-
Dekretet, Gjykata Kushtetuese rrėzon Presidentin Topi
Dekretet, Gjykata Kushtetuese rrėzon Presidentin Topi
Me 7 vota pro dhe 2 kundėr, Gjykata la nė fuqi vendimin e Kuvendit.
Dy anėtarė votuan pro shtyrjes sė mandatit tė tyre.
Gjykata Kushtetuese rrėzoi dje kėrkesėn e Presidentit tė Republikės pėr bllokimin e dekreteve tė tij. Pas njė diskutimi tė gjatė nė seancėn e fundit gjyqėsore pėr kėtė ēėshtje tė nėntė anėtarėve tė kėsaj gjykate, me 7 vota pro dhe 2 kundėr, kėrkesa e Presidentit Topi u rrėzua. Sipas shumicės nė kėtė gjykatė, vendimi i Kuvendit pėr tė pezulluar deri nė 2013-n procesin e ripėrtėritjes sė anėtarėve tė saj, nuk pėrbėnte shkelje tė Kushtetutės. Sipas kėtij vendimi, do tė qėndrojnė nė detyrė deri nė 2013-n, me njė zgjatje mandati prej tre vjetėsh pėrtej atij kushtetues, Admir Thanza, Xhezair Zaganjori dhe Petrit Plloēi. Edhe pse nga brenda Gjykatės ky vendim iu shpėrnda mediave vizive, nuk pati njė detajim tė argumenteve tė pėrdorura nga palėt, ndėrsa do tė jetė zbardhja e plotė e vendimit bashkė me mendimin e pakicės qė do tė sqarojė dhe pozicionin e ēdo anėtari. Burime nga Gjykata pohuan dje se dy nga anėtarėt qė u ka mbaruar mandati kanė votuar pro rrėzimit tė kėrkesės sė Presidentit Topi.
Kėrkesa
Presidenti i Republikės i kėrkoi Gjykatės Kushtetuese tė zgjidhė konfliktin e kompetencave ndėrmjet institucionit tė Presidentit dhe atij tė Kuvendit dhe, pėr pasojė, dhe shfuqizimin e vendimit nr. 106, datė 23 qershor 2011 tė Kuvendit tė Shqipėrisė, i cili pezulloi deri nė 2013-n procesin e ripėrtėritjes sė anėtarėve tė saj. Pėrfaqėsuesi juridik i Presidentit, Artur Metani, i cili mbrojti dhe kėrkesėn nė kėtė gjykatė, tha gjatė seancės sė dėgjimit tė argumenteve tė palėve se vendimi nr. 106, datė 23 qershor 2011, i Kuvendit tė Shqipėrisė ka krijuar konflikt kompetence midis autoritetit kushtetues tė Presidentit tė Republikės dhe atij tė Kuvendit tė Shqipėrisė. Interpretimi qė ka bėrė Kuvendi ėshtė nė kundėrshtim me vendimin e Gjykatės Kushtetuese tė 2001-s. Gjykata Kushtetuese ka kėrkuar gjetjen e njė mjeti ligjor pėr rregullimin e mosmarrėveshjes. Kuvendi duhet tė rregullojė me ligj sipas vendimit tė Gjykatės Kushtetuese ēėshtjen e ripėrtėritjes sė mandateve. Kuvendi nuk mund tė vendosė afat apo shtyrje tė mandatit deri nė prill 2013. Kuvendi ose i rrėzon, ose i miraton dekretet, u shpreh Metani. Kjo situatė, pėr pėrfaqėsuesin e Presidencės, zgjidhet vetėm me ndryshime tė Kushtetutės pėr tė rregulluar dispozitėn e ripėrtėritjes sė anėtarėve tė kėsaj gjykate nė 1/3 e saj, jo njė herė nė 3 vjet. Sipas tij, vendimi i Kuvendit pėr tė lėnė nė detyrė dy anėtarėt e Gjykatės Kushtetuese deri nė 2013-n bie ndesh me Kushtetutėn sepse e ēon mandatin e tyre nga 9 nė 12 vjet. Pėrfaqėsuesi i Presidentit u shpreh se Kuvendi duhet tė gjejė mekanizmin pėr tė bėrė tė mundur ripėrtėritjen e mandateve. Presidenti, nė kėto kushte, ska mundėsi tė ushtrojė detyrimin e tij kushtetues. Nuk ka mė zgjidhje, u shpreh Metani. Sipas tij, Gjykata Kushtetuese ka kėrkuar gjetjen e njė mjeti ligjor pėr rregullimin e mosmarrėveshjes. Kuvendi duhet tė rregullojė me ligj sipas vendimit tė Gjykatės Kushtetuese ēėshtjen e ripėrtėritjes sė mandateve. Kuvendi nuk mund tė vendosė afat apo shtyrje tė mandatit deri nė prill 2013. Kuvendi ose i rrėzon, ose i miraton dekretet, ėshtė shprehur Metani. Por, sipas pėrfaqėsuesit ligjor tė Kuvendit, Lulzim Lelēaj, pėrtėritja ėshtė e pėrcaktuar nė Kushtetutė, Presidenti bėn propozimet, Kuvendi bėn emėrimet nė luajalitet pėrmes bisedimeve dhe konsultimeve paraprake. Sa i takon situatės sė krijuar, detyrimi pėr tė zbatuar Kushtetutėn i takon ēdo institucioni. Presidenti, gjatė zbatimit tė detyrės, ka pasur mundėsi tė zbatonte nenin 125 tė Kushtetutės.
Konflikti
Konflikti Presidencė-Kuvend lindi kur Parlamenti, mė 23 qershor tė vitit tė kaluar, i ktheu mbrapsht Presidentit tri dekrete pėr emėrimin e anėtarėve tė Gjykatės Kushtetuese. Pas kėtij veprimi, Kuvendi mori njė vendim pėrmes tė cilit pezulloi deri nė 2013-n procesin e ripėrtėritjes sė anėtarėve tė saj, me qėllim zbatimin e nenit kushtetues tė ripėrtėritjes sė pėrbėrjes sė Gjykatės Kushtetuese 1/3 e saj njė herė nė 3 vjet.
Bllokimi
Deputeti i PD-sė, Viktor Gumi, nė muajin qershor 2011, i propozoi Kuvendit tė zbatojė vendimin e Gjykatės Kushtetuese, sipas tė cilit, ky institucion duhet tė garantojė qėndrueshmėrinė e tij nė pėrmbushjen e funksioneve. Parimi i qėndrueshmėrisė nė pėrbėrjen e Gjykatės dhe parimi i garantimit tė kohėzgjatjes sė mandatit tė gjyqtarit kushtetues, u shpreh Gumi. Sipas tij, nė bazė tė vendimit, sanksionohet qartė se gjatė ushtrimit tė kompetencave kushtetuese pėr emėrimin e gjyqtarėve tė Gjykatės Kushtetuese, Presidenti i Republikės dhe Kuvendi i Republikės sė Shqipėrisė janė interpretuesit e parė tė normės kushtetuese.
PD miraton vetėm Fatmir Hoxhėn
Komisioni i Ligjeve rrėzoi nė Komisionin e Ligjeve tri kandidaturat e Presidentit Topi pėr anėtarė tė Gjykatės Kushtetuese, Artan Hoxha, Edlira Jorgaqi dhe Adrian Lekės, por miratoi vetėm kandidaturėn e Fatmir Hoxhės. Hoxha ka nisur mandatin e tij qė prej qershorit tė kaluar nė Gjykatėn Kushtetuese. Por maxhoranca parlamentare rrėzoi gjithashtu edhe propozimin e Topit pėr nė Gjykatėn e Lartė, Manjola Bejlerin, ndėrsa pranoi kandidaturat e Edmond Islamajt dhe Shkėlzen Selimit pėr kėtė gjykatė.
Panorama
-
-
Moisiu: Presidenti me 71 vota kthehet nė nėpunės tė qeverisė
“Forumi Civil 2010”, deklaratė pėr Presidentin e ri
“Forumi Civil 2010”, nė pėrbėrje tė tė cilit janė dy ish-presidentėt, Alfred Moisiu dhe Rexhep Meidani, bėri apel pėr njė President qė tė ketė mbėshtetjen e tė gjithė palėve, njė njeri qė tė qetėsojė gjakrat. Pėrmes njė deklarate tė miratuar gjatė njė tryeze tė zhvilluar dje paradite, ku merrnin pjesė dhe ambasadori i SHBA, Arvizu, i OSBE-sė Volfarth dhe ai danez, Karsten Ankjaer Jensen, kėrkohet njė President i zgjedhur me mirėkuptim. “Presidenti i zgjedhur me mirėkuptim do tė kontribuonte nė zbutjen e atmosferės politike, nė vazhdimin me sukses dhe nė thellimin e reformave, nė konsolidimin e demokracisė dhe integrimin e vendit tonė nė Bashkimin Europian”, thuhet nė deklaratėn e forumit. “Zgjedhja e Presidentit me 71 vota nga ana e maxhorancės do ta kthejė kreun e shtetit nė nėpunės tė maxhorancės. Tė jemi tė kujdesshėm qė Presidenti tė jetė njeriu mė i pėrshtatshėm, njė njeri qė qetėson gjakrat dhe jo tė ndezė mė keq zjarrin e politikės. Ka nė Shqipėri shumė njerėz tė tillė”, u shpreh ish-presidenti Moisiu. Ndėrsa kreu i OSBE-sė bėri apel tė gjendet njė njeri i pėrshtatshėm. “Bashkohem me shqetėsimin se duhet shfrytėzuar sa mė mirė koha qė tė gjejmė personin e pėrshtatshėm pėr President tė Republikės. Presidenti mund tė mos duhet me mė shumė pushtet sot, por ai ka pushtetin moral se ēfarė i duhet popullit. Ndaj mendimin se ju jeni duke dėrguar njė mesazh shumė tė fortė, shumė tė rėndėsishėm dhe shumė tė dobishėm ndaj politikės dhe qytetarėve”, u shpreh Volfarth. Ndėrsa ambasadori amerikan nė Tiranė, Arvizu, i kėrkoi shoqėrisė civile tė ngrejė zėrin. “Sugjerimi im ėshtė se s’duhet tė keni frikė dhe hezitim nga asnjė parti politike pėr tė shprehur mendimin tuaj intelektual. Ju pėrfaqėsoni shoqėrinė civile. Vlerėsoj tė mos qenit nė njėrin krah apo nė tjetrin”, u shpreh Arvizu.
Mbrojtja, Artur Metani: Raporti me Kuvendin, problematik
Kėshilltari juridik i Presidentit tė Republikės, Artur Metani, gjatė argumentimit tė kėrkesės nė Gjykatėn Kushtetuese, u shpreh se kėrkohet njė zgjidhje kushtetuese pėr qartėsimin e kompetencave mes Kuvendit dhe Presidencės. “Raporti mes Presidentit dhe Kuvendit pėr emėrimet e anėtarėve tė Gjykatės Kushtetuese dhe Gjykatės sė Lartė ėshtė bėrė problematik. Dekretet janė rrėzuar. Kjo ka sjellė vonesa. Kuvendi duhet tė gjejė mekanizmin pėr tė bėrė tė mundur ripėrtėritjen e mandateve. Presidenti, nė kėto kushte, s’ka mundėsi tė ushtrojė detyrimin e tij kushtetues. Nuk ka mė zgjidhje. Ėshtė munduar, i ka bėrė dy letra Kuvendit. Pėrgjigjja e Kuvendit dhe gjuha e pėrdorur nuk jep asnjė zgjidhje”, u shpreh Metani gjatė mbrojtjes sė kėrkesės sė Presidencės.
ARISTIR LUMEZI
Panorama
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt