Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    Robi i All-llahut
    Anėtarėsuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Nė Itali
    Postime
    1,774

    Thirja ( Da'ua ) Islame

    Thirrja ( Da'ua ) Islame



    Tė gjitha falenderimet i takojnė Allahut, Zotit tė botėve, i Cili na urdhėroi qė tė ndjekim tė Dėrguarin e Tij salaAllahu alejhi ue selem dhe tė thėrrasim nė rrugėn e Tij, dhe paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi Profetin Muhammed, familjen e tij, dhe ata qė e ndjekin atė me vėrtetėsi deri nė ditėn e gjykimit.

    Tė thirrurit pėr tek Allahu [ed‐Daua ilAllah] ėshtė rruga e tė Dėrguarit salAllahu alejhi ue selem dhe e ndjekėsve tė tij, ashtu siē Allahu, mė i Larti thotė:

    ʺThuaj: Kjo ėshtė rruga ime, qė thėrras pėr te Allahu me qartėsi (dituri), unė e kush mė ndjek mua. I pastėr ėshtė Allahu nga ajo qė i pėrshkruajnė Atij dhe unė nuk jam nga idhujtarėt.” [Suratuj‐Jusuf 12:108]

    Me tė vėrtetė thirrja nė rrugė tė Allahut ishte detyra e tė gjithė tė dėrguarve dhe pasuesve tė tyre, qė tė nxjerrin njerėzit nga errėsira nė dritė, nga kufri [mosbesimi] nė fenė e vėrtetė dhe nga shirku nė teuhid, dhe nga zjarri pėr ne xhennet. Kjo thirrje pėr te Allahu ka shtyllat e veta tė forta, dhe ėshtė e vendosur mbi baza qė janė tė domosdoshme. Nėse ndonjė nga kėto mungon, da’ua [thirrja] nuk do tė jetė e saktė dhe nuk do tė sjellė rezultatet e dėshiruara ‐ edhe nėse shpenzohet shumė energji e kohė ‐ dhe ky ėshtė realiteti qė kemi parė me thirrėsit e ditėve tė sotme, qė nuk e kanė ndėrtuar thirrjen nė kėto shtylla dhe kėto baza. Kėto shtylla qė e mbajnė da’uan janė tė sqaruara qartė nė Libėr e Sunnet, dhe mund tė pėrmblidhen si mė poshtė:

    1. Tė dish se nė ēfarė je duke thirrur


    Meqenėse injoranti nuk mund tė jetė da’i [thirrės], Allahu, mė i Larti i tha Profetit tė Tij:

    ʺThuaj: Kjo ėshtė rruga ime, qė thėrras pėr te Allahu me qartėsi (dituri), unė e kush mė ndjek mua. I pastėr ėshtė Allahu nga ajo qė i pėrshkruajne Atij dhe unė nuk jam nga idhujtarėt.ʺ [Suratuj‐ Jusuf 12:108]

    ‘Basirah’ nė kėtė ajet ėshtė dituria. Kėshtu qė thirrėsi duhet ta dijė se ai do tė bie ndesh me ata qė janė dijetarė tė lajthitjeve dhe humbjes, e ata do ta sulmojnė me dyshime e me argumente pa bazė, qė nė kėtė mėnyrė tė shtrembėrojnė tė vėrtetėn.

    Allahu, mė i Larti thotė:

    ʺDhe debato me ta nė atė mėnyrė qė ėshtė mė e mira.ʺ [Suratun‐Nahl 15:125]

    E mė tej, Profeti salAllahu alejhi ue selem i tha Muadhit radiALlahu anhu:

    ʺTi po shkon te disa njerėz prej Pasuesve tė Librit [Ehlil Kitab].ʺ

    Kėshtu nėse thirrėsi nuk ėshtė i armatosur me dije tė mjaftueshme qė tė pėrballojė ēdo dyshim dhe ta mundė armikun, atėherė ai vetė do tė mundet nė takimin e parė, dhe do tė ndalohet qė nė fillim tė rrugės.


    2. Tė veprosh nė bazė tė asaj qė thėrret


    Qė tė jetė njė shembull i mirė, veprat e tij duhet t’i vėrtetojnė fjalet e tij, qė tė mos lė asnjė fjalė pėr kundėrshtarėt e sė vėrtetės. Allahu, me i Larti tha pėr Profetin e tij, Shuajbin alejhi selam:

    ʺUnė nuk dua qė t’ju ndaloj nga diēka qė e bėj vetė. Unė vetėm mundohem tė pėrmirėsoj aq sa kam mundėsi.ʺ [Surah Hud 11:88]

    Dhe Allahu, mė i Larti tha pėr Profetin Muahmmed salAllahu alejhi ue selem:

    ʺThuaj:ʺMe tė vėrtetė namazi im, kurbani im, jeta ime e vdekja ima janė pėr Allahun Zotin e botėrave. Ai nuk ka shok e me kėtė jam urdhėruar e unė nuk jam prej idhujtarėve.ʺ [Surah el En`am 6:162‐ 163]

    E Allahu mė i larti thotė:

    ʺE kush ėshtė mė i mirė nė fjalė se ai qė thėrret tek Allahu e bėn punė tė mira e thotė qė unė jam prej muslimanėve.ʺ [Surah el Fussilet 41:33]

    3. Pastėrtia e qėllimit [nijetit]


    Duhet qė kjo da’ua tė bėhet vetėm pėr tė kėrkuar Fytyrėn e Allahut dhe shpėrblimin e Tij, e jo pėr t’u dukur, ose pėr reputacion, ose statut, ose pėr pushtet ‐ duke mos patur pėr qėllim fitime tė kėsaj bote ‐ se nėse ndonjė prej kėtyre hyn, ajo e prish da’uan, dhe da’ua nuk do tė jetė pėr Allahun, por do tė jetė pėr veten e tij dhe pėr pėrfitimet e kėsaj bote. Allahu na njofton se ēfarė i
    thanė Profetėt popujve tė tyre:

    ʺNuk kėrkoj prej jush shpėrblim.ʺ [Fussilet 41:33]

    ʺNuk ju kėrkoj juve pasuri.ʺ [En’am 6:90]

    4. Tė fillosh me atė qė ėshtė mė e rėndėsishme, e pastaj ēfarė vjen pas saj e kėshtu me radhė


    Kėshtu qė nė fillim thirret pėr tek akideja e drejtė, duke urdhėruar qė adhurimi tė bėhet vetėm pėr Allahun, dhe tė ndalohet shirku [idhujtaria]. Pastaj tė urdhėrohet falja e namazit dhe dhėnia e zekatit, dhe tė kryhen obligimet fetare dhe tė largohesh nga haramet. Kjo ėshtė rruga e ndjekur nga tė gjithė Profetet, ashtu siē Allahu, mė i Larti thotė:

    ʺKemi dėrguar tė dėrguar nė ēdo popull, qė ata ta adhurojnė vetėm Allahun e tė largohen nga taguti (ēdo gjė qė adhurohet pėrveē Allahut).ʺ [en Nahl 16:36]

    Dhe Allahu, mė i Larti thotė:

    ʺNuk kemi dėrguar tė dėrguar para teje veēse i shpallėm atij se askush nuk ka tė drejtė tė adhurohet pėrveē Allahut, kėshtu qė bėje adhurimin vetėm pėr Tė.ʺ [el Enbija 21:25]

    E kur Profeti salaAllahu alejhi ue selem dėrgoi Muadhin radiAllahu anhu nė Jemen, ai salAllahu alejhi ue selem i tha:

    ”Me tė vėrtetė po shkon tek pasuesit e librit, kėshtu qė le tė jetė gjeja e parė qė i thėrret: tė dėshmojnė se nuk ka tė adhuruar tjetėr pėrveē Allahut. Nėse e pranojnė kėtė, atėherė lajmėroji se Allahu i ka bėrė obligim pesė kohėt e namazit gjatė ditės e natės…”


    Shembulli mė i mirė i dhėnies sė da’uas gjendet nė metodologjinė e Profetit salAllahu alejhi ue selem ‐ ėshtė metodologjia mė e mirė ‐ gjatė sė cilės ai qėndroi 13 vjet nė Mekke, duke thirrur njerėzit tek njėsimi i Allahut [teuhidi] dhe ndalimin e shirkut para se t’i urdhėronte ata me namaz, zekat, agjėrim e haxh, dhe pėrpara se t’i ndalonte nga ribaja [kamata], zinaja, vjedhja e vrasja.

    5. Tė kesh durim nė vėshtirėsitė qė dalin kur bėn da’ua, dhe nga tė kėqiat e njerėzve


    E rruga e da’uas nuk ėshtė e shtruar me trėndafila, por ka vėshtirėsi e rrezikshmėri. Shembulli mė i mirė ėshtė me tė Dėrguarit, paqja e bekimi i Allahut qoftė me tė gjithė ata, nė lidhje me dėmtimin dhe talljen qė pėsuan prej popujve tė tyre. Ashtu sikurse Allahu, mė i Larti i tha tė Dėrguarit tė Tij:

    ”Me tė vėrtetė tė dėrguarit para teje janė tallur, por ata qė u tallėn me ta u kapėn me dėnimin qė e merrnin pėr shaka.” [En’am 6:10]

    “Me tė vėrtetė janė mohuar tė dėrguarit para teje, por ata bėnė durim nga kėto mohime dhe vuajtėn derisa erdhi ndihma Jonė.” [En’am 6:34]

    E njėjta gjė ėshtė edhe me pasuesit e Profetėve, tė cilėt vuajnė nga vėshtirėsitė dhe dhimbjet e ngjashme nė bazė tė da’uas tek Allahu, duke ndjekur shembullin e tė Dėrguarve.

    6. Thirrėsi duhet tė jetė njė njeri me sjellje tė mira


    Ai duhet tė pėrdorė urtėsinė nė thirrjen e tij, sepse kjo do tė jetė njė arsye nė pranimin e thirrjes se tij. Ashtu siē Allahu urdhėroi dy nga Profetėt e tij tė ndershėm, Musain dhe Harunin, dhe kjo ishte sjellja me tė cilėn ata po takoheshin me pabesimtarin mė tė keq tė tokės, Faraonin, i cili deklaroi se ėshtė Zot. Allahu, i pastėrti nga tė metat, thotė:

    ”Dhe flitni atij me butėsi se ndoshta ai e pranon pėrkujtimin ose frikėsohet dhe i bindet Allahut.” [Ta Ha 20:44]

    Dhe mė i Larti i tha Musait alejhi selam:

    ”Shko tek Faraoni qė i ka kaluar kufijtė me mendjemadhėsinė e tij dhe kufrin e tij dhe thuaji: ”A nuk do ta pastrosh veten nga mėkati i kufrit dhe t’i bindesh Zotit tėnd, kėshtu qė t’i Bindesh Atij e t’i frikėsohesh.” [Nazi’at 79:17‐ 19]

    Allahu mė i Larti tha, nė lidhje me Profetin Muahmmed salaAllahu alejhi ue selem:

    ”Prej mėshirės sė Allahut t’i u solle butė me ta dhe sikur tė ishe i ashpėr, ata do tė braktisnin ty e do tė largoheshin.” [Ali Imran 3:159]

    Allahu, mė i Larti thotė:

    ”Me tė vėrtetė (o Muahmmed) ti je nė moralin mė tė lartė.” [el Kalem 68:4]

    Allahu, mė i Larti thotė:

    ”Thirr nė rrugėn e Zotit tėnd me urtėsi dhe kėshilloji ata me mėnyrė tė mirė, dhe debato me ta nė mėnyrėn qė ėshtė mė e mira.” [Nahl 19:125]

    7. Thirrėsi duhet tė qėndrojė i fortė nė rezultatet e tija dhe tė shpresojė pėr mirė


    Ai nuk duhet tė dėshpėrohet nga rezultati i dauas sė tij, apo pėr udhėzimin e njerėzve. As nuk duhet tė dėshpėrohet rreth ndihmės prej Allahut, edhe nėse kalon njė kohė e gjatė, sepse ai ka shembullin mė tė mirė tek tė Dėrguarit e Allahut. E Profeti Nuh alejhi selam qėndroi mes popullit tė tij pėr 950 vjet, duke i thirrur tek Allahu.

    Gjithashtu edhe tė kėqiat dhe dėmtimet nga pabesimtarėt u ashpėrsuan mbi Profetin salaAllahu alejhi ue selem dhe engjėlli i maleve erdhi tek ai dhe e pyeti nėse donte qė t’i shtypte ata nė mes tė dy maleve, e ai iu pėrgjigj:

    ”Jo, uroj tė kem durim me ta, ndoshta Allahu do tė sjellė nga pasardhėsit e tyre nga ata qė e adhurojnė Allahun dhe nuk i shoqėrojnė askė.” [Bukhari, versioni anglisht 4/300 nr. 454 dhe Muslimi, versioni anglisht 3/987 nr. 4425.]

    Nėse thirrėsi nuk e ka kėtė cilėsi tė durimit, atėherė ai do tė ndalojė tek fillimi i rrugės dhe do tė ndihet i dekurajuar dhe i mėrzitur.

    E nėse thirrja nuk ėshtė ndėrtuar mbi kėto baza dhe nėse njė menhexh nuk ėshtė prej menhexhit tė profetėve, atėherė do tė dėshtojė dhe do tė jetė pa pėrfitim. Mė e qarta ėshtė me xhematet e ditėve tė sotme, qė kanė nxjerrur pėr vete njė menhexh dhe program pėr veten e tyre qė ėshtė e ndryshme nga menhexhi i profetėve.

    Kėto grupe e kanė harruar rėndėsinė e akides pėrveē njė pakice tė tyre, dhe thėrrasin pėr rregullimin e gjėrave dytėsore. Kėshtu njė grup thėrret pėr rregullimin e pushtetit e politikės, dhe kėrkon qė tė vendosen dėnimet e sheriatit, dhe qė ligji Islamik tė gjykojė mes njerėzve. Kjo ėshtė diēka shumė e rėndėsishme, por nuk ėshtė mė e rėndėsishmja – sepse si mund tė kėrkohet tė zbatohet ligji i Allahut pėr hajdutin e zinaqarin para se tė zbatohet ligji i Allahut pėr mushrikun, pėr atė qė i shoqėron Allahut nė adhurim?

    Si mund tė kėrkojmė ligjin e Allahut nė mes dy njerėzve qė po debatojnė pėr njė dele a njė deve, pėrpara se tė kėrkojmė ligjin e Allahut pėr ata qė adhurojnė idhuj e varre, dhe pėr ata qė mohojnė ose kanė mendime heretike pėr Emrat dhe Cilesitė e Allahut, duke ia ndryshuar kuptimin e tyre e duke i dhėnė kuptime tė tjera?

    A nuk jane kėta njerėz kriminelė mė tė mėdhenj sesa ata qė bėjnė zina, pijnė alkool e vjedhin?

    Kėto krimet e fundit janė mes njerėzve, kurse shirku e mohimi i Emrave dhe Cilėsive tė Allahut janė krime ndaj Krijuesit, i pastėr ėshtė Ai nga ēdo e metė, dhe e drejta e Krijuesit ka pėrparėsi para se tė drejtės sė krijesave. Sheikhul Islam Ibn Tejmijjah tha nė librin e tij, el Istikamah 1/466:

    ”Kėshtu kėto mėkate sė bashku me teuhidin e drejtė janė mė mirė sesa njė teuhid i korruptuar pa mėkate.”

    E prova pėr kėtė eėhtė thėnia e Allahut:

    ”Me tė vėrtetė Allahu nuk fal qė tė pėrshkruhet shok me tė nė adhurim, por Ai fal pėrveē kėsaj kujt tė dėshirojė.” [Nisaa 4:48]

    E njė xhemat tjetėr qė e pėrshkruan veten me da’uan, veēse edhe menhexhi i kėtyre ėshtė i ndryshėm nga ai i Profetėve. Ata nuk i japin rėndėsi akides sė pastėr, por i japin rėndėsi ibadetit dhe disa dhikreve nė mėnyrnė e sufijve. Ata pėrqėndrohen tek dalja nė khuruxh dhe nė turizmin nėpėr vende tė ndryshme, dhe ēfarė ėshtė e rėndėsishme me u pėrmendur ėshtė se ata kanė tėrhequr njerėz pas vetes sė tyre, pa pyetur pėr besimet dhe akiden e tyre.

    Tė gjitha kėto janė rrugė tė reja ‐ me bidate, duke nisur nė thirrjen e tyre me gjėra qė janė lėnė tė fundit nga tė dėrguarit. Ky ėshtė si shembulli i atij qė do tė shėrojė trupin e atij qė i ėshtė prerė koka, meqė vendi i akides nė fe ėshtė si vendi i kokės nė trup. Kėshtu ėshtė e domsodoshme pėr kėto grupe qė tė korigjojnė konceptet e tyre dhe ta kthejnė tė kuptuarit tek Kurani e Sunneti nė mėnyrė qė tė njihen me menhexhin e Profetėve nė thirrjen e Allahut, i Cili ėshtė i pastėr nga ēdo e metė, duke i njoftuar se pushteti i drejtė nuk mund tė fitohet derisa tė fitohet akideja e pastėr, qė ta adhurojnė Allahun dhe tė largohen nga adhurimi i idhujve.

    Allahu thotė:

    ”Allahu u ka premtuar atyre qė besojnė mes jush, dhe qe veprojnė nė
    bindje ndaj Allahut dhe tė Dėrguarit tė Tij, se Ai do t’u japė atyre pushtet nė tokė ashtu siē u dha pushtet atyre pėrpara tyre, dhe se Ai do ta vendosė fenė pėr ta, dhe do t’u japė pushtet qė ta praktikojnė fenė tė cilėn Ai e zgjodhi dhe urdhėroi. Dhe Ai do ta ndėrrojė gjendjen e tyre nė njė gjendje sigurie, pas frikeė sė tyre. Ata mė adhurojnė Mua dhe nuk mė shoqerojnė asgjė. Dhe kushdo qė e kundėrshton kėtė mirėsi duke mos iu bindur Zotit, ata janė rrebelė [fasikin].”
    [Nur 24:55]

    Kėshtu kėta njerėz dėshirojnė qė tė kenė shetin Islamik para se tė pastrojnė tokėn nga besimet e kota, qė kanė marrė formėn e adhurimit tė tė vdekurve, devotshmerisė ndaj varreve, dhe nuk ka asnjė ndryshim mes adhurimit tė el‐Lat dhe el‐Uzza dhe tė tretin e tyre Menatin, por kjo ėshtē akoma edhe mė keq.

    Kėshtu ata (xhematet e devijuara) po mundohen tė bėjnė atė qė ėshtė e
    pamundur. Me tė vėrtetė vedosja dhe praktimi i sheriatit dhe dėnimi ligjore, vendosja e shtetit Islam, largimi nga tė ndaluarat dhe kryerja e detyrimeve ‐ tė gjitha kėto janė prej sė drejtės sė teuhidit dhe qė e pėrsosin atė dhe qė jane prej tij. E si mund ta vendosim vėmendjen tek gjėrat dytėsore
    duke lėnė mėnjanė ato parėsore?

    Ėshtė mendimi im se kėto grupe qė janė n ndryshim me menhexhin e tė dėrguarve nė thirrjen tek Allahu, janė injorantė dhe nuk e dinė menhexhin e tė dėrguarve, dhe personi injorant nuk mund tė jetė da’i [thirrės], sepse njė nga kushtet themelore tė da’uas ėshtė dija ashtu siē Allahu i ėshtė drejtuar Profetit t Tij:

    ”Thuaj: Kjo ėshtė rruga ime, thėrras pėr te Allahu, me qartėsi (dituri), unė e kush mė ndjek mua. I pastėr ėshtė Allahu nga ajo qė i pėrshkruajnė Atij dhe unė nuk jam nga idhujtarėt.” [Suratuj‐Jusuf 12:108]

    Kėshtu prej kushteve tė thirrėsit ėshtė dituria. Dhe shohim se kėto grupe qė e pėrshkruajnė veten e tyre me da’uan janė nė kundėrshtim me njeri‐tjėtrin. Secili grup duke patur njė program dhe menhexh tjetėr nga grupi tjetėr. Kjo ėshtė njė rrugė qė kundėrshton rrugėn e tė Dėrguarit salaAllahu alejhi ue selem, sepse rruga e tij ėshtė njė rrugė e vetme, pa ndarje e pa dallime, ashtu siē Allahu thotė:

    ”Thuaj: Kjo ėshtė rruga ime, thėrras pėr te Allahu, me qartėsi (dituri), unė e kush mė ndjek mua. I pastėr ėshtė Allahu nga ajo qė i pėrshkruajnė Atij dhe unė nuk jam nga idhujtarėt.” [Suratuj‐Jusuf 12:108]

    Kėshtu qė ndjekėsit e Profetit salAllahu alejh ue selem janė nė njė rrugė tė vetme dhe nuk ndahen e as nuk pėrēahen. Por, janė ata qė e kundeėshtojnė kėtė rrugė qė po ndahen e pėrēahen, ashtu siē Allahu thotė:

    ”E kjo ėshtė rruga Ime e drejtė, e ndiqe atė e mos ndiq rrugė tė tjera e tė ndahesh nga rruga e Tij…” [En’am 6:153]

    Kėshtu kėto grupe e xhemate janė njė rrezik pėr Islamin duke u munduar me e errėsuar ate, ose mund tė ndalojnė njerėzit qė tė hyjnė nė tė, atėherė kjo ėshtė diēka qė duhet sqaruar mirė dhe duhet tė bėhet e qartė si diēka qė nuk ėshtė prej Islamin aspak.

    Allahu, mė i Larti thotė:

    ”Ata qė e ndajnė fenė e vėrtetė dhe pėrēahen nė grupe, ti o Muhammed nuk ke asgjė tė bėsh me ta.” [En’am 6:159]

    E lusim Allahun qė t'na drejtojė nė rrugėn e drejtė dhe paqja e bekimi i Allahut qofshin mbi Muhammedin, familjen dhe ndjekėsit e tij si dhe sahabet e tij.

    Shkruar nga: Saalih ibn Feuzan ‐ Mėsues nė Universitetin Islamik, “Imam Muhammed ibn Sa’ud.”

    Botuar ne anglisht nga el‐Hidaayah Publishing and Distribution

    P.O. Box 3332
    Birmingham
    United Kingdom
    B10 9AW

    Perktheu nga anglishtja: Ilir Delija

    Ēdo e mirė ėshtė prej Allahut, e ēdo gabim ėshtė prej meje e shejtanit. Allahu e bėftė kėtė tem tė dobishme e na i falte mėkatet tona.

    Esselamun alejkum we rahmetullahi we berekatuhu!
    Kush nuk ėshtė robi i All-llahut, ai ėshtė robi i shejtanit.

  2. #2
    Robi i All-llahut
    Anėtarėsuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Nė Itali
    Postime
    1,774

    Sjelljet e thirrėsve

    Sjelljet e thirrėsve



    Nga Dijetari bujar, Imam Abdul‐Aziz ibn Baz (v.1420H)


    Etiketa, sjelljet dhe karakteristikat e domosdoshme pėr du’at (thirrėsit nė Islam) janė shpjeguar ashtu siē duhet nga Allahu, i Gjithėfuqishmi, nė shumė ajete dhe nė shumė vende tė ndryshme nė Kur’anin Fisnik. Dhe prej etiketave tė domosdoshme janė:

    Sė pari – Sinqeriteti

    Ėshtė obligim pėr da’in (thirrėsin) qė tė ketė ihlas (sinqeritet dhe dėlirėsi tė qėllimeve dhe veprave) pėr Allahun, tė Gjithėfuqishmin, duke mos dashur qė ta bėjė kėtė sa pėr sy e faqe, as duke dėshiruar reputacion, e as duke dashur lavdėrimin dhe gradimin e njerėzve. Mė saktė, da’iu duhet tė thėrret nė Allahun vetėm duke kėrkuar Fytyrėn e Allahut, siē Ai, i Cili ėshtė i pastėr nga ēdo e metė, thotė:

    “Thuaj: Kjo ėshtė rruga ime, unė thėrras me dituri.” (1)

    Dhe Allahu, i Gjithėfuqishmi, thotė:

    “E kush flet mė mirė se ai i cili thėrret nė Allahun.” (2)

    Pra, ėshtė e domosdoshme qė tė kihet Ihlas dhe tė thirret vetėm nė Allahun, dhe kjo ėshtė etiketa mė rėndėsishme dhe kualiteti mė i mirė ‐ qė tė kėrkosh me da’uen (thirrjen) tėnde vetėm Fytyrėn e Allahut dhe shtėpinė e Jetės sė Pėrtejme.

    Sė dyti – Dituria

    Tė thirren njerėzit me ‘ilm (dituri), e jo me injorancė,

    “Thuaj: kjo ėshtė rruga ime, unė thėrras nė Allahun me dituri.” (3)

    Pra, dituria ėshtė njė obligim vital i thirrjes nė Allahun. Duhet tė keni kujdes nga thirrja nė Allahun qė bazohet nė injorancė, dhe tė keni kujdes qė mos tė flisni pa dituri adekuate. Vėrtet, injoranca shkatėrron e nuk ndėrton, dhe ajo shkakton ēoroditje e jo reformė dhe pėrmirėsim.

    Pra – O adhurues i Allahut – ki frikė Allahun dhe kujdes nga tė folurit pėr Allahun pa dituri tė mjaftueshme, dhe mos thirr nė gjė tjetėr pėrveē pasi qė ta njohėsh atė dhe tė kesh depėrtuar nė atė ēka Allahu dhe i Dėrguari i Tij (sallallahu alejhi ue selam) kanė thėnė. Kėshtu qė studentit tė diturisė dhe da’iut u takon qė tė kenė dituri dhe njohje tė thellė tė asaj nė tė cilėn thėrrasin, duke i ditur dėshmitė dhe argumentet e saja.

    Sė treti – Butėsia dhe fisnikėria

    Ajo qė ėshtė e domosdoshme ta kesh prej ahlakut (moralit), ėshtė tė jesh i butė dhe falės nė thirrjen tėnde, si dhe tė qenit fisnik dhe i durueshėm nė tė, siē ishin tė gjithė tė Dėrguarit (alejhimus‐salatu ues‐selam). Kini kujdes qė mos tė nxitoni, tė mos jeni tė ashpėr dhe strikt nė da’uetin tuaj, por tė jeni durimtar, tė butė dhe fisnik. Nė lidhje me kėtė, disa nga dėshmitė veē kanė paraprirė, siē ėshtė thėnia e Allahut, tė Gjithėfuqishmit:

    “Thirr nė rrugėn e Zotit tėnd me urtėsi dhe kėshillė tė mirė, dhe polemizo me ta nė mėnyrėn mė tė mirė.” (4)

    Dhe thėnia e Tij, mė tė Pėrsosurit:

    “Me mėshirėn e Allahut ti ishe i butė me ta. Sikur tė ishe i ashpėr dhe zemėrfortė, ata do tė ndaheshin prej teje.” (5)

    Dhe thėnia e Tij, mė tė Madhėrishmit, nė lidhje me Musain dhe Harunin (alejhimus‐selam):

    “Pra, foli atij me butėsi, ndoshta do tė kėshillohet ose do t’i frikėsohet Allahut.” (6)

    Pejgamberi (sallallahu alejhi ue selam) ka thėnė nė hadithin autentik:

    “O Allah! Kushdo qė ėshtė kujdestar mbi ndonjė ēėshtje lidhur me Umetin tim dhe ėshtė i butė me ta, atėherė bėhu edhe Ti i butė me tė. Dhe kushdo qė ėshtė kujdestar mbi ndonjė prej ēėshtjeve lidhur me Umetin tim dhe ėshtė i ashpėr me ta, atėherė bėhu edhe Ti i ashpėr me tė.” (7)

    Pra, ėshtė e domosdoshme pėr ty – O rob i Allahut – qė tė jesh i butė nė da’uetin tėnd dhe tė mos jesh i ashpėr ndaj njerėzve. Mos i largo njerėzit prej fesė pėr shkak tė ashpėrsisė tėnde, injorancės, apo sjelljeve tjera tė ngjashme. Por pėrkundrazi, bėhu i butė, falės dhe durimtar. Dhe bėhu i kėndshėm nė tė folur, ashtu qė fjalėt tua tė kenė efekt mbi zemrėn e vėllait, apo tė kenė efekt nė atė tė cilit i adresohet thirrja. Atėherė njerėzit do ta ēmojnė thirrjen dhe ftesėn tėnde.

    Pra, ashpėrsia e tepėrt i bėn njerėzit qė tė largohen e jo tė afrohen, dhe kjo shkakton ndarje e jo bashkim. Prandaj, ėshtė e domosdoshme qė tė jesh i butė, siē ka thėnė i Dėrguari (sallallahu alejhi ue selam):

    “Vėrtet, butėsia nuk hyn nė ndonjė send pėrveē se e zbukuron atė, dhe nuk largohet prej ndonjė sendi pėrveē se e ēoroditė atė.” (8)

    Dhe ai (sallallahu alejhi ue selam) po ashtu ka thėnė:

    “Kushdo qė privohet nga butėsia, ai nė tė vėrtetė ėshtė privuar nga tėrė ajo qė ėshtė e mirė dhe e shkėlqyeshme.” (9)

    Sė katėrti – Tė qenėt shembull

    Prej etiketave dhe kualiteteve tė domosdoshme apo tė obligueshme qė njė da’i duhet tė posedojė, ėshtė tė vepruarit nė pajtim me atė qė ėshtė duke thirrur,
    asaj nė ēka ėshtė duke thirrur. Ai s’duhet tė thėrrasė nė bėrjen e njė pune, e pastaj mos ta bėjė atė vetė, as tė thėrret nė lėnien e njė veprimi derisa e bėn atė vetė. Kjo ėshtė gjendja e tė humburve – kėrkojmė strehim tek Allahu prej kėsaj! Janė ata besimtarė tė cilėt thėrrasin nė tė vėrtetėn dhe nxitojnė nė drejtėsi dhe i shmangen tė ndaluarės, tė cilėt do tė jenė tė suksesshėm dhe do tė shpėrblehen.

    Allahu, mė i Madhėrishmi, thotė:

    “O ju qė besoni! A e thoni atė qė nuk e punoni. Mė e urryera nė shikimin e Allahut ėshtė ajo kur e thoni atė qė nuk e punoni.” (10)

    Ngjashėm, Allahu – Ai i cili ėshtė i pastėr nga ēdo e metė ka thėnė, derisa denoncon Ēifutėt pėr atė se i urdhėronin njerėzit tjerė nė punė tė mira ndėrsa e harronin veten:

    “A i urdhėroni njerėzit tjerė nė drejtėsi kurse vetė nuk e zbatoni atė, ndėrsa ju e lexoni Librin? A nuk kuptoni?” (11)

    Dhe ėshtė vėrtetuar se Pejgamberi (sallallahu alejhi ue selam) ka thėnė:

    “Njeriu do tė sillet nė Ditėn e Gjykimit dhe do tė hidhet nė Zjarr, ashtu qė organet e brendshme do t’i dalin jashtė dhe ai do tė sillet nė rreth sikur gomari qė sillet rreth mullirit. Njerėzit e Zjarrit do tė mblidhen rreth tij dhe do tė thonė, ‘O filan! Ēfarė tė ka ndodhur ashtu? A nuk ishe ti qė na urdhėroje neve nė tė mirėn dhe na ndaloje nga e keqja?’ Ai do tė thotė, ‘Unė ju urdhėroja nė tė mirėn e vetė nuk e bėja atė, dhe ju ndaloja nga e keqja ndėrsa vetė e bėja atė.” (12)

    Kjo do tė jetė gjendja e atij qė thėrret nė Allahun, duke urdhėruar nė tė mirėn dhe duke ndaluar tė keqen, derisa e vepron tė kundėrtėn e asaj ēka thotė, apo e flet tė kundėrtėn e asaj qė punon – kėrkojmė strehim tek Allahu nga kjo. Prandaj, prej kualiteteve mė tė rėndėsishme dhe obligimeve mė tė mėdha mbi da’inė ėshtė qė ta punojė atė nė tė cilėn thėrret dhe tė pėrmbahet nga ajo nė tė cilėn ndalon. Da’iu duhet tė ketė karakter tė shkėlqyeshėm dhe sjellje tė lavdėrueshme, duke qenė i durueshėm dhe duke thirrur nė durim. Da’iu duhet tė jetė i sinqertė nė da’uen e tij dhe tė pėrpiqet qė tė pėrhapė tė mirėn tek njerėzit dhe t’i mbajė ata larg tė pavėrtetės. Nė tė njėjtėn kohė, da’iu duhet tė lutet pėr udhėzimin e tė tjerėve, duke thėnė:

    “O Allah! Udhėzoje atė, dhe jepi mundėsi qė ta pranojė tė vėrtetėn.”

    Pra, prej sjelljes tė shkėlqyeshme tė da’iut ėshtė lutja, udhėzimi dhe tė qenit i durueshėm nė vėshtirėsitė qė vijnė me kėtė da’ue.

    Kur Pejgamberi (sallallahu alejhi ue selam) qe informuar pėr atė se fisi Deus kishte kundėrshtuar, ai tha:

    “O Allah! Udhėzoje Deusin dhe silli ata” (13)

    Pra, da’iu duhet qė tė lutet pėr udhėzim dhe mundėsi qė ai i cili thirret ta pranojė tė vėrtetėn, dhe ai duhet tė jetė i durueshėm dhe tė inkurajojė durim nė kėtė. Ai s’duhet tė dėshpėrohet, as tė ndihet i pashpresė, e as tė thotė diē tjetėr pėrveē tė mirės. Ai s’duhet tė jetė i ashpėr dhe strikt, as nuk duhet tė thotė fjalė qė mund tė shkaktojnė urrejtje ndaj tė vėrtetės. Sidoqoftė, nėse dikush sulmon dhe bėn dhunė, atėherė mė njerėz tė kėtillė lipset njė trajtim tjetėr, siē ka thėnė Allahu – mė i Lartėsuari:

    “Mos polemizo me njerėzit e Librit ndryshe pos nė mėnyrė tė mirė, pėrveē atyre qė bėjnė keq.” (15)

    Pra, keqbėrėsi i cili kundėrshton da’uen me tė keqe dhe pėrpiqet tė dėmtojė, duhet tė trajtohet nė mėnyrė tjetėr. Nėse ka mundėsi personi i tillė duhet tė burgoset, apo diēka tė ngjashme me kėtė – varėsisht prej natyrės sė tij ndaj da’ues. Sidoqoftė, derisa ai shkakton dėm, juve u takon qė tė jeni tė durueshėm dhe vetė‐vlerėsues dhe tė debatoni me tė nė mėnyrėn mė tė mirė. Nėse shkaktohet ndonjė dėm personal nga personi i tillė, atėherė ai dėm duhet tė mbartet me durim – ashtu siē duruan tė Dėrguarit dhe ata qė i pasuan ata nė tė mirė dhe drejtėsi.

    Lus Allahun qė tė na dhurojė tė gjithėve mirėqenie dhe mundėsi qė ta bartim kėtė da’ue nė mėnyrė tė urtė, dhe qė Ai tė na i pėrmirėsojė zemrat dhe veprat tona, dhe tė na dhurojė tė kuptuarit e fesė dhe qėndrim mbi tė duke na bėrė ne ata qė janė tė udhėzuar dhe qė udhėzojnė tė tjerėt, tė drejtė dhe qė i mėsojnė tė tjerėt nė drejtėsi. Vėrtet, Ai ėshtė mė i Madhėrishmi, Supremi, mė Bujari.”

    __________________________________________________ ______________

    Fundnota:

    (1) Sureja Jusuf (12:108)
    (2) Sureja Fusilet (41:33)
    (3) Sureja Jusuf (12:108)
    (4) Suretun‐Nehl (16:125)
    (5) Sureja Ali‐‘Imran (3:159)
    (6) Sureja Ta‐Ha (20:44)
    (7) Transmetuar nga Muslim (12/212) prej A’ishes (radiallahu anha)
    (8) Transmetuar nga Muslim (16/146) prej A’ishes (radiallahu anha)
    (9) Transmetuar nga Muslim (16/145) prej Xhabir ibn Abdullahut (radiallahu anhu)
    (10) Suretus‐Saf (61:2‐3)
    (11) Suretul‐Bekare (2:44)
    (12) Transmetuar nga el‐Buhari (6/331) dhe Muslim (18/118) prej Usame Ibn Zejd (radiallahu anhu).
    (13) Transmetuar nga el‐Buhari (6/105) prej Ebu Hurejres.
    (14) Suretul‐‘Ankebut (29:46)
    Kush nuk ėshtė robi i All-llahut, ai ėshtė robi i shejtanit.

  3. #3
    Robi i All-llahut
    Anėtarėsuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Nė Itali
    Postime
    1,774
    Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim


    Problematika e neglizhencės dhe dobėsisė sė Imanit tek thirrėsit



    Muhammed Nasiruddin Albani-Allahu e mėshiroftė- Shkėputur nga libri El-Fetava el-Kuvejtijje

    Pėrmblodhi: Amėr AbdulMun'im

    Pėrktheu: AbdulMelik-Besfort Maxhuni


    Shejh Albani - Allahu e mėshiroftė -, thotė:

    Nė realitet, kjo dukuri negative nė kėtė shekull konsiderohet thelbi i problemit tek shumica e thirrėse, dhe shkaku i kėsaj ėshtė mospasja e sinqeritetit ndaj Allahut nė thirrjen e njerėzve nė rrugėn e Allahut.

    Nėse analizojmė pak mė thellė natyrėn dhe shkaqet e mospasjes sė sinqeritetit tė tyre, vėrejmė se epiqendra e kėsaj ėshtė bindja e tyre se daveti nė rrugėn e Allahut ėshtė njė zanat sikurse shumė zanate tjera e jo njė mision i shenjtė. Kjo bindje e gabuar ndikoi tek shumica e tyre qė t'i qasen thirrjes nė rrugėn e Allahut pa pasur kurrfarė lidhje me dije dhe me dijetarė.

    Nė anėn tjetėr, vėrejmė se thirrja Selefite ėshtė nė pėrparim tė dukshėm dhe kjo metodologji jo vetėm qė u pėlqye dhe u pasua nga shumica e muslimanėve, por edhe nga ata qė, para pak kohe, ishin armiqtė mė tė mėdhenj tė saj.

    Kur filloi lulėzimi i kėsaj thirrjeje tė bekuar dhe gėzoi epitet tė madh nė mbarė botėn, njė pjesė e madhe e muslimanėve, nga lakmia pėr arritjen e famės nga kurrizi i kėsaj thirrjeje, u futėn nė kopshtin e saj pa pasur aspak njohuri lidhur me natyrėn, rregullat dhe kushtet e saja, kėshtu qė filluan ta emėrtonin veten si Selefi, botėkuptim ky qė, nė njė aspekt, i shkaktoi njollosje kėsaj thirrjeje tė bekuar.

    Andaj, unė kam besimin e plotė se kėto probleme nė fushėn e davetit u shkaktuan nga mungesa e sinqeritetit tek njė pjesė e muslimanėve qė u futėn dhe pėrqafuan kėtė besim dhe metodologji. Thirrėsi i vėrtetė ėshtė ai, qė lidhjen e tij me dije dhe me dijetarė nuk e shkėput kurrsesi, qofshin ata tė gjallė apo tė vdekur, meqė i tilli ėshtė nė dijeni tė plotė se pa kėto elemente ai nuk mundet ta ngritė dijen e vetvetes nė shkencat Islame pėr kuptimin e dispozitave dhe urtėsive tė tyre, faktorė kėta tė cilėt ia lehtėsojnė atij pėrfitimin e njė pėrvoje tė davetit nė rrethin ku ai jeton.

    Kjo nuk arrihet, pėrveēse me mund shumė tė madh dhe me durim tė fortė; dy gjėra qė s'kanė mundėsi tė realizohen pa ndihmėn e sinqeritetit. Pra, ēdo neglizhencė nė kėtė thirrje, ėshtė argument pėr mungesėn e sinqeritetit tė tyre. Pėrndryshe, kjo neglizhencė nuk ka kurrfarė nevoje tė paraqitet nė fushėn e davetit dhe ta pengojė pėrparimin e tij.

    Problemi i mungesės sė sinqeritetit nuk anulohet, pėrveēse me kthim tė pastėr nė lutjen ndaj Allahut nė mėnyrė tė vazhdueshme si dhe kėshillimit tė tyre nga ana e dijetarėve tė mėdhenj, tė cilėt kanė pėrvojė tė madhe dhe dije stabile rreth Islamit dhe kėsaj metodologjie. Pėrndryshe, mundi i tyre shumė vjeēar do tė bėhet hi e pluhur.

    Tė mos harrojmė edhe faktorin e fundit mė me rėndėsi qė shkakton neglizhencėn: shoqėria apo rrethi i keq qė e rrethon davetxhiun. Se sa ndikim tė madh ka rrethi i keq, e sqaron hadithi i transmetuar nė Sahihun e Buhariut dhe Muslimit, ku Pejgamberi – alejhisselam - thotė:

    "Nė popujt qė ishin para jush ishte njė njeri qė kishte mbytur nėntėdhjetenėntė persona, pastaj deshi tė pendohej dhe pyeti pėr njeriun mė tė dijshėm…" (hadithi i njohur)

    Si pėrfundim, themi: hadithi sqaron se vetėm dijetari i vėrtetė ishte ai qė kuptoi shkakun e dėshtimit tė kėtij mėkatari nė jetė. Pra, atė e rrethonte shoqėria e keqe.

    Me kėtė hadith argumentohet se, nėse muslimani, me anė tė davetit tė tij, e pėrmirėson rrethin dhe shoqėrinė me tė cilėn jeton, duke ua pėrfituar zemrat qė t'i bėjė miq tė davetit tė tij si dhe distancohet nga shokėt tė kėqij, ky do tė jetė shkak i pėrforcimit tė tij, pėrndryshe, e kundėrta e kėsaj ėshtė edhe shkaku i devijimit tė tij si davetxhi dhe i shumė muslimanėve tė thjeshtė.
    Kush nuk ėshtė robi i All-llahut, ai ėshtė robi i shejtanit.

  4. #4
    Robi i All-llahut
    Anėtarėsuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Nė Itali
    Postime
    1,774
    Obligimi i thirrjes dhe detyra e thirrėsit



    Nga Dijetari, Fekihu, Shejh Muhamed ibn Salih el‐‘Uthejmin

    Pyetje: A ėshtė da’ue (thirrja) nė Allahun obligim pėr ēdo Musliman ose Muslimane, apo kjo duhet t’i lihet vetėm Dijetarėve dhe studentėve tė diturisė? A ėshtė e lejuar pėr personin laik qė tė thėrret nė Allahun?

    Pėrgjigje: Kur personi tė ketė dituri dhe depėrtim nė atė nė tė cilėn thėrret, atėherė nuk ka dallim mes tė atij qė ka dituri tė madhe, apo studentit tė diturisė i cili ka filluar sė fundi kėrkimin e diturisė, apo personit laik – pėrderisa ai ka dituri tė caktuar tė ēėshtjes nė trajtim.

    Pejgamberi (salallahu alejhi ue selam) ka thėnė:

    “Transmetoni prej meje qoftė edhe njė ajet” (1)

    Pra, nuk ėshtė kusht pėr thirrėsin qė tė arrijė dituri tė madhe, por kushti ėshtė ai se njeriu duhet tė ketė dituri pėr atė nė tė cilėn thėrret. Nėse kjo thirrje ėshtė e bazuar nė injorancė dhe pasion, atėherė kjo s’ėshtė e lejuar.

    Kėshtu, ne shohim sesi disa vėllezėr tė cilėt thėrrasin nė Allahun nuk kanė dituri tė
    mjaftueshme. Ne i shohim ata, pėr shkak tė emocioneve tė forta tė tyre, duke e ndaluar atė qė Allahu nuk e ka ndaluar, derisa duke e bėrė obligim atė qė Allahu nuk e ka bėrė obligim pėr adhuruesit e Tij. Kjo ėshtė njė ēėshtje shumė e rrezikshme, pasi tė lejuarit atė ēka Allahu e ka bėrė haram (tė ndaluar) ėshtė sikurse tė ndalosh atė ēka Allahu e ka bėrė hallall (tė lejuar).

    Kėshtu qė ata fillojnė t’i ndalojnė njerėzit nga tė bėrit e ēėshtjes sė caktuar hallall, qė pastaj tė tjerėt t’i qortojnė ata pėr bėrjen e saj haram.

    Allahu i Lartėsuar thotė:




    “Dhe mos i thoni rrenės sė gjuhėve tuaja, “Kjo ėshtė e lejuar, e kjo ėshtė e ndaluar,” ashtu qė tė gėnjeni kundėr Allahut. Vėrtet, ata tė cilėt shpikin gėnjeshtra kundėr Allahut, kurrė s’do tė kenė sukses.”
    (Suretun‐Nehl 16:116‐117)

    Pėr sa i pėrket personit laik, atėherė ai s’duhet tė thėrret nė Allahun nėse nuk ka dituri. Mė saktė, ėshtė e nevojshme qė tė kihet dituri, nė pajtim me thėnien e Allahut:

    “Thuaj: Kjo ėshtė rruga ime, unė thėrras nė Allahun me dituri tė sigurt.” (Sureja Jusuf 12:108)

    Pra, ėshtė e domosdoshme qė tė thirret nė Allahun me dituri. Sidoqoftė, nėse njė ēėshtje qartė dihet se ėshtė e mirė apo e keqe, atėherė personi mund tė urdhėrojė nė tė – nėse ėshtė e mirė, apo ta ndalojė atė – nėse ėshtė e keqe.

    Thirrėsit nė Allahun duhet tė fillojnė me dituri. Kushdo qė thėrret nė Allahun pa dituri, do tė shkaktojė mė shumė dėm sesa dobi – siē ėshtė evidente. Kėshtu qė ėshtė obligim pėr personin qė sė pari tė merr dituri, pastaj tė bėjė da’ue. Sa i pėrket tė keqes sė qartė, dhe asaj qė ėshtė qartazi e mirė, atėherė e mira urdhėrohet ndėrsa e keqja ndalohet. (2)

    Pyetje: Ēfarė ėshtė dallimi mes Dijetarit dhe thirrėsit?


    Pėrgjigje: Dallimi mes tė Dijetarit dhe thirrėsit (da’isė) ėshtė i qartė. Thirrės, ėshtė ai i cili pėrpiqet ta ēojė porosinė e Sheriatit tek robėrit e Allahut. Ai i thėrret ata, nganjėherė me anė tė tergib dhe terhib (bindje dhe frikėsim, dekurajim).

    Dijetari ėshtė Ai tė cilit Allahu i ka dhėnė dituri dhe i cili mund ose s’mund tė jetė thirrės (da’i).

    Sidoqoftė, nėse Dijetari s’ėshtė thirrės, atėherė ai ėshtė skajshmėrisht i mangėt nė dituri, dhe nuk ėshtė trashėgimtar i plotė i tė Dėrguarit tė Allahut (sallallahu alejhi ue selam). Kjo ėshtė pėr shkak se Pejgamberėt (alejhimusalatu ues‐selam) nuk kanė lėnė nė trashėgim as dirhem e as dinarė, por kanė lėnė dituri, ashtu siē ka thėnė Pejgamberi (sallallahu aleji ue selam):

    “Vėrtet, dijetarėt janė trashėgues tė Pejgamberėve, dhe Pejgamberėt nuk lėnė nė trashėgim pas vetes dinarė e as dirhem. Ata kanė lėnė pas vete vetėm dituri si trashėgim. Pra, kush e arrin atė, ai ka arritur pasuri tė madhe.” (3)

    Si pasojė, kushdo qė merr dituri dhe thėrret nė Allahun, atėherė personi i tilllė vėrtet ka trashėguar prej trashėgimisė sė Pejgamberėve – nė proporcion me atė se sa zbaton prej ligjeve tė tyre tė urdhėruara.

    Pėr sa i pėrket thėnies sė disa njerėzve se ėshtė e lejuar qė tė bėhen thirrės (du’at) pa dituri, atėherė nėse ata mendojnė thirrės pa dituri shumė tė madhe, qė ėshtė i aftė qė tė jep fetva (verdikte fetare), tė shpjegojė dhe deduktojė prej dėshmive tė tyre – kjo ėshtė e mundur tė pranohet. Mirėpo, nėse ata mendojnė thirrės qė nuk ka dituri pėr atė nė tė cilėn duhet tė thėrret, e as qė ka dituri pėr atė se me ēka tė bėjė da’ue, atėherė nuk ka dyshim se kėshtu s’mund tė jetė.

    Dhe unė ua tėrhoqi vėrejtjen njerėzve nga tė thirrurit nė tė vėrtetėn nė kėtė mėnyrė, pasi dėmi i shkaktuar ėshtė mė i madh se e mira e arritur, siē mund tė shihet! (4)

    __________________________________________________ _______________
    Fundnota:
    (1) Transmetuar nga el‐Buhari nr. 3461) prej Abdullah ibn Amr (radiallahu anhu).
    (2) Marrė nga es‐Sehuetul‐Islamije (f. 75‐76) tė Shejh ibnul‐‘Uthejminit, e pėrpiluar prej Ali Ebu Leuz.
    (3) Hasen: Transmetuar nga Ebu Daud (nr. 3461) dhe Ibn Maxhe (nr.223) prej Ebud‐Derda’ (radiallahu anhu). Ėshtė
    bėrė autentik nga Shejh el‐Albani nė kontrollimin qė i ka bėrė Sherhus‐Sune (1/276).
    (4) Marrė nga es‐Sehuetul‐Islamije (f.76‐77).
    Kush nuk ėshtė robi i All-llahut, ai ėshtė robi i shejtanit.

  5. #5
    Robi i All-llahut
    Anėtarėsuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Nė Itali
    Postime
    1,774
    Daueti Selefi


    Preantimi i shkurtėrt i davetit selefi

    Da’ueti Selefi (da’ue do tė thotė “thirrje”, dhe nė kuptimin e vet i referohet thirrjes nė tė vėrtetėn, predikimit dhe propagandimit) ėshtė ai i Kur’anit dhe Sunetit (d.m.th. Fesė Islame – tė pastėr dhe tė lirė nga ēdo shtesė, heqje dhe ndryshim). Kjo do tė thotė ndjekje e shtegut tė tė Dėrguarit, paqja e Allahut qoftė mbi tė si dhe Besimtarėve Ortodoks, domethėnė Paraardhėsve tė Devotshėm (es‐Selef es‐Salih) tė komunitetit Islam tė Besimtarėve dhe tė gjithė atyre qė pasojnė
    hapat e tyre nė besim, vepėr dhe parime morale.

    Allahu ka thėnė:

    " Dhe kushdo qė e kundėrshton dhe i kundėrvihet tė Dėrguarit pasi qė udhėzimi i ėshtė pėrcjell qartė atij dhe zgjedh rrugė tjetėr pos asaj tė Besimtarėve besnikė, Ne do ta lėmė atė nė rrugėn qė e ka zgjedhur dhe do ta hedhim nė Zjarr, sa strehė e keqe! " [Sureja el‐Nisa’ 4:115]

    Shejh‐ul‐Islam ibn Tejmije e komentoi kėtė ajet:

    “Tė gjithė ata qė kundėrshtojnė dhe i kundėrvihen tė Dėrguarit pasi qė u ėshtė bėrė e qartė rruga e drejtė, dhe kanė pasuar tjetėr pėrveē rrugės sė Besimtarėve, dhe tė gjithė ata qė pasojnė tjetėr pėrveē Rrugės sė Besimtarėve
    kanė kundėrshtuar dhe i janė kundėrvu tė Dėrguarit pasi qė atyre u ėshtė treguar Rruga e Drejtė. Nėse dikush mendon se ėshtė duke e ndjekur Rrugėn e Besimtarėve Ortodoks dhe ėshtė gabim, ai ėshtė nė pozitė tė njėjtė sikurse ai i cili mendon se ėshtė duke e ndjekur tė Dėrguarin dhe ėshtė gabim.”

    Kush janė Selefi dhe kush janė Selefitė?

    Paraardhėsit e Devotshėm tė Komunitetit Islam tė Besimtarėve janė Shoqėruesit e Pejgamberit, paqja qoftė mbi tė, Pasuesit e tyre (Tabi’inėt dhe Tabi Tabi’inėt (d.m.th. tre gjeneratat e para tė Muslimanėve) dhe Dijetarėt e Ehl‐us‐Sune uel‐Xhemat pas tyre tė cilėt pasuan rrugėn e tyre nė besim dhe vepėr.

    Nė mesin e tyre janė:

    Imam Ebu Hanife (150 Pas Hixhretit), el‐Auzai (157PH), eth‐Theuri (161PH), el Leith ibn Sad (175PH), Imam Malik (179PH), Abdullah ibn el‐Mubarek (181PH), Sufjan ibn Ujejne (198PH), Imam esh‐Shafi’i (204PH), Is’hak (238PH), Imam Ahmed ibn Hanbel (241PH), el‐Buhari (256PH), Muslim (261PH), Ebu Daud (275PH) dhe tė tjerėt.

    Ibn Tejmije (728PH), dhe studentėt e tij: edh‐Dhehebi (748 PH), Ibn el‐Kajim (751 PH), Ibn Kethir (774 PH) dhe tė tjerėt.

    Muhamed bin ‘Abd el‐Uehab (1206PH) dhe shumė prej studentėve tė tij.

    Dhe nė kohėt tona: Abdul Aziz bin Baz, Muhamed bin Salih Uthejmin, Muhamed Nasir‐ud‐Din el‐Albani.

    Selefitė janė Ehlus‐Sune uel‐Xhema’a.

    Ata janė Taifetul‐Mensure (Grupi i ndihmuar, Fitimtarė) dhe Firkatun‐Naxhije (Grupi i Shpėtuar) qė ėshtė pėrmendur nė deklaratėn vijuese tė tė Dėrguarit, paqja qoftė mbi tė:

    “Nuk do tė pushojė sė qeni njė grup i vetėm nga komuniteti im nė tė Vėrtetėn, fitimtarė; ata s’do tė dėmtohen nga ata qė ua kthejnė shpinėn dhe ata qė i kundėrshtojnė. Ata do tė mbesin (nė komunitetin tim nė gjendje tė tillė) derisa ta luftojnė gėnjeshtarin (d.m.th. Anti Krishtin (Dexhallin).” [Transmetuar nė Sahih Muslim]

    “Vėrtet, ata para jush nga mesi i Njerėzve tė Librit u ndanė nė shtatėdhjetė e dy grupe dhe vėrtetė kjo fe. . . “

    dhe nė njė tjetėr transmetim:

    “. . . ky Umet do tė ndahet nė shtatėdhjetė e tre grupe, tė gjitha prej kėtyre pėrveē njėrės do tė shkojnė nė Xhehenem. Ndėrsa ata (d.m.th. Grupi i Shpėtuar) janė ata tė cilėt janė nė atė nė ēka jam Unė dhe Shoqėruesit e mi (d.m.th. ata tė cilėt pasojnė Rrugėn Time dhe Rrugėn e Shoqėruesve tė mi.)” [Transmetuar nga et‐Tirmidhi – Hasan]

    Pse e quajmė veten Selefi?

    Emri Selefi i referohet atij qė ngjitet pėr atė grup njerėzish pėr tė cilėt Pejgamberi, paqja qoftė mbi tė, tha:

    “Njerėzit mė tė mirė janė gjenerata ime, pastaj ata qė vijnė pas tyre, pastaj ata qė vijnė pas tyre (d.m.th. tre gjeneratat e para tė Muslimanėve).” [Transmetuar nga Buhari dhe Muslim – Mutevatir].

    Kjo ngjitje nuk ėshtė ndaj njė personi apo personave (d.m.th. dijetarėve), ēka ėshtė rasti me shumė grupe tė sotme. Nuk ėshtė ngjitje ndaj njė personi apo madje edhe dhjetėra personave, por ndaj asaj qė s’do tė gabojė, meqė ėshtė e pamundur qė Selefi tė bashkohet nė gabim apo devijim. Pra, nė pėrshkrimin e tij tė rrugės sė Selefit, Selefiu ėshtė ngjitur nė atė qė s’mund tė gabojė. Kjo ėshtė marrė nga hadithi:

    “Umeti im nuk do tė bashkohet nė gabim.” [Transmetuar nga et‐Tirmidhi dhe Hakim ‐ Sahih], dhe nuk ėshtė e vėrtetė se ky hadith u referohet njerėzve tė kohėrave tė vona, ngase vetėm ne epokėn e Pejgamberit, paqja qoftė mbi tė, dhe Shoqėruesve tė tij Umeti ishte i pastėr nga pėrēarja dhe devijimi. Grupet devijante u ndanė nga Xhemati pas tyre, dhe prej asaj kohe e tutje ka pasur pėrēarje.

    Fjala Selefi ėshtė njė shkurtesė e njė definicioni tė gjatė. Dikush qė ėshtė Selefi do tė thotė:

    - Ai nuk ėshtė nga Sektet e Havarixhėve, tė cilėt i konsiderojnė Muslimanėt pabesimtarė pėr shkak tė mėkateve tė mėdha tė tyre, dhe e bėjnė tė lejuar marrjen e pasurisė dhe gjakut tė tyre.

    - Ai nuk ėshtė nga sektet e Shi’ajve, tė cilėt i urrejnė dhe mallkojnė Shoqėruesit e Pejgamberit dhe i marrin ata si jobesimtarė, pohojnė se Kur’ani ėshtė ndryshuar, refuzojnė Sunetin autentik dhe adhurojnė Familjen e Pejgamberit, paqja qoftė mbi tė.

    - Ai nuk ėshtė prej Kaderive, tė cilėt e mohojnė Kaderin (Paracaktimin Hyjnor).

    - Ai nuk ėshtė prej Murxhive, tė cilėt pohojnė se Imani (Besimi) ėshtė vetėm nė fjalė, e jo edhe nė vepėr.

    - Ai nuk ėshtė prej Esharive, tė cilėt mohojnė Atributet e Allahut.

    - Ai nuk ėshtė prej Sufive, tė cilėt adhurojnė varre, shenjtė dhe pretendojnė inkarnim Hyjnor.

    - Ai nuk ėshtė prej Mukallidunėve (pasuesit e ʹverbėrʹ) tė cilėt e shohin tė domosdoshme qė ēdo Musliman tė aderojė nė njė Medhheb (Shkollė e Mendimit) tė ndonjė Imami ose dijetari tė caktuar, edhe kur ai medhheb dallon me vargjet e qarta tė Kur’anit dhe haditheve autentike tė Pejgamberit, paqja qoftė mbi tė.

    - Ai aktivisht pėrpiqet qė ta heq shirkun (tė pėrshkruarit ortak Allahut) i cili ėshtė prezent nė tė gjitha tokat Islame, meqė eliminimi i tij ėshtė kėrkesė e Teuhidit. Ai e di se fitorja s’ėshtė e mundur pa Teuhid dhe Shirku s’mund tė luftohet me diēka tė ngjashme me tė (d.m.th. me tjetėr formė tė Shirkut).

    - Kėshtu qė ai e ndjek rrugėn e tė gjithė Pejgamberėve dhe tė Pejgamberit tonė
    bujar Muhamed, paqja qoftė mbi tė, dhe ai heq dorė nga ata tė cilėt, derisa pohojnė se janė reformues tė vėrtetė, bėjnė kompromis me ithtarėt e Shirkut brenda Umetit Islam.

    - Ai i kthehet Fjalės sė Allahut dhe Pejgamberit tė tij, paqja qoftė mbi tė, sa herė qė ka mospajtime apo dallime nė mendim, duke vepruar nė pajtim me thėnien e Allahut:

    “Nėse s’pajtoheni pėr ndonjė ēėshtje mes veti, parashtrojeni atė tek Allahu dhe i Dėrguari i Tij nėse e besoni Allahun dhe Ditėn e Fundit, kjo ėshtė mė mirė dhe mė e pėrshtatshme pėr qėllimin pėrfundimtar.” [Sureja el‐Nisa’ 4:59]

    - Ai e ringjallė Sunetin e Pejgamberit, paqja qoftė mbi tė, nė adhurimin dhe sjelljen e tij dhevkėshtu sjellja dhe jeta e tij bėhen tė huaja nė mesin e njerėzve ashtu siē Pejgamberi, paqja qoftė mbi tė, e ka pėrmendur nė thėnien e tij:

    “Islami ka filluar si i huaj dhe do tė kthehet si i huaj ashtu siē ka filluar. Pra, pėrgėzoni tė huajt.” [Transmetuar nga Muslimi – sahih].

    Dhe nė njė transmetim tjetėr:

    “Pra, pėrgėzoni tė paktėt, ata qė e pastrojnė, pėrmirėsojnė atė qė njerėzit e kanė ēoroditur nga Suneti im.” [el‐Silsileh tė Shejh Albanit – Sahih].

    - Ai urdhėron nė tė mirė (thėrret nė Teuhid, nėnshtrim ndaj Allahut dhe imitimin e Pejgamberit, paqja qoftė mbi tė,) dhe ndalon nga e keqja (paralajmėron kundėr Shirkut, mosbindjes ndaj Allahut dhe largimit nga Suneti i Pejgamberit, paqja qoftė mbi tė). Kėshtu qė ai ua tėrheq vėrejtjen njerėzve, nga shqetėsimi i thellė, nė lidhje me risitė, rrugėt e devijuara dhe nga grupet destruktive, tė cilat vetėm thėrrasin njerėzit pėr pėrfitime tė kėsaj bote, pushtet dhe autoritet nė tokė, e jo pėr vendosjen e Teuhidit dhe eliminimin e Shirkut.

    Fjala Selefi ėshtė njė shkurtesė e kėtij definicioni tė gjatė. Pėr mė tepėr, Selefije nuk ėshtė pasim i verbėr i ndonjė Dijetari apo Imami. Ėshtė vetėm mbėshtetje ndaj Kur’anit dhe Sunetit ashtu siē ėshtė kuptuar nga Paraardhėsit e Devotshėm (es‐Selef us‐Salih) tė komunitetit Islamik tė Besimtarėve (Umetit).

    Prandaj, me kuptimin e kėsaj, Muslimanit nuk i mbetet tjetėr zgjedhje veēse tė bėhet Selefi; meqė nė tė bėrit kėtė, ai ngjitet me grupin tė cilit i ėshtė garantuar suksesi, fitorja, shpėtimi dhe siguria prej Zjarrit nga Pejgamberi, paqja qoftė mbi tė, dhe distancohet nga ajo qė ka devijuar dhe ėshtė ndarė prej Grupit tė Shpėtuar.

    Cilat janė Fundamentet e Da’uetit Selefi tė bazuara nė Dituri?

    Besimi se Allahu ekziston dhe ėshtė Krijuesi i ēdo gjėje, dhe tė gjitha aspektet tjera tė Teuhidit. Mė saktė, ky fundament pėrfshin shumė mė shumė. Kjo do tė thotė:

    • Besimi nė Emrat dhe Atributet e Allahut tė pėrmendura nė Kur’an dhe Sunetin autentik, nė pajtim me domethėnien e tyre tė saktė Arabe pa mohimin e kėtyre atributeve apo krahasimin e tyre atributeve tė Krijimit tė Tij. Ky princip ėshtė i njohur si Teuhid‐ul‐Esma’ ues‐Sifat (Uniteti i Emrave dhe Atributeve).

    Allahu thotė nė Kur’an:

    “Thuaj, (O Muhamed): Ai ėshtė Allahu Njė, Allahu ‐ Zoti i Vetė‐Mjaftueshėm (Pėr tė Cilin kanė nevojė tė gjitha krijesat). Ai nuk lind, e as qė ėshtė i lindur. Dhe asgjė s’ėshtė e krahasueshme me Tė.” [Sureja el‐Ihlas 112].

    Po ashtu Allahu thotė:

    “Asgjė s’ėshtė sikur Ai, Ai dėgjon ēdo gjė, sheh ēdo gjė.” [Sureja esh‐Shura 42:11]

    • Tė veēohet Allahu nė tė gjitha aktet e adhurimit. Ky princip ėshtė i njohur si Teuhid‐ul‐Ibade (Uniteti i Adhurimit).

    Allahu thotė nė Kur’an:

    “Dhe Xhamitė janė (vetėm) pėr Allahun, pra mos lutni dikė tjetėr krahas Allahut.” [Sureja el‐Xhin 72:18].

    Dhe Ai thotė:

    “Kushdo qė shpreson nė takimin me Zotin e Tij le tė bėjė vepra tė mira dhe nė adhurimin e Zotit tė tij tė mos pranojė askė si ortak.” [Sureja el‐Kehf 18:110]

    •Tė veēohet Allahu nė Rububijet (Sundim). Ky princip njihet si Teuhid‐uRububije (Uniteti i Sundimit).

    Minhexhi Selefi (d.m.th. metodologjia e besimit) mban qėndrimin se principet e lartpėrmendura tė Teuhidit janė tė pandashme prej njėra‐tjetrės, sepse ato janė shtyllat e domethėnies sė dėshmisė: “La ilahe illallah” (Askush s’ka tė drejtė tė adhurohet pėrveē Allahut). Nėn kėto principe shtrihen shumė ēėshtje, tė cilat dijetarėt e Selefit kanė shpjeguar nė librat e tyre gjatė shekujve. Selefiu vazhdimisht e pėrqendron vėmendjen e vet nė mėsimin dhe aplikimin e kėtyre ēėshtjeve ashtu qė tė realizojė dhe pėrsosė Teuhidin e tij.

    Itiba’a (Tė pasuarit)


    “Thuaj: Nėse vėrtetė e doni Allahun, atėherė mė pasoni mua, Allahu do t’ju dojė juve dhe do t’jua falė mėkatet tuaja. Dhe Allahu ėshtė qė fal shumė, Mė i Mėshirshmi.” [Sureja Ali Imran 3:31]

    Pasi qė Selefiu e ka mėsuar Teuhidin nė pėrputhje me principet e lartpėrmendura, ėshtė e detyrueshme pėr tė qė tė ndjek rrugėn e Pejgamberit Muhamed, paqja qoftė mbi tė. Kjo ėshtė realizim i deklaratės sė Tij se:

    “Muhamed er Resulullah” (Muhamedi ėshtė i Dėrguar i Allahut).

    Ky fundament nuk do tė thotė vetėm se Muhamed ibn Abdullah ėshtė Pejgamberi dhe i Dėrguari i fundit, por mė saktė, ky fundament ėshtė i pa‐plotėsuar, pėrveē me kėtė qė vijon:

    • Besimi se Pejgamberi, paqja qoftė mbi tė, erdhi me dy shpallje: Kur’anin dhe Sunetin.

    Pejgamberi, paqja qoftė mbi tė, ka thėnė:

    “Vėrtet, mua mė ėshtė dhėnė Kur’ani dhe diēka krahas tij.” [Transmetuar nga Ebu Daud dhe Darimi – Sahih].

    Dhe ai, paqja qoftė mbi tė, ka thėnė:

    “Pėrderisa tė mbaheni fort pėr dy gjėra, tė cilat i kam lėnė nė mesin tuaj ju kurrė nuk do tė humbni: Librin e Allahut (Kur’anin) dhe Sunetin e tė Dėrguarit tė Tij.” [Transmetuar nga el‐Hakim – Sahih].

    • Besimi se bindja ndaj tė Dėrguarit ėshtė absolute dhe se pozita e tij ėshtė e pa‐afrueshme nga kushdo tjetėr nga njerėzimi. Prandaj, Pejgamberi, paqja qoftė mbi tė, ėshtė i vetmi qė duhet t’i bindemi dhe ta pasojmė. Tė gjitha besimet, thėniet, veprat dhe parimet morale qė janė nė kundėrshtim me tė tijat duhet tė refuzohen dhe asgjėsohen.

    •Ndjekja e rrugės sė Pejgamberit Muhamed, paqja qoftė mbi tė, kurrė s’do tė jetė e plotė, pėrveē me pėrsosjen e dashurisė ndaj tij. Ajo ēka ndihmon nė zhvillimin e kėsaj dashurie ėshtė zbatimi i vazhdueshėm i urdhrave tė tij, nxitimi nė bindjen ndaj tij, vendosja e deklaratave tė tija mbi tė gjithė tė tjerėt, studimi i Sires (jeta dhe shėnimet biografike) dhe studimi i implementimit praktik tė Sunetit tė tij nė jetėn e pėrditshme.

    Pejgamberi, paqja qoftė mbi tė, tha:

    “Asnjė prej jush nuk beson derisa unė tė bėhem mė i dashur pėr tė se babai i tij, fėmija i tij dhe i tėrė njerėzimi.” [Transmetuar nga Muslimi – Sahih].

    Pėr fat tė keq, pasimi i vėrtetė i rrugės sė Pejgamberit, paqja qoftė mbi tė, ėshtė dobėsuar nė Umet, dhe dashuria e vėrtetė pėr tė ėshtė zhdukur.

    Kjo ėshtė kėshtu pėr shumė arsye, prej tė cilave janė:

    • Lėnia e Sunetit tė Pejgamberit, paqja qoftė mbi tė, eliminimi i tij nga jeta jonė e pėrditshme, nėnvlerėsimi dhe qėndrimi arrogant e kryelartė ndaj tij.

    • Pėrhapja e haditheve tė shumta tė pabaza dhe tė fabrikuara nėpėr Umet, tė cilat janė nga burimet e dallimit dhe pėrēarjes.

    • Pėrhapja e shumė e praktikave tė shpikura nė mesin e Umetit.

    • Kėrkesa qė ēdo musliman tė pasojė verbėrisht ndonjė medhheb tė caktuar (d.m.th. taklid “pasim i verbėr”).

    • Dhėnia e verdikteve religjioze pa dituri apo dėshmi.

    • Ndėrprerja e implementimit tė Sheriatit (Ligjit Islamik) nėpėr tokat e Islamit dhe
    zėvendėsimi i tij me mėnyra dhe ligje tė jobesimtarėve.

    Tezkije (Pastrimi) “Allahu u dhuroi njė nder tė madh besimtarėve kur Ai dėrgoi njė tė Dėrguar nga mesi i tyre, duke ua recituar atyre vargjet e Tija (Kur’anin) dhe duke i pastruar ata (prej mėkateve dhe injorancės pagane) dhe duke i udhėzuar nė Librin dhe Urtėsinė (Sunetin) derisa mė parė ishin nė gabim tė qartė.” [Sureja Ali Imran 3:164]

    •Kur’ani dhe Suneti janė tė vetmet burime pėr Tezkije (d.m.th. pastrim, integritet, ndershmėri, drejtėsi, etj.).

    •Pejgamberi Muhamed, paqja qoftė mbi tė, ėshtė njeriu mė i dėlirė nė shpirt nga i gjithė njerėzimi, dhe karakteri i tij ishte ai i Kur’anit. Dhe askush s’mund as t’i afrohet atij nė kėtė. Pėr kėtė arsye, ai ėshtė model pėr tezkije.

    Allahu thotė nė Kur’an:

    “ Vėrtet nė tė Dėrguarin e Allahut ėshtė njė model i mrekullueshėm i sjelljes qė tė pasohet pėr kėdo, shpresat e tė cilit janė nė Allahun dhe Ditėn e Fundit dhe i cili e pėrkujton Allahun shumė.” [Sureja el‐Ahzab 33:21]

    • Shoqėruesit e Pejgamberit dhe Selefėt e tjerė janė po ashtu, si njė tėrėsi, njė model i shkėlqyeshėm qė tė pasohet nė Tezkije.

    • Nuk ekziston mėnyrė e afrimit ndaj Allahut, pėrveē duke iu pėrmbajtur asaj me ēka erdhi Pejgamberi Muhamed, paqja qoftė mbi tė.

    Pejgamberi, paqja qoftė mbi tė, ka thėnė:

    “Nėse ndokush prezanton nė ēėshtjen tonė (d.m.th. fenė Islame) ēfarėdo qė nuk i pėrket asaj, ajo do t’i refuzohet.” [Transmetuar nga Muslimi – Sahih].

    Dhe ai, paqja qoftė mbi tė, tha:

    “Kushdo qė bėn njė vepėr tė cilėn ne (Allahu dhe i Dėrguari i Tij) nuk e kemi urdhėruar, ajo do tė refuzohet.” [Transmetuar nga Muslim – Sahih]

    • Nuk ekziston ndonjė grupazh veprash i caktuar i cili ēon nė Tezkije, por mė saktė, i tėrė Islami ēon nė Tezkije (pastrimin e shpirtit).

    Allahu thotė: “O ju qė besoni! Hyni nė Islam me tėrė qenien (respektoni tė gjitha normat e Allahut dhe tė Dėrguarit tė Tij) dhe mos shkoni hapave tė shejtanit. Vėrtet! Ai ėshtė haptazi armik i juaji.” [Sureja el‐Bekare 2:208].

    • Menhexhi Selefi (metodologjia apo rruga) qėndron mes dy ekstremeve tė misticizmit (d.m.th.Sufizmit) dhe teologjisė skolastike (pėrdorimit tė “dėshmive” logjike dhe racionale pėr shpjegimin e mėsimeve Islame – siē janė Mu’tezilėt e devijuar).

    • Mehexhi Selefi paraqet njė ilustrim tė vėrtetė tė devotshmėrisė. Ėshtė Iman (besim), e jo Nifak (hipokrizi). Dėlirėsi, e jo ndyrėsirė. Qėllimet e da’uetit Selefi
    Da’ueti Selefi nuk ėshtė i drejtuar kah njė besim specifik apo kah ndonjė vepėr e veēantė.

    Gjithashtu, Da’ueti Selefi nuk ėshtė lėvizje e reformės sociale apo parti politike. Da’ueti Selefi ėshtė ai i Islamit nė kuptimin e plotė tė fjalės. Pasi Islami ėshtė fe e Allahut, ai nuk ėshtė as fe e ndonjė populli specifik, e as ndonjė grupi tė veēantė njerėzish. Ėshtė njė fe qė ėshtė e menduar pėr tėrė tokėn dhe tėrė njerėzimin.

    Pėr kėtė arsye, Da’ueti Selefi s’ėshtė i njė populli specifik, e as i ndonjė grupi tė veēantė njerėzish, por ėshtė Menhexh gjithėpėrfshirės i tė kuptuarit Islamin
    dhe tė vepruarit sipas mėsimeve tė tija. Bazuar nė tė kuptuarit e kėtillė ėshtė tė perceptuarit se synimet e da’uetit Selefi janė tė njėjta sikur ato tė Da’uetit (thirrjes) Islam dhe jo ato tė ndonjė grupi apo sekti fetar, prandaj Selefitė mbesin tė dalluar nga grupet dhe sektet e ndryshme nė lidhje me mėnyrėn dhe metodologjinė e Da’uetit (d.m.th. thirrja, propagandimi, predikimi).

    Ata thėrrasin nė Islamin si tėrėsi, pėr kuptimin dhe zbatimin korrekt tė tij. Ata nuk thėrrasin nė ndonjė aspekt tė veēantė tė Islamit, ndryshe prej shumė grupeve tė devijuara tė cilat e theksojnė dhe thėrrasin nė njė aspekt tė veēantė tė tij, nė kėtė mėnyrė duke bėrė hile me aspektet tjera qė t’ua pėrshtatin nevojave tė veta. Kėshtu, kjo thirrje e vėrtetė ėshtė, nė esencė, thirrje e tė gjithė pejgamberėve:

    Nė Teuhidin e Allahut, asgjėsimin e Shirkut, sinqeritet nė adhurimin ndaj Tij,
    nėnshtrimin ndaj tė Dėrguarve tė Tij dhe ndjekjen e rrugės sė tyre. Kjo po ashtu ėshtė esenca Da’uetit Selefi.

    Kėto qė vijojnė janė synimet e Da’uetit Selefi, tė cilat janė tė pėrfshira nė, dhe nė veten e tyrejanė synimet e Da’uetit Islam: Qė tė prodhojė Muslimanė tė vėrtetė.

    • Qė tė nxjerrė nė ekzistencė njė Shoqėri “tė vėrtetė’ Islame.

    Allahu thotė:

    “Ata (besimtarėt) janė tė cilėt nėse Ne u japim autoritet nė tokė, e falin namazin, e japin zekatin dhe urdhėrojnė nė tė mirėn (d.m.th. tė adhurohet Allahu nė Njėshmėrinė e Tij dhe tė respektohen tė gjitha urdhėrat e Tij) dhe ndalojnė prej tė keqes (adhurimi i tjetėrkujt pėrveē Allahut dhe mosrespektimi i urdhėrave tė Tij). Allahut i takon vendosja pėr tė gjitha ēėshtjet.” [Sureja el‐Haxh 22:41].

    • Qė tė vendosen dėshmitė e Allahut kundėr pabesimtarėve dhe heretikėve dhe grupeve tė devijuara brenda Umetit.

    Allahu thotė nė Kur’an:

    “[Ne kemi dėrguar] Pejgamberėt si prurės tė lajmeve tė mira dhe si paralajmėrues, me qėllim qė njerėzimi tė mos ketė arsyetim kundėr Allahut pas tė Dėrguarve, dhe Allahu ėshtė i Gjithėfuqishėm, i Urtė.” [Sureja Ali Imran 3:165].

    • Ta shfajėsojmė veten tek Allahu duke e kryer besėn e Da’uetit, tė cilėn Ai e ka bėrė tė obliguar pėr ne.

    Allahu thotė:

    “Dhe kur njė bashkėsi nga mesi i tyre tha: ‘Pse po i predikoni njė populli tė cilin Allahu do ta shkatėrrojė dhe dėnojė mė njė torturė tė ashpėr?’ Predikuesi tha: ‘Me qėllim qė tė mos jemė fajtorė para Zotit tėnd (Allahut) dhe ndoshta ata i frikėsohen Allahut.’” [Sureja Araf 7:164].

    Karakteristikat Dalluese tė Da’uetit Selefi

    Prej karakteristikave dalluese tė da’uetit selefi janė:

    • Realizimi i Teuhidit nė besimet, thėniet, dhe veprat e Muslimanėve.

    Allahu thotė:

    “Adhurojeni (vetėm) Allahun dhe mos i shoqėroni Atij askėnd nė adhurim.” [Sureja el‐Nisa’ 4:36].

    • Realizimi i unitetit tė Muslimanėve pėrmes zbatimit strikt tė Sunetit.

    Allahu thotė:

    “Dhe mbahuni tė gjithė pėr Litarin e Allahut (Kur’anin) dhe mos u pėrēani ndėrmjet veti...“ [Sureja Ali Imran 3:103].
    Kush nuk ėshtė robi i All-llahut, ai ėshtė robi i shejtanit.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •