Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1

    Dy qytetet e shenjta shqiptare

    Dy qytetet e shenjta shqiptare

    Ēfarė rezervonte pėr malėsorėt mė tė famshėm shqiptarė shtypi amerikan i kohės dhe ēfarė fshihnin nėn dhč kėto qyteza. Pėrse vlerėsoheshin si dy destinacionet mė tė paeksploruara tė Europės dhe pėrse veprimet e tyre, arrinin t“u bėnin sfidė tė hapur vendimeve tė Fuqive mė tė mėdha tė botės

    “Qytetet e ndaluara tė Plavės dhe Gucisė, tė cilat nuk mund t“i shkelė dot askush pėrveē shqiptarėve tė klanit tė Guciajve (gusinjotėt) apo vėllezėrve tė tyre tė gjakut, akoma mund tė ndajnė tė njėjtin fat thuajse si i Lhasės (kryeqyteti i Tibetit) dhe misteret e tyre pėrbėjnė material tė denjė pėr t“u pėrfshirė nė guidat turistike si destinacione tė paeksploruara. Kjo do tė pėrbėnte njėkohėsisht edhe pėrfundimin e zėnkave territoriale mes Malit tė Zi dhe Shqipėrisė, njė ēėshtje e ndjeshme nė rajonin e Europės Juglindore, me tė cilėn diplomatėt po merren prej vitesh”. Kėshtu niste njė artikull nė njė gazetė amerikane nė vitin e largėt 1907, i cili i kushtohej nė mėnyrė ekskluzive historisė, zakoneve dhe traditave tė njėrės prej zonave mė tė bukura, mė atdhetare e mė tė famshme tė Shqipėrisė sė Veriut, e cila sot, pas mė shumė se 100 vjetėve, ndodhet nėn autoritetin shtetėror tė Malit tė Zi, plotėsisht e shndėrruar, e nėpėrkėmbur e thuajse nė prag asimilimi, jo thjesht gjuhėsor. Pėr mė tepėr, e harruar edhe nga vetė shqiptarėt. Por dikur ishte ndryshe.

    Nė shumė pasazhe nga ky artikull mėson shumėēka mbi Plavėn e Gucinė, tė cilat, duket se nė mediat e huaja asokohe kishin marrė namin e dy qyteteve “tė ndaluara” tė Europės, apo “njollat e pashkelura” tė saj, ku sipas tyre zor se gjeje njė njeri tė vetėm qė tė mund tė depėrtonte atje pėr tė rrėfyer mė pas bėmat e tij. Por jo vetėm kaq. Sigurisht se rezistenca e famshme e kėsaj popullsie ndaj tentativave tė Malit tė Zi pėr ta pushtuar dhe kėmbėngulja e tyre pėr tė mos iu bindur madje as autoritetit e vendimeve tė gjashtė Fuqive tė Mėdha europiane, duket se kishin tėrhequr vėmendjen e shtypit edhe pėrtej detit, duke bėrė qė t“u kushtonin atyre njė vėmendje tė veēantė.

    Sjelljet e banorėve tė kėsaj zone krenare kundrejt tė huajve e sidomos kundrejt fqinjėve sllavė, hasen nė pėrshkrimet e tyre me frekuencė tė habitshme, madje qysh nė fillim tė viteve 1900, duke vėnė nė dukje nga njėra anė brutalitetin e fatin fatal qė u rezervohej kėtyre tė fundit, e nga ana tjetėr, arsyet e kėsaj sjelljeje e mosbesimi tė thellė. Por mėsojmė se kėto dy qytete, njėkohėsisht mbartnin edhe statusin e qyteteve tė shenjta pėr shqiptarėt, duke na sjellė fakte interesante e ngritur lart virtytet e atyre banorėve, tė cilėt pėr kohėn, duket se po shkruanin historinė. Sigurisht, aty gjejnė vend edhe histori qė ilustrojnė sjelljen kolektive e individuale ndaj fenomeneve tė kohės, si ai i gjakmarrjes, izolimit, mungesės sė civilizimit etj. Sidoqoftė, thelbi dhe mesazhi i artikullit mbetet plotėsisht i qartė e pozitiv, pasi nė fund mbyllet me fjalėt:

    “Por megjithatė, ēfarėdoqofshin sherret e brendshme qė duhet tė kalojnė, Guciajt janė tė bashkuar nė njė pikė tė vetme: qytetet e tyre tė shenjta duhet tė mbeten tė paprekura dhe banorėt e tyre tė lirė nga ēdo pushtetar i huaj, pėrveēse fiseve tė tyre. Kėto tė drejta ata thonė se do t“i mbrojnė madje edhe sikur t“u duhet t“i kundėrvihen edhe vullnetit tė tė gjitha fuqive europiane”.

    Pėr kėtė arsye, ia vlen tė zhvendosemi larg nė kohė e tė fokusohemi tek artikulli i marrė nga arkiva e tė pėrditshmes amerikane “The Sun”, i datės 28 korrik 1907, sjellė nė mėnyrė tė pėrmbledhur pėr lexuesin nė shqip, shoqėruar nga dy pasazhe tė tjera tė shkėputura po nga mediat amerikane, nė vitet 1903-1904, duke lėnė jashtė vetėm fragmente e detaje tė cilėsuara paraprakisht si tė parėndėsishme.

    Thyerja e malazezėve dhe ēėshtja e kufinjve

    Pėrfaqėsuesit e Ballkanit nė Konferencėn e Paqes nė Hagė, deklaruan se kjo ėshtė kėrkuar nė interes tė paqes sė rajonit, ndėrsa ministrat e jashtėm tė Austro-Hungarisė dhe Italisė, tė cilėt sapo mbajtėn sė fundmi njė takim nė Desio, Itali, e kėrkuan zgjidhjen e saj nė interes tė tregtisė, tė cilėn bota e civilizuar po pėrpiqet t“a zhvillojė edhe me Shqipėrinė. Kur u nėnshkrua Marrėveshja e Berlinit, e cila i dha Bosje-Hercegovinėn Austrisė, duke rudhur kėsisoj Perandorinė Turke, u ra dakord qė tė shpėrblehej Mali i Zi, duke i dhuruar dy qytetet: Plavėn dhe Gucinė. Malazezėt, me njė forcė prej 10.000 vetėsh nėn udhėheqjen e Marko Drekaloviēit, tė flakėruar pas fitoreve me turqit e fuqishėm, marshuan drejt Gucisė pėr tė marrė frutat e para tė suksesit tė tyre. Ata po i hidhnin njė sy qytetit, kur ia mbėrritėn aty shqiptarėt qė zbritėn nga majat e maleve me trupat e tyre, mė tė vogla nė numėr, duke i mundur e detyruar tė merrnin rrugėn mbrapsht pėr nė shtėpi. Qysh prej asaj kohe, pėrpjekje tė shumta janė bėrė pėr tė mbikqyrur territorin, por kur Guciajt nisėn tė lėviznin rreth maleve e shkėmbinjve, duke qėlluar mbi gjeometra e tė dėrguar tė qeverisė, askujt nuk ia mbajti tė vazhdonte mė punėn. Pėrfaqėsuesit e Fuqive tė Mėdha, mė nė fund ia dolėn tė siguronin njė takim me krerėt e fiseve luftuese. I pari nuk shkoi mė larg se portat e qytetit tė Gucisė, ku u pritėn nga njė delegacion shqiptarėsh, tė cilėt u thanė qė tė vraponin sa mė parė pėr tė shpėtuar kokat dhe se nėse ndonjėri prej tyre do tė shihej nė atė zonė brenda 24 orėve nė vazhdim, kokat e tyre do tė zbukuronin majat e kangjellave tė mureve tė qytetit. Fuqitė pastaj u detyruan t“u japin malazezėve qytetin port tė Ulqinit. Linja e kufirit mbeti kėsisoj akoma e papėrcaktuar dhe luftėtarėt e kėtyre dy qyteteve malore, duke shpėrfillur fuqitė mė tė mėdha europiane, mbajtėn pozicionin qė kishin zgjedhur vetė.

    Kalorės fisnikė qė dinė ta duan vendin e vet

    Njerėzit janė tė njohur pėr besnikėrinė dhe virtytet e tyre, e madje edhe nė momentet mė tė ethshme tė urrejtjes, u pėrmbahen veprimeve e mjeteve mė kalorsiake pėr tė kryer vdekjen e njė armiku me tė cilin janė nė gjak... Ata janė vazhdimisht vigjilentė dhe dyshues pėr tė huajt. E dinė vlerėn qė ka vendi i tyre pėr Fuqitė e Mėdha dhe pėrpiqen vazhdimisht ta mbrojnė atė nga tė huajt. Kjo ėshtė edhe arsyeja se pse tė huajt shihen si armiq potencialė. Tė mbash njė aparat fotografik me vete, apo tė pėrpiqesh tė shkruash ose tė bėsh ndonjė skenė nė brendėsi tė vendit, do tė thoshte dėnim me vdekje pėr tė huajt. Disa nga zakonet janė vėrtet interesante dhe janė pėrcjellė brez pas brezi si ligje tė shenjta, tė pashkruara. Nėse ndonjė burrė kryen njė vrasje dhe vrapon pėr tė shpėtuar kokėn e nė kėtė moment shkel nė shtėpinė e njė tjetri, mik apo armik qoftė, madje edhe nė atė tė vėllait tė viktimės qė sapo ka vrarė, ai ėshtė i sigurtė tė paktėn pėr tri ditė. Njė armik gėzon amnisti (ruajtje) kur ėshtė nėn shoqėrinė e njė gruaje, ndėrsa njė kompliment pėr kėtė tė fundit, nėse ajo ėshtė vajzė e pamartuar, mjafton pėr t“u trajtuar si njė provokim qė lahet vetėm me vdekje.

    Guciajt, mė krenarėt ndėr shqiptarė

    Nga tė gjithė fiset shqiptare, Guciajt konsiderohen se janė mė krenarėt dhe mė luftarakėt. Malėsorėt e Plavės e Gucisė, mbahen si mė tė pashmit e mė besnikėt mes tyre pėr ēdo premtim qė bėjnė. Shtėpia e tyre ėshtė rrafshi i madh nė qoshen lindore tė Malit tė Zi, e rrethuar nga tė gjitha anėt nga male krenarė. Praktikisht i vetmi akses arrihet pėrmes njė lugine tė ngushtė, e cila pėrcjell ujėt qė buron nga liqenet e pėrrenjtė malorė.

    Nuk e durojnė dot zgjedhėn e huaj

    Megjithėse Shqipėria nominalisht ėshtė pjesė e Perandorisė Turke, Guciajt nuk e njohin bindjen ndaj Sulltanit, apo ndaj ndonjė fuqie tjetėr. “Guciajt nuk pranojnė zgjedhė tė huaj dhe asnjė pushtetar s“mund tė dėrgojė atje njerėzit e vet”, thuhet se ėshtė mėnyra se si kreu i Guciajve e shpreh atė. Pėrsa i pėrket religjionit, ata kryesisht janė muhamedanė, megjithėse shumė prej tyre janė anėtarė shumė tė devotshėm tė Kishės Katolike romake e pak syresh edhe anėtarė tė ritit bizantin. Arsyeja se pse shumica e tyre janė muhamedanė ėshtė fakti se anėtarėt e kėtij grupimi religjioz, kanė mė shumė privilegje nė mbajtjen e armėve, apo kur shėrbejnė si ushtarė. Rangu dhe ofiqi ushtarak vlejnė mė shumė se sa feja nė zemrat e shqiptarėve. Anėtarė tė gardės personale tė Sulltanit janė zgjedhur nga kjo racė pėr shkak tė vlerave tė tyre tė pakundėrshtueshme dhe besnikėrisė sė plotė qė ofrojnė… Por ata kanė shkaktuar ndėrkohė shumė dhimbje koke pėr vetė turqit, duke i paralajmėruar se autoriteti i tyre po merr fund. Ata kanė vrarė kajmekamė apo guvernatorė, tė cilėt janė pėrpjekur t“i nėnshtrojnė. Nė vitet e fundit, Porta e Lartė s“ka guxuar tė dėrgojė asnjė pėrfaqėsues tė vetin, as sa pėr formė mes tyre. I fundit qė u dėrgua nga Porta pėr t“i bindur ata t‘ua dorėzonin qytetet e tyre tė shenjta malazezėve, u vra dhe koka e tij iu dėrgua guvernatorit mė tė afėrt turk, si shenjė paralajmėrimi se njeriu tjetėr qė do tė vinte pas tij me tė njėjtin mision, do tė gjente tė njėjtin fat.

    Plava dhe Gucia: Qytete tė shenjta


    Nga tė dy qytetet nė fjalė, Gucia ėshtė mė e populluara dhe ushtron njė lloj ndikimi mbi Plavėn. Kjo e fundit, megjithatė thuhet se ėshtė mė e bukur pėr shkak tė pozicionit gjeografik qė ka nė brigjet e njė liqeni me tė njėjtin emėr, nėn kėmbėt e njė mali veshur me pisha e bredha. Gucia ka njė xhami qė ėshtė ndėr mė tė bukurat e Shqipėrisė, dhe kjo e fundit, ashtu sikurse edhe kulla e kreut tė fisit, ėshtė njė mrekulli e pėrcjellė nga epoka e ornamenteve antike bizantine. Nė Plavė janė varret e burrave tė shenjtė qė mirėmbahen me pėrkushtim nga Guciajt. Njė kutizė qė pėrmban mbetjet e njė shenjtori dhe njėra me krahun e djathtė tė Skėnderbeut, heroit shqiptar, thuhet se ruhen nė njė dhomė tė nėndheshme nė Guci. Janė kėto relike qė i kanė bėrė kėto dy qytete tė cilėsohen si “qytete tė shenjta”.

    Prijės i fisit, lideri mė i suksesshėm

    Ai qė drejton Guciajt ndryshon nė varėsi tė suksesit apo dėshtimit qė korr nė drejtimin e familjeve. Kryetari i fisit mė gjakėsor mbahet se ka qenė Vlok Vath Varushi, i cili thuhet se e arriti objektivin e tij si prijės fisi, duke vrarė 100 burra dhe shmangur nga rruga pėr pushtet tė gjithė anėtarėt meshkuj tė familjes apo fisit tė tij, tė cilėt mund ta kundėrshtonin atė nė kėtė “tė drejtė”. Gjithsesi, ai nė mėnyrė bujare kujdesej pėr tė gjitha familjet e fisit dhe duke bėrė kėtė, thuhet se pėrfitoi edhe 10 hareme. Por megjithatė, ēfarėdoqofshin sherret e brendshme, Guciajt janė tė bashkuar nė njė pikė tė vetme: qytetet e tyre tė shenjta duhet tė mbeten tė paprekura dhe banorėt e tyre tė lirė nga ēdo pushtetar i huaj, pėrveēse i fiseve tė tyre. Kėto tė drejta, ata thonė se do t“i mbrojnė edhe sikur t’u duhet tė kundėrshtojnė vullnetin e tė gjitha fuqive europiane.

    Plava dhe Gucia: Nga Dedė Shala tek Mali i Zi

    Gucia sot s“ėshtė veēse njė qytezė e vogėl nė Juglindje tė Malit tė Zi. Para se osmanėt tė merrnin kontrollin e rajonit tė njohur si Plava dhe Gucia nga fundi i shekullit 14-tė, ai kontrollohej nga fise tė ndryshme katolike shqiptare. Themeluesi nė terma modernė i saj ishte Dedė Shala, njė lider katolik shqiptar. Nė vitin 1455, Shala u konvertua nė Islam dhe u bė i njohur si Omer Aga Shala. Shala, i shpėrblyer me toka u trashėgua nga i biri Hasan Aga Omeragaj, i cili ndėrtoi shtėpinė e parė nė Guci mbi lumin Lim, duke themeluar edhe degėzimin e fisit tė Omeragajve nė Guci. Djali tjetėr i tij, Tahir Aga, hodhi rrėnjėt e tė njėjtit fis nė Plavė. Omeragajt (tė sllavizuar mė vonė nėn emrin Omeragiē) udhėhoqėn Gucinė nga 1461-1590, duke u pasuar mė vonė nga liderė tė tjerė vendas ose kajmekamė osmanė. Gjatė gjithė kohės sė administrimit osman, turqit ia dolėn tė konvertonin – ashtu si dhe nė rajone tė tjera shqiptare – shumicėn e popullsisė shqiptare atje nga katolikė (megjithėse njė pjesė e vogėl, vijoi tė ndiqte madje edhe ritet e Kishės Orthodokse tė Lindjes) nė muhamedanė. Kėshtu, sipas regjistrave osmanė, qysh nė vitet 1700, rreth 75% e tyre ishin islamizuar. Por momenti kur banorėt e Plavės dhe Gucisė do tė shkruanin historinė, ishte periudha pas vendimeve tė Kongresit tė Berlinit, nė 1878. Vendimet e tij u pritėn me indinjatė nga popullsia dhe liderėt shqiptarė, tė cilėt tė organizuar nė Lidhjen e Prizrenit, arritėn t“u bėnin ballė me sukses pėrplasjeve tė shpeshta e tė pabarabarta me ushtrinė malazeze, duke bėrė qė praktikisht nė vitet 1878-1912, tė gėzonin de facto statusin e njė republike tė pavarur vetėqeverisėse, duke mos lejuar madje as guvernatorėt osmanė tė ushtronin funksionet e tyre administrative e duke sfiduar nga ana tjetėr hapur edhe vendimet e Fuqive tė Mėdha. Pas Konferencės sė Londrės mė 1913, kėto rajone pėrfundimisht shkuan nė favor tė Principatės sė Malit tė Zi.


    Guciajt, trima e tė pathyeshėm

    Nėse s“i pėrmend ata, s“ke thėnė asgjė pėr Shqipėrinė


    Gjithsesi, ėshtė akoma njė fis tjetėr pa emrin e tė cilit asnjė gazetė apo material qė flet pėr Shqipėrinė Veriore, nuk do tė ishte i plotė. Ėshtė fisi i Guciajve, mė i frikshmi e mė trimi i tė gjithė malėsorėve. Ata popullojnė njė luginė tė rrethuar nga male krenare nė qoshen lindore tė Malit tė Zi. Kongresi i Berlinit ia dha kėtė rajon Malit tė Zi, nė vend tė qytetit port tė banuar po me shqiptarė, Ulqinit. Disa dhjetra-mijėra malazezė, nėn udhėheqjen e Vojvodės Marko Drekaloviē, tė mbarsur me shpirtin e triumfit qė ia kishin dhėnė fitoret me turqit e fuqishėm, tė cilėve u kishin rimarrė sėrish territoret qė mė parė i kishin pasur nėn zotėrim, marshuan drejt Plavės e Gucisė pėr ta marrė nėn kontroll kėtė “frut tė fundit tė suksesit tė tyre”. Pak orė mė vonė, malazezėt e hutuar e gjetėn fatin e tyre e shkuan pėrtej tij nė njė mėnyrė qė s“e kishin parashikuar. Dhėmbėt e tyre u thyen ndėrsa pėrpiqeshin tė pėrtypnin kėtė kafshatė tė fundmit nga arra qė u kishte mbetur pėr tė ngrėnė dhe ushtria e tyre u shkėrmoq. Pavarėsia e Plavės e Gucisė ndėrkohė shkon aq larg, saqė nuk pranojnė madje tė quhen as thjesht “shqiptarė”. Ata janė burrat e Gucisė dhe nuk njohin asnjė autoritet tjetėr, veē fisit tė tyre.

    Shkėputur nga New York Daily Tribune 20 prill 1903


    Rajon i egėr, por me bukuri magjepsėse

    Malazezėt: Plava dhe Gucia, kafshatė qė s“kapėrdihet


    Sipas termave tė pėrcaktuara nė Kongresin e Berlinit nė vitin 1878, Gucia dhe rajoni qė e rrethon, iu dha Malit tė Zi, por kur malėsorėt trupgjatė tė Principatės sė vogėl, tė cilėt nė shumė raste kishin mundur turqit me ushtri superiore mbi ta, pritej tė merrnin kontrollin e saj, ata ndeshėn njė rezistencė aq krenare nga banorėt e saj, saqė shumė shpejt u detyruan ta braktisnin tėrėsisht idenė e tyre pėr pushtimin e atij territori. Atyre iu dha mė pas qyteti-port i Ulqinit si kompensim dhe Gucia mbeti edhe sot e kėsaj dite, le tė themi “de jure” nėn autoritetin e Portės sė Lartė. Guciajt janė jashtėzakonisht krenarė dhe njė fis muhamedan shqiptarėsh qė i pėrket degėzimit tė gegėve. Muhamedanizmi i tyre nuk ėshtė i njė karakteri shumė religjioz dhe ashtu sikurse tė gjithė shqiptarėt, ata nuk janė fanatikė nė fakt. Porse urrejnė tė gjithė tė huajt, e sidomos ata tė prerjes sllave. Ndėrkohė, ata nuk janė aspak tė njėanshėm nė kėtė drejtim, duke pėrfshirė kėtu edhe vetė turqit. Nė mė shumė se njė rast, ata kanė vrarė apo kanė pėrzėnė me forcė kajmekamėt, tė cilėt pėrfaqėsojnė autoritetin perandorak turk nė krahinė. I gjithė distrikti nė fjalė ėshtė jashtėzakonisht i egėr e i rrezikshėm e megjithėse thuhet se ka njė bukuri tė papėrshkrueshme, sidomos nė pjesėn rreth liqenit tė Plavės, rrallė gjen njė tė huaj qė ta ketė vizituar atė e tė ketė jetuar atje, pėr tė treguar mė pas atė ēka ka parė.

    Armand Plaka - Klan
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-01-2011
    Postime
    713
    Krenohemi me to.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •