Cilat janë kushtet përmes së cilave mund ta dimë që njeriu e ka bërë haramin hallall dhe kështu të gjykohet si pabesimtarë?

Të konsideruarit diçka hallall, do të thotë: bindja që një gjë është hallall edhe pse e ka ndaluar All-llahu.Kurse të konsiderohet hallall një gjë që është haram dhe ka të bëjë më vepër duhet shikuar: nëse ky veprim është prej shkaqeve që njeriu bënë kufër, atëherë personi është pabesimtarë, dezertorë, p.sh.: nëse njeriu meret më kamatë, mirëpo nuk e ka bindjen që është hallall edhe pse vazhdon në të, nuk konsiderohet pabesimtarë, ngase nuk e konsideron hallall. Po sikur të thoshte kamata është hallall dhe ka për qellim kamatën të cilën e ka ndaluar All-llahu, më të vërtetë bënë kufër, ngase ky e përgënjeshtron All-llahun dhe të Dërguarin e Tij.

Të konsideruarit diçka hallall është dy llojesh: në vepra dhe në bindje me zemër, kur ka t’bëjë me vepra duhet ta shikojmë veprimin, a konsiderohet kufër apo jo? Dihet, ai që ushqehet më kamatë nuk bënë kufër, mirëpo konsiderohet prej mekateve të mëdha, kurse nëse njëriu bënë sexhde para ndonjë idhulli është pabesimtarë..për çfarë arsye? Ngase veprimi konsiderohet kufër, ky është një kusht mirëpo patjetër duhet ta kemi parasyshë edhe një kusht tjetër, e ai është: ky i cili e bënë hallall haramin mos të jetë prej atyre që arsyetohet më injorancë, në qoftë së është prej tyre, atëherë nuk konsiderohet pabesimtarë, si p.sh.: një njeri është i ri në islam dhe nuk e di që vera është haram, ky person nëse e konsideron hallall nuk bëhët pabesimtarë, derisa nuk e di që është haram, e pasi që e meson që është haram vazhdon duke e përdorur atëherë bëhet pabesimtarë” (Likaul-beeb el-Meftuh)

Shejh Muhammed ibën Salih el-Uthejmin, All-llahu e mëshiroftë!

Burimi: www.sahab.net

Përktheu: Besim Gjelaj


http://www.forumiselefi.net/viewtopi...5b93d13658b301