeshjeve ka luajtur si zëvendësues, por që është lojtar formacioni dhe është një lojtar me shumë vlera te kampionët. Në krahun e majtë do të jetë Muzaka dhe në qendër, në rolin e shkatërruesit, Davor Bratiç.

    Këta katër lojtarë do të ribëjnë edhe një herë tjetër mesfushën e Skënderbeut në një transfertë si kjo ndaj Bylisit, ku më shumë se kurrë, duhen “burra” në fushën e blertë. Në këtë mënyrë, ndryshimet më të mëdha vijnë pikërisht në mesin e fushës, ndërkohë që Levi mund të ketë edhe surpriza të tjera, që do të vijnë në mbrojtje, pasi pikërisht këtu ka lojtarë me bollëk.
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  10. #0
    Pas rikonfirmimit si Kampoin i Shqipërisë në futboll, trajneri i Skënderbeut, çeku Stanislav Levi kërkon të hyjë në historinë e këtij klubi si tekniku i parë që fiton 2 trofetë më të rëndësishëm brenda një sezoni.
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •