-
Perjashtuar
Prej perlave tė imam Albanit Shejh Muhammed Nasiruddin Albani
Pyetėsi: Ai qė e don dikė pėr hir tė All-llahut, a e ka pėr detyrė qė tia thotė atij qė e don pėr hir tė All-llahut?
Shejhu: Po! Mirėpo, dashuria pėr hir tė All-llahut ka kosto tė lartė dhe janė tė pakėt ata qė e paguajnė kėtė kosto. A e dini cila ėshtė kostoja e dashurisė pėr hir tė All-llahut? A e din ndonjėri prej jush koston? Kush e din tė na pėrgjigjet...
Njėri nga tė pranishmit: Thotė Pejgamberi (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem): Shtatė grupe njerėzish do tė jenė nėn hijen e All-llahut, Ditėn kur nuk ka hije pėrveē hijes sė Tij; prej tyre janė dy burra qė janė dashur pėr hir tė All-llahut, janė bashkuar dhe ndarė mbi kėtė dashuri.
Shejhu: Nė esencė, kjo ėshtė njė pėrgjigje e saktė, mirėpo nuk ėshtė pėrgjigja e pyetjes qė bėra. Pėrafėrsisht, ky ėshtė njė pėrkufizim i dashurisė pėr hir tė All-llahut, por, nuk ėshtė pėrkufizim i plotė. Pyetja ime ėshtė rreth kostos qė duhet tia paguajnė njėri-tjetrit dy persona qė duhen pėr hir tė All-llahut. Nuk kam pėr qėllim shpėrblimin nė Ahiret, por nga pyetja kam pėr qėllim, se cili ėshtė fakti (me anė tė veprave) i dashurisė pėr hir tė All-llahut mes dy personave? Ndoshta dy persona e duan njėri-tjetrin, mirėpo dashuria e tyre ėshtė formale. Cila ėshtė dashuria reale dhe cili ėshtė fakti qė tregon se kjo dashuri ėshtė reale?
Njė nga tė pranishmit: Tė duash pėr vėllaun, atė qė e don pėr veten tėnde.
Shejhu: Kjo ėshtė cilėsi e dashurisė, apo njė nga cilėsitė e dashurisė...
Njė nga tė pranishmit: Thotė All-llahu i Lartėsuar: Thuaj: Nėse ju e doni All-llahun, atėherė mė ndiqni mua, qė All-llahu do tju dojė. Aal Imran: 31
Shejhu: Kjo ėshtė pėrgjigje e saktė, por pėr njė pyetje tjetėr...
Njė nga tė pranishmit: Pėrgjigja mund tė jetė tek hadithi i saktė: Tre cilėsi nėse gjinden tek njė njeri, atėherė ai ka gjetur ėmbėlsirėn e imanit prej tyre janė ata qė duhen pėr hir tė All-llahut.
Shejhu: Ky ėshtė ndikimi qė ka dashuria pėr hir tė All-llahut. Cili ėshtė ai ndikim? Ai ndikim ėshtė ndjenja e ėmbėlsirės sė imanit nė zemėr.
Njė nga tė pranishmit: Thotė All-llahu i Lartėsuar: Pėr kohėn! Me tė vėrtetė, njeriu ėshtė nė humbje, pėrveē atyre qė besojnė dhe bėjnė vepra tė mira, i kėshillojnė njėri-tjetrit tė vėrtetėn e i kėshillojnė njėri-tjetrit durimin. El Asr: 1-3
Shejhu: Tė lumtė! Kjo ėshtė pėrgjigja. Komentimi i kėsaj ėshtė se nqs unė realisht tė dua pėr hir tė All-llahut, unė do tė vazhdoja nė kėshillimin tėnd, ndėrsa ti do tė ma ktheje me tė njėjtėn gjė. Pėr kėtė, vazhdueshmėria nė kėshillim, ėshtė shumė e pakėt nė mesin e atyre qė pretendojnė dashurinė pėr hir tė All-llahut. Kjo dashuri mund tė pėrmbajė sinqeritet, mirėpo nuk ėshtė e plotė. Kjo ndodh sepse secili prej nesh i matet tjetrit, frikėsohet mos i ngel hatri, mos largohet... etj. Nga kjo kuptojmė se dashuria pėr hir tė All-llahut, ka pėr kosto qė secili tė jetė i sinqertė ndaj tjetrit pėrmes kėshillės; e urdhėron pėr mirė, e ndalon nga e keqja gjithmonė dhe nė ēdo rast. Me anė tė kėshillimit qė ti i bėn, i je ngjeshur mė shumė sesa vetė hija qė ai ka. Ėshtė vėrtetuar se prej veprave tė sahabėve kur ata ndaheshin nga njėri-tjetri, njėri prej tyre i lexonte tjetrit: Pėr kohėn! Me tė vėrtetė, njeriu ėshtė nė humbje, pėrveē atyre qė besojnė dhe bėjnė vepra tė mira, i kėshillojnė njėri-tjetrit tė vėrtetėn e i kėshillojnė njėri-tjetrit durimin. El Asr: 1-3
Nga libri: el Haui min fetaua el Albani fq. 165-166
Pėrshtati: Besmir Cacani
http://www.forumiselefi.net/viewtopi...45dba38fbe9f5a
http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=128488
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt