Close
Faqja 75 prej 76 FillimFillim ... 256573747576 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 741 deri 750 prej 760
  1. #741
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    www.arberiaonline.com
    Postime
    1,187
    Per me shume ne lidhje me vrasjet ne Shkup , lexoni ketu : http://lajmpress.com/lajme/maqedoni/14142.html

  2. #742
    i/e regjistruar Maska e Mexhi
    Anëtarësuar
    10-03-2009
    Vendndodhja
    Aty ku bukës i thonë bukë, e ujit - ujë
    Postime
    838


    Zgjaten paraburgimet për të arrestuarit në 'Monstrum'



    Gjykata Themelore në Shkup u ka vazhduar masën e paraburgimit 30 ditor tre personave të arrestuar më 1 maj në kuadër të aksionit policor ‘Monstër’, Agim Ismailoviqit, Rami Sejdi dhe Fejzi Hazirit, të cilët ndodhen në burgun e Manastirit. E njëjta masë u është caktuar edhe dy personave që gjenden në arrati, Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviqi Avokati i të akuzuarve Naser Raufi tha për ALSAT M se edhe pse kanë kaluar një muaj nga arrestimi i tyre, gjykatësi hetues dhe prokurori ende nuk kanë prezantuar provat dhe dëshmitë që posedojnë për këtë rast. “Mund të konstatohet se prokuroria dhe gjykatësi hetues që është në korrelacion me prokurorinë në kësi raste, ende nuk kanë dalë me prezantimin e provave që i kanë në këtë rast” , tha Naser Raufi, avokat. Raufi tha se ende është herët të fillojë procesi gjyqësor për vrasjen e pesëfishtë në liqenin e Smillkovcës, për shkak se të akuzuarit dhe avokatët ende nuk janë njoftuar për masat e veçanta që i ka paralajmëruar gjykatësi hetues. “Së pari duhet që masat e veçanta të prezantohen edhe të akuzuarve dhe avokatit mbrojtës. Do të thotë ende nuk ka filluar hetimi. Masat e veçanta nënkuptojnë transkriptimin e telefonave, bisedave mes të akuzuarve, gjykatësi hetues tha se disponojnë me shumicë të masave të veçanta, nuk e dimë se në çfarë orientimi janë masat e veçanta përveç me transkripton se ende asgjë s’kemi parë prej tyre. Tash janë bërë një muaj prej kur janë në paraburgim të akuzuarit, deri tash nuk kemi prova, argumente për këtë rast, presim gjykatësi të fillojë procedurën me prezantimin e masave të veçanta”, tha Naser Raufi, avokat. Në aksionin policor ‘Monstra’ të datës 1 maj, policia kishte arrestuar 20 persona, ndërsa vetëm për tre të arrestuar gjykatësi hetues kishte ngritur akt-akuzë për terrorizëm si dhe për dy të tjerë që janë në arrati. Policia ka lëshuar fletë arrest ndërkombëtar dhe është vënë në kërkim të Alil Demirit dhe Afrim Ismailoviqit. Ndërsa për tre të arrestuarit Agim Ismailoviq, Rami Sejdi dhe Fejzi Haziri të gjithë nga Shkupi ka caktuar masën e paraburgimit. Nga 8 maji, në paraburgim gjithashtu ndodhet edhe Haki Haziri, për cilin ALSAT M kishte njoftuar se është zhdukur dhe asnjë institucion nuk dinte asgjë për fatin e tij. Pas plotë gjashtë ditëve Haki Haziri u nxor para gjykatësit hetues, i cili i caktoi masën e paraburgimit 30 ditor dhe i njëjti gjithashtu akuzohet për veprën terrorizëm.ALSAT M

  3. #743
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    www.arberiaonline.com
    Postime
    1,187
    Ku i keni faktet se shqiptarët janë vrasësit!
    Imer Aliu kërkon faktet që nuk dolën në shesh asnjëherë, kaloi një muaj dhe asnjë fakt konkret nuk ka...

  4. #744
    i/e regjistruar Maska e Mexhi
    Anëtarësuar
    10-03-2009
    Vendndodhja
    Aty ku bukës i thonë bukë, e ujit - ujë
    Postime
    838


    Edhe 30 ditë paraburgim për të arrestuarit në aksionin ‘Monstra’


    Vazhdohet paraburgimi edhe për 30 ditë për personat e arrestuar në aksionin policor ‘Monstra’ Agim Ismailoviq, Rami Sejdi dhe Fejzi Haziri që ndodhen në burgun e Manastirit si dhe për dy personat tjerë që ndodhen në arrati Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq. Ky është paraburgimi i pestë më radhë dhe i parafundit, pasi sipas ligjit për procedurë penale, paraburgimi mund të zgjasë 180 ditë, apo gjashtë muaj. Avokati mbrojtës Naser Raufi tha për ALSAT M se deri tani nuk ka dëshmi që ngarkojnë klientët e tij për kryerjen e veprës.

    “Nëse nuk ka aktakuzë 180 ditë prej paraburgimit të parë, prej 1 majit, atëherë automatikisht do të ndërpritet masa e paraburgimit për të gjithë të akuzuarit. Unë personalisht mendoj se nuk do të ketë aktakuzë pasi nuk shoh se ka dëshmi këtu në këtë rast, për arsye se nuk janë prezantuar deri tani, mendoj që nuk ka. Jam takuar me gjykatësin hetues, në pyetjen time se kur do të fillojë dinamika e prezantimit, nuk kishte përgjigje. Një herë duhet të kryhet faza e hetimit, e madje të kthehet lënda në prokurori, eventualisht që të ketë aktakuzë sipas ligjit për procedurën penale”, tha Naser Raufin avokat.

    Sa i përket aktakuzës, Raufi tha se nuk mund të ketë aktakuzë për shkak se ende nuk kanë filluar hetimet për këtë çështje. Në aksionin policor ‘Monstra’ të datës 1 maj, policia arrestoi 20 persona, ndërsa vetëm 5 të arrestuar: Alil Demirit, Afrim Ismailoviqit, Agim Ismailoviq, Rami Sejdi dhe Fejzi Haziri i ngakroi me veprën terrorizëm. Për terrroziëm ngarkohet edhe Haki Haziri, i cili gjithashtu nga tetë maji gjendet në paraburgim.

  5. #745
    i/e regjistruar Maska e Mexhi
    Anëtarësuar
    10-03-2009
    Vendndodhja
    Aty ku bukës i thonë bukë, e ujit - ujë
    Postime
    838


    Të gjithë kundër dëshmitarit E1



    Paraqitja e dëshmitarit të mbrojtur pesë muaj pas arrestimeve, mungesa e motivit të vrasjes, si dhe mungesa e një aktakuze konkrete..., janë dilemat e reja që pala mbrojtëse, familjarët dhe ekspertët e drejtësisë kanë paraqitur lidhur me dëshmitaren e re të ashtuquajtur me E1, e cila më së largu javën e ardhshme, pritet të ballafaqohet me të akuzuarit e rastit “Monstra”, shkruan sot gazeta KOHA.

    Shkup, 26 shtator - Fundi i kësaj jave ose fillimi i javës së ardhshme pritet të ndodh ballafaqimi i të paraburgosurve në rastin “Monstra” me personin E1, dëshmia e të cilit do të jetë vendimtare për fatin e gjashtë shqiptarëve, dy prej të cilëve gjenden në arrati. Siç bëhet e ditur, si rezultat të mungesës disaditore të gjykatësit hetues Vladimir Hufegxhiq, marrja në pyetje e dëshmitarit të mbrojtur pritet të premten ose nga fillimi i javës së ardhshme. Në pritje të dëshmisë së personit që fitoi mbrojtjen e shtetit dhe u fsheh me shifrën E1, e që përflitet të jetë grua, avokati i të akuzuarve ka sqaruar se mbrojtja po bën përgatitjet e nevojshme për të gjitha befasitë që mund të ndodhin gjatë seancës dëgjimore. Megjithëse ai dhe të akuzuarit nuk do ta shikojnë fytyrën e mbuluar të dëshmitarit dhe do të dëgjojnë zërin e trashur, mbrojtja është duke përgatitur një sërë pyetjesh, të cilave duhet t’u përgjigjet personi E1.
    “Do të përpiqemi të mësojmë sa më shumë për identitetin e personit të angazhuar nga ana e prokurorisë. Me pyetje të ndryshme do të bëjmë përpjekje për të mësuar sa më shumë detaje, sepse jemi të bindur se mungesa e provave ka imponuar nevojën e angazhimit të një dëshmitari”, thotë avokati Naser Raufi. Sipas tij, nuk është e mundur të ekzistojë një person që mund të ketë parë vrasjen me sytë e vet, sepse as vendi dhe as koha nuk e ka lejuar një gjë të tillë. “Të kishte një person të tillë, prokuroria me siguri nuk do të priste pesë muaj”, shton Raufi, duke shtuar se periudha kohore nga krimi i rëndë deri në nxjerrjen e dëshmitarit të mbrojtur është shumë e gjatë.
    Në pritje të aktakuzës dhe muajit të gjashtë dhe të fundit të paraburgimit, janë familjarët e të akuzuarve për ndihmën që ua kanë dhënë të dyshuarve për vrasjen e pesëfishtë për t’u arratisur në Kosovë. Ato shprehen se të afërmit e tyre nuk kanë pasur motiv ose nevojë për të ndërmarrë një rrezik të tillë. “Rreziku në një rast të tillë është shumë i madh që tjetri për shembull, të pranonte të ofrojë ndihmë për para, ndërsa personat që akuzohen për vrasjen e katër të rinjve dhe burrit e kanë pasur më lehtë të marrin vet një veturë dhe të arratisen në Kosovë sesa të angazhojnë dikë që do t’i çonte afër kalimeve ilegale me Kosovën”, shpreh familjarët e disa nga të akuzuarit. Ndërkaq, ekspertët e kriminologjisë gjithashtu dakordohen me qëndrimin e familjarëve dhe avokatit, ndërkohë që përjashtojnë mundësinë e ekzistimit të një personi që ka parë me sytë e vetë ekzekutimin e katër adoleshentëve dhe burrit 45-vjeçar. Sipas tyre, policia duke ndjekur bisedat e telefonave, mund të ketë dyshuar ose të ketë marrë në pyetje të gjithë ato që në momentet kritike mund të jenë gjetur afër vendit të ngjarjes dhe të kenë biseduar në telefon, por është e vështirë të besohet se ajo ose prokuroria ka gjetur një person që ka parë vrasjen. “Nga aspekti i kriminologjisë, mund të flasim dhe trajtojmë më shumë pista, megjithatë një nga më të rrezikshmet është kualifikimi i rëndë që u dha shumë herët, sipas të cilit kemi të bëjmë me islamin radikal. Për mendimin tim, pushteti doli me këtë qëndrim si rezultat të synimeve për anëtarësimin e vendit në NATO. Besoj se pushteti ka pasur për qëllim që vendet anëtare të solidarizohen me Maqedoninë, e cila me operacionin e zhvilluar - faktikisht i shpalli luftë terrorizmit, për të cilin pesë muaj më vonë nuk u dëgjua asnjë fjalë”, tha Mitasin Beqiri, profesor kriminologjie në Universitetin e Evropës Juglindore. Koha

  6. #746
    i/e regjistruar Maska e Mexhi
    Anëtarësuar
    10-03-2009
    Vendndodhja
    Aty ku bukës i thonë bukë, e ujit - ujë
    Postime
    838


    Monstra’, nesër dëgjohet dëshmitari X



    Nesër pritet të fillojë zyrtarisht hetimi për rastin ‘Monstra’, të vrasjes së pesëfishtë në liqenin e Smillkovcës. Sipas paralajmërimeve të gjykatësit hetues, nesër pritet të dëshmojë dëshmitari i mbrojtur. Një hapi i tillë përbën edhe nisjen zyrtare të procesit hetimor ndaj të arrestuarve, të dyshuar për vrasjen e pesëfishtë në Smillkovcë. Avokati Naser Raufi tha se rrëfimet e dëshmitarit të mbrojtur, janë e vetmja mundësi që përdoren në proces, për shkak se hetuesit deri tani nuk kanë siguruar prova të mjaftueshme, që të mundësonin ngritjen e akuzës ndaj personave të arrestuar në operacionin policor Monstra më 1 maj të këtij viti.
    “Sot kam informatë që, prej nesër do të fillojë hetimi! Ju jeni të njoftuar gjithashtu se ende nuk ka filluar me dëshmitë, gjykatësi hetues. Deri në paraburgimin e fundit kanë mbetur edhe 7 ditë pune, sipas informatave nga gjykatësi hetues, brenda këtyre shtatë ditëve pune do të bëhet edhe hetimi dhe do të ketë aktakuzë, ashtu më informuan! Unë personalisht mendoj se nuk mundet për këtë dinamikë të vogël kohore të realizohen këto, sepse hetimi do të jetë më i komplikuar dhe do të zgjasë. Nëse nuk ka aktakuzë brenda këtyre shtatë ditë pune atëherë do të ndërpritet paraburgimi për të gjithë të akuzuarit”, deklaroi Naser Raufi, avokat në rastin Monstra.
    Për të arrestuarit, ky muaj është masa e 6-të e paraburgimit, kështu që sipas ligjit, nëse autoritetet hetuese nuk kanë prova për ngritjen e akuzës së mirëfilltë ndaj tyre, atëherë ata duhet të lirohen. Në aksionin policor ‘Monstra’ të datës 1 maj, policia arrestoi 20 persona, ndërsa vetëm 5 prej tyre, Alil Demirit, Afrim Ismailoviqit, Agim Ismailoviq, Rami Sejdi dhe Fejzi Haziri, mbahen nën dyshimin për veprën e terrorizmit. Për këtë vepër ngarkohet edhe Haki Haziri, i cili gjithashtu gjendet në paraburgim që nga 8 maji. ALSAT M

  7. #747
    i/e regjistruar Maska e Mexhi
    Anëtarësuar
    10-03-2009
    Vendndodhja
    Aty ku bukës i thonë bukë, e ujit - ujë
    Postime
    838


    Raufi: ‘Dëshmitari i mbrojtur nuk dha asnjë provë relevante’



    Edhe pas dëgjimit të dëshmitarit të mbrojtur për rastin ‘Monstra’, nuk ka prova të cilat dëshmojnë se të akuzuarit janë kryerësit e vërtet të vrasjes në Smillkovcë, këtë e deklaroi për Alsa-M, avokati mbrojtës i të akuzuarve Naser Rauf. Ndryshe, dëshmitari i mbrojtur E1 për rastin e Smillkovcës, ka përfunduar mbrëmë dëshminë e tij. Ai për tre orë ka dëshmuar dhe është përgjigjur në pyetjet e avokatit mbrojtës, gjykatësit hetues dhe prokurorit.
    “Prej deklaratës së dëshmitarit nuk doli asgjë. Mendoj që edhe me këtë deklaratë, edhe tutje nuk ka prova. Bile tani jam edhe më i sigurt që këto të akuzuar nuk kanë faj për këtë dënim për të cilin akuzohen. Sipas meje ndoshta do të ketë edhe ndonjë veprim prej gjykatësit hetues, si për shembull rekonstruksion në vendin e ngjarjes dhe madje mendoj që do të ketë edhe aktakuzë, ajo është edhe arsyeja për këtë dëshmitarin e rrezikuar, do të thotë deklarata e tij që të ketë ndonjë farë sidokudo ndonjë bazë për akuzën dhe tutje unë mendoj që kjo si proces nuk duhet...mund të jemi të sigurt se nuk ka asnjë moment, asnjë provë të themi që inkriminon dikë prej të akuzuarve”, deklaroi Naser Raufi, avokat.
    Për dallim nga avokati Raufi, gjykatësi hetues Vlladimir Tufekxhiq pas përfundimit të dëshmisë, për mediat tha se në fazën e hetimeve janë nxjerrë disa dëshmi.
    “Me këtë dëshmitarë të mbrojtur janë ndërmarrë masa hetimore gjatë muajit shtator dhe kjo nënkupton identifikim të personave përmes fotografive. Marrja në pyetje e dëshmtarit të rrezikuar në fazën e hetimit ka përfunduar. Avokatët, prokurori publik por edhe vet të akuzuarit kishin mundësi që të shtrojnë pyetje dhe të marrin përgjigje rreth pyetjeve deri në atë shkallë sa nuk preket në zbardhjen e identitetit të dëshmitarit të mbrojtur”, u shpreh Vlladimir Tufekxhiç, gjykatës hetues.
    Derisa mbrëmë dëshmonte dëshmitari i mbrojtur, prezenca e pjesëtarëve të policisë për rreth gjykatës ishte e madhe. Para Gjyqit prezent ishin edhe familjarët e personave që ngarkohen për vrasjen e pesëfishtë. Ata ditë më parë në një prononcim për Alsat kërkuan lirimin e të arrestuarve duke thënë se procesi në fjalë është i montuar pasi ata nuk kanë asnjë lidhje me këtë vepër që nga Ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovksa ishte cilësuar si vepër terroriste e kryer nga radikalë-islamik. Për vrasjen e pesëfishtë në Smillkovë dyshohen pesë persona, dy prej të cilëve ndodhen në arrati ndërsa tre të tjerë në paraburgim edhe atë që nga 1 maji kur edhe u zhvillua aksioni ‘Monstra”. Alsat

  8. #748
    i/e regjistruar Maska e Mexhi
    Anëtarësuar
    10-03-2009
    Vendndodhja
    Aty ku bukës i thonë bukë, e ujit - ujë
    Postime
    838


    Edhe një ditë afat për aktakuzën e ‘MONSTRËS’


    Edhe një ditë, deri në ngritjen e mundshme të akuzës për të paraburgosurit e operacionit policor ‘Monstra’ të mbajtur nën dyshimin e vrasjes së pesëfishtë në Liqenin e Smillkovcës, 6 muaj më parë. Dëshmitari i mbrojtur E1, mësohet të ketë thënë se nuk e ka parë vrasjen e pesëfishtë. Megjithatë, hetuesit thonë se posedojnë edhe dëshmi të tjera, por nuk dihet nëse ato janë bindëse për të inkriminuar personat që mbahen në paraburgim. Në aksionin policor Monstra, të datës 1 maj policia arrestoi 20 persona, ndërsa vetëm 6 prej tyre dyshohen për veprën terrorizëm, Alil Demiri, Afrim Isamiloviq, të cilët gjenden në arrati si dhe Agim Ismailoviq, Rami Sejdi, Fejzi Haziri dhe Haki Haziri të cilët ndodhen në paraburgim në Manastir dhe Prilep. Alsat-M

  9. #749
    i/e regjistruar Maska e Mexhi
    Anëtarësuar
    10-03-2009
    Vendndodhja
    Aty ku bukës i thonë bukë, e ujit - ujë
    Postime
    838


    ‘Monstra’, ngritet aktakuza për vrasjen e Smilkovcit


    Prokuroria Publike e Maqedonisë ka ngritur aktakuzën kundër gjashtë personave për rastin "Monstra" lidhur me vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit.
    Aktakuza ngarkon gjashtë shqiptarë nga Shkupi, të cilët akuzohen sipas prokurorisë se kanë kryer vrasjen e pesëfishtë në liqenin e Hekuranës pranë fshatit Smilkovc të Shkupit.
    Dosja me akuzën e përgaditur i është drejtuar dje në mbrëmje Gjykatës Penale në Shkup, pas gjashtë muajve të hetimeve dhe në ditën e fundit të skadimit të afatit për kryerjen e hetimeve.
    Prokuroria bëri të ditur se pas përfundimit të hetimeve ka dëshmi të mjaftueshme dhe të forta që i janë dorëzuar gjykatës përgjegjëse, dhe me të cilat do të tregohet se të akuzuarit kanë ndërmarrë veprimet të përfshira në aktin e akuzës.

  10. #750
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    26-10-2012
    Postime
    95
    Vaj halli per keta te shkretet,asnje rast ne Maqedoni sic eshte ky i monstres i motivuar politikisht ,per te mbajtur pushtetin dhe per te ritur rejtingun e partise ne llogari te njerezve te pafajshem ,nuk ka treguar se dikush u ka shetuar ketyre montimeve ,edhe keta do ta hane edhe ate shume fort bile.
    Qe ne ish Jugosllavi dhe prej pamvarsise se Maqedonise krejt rastet qe jane montuar si ky i fundit kane mbaruar me verzionin policor ,sic kane vendosur sllavo -maqedonet ne bashkpunim me nderkombtaret dhe partite ne pushtet,te mejret qe kane ra ne duart e ketyre kane mbaruar ne burg dhe pa asnje argument.Zoti ju ndihmoft

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •