Pėr tė paktėn njė javė ajo luftoi fort pėr tė qėndruar nė jetė, por e pati tė pamundur pėr shkak se goditjet qė kishte marrė nė trup nga i ati ishin brutale.
Bebja Neha Afreen vdiq pas njė ataku kardiak nė spitalin e Bangalores, nė Indi, tė mėrkurėn nė mėngjes.
Nėna e vajzės tre muajshe e kishte ēuar tė bijėn mė 5 prill nė mbrėmje nė spital, me plagė tė rėnda nė kokė, qafė tė thyer dhe shėnja djegieje nė trup. Babai i saj Umar Farooq, i cili merret me lyerjen e makinave akuzohet se i ka shkaktuar dhunė deri nė vdekje vajzės sė tij, vetėm se nė vend tė saj donte tė kishte djalė.
Pavarėsisht se Afreen shfaqi shenja pėrmirėsimi tė martėn, gjendja e saj u pėrkeqėsua pasi ajo pėsoi konvulsione.
Mjekėt thonė se foshnja e kishte tė pamundur qė tė qėndronte nė jetė. Ndėrkohė qė nė spital pritej tė vinte njė ekip doktorėsh nga Instituti Kombėtar pėr Shkencat e Shėndetit Mendor, pėr shkak se Afreen kishte plage tė rėnda nė kokė dhe kėrkonte njė kujdes tė specializuar, vajza 3-muajshe nuk arriti dot tė mbijetonte.
Nėna e vajzės, Reshma rrėfeu se i shoqi i saj i alkoolizuar 37-vjeēar e kishte rrahur sistematikisht qė ditėn e lindi vajzėn. Tė enjten e shkuar ai u kthye i dehur nė shtėpi dhe abuzoi sėrish me gruan pėr shkak se ajo nuk i kishte sjellė nė jetė djalin e dėshiruar.
Kur Reshma ra pėr tė fjetur, burri i saj Farooq akuzohet se i ka futur njė rrobė nė gojėn e Afreen pėr t'i ndaluar tė qarat dhe mė pas e ka qėlluar me njė objekt tė fortė me majė.
Reshma u zgjua nė mesnatė dhe pa qė foshnja kishte konvulsione. E informoi menjėherė burrin e saj, i cili u duk i painteresuar pėr kėtė. Kur bebja nisi tė vjellė gjak Farooq iku. Me ndihmėn e fqinjėve, Reshma e ēoi nė spital foshnjėn. Ajo tregoi se Farooq e kishte keqtrajtuar edhe dy herė tė tjera vajzėn, por ajo si nėnė kishte heshtur duke dashur qė tė shpėtonte martesėn. Herėn e parė ai e kishte rrahur fėmijėn, kurse herėn e dytė, Reshma kishte gjetur shenja tė djegies nga cigarja nė ballė dhe mbrapa kokės.
Reshma fillimisht kishte patur frikė tė kontaktonte me policinė, por autoritetet i kėrkuan asaj qė tė ngrinte padi ndaj tė shoqit.Farooq ėshtė arrestuar dhe ndodhet nė arrest deri mė 21 prill, ku do t'i duhet tė ballafaqohet me drejtėsinė me akuzėn e vrasjes. Vdekja e kėsaj foshnjeje dhe rrethanat, nė tė cilėn u zhvilluan ngjarjet kanė tronditur mbarė shoqėrinė vendase dhe tė huaj.
Top-Channel
PS; Kto s'jan njerėz. Vritet fėmija vetėm pse s'ishte mashkull. Ptuu farė e keqe.
Krijoni Kontakt