Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1

    Sa i kemi realizuar porositë e Solanës e të Klintonit:" falni" dhe " fitojeni paqen"!

    1. Sekretari i atëhershëm i përgjithshëm i NATO-s, Javier Solana, menjëherë pas luftës, i kishte porositur kosovarët: “Falni, por kurrë mos harroni se çfarë ka ndodhur“.

    2.Një tjetër aktor vendimtar, presidenti i atëhershëm amerikan, Bill Klinton, në një vizitë në Kosovë kishte thënë: “Ne e fituam luftën - Ju fitojeni paqen“.
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 09-04-2012 më 17:11
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  2. #2
    A kam të drejtë t'i kuptoj kështu këto porosi:


    1. Porosia e Solanës "Falni" ma kujton një fjalë të urtë tonën: "Mos paç punë me të ligun, se ai as të vret as të fal". I forti, pra ose të vert ose të fal dhe vazhdon jetën normale.

    2. Porosia e Klintonit:
    a. "Ne e fitum luftën", deshi haptazi t'i thotë çdokujt se askush në Kosovë qoftë si individ qoftë si grupacion a kolektiv nuk ka të drejtë t'ia jap vetes këtë atribut ( të çlirimtarit )
    b. "Ju fitojeni paqen " - ka kuptimin: këtë liri që jua solla jeni të lirë ta gëzoni, prandaj bëni që në vendin tuaj të ketë mirëqenie, prosperitet, harmoni, ....
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 09-04-2012 më 16:53
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  3. #3
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Shume shqiptar te Kosoves kan harruar se kush e perzuni serbin nga Kosova. Nuk jane mirnjohes, por iluzionist.Kur mberrijeten te ura e Ibrit aty u ndalen se kishin me me rendesi te zenin sa me shume shtepi se per serbin as qe mendonin se cfare po pergadiste. Ato ditet e para kur NATO-hyri ne Kosve, shqiptaret kishin leje te vazhdojne deri ne kufi, por u ndalen. PSE?
    Kurse porosite e Solanes dhe Klintonit as qe i kan degjuar.

    Ja se cfare thot Përfaqësuesi i Zyrës Civile Ndërkombëtare Piter Feith:

    Feith: Korrupsioni po dëmton ekonominë kosovare


    DUBLIN - Përfaqësuesi i Zyrës Civile Ndërkombëtare Piter Feith, vlerëson se ekonomia e Kosovës po dëmtohet si pasojë e kurrupsionit.

    “Ekonomia nuk mund të zhvillohet, sepse nuk do të ketë investime direkte. Nëse një vend ka reputacion të keq, nuk do të ketë investime”, ka thënë Feith në një intervistë për Irish Times.

    “Si pasoje e viteve te shtypjes, viteve te diskriminimit dhe viteve te dhunës që kanë përjetuar në të kaluarën kosovarët, njerëzit nuk janë mësuar që të pranojnë se duhet të ketë sundim të ligjit dhe se rregullat, ligjet duhet të respektohen, sepse përndryshe nuk mund të funksionojë si duhet shoqëria”, është cituar të ketë thënë Feith.

    “Kjo nuk është unike për Kosovën, kjo mund të shihet gjithandej në Ballkan dhe më gjerë në rajon. Është një fenomen i cili do të marrë kohë derisa të zhduket tërësisht”, ka thënë Faith.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  4. #4
    Citim Postuar më parë nga projekti21_dk Lexo Postimin
    1. Sekretari i atëhershëm i përgjithshëm i NATO-s, Javier Solana, menjëherë pas luftës, i kishte porositur kosovarët: “Falni, por kurrë mos harroni se çfarë ka ndodhur“.

    2.Një tjetër aktor vendimtar, presidenti i atëhershëm amerikan, Bill Klinton, në një vizitë në Kosovë kishte thënë: “Ne e fituam luftën - Ju fitojeni paqen“.
    M'u duk se sonte i respektuari, ministri, Fatmir Limaj sillej rreth këtyre thënieve!!
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •