Close
Faqja 0 prej 13 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 129
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,029

    Vret 24-vjeçarin se i ngacmoi bashkëshorten

    Fushë-Krujë policia arreston disa orë pas krimit 27-vjeçarin Erion Dashi

    Vali Qyrfyçi

    Një 27-vjeçar ka qëlluar për vdekje një të ri, nga një fshat i Fushë-Krujës, pasi ky i fundit i kishte ngacmuar bashkëshorten. Ngjarja e rëndë, sipas burimeve policore, ka ndodhur rreth orës 14:30 të ditës së premte, në afërsi të një lokali, në qendër të qytetit. Plumbat e dala nga një pistoletë i kanë marrë jetën Fitim Nikollës. Vrasësi më pas është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, duke marrë me vete dhe armën e krimit që ka tronditur banorët e qytetit të vogël, për t‘u vënë në pranga në orët e vona të mbrëmjes. Sipas burimeve zyrtare të policisë, dy të rinjtë kanë shkëmbyer fjalë, pasi ai e akuzonte 24-vjeçarin se i kishte ngacmuar të shoqen.

    Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje dhe më pas janë vënë në kërkim të autorit, i cili është identifikuar brenda një harku të shkurtër kohor. Burimet bënë të ditur se autori i dyshuar i vrasjes është Erion Dashi, 27 vjeç, banor i lagjes së njohur me emrin "Hasani", në qytetin e Fushë-Krujës.

    Nga hetimet e para ka rezultuar se ka qenë një grindje e rastit mes Fitim Nikollës dhe Erion Dashit, që i ka paraprirë krimit të rëndë kundër personit.

    Kanë qenë dëshmitarë okularë, që kanë pohuar për një grindje mes protagonistëve të kësaj ngjarjeje të rëndë. Gjithsesi, grupi hetimor i çështjes ka nisur hetimet për të zbardhur ndonjë tjetër motiv të mundshëm të fshehur pas grindjes së çastit. Në vendin e ngjarjes janë bllokuar me cilësinë e provës materiale gëzhoja të plumbave të dalë nga gryka e pistoletës së përdorur nga Dashi, po nuk është gjetur arma e tij. Gjithçka ka ndodhur pranë një lokali të njohur në Fushë-Krujë, pranë bar "Deutchland".

    24-vjeçari është shembur në tokë i mbytur në një pellg gjaku, ndërsa Erion Dashi është larguar me një fuoristradë me ngjyrë të errët. Kaq të dhëna ka arritur të marrë policia pas mbërritjes në vendin e ngjarjes, ndërsa mjetet e saj janë vënë në ndjekje të automjetit fuoristradë, me të cilin u largua autori. Ndërkohë i plagosuri për vdekje është marrë menjëherë për t‘u dërguar drejt Spitalit Ushtarak të Tiranës, por ka qenë e kotë. Nikolla ka gjetur vdekjen vetëm pak minuta më pas, pa arritur të mbërrijë në spital.

    Identifikimi i autorit ka bërë që kontrolli për gjetjen të nisë nga banesa e tij, po ky kontroll nuk ka rezultuar pozitiv. Shërbimet e policisë kanë njoftuar të gjitha postblloqet e policisë dhe të rretheve fqinjë për karakteristikat e fuoristradës, me të cilën u largua nga vendngjarja autori. Ndërkohë ka nisur dhe krehja e zonës përreth, si dhe kontrollet në banesat ku mund të strehohej i dyshuari për vrasjen e 24- vjeçarit Fitim Nikolla. Pas një pune që zgjati disa orë policia ka arritur të vërë në pranga 27-vjeçarin Dashi, i cili akuzohet për veprën penale të vrasjes me paramendim.

    shqip.org

  2. #2
    I DASHURUAR PAS DETIT Maska e FJORIN
    Anëtarësuar
    26-02-2003
    Vendndodhja
    E.U.** SHQIPTAR DHE JO FETAR
    Postime
    432
    Per te ardhur keq eshte, hajde te pleksen tani me kanunin e Leke Dukagjinit fiset
    Kur kryeministri jone perkrah akoma kanunin, kjo eshte Shqiperia.


    .
    1. ARSYEJA E GRUAS QENDRON NE BUKURINE E SAJ ,BUKURIA E BURIT NE QENDRON NE ARSYEN E TIJ
    2.ESHTE E LEHTE TE BEHESH HOXHE APO PRIFT, POR ESHTE E VESHTIRE TE BEHESH NJERI
    WEN MY LOVE SWEARS THAT SHE IS MADE OF TRUTH, I DO BELIVE HER,THOUGH I KNOW SHE LIES....(W.Shekspire)

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,599
    Jeta eshte e shtrenjte per te ikur per nje fjale goje.Mendoj se personi qe vrau nuk eshte nje dicka qe e llogjikoji mire ti marri jeten tjetrit.Por kam degjuar shume histrorira te tilla ne shqiperi akoma edhe per nje sy qe hedh tjetri tek e dashura ose tek gruaja.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-05-2006
    Postime
    3,344
    femra eshte gjithmone zjarri i sherrit ...
    ajo ka qene ndonje bisht perdredhur qe ka lejuar ngacmimet ,dhe ka arritur puna deri tek vrasja ...po sdonte vrar ai qe e ngacmoj po kjo e donte nje plumb te mire nga buri i vet.
    si duket nkjo nuk ka arritur dot te fsheh vetveten me. dhe me ate mbrojtjen e saj TE BRISHTE ka thene m,e ngacmoi
    turp. se nuk ti hedh njeri fjal e syt ASNJERIr po nuk e perdrodhe bishtin vet .qofte vajze apo gru e martuar .
    Ndryshuar për herë të fundit nga alnosa : 04-11-2006 më 22:49

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e friendlyboy1
    Anëtarësuar
    25-06-2002
    Postime
    769
    o lal ai mbase nu k e ka ditur qe kjo ka qen e martuar. Po qe se kjo nuk donte le te merrte policin dhe ti thoshte ky individ me ka ren me qaf nuk dua me te me vij afer dhe mbarioi puna po ju afrua me ai e fusin ne burg. Keshtu atij i qetsoet mendja dhe kta te dy jetojn te lumtur vet. Po te vrasesh tjetrin se te ka ngacmuar gruan nuk me duket e llogjikshme dhe e meriton denimin me vdekje qe do i japi gjykata

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    jane mesuar zagaret shqiptare te ngucin femrat shqiptare..
    dhe ne shumicen e rasteve..bile 99, 9999 % te rasteve kan sukses.. pra nuk i hyn ferr ne kembe..
    mirpo qellon nga njihere ndonji hundlesh qe ja tregon vendin..

    zagare..mendohuni mire.. kur provokoni.. se..

    ky eshte mesazhi qe jep koburja e dashit..

  7. #7
    ________
    Anëtarësuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    Citim Postuar më parë nga FJORIN
    Per te ardhur keq eshte, hajde te pleksen tani me kanunin e Leke Dukagjinit fiset
    Kur kryeministri jone perkrah akoma kanunin, kjo eshte Shqiperia.


    .
    Berisha perkrah kushtetuten e republikes shqiptare.
    Nano,perendia jot,zbaton kanunin e malavites mafioze,jo kanunin e burrnise shqiptare.Jeni msuar ju te kuqt tju ngacmojne mamate delegatet e partis.
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anëtarësuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Kjo vrasje eshte nje shembull per te gjith rrugacerine ne Shqiperi ,ne vijim te saj do te thosha qe denimi me vdekje ketu nuk duhesh hequr .Djaloshi per mua eshte treguar burracak e bere vrasjen dorzohu ketu do te isha dakort me te

  9. #9
    I DASHURUAR PAS DETIT Maska e FJORIN
    Anëtarësuar
    26-02-2003
    Vendndodhja
    E.U.** SHQIPTAR DHE JO FETAR
    Postime
    432
    Citim Postuar më parë nga FLORIRI
    Berisha perkrah kushtetuten e republikes shqiptare.
    Nano,perendia jot,zbaton kanunin e malavites mafioze,jo kanunin e burrnise shqiptare.Jeni msuar ju te kuqt tju ngacmojne mamate delegatet e partis.

    Plako mos ngaterro mamate ketu se me te shara njeri-tjetrin do veje keq muhabeti

    Dhe sa per Nanon i kam shk...... rropte NANOS dhe Xhoanes bashke.Ca lesh kushtetute po zbaton ai Sala tat,diktature po

    .
    1. ARSYEJA E GRUAS QENDRON NE BUKURINE E SAJ ,BUKURIA E BURIT NE QENDRON NE ARSYEN E TIJ
    2.ESHTE E LEHTE TE BEHESH HOXHE APO PRIFT, POR ESHTE E VESHTIRE TE BEHESH NJERI
    WEN MY LOVE SWEARS THAT SHE IS MADE OF TRUTH, I DO BELIVE HER,THOUGH I KNOW SHE LIES....(W.Shekspire)

  10. #10
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    o lal ai mbase nu k e ka ditur qe kjo ka qen e martuar. Po qe se kjo nuk donte le te merrte policin dhe ti thoshte ky individ me ka ren me qaf nuk dua me te me vij afer dhe mbarioi puna po ju afrua me ai e fusin ne burg. Keshtu atij i qetsoet mendja dhe kta te dy jetojn te lumtur vet. Po te vrasesh tjetrin se te ka ngacmuar gruan nuk me duket e llogjikshme dhe e meriton denimin me vdekje qe do i japi gjykata
    policet nuk ndryshojn aspak nga aj rrugaqi qe ngacmonte nenat e huaja

Faqja 0 prej 13 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Arabi, 8 vjecarja martohet me 58 vjecarin
    Nga ^_BIM_BUM_BAM_^ në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 158
    Postimi i Fundit: 22-05-2009, 08:14
  2. Mbysin 8 vjeçarin qenët endacakë në Karaqevë të Kameicës
    Nga sweet_dreams në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 22-03-2009, 05:07
  3. Histori e shkurter e qytetit te Janines 1000 vjecarin e fundit
    Nga King_Gentius në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 22-04-2005, 21:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •