http://www.koha.cingerr.com/reposito...1335542751.jpg
SHBA-të kërkojnë 16 ushtarë të zhdukur në Kosovë gjatë LDB
Publikuar: 27.04.2012 - 18:01 koha net
Prishtinë, 27 prill - Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përmes një komunikate për media, ka kërkuar ndihmën e të gjithë atyre që mund të dinë diçka për të paktën 16 ushtarë amerikanë zhdukur në Kosovë gjatë Luftës së Dytë Botërore (LDB).
Në komunikatë, pasi sqarohet qëllimi i kërkesës, theksohet se janë së paku 16 ushtarakë amerikanë që ende konsiderohen të zhdukur diku në hapësirën tokësore të Republikës së Kosovës të cilët kanë shërbyer gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe ishin ose anëtarë të ekuipazhit të aeroplanëve të rrëzuar të Forcave Ajrore të Armatës ose robër të luftës të mbajtur nga forcat gjermane.
Derisa numri prej 16 personave të zhdukur është i vogël krahasuar me numrin prej afër 1800 personave të zhdukur në konfliktin në Kosovë, populli i Shteteve të Bashkuara - duke çmuar thellësisht dhe përjetësisht përpjekjet heroike të të gjithë atyre të cilët bënë sakrificën supreme në Luftën e Dytë Botërore - vazhdon të kërkojë mbetjet mortore të cilat ne ende do të mund t’i varrosnim ashtu siç e meriton sakrifica e tyre, thotë kumtesa.
Për çdo informatë që shpie te zbulimi i 16 ushtarëve amerikanë të zhdukur gjatë mund të kontaktohet me Zyrën e Atasheut të Mbrojtjes së SHBA-ve pranë Ambasadës Amerikane në Prishtinë, në telefonin (0)38 5959 3231, ose me e-mail DAOPristina@state.gov
Gjithashtu mund të kontaktoni DPMO, LTC James McDonough, në e-mail: james.e.mcdon
Krijoni Kontakt