-
i/e regjistruar
Vendimi në lidhje me thënien se sjellja e kafirave është më e mirë se sa e muslimanëv
Vendimi në lidhje me thënien se sjellja e kafirave është më e mirë se sa e muslimanëve
A është e lejueshme për një musliman të thotë se disa nga qafirat e kanë sjelljen më të mirë se sa disa muslimanë?
Falënderimi i qoftë Allahut.
Nëse ju thoni se sjellja e mosbesimtarëve është më e mirë se sa sjellja e muslimanëve - në term absolutë - atëherë kjo është haram, nuk ka dyshim për këtë. Në fakt ai që e thotë atë duhet të kërkohet nga ai që të pendohet, sepse sjellja më e rëndësishme është sjellja e një personi ndaj Allahut, dhe rregullat e mirësjelljes korrekte ndaj Tij do të thotë të mos adhurosh askënd tjetër përveç Tij. Kjo sjellje mund të gjendet vetëm në mesin e muslimanëve dhe jo tek të tjerët, dhe ky përdorimi i përgjithshëm i përfshin të gjithë muslimanët, dhe aty duhet të ketë disa prej tyre të cilët kanë një qëndrim të duhur islam dhe i ndjekin ligjet e Allahut.
Por, duke preferuar sjelljen e disa kafirave ndaj sjelljes së muslimanëve, është një gabim, sepse sjellja e keqe e kuffarve drejt Zotit të tyre, i lartësuar qoftë Ai, dhe profetëve të tyre (paqja qoftë mbi ta) është mjaft e keqe. Ata e fyen Allahun dhe pohuan se Ai ka djalë, dhe ata shpifën kundër profetëve të tyre dhe thanë gënjeshtra rreth tyre. Çfarë të mire mund të këtë sjellja e tyre ndaj njerëzve kur sjellja e tyre ndaj Zotit të tyre është ndër sjelljet më të këqija?
Për më tepër, si mund ta shikojmë sjelljen e dhjetë apo njëqind kafirave, dhe nga ajo të përcaktojmë se sjellja e tyre është e mirë, dhe të harrojmë sjelljen e shumicës së çifutëve dhe të krishterëve? Sa shpesh ata i kanë tradhtuar muslimanët, sa shpesh ata i kanë shkatërruar shtëpitë e tyre, sa shpesh ata i kanë sprovuar ata nga të larguarit nga feja e tyre, sa shpesh ata i kanë shkatërruar pasuritë e tyre [?], sa shpesh ata kanë kurdisur kurthe dhe komplote kundër tyre?
Sjellja e mirë e një pakice prej tyre nuk llogaritet në krahasim me sjelljen e keqe të shumicës së tyre, e lëre më fakti se kjo sjellje e mirë e tyre i shërben të njëjtit qëllim, por ata vetëm duan të përfitojnë për vete dhe për ti shërbyer interesave të tyre të kësaj bote, në shumicën e rasteve.
Shejh Ibn Bazi (Allahu e mëshiroftë) është pyetur në lidhje me dikë që i krahasonte punëtorët muslimanë me punëtorët jo-muslimanë. Ai tha: Jo-muslimanët janë të ndershëm dhe unë mund të kem besim në ata, dhe kërkesat e tyre janë të pakta dhe puna e tyre është e mirë, por ata (muslimanët) janë saktësisht e kundërta - kështu që çfarë është mendimi juaj?
Ai tha: Ata nuk janë muslimanë në kuptimin e vërtetë të fjalës edhe pse ata pretendojnë të jenë muslimanë. Ata që janë muslimanë në kuptimin e vërtetë të fjalës janë të mirë dhe më të ndershëm dhe më të sinqertë se kuffarët. Çfarë ju thatë është gabim dhe ju nuk duhet ta thuani atë. Nëse pabesimtarët janë të ndershëm me ju dhe e përmbushin besën e tyre në mënyrë që ta marrin atë që ata e duan nga ju dhe për ti marrë punët nga vëllezërit tanë muslimanë, ky është qëllimi i tyre i vetëm. Ata mund të pretendojnë se ju shërbejnë interesave tuaja, por në fakt ata vetëm i shërbejnë interesave të tyre në mënyrë që ata të mund të marrin para dhe në mënyrë që ju ti preferoni ata.
Çfarë ju duhet të bëni është të punësoni vetëm muslimanë të mirë. Nëse ju shihni muslimanë të cilët nuk janë të drejtë atëherë këshilloj ata dhe udhëzojë. Pastaj, nëse ata e ndjekin rrugën e drejtë, në rregull, për ndryshe ju duhet ti ktheni ata në vendet e tyre dhe sjelli të tjerët. Kërko nga agjenti i cili i zgjedh punonjësit për ju që ti zgjedh njerëz të mirë që janë të njohur si të sinqertë, dhe të cilët janë të njohur se falen dhe të devotshëm, dhe jo ta zgjedh çdonjërin.
Pa dyshim ky është një mashtrim i shejtanit, ku ai të thotë: Këta kafirat janë më të mirë se muslimanët, ose janë më të ndershëm, dhe kështu me radhë. E tërë kjo është për shkak se armiku i Allahut dhe ushtarët e tij e dinë të keqen e madhe që rezulton nga të punësuarit e pabesimtarëve në vend të muslimanëve. Pra, ai e bënë atë ide tërheqëse për ta dhe i inkurajon ata që ti punësojnë jo-muslimanët dhe ti lënë muslimanët, dhe madje edhe ti punësojë armiqtë e Allahut, duke i dhënë përparësi kësaj bote mbi botën tjetër. Nuk ka fuqi dhe asnjë forcë përveç me Allahun.
Unë kam dëgjuar se disa prej tyre thonë se muslimanët falen dhe se e humbasin punën për shkak të namazit të tyre, dhe pabesimtarët nuk falen kështu që ata bëjnë më shumë punë. Kjo është si ajo që ne e kemi përmendur më lart, por është një çështje shumë serioze në lidhje me namazin e muslimanëve si diçka të pakëndshme dhe të punësuarit e kafirave për arsye se ata nuk falen. Çfarëdo që ka ndodhur në besim dhe devotshmëri? Çfarëdo që ka ndodhur në frikën ndaj Allahut? Si mund ta kritikosh vëllaun tënd muslimanë për shkak të namazit? Lusim Allahun të na mbaj të sigurt dhe të shëndoshë.
Fetava Nur ala 'al-Darb
Sheikh Ibn 'Uthejmini (Allahu e mëshiroftë) është pyetur rreth përshkrimit të pabesimtarëve si, punëtorë të ndershëm, të besueshëm dhe të mirë.
Ai u përgjigj: Edhe në qoftë se është e vërtetë, gënjeshtrat e tyre, mashtrimi, tradhtia dhe vjedhja janë shumë më të këqija se ajo çka mund të gjendet në disa vende muslimane. Kjo është e njohur mirë. Nëse është e vërtetë, këto janë cilësitë që janë përkrahur nga Islami, dhe muslimanët duhet të përpiqen më shumë për ti arritur këto karakteristika në mënyrë që ata të mund të marrin një qëndrim të mirë, si dhe të fitojnë shpërblim. Ndërsa pabesimtarët e kanë për qëllim vetëm për të arritur përfitime materiale me anë të këtyre qëndrimeve, kështu që ata janë të ndershëm në marrëdhëniet e tyre të punës në mënyrë që ti tërheqin të tjerët kah ata.
Por nëse muslimani i merr këto karakteristika, përveç qëllimeve materiale që ai kërkon gjithashtu ta përmbushë një qëllim të sher'iatit, i cili është për ta fituar besimin (Imanin) dhe të fitojë shpërblim nga Allahu. Ky është dallimi ndërmjet muslimanit dhe kafirit.
Për sa i përket pretendimeve për ndershmëri në vendet kafire - qoftë ato lindore apo perëndimore - në qoftë se kjo është e vërtetë, kjo është vetëm një mirësi e pakët në krahasim me të keqen e madhe, edhe nëse kjo nuk është asgjë më shumë sesa fakti se ata i mohojnë të drejtat e Njërit e të Cilit janë më të mëdha se të gjitha të tjerat, pra Allahut - qoftë i Lartësuar dhe i Lavdëruar. "idhujtaria është padrejtësi më e madhe!"[Llukman 31:13 - interpretim i domethënies]. Pa marrë parasysh se sa mirë këta kafira mund të bëjnë, ajo është ende nuk mund te krahasohet në masë të madhe nga veprat e tyre të këqija, të kufrit dhe keqbërjes, kështu që nuk ka mirësi në to.
'Maxhmu el-Fetava, 3.
Sheikh el-Islam Ibn Tejmije ka thënë: Ndihma e ehlul el-Dhimmah (jo-Muslimanëve që jetojnë nën sundimin musliman) nuk duhet të kërkohet në punët e qeverisë apo mbajtjen e të dhënave, sepse kjo çon në pasoja shumë të këqija. Ahmedi u pyet në lidhje me raportin e Ebu Talibit në lidhje me mbledhjen e tatimeve, dhe ai tha: Ndihma e tyre nuk duhet të kërkohet në asgjë.
El-Fetava el-Kubra, 5/539
Ajo thotë në Fet'h el-'Ali al-Malik fi fetva ala medhhebi Malik se: Preferimi i kafirit në vend të muslimanit është felëshim në qoftë se është në baza të fesë, përndryshe nuk është. (2/348)
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt