Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1

    Drenicë - Drenas: "Demonstratat shqiptare të vitit 1968 në Kosovë", nga projekti 21

    *
    *Në Drenas (ish Gllogovc) të Drenicës, në vjeshtën e vitit 1968, për të parën herë ngritet flamuri kombetar në mënyrë legale me autorizim të strukturave shoqëroro-politike komunale të asaj kohe.

    *Organizimin e ngritjes së flamurit kombëtar e bëri Kryesia e Konferencës Komunale të Rinisë, kryetar i së cilës ishte Xhemail Bajrami dhe Kryesia e Lidhjes Socialiste te Popullit Punonjes, kryetar i së cilës ishe Musli Haxhiu.

    *Kryesia zgjodhi edhe komisionin për përgatitjen e manifestimit në oborrin e shkollës fillore “Zenel Hajdini “ në Tërstenik, drejtor i së cilës ishte Kamer Rukiqi;

    *Nga kryesia e Lidhjes së Rinisë së atëhershme përveç Xhemail Bajramit ishte i angazhuar edhe Nezir Prokshi
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 29-03-2012 më 21:27
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  2. #2
    Pozita kushtetuese e Kosovës dhe e viseve të tjera shqiptare, gjatë viteve 1946-1968

    Dihet mirëfilli se pas Luftës së Dytë Botërore, Kosova me Kushtetutën e parë të Republikës Federative Popullore të Jugosllavisë, miratuar më 31 janar 1946, u definua si njësi autonome territoriale - administrative brenda Serbisë e quajtur: ”Qarku Autonom i Kosovës dhe Metohisë (QAKM)”. Ky bashkim i dhunshëm i Kosovës me Serbinë qe vetëm një pjesë e padrejtësisë që u bëhej shqiptarëve të ndarë nga Shqipëria Londineze, për faktin se kompaktësisë gjeografike të Kosovës iu shkëputën trevat etnike shqiptare në Maqedoninë Perëndimore, në Mal të Zi, por edhe Presheva, Medvegja dhe Bujanoci, në të cilat shqiptarët ishin shumicë. Akti më i lartë juridik-kushtetues i QAKM-së ishte statuti, i cili duhej të ishte në pajtim me Kushtetutën e RFPJ dhe atë të Sërbisë.

    Pas aneksimit të Kosovës (Republikës së Sërbisë) dhe pas sanksionimit të statutit të QAKM-s, shteti jugosllav e vazhdoi politikën diskriminuese ndaj shqiptarëve në çdo sferë të jetës. Në të gjitha dokumentet kushtetuese federative dhe republikane, nga viti 1946 deri në vitin 1963, statusi i gjuhës shqipe, ashtu si statusi i autonomisë së Kosovës, erdhi duke u rrudhur dhe në këtë kontekst e gjithë jeta private, shoqërore e politike e shqiptarëve ishte vënë nën kontroll të plotë të UDB-së, e cila kishte hapur rreth 120 mijë dosje për shqiptarët. Me Kushtetutën e 7 prillit 1963, RFPJ shndërrohet në Republikë Socialiste Federative të Jugosllavisë (neni 1), ndërkaq Kosova shpallet Krahinë Autonome (neni 111), ndërsa shqiptarët nga nocioni “pakicë kombëtare” me këtë kushtetutë u definuan si ”kombësi”. Kjo Kushtetutë nuk kishte sjellë ndonjë ndryshim esencial në trajtimin e shqiptarëve, por megjithatë sinjalizonte ndryshime që mund të bëheshin në të ardhmen.

    Shqiptarët gjatë periudhës 1948-1966 (që në popull njihet si koha e Rankoviqit), u përballën me një fushatë të egër shkombëtarizimi e shpërnguljeje masive nga trojet e tyre stërgjyshore. Krahu shovinist serb, i drejtuar nga Aleksandër Rankoviçi, sekretar i Komitetit Qëndror të LKJ-së, ministër i Punëve të Brendshme dhe nënkryetar i Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, gjatë kësaj periudhe pushtetin e vet të dhunës mbi shqiptarët e ushtroi nën ombrellën e kryetarit J.B.Tito.

    Aso kohe, A. Rankoviqi, bënte politikën e kuadrove partiake e shtetërore në të gjitha republikat e posaqërisht në Serbi dhe mbikëqyrte të gjitha institucionet partiake, shtetërore dhe ushtarake, madje ai mbikëqyrte edhe punën e jetën private të kryetarit të shtetit e të partisë, Titos.

    Së këndejmi, në fillim të viteve të 60-ta, kur kreu shtetëror jugosllav nisi një reformë ekonomike në shkallë vendi, për shkak të pabarazisë ekonomike lindën kundërshtimet e para ndërmjet republikave, të cilat shumë shpejt u shndërruan edhe në konflikte të hapura politike. Kjo situatë e rëndë u shpërfaq në disa mbledhje të Komitetit Ekzekutiv të LKJ-së, të zhvilluara në nëntor të vitit 1965 e shkurt të vitit 1966. Pushtetarët serbë, që me kohë kishin zënë pozita sunduese politike në federatë (UDB, ushtri, polici e në aparatin burokratik), meqë këtë reformë ekonomike me kërkesat e saj decentralizuese, e shihnin si formë të avancimit të Sllovenisë e Kroacisë dhe si një rrezik për dobësimin hegjemonist të tyre u vunë në lëvizje për t´iu kundërvënë reformave të tilla.

    Në këto zhvillime politike u krijuan dy forca rivale: forcat burokratike decentralizuese në krye me Titon dhe ato unitarisë serbe në krye me Rankoviçin. Për t´i sfiduar forcat unitariste serbe në radhët e pushtetit, Titoja në qershor 1966 në mbledhjen e KE të KQ të LKJ-së formoi një komision të posaçëm, për të shqyrtuar veprimtarinë e aparatit të Sigurimit të Shtetit (UDB-së), që drejtohej nga Aleksandër Rankoviçi.

    Në Plenumin e IV të KQ të LKJ-së, të mbajtur më 1 korrik 1966 në Brione, fuknsionarët më të lartë të UDB-së, si: A.Rankoviç, Svetisllav Dolasheviç... akuzoheshin se kishin keqpërdorur pozitën, se nëpërmjet të rrjetit të gjerë të bashkëpunëtorëve të tyre në organizatat punuese e madje edhe në parti kishin synuar të vendosnin kontrollin mbi njerëzit e thjeshtë deri tek udhëheqësit më të lartë politikë në vend, duke përfshirë këtu edhe vetë Titon.

    Ky Plenum rezultoi me dorëheqjen e Rankoviqit prej detyrave të partisë dhe të UDB-së, ndërsa në mbledhjen e dhomave të Kuvendit Federativ, më 14 korrik 1966 ai dha dorëheqje edhe si deputet dhe nënkryetar i RSFJ-së.

    Në tetor të atij viti, KQ i LKJ-së e përjashtoi A. Rankoviçin nga LKJ-ja, dhe pasi ka filluar një proces gjyqësor kundër tij dhe bashkëpunëtorëve tjerë është ndërprerë, për shkak të numrit të madh të njerëzve, ndër ta shumë personalitete të larta politike, që ishin përfshirë në veprimtarinë kriminale të organeve të UDB-së.

    Denimi verbal i Rankoviçit, duke u ngarkuar me përgjegjësi për çrregullime serioze në shërbimin e Sigurimit të Shtetit, më shumë ishte një taktikë dinake e J. B. Titos, sepse ai me kohë i dinte të gjitha deformimet që ndodhnin në organët e UDB-së.

    Në Plenumin e Brionit nuk u tha asnjë fjalë për arsyet e vërteta të shkarkimi të Rankoviçit, pra për kundërshtimin e tij ndaj Reformave ekonomike e ndaj sistemit të vetadministrimit, sepse fajësimi për shkeljet e shpërdorimet e rënda të përditshme të organeve të UDB-së, ishte një akuzë, e cila nga të gjitha shtresat e popullsisë pranohej më lehtë dhe ngjallte kundër tij një revoltë shumë më masive se sa të denoncojë kundërshtimet e tij ndaj Reformës ekonomike apo vijimsinë e kursit të vetadministrimit, ku iniciatorë ishte vetë Tito dhe grupi i tij.

    Në kuadër të fushatës që ndërmori J. B. Tito për të goditur Rankoviçin, një vend të posaqëm kishin edhe shqiptarët. Shkarkimi i Rankoviçit dhe ithtarëve të tij nga postet e rëndësishme shtetërore e partiake, ndonëse ishte goditje serioze për regjimin e egër policor në Jugosllavi, njëherësh vinte në dukje edhe kontradiktat ndërnacionale dhe luftën e ashpër që po zhvillohej për pushtet në gjirin e udhëheqjes së saj. Brenda politikës koniunkturale, për të vendosur një ekuilibër të ri midis klaneve... kreu i PKJ (më pas LKJ-së) J. B. Tito filloi t´u ”buzëqesh” edhe shqiptarëve. Si fillim, pati kujdes të fshinte nga kujtesa popullore krimet e bëra prej vetë atij dhe Rankoviçit, dhe në diskutimet publike për “denoncimin” e veprimtarisë së klanit rankoviçian, u përpoq që ta thejë kompleksin e inferioritetit që u ishte imponuar shqiptarëve.

    Në këto rrethana për shqiptarët u krijua një klimë paksa më e relaksuar politike dhe duke e shfrytezuar këtë krizë të krijuar, një pjesë e intelegjencës shqiptare dhe disa segmente politike filluan të flasin hapur për padrejtësitë që i bëheshin popullit shqiptar në arsim, kulturë dhe në fusha tjera të jetës politike e shoqërore. Këto hapësira lirie u bënë edhe më të mëdha në vitin 1967, pas fillimit të debatit publik për amandamentet e reja që do të ndryshonin Kushtetutën e RSFJ-së, kushtetutat e republikave dhe statutet e krahinave autonome të vitit 1963.

    Në gamën e gjerë të diskutimeve rreth këtyre amandamenteve, në Kosovë nga dita në ditë problemi i pazgjidhur kombëtar u bë mbizotërues. Për pozitën kushtetuese të Kosovës, më 14 korrik 1967 Dhoma Krahinore e Kuvendit Popullor të KA të Kosovës vendosi formimin e ”Komisionit për studimin e çështjeve që kanë të bëjnë me ndryshimet dhe plotësimet e Statutit”. Me këtë rast Kryetar i këtij Komisioni u zgjodh Fadil Hoxha - kryetar i Kuvendit Krahinor të Kosovës. Ky komision hartoi ”projektin e propozimeve për ndryshimin dhe plotësimin e Statutit të KA Kosovës”, në konsultim edhe me Komisionin kushtetues të RSF të Jugosllavisë dhe atë të Serbisë. Ky “projekt”, më 22 prill 1968 iu dorëzua KE të KK të LK të Kosovës dhe në diskutimet që pati, u vunë në dukje shumë pasaktësi që kishte në Kushtetutën ekzistuese (federative e atë republikane) të vitit 1963, lidhur me pozitën e KA të Kosovës. Në verën e vitit 1968 diskutimet për ndryshimet dhe plotësimet në Kushtetutën federative dhe në atë republikane të v.1963, lidhur me pozitën që duhej të kishte KA e Kosovës, u zhvilluan edhe në aktivet politike komunale të LK-së. Debati i parë u zhvillua në Gjakovë më 18-20 gusht 1968, për të vazhduar pastaj në Pejë, në Prishtinë, në Deçan, në Gjilan, në Gllogovc, në Lipjan, në Podujevë, në Prizren etj. Në këto aktive u kërkua që Kushtetuta federative të garantonte të drejtën e vetëvendosjes së shqiptarëve, ashtu si kombet tjera të Jugosllavisë; që Kosova të ishte njësi federale d.m.th republikë; që si ligj themelor i krahinës të ishte Kushtetuta e jo Statuti; që në dhomën e kombeve Kosova të kishte 20 deputetë, sikundër dhe republikat e tjera; që të zyrtarizohet përdorimi i simboleve kombëtare; që emri i krahinës të ndryshohet nga Kosovë - Metohi në Kosova - Kosovo; që Kosova të ketë gjyqin e vet suprem dhe kushtetues dhe të jetë i lidhur me gjyqet respektive në nivel të federatës; që të sigurohet barazia e gjuhës shqipe në nivel federativ; që në kushtetutën federative populli shqiptar të mos emërtohej në mënyrë fyese ”shiptari” por ”albanci”; që të precizohej në këtë kushtetutë e drejta për riatdhesim jo vetëm për pjestarët e kombeve, por edhe për pjestarët e kombësive etj.

    Tubimeve të tilla publike, paraprakisht i ndihmuan edhe tri ngjarje të rëndësishme historike, të cilat tek shqiptarët ringjallën dinjitetin dhe krenarinë kombëtare:

    1. Konferenca Albanologjike e mbajtur në Tiranë (17 janar 1968) dhe Simpoziumi shkencor mbajtur në Prishtinë (9-12 maj 1968), me rastin e 500 vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit - Skënderbeut, ku morën pjesë studiues shqiptarë e të huaj të fushave të historisë, të letërsisë, të gjuhësisë, të folklorit dhe të etnografisë.

    2. Konsulta e njësimit të gjuhës Shqipe e mbajtur më 22 - 23 prill 1968 në Prishtinë, në të cilën u konstatua se si “gjuhë letrare e shqiptarëve në Jugosllavi njihej njëzëri gjuha letrare e shtetit amë (Shqipërisë)”.

    3. Manifestimet e shumta, të mbajtura me rastin e 90 vjetorit (qershor 1968) të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

    Meqenëse kërkesa që Kosovës t´i njihet statusi i Republikës, shpejt u përqafua nga poulli shqiptar dhe u bë kërkesë gjithëpopullore, çarqet shoviniste serbe për ta penguar këtë trend të ngjarjeve, më 31 gusht 1968 në një mbledhje të zgjeruar të kryesisë së Komitetit Ekzekutiv Krahinor të mbajtur në Prishtinë, gjykuan ashpër kërkesën që Kosova të bëhet Republikë. Në konkluzionet e miratuara në këtë mbledhje, nën presionin e serbëve u vendos, që ”në Kosovë nuk duhej të shtrohej kërkesa për republikë e vetëvendosje” dhe të ndalohen diskutimet për këtë çështje. Pavarësishtë nga këto vendime, zhvillimet e diskutimeve në aktivet politike të komunave të Kosovës treguan qartë se aspirata e shqiptarëve për republikë ishte e fuqishme.

    Alternativa e Republikës së Kosovës u shtrua edhe në një takim të delegacionit shqiptar që pati me Titon dhe Kardelin në tetor 1968, mirëpo Titoja (pavarësisht që kjo kërkesë kishte dalë nga tubimet e gjera të popullit shqiptar) në mënyrë diplomatike e kundërshtoi alternativën e republikës, duke deklaruar se ”republika nuk është shkop magjik e as i vetmi faktor që mund t´i zgjidh të gjitha problemet”, dhe konkludoi se ”zgjidhja e statutit të Kosovës dhe sigurimi i të drejtave të plota të krahinës duhet të realizohet brenda kuadrit të RS të Serbisë”!Me këtë ”sugjerim” Titoja i mbylli diskutimet në rrugë legale për statusin e republikës.

    Kundërshtimi i kreut jugosllav, i sinjalizoi qartë strukturat politike në Kosovë, për luftimin e opcionit të Republikës me të gjitha mjetet. Burokracia politike shqiptare, e cila deri në vitin 1966 qe zbatuese e verbër e politikës shoviniste të Rankoviqit, në këto rrethana për të dëshmuar lojalitetin dhe basnikërinë e plotë ndaj politikës së reklamuar të Titos, për Socializmin Vetqeverisës, për vëllazërim - bashkimin e plotë e të slloganeve të tjera, doli hapur kundër kërkesës për Republikë.

    SI DHE KUSH E INICOI?

    Në atë kohë në të gjitha organizatat shoqëroro-politike, duke filluar nga fshatrat, shkollat fillore, organizatat e punës së bashkuar mbaheshin mbledhje të të gjitha niveleve, në të cilat karshi përkujtimeve dhe demaskimeve të periudhës së Rankociqit diskutohej per Amandamentet kushtetuese të Krahinës Sacialiste Autonome të Kosovës.

    Koordinator I aktivitetit për këtë qëështje për komunën e Gllogovcit ishte i ndjeri Ramadan Vraniqi.

    Në këshillin koordinues që përbehej nga kryetari komunës, i ndjeri Halil Halilaj, kryetari i Lidhjes së Komunisëtve, i ndjeri Tefik Morina, kryetari i Lidhjes Socialiste, i ndjeri Musli Haxhiu, kryetari i Lidhjes së Luftëtarëve, i ndjeri Riza Bytyçi si edhe kryetari i Kryesisi së Lidhjes së Rinisë, Xhemail Bajrami u vendos që:

    l. Ngritja e Flamurit kombëtar për herë të parë publikisht në Kosovë të bëhet në shkollën fillore në Tërstenik.

    2. Në organizimin e këtij tubimi popullor do të angazhohet drejtori i shkollës, Kamer Rukiqi.

    3.Sigurimin e materialit per flamur do ta bëjë Komisioni i zgjedhur nga Kryesia e Lidhjes së Rinisë që ishte Nezir Prokshi dhe një përfaqësues nga shkolla fillore e Tërstenikut, Tafë Rukiqi, arsimtar në këtë shkollë.

    Fillimisht përgatitjet nisën në Gllogovc me sigurimin e pëlhurës së kuqe dhe asaj të zezë ku do të qepej flamuri. Sa më kujtohet sot, së bashku me Tafë Rrukiqin, e me sygjerim të Rashit Rukiqit (rrobaqepës) materialin e gjetem dhe e blemë në shitoren e një shitësi që quhej Sejdi Daka, i cili e kishte shitoren në afersi të rrobaqepësit Rashit Rukiqi.

    Pasi siguruam materialin dhe ia dorëzuam rrobaqepesit, me sygjerimin e Xhemail Bajramit angazhuam për ta vizatuar shqiponjen një punëtor i sektorit të kulturës më emrin Hysen Veseli - Guci.

    Tashmë ishte caktuar data e tubimit popullor. Në këtë tubim do të merrnin pjesë perveç nxenësve të shkollës fillore të Tërstenikut edhe numër shumë i madh i popullatës së fshatrave që gravitonin në atë Bashkësi Lokale, por edhe nga vise të tjera të komunës së Gllogovcit dhe të komunave të tjera, miq e shokë të të gjitha regjioneve anë e kënd Kosovës.

    Tërsteniku atë ditë vjeshte kishte festë. Të gjithë nxenësit dhe trupi arsimor ishin veshur me tesha solemne. Në oborrin e shkollës jehonte kenga e organizuar nga fshatarët asaj treve. Sot me kujtohen këngët e Durmish Kadishanit me grupin e tij, pastaj Haxhi Bajrami e shumë të tjerë. Ishin ftuar dhe tupangjinj, prej më të mirëve. Hidhej vallja e gëzimit të madh.

    Po ngrihej flamuri kuq e zi, për të cilin shumë patriotë e njerëz të kësaj treve e të gjithë Kosovës kishin kaluar me vite nëpër burgjet famkeqe të sistemit barbar serbosllav.

    Drejtori i shkollës, Kamer Rukiqi në bashkëpunim me aktivistët e fshatrave që aderonin në Lidhjen e Komunistve, në Lidhjen Socialiste, atë të Rinisë e të Luftëtarëve kishin berë të gjitha përgatitjet deri në imtësi, madje edhe njerëzit që do t’i pritnin e përcillnin mysafirët komunalë në këtë manifestim historik.

    Nga aktivistët sot me kujtohen: Azem Tiku, Daut Mulaj, Fazli Dvorani, Beqir Istogu, Imer Kastrati, Mehemet Rukiqi, Idriz Gllareva, Adem Mulaj e shumë të tjerë, emrat e të cilëve nuk po me kujtohen.

    Ishte caktuar edhe vendi ku do të vendosej flamuri. Një klasë, që me vonë do të shndërrohej në shitore ishin stolisur portrete të pushtetarëve, por edhe tavolina e karrige, sepse për mysafirët ishte përgatitur një drekë solemne. Sa me kujtohet, dikush nga Tërsteniku, në organizim të Imer Kastratit kishte pjekur në hell një ka. Atë e kishte siguruar Sokol Spahiu.

    Dita ishte e kthjellët me plot diell. Kënga s’kishte të sosur.Vallja gjithashtu luhej nga burrat e vajzat e kësaj treve.

    Ishte planifikuar që përveç fjalimit të nikoqirit të shkollës, z. Kamer Rukiqit, do të flisnin edhe kryetari i LSPP, Musli Haxhiu, kryetari i Komunës së Gllogovcit, Halil Halilaj dhe Xhemail Bajrami, kryetar i Rinisë në këtë komunë.

    Sipas këshillit organizativ të këtij manifestimi, sjelljen e flamurit deri në shkollë do ta bënte anëtari i komisionit organizativ, Tafë Rukiqi. Ai për ta marrë flamurin në kryesin e Lidhjes së Rinisë kishte shkuar në Gllogovc me një bicikletë. Rruga deri atje ishte e shtruar me gur, nga puna vullnetare e fshatarëve. Ai e mori flamurin dhe disa orë para se zyrtarisht të fillonte manifestimi e solli në shkollë.

    Siç rrëfen edhe sot Tafa, ai aso kohe kishte shumë emocione. Flamurin e kishte mbështjellë me shumë material të tjerë dhe e kishte vendosur mbrapa në bicikletë.

    Zyrtarisht manifestimi filloi në orën 11 para dite. Në tubim, perveç nxënësve kishte edhe mbi 5-6 mijë qytetarë moshash të ndryshme, shumicës, e më së shumti pleqve u rridhnin lotët nga emocionet.

    Në vendin ku do të vendosej flamuri, në një kënd të ndërtesës (që ishte adaptuar për shkollë) ishin vendosur një palë shkallë të gjata - mbi dhjetë metra.

    Elita komunale së bashku me përfaqësuesit e popullit të ketyre fshatrave ishin ulur në rreshtin e parë dhe të dytë. Karrige të tjera nuk kishte. Të gjithë ne këmbë pritnin me padurim ketë moment historik. Tupanxhinjtë kishin pushuar dhe vërenin momentin e ngritjes së flamurit.

    Folën me radhë ata që duhej të flasin, por edhe kryetari i komunës, Halil Halilaj. Kurrë nuk më kujtohen fjalet e tyre. E di vetëm se Kamer Rukiqi, pas këtyre fjalimeve të shkurta që vlerësoheshin historike tha se flamurin do ta vendosë, Imer Kastrati.

    Imer Kastrati, mësues i matematikës në këtë shkollë, po ngjitej shkallëve me flamur në dorë. Do të pushojë disa herë duke i përjetuar duartrokitjet dhe emocionet, si edhe brohoritjet e turmës. Kur ngjiti shkallën e fundit, u ndal. Mori frymë thellë. Para turmës shpalosi flamurin kuq e zi me shqiponjën dykrenore. Pasi vendosi flamurin në vendin e caktuar, nxori nga brezi një “parabell”, I cili thekshëm “u kollit” nëntë here. Krismat e revolverit u perzien me broheritjen e masës dhe me tingujt e tupanave.

    Gjithçka rrodhi mirë. Me gjasë krejt kjo ishte bërë e pergatitur nga udhëheqsia komunale në Gllogovc, por edhe me bekimin e Fadil Hoxhës, sepse, siç do të merret vesh me vone, ai i kishte thënë si me shaka kryetarit të komunës se Gllogovcit, zotit dhe te madhit Halil Halilaj.

    Dhe kështu, në Tërstenik të Drenasit ( Gllogovcit ), në zemër te Drenicës, organizuar nga udhëheqsia komunale dhe e katundeve të kësaj treve u ngrit zyrtarisht per here te parë LEGALISHT flamuri kombetar.

    Me pas pasuan masa ndeshkuese: Kamer Rukiqi përjashtohet nga drejtori dhe nuk pranohet në arsim askund në Drenicë, pasiqë kishte caktuar nipin e shaban Palluzhës që ta vendosë flamurin. Imer Kastrati do te largohet nga arsimi dhe do të punojë deri në pension në administratë për pensionist; Halil Halilaj do të largohet nga funksioni i kryetarit të Komunës, Musli Haxhiu nuk do te rizgjidhet më kurrë në funksione të karakterit politike. Po këtë fat do ta kenë edhe te rinjtë Xhemail Bajrami dhe autori i këtij shënimi, Nezir Prokshi.


    burimi këtu
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  3. #3
    Sipas Informacionev me te fundit ,,Kryministri i Kosoves ka udhtuar per ne SHBA...

    Thaqi do te kete takime me Hillari kllintonin,,dhe me presidentein Barak Obama takime sekret..

    Hashim Thaqi do te kete takime edhe me shefin e cias,,,dhe shefin e FBI-se ,,si dhe shume takime me personalitetet e ndryshme ne pentagon..

    Njeri i cili ne histroi te njerzimi si kryminister te kete takime me personalitetet me te larta te nje shteti me te fuqishem ne bote si kryminister i kosoves..
    Thaqi eshte njeriu i cili edhe francezet e paten deklaruar para 7-8 mujave ku gjate asaj priudhe e gjithe ushtria frances ti siguron arme thaqit per lufte prej viti 97..po prap francezet deklarojeshin se thaqi eshte njeri me i afert me amerikanet dhe eshte nejri i Amerikaneve njeriu me i besushem ne kete shekullit 21..suksese thaqi

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e urtesia
    Anëtarësuar
    22-08-2006
    Vendndodhja
    Ne Dardani -Iliride
    Postime
    431
    DEMOSTRATAT E VITIT 1981

    “ ME KON KOLLAJ ME BO SHPI, KOLA JEM I KISH BO TRI, …”


    Çdo e sotme, rrënjët e veta i ka thellë në të kaluarën, andaj duhet ditur se zënafilla e çdo levizje kombëtare, për bazë ka pasë fjalën e shkruar ose më mirë thënë arsimimin.

    Filluar nga Skenderbeu, nevoja për organizimin e besëlidhjes së Lezhës ishte hartimi dhe përpilimi i kanunit si dokument legjislativ.

    Shumë më vonë më 7 mars 1887 për herë të parë themelohet shkolla e parë shqipe si çerdhe për prodhimin e njerëzve të shkolluar, po këta njerëz panë të arsyeshme se një komb është unik vetëm kur kanë gjuhën e unjësuar. Unifikimi i gjuhës bëhet atëher kur përcaktohen në përdorimin e shkronjave të përbashkëta, dmth. Abetarja e përbashkët. Kjo u bë më 14 nëntor 1908 në kongresin e Manastirit. Po ky kongres i intelektualëve shqipëtar i udhëhequr nga Mit’hat Frashëri i biri i Abdylit rezultoi me shpalljen e pavarsisë së Shqipërisë jo më vonë se pas 4 viteve dhe ate më 28 nëntor 1912 nën patronat të portës së lartë të ndihmuar nga deputet dhe veprimtarë të shquar të asaj kohe..

    Ndikimi i vatikanit i ndihmuar nga disa shpirtshitur e detyruan Ismail Qemalin që të jep dorëheqje nga postii kryeministrit që në vend të tij të na vij princ vildi të cilin nuk e kishim as farë e as fis, por vetëm meritë nga disa pis.
    Që të hyj shqipëria në mesin e familjes së madhe të gjakut blu, Mbreti Ahmet Zogu nga kryministër,i Shqipërisë pasi u martua me Gjeraldinën nga familja mbretërore hungareze shpallet mbret i shqipëtarëvet.

    Lufta e dytë mbretërore e detyroi që në vitin 1939 të lëshoj Shqipërinë në natën e parë të lindjes së princit Leka Zogu I. Në vitin 1941 pas një takimi me Kryeministrin e Britanisë së madhe Rudolf Çerçill i cili i rekomandon mbretit Zog që në Sqipëri të të themeloj parti politike dhe gardën mbretërore ta kyç në luftë kundër fashizmit. Rezultat i kësaj do të ishte që pas luftës së dytë botërore Shqipëria rendin juridik të saj ta ketë monarhi parlamentare sipas sistemit anglez. Astu me ndihmën e Muahrem Bajraktarit dhe veprimtarë tjerë në itin 1942 u formua Balli Kombëtar. me në krye Mit’hat Frashërin.
    Një marrëveshje të këtill e mësuan sovjetikët të cilët me ndihmën e françezëve të cilët gjithmon kanë qene popull nacionalist dhe kundër britanik duke shfrytëzuar lidhjet e vjetra miqësore dhe ideologjike të Bajram Curit që kishte me Vladimir Iliç Leninin e takojnë Gjon Sereçin në Gjakovë dhe aty për aty themelojnë Lëvizjen Nacional demokratike shqipëtare të njohur si NDSH-ja. Duke i futur në luftë mes vete ballin kombëtar dhe ndsh-në, Franca ariti të përgatit dhe në shqipëri të kyç Enver Hoxhën i cili me ndikimin e politikës Titiste të ndihmuar nga Milladin Popoviqi dhe Dushan Mugosha themeluan komitetin e partisë komuniste të Shqipërisë.

    Shqipëria edhe pse e ndarë me vendimet e kongresit të berlinit dhe konferencës së ministrave ne Londër ariti të mbijetoj, por nën sistemin bolshevik të një diktature staliniste. Në konfancën e bojanit u bë tradhtia e rradhës ku Kosova përsëri mbeti jashta shqipërisë dhe më vonë si pjesë konstituive e Jugoslavisë kishte stausin e autonomise te cenguar nen mbikqyrjen e Sërbisë.

    Edhe pse sistemi i Enver Hoxhës ishte i vrazhde, gjatë kësaj periudhe populli shqipëtar në Shqiperi ariti që në çdo fshat të saj duke përfshirë edhe malsin e madhe të ketë mësuesin e saj dhe populli të arsimohet.
    Në vitin 1963 në shkup ndodhi tërmeti katastrofal ku në mision humanitar takohen ushtria amerikane dhe ajo sovjetike për herë të parë pas luftës së II botërore. Në vizitë vjen edhe kryeari i BRSS Nikita Hrushov i cili në maqedoni takon një popull sllav të ngjashëm me rusët si në fizionomi, në gjuhë, në tradita kombëtare dhe fetare. i lind ideja për ta dëmtuar Jugosllavinë dhe për ta detiruar Mareshallin tito që t’i këthehet paktit të Varshavës.
    Në Moskë Hrushovi në vitin 1965 fton dy burashtetesh Mehmet Shehun e shqipërisë dhe Todor Zhivkovin e Bugarisë
    Në atë takim përgatisin planin MARESHAL ku Bugaria dhe Shqipëria do të ndikojnë në organizimin e padëgjueshmërisë qytetare brenda ne jugosllavi sidhe ngacmimin e zonës kufitare me jugoslavinë e Titos. Shpërblim për këte është ndarja e maqedonisë me ndihmën e Rusisë. 3 vite pas kësaj marrëveshje shqipëtarët u ngritën në demostratat masive të vitit 1968 të njohura si demostratat e flamurit kombëtar. Mashineria ushtarake dhe ajo policore i gufatën ëto demostrata dhe nje numër të madh të veprimtarëve shqipëtar i burgosën dhe denuan me dënime të rënda she tepër barbare.
    Austriakët duke ndihmuar dhe kurajuar kroatët 3 ite meë vonë më 1971 organizuan demostratat studentore kroate për separe, për shkëputjen e Kroacisë nga Federata Jugosllave.

    Komiteti qënror i partisë komuniste të Jugoslavisë duke u tundur dhe shkundur nga shumë anë, asaj kohe caktoi grup pune me në krye Eduar Kardel për ndryshimin e kushtetutës së RSFJ e cila u aprovua nga kongresi 3 vite me vonë dhe ate më 1974.

    Me kushtetutën e vitit 1974 Kosova legalizoi Univerzitetin e Prishtinë sidhe u bë pjes konstituive e jugosllavisë, vetëm që nuk e kishte emrin republikë krejt kjo si vendim politik e jo juridik.
    4.maj 1980, ora 15.4 min. vdes diktatori jugoslav Josip Broz Tito dhe pas kësaj në fabrikën knor u ndëgjua reklama: bronhi, lakshe se dishe.

    Univerziteti i Prishtinës i ndihmuar me profesor të shquar dhe të dalluar nga Shqipëria krijoi brumin e parë të shëndosh dhe intelektual të ngritur të cilët dëshironin të trajtohen si popull i lashtë i barabartë me popujtë e tjerë, njerëz të qytetruar sidhe faktor vendimarrës në gjitha organet legjislative dhe egzekutive të shtetit.
    Filluan në mënyrë ilegale të pajisen me literaturë shqipe, me studime posdiplomike duke pas qasje në arhikive të ndryshme, duke mbjellë ditë e më shumë atdhedashurinë dhe duke sjpalosur padrejtësitë që politika titiste ua bëri shqipëtarëve në Jugosllavi sidhe eksploatimin dhe diskriminimin e shqipëtarëve që jetojnë në Kosovë ushtruar nga sërbët shovenist.

    Shqipëtarët diplomonin dhe nuk mund të gjenin punësimin adekuat, Sërbia dëshironte që shqipëtarët akoma t’i trajtoj si sharaxhinjtë e 45-së kur mbanin qymyrë dhe sharonin dru nëpër beograd.
    E gjithë kjo e lindi 11 marsin e vitit 1981 kur studentët e fakultetit filologjik, në restaurantin e universitetit ngritën zërin e protestës duke kërkuar kushte më të mira, ushqim më kualitativ. Zëri i kësaj proteste pos përmbysjes së pjatave, mori një jehon edhe më të gjërë duke kaluar në rrugët e qyteteve mbar Kosovës.

    O Zot i madh. O Allah, O Krisht, O Perëndi, …

    Vallë a po habitesh edhe Ti sikur që po habitemi edhe ne njerëzit që jemi krijes e Juaj.
    i tërrë populli në këmbë, pleq e plaka, burra dhe gra, student, të ri dhe pioner. Ishte kjo e tërë Kosova, pos parollave: DUAM LIRI, BARAZI, më vonë me zë kumbues u dëgjuan zërat që vinin edhe nga varrezat shqipëtare të viteve 1945, 1954, 1968 dhe tani në vitin 1981:
    REPUBLIK KUSHTETUT, NDASH ME HATËR NDASH ME LUFTË.

    KOSOVA REPUBLIK, KOSOVA REPUBLIK, KOSOVA REPUBLIK …

    Zërat e këtill shpërthnin qiellin, por zërat e këtill i luajtën themelet e Jugosllavisë titiste, por, ça të shohim pas këtyre zërave, hordhitë fashiste, armata barbare sërboslave gjuante me armë zjarri duke mos shikuar drejtimin, duke vrar dhe plagosur qindra shqipëtar.

    para kolonës së demostrantëve gufonte kënga, fryn murlani me stuhi, qielli bumbullonte, për flamurin kuq e zi Skenderbeu luftonte,… ku po shkoni o burra? vendin ta çlirojm, për liri nëse duhet dhe ne do luftojmë. Kurse në fundin e kolonave toka lahej me gjakun e foshnjeve, gjakun e studentëve më të mirë që do të kishte Kosova. LAVDI o trima, lavdi sepse zëri i juaj edhe sot e kësaj dite freskon zemrat tona dhe është bërë shqetësim shqirti i gjithë atyre që morrën pjesë në vrasjen tuaj.

    Pranvera e vitit 1981, Kjo kryengritje gjithpopullore, kjo lëvizje ilegale e frymëzuar nga Jusuf e Bardhosh Gërvalla, Kadri zeka, Nuhi Berisha, Rexhë Mala, Metush Krasniqi, Idajet Hiseni, Ukshin Hoti, Adem Demaçi, Halil Alidemaj dhe shumë e shumë të tjerë mundësoi lindjen, formimin, organizimin, jetësimi, zhvillimin dhe krenarinë kombëtare të quajtur USHTRIA ÇLIRIMTARE E KOSOVËS, me në krye komesarin politik Zair Pajaziti dhe komandanti legjendar ADEM JASHARI.

    Po ata student dhe demostrant të vitit 1981 aritën të reshtohen në rradhët e ushtrisë me shkronja të larta, por sot zërri i tyre nuk ndëgjohej vetën nga goja e tyre, ata sot po flisnin edhe me armët shqipëtare. Pushka e tyre, jo vetëm që u kunorëzua me shpalljen e pavarsisë, por po këta njerëz i krijuan Kosovës miq dhe aleatë nga e mbarë bota. miq edhe nga armiqët e dikurshëm të atyre shteteve që ndihmuan vendimin e kobshëm për ndarjen dhe copëtimin e Shqipërisë.
    Sot në vitin jubilar të pavarsisë së Shqipërisë, në 100 vjetorin e saj, ne gjeneratat e reja zotohemi se do të vazhdojmë me nder dhe krenari, me forcë dhe zgjuarësi që të çojmë në vend amanetin e tyre, amanetin e shqipes dy krenare e cila thot:

    Flet Shqiponja në Flamur,
    mbeta n’udhë kryq e përmbi urë,
    shikoj në lindje, shikoj në perendim,
    bashkimi kombëtar, i vetmi shpëtim.



    QOFTË I LEHTË, DHEU I PËRGJAKUR - LAVDI
    urtësia

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-11-2007
    Postime
    99
    ah mos te ishin keta sahan-lepirs, keta qe diten jan patriot... e naten tradhetojne... bejne marrveshje te demshme per shqiptarine... formojne grupe, bejne takime te mshefta... ku ne fakt me keto takime... me keto marrveshje synohet te na kthejne mbrapa, synohet te na kurorizojne perseri me gjarperij... qe helmi i tyre na helmoj me shekuj. ja shembulli konkret, marrveshja e edita tahirit ne lidje me kontrollin e kufirit "te perbashket" me serbi. "te perbashket se jo mahi", vetem se poilcet tane te shtrire per dhe... dhe me tyte te armes ne koke... gjithemone shqiptart luftat i fituan kundrej qdo okupatori... por u tradhetuan nga vet politika e udhehequr nga te pa ftyret... qe naten tradhetojne... e diten kendojne. kosova eshte shqiperi. nderimet e mija te nderuar lexues.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2011
    Postime
    713
    Udhëheqësat tanë të gjertanishëm nuk dinë ta ruajnë historinë,të forcojnë unitetin,të respektojnë ligjet,Kushtetutën. Vendin po e çojnë drejt e në greminë ,sipas asaj që jemi duke përjetuar dhe parë këto vite të fundit.Këta udhëheqësa t'sotit,s'janë asgjë tjetër,veç kontrarevolucionarë!Indifirenca dhe papërgjegjësia e tyre po i argumenton veprat e ndyta të tyre,që janë duke bërë pa asnjë troh ndjesie dhe moral.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •