Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 15
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    "Dyshimi i Madh" nga Oriana Fallaci

    Shekulli


    -----------------

    Dyshimi i Madh

    Nga Oriana Fallaci

    Pėr tė shmangur mėdyshjen, pėr t’ia kursyer vetes pyetjen e dhimbshme: “Duhet bėrė kjo luftė apo jo?”, pėr tė kapėrcyer rezervat, ngurrimet dhe dyshimet qė ende mė brejnė, shpesh i them vetes: “Ah, sikur irakenėt tė ēliroheshin vetė prej Sadam Huseinit! Ah, sikur ndonjė Ahmed ose Abdul ta hiqte qafe ose ta varte pėr kėmbėsh nė ndonjė shesh, ashtu siē bėnė mė 1945-ėn italianėt me Mussolini-n!” Por s’vlen gjė. Ose vlen nė njė kuptim dhe vetėm kaq.
    Mė 1945-ėn, nė tė vėrtetė, italianėt u ēliruan nga Musolini, sepse aleatėt kishin pushtuar tri tė katėrtat e Italisė. Pra, bėnė tė mundur Kryengritjen e Veriut, me fjalė tė tjera, ngase luftėn e kishin fituar. Pa kėtė luftė, Musolinin do ta kishim mbajtur nė zverk pėr tėrė jetėn (Hitlerin gjithashtu). Ishte njė luftė gjatė sė cilės aleatėt na kishin bombarduar pa mėshirė dhe ne patėm vdekur si mizat. Ata po ashtu. Nė Salerno, nė Ancio, nė Kasino. Nė marshimin drejt Firences, nė “vijėn gotike”. Vijėn e tmerrshme “gotike”, qė gjermanėt ua kishin kundėrvėnė nga Tirreni nė Adriatik.
    Nė mė pak se dy vjet, 45 806 tė vdekur amerikanė dhe 17 500 anglezė, kanadezė, australianė, neozelandezė, jugafrikanė, indianė, brazilianė, polakė. Si edhe francezė, qė kishin zgjedhur De Golin dhe italianė qė kishin zgjedhur Armatėn e Katėrt ose tė Tetėn. A e dini sa varreza ushtarėsh aleatė ka nė Itali? Mė se njėqind e tridhjetė. Dhe mė tė mėdhatė, mė tė populluarat, janė pikėrisht ato amerikane. Vetėm nė Neptun, 10 950 varre. Vetėm nė Falēiani, pranė Firences, 5.811. Gjithsaherė kaloj para tyre dhe shikoj atė liqen kryqesh, rrėnqethem nga dhimbja dhe mirėnjohja.

    Na ishte edhe njė Front i Ēlirimit Kombėtar nė Itali. Njė Rezistencė qė aleatėt e furnizonin me armė dhe municione. Sepse, me gjithė moshėn e njomė, isha edhe unė e asaj pune edhe e mbaj mend krejt mirė Dakotėn, qė, duke sfiduar artilerinė kundėrajrore, i hidhte me parashutė nė Toskanė. Pėr saktėsi, mbi malin Jovi, ku pėr t’u dėftuar vendin ndiznim zjarre dhe ku njė natė hodhėn me parashutė edhe njė komando, qė kishte pėr detyrė tė vinte nė punė njė radio klandestine tė quajtur “Radio Kora”. Dhjetė amerikanė fort simpatikė, qė flisnin njė italishte mjaft tė mirė dhe qė tre muaj mė vonė u kapėn nga SS-ėt, u torturuan egėrsisht dhe u pushkatuan sė toku me partizanen Anna Maria Enriquez-Agnoletti. Kėshtu mėdyshja mbetet. Tronditėse, brerėse.
    Mbetet pėr shkaqet qė po vihem t’i parashtroj. Dhe shkaku i parė ėshtė, nė ndryshim prej pacifistėve, qė nuk ulėrijnė kurrė kundėr Sadam Huseinit ose Bin Ladenit, ndėrsa i qepen me gurė nė trastė vetėm Bushit ose Blerit (por nė varganin e Romės m’u qepėn deri edhe mua, me sa duket, duke mė uruar tė shpėrthej mijėra copash me shatllin e parė), nė ndryshim prej tyre pra, unė e njoh luftėn. E di mirė ē’do tė thotė tė jetosh nė terror, tė vraposh nėn tė shtėnat e topave ose tė bombave mijėra kilėshe, tė shohėsh tė vdesin njerėzit dhe tė shpėrthejnė shtėpitė, tė ngordhėsh urie, tė mos kesh as ujė pėr tė pirė. Dhe, ende mė keq, tė ndihesh pėrgjegjės pėr vdekjen e njė qenieje tjetėr njerėzore. (Edhe nėse ajo qenie njerėzore ėshtė “armik”, pėr shembull, njė fashist ose njė ushtar gjerman.) E di, sepse i pėrkas pikėrisht brezit tė Luftės sė Dytė Botėrore. Dhe sepse njė pjesė tė madhe tė jetės sime kam qenė korrespondente lufte. Jo nga ata korrespondentė qė rrinė hoteleve: njė nga ata qė venė nė front pėrnjėmend.
    Pra, nga Vietnami e tėhu, kam parė aq tmerre, saqė, ata qė e njohin luftėn vetėm nėpėrmjet TV-sė ose filmave, ku gjaku ėshtė salcė domateje, as nėpėr mend nuk i shkojnė dot. Dhe luftėn e urrej aq sa pacifistėt e vėrtetė apo tė rrejshėm nuk do ta urrejnė kurrė. Aq shumė e urrej, sa ēdo libėr imi ėshtė i mbushur citė me kėtė urrejtje. E urrej aq fort, sa edhe ēiftet e gjahut i kam zėt dhe e shtėna marroqe e gjahtarėve nė verė ma ēon gjakun nė tru. Porse nuk e pranoj parimin prej farisejsh, madje sloganin e atyre qė thonė: “Tė gjitha luftėrat janė tė padrejta, tė gjitha luftėrat janė tė paligjshme”. Lufta kundėr Hitlerit dhe Musolinit ishte luftė e drejtė, dreqi e mori! Ishte luftė e ligjshme. Madje, e detyrshme. Luftėrat rilindėse, qė bėnė gjyshėrit e mi nė shekullin XIX, pėr tė dėbuar pushtuesin e huaj, ishin luftėra tė drejta, dreq o punė! Ishin luftėra tė ligjshme! Madje tė detyrshme. Edhe Lufta pėr Pavarėsi, qė kolonėt amerikanė bėnė kundėr Anglisė, gjithashtu. Luftėrat (ose revolucionet) qė bėhen pėr tė fituar sėrisht dinjitetin, lirinė, po ashtu. Unė nuk u besoj zgjidhjeve tė kollajshme prej mėkatit, paqtimeve tė rehatshme, faljeve tė lehta. Dhe aq mė pak i besoj shfrytėzimit tė fjalės “paqe”. Kur nė emėr tė paqes i besohet dhunės dhe pėrdhunės, tiranisė; kur nė emėr tė paqes i shtrohesh frikės, heq dorė nga dinjiteti dhe nga liria, paqja nuk ėshtė mė paqe. Ėshtė vetėvrasje.
    Shkaku i dytė ėshtė se, nė qoftė e drejtė si e shpresoj dhe e ligjshme si e uroj, kjo luftė nuk do tė duhej zhvilluar tani. Do tė ishte dashur tė zhvillohej kėtu e njė vit tė shkuar. D.m.th. kur rrėnojat e Dy Kullave qisnin ende tym dhe e gjithė bota e qytetėruar e ndiente veten amerikane. Tė qe zhvilluar atėherė, sot simpatizuesit e Bin Ladenit dhe tė Sadam Huseinit nuk do tė teptisnin rrugėve me pacifizmin e tyre tė njėkahshėm. Yjet e Hollivudit nuk do tė bėnin ekzibicione nė rolin (grotesk pėr ta) tė krerėve popullorė. Ndėrsa Turqia e dykuptimtė, qė po u vė perēen grave, nuk do t’ua refuzonte kalimin marinsave tė drejtuar nė frontin e veriut. Pavarėsisht lehaqenėve evropianė, qė zgėrdhiheshin (“Mirė se ē’iu bė amerikanėve!”), njė vit mė parė askush nuk e mohonte qė Shtetet e Bashkuara kishin pėsuar njė Pearl Harbor tė dytė dhe se, si rrjedhojė, kishin tė drejtėn tė kundėrvepronin. Jo vetėm kaq, por, nė qoftė e drejtė, si e shpresoj dhe e ligjshme, si e uroj, kjo ėshtė njė luftė qė do tė duhej tė ishte zhvilluar edhe mė parė. D.m.th. kur Klintoni ishte president dhe Pearl Harbor-et e vogla shpėrthenin nė pjesėn tjetėr tė botės. Nė Somali, pėr shembull, ku marinsat nė mision paqeje shkimeshin dhe bėheshin copė-copė dhe i jepeshin pėr tė ngrėnė turmės sė ēmendur. Nė Kenia, nė Jemen dhe kėshtu me radhė.

    11 shtatori ishte vetėm konfirmimi brutal i njė realiteti tanimė tė fosilizuar. Diagnoza e padiskutueshme e mjekut, qė tė valavit para hundėsh radiografinė dhe, pa ta bėrė tė gjatė, tė thotė: “I dashur zotėri, e dashur zonjė, keni me tė vėrtetė kancer”. Sikur Klintoni tė kishte harxhuar mė pak kohė me ēupat qejflesha, sikur ta kishte pėrdorur nė mėnyrė mė tė pėrgjegjshme Dhomėn Vezake, ndoshta 11 shtatori nuk do tė kishte ndodhur. E kotė tė shtohet se, aq mė pak, 11 shtatori nuk do tė kishte ndodhur, sikur Xhorxh Bushi Plaku ta kishte hequr qafe Sadam Huseinin me Luftėn e Gjirit. Mbani mend? Mė 1991-shin ushtria amerikane u shfry si njė tullumbace e shpuar. U shpėrbė aq shpejt, sa edhe unė kapa katėr ushtarė tė saj. Ndodhesha prapa njė dune nė shkretėtirėn saudite, e vetme dhe pa mbrojė, kur katėr skelete zbathur dhe zhele-zhele erdhėn drejt meje me krahėt ngritur lart. “Bush!”,- pėshpėritėn me ton lutės. “Bush!”. Fjalė qė pėr ta donte tė thoshte: “Kam shumė uri, kam shumė etje. Zėrmė rob, pėr hir tė Zotit”. Unė i mora, ia dorėzova rreshterit nė detyrė dhe, nė vend qė tė mė falenderonte, ai turfulloi: “Uf, i kemi nja pesėdhjetėmijė. U jepni ju pėr tė ngrėnė e pėr tė pirė?” E pra, amerikanėt nuk mbėrritėn nė Bagdad. Xhorxh Bushi Plaku nuk e luajti vendit Sadamin. (“Mandati i Kombeve tė Bashkuara ishte ēlirimi i Kuvajtit dhe vetėm kaq.”) Dhe, pėr ta falenderuar, Sadami i kurdisi njė atentat pėr ta vrarė. Ē’ėshtė e vėrteta, nganjėherė pyes veten: mos vallė kjo luftė e vonė nuk qenkėsh edhe njė raprezalje e pritur gjithė durim? Njė premtim birnor, njė hakmarrje prej tragjedish shekspiriane, madje greke?

    Shkaku i tretė ėshtė mėnyra e gabuar nė tė cilėn premtimi i hamenduar ndaj babushit ėshtė sendėrtuar. Kujt do t’ia mbante ta hedhė poshtė kėtė? Prej 11 shtatorit, nė fillimet e vjeshtės sė kaluar, i gjithė theksi u vu mbi Bin Ladenin, mbi Al Kaeda-n, mbi Afganistanin. Sadam Huseini dhe Iraku praktikisht u patėn shpėrfillur. Dhe vetėm kur u bė e qartė qė Bin Ladeni gėzonte shėndet tė plotė, ngase pėrfshirja pėr ta zėnė tė gjallė kishte dėshtuar, Bushit dhe Pauellit u ra nė mend pėr rivalin e tij. Na thanė qė Sadam Huseini ishte i keq, qė u priste gjuhėn dhe veshėt kundėrshtarėve, qė ua vriste fėmijėt para syve. (E vėrtetė.) Qė u priste kryet prostitutave, mandej ekspozonte nė shesh kryet e tyre. (E vėrtetė.) Qė burgjet e tij qenė mbushur dengėza me tė dėnuar politikė tė mbyllur nėpėr biruca tė vogla si arkivole, qė eksperimentet kimike dhe biologjike i kryente me endje tė madhe mbi viktima tė tilla. (E vėrtetė.) Qė kishte lidhje me Al Kaeda-n edhe financonte terrorizmin, shpėrblente familjet e kamikazeve palestineze me 25.000 dollarė familjen. (E vėrtetė.) Mė nė fund, qė nuk kishte hequr dorė asnjėherė prej arsenalit tė tij me armė vdekjeprurėse, kėshtu qė OKB-ja duhej tė dėrgonte sėrish inspektorėt nė Irak.
    Por, tė jemi seriozė, lum miku! Sikur, nė vitet ’30, Lidhja e paefektshme e Kombeve tė kishte dėrguar inspektorėt e saj nė Gjermani, kujton ti se Hitler-i do t’i kishte dėftuar “Peenemünde”-n teksa Von Brauni fabrikonte V1-shat dhe V2-shat, pėr tė bėrė pluhur e hi Londrėn? Kujton ti se do t’i kishte treguar fushat e Dahaut dhe tė Mathausenit, tė Aushvicit dhe tė Buhenvaldit? Megjithėkėtė, komedia e inspektorėve u ēkall dhe me njė intensitet tė tillė, sa roli prej primadone kaloi nga Bin Ladeni, te Sadam Huseini. Dhe as arrestimi i Halid Muhamedit, arkitektit tė 11 shtatorit, nuk e shtoi kushedi ēfarė harenė. Lajmi se Bin Ladeni qenkėsh lokalizuar nė Pakistanin Verior dhe rrezikuakėsh tė pėrfundonte po njėlloj, gjithashtu. Komedi vaj halli, me njė fjalė. Gjithė lojėra tė dyfishta, madje bashkėfajėsi nga ana e inspektorėve. Gjithė strategji tė shpėrfillura nga ana e Bushit, qė, duke luajtur edhe ai lojėn e vet, i kėrkonte Kėshillit tė Sigurimit lejen pėr tė filluar luftėn dhe, njėkohėsisht, dėrgonte trupat nė kufijtė me Irakun. Nė mė pak se dy muaj, njė ēerek milioni trupa. Me ato angleze dhe australiane, mė se treqind mijė. Dhe kjo, pa e kuptuar qė armiqtė e Amerikės (tė Perėndimit, duhej tė thosha) nuk janė vetėm nė Bagdad.
    Janė edhe nė Evropė, zoti Bush. Janė nė Paris, ku gojėmblit Shirak aq i bėn pėr paqen, ndėrsa i ėshtė ngrehur mendja pėr tė kėnaqur zbrazėtinė e vet me Ēmimin Nobel pėr Paqen. Ku askujt nuk ia ka ėnda tė lėvizė vendit Sadamin, ngase Sadami ėshtė nafta, qė kompanitė naftėnxjerrėse franceze qesin prej Irakut tė tij. Dhe ku, duke harruar nishanin e vockėl, tė quajtur Pétain, Franca vijon mėtimin napoleonik pėr tė sunduar Bashkimin Evropian, pėr tė shtėnė nė dorė hegjemoninė e tij. Janė nė Berlin, ku partia e rėndomqarit Shrėder i ka fituar zgjedhjet duke ju krahasuar Juve me Hitlerin e tyre. Ku flamujt amerikanė pėrdhosen me kryqin e thyer simbol tė Gjermanisė naziste. Dhe ku, duke pėrkundur ėndrrėn e tė shtėnit nė dorė sėrish tė pjesės sė padronėve, gjermanėt shkojnė nėnkrahėzaj me francezėt. Janė nė Romė, ku komunistėt kanė dalė nga dera pėr tė hyrė nga dritarja, si zogjtė e filmit me tė njėjtin emėr tė Hiēkokut, ku priftėrinjtė katolikė janė mė bolshevikė se komunistėt dhe ku, duke e mallėngjyer “tė afėrmin” me ekumenizmin e tij, me botėtretizmin e tij, me fondamentalizmin e tij, Karol Vojtila e pret Azizin, a thua se qenkėsh njė pėllumb me njomėzėn e ullirit nė gojė apo njė martir nė rrethak, qė mend po e gllabėrojnė luanėt e Koloseut. (Mandej e dėrgon nė Asizi, ku fretėrit i bėjnė shpurė deri nė varrin e Shėn Franceskut. I gjori Shėn Francesk!) Janė nė vendet e tjera evropiane, gjithaq ose pesė mė shumė – pesė mė pak. Nuk Ju kanė informuar ende ambasadorėt Tuaj? Nė Evropė armiqtė e Shteteve tė Bashkuara ndodhen gjithandej, zoti Bush. Ajo, qė Ju e quani me mirėsjellje “ndryshim opinioni”, ėshtė urrejtje e kulluar. Njė urrejtje e ngjashme me atė qė shpėrfaqte Bashkimi Sovjetik deri nė Rėnien e Murit. Pacifizmi i tyre ėshtė sinonim i antiamerikanizmit dhe, i shoqėruar me njė ringjallje ogurzezė antisemitizmi, ngadhėnjen sa nė islam.
    Dhe e di pse? Sepse Evropa nuk ėshtė mė Evropė. Ajo ėshtė shndėrruar nė njė provincė tė islamit, si Spanja dhe Portugalia nė vaktin e maurėve. Ajo mban nė gjirin e vet gjashtėmbėdhjetė milionė emigrantė muslimanė, d.m.th. trefishin e atyre qė janė nė Amerikė. (Dhe Amerika ėshtė tri herė mė e madhe nga Evropa.) Evropa ėshtė mbushur dengėza me mullahė, me ajatollahė, me imamė, me xhamira, me ēallmara, me mjekra, me perēe, me ferexhera dhe mjerė kush proteston. Evropa fsheh mijėra terroristė, qė qeveritė tona as nuk i kontrollojnė dot, as nuk i identifikojnė dot. Pra, njerėzit kanė frikė dhe, duke valėvitur flamurin e pacifizmit, pacifizmit baras antiamerikanizėm, e ndiejnė veten tė mbrojtur. Sikur kjo tė mos mjaftuakėsh, Evropa i ka harruar tė 221 484 amerikanėt e rėnė pėr tė nė Luftėn e Dytė Botėrore. Pėr varrezat e tyre nė Normandi, nė Ardenet, nė Vosgjet, nė luginėn e Renit, nė Belgjikė, nė Holandė, nė Luksemburg, nė Lorenė, nė Danimarkė e nė Itali dhe as qė e ha malli. Nė vend tė mirėnjohjes, Evropa ka zili, smirė, xhelozi dhe asnjė shtet evropian nuk do ta mbėshtesė kėtė luftė, zoti Bush. As ato shtete pėrnjėmend aleate, si Spanja ose tė drejtuara prej tipash qė, si Berluskoni, Ju thėrrasin “miku im, Xhorxh!”.
    Nė Evropė Ju keni njė mik dhe vetėm kaq. Njė aleat dhe vetėm kaq: Toni Blerin. Por edhe Bleri qeveris njė vend tė pushtuar prej maurėsh dhe ndaj Shteteve tė Bashkuara gjithė zili, smirė, xhelozi. Deri edhe partia e tij ia nxin jetėn duke e kundėrshtuar. Dhe, meqė ra fjala: duhet t’Ju kėrkoj ndjesė, zoti Bler. Ndjesė pėr sa nė librin tim “Mllefi dhe krenaria” kam qenė e padrejtė ndaj Jush. E gabuar prej mirėsjelljes Suaj me tė tepėrt ndaj kulturės islame, kam shkruar se ishit njė lehaqen mes lehaqenėve, se kuraja Juaj nuk do ta kishte tė gjatė, se, sapo tė mos i shėrbente mė karrierės Suaj politike, do ta vinit atė mėnjanė. Ndėrsa Ju po e flijoni atė karrierė politike pėr bindjet Tuaja. Me njė vijimėsi tė pacen. Vėrtet lyp ndjesė dhe e tėrheq edhe fjalinė e shėmtuar, tė rėnduar padrejtėsie: “Po qe se kultura jonė ka tė njėjtėn vlerė me njė kulturė qė detyron tė mbash perēen, pėrse i kaloni pushimet nė Toskanėn time dhe jo nė Arabinė Saudite ose nė Afganistan?” Edhe Ju them: “Tė na vini kur tė doni. Toskana ime ėshtė Toskana Juaj, shtėpia ime ėshtė shtėpia Juaj. My home is your home”.
    Shkaku i fundit i mėdyshjes sime qėndron nė termat me tė cilėt Bushi dhe Bleri dhe kėshilltarėt e tyre e pėrcaktojnė kėtė luftė. “Luftė ēlirimtare, luftė humanitare pėr tė shpėnė lirinė dhe demokracinė nė Irak”. Eh, jo, tė dashur zotėrinj, jo. Aspak nuk ka tė bėjė humanitarizmi me luftėrat. Tė gjitha luftėrat, edhe ato tė drejtat, edhe ato tė ligjshmet, janė vdekje, rrėnim, mizori dhe gjėmė. Dhe kjo nuk ėshtė luftė ēlirimtare. (Nuk ėshtė as luftė pėr naftė, ta kemi tė qartė, si mėtojnė shumė vetė. Nė ndryshim prej francezėve, amerikanėt nuk kanė nevojė pėr naftėn irakene.) Ėshtė luftė politike. Luftė e bėrė gjakftohtėsisht pėr t’iu pėrgjigjur Luftės sė Shenjtė, qė armiqtė e Perėndimit kanė shpallur mė 11 shtator. Ėshtė luftė profilaktike. Vaksinė, si vaksina kundėr poliomelitit dhe lisė, njė ndėrhyrje kirurgjikale mbi Sadam Huseinin, sepse mes vatrave tė ndryshme tė kancerit Sadam Huseini duket vatra mė e padiskutueshme. Ai qė bie mė shumė nė sy, mė i rrezikshmi.
    Veē kėsaj, Sadami pėrbėn pengesėn (mendojnė Bushi dhe Bleri dhe kėshilltarėt e tyre) qė, me t’u hequr mėnjanė, do t’u lejojė tė rivizatojnė hartėn e Lindjes sė Mesme. Me njė fjalė, tė bėjnė atė qė anglezėt dhe francezėt bėnė pas shembjes sė Perandorisė Osmane. Ta rivizatojnė dhe tė pėrhapin njė Pax Romana, mė falni, njė Pax Americana ku tė mbretėrojė Liria dhe Demokracia. Ku askush tė mos bezdisė mė me atentate dhe masakra. Ku tė gjithė tė mund tė mbrothėsojnė, tė jetojnė tė lumtur dhe tė kėnaqur… Broēkulla. Liria nuk jepet dhuratė si njė copėz ēokollatė dhe demokracia nuk impohohet me ushtri. Sikurse thoshte im atė, kur grishte antifashistėt tė hynin nė Rezistencė dhe sikurse them unė, kur flas me ata qė besojnė ndershmėrisht nė paqen amerikane, liria duhet fituar vetė. Demokracia lind nga qytetėrimi dhe, nė tė dyja rastet, duhet ditur se pėr ēfarė bėhet fjalė. Lufta e Dytė Botėrore qe luftė ēlirimtare jo ngase i dhuroi Evropės dy copėzat e ēokollatės, d.m.th. dy gjėsendet e reja tė quajtura “liri” dhe “demokraci”, por sepse i rivendosi ato. Dhe i rivendosi, ngase evropianėt i kishin humbur ato me Hitlerin dhe Musolinin. Sepse e njihnin mirė, e dinin pėr ēfarė bėhej fjalė.
    Japonezėt jo. E pranoj. Pėr japonezėt dy copėzat e ēokollatės qenė njė dhuratė qė u shpėrblente, sidomos, Hiroshimėn dhe Nagasakin. Por Japonia e kishte nisur tanimė rrugėn e saj drejt pėrparimit dhe nuk i pėrkiste botės qė te “Mllefi dhe krenaria” e quaj “Mali”. Mali, qė prej 1 400 vjetėsh nuk lėviz, nuk ndryshon, nuk shkridhet nga humnerat e verbėrisė sė tij. Shkurt fjala, islami. Konceptet moderne tė lirisė dhe tė demokracisė janė kryekėput tė huaja pėr ndėrthurjen ideologjike tė islamit, kryekėput tė pėrkundėrta me despotizmin dhe tiraninė e shteteve tė tij teokratike. Nė atė ndėrthurje ideologjike komandon Zoti, Zoti vendos fatin e njerėzve dhe njerėzit nuk janė bij tė atij Zoti, por tė nėnshtruar ndaj tij, skllevėr. “Inshallah, si tė dojė Zoti, inshallah!” Pra, nė Kuran nuk ka vend pėr zgjedhjen e lirė, d.m.th. pėr lirinė. Nuk ka aty vend pėr njė regjim qė, sė paku juridikisht, mbėshtetet mbi barazinė, mbi votimin, mbi pjesėmarrjen e pėrgjithshme nė votim, d.m.th. pėr demokracinė. Nė tė vėrtetė, kėto dy koncepte moderne muslimanėt nuk i kuptojnė. I refuzojnė ato dhe, duke na pllakosur, duke na pushtuar, duan t’i fshijnė edhe nga jeta jonė.
    Falė optimizmit tė tyre kryeneē, tė njėjtit optimizėm me tė cilin nė Fort Alamo luftuan me aq heroizėm dhe pėrfunduan tė gjithė tė masakruar nga gjenerali Santa Ana, amerikanėt janė tė sigurt qė nė Bagdad do t’i presin si nė Romė, nė Firence dhe nė Paris. “Do tė na duartrokasin, do tė na hedhin lule”,- mė thoshte gjithė kėnaqėsi njė trapush nga Uashingtoni. Ndoshta. Nė Bagdad ē’nuk mund tė ngjasė. Po mandej? Ēfarė do tė ngjasė mandej? Mė se dy tė tretat e irakenėve, qė nė “zgjedhjet” e fundit ia kanė dhėnė njėqind pėr qind tė votave Sadamit, janė shiitė, qė prej gjithmonit ėndėrrojnė tė vendosin Republikėn Islamike tė Irakut. Nė vitet ’80, edhe sovjetikėt u pritėn mirė nė Kabul. Edhe sovjetikėt imponuan paqen e tyre me ushtri. I bindėn qė deri edhe gratė ta hiqnin perēen: mban mend? Porse dhjetė vjet mė pas iu desh tė ngriheshin e tė iknin, t’ua lėshonin vendin talebanėve. Pyetje: po nė qoftė se, nė vend qė tė zbulojė lirinė, Iraku bėhet njė Afganistan i dytė? Po nė qoftė se, nė vend qė tė nxėrė demokracinė, krejt Lindja e Mesme tė hidhet nė erė ose kanceri tė shumėfishohet? Nga njė vend nė tjetrin, me njėfarė reaksioni zinxhir... Nga perėndimore krenare pėr qytetėrimin e vet dhe, pra, e vendosur pėr ta mbrojtur atė deri nė frymėn e fundit, pa rezerva, do tė mė duhej atėherė tė bashkohesha me Bushin dhe me Blerin, tė zatetur brenda njė Fort Alamoje tė ri. Pa kurrfarė ngurrimi do tė mė duhej atėherė tė luftoj dhe tė vdes me ta. Ēfarė ėshtė e vetmja gjė pėr tė cilėn nuk kam as mė tė voglin dyshim.

    © Oriana Fallaci
    All rights reserved
    Botuar nė “The Wall Street Journal” dhe “Il Corriere della Sera”, mė 14 mars 2003.
    Pėrktheu Aurel Plasari

  2. #2
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Postime
    604
    WAW

    Ngela thjesht i mahnitur me elokuencen...
    S'po ironizoj aspak. Thjesht me pelqeu jashte mase artikulli.
    Bravo Brari qe na e solle.
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  3. #3
    hmmm Maska e Niko D'Angelo
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Minnesota, USA
    Postime
    127
    Me pelqeu artikulli. Kush eshte Oriana Fallaci?
    Winners Don't Quit

  4. #4
    Updating.... Maska e Wordless
    Anėtarėsuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154
    Oriana Fallaci, nga Firencia banon ne New York. Nje nga
    korespondentet me te njohura te shekullit (ne Itali te pakten). Ka
    qene prezente ne gjith konflinktet me te medhaja
    (Vietnam, Lindje e Mesme, Libi, Irak etj).

    Si shkrimtare boton me nje stil provokues dhe gjithmone
    ka hapur polemika.
    Pervec librit "La Rabbia e l'orgoglio" nga i cili eshte shkeputur pasazhi i Brarit, ka botuar dhe disa libra te tjere:
    po jap titujt siē jane botuar ne frengjishte (orgjinalet jane ne
    italisht)

    -Inchalla
    -Lettre ą un enfant jamais né (Leter nje femije te palindur)
    -Un Homme
    -Entretiens avec l'histoire
    -La vie, la guerre et rien d'autre (Jeta, lufta dhe asgje tjeter)
    -Pénélope ą la guerre (Penellopi ne lufte)
    -Le sexe inutile


    Libri "La Rabbia et l'orgoglio" eshte permbeledhje e disa intervistave
    dhene ne "Corriere della sera" dhe "The Wall street jurnal"
    pas 11 Shtatorit. Plus ka nja parathenie shume te gjate, gati
    gjysma e librit ku pershkruan jeten e saj.
    Libri karakterizohet nga nje arabofobi e shkalles se fundit dhe
    per tu dhene nje ide po perpiqem te perkethej nje pasazh
    ku flet per shqiptaret:

    "...
    Shqiptaret, Sudanezet, Pakistanezet, Tunizinet, Algjerianet, Marokenet,
    Nigerianet, Bangladeshasit. Dmth trafikantet e droges
    (trafiku i droges - mekat qe mesa duket nuk denohet ne Kuran) qe na presekutojne nen syte e pafuqishem te policise.
    Banditet (ne pergjithesi shqiptar) qe na pushtojne shtepite
    kur ne jemi ne gjume (dhe nqs ti do ti pergjigjesh me plumb
    atehere ti do te akuzohesh si "Raciste! Raciste!). Prostitutat
    e semura me side e sifilis te cilat rrahin e vrasin fetaret e vjetra
    qe perpiqen ti ndihmojne. ...."

    Une prisja diēka me te ekulibruar nga nje figure e tille. Kur
    lexon diēka te tille mbi popullin tend vertet qe me dalin djerse
    te ftota dhe mallkoj veten qe harxhova 15€ per te mesuar se
    qenkam ne nje rang me Sudanin e Bangladeshin per Z. Fallacin.
    Gjithashtu mesova se jam bandit e hajdut shtepish :-(.

    Dhe njerzit e medhej shkasin nganjehere e bien ne pergjithesime banale.
    Ky shtet ėshtė ky qė ėshtė sepse qytetarėt tanė janė kėta qė janė !

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-02-2003
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    17
    Z. Fallaci eshte shkrimtare e cila ne mos gabohem ka specializuar ne histori(nga aspekti i edukimit). Njihet si nje person me qendrime tejet kontraverze, e ne te njejten ane njihet si nje analiste brilante.
    Mendimi im per Z. Fallaci eshte: fantastike. Artikullin ne fjale e lexova ne The Sunday Times, dhe te them te drejten e ka me tamam.100%. Pirolla i qofte.
    Vlen te theksohet se ne te njejten faqe editoriali i gazetes ne fjale e kishte botuar edhe kunder-pergjigjen e njefare personi qe eshte "the leader of the Muslim Council in Britain", i cili deri diku ishte munduar te i shtremberoj faktet me pallavra e dokrra te tipit "kur kemi dhene ne muslimanet te drejten femres si p.sh te drejten e pronesise, etj. kristianet ose Perendimi ka debatuar ne eshte femra njeri apo jo"!!!!! Dokrra. Po pse muslimanet sot nuk e bejne fare hesap femren do te ishte e udhes pyetja! Personalisht kam qene ne vende arabe si vizitor dhe te them te drejten kam verejtur se tipat si Z. Fallaci kane plotesisht te drejte...
    God bless the U.S.A and the Albanians, of course!
    nak

  6. #6
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Brari te falenderoj qe na solle artikullin ne forum. Ne fakt eshte nje pergjigje per te gjithe "paqedashesit" dhe Antiamerikanet e forumit.
    Sa per komentet e zonjes.Fallaci per shqiptaret mendoj se jane te drejta. Sot ne Shqiperi ka njerez( dhe nuk jane pak) qe krenohen (!!!!)se parate i vune duke shitur droge, duke shitur femra e duke vjedhur , plackitur e vrare ne Perendim. Si shqiptare duhet te na shqetesojne te tille kafshe me fytyre njeriu, jo komentet e zonjes Fallaci qe pati miresine ti krahasonte vetem me sudaneze e bangladeshi. Fundi i fundit Fallaci ka thene nje te vertete te hidhur qe te gjithe e dime, por shume pak duan ta pranojne!
    Me respekt Toro.
    "Who is John Galt?"

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Ne duhet te degjojme shume kembana.
    Oriana eshte nje kembane.
    Duke qene se ka shetitur boten dhe se eshte deshmitare e Luftes dyte boterore ajo ka se cfare tregon per ne te pa paret.

    Megjithse Oriana ka bredhur gjithe Boten eshte e cuditshme se si asnjihere Ajo dhe koleget e saje nuk i benin pyetje vetes..

    ..More cfar ka matan kanalit te Otrantos..C'eshte ai Shteti Albanez dhe cfare regjimi ka..Si jetojne ata njerez..etj etj..

    Eshte e vertete se Italia ndonse ishte per ne si nje Vetrine (RTV italian) si Shtet nuk di te ket luajtur rol "demokratizues" ndaj Shqiperise.

    Enveri guxonte te tallej me politikanet italiane, te denigronte Vatikanin dhe katolicizmin, te burgoste dhe pushkatonte klerike te shquar shqiptare ose arberesh me njohje dhe ne Itali etj etj..

    Nga Italia kurre nuk ju be Enverit ndonji vrejtje e cila mund te ishte nji sinjal pozitiv per nji rezistence aktive brenda ne Shqiperi ndaj Regjimit Stalinist.

    Heshtja italiane (qofte e shtetit ..qofte nga Vatikani ) ishte ne fakt pajtim me kte Regjim.

    Pse?

    Kush dreqin e kupton politiken..Kushedi ku i ujdiste Pipezat Enveri me Andreotin e me Papatin..

    Oriana ne kte pike nuk meriton ndonji levdate qe te thuhet se ajo vertete brodhi boten per hir te Demokracise por dhe regjimin e Shqiperise e fshikulloi..

    Une nuk di akoma qe.. (perjashto kohen e Zogit ku leviznin lirisht Shqipot per ne Itali) nji Shqiptar i sotshem, i veshur si zotni e krah per krah me zonjen e tije, te trokase ne deren e ambasades italiane dhe ti thote nenpunesit..
    Signori..jam nje qytetar Shqiptar qe simpatizoj Italine, kulturen e historine e saje , arkeologjine e Muziken dhe kemi vendosur me zonjen te bejme nje vizite ne Itali 2-3 javore..
    Dhe nenpunesi italian i ambasades tu a marre pasaportat e tak fak tu veje vulen e vizes e cifti albanez te dale qetesisht nga ambasada e te hype ne Aeroplan ose Traget e te shetisi Italine..


    Kjo do ishte normalitet dhe kjo do ish arsye per te respektuar nji Shtet.

    Deri tani me sa di une cdo Shqiptar qe ka shkelur ITALINE ka shfrytezuar Shtigjet jo te ndershme..

    Ose ka qene peshkatar i kohes Enverit dhe conte Peshk gati Falas Italise..ose marinar fllotes tregetare qe dilte rrugve te Barit me spiun mbrapa..ose hajdut skafist Vlore e Fieri..ose shperthyes i Ambasadave me dhune ..ose dhunues i Porteve i ikur me Eksodin.. ose kurve ose qyqare qe ka shitur rinine te nji mascalcione plak nga Brindizi.. ose ndoj hajdut Zyrash qe behen by-th e brek me diplomatet italiane per interesa jo te pastra shteterore..ose Sigurimsa qe punonin ne ministri te jashtme ose hotel dajte.. ose Biznesmene qe zune shoqeri me kardilin ose at mu-tin tjeter ..ose qyqare qe kane cuar Gabrieles Bizhyterite e familjes per nje cop vize.. ose spurdhjake servila qe shfrytezojne pasoshat diplomatike te Ramiz- Nanos ose Berishes.. hajduta qe bejne bashkime familjare fallco.. ose studente qe baballaret e tyre sigurojne bursa nga deputetlleku ose ministerlleku.. spiune e pseudo fetare ose balerina qe shesin talentin per pipo baudot..etj etjj..

    Nejse..


    Ja cthone francezet per luften ne IRAK..

    -------------

    ANALIZE

    Pėrse kjo luftė kundėr Irakut? Pėrse tani? Ēfarė synimesh po ndjek SHBA? Pėrse Franca dhe Gjermania u kundėrvihen me kaq energji? Ēfarė ndryshimesh paralajmėron ai nė ekuilibrat e mėdhenj tė botės?

    Pėr luftėn e pėrhershme


    ----------------------------------------------------------------

    Ignacio RAMONET
    (Le Monde Diplomatique)

    E ndiejmė, nė kėtė ēėshtjen e Irakut, se diēka themelore ėshtė duke u luajtur. Sinjale ndizen gjithkund, tėrėsia e arkitekturės ndėrkombė-tare plasaritet, OKB-ja ėshtė e pėrēarė, Bashkimi Europian i ndarė, NATO-ja e frakturuar… Tė bindur se mekanizmi i prodhimit tė fatkeqėsive ka nisur sėrish tė lėvizė, dhjetė milionė njerėz kanė protestuar nėpėr rrugėt e qyteteve tė botės nė 15 shkurt 2003...

    ...Ata e refuzojnė rikthimin e brutalitetit tė politikės ndėrkombėtare, me pėrdhunat e saj tė skajshme, pasionet dhe urrejtjet e saj.

    Kėto frikėra kolektive shprehen nė formė pyetjesh tė ankthshme: pėrse kjo luftė kundėr Irakut? Pėrse tani? Ēfarė synimesh po ndjekin Shtetet e Bashkuara? Pėrse Franca dhe Gjermania u kundėrvihen me kaq energji? Ēfarė situate tė re zbulon ky konflikt nė fushė tė politikės sė jashtme? Ēfarė ndryshimesh paralajmėron ai nė ekuilibrat e mėdhenj tė botės?

    Shumė njerėz mendojnė se arsyet e vėrteta tė kėsaj lufte mbeten enigmatike. Megjithė dėshirėn mė tė mirė, ata qė shqyrtojnė argumentat e njėpasnjėshėm tė Uashingtonit qėndrojnė skeptikė. Autoritetet amerikane nuk kanė arritur tė bindin pėr domosdoshmėrinė e kėsaj lufte. Dhe kėmbėngulja e tyre pėr tė theksuar justifikime tė dobėta e bėn opinionin ndėrkombėtar edhe mė dyshues.

    Cilat janė argumentat zyrtarė? Gjithsej shtatė, kėto argumenta u shpallėn nė raportin "Njė dekadė mashtrimi dhe sfide", paraqitur nga presidenti George W. Bush pėrpara Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė nė 12 shtator 2002. Ky tekst prej njėzet e dy faqesh sjell tre qortimet kryesore: Bagdadi nuk i kishte respektuar gjashtėmbėdhjetė rezolutat e Kombeve tė Bashkuara; Iraku kishte apo kėrkonte tė kishte armė tė shkatėrrimit masiv (nukleare, bilogjike, kimike) dhe raketa balistike; sė fundi, ai ishte fajtor pėr shkeljen e tė drejtave tė njeriut (tortura, dhunė, ekzekutime pa gjyq).

    Katėr akuzat e tjera kanė tė bėjnė me terrorizmin (Bagdadi strehonte organizata palestineze dhe i jepte 25 000 dollarė famililjes sė secilit prej autorėve kamikazė kundėr Izraelit); tė burgosurit e luftės (nga tė cilėt njė pilot amerikan); pasuritė e konfiskuara gjatė pushtimit tė Kuvajtit (vepra arti dhe lėndė ushtarake); shmangie nga programi "Naftė kundėr ushqimit".

    Tė gjitha kėto qortime bėnė qė Kėshilli i Sigurimit tė votonte nė njėzėri, nė 8 nėntor 2002, rezolutėn 1441, e cila cakton "njė regjim inspektimi tė pėrforcuar me qėllim kryerjen nė mėnyrė tė plotė e tė vėrtetuar tė procesit tė ēarmatimit".

    A janė kėto argumenta tė frikshme gjer nė atė pikė sa gjithė vendet ta konsiderojnė Irakun si problemin numėr njė tė botės? A e bėjnė kėto argumenta Irakun kėrcėnimin mė tė tmerrshėm pėr njerėzimin? A justifikojnė ato, tek e fundit, njė luftė me shtrirje tė gjerė?

    Kėtyre tri pyetjeve, Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe ndonjė nga miqtė e tyre (Britania e Madhe, Australia, Spanja…) u pėrgjigjen nė mėnyrė pohuese. Pa pritur dritėn jeshile tė ēfarėdo instance ndėrkombėtare, autoritetet e Uashingtonit (dhe tė Londrės) dėrguan me ngut nė kufijtė e Irakut njė forcė ushtarake tė frikshme prej rreth 200 000 vetėsh, tė pajisur me njė fuqi kolosale shkatėrruese.

    Pėrkundrazi, tė njėjtave pyetje, tė tjera vende perėndimore (Franca, Gjermania, Belgjika…) dhe njė pjesė e rėndėsishme e opinionit botėror iu pėrgjigjėn me njė "jo" tė trefishtė. Ata e njohin rėndėsinė e qortimeve, por gjykojnė qė tė njėtat akuza - mosrespektim i rezolutave tė OKB-sė, shkelje tė tė drejtave tė njeriut dhe mbajtje armėsh tė shkatėrrimit masiv - do mund tė shpreheshin edhe ndaj vendesh tė tjerė tė botės, duke nisur nga Pakistani dhe Izraeli, aleatė tė afėrt tė SHBA, kundėr tė cilėve as qė mendon kush tė shpallė luftė. Ata vėrejnė, gjithashtu, se pėr shumė diktatura tė tjera mike tė Shteteve tė Bashkuara - Arabi Saudite, Egjipt (1), Tunizi, Pakistan, Turkmenistan, Uzbekistan, Guineja Ekuatoriale, etj., - qė shkelin tė drejtat e njeriut, Uashingtoni mban heshtje.

    Nga ana tjetėr, ata vlerėsojnė se, i nėnshtruar pėr dymbėdhjetė vjet rresht ndaj njė embargoje shkretuese, njė kufizimi tė sovranitetit tė tij ajror dhe njė mbikėqyrjeje tė pėrhershme, regjimi irakian nuk duket se pėrbėn njė kanosje iminente pėr fqinjėt e tij.

    Sė fundi, pėrsa i pėrket kėrkimit tė pambarimtė tė armėve tė pagjetshme, shumė priren tė mendojnė, ashtu si Konfuci, se "nuk mund tė kapėsh njė mace tė zezė nė njė dhomė tė errėt, sidomos nėse aty nuk ka ndonjė mace". Ata janė tė mendimit se inspektorėt e Komisionit tė Kontrollit, Verifikimit dhe Inspektimit tė Kombeve tė Bashkuara, tė udhėhequr nga diplomati suedez Hans Blix, dhe ata tė Agjencisė Ndėrkombėtare tė Energjisė Atomike, tė drejtuar nga eksperti egjiptian Mohamed ElBaradei, po bėjnė progrese tė qėndrueshme, qė i dėshmojnė raportet e paraqitura pėrpara Kėshillit tė Sigurimit, e se kjo do duhej tė lejonte arritjen e qėllimit tė kėrkuar - ēarmatimin e Irakut - pa thirrur nė ndihmė luftėn.

    Ngaqė e ka bėrė tė vetin kėtė arsyetim gjykimi tė shėndoshė dhe ngaqė ka ditur tė shprehė nėpėrmjet zėrit tė ministrit tė tij tė punėve tė jashtme, Z. Dominique de Villepin, nė selinė e Kombeve tė Bashkuara, presidenti francez, Z. Jacques Chirac, mishėron, nė sytė e atyre qė pėrmes botės e kundėrshtojnė kėtė luftė, qėndresėn pėrballė epėrsisė amerikane. Ky kostum ėshtė padyshim pak i gjerė, por ėshtė e pamohueshme qė presidenti i Republikės Franceze ka fituar nė disa javė njė popullaritet ndėrkombėtar qė pak drejtues francezė kanė njohur pėrpara tij. Ashtu si personazhi i gjeneral della Roveres nė filmin e famshėm tė Roberto Rossellini-t (2), Z. Chirac u gjend ndoshta rastėsisht nė rolin e pėrfaqėsuesit tė rezistencės, por do s'do ai e merr pėrsipėr misionin.

    Nga ana e saj, administrata amerikane nuk arrin gjithmonė tė bindė qė kjo luftė ėshtė e justifikueshme. Ajo mbetet e ekspozuar ndaj vetos franceze dhe ka pėsuar, njė pas njė, dy mynxyra diplomatike nė Kėshillin e Sigurimit: nė 4 shkurt fillimisht, me dėshtimin e paraqitjes sė "provave" kundėr Irakut nga Z. Colin Powell; pastaj nė 14 shkurt, me paraqitjen e raporteve mė tepėr pozitivė tė inspetorėve, gjatė sė cilės Z. Blix nuk ngurroi tė pohonte se shumė nga "provat" kundėr Bagdadit tė paraqitura nga Z. Powell ishin "tė pabaza". Po atė ditė, Z. de Villepin tha: "Ka dhjetė ditė qė Z. Powell ka evokuar lidhje tė supozuara midis Al-Qaidas dhe regjimit tė Bagdadit. Nė stadin aktual tė kėrkimeve dhe informacioneve tona dhe tė aleatėve tanė, asgjė nuk na lejon tė pranojmė se ekzistojnė tė tilla lidhje."

    Mirėpo, vendosja e lidhjeve midis rrjetit tė Bin Ladenit dhe regjimit tė Z. Sadam Husein ėshtė vendimtar pėr tė pėrligjur kėtė konflikt. Nė veēanti para syve tė opinionit publik amerikan qė ka mbetur i shokuar nga atentatet e urryera tė 11 shtatorit 2001.

    Fakti qė asnjė argument i vėrtetueshėm nuk duket se e mbėshtet kėtė luftė, bėn qė kaq e kaq qytetarė tė mobilizohen kudo kundėr saj. Dhe ėshtė e pamundur tė mos pyesėsh veten rreth motiveve tė vėrteta tė Shteteve tė Bashkuara. Pa asnjė dyshim, motivet janė, tė paktėn, tre.

    I pari ėshtė shqetėsimi, i kthyer nė ide fikse qė nga 11 shtatori 2001, pėr tė shmangur ēdo puqje midis njė "Shteti horr" dhe "terrorizmit ndėrkombėtar". Qysh prej 1997-s. Z. William Cohen, sekretar i mbrojtjes sė presidentit Clinton, deklaronte: "Ka shumė mundėsi qė aktorė rajonalė, ushtri tė tipit tė tretė, grupe terroriste e madje sekte fetare tė kėrkojnė tė fitojnė njė fuqi tė shpėrpjesėtuar, nėpėrmjet blerjes dhe pėrdorimit tė armėve tė shkatėrrimit masiv." Nė njė komunikatė tė pėrhapur nė 11 janar 1999, Z. Bin Laden pranonte se kjo mundėsi ishte shumė e vėrtetė: "Unė nuk e konsideroj si njė krim tė kėrkosh tė kesh armė bėrthamore, kimike dhe biologjike." Dhe Z. George W. Bush bėri tė ditur se ky eventualitet nuk i shqitej: "Ne kemi frikė se mos terroristėt gjejnė njė Shtet tė jashtėligjshėm qė do mund t'u siguronte teknologji pėr tė vrarė."

    Ky "Shtet i jashtėligjshėm", nė mendjen e presidentit tė Shteteve tė Bashkuara, nuk ėshtė tjetėr, veēse Iraku. Qė kėtej rrjedh teoria e "luftės parandaluese", e pėrcaktuar nė 20 shtator 2002, e qė z. James Woolsey, ish-drejtor i CIA-s, e pėrmblodhi nė kėtė mėnyrė: "Doktrina e re e lindur nga kjo betejė asimetrike kundėr terrorit ėshtė ajo e "zhbindjes paraprake" ose e "luftės parandaluese". Meqė terroristėt kanė gjithmonė pėrparėsinė e tė sulmuarit nė fshehtėsi kudo qoftė e kurdo qoftė, e vetmja mbrojtje konsiston nė kapjen tani, kudo ku ata ndodhen, para se tė mund tė kurdisin goditjen e tyre." Kuptohet, asnjė autorizim i Kombeve tė Bashkuara nuk do kėrkohet.

    Motivi i dytė, jo i pohuar, ėshtė kontrolli i Gjirit Arabo-Persik dhe i burimeve tė tij me hidrokarbure. Mė shumė se dy tė tretat e rezervave botėrore tė njohura tė naftės gjenden tė pėrqendruara nė nėntokėn e disa shteteve tė shtrira buzė Gjirit: Iran, Irak, Kuvajt, Arabi Saudite, Katar dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Pėr vendet e zhvilluara, e sidomos pėr Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, shpenzues tė mėdhenj energjish, ky rajon luan njė rol kryesor dhe mban njėrin nga ēelėsat themelorė tė zhvillimit tė tyre tė gjithanshėm dhe mėnyrės sė tyre tė tė jetuarit.

    Ēdo ndėrhyrje kundėr vendeve tė Gjirit konsiderohet, pra, si njė kėrcėnim pėr "interesat jetike" tė Shteteve tė Bashkuara. Qė nga viti 1980, nė njė fjalim tė tij, presidenti James Carter, Ēmimi Nobel pėr Paqen 2002, pėrkufizonte doktrinėn amerikane pėr kėtė rajon: "Ēdo pėrpjekje nga ana e cilėsdo fuqi tė huaj pėr tė marrė kontrollin e rajonit tė Gjirit Persik do konsiderohet si njė sulm ndaj interesave jetike tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės. Dhe ky sulm do sprapset mė tė gjitha mjetet e domosdoshme, pėrfshirė forcėn ushtarake."

    I kontrolluar nga britanikėt qė nga mbarimi i luftės sė Parė Botėrore dhe shpėrbėrja e Perandorisė Otomane, rajoni i Gjirit ka pėrjetuar rritjen e ndikimit amerikan nga viti 1945 e kėtej. Megjithatė, dy vende tė rėndėsishėm i shpėtojnė zotėrimit tė Uashingtonit: Irani, qė nga revolucioni islamik i 1979-s, dhe Iraku, qė nga pushtimi i Kuvajtit, nė 1990. Edhe Arabia Saudite ėshtė bėrė e dyshuar qė prej atentateve tė 11 shtatorit 2001, pėr arsye tė lidhjeve tė saj me islamizmin militant dhe ndihmės financiare qė i paskėshin dhėnė sauditėt rrjetit Al-Qaida. Uashingtoni mendon se nuk mund tė lejojė humbjen e njė guri shahu tė tretė nė rajonin e Gjirit, dhe akoma mė pak tė humbė nga rėndėsia e Arabisė Saudite. Qė kėtej vjen tundimi pėr tė pushtuar, nėn pretekste tė rremė, Irakun, dhe pėr tė rimarrė kontrollin e rajonit.

    Pėrtej vėshtirėsive ushtarake, administrimi, me forcat pushtuese amerikane, i njė Iraku tė ēliruar prej Sadam Huseinit nuk do tė jetė i lehtė. Nė kohėn kur ishte i qartė, Z. Colin Powell peshonte vėshtirėsinė e ndėrlikuar: "Ne kot e kemi qė pėrēmojmė Sadamin pėr atė qė ka bėrė, Shtetet e Bashkuara nuk kishin asnjė dėshirė tė shkatėrronin vendin e tij. Nė rrjedhė tė dhjetė vjetėve tė fundit, Irani, dhe jo Iraku, ka qenė kundėrshtari ynė i madh nė Lindjen e Mesme. Ne donim qė Iraku tė vazhdonte t'i bėnte kundėrpeshė Iranit. Arabia Saudite nuk donte qė shitėt tė merrnin pushtetin nė jug tė Irakut. Edhe turqit nuk donin qė nė veri kurdėt tė bashkoheshin me atė qė mbetej nga Iraku. (…) Shtetet arabe nuk donin qė Iraku tė pushtohet dhe shpėrbėhet. Njė Irak i ndarė nė grupe sune, shite dhe kurde nuk do tė ndihmonte nė stabilitetin qė ne dėshėrojmė tė ketė nė Lindjen e Mesme. I vetmi mjet pėr ta shmangur kėtė do kish qenė mposhtja dhe pushtimi i atij kombi tė largėt me njėzet milionė banorė. Unė nuk mendoj se kjo ėshtė ajo qė amerikanėt uronin." Megjithatė, kjo ėshtė ajo qė uron tani presidenti Bush…

    Motivi i tretė i papohuar i kėsaj lufte ėshtė afirmimi i hegjemonisė sė Shteteve tė Bashkuara mbi botėn. Ekipi i ideologėve qė rrethon Z. George W. Bush (ZZ. Cheney, Rumsfeld, Wolfowitz, Perle, etj.) e ka teorizuar qė prej shumė kohe kėtė ngjitje drejt fuqisė imperiale tė Shteteve tė Bashkuara. Po kėta njerėz, nė vitet 1980, rrethonin presidentin Bush, plakun. Ishte mbarimi i luftės sė ftohtė dhe, nė tė kundėrt tė shumicės sė strategėve qė lėvdonin njė lehtėsim tė instrumentit ushtarak, ata inkurajonin riorganizimin e forcave ushtarake dhe ndihmėn me tepri tė teknologjive tė reja, me qėllim qė t'i rikthenin luftės karakterin e saj prej instrumenti tė politikės sė jashtme.

    Nė atė kohė, tregon njė dėshmitar, "sindroma e Vietnamit ishte ende e gjallė. Ushtarakėt nuk donin t'i drejtoheshin forcės edhe sikur e gjithė bota tė ishte dakord. Kushtet e vendosura kėrkonin praktikisht njė referendum kombėtar para se tė mund tė pėrdorej forca. Asnjė shpallje lufte nuk ishte e mundur pa njė ngjarje katalizuese, e tillė si Pearl Harbor". Megjithėkėtė, ky ekip fajkojsh, me ndihmėn tanimė tė gjeneralit Colin Powell, arriti tė nisė, nė dhjetor 1989, pa pėlqimin e Kongresit, as atė tė Kombeve tė Bashkuara, pushtimin e Panamasė dhe pėrmbysjen e gjeneral Noriegas.

    Po kėta njerėz udhėhoqėn pastaj luftėn e Gjirit, gjatė sė cilės forcat e armatosura tė Shteteve tė Bashkuara kryen njė demonstrim superfuqie ushtarake qė habiti botėn.

    Tė ardhur nė pushtet nė janar tė 2001-shit, kėta ideologė i quajtėn atentatet e 11 shtatorit si "ngjarjen katalizuese" tė pritur prej shumė kohe. Tashmė asgjė nuk duket se mund t'i frenojė. Me mėnyrėn e Patriot Act, ata pajisėn pushtetet publike me njė instrument tė frikshėm lirizhdukės; ata premtuan "tė asgjėsojnė terroristėt", propozuan teorinė e "luftės globale kundėr terrorizmit ndėrkombėtar", pushtuan Afganistanin, pėrmbysėn regjimin e talibanėve dhe projektuan forca luftimi nė Kolumbi, Gjeorgji, Filipine… Ata pėrcaktuan, pastaj, doktrinėn e "luftės parandaluese" dhe justifikuan, me mbėshtetjen e propagandės dhe helmit, kėtė luftė kundėr Irakut.

    Ata pranojnė qė Uashingtoni tė pėrqendrohet mbi vendet e vėrteta tė fuqisė nė kėtė kohė globalizmi liberal: G7, FMN, OMC, Banka Botėrore… Por ata urojnė t'i nxjerrin pak nga pak Shtetet e Bashkuara nga suaza politike shumėpalėshe. Prandaj ata e shtynė presidentin Bush tė denonconte protokollin e Kiotos rreth pasojave tė serrės, traktatin pėr raketat balistike, traktatin pėr ngritjen e njė Gjykate penale ndėrkombėtare, traktatin pėr minat antinjeri, protokollin pėr armėt biologjike, marrėveshjen pėr armėt e kalibrit tė vogėl, traktatin pėr ndalimin e plotė tė armėve bėrthamore, e madje edhe konventat e Gjenevės pėr tė burgosurit e luftės pėrsa i pėrket tė burgosurve tė burgut tė Guantanamos. Hapi i ardhshėm do jetė refuzimi i arbitrazhit tė Kėshillit tė Sigurimit, ēka do ta kanoste me vdekje sistemin e Kombeve tė Bashkuara.

    Ca nga ca, nė emėr tė idealeve tė larta - lirisė, demokracisė, shkėmbimit tė lirė, qytetėrimit -, kėta ideologė ecin kėshtu drejt shndėrrimit tė Shteteve tė Bashkuara nė Shtet ushtarak tė njė tipi tė ri. Dhe rifillojnė ambicjen e tė gjitha perandorive: tė riskicojnė botėn, tė ricaktojnė kufijtė, tė qytetėrojnė popullatat.

    Kolonialistėt e dikurshėm nuk vepronin ndryshe. Ata "mendonin - kujton historiani Douglas Porch - se pėrhapja e tregut, e krishtėrimit, e shkencės dhe e efektshmėrisė sė administrimit Perėndimor do t'i shtynin kufijtė e qytetėrimit dhe do t'i pakėsonin zonat e konfliktit. Falė imperializmit, varfėria do kthehej nė prosperitet, egėrsia do gjente shpėtim, bestytnia do bėhej dituri, dhe rregulli do vendosej atje ku dikur mbretėronin vetėm rrėmuja dhe barbaria".

    Pėr tė shmangur kėtė rrjedhojė tė hidhur, Franca dhe Gjermania, nė emėr tė njė ideje tė caktuar pėr Bashkimin Europian, zgjodhėn t'i bėjnė kundėrpeshė - jo armiqėsore - Shteteve tė Bashkuara nė gjirin e OKB-sė. "Ne jemi tė bindur - pohoi Z. de Villepin - se duhet njė botė shumėpolėshe dhe se njė fuqi e vetme nuk mund tė sigurojė rendin e botės."

    Skica e njė bote tė re po ravijėzohet. Nė tė cilėn njė pol i dytė fuqie do mund tė formohej qoftė nga Bashkimi Europian, nėse di tė mblidhet, qoftė nga njė aleancė e padėgjuar Paris-Berlin-Moskė, apo nga tė tjera konfigurime tė ndryshme (Brazil-Afrikė e Jugut-Indi-Meksikė). Nisma franko-gjermane pėrbėn njė pėrēapje historike qė e nxjerr mė nė fund Europėn nga gjashtėdhjetė vjet frikė dhe i lejon tė rizbulojė vullnetin politik. Njė pėrēapje kjo aq e guximshme, saqė ka zbuluar, nga kontrasti, qėndrimin e dobėt tė disa vendeve europiane (Britani e Madhe, Spanjė, Itali, Poloni…) pėr shumė kohė tė vasalizuara.

    Shtetet e Bashkuara po fillonin tė vendoseshin nė rehatinė e njė bote njėpolėshe tė dominuar nga forca e instrumentit tė tyre ushtarak. Lufta kundėr Irakut duhej tė shėrbente pėr tė afirmuar fuqinė e tyre tė re imperiale. Franca dhe Gjermania erdhėn t'u kujtojnė se nė fushė tė fuqisė katėr faktorė janė vendimtarė: ai politik, ideologjik, ekonomik dhe ushtarak. Globalizmi bėri tė besohet se vetėm ideologjia (liberale) dhe ekonomia pėrbėnin faktorėt themelorė. Dhe se dy tė tjerėt (politika dhe faktori ushtarak) ishin bėrė dytėsorė. Ky ishte njė gabim.

    Nė riorganizimin e ri tė botės qė po nis, Shtetet e Bashkuara mbėshteten tashmė mbi faktorin ushtarak (dhe atė mediatik). Franca dhe Gjermania, nga ana tjetėr, mbi faktorin politik. Pėr tė pėrballur problemet qė mbytin njerėzimin, kėto shtete vėnė bast pėr paqen e pėrhershme. Presidenti Bush dhe shpura e tij pėr luftėn e pėrhershme…

    Pėrktheu: Diogjen Vozi

    (1) Qė prej mėse njėzet vjetėsh, Egjipti, qė merr ēdo vit rreth 3 miliardė dollarė ndihmė nga SHBA (pothuajse sa Izraeli), ndalon ēdo lloj manifestimi nė rrugė, opozita ėshtė shtypur egėrsisht (ka mė shumė se 20 000 tė burgosur politikė…), homoseksualėt dėnohen me ndėshkime tė rėnda. Gjenarali Hosni mubarak, nė pushtet qė prej njėzet e dy vjetėsh, mendon t'ia dorėzojė presidencėn birit tė tij… Kjo diktaturė, megjithėkėtė, ėshtė cilėsuar, nė mediat e mėdha amerikane dhe franceze, si "regjim i moderuar", dhe diktatori ėshtė konsideruar si krejtėsisht i frekuentueshėm…

    (2)Nė filmin Gjeneral della Rovere (1959), Roberto Rossellini tregon historinė e njė batakēiu (luajtur nga Vittorio De Sica) i bindur nga pishtuesit nazistė pėr t'u hequr si gjenerali della Rovere, njėri nga krerėt e Rezistencės, me qėllim qė tė zbulojė emrat e partizanėve, dhe qė, pak nga pak, pėrfundon duke u njėjtėsuar pikė pėr pikė me rolin e tij, saqė bėhet vėrtet si partizan i Rezistencės dhe vdes si hero.

    (Ignacio RAMONET ėshtė kryeredaktori i Le Monde Diplomatique)



    -----------




    ..mendimi im personal eshte se...

    Sadami eshte i poshter e vrases e duhet zhdukur sa me pare nga froni.
    Por.. demokratizim i Irakut nuk mund te pritet..ashtu si dhe ne afganistan..(shqiperia eshte shembull)..

    Fryma e anti-amerikanizmit eshte shume e thelle ne boten arabe dhe dallkaukizmi i ketyre popujve i krijuar nga regjimet eshte aq i madh.. sa kurre sdo gjenden nji grusht Burrash trima e te ndershem qe te bejne Shtete demokratike..

    Shqiperia eshte prove..

    Kush fiton ne Shqiperi ..ose kujt i "ra shiu ne kallamoq" me kte lufte??

    Pikerisht Nanos dhe bandes socialiste..te cilet me nji deklarim fallco..PO..e me nji dergim bedelash nga Arabia saudite siguruan perkrahjen e Washingtonit dhe per nja 10 vjet te tjera..

    Nuk i thote kot Nano Berishes...se do jesh gjate o Malok ne opozite.. e zgerdhihen socialistat..

    Pra Nano me Ed Ramen do vazhdojne vjedhjen nen ombrellen atomike te SHBA-se ne Shqiperi dhe nji dekade..e Mileti ose do antaresohet ne PS ose FOTOKSIN e shko ne te semes..


    Kane fat m-utat Gjithmone..

  8. #8
    It's not enough to speak.
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    353

    Nga Paulo Coelho

    Faleminderit, Presidenti Bush
    Nga Paulo Coelho

    Faleminderit, o udhėheqės i madh, George W. Bush. Faleminderit qė i treguat gjithsecilit mbi rrezikun qė pėrfaqėson Saddam Hussein-i. Shumė prej nesh mund tė kishin harruar qė ai pėrdori armė kimike kundėr popullit tė vet, kundėr kurdėve e kundėr iranianėve. Hussein ėshtė njė diktator gjakatar dhe njė prej shprehjeve mė tė qarta tė sė keqes nė botėn e sotme. Por nuk ėshtė kjo e vetmja arsye qė po ju falenderoj. Gjatė dy muajve tė parė tė vitit 2003 ju i hapėt sytė botės pėr njė numėr gjėrash tė tjera, dhe unė pėr kėtė ju shpreh mirėnjohjen time. Kėshtu, duke sjellė nė mendje njė poezi, tė cilėn unė e kam mėsuar qysh kur kam qenė fėmijė, unė dua t’ju them faleminderit. Faleminderit qė i treguat gjithsecilit, qė populli turk e parlamenti i tyre janė nxjerrė nė treg pėr shitje, dhe nuk kushtojnė mė shumė se 26 miliardė dollarė. Faleminderit qė nxorrėt faqe botės hendekun qė ekziston midis atyre qė kanė pushtet dhe dėshirave tė popujve tė tyre. Faleminderit qė na i bėtė tė qartė se, as Jose Maria Aznar, as Tony Blair nuk dėshmuan vlerėsimin apo respektin minimal pėr votat qė kanė marrė. Aznar ėshtė pėrsosurisht i aftė tė injorojė faktin, qė 90% e spanjollėve janė kundėr luftės, dhe Blair ėshtė i pakondicionueshėm nga demonstrimi mė i madh publik qė ka bėrė vaki ndonjėherė tridhjetė vitet e fundit nė Angli. Faleminderit qė e shtrėnguat Tony Blair-in tė shkonte nė parlamentin britanik me njė dossier tė fabrikuar tė shkruar nga njė student dhjetė vjet mė parė, dhe ta paraqiste kėtė dossier si “dėshminė e pakundėrshtueshme tė gjetur nga Shėrbimi Sekret Britanik”. Faleminderit qė e lejuat Colin Powell-in tė bėnte figurėn e njė budallai, ndėrsa i tregonte Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė fotografi, tė cilat njė javė mė pas u sfiduan publikisht nga Shefi i Inspektorėve tė armėve nė Irak, Hans Blix. Faleminderit qė e morėt kėtė pozicion, dhe na bėtė tė shihnim se si, nė sesionin plenar, fjala antiluftė e Ministrit tė Jashtėm Francez, Dominique de Villepin, u pėrshėndet me duartrokitje – gjė qė, me sa di unė, ka ndodhur vetėm njėherė nė historinė e OKB-sė me fjalimin e Nelson Mandelės. Faleminderit gjithashtu, ngaqė pas tė gjitha pėrpjekjeve tuaja pėr tė nxitur luftėn, kombet normalisht tė pėrēara arabe, pėr herė tė parė, nė takimin e tyre nė Kairo nė javėn e fundit tė shkurtit, ishin tė njėzėshėm nė qėndrimin kundėr ēdo invazioni. Faleminderit pėr retorikėn tuaj, ndėrsa deklaroni se “tashmė, OKB-ja ka rastin tė demonstrojė rėndėsinė e vet”, gjė qė i bėri edhe qeveritė e ndėrdyshura tė deklaroheshin mė nė fund kundėr luftės nė Irak. Faleminderit pėr politikėn tuaj tė jashtme, e cila e nxiti Ministrin e Jashtėm Britanik, Jack Straw, tė deklarojė se nė shekullin XXI “pėr tė bėrė njė luftė do tė mjaftonte justifikimi moral i saj”. Faleminderit qė u pėrpoqe ta pėrēash Europėn, e cila kėto kohė po vijonte me pėrpjekjet pėr t’u bashkuar; ky ish njė paralajmėrim, se asgjė nuk do tė kalojė pa u vėnė re. Faleminderit qė keni arritur atė, qė vetėm pak njerėz e kanė arritur nė kėtė shekullin e fundit: bėtė sė bashku miliona njerėz nė tė gjitha kontinentet nė luftėn pėr tė njėjtėn ide, s’ka gjė se kjo ide ėshtė e kundėrt me tuajėn. Faleminderit qė na bėtė tė ndjejmė edhe njėherė tjetėr qė, edhe pse fjalėt tona mund tė mos dėgjohen, ato tė paktėn janė thėnė – kjo do tė na bėjė mė tė fortė nė tė ardhmen. Faleminderit qė s’na i vutė veshin tė gjithė neve qė s’biem dakord me vendimin tuaj, pasi e ardhmja e planetit u takon kėtyre tė pėrjashtuarve prej vendimmarrjes. Faleminderit, ngaqė (pa ju) nuk nuk do tė bėheshim tė vetėdijshėm mbi aftėsinė tonė tė solidaritetit e mobilizimit. Kjo mund tė mos vlejė kėtė radhė, por pa asnjė diskutim do tė vlejė mė vonė. Tash, qė duket se asgjė nuk mund t’i pushojė daullet e luftės, unė do doja t’ju thoja atė qė njėherė e njė kohė njė mbret europian i tha pushtuesit tė vendit tė vet: “Ndoshta ky agim ėshtė i bukur pėr ty, ndoshta ky diell qė po lind, po ndriēon vėrtet armaturėn e ushtarėve tė tu, por kur kjo ditė tė jetė nė tė ngrysur, unė do tė tė kem mundur”. Faleminderit qė na lejove neve – ushtri e njerėzve anonimė qė derdhen rrugėve nė pėrpjekje pėr tė frenuar procesin qė ka marrė rrugė me urdhrin tuaj – tė marrim vesh se ē’do tė thotė tė jesh i papushtetshėm dhe tė mėsojmė se si duhet tė pėrleshemi me kėtė ndjesi dobėsie e se si ta shndėrrojmė atė. Dhe kėshtu, gėzoju agimit tėnd tė pushtetit e tė lavdisė. Faleminderit edhe njėherė qė s’na dėgjove e qė s’na more seriozisht, por dije qė edhe ne po ju dėgjojmė dhe qė nuk do t’i harrojmė fjalėt tuaja. Faleminderit, o udhėheqėsi i madh George W. Bush. Faleminderit shumė.
    Pėrktheu: Mustafa NANO
    Kur nisi lufta isha i vogėl
    dhe nepėr tym diēka mbaj mend.
    Fill mbas ēdo lufte, bėhej si gogėl
    Atdheu im! Ja kjo mė ēmend!

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e pelin
    Anėtarėsuar
    15-08-2002
    Postime
    214
    Coehlo apo Fallaci ?
    E bukura eshte ne syte qe e shikojne _Wilde

  10. #10
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    eh'
    si mendon koelho....!
    mendon me SHPIRT....
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Shuhet “rebelja” Oriana Falaci
    Nga Brari nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-09-2006, 09:00
  2. Oriana Kurteshi, sopranoja shqiptare
    Nga StormAngel nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 13-04-2005, 17:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •