Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Pro a kunder kamerave?

    Shum diskutohet ne bote se a duhen a jo kamerat veshguese-

    Jo po na cenohet intimiteti e integriteti thon ca.

    Mirpo siguria e jetes se njeriut vlen me shum se ato pallavrat e tjera.
    Krimineli i ruhet kamerave si djalli temjanit.

    Ather le te kemi me shum e te flejm te qete. Si thoni ju?


    Se kte teme trajton dhe kjo shoqja me perposh..

    ---

    -

    KJ

    "Mos e teproni me kamerat e sigurise, cenojne jeten private"

    Luljeta Ndoka

    Shume institucione, qofte shteterore, ashtu edhe private, duket se e kane "tepruar" me kamerat e sigurise. Komisioneri per Mbrojtjen e te Dhenave Personale (KMPD) nuk eshte kunder vendosjes e tyre, e megjithate, ky institucion terheq vemendjen qe ne ambientet qe ruhen me kamera te tilla, te evidentohet ky fakt. Disa prej institucioneve edhe i paralajmerojne qytetaret se "Ky ambient vezhgohet me kamera sigurie", porse ne pjesen derrmuese te rasteve, nje gje e tille nuk shkruhet dhe qytetaret as qe e kane idene se po vezhgohen. Raporti vjetor i institucionit te Komisionerit per Mbrojtjen e te Dhenave Personale, paraqet nje sere inspektimesh qe jane bere te kontrolloret, ku jane konstatuar mjaft shkelje dhe atyre u jane lene detyra, madje jane ndermarre sanksione deri ne gjoba. Nje nga rastet kur eshte tepruar me vendosjen e kamerave te sigurise, eshte gjimnazi "Qemal Stafa". Pas verifikimeve dhe konstatimeve te grupit te inspektoreve dhe provave te depozituara ne dosje, nga Komisoneri ne perfundim eshte dale me rekomandim qe te pakesohet numri i kamerave vezhguese, dhe vendosja e tyre vetem ne nje nga korridoret e kesaj shkolle, per te pare nese justifikohet qellimi, i vendosjes se tyre. E njejta gje, edhe per gjimnazin "Ismail Qemali", ku gjithashtu kerkohet te percaktohen ne nje dokument te shkruar ligjor personat qe do te kene akses ne sistemin e sigurise, kohen e ruajtjes se te dhenave, si dhe menyren e shkaterrimit te ketyre te dhenave. Gjithashtu, ne disa klinika private kerkohet qe te parashikohet ne rregullore nje seksion i vecante per perdorimin e sistemit CCTV, kohezgjatja e mbajtjes se te dhenave qe sigurohet nga ky sistem, sidomos ne lidhje me kamerat e vendosura ne sallat e operacioneve, ku duhet te kete nje rregullim te vecante. Gjithashtu, per te gjitha institucionet, KMPD sugjeron qe te pajisen me tabela paralajmeruese te gjitha ambientet te cilat vezhgohen me kamera. Shkelje jane vene re edhe ne nje universitet privat, ku nga verifikimet dhe konstatimet e grupit te inspektoreve dhe provave te depozituara ne dosje, nga Komisioneri ne perfundim eshte dale me rekomandim sipas te cilit duhet rishikimin dhe riformulimin e rregullores aktuale, per te realizuar nje rregullore ne funksion vetem te mbrojtjes se te dhenave personale. Gjithashtu, ne raport thuhet se "Subjektet e te dhenave duhet te informohen qartesisht qe nje sistem video regjistrimi eshte ne veprim, duke vendosur njoftimin e shkruar ne hapesiren e monitoruar me perjashtim te rastit kur nje e drejte e vecante dhe detyrimet qe rrjedhin nga nje ligj i vecante jane duke u ushtruar.", kontrolluesi duhet te vere ne dijeni subjektet e te dhenave personale (studente, pedagoge) kur sistemi i kamerave ne auditore aktivizohen, aktivizimi i cili realizohet vetem ne periudhe provimesh te studenteve. "Sistemi i kamerave regjistruese te video vezhgimit nuk duhet te teproje nderhyrjen ne jeten private te individeve. Nje sistem video regjistrimi ne thelb mund te instalohet, nese qellimi nuk mund te arrihet ne nje menyre tjeter. Kontrolluesi, nuk duhet te aktivizoje sistemin e kamerave per efekt kontrolli te mbarevajtjes se procesit te provimeve, ne kushtet kur kapaciteti i studenteve arrihet te kontrollohet nga stafi akademik qe kontrolluesi disponon", thuhet ne raportin ne fjale. Te njejtat kerkesa behen edhe per institucionet bankare dhe ne teresi, kerkesa e Komisionerit per Mbrojtjen e te Dhenave Personale eshte qe te njoftohet kur nje ambient vezhgohet me kamera.

    KJ

    -

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anėtarėsuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    LOl, po kush rri e i vezhgon njerezit qe hyjne e dalin? Vetem nese jane zona te sigurise se lart. Ato kontrollohen me shume vetem kur ndodh dicka. Dhe ne ne pune kemi kamera. Nuk eshte se na vezhgojne tere kohen. vetem kur ndodh ndonje gje, apo dyshojne per dicka i hedhin nje sy.
    Ketu ne USA pothuajse ne cdo vend pune ke kamera. Dhe neper punishte, pasticerira, restorante. Ka hajduta, dhunues, dhe ne personel, lol.
    Feelings change - memories don't.

  3. #3
    Moderator Maska e benseven11
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    Duhet te vihen shenja grafike ne leter,banera te vegjel qe nje institucion eshte
    i pajisur me kamera sigurie.
    Ne ambjente publike si institucione shteterore,salla korridore qe jane ambjente
    te destinuara te perdoren nga publiku nuk ka privaci personale,me perjashtim te banjave.Nuk ka privaci as ne ambjentet ku punon,aeroporte,avjone,restorante,bare,supermarkat e
    dhe ambjente biznesi apo shteterore qe sherbejne si servise per publikun.
    Ambjente ku duhet respektohet privacia personale,jane shtepiat,apatamenti ku jeton,banjat kudo qe te jene dhe dhoma hoteli.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ketu ne suedi ku ka kamera ka dhe tabel qe thot..ktu ka kamera..
    me nji fjal..u thot hajdutve..ktu vini maska e yxhym..
    un do i desha kudo e te pa lajmeruara..
    qe hajduti te behet ljepur e te marrin frum njerzit rehat..

  5. #5
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anėtarėsuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730
    jam pro kamerave sepse dobia eshte me e madhe se humbja

    ne vendet ku shkruhet

    kujdes ktu ka kamera...eshte thjesht nje truk psikologjik qe arrin qellimin per te neutralizuar deshiren e momentit qe mund te linde tek krimineli per te kryer krimin duke perfituar nga mungesa e njerezve..por dhe per te respektuar privacine..dmth te lajmeron qe ktu ka kamera...cfare shtetesh qe ka ne bote..ne jemi shume te prapambetur..deri ne cfare pike e respektojne njeriun dhe privacine e tij institucionet shteterore...a thu do behemi dhe ne si kta? se besoj

    dhe ne te tilla vende ku shkruhet kshu kamerat veshgohen dhe nderhyhet ne kohe rekord

    dhe ne shqiperi ka shume kamera kam degjuar nga disa..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Meriamun : 08-04-2012 mė 15:58
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  6. #6
    Sensual
    Anėtarėsuar
    17-02-2009
    Postime
    4,304
    PRO .. ska me privacy sot te gjitha jane open si ben pershtypje njeriu asgje.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •