Sjellja e vëllazërisë Islame


Është obligim i çdo muslimani t’ia dëshiroj vëllaut të vet ate çka e dëshiron për vetveten, ta këshilloj, ndihmues në besueshmëri dhe vepër mirësi, parandalon nga të këqijat (gjynahet) dhe keqpërdorimi. Është obligim i gjithë muslimanëve që të jenë sikur një trup. Kur ndonjeri prej tyre sëmuret në çfarëdo mënyre, të gjithë ata duhen t’i përgjigjen dhe t’i ndihmojnë që t’a kaloj atë sëmundje shqetsuese.

Është obligim që të duan për hirë të All-llahut dhe të urrejnë për hirë të All-llahut, sepse ajo është lidhja më e fortë e Imanit. Do të mundohemi t’i prekim disa nga sjelljet (edebet) të cilat qojnë deri tek plotësimi dhe forcimi i kësaj vëllazërije islame, se vërtet në të ka shumë mirësi. Me të, vllazërinë islame, fytyrat e besimtarëve do të jenë më të shëndritshme, besimtarët e tillë do ta ndiejnë ëmbëlsinë e Imanit në zemrat e tyre, përjetojnë kënaqësinë e All-llahut azze we xhel, në Ditën e Tmerrshme do të jenë të rehatshëm dhe të qetë nën Hijen e Arshit, do të jenë në minberat e ndritshëm për të cilat do t’ia kenë lakmi të Dërguarit dhe Shehidat.

Sjellja (edebi) i parë:

ZGJEDHJA E SHOKUT DHE BASHKËBISEDUESIT

Transmetohet nga Ebu Hurejre (radijAllahu anhu) se Muhammedi alejhis selam ka thënë:

"Njeriu është në fenë e shokut të tij, pra le të shikon secili prej jush se me kend shoqërohet."

Prandaj, njeriu është në adetet, drejtimin, orientimin, mënyren e jetës së shokut të tij, për ate le të ketë kujdes mirë se me kend shoqërohet. Me Fenë dhe shprehjet e të cilit është i kënaqur, le të shoqrohet dhe miqsohet me te, kurse me Fen dhe moralin e të cilit nuk është i kënaqur, le t‘ju largohet.

Transmeton Ebu Seid el-Hudri se Muhammedi alejhis-selam ka thënë:


"Mos u shoqro veq se me besimtarin dhe mos ta hajn ushqimin tënd veq se të devotshmit."

Në ndalesën e shoqërimit nuk hyjnë vetëm mosbesimtarët (qafirat) dhe munafikat, por edhe ata të cilët veprojnë gjynahe të mëdha dhe vepra të shëmtuara.

Muhammedi alejhis-selam ka porosit për shoqrim, përzierja me ata të cilët nuk janë të devotshëm, sepse, ulja në ushqim dhe pije shtyen deri tek shfaqja e dashurisë dhe simpatis në zemra.

Pasoja e shoqëris të keqe është e domosdoshme sado që njeriu pohon se është besimtar i mirë. Këtë e vërtetojn fjalët e kjarta të Muhammedit alejhis-selam ku thotë:


"Shembulli i shoqëris së mirë dhe të keqes është i ngjajshëm me shitësin e parfumave dhe farkatarin. Kështu që, shitësi i parfumave ose do t‘a dhuron një parfum, ose ti do të blesh prej tij parfum, ose së paku prej tij do të ndiesh erë të mirë dhe të këndshme. Ndërsa, farkatari ose do t’i djeg teshat ose do të ndiesh tek ai një arom të pakëndshme."

Për atë shkak, mundohu që shoku yt, bashkëbiseduesi, ai i cili do të shoqërohesh me te, të jet besimtar i mirë e jo gjynahqar, ndryshues apo ai i cili lakmon pas dunjas, shiqo të jet i menqur, kuptushëm, i moralshëm dhe i sjellshëm.

El-Me’mun ka thënë: "Janë tre lloj të shokëve:

lloji i parë është sikur ushqimi pa të cilin nuk mundesh
lloji i dytë është sikur barna, atëherë kur të duhen shoqrohesh me ta
lloji i tretë është sikur sëmundja dhe për ta nuk ke nevojë asnjëherë Në qoftëse nuk gjen shok prej të cilit ke dobi apo ai ka dobi prej teje, atëherë qëndro vetë."

Ebu Dherri (radijAllahu anhu). ka thënë: "Vetmija është më e mirë se shoqëria e keqe."

Sjellja (edebi) e dytë:

DASHURIA NË EMËR TË ALL-LLAHUT

Kur e gjenë shokun e vërtetë, bashkëbiseduesin e sinqertë, duaje për hirë të All-llahut az ze we xhel. Vërtetë, shkalla ma e lartë vëllazërore është vëllazëria në emër të All-llahut, e jo për hirë të interesit momental apo të ma vonshëm të kësaj dunjaje. Ata të cilët dashuria dhe vëllazëria është për hir të All-llahut azze we xhel, le të jen të gëzuar, le t‘i gëzohen premtimit të All-llahut dhe shpëtimit nga Ai në Ditën e madhe tmerruese.

Transmetohet nga Ebu Hurejre (radijAllahu anhu). se Muhammedi (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:


"Vërtetë në ditën e gjykimit All-llahu do të thotë: ‘Ku janë ata që janë dashur për hir Timin? Sot do t’i vendos nën hijen Time (hijen e Arshit), sot ku pos hijes Time nuk do të ket hije tjetër."

Transmetohet nga Muadh ibn Xhebeli se e ka ndëgjuar Muhammedin (salAllahu alejhi ue selem) duke thënë:


"All-llahu i lartësuar ka thënë: ‘Dashuria Ime është e domosdoshme për ata që janë dashur për hir Timin, të cilët kan ndejtur për hir Timin, të cilët janë shoqëruar për hir Timin, të cilët kan sakrifikuar dhe ndihmuar për hir Timin.‘"

Transmetohet nga Ebu Hurejre se Muhammedi (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:


"Një njeri është nisur për ta vizituar vëllaun e vet në një vend tjetër. All-llahu në rrugë ia ka dërguar melekun, dhe kur ka mbritur tek ai, meleku e ka pyetur: ‘Ku dëshiron të shkosh? Ka thënë: Dëshiroj tek vëllau im në këtë vend. Meleku e pyet: A ke ndonjë nevojë tek ai? Ka thënë: Jo nuk kam, vetëm se e dua për hir të All-llahut. Meleku tha: Une vërtet jam i dërguar i All-llahut ty të të njoftoj se edhe ty All-llahu të don sikurse ti që e ke dashur vëllaun tëndë në emër të All-llahut.’”

Kur e don vëllaun tëndë në emër të All-llahut, informoje për te. Ajo është Sunnet i Muhammedit (salAllahu alejhi ue selem).

Transmeton Enesi (radijAllahu anhu). se ka qenë një njeri tek Muhammedi (salAllahu alejhi ue selem). , kur para tyre kishte kaluar një njeri tjetër, dhe ky ka thënë:


"O i Dërguar i All-llahut, une vërtetë e dua këtë njeri! i Dërguari i All-llahut e pyeti: A e ke informuar për këtë? Jo, u përgjigj njeriu. Muhammedi (salAllahu alejhi ue selem). i tha: Informoje. Njeriu u ngritë e ariti atë njeriun dhe i thotë: Unë me të vërtetë të dua në emër të All-llahut. Ky ia ktheu: All-llahu të dashtë, Ai i Cili e ka bërë të më duash në Emër të Tij."

Muhammedi (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:


"Kur njeriu e sheh se e don një vëlla për hir të All-llahut dhe nuk e informon ate për këtë, atëher i ka bërë pa drejtësi."

Sjellja (edebi) e tretë:

PRITJA E VËLLAUT FYTYRË HAPUR DHE TË NDRITSHME

Kur e don vëllaun tëndë vetëm në emër të All-llahut dhe e informon për këtë, saher që e takon përkujtoje në atë dashuri të hapur dhe fytyrë të ndritshme. Feja jonë islami fytyrën e hapur e numron sikur mirëbërësi, në vepra të mira për të cilat njeriu do të shpërblehet. Për qka? Për ate se fytyra e ndritshme dhe e hapur, kryesisht, paraqet edhe pastërtin e shpirtit.

Transmetohet nga Ebu Dherri se Muhammedi (salAllahu alejhi ue selem) i ka thënë:


"Mos nënçmoni, as injoroni asgjë nga veprat e mira,edhe sikur të jet ajo mirësi ta takosh vëllaun tëndë me fytyrë të hapur."

Në thëniet e Xhabir ibn Abdullahut (radijAllahu anhu) qëndron: "Çdo vepër e mirë është sadak, dhe vërtet prej veprave të mira është ta takosh vëllaun tëndë me fytyrë të hapur."

Sjellja (edebi) e katërt:

KËSHILLIMI PËR HIR TË ALL-LLAHUT azze we xhel

Dashurin tënde ndaj vëllaut dhe buzëqeshjen tënde duhesh t’ia dëshmosh atij, duhesh t’ia vërtetosh se janë të sinqerta. Të gjitha këto dëshmoja me këshillat e tua të sinqerta.

Muhammedi (salAllahu alejhi ue selem) fenë e ka quajtur këshillë, duke thënë:


"Feja është këshillë.” E pyetëm: Për kend o i Dërguar i All-llahut? U përgjigjë: All-llahun, Librin e Tij (Kur’anin), të Dërguarin e Tij, Udhëheqsave musliman, dhe gjithë muslimanët në përgjithsi."

Nga ky hadith kuptojmë, se muslimani duhet t’i këshilloj të tjerët se duhet Adhuruar dhe besuar vetëm All-llahun azze we xhel, librin e Tij (Kur’anin) ,duhet falur namazin ,duhet besuar në Pejgamberët, se Muhammedi është i Dërguari i fundit dhe vula e gjithë Pejgamberëve etj. etj. Për këtë, Sahabët ia kan dhënë betimin Muhammedit (salAllahu alejhi ue selem) në këshillë.

Xherir ibn Abdullah (radijAllahu anhu) thotë:
"E kam paralajmruar Muhammedin (salAllahu alejhi ue selem). se do ta fali namazin, do ta dhë zekatin dhe do ta këshilloj çdo musliman."

Sjellja (edebi) e pestë:

NDIHMA E NDËRSJELLTË

Pohimin tonë për dashuri të vërtetë e dëshmojmë me ndihmën e ndërsjelltë. Shembulli më i mirë për këtë na është Muhammedi (salAllahu alejhi ue selem). Shiqojmë se si, së bashku me shokët e tij e ndërtojnë mesxhidin (faltoren) e tyre. Shohim se si së bashku me shokët e tij i hap kanalet para betejës. Shohim se si thotë:

"Besimtari në kuptim është i barabart me besimtarin, njëri tjetrit i ndihmojnë."

Gjithashtu ka thënë:


"All-llahu i ndihmon robit e Vet, gjithnjë përderisa ai e ndihmon vëllaun e tij."

Sjellja (edebi) e gjashtë:

MODESTIA, QETËSIA DHE MIRËSIA NDAJ VËLLAUT PA NDONJË SHPIFJE DHE MENDJEMADHËSI

Vërtetë, mirësia dhe modestia e forcojnë lidhjen vëllazërore, përderisa, arroganca, përgojimi i tjerëve sigurisht jan shkak i largimit prej njëri tjetrit dhe shkëputja e lidhjeve ekzistuese.

Transmeton Imran ibn Himar se Muhammedi (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:


"Në të Vërtet, All-llahu më ka shpallur mua të bëheni modest ndaj njëri tjetrit kështu që mos të bëheni kryelartë ndaj njëri tjetrit dhe mos t’i bëni dhunë njëri tjetrit."

Nëse e shiqojmë jetën e Dërguarit tonë Muhammedit (salAllahu alejhi ue selem) do të shohim se jeta e tij në përgjithësi (kryesisht) ka qen i thurur me urtësi dhe butësi, prandaj thoshte:


"Nuk do të gjendet urtësia para ndonjë gjëje e që nuk do ta zbukuroj…"

Transmeton Ebu Hurejra (radijAllahu anhu) se i është thënë Muhammedit (salAllahu alejhi ue selem):


"Bë dua kundër paganëve (të pa feve)!" U është përgjigjur Muhammedi (salAllahu alejhi ue selem): "Vërtetë, unë nuk jam i dërguar të mallkoj, por jam i dërguar si mëshirë."

Sjellja (edebi) e shtatë:

SJELLJA E MIRË NDAJ VËLLAUT MUSLIMAN

Muhammedi (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

"Më i miri prej jush është ai i cili i ka sjelljet më të mira."

Muhammedi (salAll-llahu alejhi ve selem) ka thënë:


"Më së shumti që do t’i fus njerëzit në Xhennet është friga ndaj All-llahu dhe sjellja e mirë."

Usame ibn Shurejk thotë:


"E kemi pyetur Muhammedin (salAllahu alejhi ue selem): "O i Dërguar i All-llahut, cila është ajo e mirë që ju ka dhënë njeriut?" Muhammedi (salAllahu alejhi ue selem) tha: "Sjellja e mirë."

Transmeton Ebu Derda (radijAllahu anhu) se Muhammedi (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:


"Më së shumti qka do të peshoj në peshore është sjellja e mirë."

Për këtë Muhammedi (salAllahu alejhi ue selem) namazin e tij e ka filluar me ajetet:


"Udhëzom në sjellje të mirë. Vërtetë, askush nuk udhëzon në sjellje të mirë përveq Teje. Më ruaj prej sjelljes të keqe, se vërtetë prej sjelljes së keqe askush nuk mund të më ruaj përveq Teje."

Sjellja (edebi) e tetë:

ZEMËRGJERËSIA

Nga lutja e Muhammedit (salAllahu alejhi ue selem) ka qenë edhe kjo:

"Ruaje zemrën time nga zilia."

Gjithashtu ka thënë:

"Besimtar është ai i cili nuk i bënë intriga të tjerëve (nuk i hulumton mëkatet e të tjerëve dhe i tillë është, jo pse është i pa ditur, por që është bujar dhe me sjelleje të mirë). A i përbuzshëm është ai i cili mendon se me mashtrimet e tij mund t’i arrijë të gjitha."

Sjellja (edebi) e nëntë:

MENDIMI I MIRË PËR VËLLEZËRIT DHE MBIKQYRJA E TYRE

Muhammedi (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:


"Ruajuni dyshimit, sepse dyshimi është të folurit më i rrejshëm."

Kurtubiu rahmetullah alejhi ka thënë:

"Domethënia e dyshimit është përflasje e cila nuk ka motiv dhe kurfar arsye, sikur rasti kur njeriu e gjykon një njeri tjetër për jomoral pa ndonjë bazë. Për ate Muhammedi a.s. në vazhdim të hadithit ka thënë: "Mos përgjoni dhe mos vështroni". Sepse, kur njeriu lëshohet në mendime të këqija, dhe në dyshimet e pabazë, atëherë përpiqet ta dëshmon, pra përgjon dhe vështron."

Sjellja (edebi) e dhjetë:

FALJA GABIMTARIT DHE PARANDALIMI I MLLEFIT

All-llahu azze we xhel ka thënë:

"…dhe që e frenojnë mllefin, që ua falin (të keqen) njerëzve, e All-llahu i do bamirësit."

Muhammedi (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:


"Nuk do t’a falë njeriu ndonjë gabim e që me te All-llahu mos t’ia rit krenarin."

Muhammedi (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

"Kush e parandalon mllefin, por është në gjendje ta shfaq, All-llahu do ta thëret para gjithë njerëzve dhe do t’i ofroj të zgjedhë cilën do prej hurijeve (gra të Xhennetit)."

Ibn Mubareku rahmetullah alej ka thënë:

"Besimtari kërkon shfajsim (falje) ,gjen arsyetim, përderisa, munafiku i gjen gjynahet."

Sjellja (edebi) e njëmbëdhjet:

NDALIMI I THIRRJES ME EMRA TË SHËMTUAR

All-llahu azze we xhel thotë:

"..dhe mos etiketoni njëri-tjetrin me llagape (nofka) pas besimit, është keq të përhapet llagapi(nofka) i keq. E ata që nuk pendohen, janë mizorë."

Sjellja (edebi) e dymbëdhjetë:

NDALIMI I KRITIKAVE PAS DHURATËS TË SHPËRNDARË

Besimtarët kur i dhurojn njëri tjetrit, ate duhet ta bëjnë vetëm në emër të All-llahut. Nuk guxojn të kritikojn pas kësaj.

Ibn Muflih rahmetullah alej ka thënë: "Kritika pas shpërndarjes është reptësishtë e ndaluar, kurse tek Imam Ahmedi është gjynah i madhë."

Ajetet dhe Hadithet flasin për ndalimim e reptë të kritikës. All-llahu azze we xhel thotë:

"Ata që për hir të All-llahut e japin pasurinë e tyre, e pastaj atë që e dhanë nuk e përcjellin me të përmendur e me mburrje..."

Muhammedi (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:


"Me tre persona All-llahu azze we xhel nuk do të flasë në ditën e gjykimit, nuk do t’i shiqoj, dhe as që do t’i pastroj. Ata i pret vuajtja e papërballueshme." Këtë e ka përsërit tre here. Ebu Dherri (radijAllahu anhu) ka thënë: "All-llahu i mallkofte, kush janë ata o i Dërguar I All-llahut?" U përgjigjë Muhammedi (salAllahu alejhi ue selem): "Njeriu i cili i lëshon petkat e tij për toke, ai i cili pasi që shpërndan kritikon edhe ai i cili e shet mallin e tij duke u përbetu rrejshëm."


All-llahu i lartësuar më së miri e din.

Salavatet dhe selamet qofshin për Muhammedin (salAllahu alejhi ue selem)., për familjen e tij, shokë e tij dhe gjithë ata të cilët e ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.