Close
Faqja 3 prej 22 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 218
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    Duhet Te Perkrhet Gjesti Huamn I Plisave Te Cilet I Erdhen Ne Ndihm Nje Femre Shiptare Ne Qender Te Graqacices Ku Disa Qetnik Serb Tentouan Ta Sulmojn Plisat U Perleshen Me Qetnik Serb Me Gjas Shum Shpeit Plisat Dote Veprojn Si Te Organizuar Ne Veri Te Mitrovicec...
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga beni33 : 08-04-2012 më 18:26 Arsyeja: beni33

  2. #22
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Nuk e di se cka te them per kete tragjedi?Fjala ngushllime nuk mjafon. Vertete po ndihem keq ketet dite.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Hanny
    Anëtarësuar
    28-10-2010
    Vendndodhja
    qitu..
    Postime
    349
    n'xhehnet ishalla i shkreti...boll keq po m'vika valla...halo ma keq kur menoj qe zor qe ka me pagu per ket krim ndokush....
    MOS MA TESH, QAQ DI ME T'THON

  4. #24
    "Pak veta e dijnë se viktimës së mbramshme në Mitrovicë, Selver Haradinajt, në vitin 1999 ia kanë nxjerrë babën prej po të njajtës banesë edhe ia kanë vra.

    Pak veta e dijnë se varrimi i Selverit sot u ba në menyrë shumë të qetë, në prezencë të jo ma shumë se 100 vetave, ku Kryetari i Komunës Avni Kastrati edhe Kamishi ishin të vetmit zyrtarë të pushtetit, sa për sye e faqe, edhe se vetëm VV-së iu ka kujtue me e vendosë nji kunorë në varr.

    Pak veta e dijnë se varrimi i të ndjerit është ba shumë për ngutë, me urdhën direkt prej pushtetareve, pa kurrfarë ceremonie të dinjitetshme, deri ma edhe uji me të cilin iu ka sperkatë arkivoli ka qenë prej nji shishes së lodhun të RC Cola.

    Pak veta e dijnë se policëve iu është thanë në mënyre eksplicite që, në rast se ndonjë gazetar i pyet diçka në lidhje me rastin, mos me e ba të madhe, por me e paraqitë si incident jo shumë serioz.

    Pak veta mendohen se si është e mundun me ia ba autopsinë edhe analizat nji viktime të nji sulmi terrorist për ma pak se 12 orë edhe se nuk janë përcjellë procedurat që nevojiten për krime të randa si kjo.

    Pak veta e dijnë se dritaret e banesës së Selverit kanë qenë të blindueme edhe se një sasi e madhe eksplozivi është përdore me qëllim të vetëm me i vra banorët brenda, duke e vendosë bombën në pikën ma të dobët, te vendi ku bashkohen dy kapakët e dritareve të metalta.

    Pak veta e vërejnë se ndërkombëtarët ma shumë reagojne kur sulmohet ndoj delegacion Serb koti me do gurë, sesa kur arrestohet sindikalisti Hasan Abazi, për kurrgja, e që hala është në burg, kur na poshtënohen policët në Merdarë edhe tash, së fundmi, kur çohet familja e Selverit ne ajër.

    Pak veta e shohin që mediat nuk guxojnë as me transmetue lajmin si duhet, por vazhdojne me seriale edhe programe argëtuese, sepse ashtu i ka urdhënue pushteti.

    Krejt kjo tregon, fatkeqësisht, se sa pak veta e dijnë që na po jetojmë në diktaturë, ku pushteti i kontrollon krejt, ban çka të don për vete, e kurrë për qytetarin e vetë, as në rastet kur baba vritet e nana mbetet me jetima, të cilët po shërohen në spital, me jetue në banesën e njajtë e cila u terrorizue 13 vjet ma herët.

    A na ka mbetë nji fije ndërgjegjje, që e lajmë vendin tonë në këtë derexhe, o heeeej?"

    Fisnik Ismaili
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Diku nëpër Botë
    Postime
    528
    Ngushllime familjes qe ka perjetuar kete teror .


    Boll me ,me vrasje, poshtrime ,perdhuime sikur ne mesjete .
    Nuk durohet me, me te vertete .
    Ska ku te shkon njeriu pertej shtepise se tij .

    Nese vertet egziston Zoti e kam qef qe ti shperblen pak me zi familjet e tyre ,atyre qe kane mare [ vjedhur] votat dhe kane per detyre sigurimin e jetes te popullit dhe prones private dhe shoqerore ne Kosove .
    AMIN .

  6. #26
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    Marrja e zotit. Duhet mu mshef dikun prej turpit e mos me kallxu per jete qe jem shqiptar.. Ka dek ky popull.

    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  7. #27
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664

    Ngushellime familjes se ndjerit .

    Nuk eshte e mjaftueshme vetem te ngushellohemi me familjet e te vrareve .

    Vrasjet e shqipetareve nuk kane te ndalur . Kjo vrasje duhet te behet me hollesishte analize dhe te dalin para drejtesise kriminelet terroristet.

    Popullata shqipetare ne veri duhet me deomos te armatoset me snajper me moderne ,per ata familje qe ne te vertete jane ne rrezik nga shkau sllave ,sepse si dihet te gjithe serbet ne veri jane te armatosur . Kete duhet ta beje vete shteti i Kosoves.

  8. #28
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    Mitrovicë, 9 prill – Policia e Kosovës, në përputhje me premtimin e ministrit të Brendshëm Bajram Rexhepi, kishte vendosur sot disa pika statike të policisë në pjesët neuralgjike të pjesës veriore të Mitrovicës. Këso pikash, siç njoftohet, ishin vendosur jo vetëm te “Tre rrokaqiejt”, por edhe në disa zona të tjera të qytetit. Mirëpo, siç raportojnë mediet nga andej, grupe serbësh i kanë demoluar ato dhe tani vetë po i mbajnë nën kontroll, ndërsa policët e Kosovës tashmë janë larguar.
    Nuk raportohet për të lënduar.(koha)


    Mitrovicë, 9 prill – (E plotësuar) Është demoluar tërësisht nga grupet kriminale serbe, kontejneri i Policisë së Kosovës, i vendosur në zonë e ‘Tre rrokaqiejve’ në veri të Mitrovicës, si pikë statike, njofton korrespondenti i “Kohës Ditore”. E tërë ngjarja ka ndodhur rreth orës 13: 00. Grupet kriminale serbe fillimisht lëshuan alarmin në veri e më pastaj në këtë pikë statike të policisë u mblodhën rreth 200 serbë, të cilët demoluan në tërësi kontejnerin e vendosur sot. Dy policë të Kosovës, që ishin aty e patën të pamundur të parandalojnë turmën e madhe të serbëve.
    Ndryshuar për herë të fundit nga halla mine : 09-04-2012 më 08:23 Arsyeja: plotesim
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Post

    Serbët pushtojnë pikat statike të policisë në Mitrovicë

    Mitrovicë, 9 prill – (E plotësuar) Është demoluar tërësisht nga grupet kriminale serbe, kontejneri i Policisë së Kosovës, i vendosur në zonë e ‘Tre rrokaqiejve’ në veri të Mitrovicës, si pikë statike, njofton korrespondenti i “Kohës Ditore”. E tërë ngjarja ka ndodhur rreth orës 13: 00. Grupet kriminale serbe fillimisht lëshuan alarmin në veri e më pastaj në këtë pikë statike të policisë u mblodhën rreth 200 serbë, të cilët demoluan në tërësi kontejnerin e vendosur sot. Dy policë të Kosovës, që ishin aty e patën të pamundur të parandalojnë turmën e madhe të serbëve.
    Burime të gazetës njoftojnë se grupit prej 200 serbëve iu ka prirë Zharko Veselinoviq, vëllai i kapos së krimit të veriut të Kosovës, Zvonkos. Po ashtu këto burime theksojnë se kontejner, si pikë statike e Policisë së Kosovës, në atë vend iu ka penguar strukturave paralele serbe, për arsye se ishte i vendosur në mesë të Tre rrokaqiejve dhe objektit ku funksionon administrata e komunës paralele serbe dhe UNMIK-ut.

    Kontejneri i Policisë së Kosovës, si pikë statike, në atë vend është vendosur me urdhër të ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Bajram Rexhepit. Një natë më parë në njërën nga tre rrokaqiejt në një sulm terrorist me eksplozive është vrarë Selver Haradinaj si dhe janë plagosur katër persona të tjerë.
    ...
    http://www.kohaditore.com/?page=1,13,94869


  10. #30
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    Raportohet me telefon, nuk ka filmime ose foto te ngjarjes..

    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

Faqja 3 prej 22 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •