Close
Faqja 8 prej 12 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 111
  1. #71
    Besimtar Katolik Maska e altint71
    Anëtarësuar
    27-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    933

    1km nga bryli ne tiran

    Vjet ne Tiran tek mora rrugen nga berryli ne kembe anash lanes gjeta kete pisllik.
    Pa mbaruar rruga ku ka shum pallate te reja doja ti bija shkurt tek poligrafiku ku eshte zyra e keshit .kalova lanen e ja cpash!
    lana ishte plot me shishe majtas dhe djathtas,fotografia nuk tregon lanen brenda ishte skandal.
    per korretsi te percaktojme qe ishte koha Rames ne bashki.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  2. #72
    Citim Postuar më parë nga mia@ Lexo Postimin
    Keta te rinjte le te vene ne USA dhe te pastrojne lagjet geto, qe ke frike te kalosh, edhe diten. Gropa-gropa, dhe plehra gjithandej. Sa per pune vullnetare bejne plot ketu, por jo pastrim rrugesh. Per pastrim shteti ve vetem te burgosurit, apo ata qe thyejne ligjin. Vetem ata punojne pune vullnetare ne pastrim rrugesh, lol, asnje tjeter. Secili mban paster shtepine e vet, oborrin e vet. Vetem se jane te ndergjegjesuar ta mbajne mjedisin paster.
    Po te duan le te hedhin plehra xhanem se u vjen gjoba e majme. Te hedhesh plehra nga makina, qofte dhe nje bisht cigare, ne disa vende vete gjoba mbi $200. Dhe ne Shqiperi po te kete force shteti, pastertore behen te tere.
    Merr gjobe $100 e ca nese hedh plerat e shtepise ne koshat e rrugeve, e jo me ti hedhesh ne rruge direkt.

  3. #73
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anëtarësuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518
    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    kur te nxjerr shteti dhe shkolla per te bere pastrim, nuk quhet pune vullnetare. eshte thjeshte pune e detyruar pa pagese. skllaveri quhet ndryshe
    SI ESHTE ME MIRE TE SHKOJNE TE PASTROJNE APO TE TE SHKOJNE E TE NGREJNE 2 GISHTAT LART NEPER MITINGJET E sales
    jeshét prèmè ne aliarèm
    jeshèm more jeshèm
    po drita skeshèm

  4. #74
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-06-2003
    Postime
    1,550
    Citim Postuar më parë nga xhori Lexo Postimin
    SI ESHTE ME MIRE TE SHKOJNE TE PASTROJNE APO TE TE SHKOJNE E TE NGREJNE 2 GISHTAT LART NEPER MITINGJET E sales
    Pastrimi sic tham, eshte pa lek.
    Sala, Edi, Likja e te tere me rradhe te paguajne ne baze te rangutne parti duke filluar nga 500 lek deri ne nje vend pune apo nje tender te kenaqshem, zgjidh e merr tani

  5. #75
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Merr gjobe $100 e ca nese hedh plerat e shtepise ne koshat e rrugeve, e jo me ti hedhesh ne rruge direkt.
    Per ate pune e merr dhe ne koshin tend kur hedh ne nje kosh plehrat me ato qe riciklohen lol. Ka shtet me nje fjale. Shteti ben ligjin jashte, ndersa ne Shqiperi e bejne te gjithe ne menyren e tyre, pervec shtetit qe rri duarkryq.
    Feelings change - memories don't.

  6. #76
    Citim Postuar më parë nga altint71 Lexo Postimin
    Vjet ne Tiran tek mora rrugen nga berryli ne kembe anash lanes gjeta kete pisllik.
    Pa mbaruar rruga ku ka shum pallate te reja doja ti bija shkurt tek poligrafiku ku eshte zyra e keshit .kalova lanen e ja cpash!
    lana ishte plot me shishe majtas dhe djathtas,fotografia nuk tregon lanen brenda ishte skandal.
    per korretsi te percaktojme qe ishte koha Rames ne bashki.
    Altin, jo per ti mbajt hatrin Tiranes, por ky qytet ka qene nder me te pastrat ne Evrope para 90'. Nuk e di se ku ke lind e je rrit, por te dilje ne Tirane nuk para te rastiste te shikoje plehra ne rruge e jo me neper lulishte e Lane. Tiranen hiqe menjane kur vjen puna e higjenes. Jo se nuk duhet marre per shembull, perkundrazi eshte i pari qe do te duhej te merrje si shembull ne kushte normale. Ketij kryeqyteti te Evropes i eshte bere masakra urbanistike me e pameshirshme ne kontinent dhe si e tille nuk ke se cfare te thuash per te. Ndryshe eshte per nje pjese te qyteteve ku shkaterrimi nuk eshte i ketij niveli, por qe dhe ne qytete te tjera me te medha prape situata eshte gati e pashprese. E permbledhur fare alla-shqiptarce, shqiptaret jane katunare ne masen 95%. Fatkeqesi e ketij kombi s'ke c'thua.
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  7. #77
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,163
    Postimet në Bllog
    22
    Akte te tilla sensibilizuese duhen pershendetur dhe ato kane nje efekt te jashtezakonshem emancipues. Problemi ne Shqiperi kur vjen fjala tek plehrat ka te beje me mentalitetin e trasheguar te njerezve. Perpunimi i plehrave eshte nje praktike e re dhe e panjohur sa duhet nga shoqeria shqiptare. Dhe pergjegjes per ndotjen ne vend nuk jane vetem qytetaret e atij vendi, por edhe pushtetet lokale ne mbare territorin e vendit. Deri dje as qytetet e medha te vendit, bashkite e medha si Tirana e Durresi nuk i perpunonin plehrat qe gjeneronte popullata, por i grumbullojne neper fusha ne te dale te qytetit.

    Sensibilizimi i qytetarit qe te mos ndoti eshte njera ane e medaljes, por ajo qe eshte akoma me e rendesishme eshte qe te gjitha pushtetet lokale ne buxhetet e tyre te kene nje shume te ardhurash qe shkon jo vetem per mbledhjen por edhe per perpunimin dhe riciklimin e plehrave. Qeveria qendrore dhe parlamenti duhet te nxjerrin ligje qe te bejne te detyrueshem grumbullimin dhe riciklimin e plehrave nga te gjitha nivelet e pushtetit ne vend. Po ashtu ligji duhet te preki edhe qytetarin, i cili eshte pergjegjes qe te mos ndoti ambientin publik, apo ambientin rreth e perqark shtepise se tij private te banimit. Nese qeverite lokale fillojne gjobat per keto shkelje, qytetaret shume shpejt do te sensibilizohen.

    Ajo qe eshte e turpshme eshte fakti qe duhet te vinin 36 studente suedeze qe te sensibilizonin opinionin publik shqiptar per kete ceshtje. Ku jane studentet shqiptare dhe ato qindra organizata jo-qeveritare ne Shqiperi? Pavaresisht nga kjo, eshte nje fillim i mbare.

    Albo

  8. #78
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin

    kush eshte pergjegjes qe qytetet jane te ndotura?

    po te thuash bashkia do ishte shaka e dites.

    qyteti ose komuna jane si nje shtepi e madhe ku zonja e shtepise nqs. eshte pisanjose qelbet gjith shtepia

  9. #79
    i/e regjistruar Maska e Olssi
    Anëtarësuar
    20-03-2012
    Postime
    13
    Nuk patem kohe ne prandaj si ndimuam,

    Pastj kush i tha atyre te vinin vete erdhen,

    lere qe ne nuk kemi nevoj per pastrim se te paster jemi

  10. #80
    E pabesueshme!
    Opinion e Dielë, Prill 15th, 2012

    EDMOND TUPJA

    Anipse i sigurt se nuk do ta gjeja, e kërkova fjalën “tangërllëk” në Fjalorin e Gjuhës Shqipe (Tiranë, 2006). Ta pret mendja, nuk figuron atje ngaqë tingëllon si fjalë me prejardhje të huaj, sidomos për shkak të mbaresës -llëk (ndoshta turke apo, më saktë, osmane). E kërkova për të verifikuar kuptimin e saj, sepse më duket fjala më e përshtatshme për të karakterizuar dukurinë që më skandalizoi së tepërmi para disa ditësh, tek më zuri syri, në një emision lajmesh të një kanali televiziv tonin, një kronikë të pabesueshme dhe po aq të neveritshme: Disa misionarë të huaj, nordikë, ndoshta suedezë, kishin dalë e po pastronin nga plehrat shqiptare një rrugë të një qyteti shqiptar thuajse jugor, por jo bregdetar. Ata pastronin dhe banorët apo njerëzit aty pranë bënin sehir si sehirxhinj të përkryer, madje, m’u duk sikur disa syresh gati kapardiseshin duke buzëqeshur lehtë me qesëndi. Dhe menjëherë m’u kujtua një episod fort i ngjashëm, por po aq karakteristik, i një mendësie që të ngjall krupë e më keq akoma: disa vite më parë, në një qytet shqiptar jugor, bregdetar kësaj radhe, disa të huaj, ndoshta misionarë, ndoshta italianë nga pamja, po pastronin edhe ata një shesh apo rrugë; banorët apo kalimtarët bënin sehir, por duke u treguar vërtet cinikë: kur ndonjë misionar nuk e vinte re ndonjë shishe plastike apo qese me plehra të hedhur në një qoshe diku pranë, sehirxhinjtë ia tregonin e i thoshin, në gjuhë të huaj, natyrisht: “Hej, ke harruar edhe ato aty, majtas, djathtas, anash, para, prapa, pak më poshtë, pak më lart… Merre, merre, të lumtë!”.
    Të dyja këto skena, po e përsëris, të ne-ve-rit-shme, qelbeshin erë tangërllëk! Përsëritja e së njëjtës skenë pas kaq vitesh, më bën të mendoj se ky lloj tangërllëku, të cilin një ndjenjë zemërate pa kufi ndaj bashkatdhetarëve të mi më shtyn ta cilësoj si “tangërllëk orangutangu me tanga”, paska marrë, ose, në rastin më të mirë, qenka duke marrë, me shumë gjasë, tipare kombëtare. Kjo bindje po më forcohet, përforcohet e stërforcohet nga dita në ditë, tek bredh maleve, kodrave, fushave, buzë lumenjve e në breg të detit, ku gëlojnë madhërishëm, siç e kam shkruar këto kohët e fundit, plehra nga më të larmishmet, të të gjitha përmasave, formave, ngjyrave e kutërbimeve.
    Sidoqoftë, dy skenat e mësipërme më kujtuan një të tretë, të cilën para më shumë se 15 vjetëve ma tregoi një ish-studenti im serioz e i ndershëm, që punonte asokohe si përkthyes pranë një fondacioni bamirës nga një vend perëndimor europian po aq malor sa i yni: Në një rreth jo fort larg Tiranës, më saktë në një fshat, banorët, më saktë gratë, motrat e bijat e tyre shkonin e mbushnin ujë një orë e gjysmë larg dhe po kaq kohë u duhej për t’u kthyer (sepse të shkretëve burra do t’u derdhej uji rrugës ngaqë Perëndia nuk i paska projektuar e realizuar për punë të tilla të lavdishme!). Të shkretat gra, motra e bija, shpirti ua dinte se ç’vuanin. Por ja që, falë këmbënguljes e kërkimeve të fondacionit në fjalë, u zbulua se nëntoka e fshatit ishte e pasur me ujë. Menjëherë, gjithnjë falë bujarisë së fondacionit, filluan punimet dhe pas disa muajsh në fshat çdo familje kishte ujë katër a pesë orë në ditë. Gratë e fshatit u çliruan kështu nga një barrë e tmerrshme! Por nuk vonoi dhe nisën problemet: së pari, fshatarët nuk pranonin të paguanin faturat e energjisë elektrike të harxhuar nga impianti për ta thithur e shpërndarë ujin; së dyti, siç mund të pritej, u thyen “vetvetiu” xhamat e ujëmatësve, së treti, u prishën “vetvetiu” ujëmatësit, së katërti, … së katërti erdhi “vetvetiu” viti i mbrapshtë 1997 dhe i tërë impianti u plaçkit. Kur kryetari i fondacionit erdhi dhe vuri re ç’i kishin bërë vetë banorët e fshatit impiantit të tyre, që u kishte lehtësuar jetën, ia plasi të qarit jo vetëm për atë çka i panë sytë, por edhe për gratë e shkreta që kishin rifilluar të bënin tri orë rrugë në ditë për të mbushur ujë te burimi i largët. Pastaj, me ta mbledhur veten, kërkoi një takim me fshatarët mosmirënjohës, të cilët erdhën dhe e dëgjuan pa bërë zë të shpaloste tërë zhgënjimin e tij më të thellë. Në mbyllje të fjalës së vet, i huaji u tha atyre vetëm një frazë duke i kërkuar përkthyesit, pra, ish-studentit tim serioz e të ndershëm, që t’ua përkthente fjalë për fjalë: “Dis-leur qu’ils sont nés dans la merde et que dans la merde ils mourront!” (Thuaju që kanë lindur në m… dhe që në m… do të vdesin!).
    Unë nuk e di si do ta gjykojë tërë këtë histori të dhi(mb)shme lexuesi i vëmendshëm e i paanshëm i rubrikës sime të përjavshme (por sot të përvajshme), por kam përshtypjen, gati-gati bindjen, se një pjesë e konsiderueshme e bashkatdhetarëve të mi, mbase, mjerisht, shumica e tyre, nëse vazhdojnë të sillen siç e dëshmojnë tri episodet që skicova më lart, do të tregojnë se sa aktuale qenka për ata, për ne të gjithë, shprehja “tangërllëk orangutangu me tanga”, ose, më shqipçe: “Dhi e zgjebosur dhe bishtin përpjetë”!

    panorama

Faqja 8 prej 12 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •