Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2009
    Postime
    92

    Arrow A dëshiron ta lësh Duhanin(?)

    A dëshiron ta lësh Duhanin(?)

    Erdhi një person dhe më tha, kamë braktisur çdo gjë pos duhanit.

    I thashë: A don ta lësh edhe atë?
    Tha: Pasha Allahun, ky duhan po më shqetëson, e kam të pamundur ta braktisi atë.
    I thashë: Dëgjo! Pas çdo cigare që pin, fali dy rekate namaz.
    Tha: Dy rekate?!!
    I thashë: Merr abdest për ato dy rekate, edhe nëse je me abdest.
    Pas kësaj (ndodhie) më ka takuar duke qeshur dhe më tha: O doktor, ditën e parë kam pirë vetëm pesë cigare, (dmth) prej tridhjetë cigareve kam rënë në pesë.
    Kam vazhduar të veproj kështu, e pastaj sa herë që doja ta ndizja një cigare, shejtani më thoshte se ke patjetër ta dhezësh tani. Mos harro ke marrë abdest, ke me u falë… jo-jo-jo mos e dhez!
    Thotë: Ditën e parë kam pirë pesë cigare, në ditën e dytë kam pirë tre cigare; me ndihmën e Allahut nuk ka kaluar një javë dhe unë e kam braktisur cigaren.

    Dr. Halid el-Xhubejr thotë: Nuk e kam paramenduar se kjo i bën dobi në lënjen e cigares, andaj ai që dëshiron ta braktisë duhanin le të veproj kështu!

    Dr. Halid el-Xhubejr, Allahu e ruajtë.

    Përktheu: Valdet Kamberi

  2. #2
    ► ☆☆☆ ◄
    Anëtarësuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mëmëdhe
    Postime
    4,834
    Nuk beni mire qe fshini postime qe nuk iu vine per mbare !!!

    Islaminfo meqe ishte e pakuptimte pjesmarja ime ne kete teme,po mundohem qe te shkruaj ne menyre qe ti ta kuptosh shume qarte.

    Une kam njohur dhe njoh shume besimtare mysliman,edhe hoxhe qe kane pire dhe akoma pine duhan,pra nuk e kane lene ate.Valle iu ka munguar VULLNETI apo besimi ??

    Ti si i ditur apo i mireinformuar (bazohem nga emri qe mban) c'fare pergjigje mund te me japesh ne lidhje me kete ??

    Ps: AlbaneZ nuk eshte emer italian por 100% shqiptar nqs nuk e dije

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Nënforumi i komunitetiti mysliman është forum i veçantë përbrenda forumit shqiptar, i cili u shërben për trajtim, diskutim e njohuri vetëm pjesëtarëve të këtij besimi. Për t`u abonuar apo bërë pjesë e diskutimeve në temat e këtij nënforumi, fillimisht duhet të jeni anëtar i grupit të komunitetit mysliman, t`u përmbaheni parimeve të rregullores së përgjithshme të forumit dhe nënrregullores së këtij nënforumi. Po ashtu, është e domosdoshme që në këtë nënforum të shqyrtohen e hapen tema në përputhje me parimet fetare islame, deri në atë moment që përputhen me rregulloren dhe misionin e forumit shqiptar.

    Për dallim nga komunitetet e tjera fetare, në të cilat vlugu i pjesëmarrjes së anëtarëve të forumit, që nuk i përkasin atyre komuniteteve, është fare i vogël, për të mos thënë aspak i frekuentuar, komuniteti mysliman përballet me një fluks të madh të anëtarëve të forumit, të cilët shpeshëherë me pjesëmarrjen e tyre në të bien ndesh apo nuk respektojnë parimet e kodifikuara të tij. Po ashtu, këtij avazi i prijnë edhe disa anëtarë të këtij komuniteti, të cilët në një formë apo një tjetër orvaten t`u imponojnë pikëpamjet fetare islame këtyre anëtarëve që nuk i përkasin këtij komuniteti. Për më tej, i bashkëngjiten gjuhës së pagdhendur dhe i shoqërojnë e shndërrojnë konstruktet e temave në shigjeta goditëse përmes ofendimeve personale, fyerjeve e fjalorit të pahijshëm. Një shkarje të tillë nuk e lejon baza fetare dhe rregullat e forumit e nënforumit në fjalë. Në këso rastesh, i rekomandoj anëtarët e këtij komuniteti që të lajmërojnë e bashkëpunojnë me moderatorët gjegjës, ndërsa anëtarëve që nuk i takojnë këtij komuniteti u kërkoj të mos përfshihen në temat që hapen këtu, përderisa ato nuk cenojnë ligjet e forumit. Në rast se arrijnë të konstatojnë të kundërtën, ju lutemi, kontaktoni me moderatorët përkatës.

    Që të mos konfrontohemi me normat në rrugën e pjesëmarrjes tonë në forumin shqiptar dhe nënforumet e tij, të përpiqemi bashkërisht për respekt reciprok fetar, racor a krahinor dhe kështu të përfitojmë nga vlerat tona e mos mbjellim përçarje e konflikte të pa dobishme.

    Forumi shqiptar, duke u mbështetur në normat e tij funskionale, mbronë çdo nënforum të tij, pa dallim. Anëtarët që me vetëdije shkelin këto rregulla, do të ndëshkohet pa llogaridhënie.

    Dar_di

  4. #4
    ► ☆☆☆ ◄
    Anëtarësuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mëmëdhe
    Postime
    4,834
    Për t`u abonuar apo bërë pjesë e diskutimeve në temat e këtij nënforumi, fillimisht duhet të jeni anëtar i grupit të komunitetit mysliman, t`u përmbaheni parimeve të rregullores së përgjithshme të forumit dhe nënrregullores së këtij nënforumi.
    Kete nuk e dija,kerkoj ndjese dhe mund ta hiqni edhe postimin e mesiperm timin.

    Gjithe te mirat.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •