Close
Faqja 74 prej 76 FillimFillim ... 24647273747576 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 731 deri 740 prej 760
  1. #731
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    www.arberiaonline.com
    Postime
    1,187
    Citim Postuar më parë nga beni33 Lexo Postimin
    ne gjdo protest duhet te ket organizim qe dote thot ne rreshtin e par duhet te verndosen organizatoret rreshti i dyt simatizantet e protstes kurse me tutje qytetar atdhetar pra te ket diciplin te mifillt si pas planit se pse edhe protsta duhet te ket nje plan kur te del ne rrug
    shembull konkret vetvendosja ka organizim te shkelqyeshem aty ka organizim shum te mire
    Nuk ka pas organiztor BENO , se kur ka organizator kshtu duken protestat

    Ka mundesi qe keta jane vet organiztoret qe dilnin ate ditet , perndryshe partite ne Maqedoni si kane ato shansa me tutje te organizojne protesta me sa po e shof si degjon askush me ..

  2. #732
    i/e regjistruar Maska e Mexhi
    Anëtarësuar
    10-03-2009
    Vendndodhja
    Aty ku bukës i thonë bukë, e ujit - ujë
    Postime
    838



    S'dihet se kush i rrahu të paraburgosurit!


    Një javë pas zbardhjes së rastit me keqtrajtimin e të paraburgosurve shqiptarë në qelitë e burgut të Manastirit, mungoi përgjegjësia, ndërsa institucionet përkatëse mbeten të mbyllur për sqarime plotësuese.

    Administrata e burgut të Manastirit, Drejtoria për ekzekutimin e sanksioneve dhe Ministria e Drejtësisë akoma nuk kanë arritur të sigurojnë momente të reja lidhur me keqtrajtimin e shqiptarëve të paraburgosur me rastin "Monsta" dhe të sqarojnë se kush ishte ai ose ato që keqtrajtuan të paraburgosurit shqiptarë.

    "Ato që ishin për t'u thënë ose për t'u publikuar në opinion u thanë nga ana e ministrit Blerim Bexheti, pas vizitës së tij në ambientet e burgut. Nuk kemi ç'të komentojmë, hetimet e rastit janë duke vazhduar", tha Sllavko Gocevski, njeriu i parë i burgut të Manastirit, ku rreth një javë më parë, u keqtrajtuan të paraburgosurit shqiptarë që u privuan nga liria në kuadër të operacionit "Monstra" dhe që u akuzuan për veprën terrorizëm.

    Në opinion ndërkaq mbeten të hapura shumë dilema lidhur me motivet dhe me emrat e atyre që ngritën dorë ndaj të paraburgosurve. Në fakt, deklarata e ministrit Bexheti, e dhënë menjëherë pas vizitës në burg, la të kuptohet se përgjegjësia do të kërkohet në pjesët më të ulëta të hierarkisë së burgut, përkatësisht tek gardianët. "Nuk është e thënë që drejtori në çdo moment të dijë gjithçka që ndodh brenda burgut", tha ministri Blerim Bexheti, deklaratë që u interpretua si amnistim nga përgjegjësia e udhëheqësisë për keqtrajtimin e të paraburgosurve shqiptarë.

    Ndërkohë, shqetësime për sigurinë e të paraburgosurve me rastin "Monstra" kanë shprehur edhe familjarët e tyre, të cilët kanë kërkuar që institucionet përkatëse t'i marrin masat e nevojshme për t'ia garantuar sigurinë e duhur të rinjve që janë duke vuajtur masën e paraburgimit në qelitë e burgut të Manastirit. Sipas të dhënave zyrtare, me keqtrajtimin e shqiptarëve brenda burgut, është duke u marrë edhe zyra e Avokatit të Popullit, ndërsa jozyrtarisht mësohet se gishti është kthyer drejt gardianëve të burgut. Megjithatë, një javë pas zbardhjes së rastit - mbetet e paqartë se kush deshi ta mbaj të fshehur rastin që u zbardh pas intervenimit të ministrit të Drejtësisë, i cili u bind vet në lëndimet trupore që i kishin marrë të paraburgosurit shqiptarë. (I.I./KOHA)

  3. #733
    i/e regjistruar Maska e Mexhi
    Anëtarësuar
    10-03-2009
    Vendndodhja
    Aty ku bukës i thonë bukë, e ujit - ujë
    Postime
    838



    Ngjarjet që e humbën besimin


    Nënçmimet, shpifjet dhe montimet e kohëpaskohshme të veprave të ndryshme penale ndaj shqiptarëve kanë bërë që çdo ditë e më shumë të dyshohet në punën e policisë dhe gjyqësisë në Maqedoni. Sopoti, Brodeci, ekzekutimi i Harun Aliut, burgimet e përjetshme pa i respektuar faktet, identifikimi me "islamistë radikal"... janë vetëm disa nga arsyet pse qytetarët shqiptarë kanë "fobi" ndaj uniformave të drejtësisë dhe sigurisë në vend

    Shkup, 23 maj - Çdo ditë e më shumë po ulet besimi i shqiptarëve kundrejt punës së policisë dhe drejtësisë në Maqedoni. Sopoti, Brodeci, ekzekutimi i dyshimtë i Harun Aliut, dënimi me burgim të përjetshëm i Rexhail Qerimit, Agim Islamit, Almir Dërpljanit, "mbrojtja" e zëdhënësit të policisë, Ivo Kotevski për policinvrasës Joakim Trifunovski, identifikimi i shqiptarëve me "islamistët radikalë", heshtja e incidenteve ku u rrahën dhjetëra nxënës shqiptarë në autobusët urban të Shkupit... kanë sforcuar edhe më shumë dyshimin se për çfarëdo krimi që ndodhë në Maqedoni, fajtorët dihen që më parë - shqiptarët.

    Mungesa e reformave kyçe dhe përfaqësimi i dobët i shqiptarëve në hierarkinë e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe në drejtësi, thonë njohësit e çështjes së sigurisë në vend, është arsyeja pse shqiptarët secilin aksion policor e kanë marrë me dyshime. Madje, edhe pse ndonjëherë kriminelët me të vërtetë janë kapur, procedurat e policisë deri në arrestimin e të dyshuarve ka bërë që i njëjti aksion të përcillet me syrin dyshues. Rasti i fundit - kur të dyshuarit për vrasjen e pesëfishtë në afërsi të liqenit të Smilkovsit, para kohe u akuzuan si "islamik radikal", ka mbushur kupën, thonë ekspertët. "Me një gur u gjuajtën edhe shqiptarët, edhe feja, por edhe Kosova, pasi shteti fqinj u involvua qëllimshëm nga policia". E njëjta gjë ndodhi edhe me heshtjen e policisë dhe gjyqësisë kundrejt kapjes së huliganëve maqedonas që rrahën dhe lënduan nxënësit shqiptarë në autobusët urban, ndërkohë që dënime me burg iu shqiptuan vetëm shqiptarëve që sulmuan qytetarë maqedonas.

    Institucione që nuk i pranojnë gabimet

    "Mungesa e institucioneve stabile që janë përgjegjëse për sigurinë dhe e kaluara e hidhur, me plotë raste të montuara, ndikojnë që qytetarët të jenë skeptik ndaj punës së policisë dhe gjykatave dhe të mos u besojnë të njëjtave. Mosbesimi dhe kritikat e shumta që mund të lexohen në të gjitha raportet relevante të subjekteve ndërkombëtare dhe vendase, por edhe mllefi i qytetarëve vlerësohen si gjendje nga e cila mund të na shpëtonte vetëm respektimi i standardeve të NATO-s dhe Bashkimit Evropian", thotë profesori universitar, njëherësh njohës i çështjeve të sigurisë, Nazmi Maliqi. Ai është shprehur se mosbesimi vie edhe nga mungesa e stabilitetit të këtyre dy sektorëve kyç në një shtet.

    "Qytetarët, pa marrë parasysh cilit etnitet i përkasin, nuk u besojnë institucioneve të sigurisë, gjegjësisht policisë dhe gjykatave, sepse ato nuk e gëzojnë stabilitetin e nevojshëm. Përveç mungesës së institucioneve stabile, në mosbesimin punën e policisë dhe gjyqësorit në masë të madhe ndikon e kaluara e hidhur dhe montimet e ndryshme që kanë pasur për qëllim shpërqendrimin e vëmendjes së opinionit nga një gjendje ose situatë e caktuar, ose arritjen e një qëllimi konkret. Rasti i fundit që tërhoqi vëmendjen e opinionit nuk është hera e parë që qytetarët, pa përjashtim të përkatësisë etnike, të kurdisen nga ana e këtyre institucioneve", thotë profesor Maliqi. Megjithatë, vëren ai, Maqedonia nuk është një rast i veçantë në gabimet e policisë dhe gjyqësisë, por se të njëjtat - ndryshe nga vendet e zhvilluara me demokraci, nuk e pranon asnjëherë gabimin. "Praktika tregon se edhe shumë shtete më të zhvilluara kanë gabuar, por i kanë përmirësuar gabimet. Gjithçka varet nga vullneti dhe dëshira për të bërë ndryshime", ka shtuar Maliqi.

    Gjykatat nuk e kanë harruar rastin "paravojska"

    Rrënjët e mosbesimit të shqiptarëve të Maqedonisë ndaj policisë dhe sistemit në tërësi janë të thella dhe datojnë që nga formimi i këtij shteti, si pjesë e ish-Jugosllavisë, pas Luftës II Botërore. Kështu mendon gazetari dhe drejtori i programacionit në Civil Media, Ilir Ajdini. Duke adoptuar politikën serbe ndaj shqiptarëve në Kosovë, thotë Ajdini, Maqedonia vazhdimisht po ndërmerr veprime për t'i shtypur shqiptarët dhe për t'i parandaluar ata që t'i kërkojnë të drejtat legjitime. "Thënë ndryshe, shqiptarëve vazhdimisht u bëhej me dije se ky shtet, është ekskluzivisht i maqedonasve dhe se ata duhet të heshtin dhe të kënaqen me atë që do t'u jepet. Instrumentet kryesore në këtë luftë të vazhdueshme institucionale kundër shqiptarëve, ishin policia me brutalitetin dhe egërsinë e saj dhe gjykatat, të cilat në procese të montuara, vetëm i komunikonin dënimet që paraprakisht ishin marrë në disa forume, apo 'kuzhina' partiake-shtetërore të Shkupit dhe Beogradit zyrtar", thotë i bindur Ajdini.

    Ai, duke u kthyer në kohë, përmend ngjarjet e Bitpazarit, të Gostivarit dhe ato rreth krijimit të Universitetit të Tetovës, "të gjitha këto me viktima në anën shqiptare". "Të gjithë këto ngjarje pak më parë, dhe këto që po ndodhin në vazhdimësi, treguan qartë se as kjo Maqedoni nuk ka hequr dorë nga përdorimi brutal i forcës policore kundër shqiptarëve dhe kërkesave të tyre. Gjykatat, njëjtë sikur te procesi i montuar në të ashtuquajturën 'aferë e armëve' (e njohur te maqedonasit si 'afera paravojska'), qartë po tregojnë se kanë mbetur po ato të vjetrat, se fare s'u interesojnë argumentet dhe dëshmitë dhe se janë vetëm ekzekutorë të politikës së frikësimit të shqiptarëve dhe mbajtjes së tyre nën zgjedhë", shprehet Ajdini. Aksioni i fundit - "Monstrumi", vijon më tej Ajdini, ka disa elemente që përkujtojnë atë të Rashtakut, në radhë të parë lidhjen e drejtpërdrejtë të shqiptarëve të arrestuar me islamizmin ekstrem. "E para, gjë shumë e çuditshme që bie në sy në këtë rast, është shkelja e prezumpcionit të pafajësisë, edhe atë pikërisht nga ana e ministres së policisë. Shpallja e të arrestuarve fajtorë nga ana e ministrisë ende pa u akuzuar të njëjtët, e të mos flasim për atë se as që ka filluar procesi gjyqësor, ku të akuzuarve do t'u mundësohet që të mbrohen, lë shumë hapësirë për të dyshuar në paanësinë e mekanizmave të shtetit kur janë në pyetje shqiptarët".

    DISA NGA RASTET QË KANË NDIHMUAR NË RRITJEN E MOSBESIMIT NDAJ POLICISË DHE DREJTËSISË

    Vrasja e mistershme e "Kushtrimit" Më 12 maj 2010, në rrethana ende të pasqaruara u ekzekutua Harun Aliu, Xhafer Shala, Qemal Fejzullahu, dhe Shaban Zenuni. Ministrja e Brendshme, Gordana Jankullovska theksoi se "policia kishte vrarë terroristët që cenuan sigurinë e vendit". Harun Aliu së bashku me Ismail Hakemin dhe Bashkim Bajramin u dënuan me burgim të përjetshëm, pasi u akuzuan për vrasjen e policit të Njësitit të "Tigrave", Zoran Markovski në janar 2009

    Burgim të përjetshëm për tre shqiptarë

    Më 26 nëntor të 2008-s, pranë Fakultetit të shkencave matematiko-natyrore mbeti i vrarë polici Afrim Arifi nga Shkupi. Me burgim të përjetshëm më 30 prill 2010 u dënua Rexhail Qerimi nga fshati Opajë i Kumanovës, Agim Islami dhe Almir Drpljanin nga Shkupi, kurse Ramadan Shaqirit iu shqiptua dënimi prej gjashtë vitesh burg. Sot e kësaj dite, Trupi gjykues asnjëherë nuk i mori parasysh faktet që tregonin se tre të akuzuarit, nuk janë autorë të veprës.

    Milioneri dënohet për vjedhjen e 50 mijë eurove!

    Biznesmeni kosovar Florim Maloku-Floki dhe shtetasit e Maqedonisë, Avdil Tahiri dhe Idriz Rrustemi u dënuan në shkurt të vitit 2010 me nga tetë vjet heqje liri, si të akuzuar kryesor për plaçkitjen e "ProCredi Bank", në qendër të Shkupit. Gjatë procesit gjyqësor, Florim Maloku kishte ofruar pesë milionë euro garanci që të mbrohet në liri, megjithëse kërkesa nuk u mor parasysh. Nuk u morën parasysh as dëshmitarët që dëshmuan se Maloku, ditën kur kishte ndodhur vjedhja e Bankës, ka qenë në Kosovë, në përurimin e një shkolle fillore. Madje, dëshmitari i vendngjarjes, një polic i plagosur, dëshmoi se vjedhjen e kanë kryer katër persona profesionistë, duke deklaruar gjithashtu se nuk mund të verifikojë Malokun ose të dënuarit tjerë si "hajnat" e Pro- Credit Bankës.

    "Stuhia Malore" dhe gjykimi i diskutueshëm

    Aksioni policor "Stuhia Malore" e realizuar në fshatin Brodec të Tetovë, përfundoi me 13 të arrestuar dhe gjashtë të vrarë. Shumica e të arrestuarve, tanimë të dënuar gjithsej me 95 vjet burg, kanë ofruar dëshmi se megjithatë, nuk kanë qenë të involvuar në grupin e kërkuar të policisë. Megjithëse u kërkua një hetim dhe gjykim i drejtë, rasti "Stuhia Malore" u mbyll ashtu siç edhe u gjykuan që në fillim të aksionit.

    Polici vrasës dhe mbrojtja nga Kotevski

    Më 28 shkurt 2012, efektivi i policisë Joakim Trifunovski me shtatë plumba nga pistoleta zyrtare vrau 26 vjeçarin Besnik Shehapi dhe 30 vjeçarin Imran Mehmeti nga Gostivari. Mjaftoi një deklaratë mbrojtëse për policin e zëdhënësit të MPB-së, Ivo Kotevski që revolta e shqiptarëve të shpërthejë në protesta të mëdha në Gostivar. "...sipas deklaratës së të dyshuarit Trifunovski, ai me qëllim të mbrojtjes ka shtënë dy plumba në ajër, ndërsa pastaj ka shtënë në drejtim të dy personave, të cilët janë plagosur dhe fatkeqësisht më pas iu nënshtruan plagëve", ishte deklarata e Kotevskit që ngjalli reagime të shumta të shqiptarëve. (KOHA)

  4. #734
    i/e regjistruar Maska e Mexhi
    Anëtarësuar
    10-03-2009
    Vendndodhja
    Aty ku bukës i thonë bukë, e ujit - ujë
    Postime
    838
    Dy referentët e burgut hetues në Manastir, janë personat e dyshuar që kanë keqtrajtuar shqiptarët e paraburgosur në rastin “Monstrum”. Zoran Miçevski dhe Zoran Kostovski kanë marrë vendimin për suspendim nga puna pasi ndaj tyre është ngritur padi për vepër penale keqtrajtim në detyrë. Në arsyetimin e vendimit për suspendimin e tyre, të nënshkruar nga drejtori i burgut Sllavko Gacovski thuhet se më 22 maj, Avokati i Popullit ka ngritur padi ndaj dy personave pasi dyshohen se më 2 maj, në ditën kur në këtë burg janë pranuar personat e dyshuar në rastin “Monstrum”, Agim Ismailoviç, Fejzi Aziri dhe Rami Sejdiu në ditën e pranimit në tyre në këtë burg më 2 maj.

    Një ditë pas kësaj ngjarje, i tërë personeli i burgut që ka qenë në detyrë një ditë më herët, është detyruar të japë deklaratë me shkrim. Deklaratat e dhëna nga punonjësit dhe mjeku i burgut, me ato të personave të keqtrajtuar si dhe me njohuritë e Avokatit të Popullit nuk janë përputhur me njëra tjetrën. Për këtë arsye, deri në ndriçimin e plotë të rastit nga ana e organeve hetuese, referentët e dyshuar për dhunë do të mbeten të suspenduar nga puna. (KOHA)

  5. #735
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    www.arberiaonline.com
    Postime
    1,187
    Citim Postuar më parë nga Mexhi Lexo Postimin
    Dy referentët e burgut hetues në Manastir, janë personat e dyshuar që kanë keqtrajtuar shqiptarët e paraburgosur në rastin “Monstrum”. Zoran Miçevski dhe Zoran Kostovski kanë marrë vendimin për suspendim nga puna pasi ndaj tyre është ngritur padi për vepër penale keqtrajtim në detyrë. Në arsyetimin e vendimit për suspendimin e tyre, të nënshkruar nga drejtori i burgut Sllavko Gacovski thuhet se më 22 maj, Avokati i Popullit ka ngritur padi ndaj dy personave pasi dyshohen se më 2 maj, në ditën kur në këtë burg janë pranuar personat e dyshuar në rastin “Monstrum”, Agim Ismailoviç, Fejzi Aziri dhe Rami Sejdiu në ditën e pranimit në tyre në këtë burg më 2 maj.

    Një ditë pas kësaj ngjarje, i tërë personeli i burgut që ka qenë në detyrë një ditë më herët, është detyruar të japë deklaratë me shkrim. Deklaratat e dhëna nga punonjësit dhe mjeku i burgut, me ato të personave të keqtrajtuar si dhe me njohuritë e Avokatit të Popullit nuk janë përputhur me njëra tjetrën. Për këtë arsye, deri në ndriçimin e plotë të rastit nga ana e organeve hetuese, referentët e dyshuar për dhunë do të mbeten të suspenduar nga puna. (KOHA)
    http://zhurnal.mk/image.aspx?img=Ble...-3gardiane.jpg
    Shkup, 23 maj - Tre gardianët e burgut të Manastirit të cilët kishin rrahur dy shqiptarët, Fejzi dhe Haki Aziri, janë suspenduar nga puna. Familjarët e dy të akuzuarve në rastin “Monstra” kishin deklaruar se të afërmit e tyre janë keqtrajtuar brenda burgut, ndërsa menjëherë kishin reaguar avokati i popullit dhe ministri i drejtësisë.

    Ministri i drejtësisë, Blerim Bexheti kishte theksuar se do të marrin dënimin e merituar ata të cilët kishin shkaktuar dhunë ndaj të paraburgosurve shqiptarë, ndërsa sot është konstatuar se kishin qenë tre gardianë të cilët kishin rrahur shqiptarët.

    Për këtë arsye ata janë suspenduar nga puna. Kjo është hera e parë të ndodhë që për shkak të keqtrajtimeve ndaj shqiptarëve të suspendohen gardianët e burgjeve.

    “Suspendimi është bërë me qëllim që të mundësohet në mënyrë të papenguar të vërtetohet gjendja faktike si dhe mbledhja e dëshmive për vërtetimin e përgjegjësisë së tre personave”, thuhet në komunikatën e burgut të Manastirit.

    Të gjitha deklarata e partisë shqiptare në pushtet, BDI deri më tani kishin theksuar se nuk do të lejohet të ketë procese të montuara dhe secili do të bartë përgjegjësinë për detyrën që ka.
    http://zhurnal.mk/content/?id=125231940206

  6. #736
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    www.arberiaonline.com
    Postime
    1,187

    Departamentit të Shtetit për të drejtat e njeriut

    DASH: Shkelje serioze, Maqedonia ka dështuar

    http://zhurnal.mk/image.aspx?img=dash_7.jpg

    Uashington, 24 maj - Një sërë vërejtjesh serioze për Maqedoninë, përmban Raporti më i ri i Departamentit të Shtetit për të drejtat e njeriut, të publikuar në orët e vona të pasdites së sotme, shkruan “Zhurnal Plus” në numrin e saj të nesërm.

    Rasti i Sopotit dhe i keqtrajtimeve të dëshmitarëve, rasti i arrestimit të Ljube Boshkovskit, mbyllja e televizionit A1 dhe gazetave Vreme, Shpic dhe Koha e Re, përjashtimi i redaktores Tamara Causidis nga televizioni Alsat-M, mospërfaqësimi i drejtë dhe adekuat i shqiptarëve dhe tensionet etnike, janë vetëm një pjesë e këtij raporti që më gjerësisht do të mund ta lexoni në një nga numrat e ardhshëm të “Zhurnal Plus”.

    “Problemi më i rëndësishëm mbetet dështimi i qeverisë që të respektojë sundimin e së drejtës, që është reflektuar me ndërhyrjen e saj në gjyqësorin dhe mediat, persekutimin e oponentëve politikë dhe nivelin sinjifikant të korrupsionit brenda qeverisë dhe mosndëshkimit të policisë. Tensionet midis shqiptarëve dhe maqedonasve, si dhe diskriminimi social ndaj romëve dhe pakicave të tjera etnike dhe religjioze, përbën edhe një sferë nga shqetësimi për të drejtat e njeriut”, thuhet në Raportin e DASH-it.
    http://zhurnal.mk/content/?id=1252419531232
    http://zhurnal.mk/content/?id=1252419531232

  7. #737
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Citim Postuar më parë nga Genti.. Lexo Postimin
    DASH: Shkelje serioze, Maqedonia ka dështuar

    http://zhurnal.mk/image.aspx?img=dash_7.jpg

    Uashington, 24 maj - Një sërë vërejtjesh serioze për Maqedoninë, përmban Raporti më i ri i Departamentit të Shtetit për të drejtat e njeriut, të publikuar në orët e vona të pasdites së sotme, shkruan “Zhurnal Plus” në numrin e saj të nesërm.

    Rasti i Sopotit dhe i keqtrajtimeve të dëshmitarëve, rasti i arrestimit të Ljube Boshkovskit, mbyllja e televizionit A1 dhe gazetave Vreme, Shpic dhe Koha e Re, përjashtimi i redaktores Tamara Causidis nga televizioni Alsat-M, mospërfaqësimi i drejtë dhe adekuat i shqiptarëve dhe tensionet etnike, janë vetëm një pjesë e këtij raporti që më gjerësisht do të mund ta lexoni në një nga numrat e ardhshëm të “Zhurnal Plus”.

    “Problemi më i rëndësishëm mbetet dështimi i qeverisë që të respektojë sundimin e së drejtës, që është reflektuar me ndërhyrjen e saj në gjyqësorin dhe mediat, persekutimin e oponentëve politikë dhe nivelin sinjifikant të korrupsionit brenda qeverisë dhe mosndëshkimit të policisë. Tensionet midis shqiptarëve dhe maqedonasve, si dhe diskriminimi social ndaj romëve dhe pakicave të tjera etnike dhe religjioze, përbën edhe një sferë nga shqetësimi për të drejtat e njeriut”, thuhet në Raportin e DASH-it.
    http://zhurnal.mk/content/?id=1252419531232
    http://zhurnal.mk/content/?id=1252419531232
    Prandaj e priten ftohte institucionet nderkombetare lajmin per arrestimin e 20 "terroristeve islamik" nga policia sllavomaqedonase. Shtet hajgare.

  8. #738
    i/e regjistruar Maska e Sami Hyseni
    Anëtarësuar
    01-01-2010
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    857
    Citim Postuar më parë nga illyrian rex Lexo Postimin
    Prandaj e priten ftohte institucionet nderkombetare lajmin per arrestimin e 20 "terroristeve islamik" nga policia sllavomaqedonase. Shtet hajgare.
    Po, pra...sepse institucionet nderkombetare, nuk jane:

    se pari;_ "budallenj" si disa qe "te qirren" ketu, "jo islami, jo kshtu apo ashtu...", qe te
    nxitet urrejtje ndermjetveti, (ndoshta qellimisht, arsyet nuk ka nevoje t`i them),

    se dyti;_ Provokimet sllave, nuk iu behen Inst. Nderkom., por ne, dhe mekete, analizojne
    dhe sjellin perfundimin; se shqiptaret akoma jane lehtperqares(perqahen
    lehte), duhet vetem gjetur "piken e dobet" te tyre, qe nuk eshte aspak veshtire
    ...


    etj. etj. ...

  9. #739
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Citim Postuar më parë nga Sami Hyseni Lexo Postimin
    Po, pra...sepse institucionet nderkombetare, nuk jane:

    se pari;_ "budallenj" si disa qe "te qirren" ketu, "jo islami, jo kshtu apo ashtu...", qe te
    nxitet urrejtje ndermjetveti, (ndoshta qellimisht, arsyet nuk ka nevoje t`i them),

    se dyti;_ Provokimet sllave, nuk iu behen Inst. Nderkom., por ne, dhe mekete, analizojne
    dhe sjellin perfundimin; se shqiptaret akoma jane lehtperqares (perqahen
    lehte), duhet vetem gjetur "piken e dobet" te tyre, qe nuk eshte aspak veshtire
    ...
    etj. etj. ...
    Kete pune e kane ata. E gjejne nje çarje te vogel, investojne mire e mire ne te dhe pas nje kohe ajo çarje shnderrohet ne kanion.

  10. #740
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    www.arberiaonline.com
    Postime
    1,187
    AI: Diskriminimi vazhdon në Maqedoni



    Organizata Amnesty International në raportin e vitit 2012 për të drejtat e njeriut përmban një varg kritikash për Maqedoninë.

    Në raportin e siguruar nga agjencia INA thekse të veçanta janë përmendur se është përkeqësuar respektimi i të drejtave të njeriut, se qeveria ka cunguar lirinë e medias dhe ka pasuar përkeqësimi i marrëdhënieve ndëretnike përmes projekteve qeveritare si Shkupi 2014.

    Por nga ana tjetër, një sfidë për Maqedoninë nënvizohet në raport mbyllja e rasteve për krime lufte të vitit 2001 të kthyera nga Tribunali i Hagës, që ngarkonin edhe ish-UÇK-në.

    Në hyrjen e raportit të Amnesty International theksohet se 10 vite pas konfliktit të armatosur të vitit 2001, ndjekjet penale për krime lufte që ishin kthyer nga Tribunali i Hagës janë anuluar në Maqedoni.

    “Zgjedhjet në Maqedoni u shpallën qershorin e vitit të kaluar pas një bojkoti parlamentar nga partitë e opozitës. VMRO-DPMNE rifitoi pushtetin në një koalicion me BDI të shqiptarëve. BDI u bashkua me koalicionin me disa kushte, duke përfshirë edhe një amnisti për raste të krimeve të luftës”, thekson Amnesty International.

    Ndërtimi i Kishës në Kala dhe Regjistrimi

    Sipas raportit në vijim, ndërtimi i monumenteve nacionaliste pa keqësuar tensionet ndër-etnike.

    “Në shkurt, shqiptarët etnik, duke përfshirë zyrtarë të BDI, u përpoqën të ndalonin ndërtimin e një muzeu në formë kishe brenda Kalasë së Shkupit, ku tetë veta u plagosën. Në tetor, regjistrimi i popullsisë u anulua menjëherë pas kishte filluar, për shkak të mospajtimit mbi përfshirjen e shqiptarëve etnikë, të cilët kishin jetuar jashtë Maqedonisë për më shumë se një vit. Komisioni Evropian në tetor përsëri rekomandoi që bisedimet për anëtarësim në BE duhet të fillojnë, por Këshilli i Ministrave të BE përsëri ka shtyer fillimin e bisedimeve, pjesërisht për shkak të mosmarrëveshjeve të vazhdueshme me Greqinë rreth emrit të vendit”.



    Keqtrajtimet policore

    Mosndëshkimi i keqtrajtimeve policore ka vazhduar në Maqedoni. Prokurorët kanë dështuar në mënyrë efektive për të hetuar akuzat. Raportet e keqtrajtimit nga ana e njësisë policore “Alfa” vazhdojnë. I riu maqedonas Martin Neskovski u rrah rëndë në 6 qershor gjatë kremtimeve paszgjedhore në Shkup, dhe vdiq nga demtimet në kokë. Igor Spasov, një anëtar i njësitit policor “Tigrat” u arrestua si personi përgjegjës për vdekjen e të riut maqedonas, edhe pse ai nuk ka pranuar aktin e kryer. Në Shkup u mbajtën protesta publike për vonesën e hetimeve dhe se procedura gjyqësore për rastin u hap në nëntor të vitit të kaluar dhe akoma nuk ka një epilog gjyqësor.

    AI përmend edhe rastin e ndalimit të shtetasit gjerman me origjinë libiane Khaled el – Masri, i cili ka nisur një procedurë ankese në Gjykatën Evropiane e të Drejtave të Njeriut kundër Maqedonisë, në lidhje me rolin e Maqedonisë në rrëmbimin e tij, ndalimit të paligjshëm dhe keqtrajtimit për 23 ditë në Shkup në vitin 2003.



    Kufizimi i skajshëm i lirisë së mediave

    Liria e shprehjes së gazetarëve dhe punëtorëve të pavarur të mediave ishte kufizuar gjithnjë e më shumë nga ndërhyrjet e qeverisë, duke filluar nga frikësimi i drejtpërdrejtë dhe kontrollimi përmes kompanive të reklamave.

    Deri në tetor, mbi 105 raste për shpifje janë ngritur kundër gazetarëve, shumica nga ana e zyrtarëve qeveritarë. Në raportin e Amnesty shpjegohet edhe rasti i mbylljes së televizionit A1 dhe gazetave të kësaj kompanie, ndërsa nënvizohet edhe arrestimi i pronarit dhe punonjësve të tjerë. Sipas kësaj organizate, gjykimi i këtij rasti ishte tejet i politizuar dhe ka pasur shqetësime për kohëzgjatjen e paraburgimit.

    Qeveria përmes ndryshimeve të Ligjit për veprimtari radiodifuzive ka rritur kontrollin mbi mediat elektronike.

    Në tetor, filluan bisedimet mes qeverisë dhe gazetarëve, me ç`rast u kërkua dekriminalizimi i shpifjes.



    Marrëveshja e Ohrit dhe diskriminimi

    Në pjesën e diskriminimit theksohet vazhdimësia e pranisë së diskriminimit etnik, gjinor dhe rajonal.

    Raporti i Amnesty International nëvizon se vazhdoi zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit të vitit 2001, por edhe ka vazhduar adresimi i diskriminimit kundër shqiptarëve. Decentralizimi i kompetencave tek komunat ka përparuar ngadalë dhe Ligji mbi Gjuhët ishte zbatuar pjesërisht. Ndarja etnike e Shqiptarëve në arsim ka vazhduar. Në të njejtën kohë janë shprehur kritika edhe lidhur me gjendjen e komunitetit rom si komunitet i diskriminuar.

    Raporti përmban formimin e Komisionit për mbrojtjen kundër diskriminimit, por përbërja e komisionit është kritikuar nga OJQ-të për shkak të anëtarëve të zgjedhur disa prej tyre, tre veta, punonjës të shtetit. Tek ligji antidiskriminim gjithashtu janë shprehur kritika, ku thuhet se mungojnë dispozitat për mbrojtjen e lezbikeve, homoseksualëve, njerëzve biseksualë dhe transeksualë, etj.





    Sikur nuk i shofin Shqiperia dhe Kosova keto gjera qe po ndodhin me shqiptaret ne Maqedoni , megjithate , pas ketyre protestave qe ishin ne krye te protestave fetaret mendoja qe te huajt nuk do jene me tutje ne anen e shqiptareve por per FAT te mire , pas ketyre dy lajmeve te fundit u binda qe jemi ne rruge te drejte dhe me te mdhejte jane me ne , dhe me te vertete shqiptaret jane te diskriminuar .
    Kete sllavin ne krye te qeverise , gati se kane fut ne rangun e Causheskut , dhe sipas ketyre akuzava ndaj shtetit Sllave , disi me duket qe ne keto vrasje te 5-fishte kane edhe ata dyshime ?

    http://editorial.mk/editorial/2012/0...-maqedoni.html

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •