Close
Faqja 9 prej 12 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 111
  1. #81
    Ne jemi nje popull me shume semundje ne trup dhe nuk ka doktor qe te na e percaktoje diagnozen.

    Nje nder keto semundje eshte dhe mbajtja paster e mjedisit ku jetojme dhe punojme.

    Ka familje me tradite qytetarie qe mbajne paster mjedisin si brenda ashtu dhe jashte dhe me te tille ndjenje i edukojne brezat qe vijne. Pra krijohet nje tradite.

    Mirepo shumica e shqiptareve rrjedhin nga familje pa asnje tradite te tille dhe rrjedhimisht nuk ke se çfare te presesh!

    Sinqerisht mua me ka bere gjithmone pershtypje nje qendrim i tille pasiv dhe primitiv ndaj higjenes dhe mjedisit ne pergjithesi.

    Qytetaria nuk krijohet me dhune, me detyrim, por eshte rrjedhoje e nje procesi shume te gjate.

    Ne jetojme dy bote njekohesisht. Boten primitive ne vetedijen tone dhe boten moderne ne dukjen tone.

    Dhe shumica e shqiptareve qe jetojne ne perendim kane po te njejtat semundje te brendshme. Vetedijen tone primitive ne e marrim me vete ngado qe te shkojme. Mentalitet lindor!
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 15-04-2012 më 15:43

  2. #82
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    ja kput dhe ti ndonjeher si Brari.

    je dhe burr i mocem mer daj.

  3. #83
    Citim Postuar më parë nga drague Lexo Postimin
    ja kput dhe ti ndonjeher si Brari.

    je dhe burr i mocem mer daj.
    Pasterti kam pa vetem ne Korçe me shumice!

    Gati çdo vere shkoj ne Kosove dhe atje paraqitet i njejti nivel i ulet i mjedisit. Kalon edhe ne maja bjeshkesh dhe "turistet" vendas qe kane ngrene e kane pire, kane lene prapa çdo gje qe ju ka tepruar. U hedh nje sy perrenjve dhe lumenjve ne Kosove dhe ata qelben ne mbeturina.

    Liqeni i Kukesit bie fjala, qelbet çdo vit nga tonelata mbeturinash te gjithellojshme, qe vijne nga qytetet e fshatrat shqiptare te asaj ane.

  4. #84
    Unike ne stilin tim Maska e ermela sweet
    Anëtarësuar
    29-03-2012
    Postime
    654
    ore mos na i nxirr te gjitha te metat e vendit ketu more se na ikin turistet pastaj :P

  5. #85
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Pasterti kam pa vetem ne Korçe me shumice!

    Gati çdo vere shkoj ne Kosove dhe atje paraqitet i njejti nivel i ulet i mjedisit. Kalon edhe ne maja bjeshkesh dhe "turistet" vendas qe kane ngrene e kane pire, kane lene prapa çdo gje qe ju ka tepruar. U hedh nje sy perrenjve dhe lumenjve ne Kosove dhe ata qelben ne mbeturina.

    Liqeni i Kukesit bie fjala, qelbet çdo vit nga tonelata mbeturinash te gjithellojshme, qe vijne nga qytetet e fshatrat shqiptare te asaj ane.
    veren e kalume isha nje fundjave ne Pogradec. me i paster se Berlini.

    ne maloket i thena" rrej pak ma posht qe te zejm prej kamesh

  6. #86
    Po me pra se ato na kane pastru ne deri tani.

  7. #87
    Kukësi mbytet nga plehrat e Kosovës dhe Maqedonisë

    Kronike e Premte, Prill 6th, 2012

    Specialisti Arben Palushi, duke treguar mbeturinat në liqenin e Kukësit

    Biologu: Mbeturinat në liqen, burim rreziku për njerëzit dhe kafshët.

    Re të tëra mbeturinash enden nga t’i dërgojë era këto ditë pranvere në sipërfaqen e liqenit të Kukësit. Në varësi të drejtimit të erës, pirgjet e mëdha të ambalazheve plastike dhe të mbeturinave të tjera enden si ishuj nëpër liqen, duke shëmtuar pamjen dhe duke rrezikuar florën dhe faunën e këtij baseni ujor me sipërfaqe 93 km katrorë nga Fierza deri në kufi me Kosovën. Rritja e nivelit të prurjeve ka rritur dhe sasitë e mëdha me mbeturina që vijnë kryesisht nga Kosova nëpërmjet luginës së Drinit të Bardhë dhe Drinit të Zi nga Maqedonia. Janë përgjithësisht mbeturina plastike, ambalazhe pijesh, ushqimesh, ilaçesh, ku nuk mungojnë dhe sasitë e produkteve në to. Këto janë ndotjet fizike, por në liqen, sipas specialistëve, ka dhe ndotje kimike, pasi në brigjet e këtyre dy lumenjve apo dhe ujërat e zeza në shumicën e rasteve merren nga lumenjtë dhe përfundojnë në liqenin e Kukësit. Ka pasur përpjekje nga dy ministritë e Mjedisit në Shqipëri e Kosovë për ta frenuar fenomenin. Po ashtu, edhe pushteti vendor në të dyja anët e specialistët e higjienës dhe mjedisit i kanë ngritur këto probleme, por ende zgjidhja duket larg. Vlen të përmendet një iniciativë e Këshillit të Qarkut, që pranverën e kaluar ka bërë pastrimin fizik të brigjeve të liqenit në periferi të qytetit të Kukësit, por sërish llava me mbeturina ka mbërritur. Një projekt i komunës së Prizrenit prej 20 milionë eurosh, që synon pastrimin e lumenjve dhe mjedisit, duke penguar hedhjen e tyre në Drin, gjithashtu nuk u finalizua. Biologu dhe studiuesi i ujërave të liqenit, Arben Palushi, e konsideron situatën alarmante.

    Zoti Palushi, nga vjen gjithë kjo sasi e madhe mbeturinash?

    Këtu jemi pikërisht në vendin e bashkimit të dy Drinave që vijnë nga Istogu i Kosovës dhe Struga e Maqedonisë. Përgjatë udhëtimit nëpër shumë rajone të tjera të banuara sjellin në Kukës mbeturinat e më se 1 milion banorëve, duke shkaktuar ndotjen fizike dhe kimike të ujërave. Ndotja fizike duket me sy se janë mbeturinat urbane të qyteteve, por dhe ndotja kimike sjell prishjen e zinxhirit ushqimor në ujëra dhe sasia e madhe e azotit dhe e fosforit, që sjell Drini i Bardhë në pranverë, është kaq e madhe, sa në verë kemi “lulëzimin e ujit”, që do të thotë mungesë e sasisë së oksigjenit për njësinë e volumit të ujit, që shkakton ngordhjen e zinxhirit ushqimor në disa hallka direkte.

    Po në Shqipëri ndoten ujërat?

    I vetmi qytet që laget nga këto ujëra në Shqipëri është Kukësi. Duhet thënë se ka pasur vetëm një veprim gjatë vitit të kaluar nga Këshilli i Qarkut Kukës për pastrimin e brigjeve të liqenit. Por, nga ana tjetër edhe Kukësi bën ndotjen kimike të ujërave, sepse derdh ujërat e zeza në liqen. Po ashtu dhe shumë mbeturina e inerte përfundojnë në këto ujëra.

    Po pasojat direkte cilat janë?

    E para, pakësohet sasia dhe shumëllojshmëria e peshkut. Mbeturinat janë rrezik për njerëzit se janë edhe infektuese, po ashtu dhe për bagëtitë që kullosin përreth ujërave. Ne këtë liqen, që është pasuri e madhe dhe e ka lakmi çdo qytet jo vetëm në Shqipëri, por dhe në vende shumë të bukura, nuk mund ta shfrytëzojmë për turizëm e për peshkim. Këto ujëra thjesht po përdoren vetëm për prodhimin e energjisë elektrike, kur dobia e tyre është e shumëfishtë.

    KUKES/ JONUZ HALLAÇI

    panorama

  8. #88
    Plehrat në Krujë, Mjedisi padit për ndotje zyrtarin

    Kronike e Shtunë, Prill 14th, 2012



    Në polici edhe administratori i firmës “Rinia 96″. Hetohen të lirë.

    Nuk derdhën plehrat në vendgrumbullim, hetohen në gjendje të lirë drejtori i Shërbimeve Publike pranë Bashkisë së Krujës dhe administratori i firmës “Rinia 96” sh.p.k., e cila ushtronte aktivitetin në fushën e grumbullimit e asgjësimit të plehrave në Krujë. Sipas Policisë, Isa Shezi, 50 vjeç dhe Shkëlqim Miri, 41 vjeç, të dy banorë të Krujës, akuzohen për ndotje të ambientit. Rasti në fjalë është vërtetë i çuditshëm, kur shikon se si ndotet ambienti nga vetë personat që paguhen për ta mbajtur sa më pastër atë. Për arsye ende të paqarta, prej disa kohësh procesi i eliminimit të mbetjeve urbane në qytetin e Krujës nuk kryhej si duhet. Kamionët e firmës “Rinia 96”, të cilët merren me transportin e mbetjeve drejt vendgrumbullimit të tyre, nuk i kanë shkarkuar ato në vendin e caktuar, por për të shkurtuar distancë i kanë hedhur rrëzë një kodre, pranë fshatit Halil. Rasti në fjalë është konstatuar nga agjentë të Inspektoratit të Mjedisit. Pak ditë më parë, gjatë inspektimeve në terren, inspektorët vërejtën fenomenin se plehrat e qytetit të Krujës nuk dërgoheshin në vendin përkatës, por hidheshin në mes të rrugës. Në këto kushte, Inspektorati i Mjedisit ka depozituar pranë Policisë një kërkesë që të hetohet rasti në fjalë. Ndërkohë që policia po heton mbi padinë, burime konfidenciale pohuan se ka prova të pakundërshtueshme që prej disa kohësh kamionët e firmës “Rinia 96” sh.p.k. derdhnin disa kilometra në të dalë të qytetit plehrat, të cilat duhet t’i dërgonin në vendgrumbullim. Drejtori i Shërbimeve Publike, Isa Shezi dhe administratori i firmës “Rinia 96”, Shkëlqim Miri, akuzohen për veprën penale të “ndotjes së ambientit”. Sipas Policisë, Shezi, duke qenë në postin e drejtorit dhe duke mos marrë masa për grumbullimin, pastrimin e asgjësimin e plehrave, është përgjegjës i drejtpërdrejtë për ndotjen e ambientit në qytetin e Krujës. Gjithashtu blutë e Durrësit pohuan se edhe mbi 41-vjeçarin Miri rëndon e njëjta akuzë, ajo e “ndotjes së ambientit”. Sipas Policisë, shtetasit në fjalë nuk kanë marrë masa konkrete për asgjësimin e mbetjeve urbane, duke u bërë shkas për ndotjen e konsiderueshme të ambientit në fshatin Halil të Bashkisë së Krujës.

    Plehrat

    Pak ditë më parë, i gjithë Plazhi i Durrësit u pushtua nga mbeturina urbane dhe industriale. Nga grykëderdhja e Ishmit e deri në afërsi të Shkëmbit të Kavajës bregu i detit u mbush me tonelata mbeturinash. Ato derdhen në Adriatik nga prurjet e lumenjve dhe më pas rrymat detare i transportojnë drejt bregut. Situata e fillimit të kësaj jave shkaktoi alarm tek autoritetet, të cilat nisën verifikimin në terren mbi burimin e ndotjes ekologjike.

    KRUJE/ LEONIDHA MUSAJ

    panorama

  9. #89

  10. #90

Faqja 9 prej 12 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •