Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 34
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-11-2002
    Postime
    90

    Rudina Xhunga

    "Gracka" e Rudina Xhunges

    Nga "Korrieri"

    Rrefimi ne veten e pare te nje libri, te krijon shpesh pershtypjen e identifikimit te autorit me tregimtrain, e aq me teper kur behet fjale per nje histori te prekshme e qe mund ti ndodhe kujtdo. Nje trill i mirefillte, nje autobiografi apo copeza eksperiencash te mbledhura aty ketu?! Autorja e librit "Prerja e nje martese te lodhur", Rudina Xhunga ne promovimin e pak diteve me pare deklaronte se nuk behej fjale per nje autobiografi, por thjesht per nje zgjedhje te menyres, se te shkruarit te romanit te saj. Ku gjithcka zhvillohet mes personazhit "une" dhe personazhit "i panjohuri", ndersa nuk mungojne edhe te tjere gjithashtu pa emra, qe duken e zhduken, sa here ne hije dhe sa here ne drite. Redaktori i romanit, Edmond Tupja rrefen mbi "Prerjen e nje martese te lodhur" duke thene se, "fale shtjellimit befasues, intriges dhe stilit te perkore, Rudina Xhunga e ben per vete lexuesin e ndjeshem me sinqeritetin e saj pa makiazh, plot nerv, e gati agresiv". Perkthyesi i njohur me nje shije te holle dhe nje intuite te forte per perfundimin e librave qe lexon qe ne mesin e tyre, kete here nuk ka mundur te vizatoje ne mendjen e tij mbylljen surprize qe ka rezervuar Xhunga per lexuesit e saj. "Jeta eshte kthyer ne teknologji. Shkembejme shume teknologji dhe pak ndjenje, ku kjo e fundit nuk percillet me nga ballkoni si Romeo e Zhulieta, po pemes mesazheve ne celular", shprehej autorja ne prezantimin e romanit para medias. Dy njerez qe kerkojne te njihen me celular dhe ne fund gjejne nje suprize, nje gjetje e pazakonte, thuajse irreale, por e bukur deri ne dhimbje. E gjitha vjen ne fund te nje dialogu ritmik, nje ecje ne erresire ne kerkim te shpirtit binjak. Dy njerez qe rrefehen neper ca rradhe qe te mbajne frymen, dy njerez qe gati-gati duhen, por nuk njihen.Gjithe libri eshte nje email i gjate qe nje vajze ia dergon mikes se saj. Ajo i shkruan per dite te tera historine e saj tekater muajve dashuri ne celular, ia tregon edhe gjithe sms-te qe ka shkembyer me nje te panjohur, gjithe historine e saj te dashurise permes celularit. "Prerja e nje martese te lodhur", nje liber i vecante ne llojin e vet eshte botuar nga Shtepia Botuese "Ombra GVG".

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    7
    kam degjuar per kete roman por nuk e di nese ndonjeri me ndihmon ta gjej kete roman .une jetoj ne angli

  3. #3
    xha Barka Maska e Jonian
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Ec drejt bulevardit deri te Skenderbeu. Aty pastaj futja nga te duash...
    Postime
    332
    Lexova diku qe ky roman eshte bere best seller ne Shqiperi. Brenda javes u shiten 1000 kopjet qe ishin planifikuar te hidheshin ne treg, dhe tani po shtypen te tjera.
    Trimi i mirė me shoqe shumė

  4. #4
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    A e ka lexuar dikush nga anetaret e forumit kete roman, pervec rekalmave dhe shkrimeve ne gazete-a?


    E lexova romanin "preja e nje martese te lodhur " jo e nisur nga ata qe thane dhe thone gazetat apo miqte -kolege te Rudines, por nga admirimi qe kisha per kete autore , kur pata lexuar dikur nje vellim me poezi dhe nje tjeter botim te sajin me intervista mjaft interesante e me kulture.
    ...
    Pra e theksoj, duke u nisur nga admirimi per poezine dhe gazetarine e Rudina Xhunges, e lexova romanin e "bujshem" dhe qe te jem sa me e vertete , pa hequr asnje presje vleresimit qe kam per poezine e dhe intervistat, me romanin u ndava e zhgenjyer, ndonese prisja se do te kishte ngritje artistike , kur ne fakt ngritja mu duke vetem ne lehtesine e saj per ta reklamuar romanin si nje surprize apo si nje proze bashkekohore, por kjo aspak e vertete.
    Proza e rudines nuk mu duk madje as roman.me rezerva do ta quaja nje"novele adoleshente" dhe realisht do ta quaja Tregim i rendomte i nje dashurie ordinere, me personazhe ordinere, fjalor ordinere, subjekt ordiner.Dhe aspak letersi!
    ...
    Lexuesi shqiptare i romanit, eshte pre' e miqve te gazetares qe rend te quhet edhe romanciere.
    Ajo qe do te isha kurioze te di , prej nje vajze me kulture e nje poeteje te talentuar, dhe gazetareje te njohur Rudina xhunges, eshte -Vertete e vlereson ajo vete kete roman?, apo thjesht i ka porositur ne mos porositur koleget e saj per ta rekalmuar , ka heshtur perballe ketyre reklamva te fryera ? Nuk dua ta besoj kete , dhe sidomos rudina xhuges per te cilen jam shume e sigurte se i ka lexuar qofte dy romane te mirfillta , plus nje roman bashkekohor.
    ...
    Ndersa edmond tupise , i cili ne mbrapashpinen e librit, nen foton e autores nder te tjera thote; "...fale shtjellimit befasues te intriges e stilit te perkore...." dhe me tej e justifikon varferine artistike te vepres se quajtur roman, "...sinqeriteti pa makjazh..."

    besoj se eshte e tepert ti thuash kesaj dysheje(edmond tupise dhe Rudina xhunges) se nje veper letrare, nuk matet me sinqertitetin e autorit, madje as te personazheve, por me vlerat letrare e artistike qe perciell kjo veper.
    Sinqertiteti eshte muhabet qe shtrohet ne tavolinat e mbleserive , por jo ne tavolinat e artit.
    Subjekti;
    Subjekti nuk eshte aspak nje subjekt i virgjer, perkundrazi eshte nje teme i stershkruar e i sterskenarizuar.
    personazhet "une " dhe " i panjohur" jane kaq te varfer shpirterisht, artistikisht, intelektualisht. Fjalori i tyre eshte edhe me i rendomte se sa fjalori i personazheve qe nuk jane zgjedhur ende te behen protagoniste te nje vepre letrare.
    Proza eshte kaq naive, sa secili lexues ose jo lexues, dmth gjithkush mund te shkruaje nje histroi te rendomte te tijen dashurie ose jo dahsurie e ta quaje pa teklif (sipas kesaj qe ka guxuar rudina e te na i servirin si romane bashkekohore)!

    Edomd tupive , do tu lutesha, te jene me pak hipokriter, ose te denjojne te heshtin. Sepse duke heshtur jo vetem qe nuk mashtrojne autorin qe reklamojne, jo vetem me shume se nje here mund ta mashttrojne lexuesin me lavderimet e tyre ne tym te deshirave , por aspak mbi vlerat reale te atij libri per te cilin flasin, por demtojne edhe emrin e tyre.... e per me tej, nuk u beson lexuesi i interseuar vertete per letersi e per romane bashkekohore kur te behet i nevojshme ky besim .
    eetj etj
    (....)
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-07-2003
    Postime
    726
    Postuar mė parė nga "macia_blu"
    Proza e rudines nuk mu duk madje as roman.me rezerva do ta quaja nje"novele adoleshente" dhe realisht do ta quaja Tregim i rendomte i nje dashurie ordinere, me personazhe ordinere, fjalor ordinere, subjekt ordiner.Dhe aspak letersi!
    (....)

    Macja Blue spo te kuptoj fare se cfare po shkruan. Ky paragrafi njihere ketu eshte pa kuptim. Kur lexon ti libra si i shikon, si i gjykon, si e ndane genren? E ke lexuar Mark Twain? Besoj se po sidomos me bestsellerin e tij "The Adventurous Of HuckleBerry Finn". Do thuash ti uf, kete e lexojne dhe femijet, por ama lexoe kete liber pastaj me vone ne moshen 15 vjecare, dhe mendoj se do nxjerresh konluzione te ndryshme nga se ke nxjerre ne nje moshe me te vogel. Mark Twain perdor gjuhen e zakonshme apo dialekte te ndryshme, flet per jeten e perditshme, me karaktere shume ordinare. Quhet Realizm e dashur. Kur thua aspak letersi per kete liber, cfare nenkupton me letersi? Shpjegoma pak!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Reina : 10-03-2004 mė 15:40
    Be yourself and you will always be in fashion.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Te dashur Forumiste,

    Lexova temen mbi kete ceshtje dhe thash ta hap njehere te shof c'ka. Mesa di une pjesa me e madhe juaj jeton jashte Shqiperise dhe nuk i di truket e Tiranes (ku qarkullon 99% e propagandes shqiptare).

    Theksoj qe ne fillim qe librin s'e kam lexuar, por di mendimin e dy kolegeve te mija qe e blene pas reklames shume te madhe per librin 1000 kopje (Best-seller???). Opinioni i tyre ishte ZGJENJIMI.

    E dyta qe doja te theksoja eshte qe kush ka hyrje ne mjetet e informimit ka mundesi ta bombardoje popullin me nje propagande te tmerrshme dhe si pasoje e saj te arrije te behet shume i njohur dhe ta perdore ate per bisnes e perfitime (Ne rastin e rudines, fitimi i nje emri per nje veti qe nuk e ka), por kjo propagande nuk shoqerohet me debat, ka vetem monologgggg.

    Si perfundim pajtohem plotesisht me Macen-blu dhe te kujtoj Anabelaaa se nuk krahasohet mali i tomorrit me malin me te larte ne Danimarke 178 M mbi nivelin e detit. Krahasimi nuk qendron fare per hakelberifinin e Mark Tuenit.
    Dhe dicka, Me vjen keq per shume profesioniste te fushave te ndryshme si Tupja qe per detyrime te ndryshme "shesin" dininjitetin .
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  7. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Xhuxhumaku pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  8. #7
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    --------------------------------------------------------------------------------
    Postuar mė parė nga "macia_blu"
    Proza e rudines nuk mu duk madje as roman.me rezerva do ta quaja nje"novele adoleshente" dhe realisht do ta quaja Tregim i rendomte i nje dashurie ordinere, me personazhe ordinere, fjalor ordinere, subjekt ordiner.Dhe aspak letersi!
    (....)
    --------------------------------------------------------------------------------




    Macja Blue spo te kuptoj fare se cfare po shkruan. Ky paragrafi njihere ketu eshte pa kuptim. Kur lexon ti libra si i shikon, si i gjykon, si e ndane genren? E ke lexuar Mark Twain? Besoj se po sidomos me bestsellerin e tij "The Adventurous Of HuckleBerry Finn". Do thuash ti uf, kete e lexojne dhe femijet, por ama lexoe kete liber pastaj me vone ne moshen 15 vjecare, dhe mendoj se do nxjerresh konluzione te ndryshme nga se ke nxjerre ne nje moshe me te vogel. Mark Twain perdor gjuhen e zakonshme apo dialekte te ndryshme, flet per jeten e perditshme, me karaktere shume ordinare. Quhet Realizm e dashur. Kur thua aspak letersi per kete liber, cfare nenkupton me letersi? Shpjegoma pak!


    __________________

    O qe do vras veten une kush me pyet mua se c'kuptoj un me letersi, dhe kush e kur me sugjeron mua te lexoj mark Tuenin, e me keq akoma po dashka edhe te me flase me kopetenca te mjetit artitistik "krahasimin" .
    Pse tregoni me kaq naivitet disnivelin tuaj te njohurive , te talentit, e sidomos te komentit te nje vepre letrare. Te ashtu quajturin roman te rudina xhuges nuk e krahasoj dot as me nje pordhe te Mark Tuenit. Le me pastaj te denjoj te te shpjegoj TY, bukuroshe se c'eshte letersia. Kur ti ende nuk di cfare do te thote TE JESH E BUKUR dhe TE DUKESH E BUKUR.
    ...Disa dite me pare, kur nuk pata kohe te te pergjigjem , kur nuk e pashe as te arsyeshme, lexova dicka qe tani e paske hequr, se ti duke mbrojtur romanin e sterdobet te rudina xhuges do t'i ngushellosh vetes historine tende qe ke per te treguar, e qe mesa kuptova une ta ka dhene ytruni ta quash roman.
    E para per roamanin tend mesa po te lexoj ketu lart , te jesh e sigurte qe nuk ke per te marre asnje opinjon (as negativ as pozitiv) zere se nuk do ta shkruash fare.E dyta te dinin te gjithe njerezit t'i benin historite e tyre shume te bukura romane , por te dinin t'i benin romane, do te kishim shkrimtare me turma e lexues me kokrra, dhe jo e kunderta qe kemi ne fakt, shkrimtar me kokkrrra e lexues me grumbuj , e injorante me turmaaaaaaa te pafundme. Ato shkrimet e mija qe ti paske lexuar , dhe paske perfituar shijen e drama-tizmit (qe edhe drama-tizimi eshte njera gjini e artit)une ende nuk kam guxuar e shtyre prej asnje ndjenje euforike ti quaj "romane" apo vepra, sa per dijeni ato jane vetem shenime e per kuriozitetin tend, me shume se 70% e tyre , nuk jane drama te mijat qe ti i ke marre si servisje per te me dhenen demshperblimin ne trajte komplimenti (per me teper qe me shume se komplimente kam marre te shara...., pasi edhe shumica e lexuesit ne forum eshte lexues i kalibrit tend)jane personazhe qe une i kam njohur ketu ne forum , keshtu si ty, qe me behesh avokate e nje gjeje qe nuk e njeh.
    Kur kam hedhur une opinjonin tim per romanin , kam pahuar me lart se e kam lexuar romanin e saj, dhe duhet te besosh se duhet te kem lexuar edhe me shume se romanin e rudines, dhe kam pyetur - a e ka lexuar kush kete roman e te diskutojme.
    Para se te leshosh zerin per letersine , provo me ze te ulet ne dhome , se si do te duket ne vesh e te tjereve, se ze ka edhe lopa , por lopa nuk kendon per ben MUUUUUUUUUUu.
    keshtu ishte dhe zeri i rudines qe e leshoji ashtu duke kujtuar se po kendon roman si te Tuenit ( them tuenit ) meqe e solle ti si autor te madh. E pra romani i rudines nuk kendoji , por beri MUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUU.
    ...
    Kam lexuar edhe romanet e Edlira Dones, qe krahasuar me kete te rudines jane si muja e lopes me cicerimen e zogut, dhe krahasuar me reklamat qe i jane bere , mu duken reklamat me te fryra se realitetit i vleres artistike te veprave te Dones.
    Ti kur nuk e ke idene fare per shijet e mija , dhe se cilet lexues u jam drejtuar pse vjen te na leshosh ne vesh edhe MUUUUUU-tende si lexuese(akoma).
    ... Kur te mesosh se c'eshte letersia, dhe se c'eshte romani brenda letersise , eja te provosh edhe njehere zerin duke te premtuar se do ta mbyll njerin vesh qe Mu-ja tjeter te me duket me e ulet se kjo e tanishmia.
    Nderkohe deri sa te nisesh romanin lexo edhe nja tre kater libra te tjere, pls. Se do te te ndihmojne shume.
    hajt urime!
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  9. #8
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492

    zhurme mbi romanin e Rudina Xhunges

    EMPIRIZMI I REXHEP QOSJES NDAJ NJE LIBRI PA VLERA TE RUDINA XHUNGES

    Nga: Pjeter Jaku

    Ne gazeten “ Shekulli” qe mban daten 30 Maj 2004, me terhoqi vemendjen shkrimi i Prof. Qosjes me titulli “ Romani ndryshe”, mbi romanin e Rudina Xhunges “Preja e nje martese te lodhur”. Them te drejten, kur e mbarova se lexuari shkrimin, nuk i besova vetes se kisha lexuar diēka nga R. Qosja, pasё parasysh analizat qe kam lexuar prej tij dhe tekstet mesimore si : “ Historia e Letersise shqipe” romantizmi”, “ Prej tipologjise deri te periodizmi”, “ Porosia e madhe”, “ Panteoni i rralluar” si dhe romanin e tij te vlersuar “ Vdekja me vjen prej syve te tille” etj…

    Ne shkrimin-analize te Qosjes, romani “ Preja e nje martese te lodhur”, (qe per mua nuk eshte roman, nuk mbart asnje element qe mund ta klasifikojne ate liber ne nje veper artistike dhe, sidomos ne gjinine e romanit, aq me teper te romanit modern)! e ngre ne qiell duke e klasifikuar si “ betsellerin e pare ne historine e letersise shqipe”, (sa gjykim i varfer!), si “roman popullor”- term i pa degjuar me pare, kur krijimtaria, sidomos romani, dihet se i perket nje niveli qytetarie shume te zhvilluar, si “roman i lexuar prej shtresave te ndryshme” , “ shume i komentuar prej lexuesve te zakonshem dhe profesionist” ( paska dhe lexues profesionist!), por qe “nuk paskan dhene mendime per kete veper shkrimtaret dhe kritiket letrar”. A nuk do te ishte me mire qe Qosja ta pyeste veten : pse shkrimtaret dhe kritiket nuk paskan dhene mendime? Thua te jete xhelozia?! Jo professor! Edhe pse ju e pranoni se eshte roman i thjeshte, roman dialog, jeteshkrim etj.., une mendoj se nuk mund te kete roman te thjeshte dhe jo te thejshte, nuk mund te kete roman pa perbersit e romanit, ndryshe ka klaisifikime te tjera, gjini te tjera. Nuk eshte pengese aspak te mos ēmohet pse eshte shkruar fund e krye dialog, siē thoni ju. Pengese eshte, ndertimi i dialogut, mjeshtria dhe qartesia e mendimeve, transmetimi i mesazheve, dramaciteti, ngarkesa emociomale qe percjell, niveli artistik pak me lart se i nje bisede mes njerezve pa ide. Nuk e kuptoj se ē’i duhet lexuesit nje bisede e tille mes dy grave debile dhe nje burri te paqene, qe fillon e mbaron si nje histori e rendomte, me nje leksik shume te varfer dhe me perseritje te pambarimta. Te duket moderne pse jane mesazhe ne celular?! Mesazhe te tilla dhe shume me cilesore ka me mijera ne dite neper faqet e internetit. Keto ju mund ti kishit mesuar shume me cilesisht te Fatos Kongoli, le ne letersine boterore qe jane tema te vjela prej vitesh. A nuk eshte leksiku nje element i romanit? Po perseritja pa mesazhe, ose rutine a nuk eshte ne dem te nje vepre artistike?! A ka nevoje lexuesi te harxhoj kohe me libra te tille, kur shume vlera te tjera i kalojne per mungese kohe?! Pastaj ja ne ē’perfundim arrini Ju: “… ka dashur te shkruaj nje roman qe t’u pelqeje sa me shume lexuesve dhe qe sa me shume lexues do ta lexojne me sa me shume qejf.” Me duhet te them profesor se, vertete mund ta fillojne me qejf, nga propaganda qe i eshte bere keti libri, por bindem se te gjithe e mbarojne te merzitur, ose e hedhin pambaruar me merakun e kohes se humbur. Mire se e lexojne, po ēfare do t’u mebetet ne koke pas leximit?

    Ne vlersimet tuaja me superlativat; “ artiste e vertete e dialogut”, “ artsite e gjuhes”, “ e ka te zhvilluar dhuntine e vrojtimit”, “ shtrirje te nje subjekti te pazakonshem qe e trajton ne menyre te jashtezakonshme, bash te jashtezakonshme”. E ēuditeshme dhe e pabesueshme te jene keto vleresimet e Qosjes! Le kur autorja krahasohet me Servantesin, Stendalin,Balzakun, Floberin, Zolan, Dostojevskin, Dikensin dhe O’Henrin.. A thua te jete nje lajthitje, apo keshtu e gjykon ate liber R. Qosja?! Me vjen keq po te jete e dyta! Kush e ka lexuar Dostojevskin dhe nuk ka perjetuar situata dramatike ne ēdo dialog? Po Balzakun, O’Henrin, qe edhe nje mjeti i ka dhene shpirt? Mos don te thuash se jemi ne kohe meoderne dhe nuk mund ta vleresojme gazetaren R. Xhunga, per nje bisede te rendomte qe mundohet te na e paraqese si roman? Me vjen keq te te them, por je shume i vonuar profesor. Romanin modern nuk bejne mjetet teknike, pra futja e celularit as internetit, ka perberes te tjere qe e klasifikojne ne modern ose jo moderne folkloriko-popullor! Ku jane mbresat qe te len dialogu i R. Xhunges, kur ju m’i krahasoni me Mopasanin e Ēehovin?! Mos valle e ke fjalen per kete dialog: “ Tani qe ti thashe te gjitha, te pares dhe te vetmes, jam me mire. Tani them te cohem nga kompjuteri dhe te shkoj te ha nje supe te bukur.” Me vjen te qesh me vete… ka supe te bukur?! Si te duket ta udheheq romanin nje personazh i tille?! Pak provokime te tilla ka ne ditet e sotme, kur mundesite jane te shumta, per te zbuluar ekzistencen e nje fenomeni, siē ishin dyshimet qe kishte gruaja e te dashurit per mardhenjet mes dy bashkebiseduesve?! Pra, lexuesi nuk sheh ndonje gje te veēante ne kete subjekt kaq te lehte dhe pa asnje mbrese. Personazhi kryesor, pas gati nje viti kujtohet ta pyes bashkebiseduesin per emrin, genjehet si femije, pse e donte nje njeri qe se kish pare e takuar kurre! Aq me keq; mund te behesh xheloze per nje te panjohur?! Ja dhe nje rast tjeter per te vleresuar dialogun “jashtezakonisht mbreselenes”: Une nuk njoh, per fat ndoshta, asnje fatkeqesi tjeter, pervec atyre qe prodhon ndjenja e humbur, qe te te bej te ndjesh humbjen deri ne palce… fq.104 .. te prodhosh ndjenja( phhhh!). Shkrimtaret dhe kritiket nuk jane marre me kete liber se, ne fund te fundit, eshte veshtire te vleresosh nje veper qe nuk eshte veper, vetem pse reklamohet si e tille. Per analize mund te marrim shume shembuj, por me kot, dialogu nuk permban asnje peshe ne emocionet e lexuesit e, jo pse ne nuk mund ta quajm roman per shkakun e vetem se qenka shkruar ne dialog! Le ta hapim librin ku te na kap dora dhe do te ndeshemi me dialogje te tille: -Je shume i ngutur, e di kete? – Po nguti nuk eshte faj, eshte deshire. Tjeter? -Ki durim dhe ca dite. – Durim, sa fjale e poshter. ( fjale e poshter..hhheeh). Kjo eshte letersia profesor?! Le komentet pa lidhje qe gjenden ne fq. 56, ne forme keshillash. Le ta hapim perseri qe te ndeshemi me”xhevahiret” e keti libri! – E mbyllim, Ti vendos. Portja eshte jotja, topi gjithashtu: si mund ta bej une golin? – cfare bisedon ti me ate kur takohesh keto kohe? Nuk mund ta paragjykoj lidhjen qe mund te kete autori i keti shkrimi per gazetaren R. Xhunga, por gjithsesi nuk mund ta marre me mend pse behet nje vlersim kaq siperfaqesor, kur kemi me dhjetra botime, qe ia vlen te merremi seriozisht me to, siē jane krijimet e fundit te Kongolit, Zhitit, Dibres etj.. A nuk eshte nje bezdi e pakerdishme te lexosh nje liber me rendomesi te tilla: te thashe - s’te thashe, e don –se don, te pashe – s’te pashe, me tako- s’te takoj, me shprehjet steriotipe “ ia leme kohes”, “ kontrollo parandjenjen”, “komunikim te pastabilizuar”, “ sqarim-kujtimeve”, “sekret-sugjerimeve” “ nje dreke kujtim-sqarimi”, “sqarim –pajtimi”, “rendiment –komunikimi” etj.. etj.. “krijime” artificiale dhe te pakuptimte. Veē kesaj, perseritjet jane aq pa vend sa te sjellin shume bezdi, si: “ jam ndare me ate”, “ ti e don ate”, “ per t’u lidhur ne jete”, “lidhje te re”, “ do te takohemi” etj.. etj. Le t’i kujtojme studiuesit R. Qosja dialogun mjeshtror te romani “Oh” i Anton Pashkut ne rastin e Vashes ( Asaj) me Bariun, i cili i qepet malit perhere per te kerkuar delen e 100-te. Delja e 100te! Eshte ndoshta edhe nje simbol, qe vasha nuk arrin ta kuptoj, ndaj dialogu zgjat aq shume dhe nuk te merzit. Pra, zgjatja e dialogut e ka nje domethenie, ka nentekstin, eshte artistikisht lart dhe me leksik te zgjedhur, qe kurre te mos e merzit lexuesin. Nje tjeter rast ku Prof. Qosja mund te ishte ndalur eshte romani i Visar Zhitit “ Funeral i pafundme”. Bindem se ia vlen te ndalemi te ky roman professor! Nje popull i tere qe mba mbi kurriz nje arkivol. Nuk dine ku ta varrosin, gjunjet u dridhen nga pesha e tij dhe qendrojne. Nese ju e vleresoni dialogun si risi te re ne letersine shqipe, vleresoje dhe zerin e brendshem te personazheve. Por ai nuk gjendet te R. Xhunga, ndaj eshte nje liber aq pa peshe, saqe kur ta mbarosh, pendohesh pse e ke lexuar. Ju permendni thjeshtesine te libri i R. Xhunges, dhe mua vetetimthi me lind pyetja: a mund te qendroj vlera e nje vepre artistike te thjeshtesia?!

    Nese ju e vleresoni kete liber si modelin e letersise moderne shqipe, mjere letersia shqipe, qe ne perberjen e saj do te kishte vetem ca njolla bardhe e zi pa kurrefare efekti. Te pakten te ishte letersi zbavitese! Te te pelqej tematika?! Edhe kjo s’eshte ndonje teme e parrahur. Pastaj eshte shume qesharak pohimi juaj : “ Rudina na u paska rrembyer shkrimtareve nje mundesi krijuese te re” Dhe ku eshte gjithe ky novacion? Te celulari dhe mesazhet e lena ne te. Sa i vonuar je ne kohe o Rexhep! Po aq e pamenduar eshte shprehja juaj ne fund te shkrimit analize per R. Xhungen. Le ta perserisim fjale per fjale: “ Ne qofte se do te keme jete e te shkruaj ende proze, do ta shfrytezoj kete pervoje te re krijuese, qe Rudina Xhunga ia ka sjelle letersise sone”. Meqe edhe ju keni deshire, urojme qe te rrosh gjate, per te rene sa me poshte ne kete pervoje krijuese, pasi jane shume elemente, qe nuk te lejojne as t’i imagjinosh zhvillimet e reja elektronike, qe ne shume raste po zevendesojne njeriun fizik, shpirtin dhe ndjenjat e tij.



    (marre nga numri 6, i revistes Kuvendi)

  10. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Mire eshte ta kishim lexuar Rudinen me shume xhepa me xhunga pa te vleresonim vepren e saje.. por me qe Qosja ka shkruar e me qe Qosja shkruan me porosi e me qe per Qosjen rendesi ka se ne c'parti ben pjese Shkruesi e jo cilesia e shkrimeve po i them dhe une dy llafe..

    Komenti i Qosjes per Xhungen doli bashk me Komentin e Qosjes per Demacin..
    Kemi nje fushate politike ketu e jo letrare..
    Xhunga eshte nje far Mata Harry ne skenen politike te Tiranes.. dhe konkretisht nje Mata Harry e grupit "na bashkoj vrasja e Azemit".. pra eshte pjese e klanit te Klos Mejdan sorropit..e pra dhe te Xhavit qose Demaceve e Thaq Ramushave..
    Qosja do nje Nano dinak e hajdut sikurse eshte.. por pak me te eger e brutal ndaj armiqve te Qosjes..pra do nje Nano armik te eger te Berish Rugovave..

    Qosja i do Xhungat e Blendat e televizioneve Shqiptare sepse ata i japin rast pa tallon qe Qosja te cfryje ndaj Rugov-Berishave..

    Qosja eshte pra ne Sulm ne dy krahet.. qe ne Kosove te persoset diktatura staliniste e nxenesve te tije..Hashim Haliteve dhe ne Tirane te perjetsohet diktatura e Edvin Xhung Rudinave e Klos Shyt Meto Gjinush Mejdaneve..

    Jak lufi me lart.. kot kuvendon ne kuvend e merret me romanin e rudin Shikses..se ka a ska strukturat e leksikun.. per tu quajtur Roman..
    Ne fund te fundit vendos Lexuesi.. kushdo e blen e lexon..dhe e mban nen jastek.. romano Xhungen.. e kushdo ja fut nje birre me ato pare qe kerkon librashitsja per librin..

    pra lepuri o Jak nuk fle ne livadhet e Letrsise por te ..puneve tjera ..me era kallash e Shik e dosje..
    Pra jemi ne epoken e Dosie-ades..

    Po pergatitet nje goditje totale ndaj cdo elementi demokrat para votimeve ne dy anet e Kufirit..qe Kupola te jetoje e qete dhe 10 vjet te tjera..

    qashtu..

  11. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    13-06-2004
    Postime
    82
    Mbase duhet te diskutonim pak per cmimin e shitjes se romanit te xhunges.....

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Adem Demaēi
    Nga lum lumi nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 309
    Postimi i Fundit: 29-11-2016, 17:56
  2. Aktivitete dhe organizime nė Angli
    Nga boys_ashes nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 277
    Postimi i Fundit: 27-11-2016, 12:47
  3. Rudina Berdynaj
    Nga Fiori nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-12-2006, 13:52
  4. Rudina Xhunga
    Nga ChuChu nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 22-04-2003, 01:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •