Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1

    Zgjedhjet presidenciale ne France

    Francė, kėrcėnohet kandidatja pėr presidente

    01/02/2012 16:55


    Njė plumb dhe njė letėr me njė mesazh kėrcėnues iu dėrguan kandidates presidenciale nė Francė, Eva Joly, lajmėroi drejtori i fushatės sė saj zgjedhore tė mėrkurėn.

    Joly ėshtė kandidatja e Partisė sė Gjelbėrt dhe ajo ėshtė vendosur vazhdimisht nėn sulmin e mbėshtetėsve tė ekstremit tė djathtė. “Na kanė mbėrritur letra shumė kėrcėnuese dhe me pėrmbajtje tė fortė nacionaliste”, u shpreh bashkėpunėtori i kandidates, Stephane Sitbon-Gomez.

    68-vjeēarja, e cila mbrohet nga dy truproja, ėshtė njė kandidate e bllokut europian tė tė gjelbėrve. Nė profesion njė ish-gjykatėse, kandidatura e Joly ka ngjallur debate tė shumta pėr shkak tė prejardhjes sė saj norvegjeze.

    Nė sondazhin e fundit mbi garėn presidenciale, Joly renditet nė vendin e gjashtė midis kandidatėve, e zgjedhur nga 3% e votuesve. Nė qendėr tė fushatės sė saj, ėshtė vendosur programi pėr tė reduktuar varėsinė e Francė nga energjia bėrthamore.

    Zgjedhjet presidenciale do tė mbahen nė datėn 22 prill dhe socialisti Hollande kryeson nė sondazhe me 31% tė preferencave. Presidenti nė detyrė, Nicolas Sarkozy, jepet me 23,5%, ndjekur nga kandidatja e Frontit Kombėtar, Marine le Pen, me 20%.

    Franca pėrdor njė sistem votimi me dy raunde, me raundin e parė qė shėrben pėr tė pėrzgjedhur dy kandidatėt mė tė votuar, pėrpara se ata tė ballafaqohen nė zgjedhje kokė mė kokė njė javė mė pas.

    Francė, sulm me miell kandidatit pėr president

    Kandidati socialist pėr president nė Francė, Francois Hollande nisi si mos mė keq fushatėn e tij elektorale nė Paris.

    Nė njė video tė shfaqur nga BBC, njė ndėr tė pranishmit nė takimin e Hollande me mbėshtetėsit e tij, i shpėtoi sigurimit dhe sulmoi kandidatin socialist me miell nė fytyrė.

    Truprojat e sigurimit ndėrhynė menjėherė duke neutralizuar agresorin, ndėrsa Hollande ndėrpreu takimin e tij.

    top-channel

  2. #2
    Francė, sot dita e fundit e fushatės presidenciale

    Kandidatėt kanė bėrė premtimet e fundit para votimit tė sė dielės


    E premtja ėshtė dita e fundit e fushatės nė Francė, e cila i prin raundit tė parė tė zgjedhjeve presidenciale, qė do tė zhvillohet tė dielėn.
    Kandidatėt pėr zgjedhjet presidenciale kanė bėrė premtimet e fundit para se francezėt tė votojnė ditėn e diel. Kandidati socialist Fransua Hollande ka mbajtur njė tubim tė fundit nė Bordo, ndėrsa presidenti Nikolas Sarkozi pritet ta mbajė nė Nice. Sondazhet e fundit tregojnė se tė dy kandidatėt janė shumė pranė njėri-tjetrit me pikė, ndėrsa Hollande ėshtė ai qė kryeson dhe sipas tė dhėnave tė fundit pritet tė fitoje raundin e parė tė votimeve . Kandidati i djathtė Marine Le Pen pritet tė marrė rreth 17 % tė votave , ndėrsa Jean –Luc i krahut tė majtė sipas sondazheve do tė marrė rreth 15 % tė votave .
    Vetėm dy ditė para zgjedhjeve sondazhet tregojnė se ka ende mjaft votues, qė nuk janė tė vendosur pėr kandidatin, nė njė kohė qė fushata elektorale ėshtė fokusuar sė tepėrmi tek ekonomia e vendit.
    Presidenti aktual Nikolas Sarkozi ka premtuar rritje ekonomike duke luftuar papunėsinė. Raundi i parė i zgjedhjeve do tė mbahet tė dielėn dhe nėse asnjė kandidat nuk merr shumicėn absolute , do tė mbahet njė balotazh midis dy kandidatėve kryesorė mė 6 maj.
    Nė garė janė dhjetė kandidatė, por vetėm dy nga ata do tė shkojnė nė balotazhin e 6 majit.
    Analistėt thonė se apatia e votuesve francezė ėshtė shumė e lartė. Sipas tyre, njė nė tre qytetarė me tė drejtė vote ka thėnė se nuk do tė votojė nė zgjedhjet e sė dielės.

    ABC

    Zgjedhjet po ndodhin ne nje kohe delikate per politikat ekonomike ne eurozone. Do kete ndikim ne ekonomi largimi i Sarkozis, nese nuk i fiton zgjedhjet?
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •