Close
Faqja 55 prej 76 FillimFillim ... 545535455565765 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 541 deri 550 prej 760
  1. #541
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Citim Postuar më parë nga Genti.. Lexo Postimin


    Kush jane keta qe organizojne protesta permes rrjetit , pa emer pa mbiemer pa parti ose organizate ?
    Perseri te njejtit ?
    A ju duket qe po manipulohen shqiptaret nga .... a jame gabim ?

    Te premten , perseri ne ora13.30 , tani me gjere-ne gjitha qyetet !
    Jo Genti je gabim në këtë rast protesta ka organizator dhe ajo është Aleanca Kuq e Zi në Maqedoni.
    Sui generis

  2. #542
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    www.arberiaonline.com
    Postime
    1,187
    Citim Postuar më parë nga RaPSouL Lexo Postimin
    Jo Genti je gabim në këtë rast protesta ka organizator dhe ajo është Aleanca Kuq e Zi në Maqedoni.
    Falemnderit per INFO , por se kuptoj pse nuk shkruan qe AK eshte organiztore qe te dalin masovokisht se kshtu shumica pyeten kush jane organiztoret ..

  3. #543
    i/e regjistruar Maska e Djal Dimali
    Anëtarësuar
    28-04-2011
    Vendndodhja
    Belgjikë
    Postime
    251
    Per protesten ne Luginen e Presheves
    -------------------------------------------------

    Nese protestuesit ne Shkup u quajten terorista, dhe ata ne preshev u deklaruan terorista.

    Se dikush po bente dallimin ketu midis dy protestave.

    http://www.forumishqiptar.com/attach...1&d=1336500712

    ky esht solidarizem, jo direkt te akuzojm njeri tjetrin por te shikojm njer hilet e komshiut se qe na e ka me hile e dini, ... apo jo?
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Emocioni i ben castet e jetes te paharueshme ndersa arsyeja dhe vetdija i bejn ato te rendesishme

  4. #544
    i/e regjistruar Maska e kriko-38
    Anëtarësuar
    01-08-2010
    Vendndodhja
    ketu afer
    Postime
    687
    Citim Postuar më parë nga ane Lexo Postimin
    ahhaha cka eshte kjo mite
    Shko pyete Jankullovsken se ndoshta edhe ty te qon ne haxh,sta prish qejfin
    mite=myte=mbyte=mbajte,,,ose Lidhe pelen dikun se u MYTE tuj leviz prej nje teme ne tjetren ,DUDE mos sempajt shtaj xhit asht kjo DUDE se te Mbajti!! dialekti ku flitet neper trevat tona shqipetare,nga keta treva vijn edhe 2 nobelistet shqipetar Nena Tereza dhe Ferid Murati..

    As un sta prish qejfin ty jo mos ke frig,kam fjalen de ikim bashk ne haxh!!!

  5. #545
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-05-2008
    Postime
    3,745
    Citim Postuar më parë nga kriko-38 Lexo Postimin
    mite=myte=mbyte=mbajte,,,ose Lidhe pelen dikun se u MYTE tuj leviz prej nje teme ne tjetren ,DUDE mos sempajt shtaj xhit asht kjo DUDE se te Mbajti!! dialekti ku flitet neper trevat tona shqipetare,nga keta treva vijn edhe 2 nobelistet shqipetar Nena Tereza dhe Ferid Murati..

    As un sta prish qejfin ty jo mos ke frig,kam fjalen de ikim bashk ne haxh!!!
    Tu deshen afer 24 ore per te me thyer pergjigjje dhe ate ne shprehje idioglosike!!!!
    Lere internetin se nuk ben per ty ,shko bej ate qe din te besh si duhet ,fale namazin
    Ndryshuar për herë të fundit nga ane : 08-05-2012 më 16:35

  6. #546
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    Duke iu falenderuar zotit dhe amerikes ,Dështon komploti sllavomaqedon,te ndihmuar nga vehabosalafistet,kjo eshte me rendesi.
    Zhduku nga tokat Arbrore, qelbesira Aziatike

  7. #547
    i/e regjistruar Maska e Mexhi
    Anëtarësuar
    10-03-2009
    Vendndodhja
    Aty ku bukës i thonë bukë, e ujit - ujë
    Postime
    838



    Rasti ‘Haziri’, shprehet Gjykata Themelore Shkupi 1



    "Lidhur me ngjarjen e 13 prillit, në afërsi të fshatit Smillkovcë në të cilën e humb jetën pesë persona ,e informojmë opinionin se opinionin se mbrëmë më datë 07.05.2012 hetimet janë zgjeruar edhe për një person, për të cilin është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve, për vepër penale ‘terrorizëm’.
    Fillimisht ky person me kërkesë të Prokurorisë themelore ishte i ndjekur për krim të organizuar dhe korrupsion, dhe gjatë masës së paraburgimit me kërkesë personale, mori statusin e dëshmitarit të mbrojtur. Por më pas i njëjti përmes ankesës e humbi këtë status, me çka prokuroria e zgjeroi hetimin dhe i njëjti tani gjendet në paraburgim”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore Shkupi 1. Alsat-M

  8. #548
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    Shën Gjergji “katastrofik”


    07 Maj 2012 12:01, Nga Shkëlzen Maliqi
    Ringjallja e gogolit mbi depërtimin e islamizimit përmes Turqisë po ndodh në një moment mjaft kritik për Serbinë dhe Greqinë, ku në ditën e Shëngjergjit, pra dje, janë mbajtur zgjedhjet që mund të sfidojnë rëndë boshtin e strategjisë që për Ballkanin e ka paraparë si të domosdoshëm integrimin në strukturat euro-atlantike.

    Një lajm që qarkullonte pardje, të shtunën, në disa portale të internetit se kryeministri i Turqisë Erdogan kinse e paska kërcënuar me intervenim ushtarak Maqedoninë dhe Serbinë nëse rrezikohen “vëllezërit shqiptarë”, doli se ishte i rrejshëm. Erdogani nuk do të dërgojë ushtrinë turke në brendi të Ballkanit as për t’i ndihmuar shqiptarët myslimanë të rrezikuar, e as nuk e ka ndërmend që t’i bashkojë trevat shqiptare. Kështu u demantuan keqas ithtarët e islamizmit radikal e edhe ata që e duan bashkimin e shqiptarëve e që për çdo ditë palodhshëm dërgojnë komente për kauzat e tyre nëpër portale të internetit. Lajmin bombastik e shfrytëzuan ata për të kritikuar paritë politike shqiptare në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni ngase nuk na qenka në nivel të detyrës, duke ua përplasur fytyrës shembullin e vëllait të madh nga Ankaraja, i cili ua dha këtë “leksion këndellës” për mënyrën e mbrojtjes së kauzës!

    Në të vërtetë, vetëm naivët kanë mundur të mashtrohen me këtë lajm. Që nga momenti kur u paraqit ai dukej i dyshimtë sepse ishte formuluar tamam ashtu siç do ta thoshin qarqet ekstremiste në Serbi dhe Maqedoni, si dhe në disa vende tjera, të cilat prej kohësh përhapin frikën se shqiptarët janë ata që do ta çelin rrugën për depërtimin e fundamentalizmit islamik në rajon, dhe që Turqinë e Erdoganit po ashtu e shohin si njërin nga sponsorët e fuqishëm të këtij depërtimi.

    Lajmi mbi “intervenimin” e Turqisë në favor të shqiptarëve me gjasa vinte nga po ajo kuzhinë që kohëve të fundit ka prodhuar dhe pastaj edhe manipuluar me aferat, vrasjet makabre dhe burgosjet e autorëve që akuzohen se bëjnë pjesë në përhapjen e terrorizmit shqiptarë dhe terrorizmit shqiptarë, që gati-gati se barazohen si fenomen. Sa i përket vetë krimeve që kanë ndodhur në Maqedoni, nuk dua të spekuloj ose të paragjykoj autorët dhe motivet e tyre. Kushdo që janë, me çfarëdo motivi që janë inspiruar, këto krime duhet të zbardhen dhe autorët e tyre të dënohen. Vetëm se nuk i shërben aspak zbardhjes dhe fitores së drejtësisë, nëse këto krime që në start futen në skemën që edhe e kanë paramenduat skenaristët që llogarisin në thellimin e ndasive dhe armiqësive fetare dhe kombëtare. Ashtu sikur që qarqet ekstreme maqedonase dhe serbe krimin e shohin si një lloj provokim lufte nga shqiptarët ose shqiptarët islamistë, ashtu edhe reagimet shqiptare sikur ndjekin të njëjtën skemë dhe edhe krimin edhe provokimin e luftës ua veshin ekstremizmit dhe fundamentalizmit sllavë dhe ortodoks.

    A ekziston rreziku real që në Maqedoni dhe, praktikisht, tokat shqiptare, të ndizet një krizë e tillë që do të na fuste në një konflikt i ngjashëm me konflikti si në Lindjen e afërt? A mund të ndodh që të realizohet ajo “profecia” e shpeshtë e përsëritur në kohën e regjimit të Millosheviqit kur pohohej se depërtimi i islamizmit i ngjanë një përndezjeje gjarpërore të konfliktit nga Libani, përmes Qipros dhe kufirit të gjatë detar mes Turqisë dhe Greqisë, e deri në brendi të Ballkanit, me pikat neuralgjike në Shqipëri, dhe sidomos Maqedoni, Kosovë dhe Bosnje?

    Ringjallja e këtij gogoli mbi depërtimin e islamizimit përmes Turqisë, tani po ndodh në një moment mjaft kritik për Serbinë dhe Greqinë, ku në ditën e Shëngjergjit, pra dje, janë mbajtur zgjedhjet që mund të sfidojnë rëndë boshtin e strategjisë që për Ballkanin e ka paraparë si të domosdoshëm integrimin në strukturat euro-atlantike.

    Në Serbi po zhvillohet mbase njëra prej betejave kryesore mes forcave proevropiane dhe properëndimore, me ato që fatin e Serbisë e shohin në Lindje, por që duan që muri i rezistencës ortodokse të zgjatet në jug, pra në Maqedoni, Greqi dhe deri në Qipro e më tej në Lindje, si një pararoje kundër depërtimit të islamizmit, por jo si pjesë e aleancës Perëndimore, NATO-s, por me mbështetje në Rusinë.

    Skenaristët e këtij konfrontimi llogarisin me kthesën që mund të ndodh në Greqi nëse atje në zgjedhjet, për shkak të krizës së thellë ekonomike, fituese dalin forcat euroskeptike. Nëse Greqia voton kundër masave të BE-së, do të goditet rëndë jo vetëm projekti i shpëtimit të euros, por edhe vetë BE-ja do të futet në një recesion të rrezikshëm, që sipas disa parashikimeve pesimiste do të mund të çonte edhe në shpërbërjen ose sakatimin e BE-së.

    Një koincidencë që ngjall këso shpresa katastrofike për Evropën janë edhe zgjedhjet presidenciale në Francë, që balotazhin e kishin po ashtu ditën e djeshme, dhe ku humbja eventuale Sarkozisë, i cili me Angela Merkelin konsiderohej si shtylla e dytë që e mbanë BE-në, do të dobësonte ose edhe shkatëronte kohezionin në BE, kurse në Ballkan, do të hapte rrugë për skenarë dhe strategji të tjera, jo më vetëm ato nën diktatin e Brukselit të BE-së dhe NATO-s.

    Kriza e mundshme në eurozonë e edhe në boshtin e aleancës Berlin-Paris, sigurisht se mund të ndodhë dhe do të kishte pasoja të konsiderueshme, por jo aq katastrofike çfarë parashikojnë skenaristët ndjellakeq ballkanas e më gjerë. Në Beograd vegjëlia milosheviqiane mbase ëndërron shkatërrimin e BE-së në formën siç është shkatërruar Jugosllavia, ose Bashkimi sovjetik, kështu që atyre sërish do t’u hapej rruga për beteja të reja në Bosnje dhe Kosovë, ose edhe në Maqedoni, ku po investojnë në konfliktin mes shqiptarëve dhe maqedonasve. Vetëm se është naivitet të besohet në këtë skenar shkatërrimi të BE-së si i një kulle prej letre. Bashkimi Evropian vërtet ka probleme në përfundimin e arkitekturës së saj më unifikuese, por i ka mekanizmat e mjaftueshme dhe resurse të mëdha që t’i bëjë ballë sfidave ekonomike dhe politike që e çojnë mbrapa.

    Por, mos të spekulojmë koti para se të shohim se çka do të sjellin zgjedhjet në Serbi, Greqi dhe Francë.
    G.Expres
    Zhduku nga tokat Arbrore, qelbesira Aziatike

  9. #549
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    A ekziston rreziku real që në Maqedoni dhe, praktikisht, tokat shqiptare, të ndizet një krizë e tillë që do të na fuste në një konflikt i ngjashëm me konflikti si në Lindjen e afërt?


    LeNiMaDe
    Ky eshte thelbi i gjith asaj qe dojn ta arrin sllavet,me ndihmen e disa te ashtuquajtur,"islamist te vertet",te cilet duke u thirrur ne 90%e popullates shqiptare si musliman,i cili 90% nuk i perkrah fare,e qe nga kjo perqindje,nuk jan ne keto grupe pro sllave as 10%, ket mundem ta them, pasi shqiperia ne kufit e sotshem ,nuk jan as 2% salafist,por edhe ne kosov ,me shum jan romet me te gjith ata emra qe i kan ,ashkalinj,egjyptas etj,ata qe e njofin vehten turq dhe nje pjes e vogel te shqiptareve,te cilet gjithmon,tradicionalisht kan bashkepunuar me udb-n,don te thot ,me kotillë kan qen bashkepunetor te shkaut.

    SHEFQET KRASNIQI: Shqiptarët janë popull i nemun, Allahu i pruft n’men !
    Prof.Dr. Shefqet KRASNIQI

    Kur isha i vogël dëgjoja të vjetrit duke thënë se: ‘shqiptarët janë popull i nemun!’. Atëbotë nuk mund ta kuptoja si duhet atë fjali, por tani më duket se po e kuptoj. E a ka më i nemun sesa dy veta mos m’i gjet bashkë, Mos me pas qenë të nemun dhe sikur të ishim bashk, afër njëri-tjetrit, të duhemi me njëri-tjetrin…as sllavët nuk do të kishin mundur të luajnë me ne, siq po luajnë sot, si maca me miun…!


    LeNiMaDe
    E shkeputa nga deklarata e keti kryetarit te vehabisteve,ky thot se shqiptaret nuk po behen me te per ate eshte i nemur,dhe titullin e ka marr "profesor doktor"
    Ndryshuar për herë të fundit nga Sharri-Liburna : 08-05-2012 më 17:38

  10. #550
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Citim Postuar më parë nga Lexuesi_ Lexo Postimin
    Qetash me ju than drejt spo di ka me ja majt... krejt po mdoket qe e keni mire.
    Ama une sjam tu dite a e kam mire.

    A me tregon dikush pse shqiptaret si do kush perveq Amerikaneve ata na cilesojn si besnik edhe me te drejt e kan edhe pse e dijn qe so sen puna jone.
    Nuk eshte e vertete se vec amerikanet po i dojne shqipetaret . E verteta eshte se amerika eshte ajo qe i bene gjithe keto probleme te shqipetareve si ne Kosove, dhe Maqedoni,.

    Ne sistemin komuniste jugosllave ,shqipetaret diskriminoheshin si shqipetaere,kurse me demokracine amerikane shqipetaret do te denohen kolektivishte si terroriste islamik.

    Ne momentin kurre ka mbaruare lufta e vitit 1999 /2001 ,amerika dhe BE ,kane filluare me planet e tyre per zhdukjen e shqipetareve muslimane ne ballkane .Ndodhi e kunderrta Ne Maqedoni me shume jane ndertuare kisha dhe xhamia se sa institucione demokratike .

    Radikalizem fetare paraqitet gjithemone dhe te c'do popull ,kurre populli nuk ka mbeshtetje ligjeore ,institucionale politike dhe ekonomike .Kete radikalizem islam ,e ka pregaditur Amerika dhe BE , ne Maqedoni ,per arsye se udheheqesit shqipefolesa,jane nen ndikimin amerikane dhe te BE . Pse nuk eshte inplemnetuare Marreveshja e Ohrit ?? Fajtore kryesore per mos inplementimin e Marreveshjes se Ohrit jane amerikanet dhe BE ,

    Ku te gjeje mbeshtetje populli shqipetare ne Maqedoni ???????

    Politikanet dhe te ashtuquajturit perfaqesues te popullit per veten e tyre jane mire, dhe ata shtiren dhe mendojne se edhe populli eshte mire .

Faqja 55 prej 76 FillimFillim ... 545535455565765 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •