Jeta në Kosovë diskuton për problemet në BIK
Këtë të enjte ( 12 prill 2012), Jeta në Kosovë diskuton për atë se si funksionon Bashkësia Islame e Kosovës.
Si kanë shkuar zgjedhjet në Këshillat e Bashkësive Islame të Kosovës, BIK?
A është i regjistruar BIK-u dhe kujt i jep llogari ky institucion fetar? Si menaxhohen financat e BIK-ut?
Çka ndodh me ata hoxhallarë që kërkojnë më shumë transparencë në mënyrën si menaxhohet BIK-u dhe si përzgjidhen kryesitë e Këshillave të Bashkësive Islame, në nivel komunal?
Pse medresetë dhe Fakulteti i Studime Islame nuk i punësojnë femrat e shkolluara myslimane, edhe pse rezultati i sukseseve të tyre është më i mirë se i shumë meshkujve të diplomuar?
Pse BIK-u mendon se “nuk ka ardhur ende koha” që femrat të punësohen në institucionet islame në Kosovë?
Për të diskutuar për këtë temë Jeta Xharra ka ftuar:
Fahrush Rexhepin, Kryesia e BIK-ut;
Kasim Gërgurin, drejtor financiar në BIK;
Azemine Kukajn, OJQ “Islamic Relief”;
Idriz Bilallin, imam i xhamisë në Podujevë;
Visar Duriqin - gazetar.
Ndiq videon e mëposhtme. Që ta shihni emisionin, pasi të keni klikuar mbi tufëzën, hapet një dritare, gjegjësisht klipi, të cilin që ta aktivizoni duhet të klikoni mbi "play"
http://vimeo.com/40260520
Krijoni Kontakt